Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Mosha
    45
    Postime
    796

    12 Apostujt e Jezusit

    Perse Marku dhe Luka nuk jane 12 apostujt e Jezusit?

    Mateu 10:2 Dhe emrat e dymbėdhjetė apostujve janė kėta: i pari Simoni, i quajtur Pjetėr dhe Andrea, vėllai i tij; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, vėllai i tij;
    3 Filipi dhe Bartolomeu; Thomai dhe Mateu tagrambledhėsi, Jakobi i Alfeut dhe Lebeu, i mbiquajtur Tade;
    4 Simon Kananeasi dhe Judė Iskarioti, ai qė mė pas e tradhtoi

    Ps/ S'ma merr mendja se kjo do ndonje Moderim
    Pershendetje!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  2. #2
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Mosha
    45
    Postime
    796
    eshte shume interesant qe askush nga te krishteret nuk i pergjigjet kesaj more shoke. Une te them te drejten nuk kam as edhe nje pergjigje dhe asnje teze apo hipoteze por gjithsesi duket qarte se marku dhe luka s'jane apostuj ose dishepuj te Jezusit!
    Uroj te shkruani!
    pershendetje1
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  3. #3
    *KOSOVARE* Maska e Arjeta
    Anėtarėsuar
    17-10-2002
    Vendndodhja
    Danimarke
    Postime
    184
    hmmmm sigurisht frigohen qe gabojne!!
    [size=0.5]Sometimes friends
    cause You pain & happiness
    they come & go
    but one thing 4 sure
    they Love & miss you,
    believe me I am 1
    of them......!!![/size]

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Arjeta pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #4
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    55
    Postime
    390
    Pershendetje rapsod!

    Pergjigja eshte e thjeshte rapsod. Shko e pyet Jezusin se pse ata nuk jane apostuj, Ai vete zgjodhi ata qe deshi apostuj dhe u tregoi se cfare duhet te benin. Keto gjera nuk kane shume rendesi, se kush eshte apostull e kush jo, kush shkroi ungjijte dhe kush jo, e rendesishme eshte ajo cfare Zoti flet dhe thote, me fjale te tjera shiko mesazhin qe solli Krishti dhe jo cilet persona Ai perdori per te sjelle kete mesazh. Edhe kjo ka njefare rendesie, por me pare duhet pare mesazhi vete, dhe ate qe Zoti kerkon prej nesh. Ne rast se Krishti thote "Une jam udha, e verteta dhe jeta" cfare rendesia ka se kush eshte Marku apo Luka. Pikesepari mendo se cdo te thone keto fjale per ty dhe cili eshte Jezusi per ty, pastaj merru me apostujt e Zotit Jezu Krisht.
    Gjithsesi e di se ti ke nje mendim tjeter dhe do te perpiqesh ta hedhesh poshte mendimin tim, por merre si nje keshille, ka me shume rendesi personi i Jezu Krishtit dhe mesazhi i Tij se sa cdo gje tjeter.
    Pershendetje dhe gjithe te mirat!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  6. #5
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Mosha
    45
    Postime
    796
    OUUUUUUUUU?!
    JO une as perpiqem fare te te hedh poshte sepse s'do perpjekje, mire po ju te krishteret beni shume gabime si kjo e jotja:
    "ka me shume rendesi personi i Jezu Krishtit dhe mesazhi i Tij se sa cdo gje tjeter."
    Si more keshtu? Po mire ti si ia ben me nje liber, a nuk e sheh ne fillim autorin?
    Le te marrim pershembull Enver Hoxhen, ti librin e tij mund ta lexosh per informacion por s'ma merr mendja se do te jesh praktikant i formave te tij vetem nese do te ishe komunist, por edhe po te ishe komunist ne rradhe te pare do te shikoje se kush eshte ky enver hoxha e me pas te shihje se cfare ka ne shkrimin e tij.
    Kjo eshte dicka qe s'ia vlen Astrit. Te jemi realist nuk eshte e drejte te mbushesh "rradaken" me cdo lloj personi.
    Ju te krishteret me rrini me pishtare ne dore se te gjithe ungjillshkruesit kane qene apostuj, por nejse se realiteti qenka ndryshe!!!
    Nese ka ndonje realitet tjeter ju lutem shkruani per Markun dhe Luken kush ishin ata, si kane shkruajtur dicka qe nuk e kane njohur kurre?
    pershendetje!!!!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar rapsod pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #6
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    55
    Postime
    390
    Rapsod!

    Bibla me te vertete ka shume autore njerezore qe e kane shkruar ate, por mos harro nje gje, ajo ka vetem nje Autor Hyjnor dhe ky Autor Hyjnor eshte Perendia, i Cili e zbulon Veten e Tij tek Personi i Jezu Krishtit, ja pse ka me shume rendesi personi i Jezu Krishtit dhe mesazhi i Tij se cdo gje tjeter.Pra nese do ta dish Autori i Bibles eshte vete Perendia, dhe nese do te njohesh Perendine, Ate mund ta njohesh vetem nepermjet Jezu Krishtit.
    Me sa di une edhe kurani e pranon se Bibla eshte libri i Zotit, por thote se ata e ndryshuan ate (aludohet per izraelitet). Nuk e di se si mund ta shpjegosh ti nje gje te tille, por te pranosh se dikush mund te ndryshoje Fjalen e Zotit, eshte nje dicka e pabesueshme, sepse ne kete rast del njeriu me i zoti se Zoti.
    Me pelqen zelli dhe deshira jote per te lexuar dhe studiuar. Ne mund te diskutojme per shume gjera, rapsod, por me lejo me pare te te bej nje pyetje:
    A beson ti se Bibla eshte Fjala e Perendise?
    Pershendetje!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  9. #7
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Mosha
    45
    Postime
    796
    Respektet e mia Astrit!
    Ne rradhe te pare dua te dij se meqe autoret jane ne kategori nr. 2 dhe primar eshte autori Perendi me se ma argumenton ti se kjo Bibel qe ke ne duar sot eshte ajo fjale e Perendise qe vertet shpalli Jezusi (Testamenti i Ri) te mos flasim per te Vjetrin.
    Vete Luka ne hapjen e "Ungjillit sipas tij" nuk e ve ne dukje aspak Frymen e Shenjte por ai thote hapur qe jane thenie nga te paret te cilat ai i ka mbledhur (me pak fjale) a nuk te duket kjo pak kondradiktore me fjalen tende qe autori na qenka Perendia?
    Tjeter, mos harro se ne "rroten" e kesaj bote Perendia tregon veten e Tij.
    (eshte pak filozofike) Imagjino nje rrote biciklete spicat e te ciles drejtohen te gjitha per ne qender, qendra tregon qarte se ka te beje me rrethin e madh (qe mund ta marresh si Bota) aty ka njerez qe ose besojne pak ose nuk besojne, por gjithsesi ky rreth i madh tregon (pra eshte argument) i qendres se saj, ceshtje tjeter eshte se nder spicat e kesaj rrote ka besimtare sipas forces se besimit drejt qendres.
    Nese respekton mendimin tim per Ndryshimin e Fjales se Perendise atehere po te them se ka shume shkaqe, nje nder to eshte se si Moisiu dhe Jezusi kane ardhur per Izraelitet, Mateu e tregon qarte tek "Detyrat e Apostujve" nese do ta hudhesh poshte kete fakt do te sjellesh Mateun 28:19 i cili eshtevendosur pas viti 500 ka argumente per kete fakt nga studiues te shkollave biblike por edhe nga prof. te universiteteve prestigjoze ne bote te cilet kane shkrojtur shume rreth Bibles. Po te me kerkosh do te ti sjell faktet.
    Tjeter eshte nga ana llogjike qe shume profete jane vrare apo jane malltrajtuar apo jane persekutuar, e njejta gje ka ndodhur edhe me Librat e tjere jo vetem me Ungjijte.
    Tjeter gje jane edhe kondradiktat qe gjinden Mes Ungjijve, ose mes ungjijve dhe letrave apo veprave, argument te vogel ke vdekjen e Jude Iskarioti (tradhetarit) Ndryshe ne Ungjij ndryshe ne vepra 9me nje fjale ngelet mister vdekja e tij.
    Tjeter jane reduktimet dhe redaktimet apo edhe shtojcat sic ka ndodhur me Mateu 28:19.
    Tjeter gje eshte se autoret qe kane shkruajtur Biblen jane MISTERIOZ pra nuk ka argument psh. qe Ungjillin e Mateut ta kete shkruar ai, por per me teper aludohet se s'ka autor sic thuhet ne shume Fjalore Biblike psh: Matthew's Glospel, Author nknow etj etj. (jo vetem per Mateun).
    Nese ke nevoj per referencat do te ti sjell inshalla vetem me thuaj.
    Per Biblen ne e besoj apo jo.
    Dikur po por ka shume gjera si ato qe te kam shkruar me larte qe jane hic gje para atyre qe di por per faktin kohe nuk mundem te rri gjate.
    Por nese ti vertet kerkon dicka qe quhet REALITET seshpejti do te dale nje liber qe quhet "E VERTETA" me shume se 500 faqe ku flet per Biblen dhe referencat jane jomuslimane por per me teper se kaq jane Kristiane do ti kesh referencat me tituj librash me faqe dhe me vargje shkon deri ne vitin e botimit dhe sa here eshte botuar dhe per cdo botim faqen.
    Nejse pershendetje!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar rapsod pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #8
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Mosha
    43
    Postime
    660

    rapsod

    ti vertet po me bene per te qeshur(per mua) dhe per te qare(per ty. Une ne fakt shkrihem me ato qe ti lexon nder njerezit duke mos lexuar ne fillim origjinalin(BIBLEN). Ti i referohesh Bibles me theniet e disa qe hiqen teologe por po ta marrim hakēe hakēe ata kane emrin teolog por ne realitet nuk besojne ne Perendine(me ka ndodhur me disa teolog qe kishin bere nje kerkim dhe kishin dhene konkluzionin e tyre por kur i pyeta se a besonin ne Zot, me thane se kane dyshime per kete gje). Nejse pa humbur kohe dua te te pergjigjem pak per ato qe ke thene(gjoja si i ditur ke nxjerre vetem Mateun 28:19 mbi Pagezimin qe nuk hyjne fare ne kete debat qe po behet).

    1- Sa per ungjillin e mateut qe the nuk eshte e vertete asnje gje dhe nuk ka asnje historian qe ka nxjerre se ungjilli i mateut eshte shkruar ne shekullin 5, ok? Nese do te dishe me saktesi Mateu eshte shkruar nga vet mateu ne aramaik nga vitet 40-50 dhe eshte shkruajtur ne greqisht nga viti 140 ne menyre anonime(me pas eshte identifikuar si mateu).

    2- (vetvrasja e Judes nuk eshte shkruar ne mateun 28:19) po te shkruaj diēka rreth ungjijve, perse jane ne kate dhe pse nuk eshte vetem nje. ne realitet eshte vetem nje ungjill(po ti permbledhesh te gjithe perbejne nje ungjille).

    (Edhe pse e kam shkruar here tjeter, po e shkruaj perseri per faktin e ungjijne qe nuk jane kontardiktore por sepse Perendia deshi keshtu):

    a) Ungjilli i mateut eshte shkruajtur(siē e shkruajta dhe me siper) ne aramaikisht nga vitet 40-50 nga vet mateu dhe eshte shkruar po i njejti ne greqisht nga vitet 140.
    Qellimi i ungillit te mateut eshte shkruar per te gjithe hebrenjte(kudo qofshin dhe cilido qoftshin) sepse nese shikojme mire, ungjilli i mateut fillon ndryshe nga ungjijte e tjere. dhe fillon me gjeonologjine e Jezusit per ti treguar popullit te Izraelit se Jezusi eshte premtimi qe kishte bere Perendia. Ne fakt ky ungjill e sjelle Jezusin si Mesian qe i ishte premtuar popullit te judenjve(Hebre) dhe eshte i lidhur me profecite e Dhjates se Vjeter(per ardhjen e Mesise).

    b) Ungjilli i Markut eshte ungjilli qe eshte shkruajtur per te gjithe qe nuk jane hebre(myslyman apo ndonje fe tjeter si pagane apo te gjithe ata qe kane nje nivel te ulet kulturor). Ne fakt ketu Jezusin e sjelle si Sherbetorin e Perendise, punetor besnike, i fuqishem ne vepren e tij si Shpetimtare(nga mekati). Per kete arsye ne kete ungjill nuk shkruhet shume nga Dhjata e Vjeter pikerisht sepse eshte shkruar per te gjithe ata qe nuk jane hebre.Ne fakt nese do te shpallej ne kete ungjill si Mesia nuk do te kuptonte asnje romak apo pagan apo qe i perket ndonje feje. Keshtu Jezusi donte te tregonte se kush ishte per paganet(qe ishte shpetimtari dhe ēlirimtari ose Shlysei nga mekati). Per kete arsye e gjejme shume shkrut ne kete ungjill.

    c) Ungjilli i Lukes. Ne fakt Luka(Mjeku) e ka shkruar kete ungjille rreth viteve 58 kur ndodhej ne ēezare para se te shkruante veprat(qe i shkruajti rreth viteve 63).
    Ungjilli i Lukes eshte shkruar per te gjithe ata qe njohin ligjin e Perendise(Shkrimet e e Shenjta) dhe per te gjithe ata qe kane nje nivel kulturor me te madhe(mjeke profesore doktore etj.). Ketu Luka sjelle Jezusin si Njeriu Perendi ose me mire tregon dy natyrat e Jezusit(qofte natyren e tij njerezore dhe ate hyjnore).

    d) Ungjilli i Gjonit veēohet nga te gjithe Ungjijte e tjere per faktin se nese te tjeret jane shkruajtur ne menyre te perbashket(gati ne te njeten menyre) ketu ēdo kush qe ka mesuar se kush eshte Jezusi atehere futet ne thellesite me te brendeshme qe nje njeri natyror nuk mund ti kuptoj sepse do ti duken te habiteshme. Ne fakt asnje ungjill tjeter nuk e sjelle Jezusin si ky Ungjill, d.m.th. Perendia i veshur ne mishe. Ne fakt kete e kuptojme qe ne rreshtin e pare qe eshte shkruar:
    Ne fillim ishte Fjala(Jezusi) dhe Fjala ishte prane Perendise dhe Fjala ishte Perendi)
    Ky ungjill eshte quajtur u Ungjilli i bijve te Perendise.
    Ketu Jezusi shpallet me haptas se kush eshte ne realitet dhe ne kete Ungjille njerezit mund te shikojne autoritetin e Jezusit dhe personalitetin e Tij(qe nuk duket ne Ungjijte e tjere).
    Ky ungjill eshte shkruar me one se ungjijte e tjere por nuk ka kaluar vitet 85-90. Po ketu e shpalle ne menyre me te qarte se kush eshte Jezusi.

    Ne fakt Perendia perdori kete menyre te shkruajti qe te harrij ēdo lloji populli dhe ēdo lloji niveli njerezor qe ēdo kushe te mesoje se Perendia e do dhe dha Birin e Tij te vdiste per mekatet tona.
    Eshte i njejti ungjille por i shkruajtur ne menyra te ndryshme sipas mentalitetit dhe nivelit kulturor njerezore qe te gjithe te njohin se kush eshte Krishti dhe qe te gjithe te mund te marrin dhuraten e Perendise qe eshte falas.

    Sa per veprat e apostujve dhe letrat (e Palit, Jakobit, Pjetrit, Gjonit, Juda jo iskariota dhe ne funde zbulesa e Gjonit) jane shkruara ne:

    - Veprat e Apostujve rreth viteve 63
    - Letra drejtuar kishes se Romes rreth dhjetorit te 57 dhe shkurtit te 58
    - 1Korintasve eshte shkruar rreth 57(kur pali ndodhej ne Efes)
    - 2Korintasve eshte shkruar rreth 57-58 kur Pali ndodhej ne Maqedoni
    - Letra e Galatasve eshte shkruar rreth 55 kur Pali ndodhej ne Efes
    - Letra e Efesianeve eshte shkruajtur rreth 61-62 kur Pali ndodhej ne burge ne Rome dhe u dergua per ne Azi bashke me letrat e Kolosianeve dhe Filemonit.
    - Letra e Filipianeve eshte shkruar rreth 62 kur pali ndodhej ne burgjet e Romes
    - Letra e Kolisianeve eshte shkruar rreth 62 kur pali ndodhej ne burgjet e rromes dhe eshte derguar bashke me letrat e Efesianeve dhe te Filemonit(e permenda dhe me siper)
    - 1 Thesalonikasve(Selanikasve)eshte shkruar rreth 52 kur pali ndodhej ne Korint.
    - 2 Thesalonikasve eshte shkruajtur pak me pas nga letra e pare(gjitmone rreth 52-53)
    - 1 Timoteu eshte shkruajtur rreth 64-66
    - 2 Timoteut eshte shkruar dhe kjo rreth 64-66
    - Letra e Titit eshte shkruar si ne letrat e Timoteut rreth 66
    - Letra e Filemonit eshte shkruar(siē e thashe dhe siper) rreth 63 bashke me letren e Efesianeve dhe te kolosianeve)
    - Letra e Hebrenjeve eshte shkruar para shkaterrimit te te Jeruzaemit(qe i beri vend dhe vepres se romakeve me 70)
    - Letra e Jakobit eshte nje nga letrat me te vjetra qe i eshte shkruar kishes se hebrenjeve rreth vitit 45
    - 1 e Pjetrit eshte shkruar rreth viteve 63-65. Pjetri ja drejtonte johebrenjeve te krishtere.
    - 2 e Pjetrit si gjithmone eshte shkruar rreth viteve 66-67(pas letres se pare)
    - 1 e Gjonit eshte shkruar ne vitet 85-90 ne Efes kur Gjoni jetoj vitet e fundit te tij ne toke.
    - 2 e Gjonit eshte shkruar gjithmone rreth vitit 90 pas letre se pare
    - 3 Gjonit eshte shkruar pas vdekjes se Imperatorit Domician nga vitet 96.
    - Letra e Judes eshte shkruajtu reth perjudhes se letres se 2-te te Pjetrit rreth viteve 66-67
    - Zbulesa ose Apokalipsi eshte shkruar pas fundit te mbreterise se Imperit Domician reth viteve 81-96

    Te shkruajta vitete e te gjithe librave te Dhjates se Re per te qene me i sakte ne gjerat. Une solla vetem datat por ka dhe shume gjera qe i vertetojne keto data..nese jini aq kurioz shikoni nese keto data nuk jane te verteta.

    Mos harroni se dhe nese dini keto gjera nuk do t'ju ndryshoje jeten kjo njohur. Ne fakt mua me ndryshoj jeten Bibla(duke e lexuar pa njohur keto gjera). Me pas kam njohur keto gjera, por keto gjera nuk eshte se mua me sollen shpetimin apo gezimin sepse une e kisha marre qe kur njoha Jezusin personalisht se kush eshte. Keto qe solla jane vetem fakte qe hedhin poshte kuranin dhe shume qe pretendojne se njohin Biblen.

    Shikoheni me kujdes ate qe shkruajta mbi Ungjijte dhe lexoni ne fillim Ungjillin qe ju perket juve dhe pastaj hajde dhe me flisni se kam apo nuk kam te drejte ne keto qe po flase.
    --------------------------------------------------------------

    Per here te fundit po e them: "Mos beni gafen qe kane bere te gjithe duke hedhur poshte eksperiencen e te gjithe ata qe kane njohur Jezusin me nje te lexuari qe i beni disa shkrimeve te te ashtequajturve te krishter". Shikoni se si i ka ndryshuar jeten e njerezve Bibla dhe pastaj ballafaqoni me fakte kuranore apo tuajat personale , ok?

    me respekt i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar i krishteri pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #9
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    55
    Postime
    390
    Rapsod!

    Faleminderit per pergjigjen tende. Nuk do te rri tani te shkruaj gjere e gjate, per te mbrojtur Biblen dhe vertetesine e saj, fundi i fundit, Bibla nuk ka nevoje te mbrohet nga askush, sepse asnjeri nuk ka fuqi ta mbroje apo ta hedhe poshte Ate. Ajo eshte Fjala e Perendise dhe kaq mjafton, Bibla ja ka dale mbane ne cdo kohe, edhe ne ato kohe kur une edhe ti nuk ekzistonim fare dhe jam plotesisht i bindur se do ja dale edhe ne te ardhmen, kur ne te dy do jemi larguar nga kjo bote, dhe dy te tjere do zene vendet tona dhe do paraqesin secili pikepamjet e veta.... kjo histori perseritet vazhdimisht, pafund.
    Ajo qe dua te te them ty eshte qe per hir te shpirtit tend pranoje dhuraten qe Jezusi te ofron, Ai te ofron faljen e mekateve. Pa Jezusin je i denuar perjetesisht, vetem me Jezusin mund te besh pajtim me Perendine dhe paqe me vetveten. Me beso, asnjeri nuk eshte i qete perderisa ai/ajo akoma nuk ka pranuar dhuraten qe Perendia ofron nepermjet Birit te Tij, Jezu Krishtin. Cdo njeri eshte fajtor perpara Perendise se Shenjte, vetem Jezu Krishti ofron faljen e mekateve, gjeja me e rendesishme ne kete bote eshte Jezu Krishti, dhe ne boten tjeter, vetem Ai ka rendesi, te tjerat jane fare te parendesishme. Shikoje kryqin e Jezusit, aty Perendia shpalosi dashurine e Tij ndaj nesh, aty u be pajtimi i Perendise me njeriun, askush nuk mund ti shpetoje gjykimit qe po vjen pa kaluar nga kryqi i Kalvarit dhe pa shkarkuar barren e rende te mekateve tek ky kryq. Me beso pervec mekatit dhe ferrit asgje tjeter s'do te humbasesh tek kryqi. Mos hezito, kurre nuk do te pendohesh.
    Zoti qofte me ty!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Astrit77 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #10
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Mosha
    40
    Postime
    678
    Por nese ti vertet kerkon dicka qe quhet REALITET seshpejti do te dale nje liber qe quhet "E VERTETA" me shume se 500 faqe ku flet per Biblen dhe referencat jane jomuslimane por per me teper se kaq jane Kristiane do ti kesh referencat me tituj librash me faqe dhe me vargje shkon deri ne vitin e botimit dhe sa here eshte botuar dhe per cdo botim faqen
    rapsod Pershendetje, me fal se po dal jashte teme po di gje kur do dali ky libri dhe ku mund ta gjej

    shnet
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar cunimartum pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Tema tė Ngjashme

  1. A u Kryqezua dhe a u ringjall Jezusi?
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-08-2014, 03:59
  2. Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 11:58
  3. Fjalet eukaristike te Jezusit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:34
  4. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  5. Kristjanizmi Paulijan
    Nga Ndriēimi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 27-02-2003, 10:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •