Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedoni

    Shpendi, ramboja shqiptar që tmerroi serbët

    Ish-efektivi i "Brisk"-ut la familjen për të luftuar krah kosovarëve në '99


    Luan Kondi

    Ka lindur në Tiranë, me origjinë është nga Kosova, dhe ka rënë në luftën
    chlirimtare të shqiptarëve të Maqedonisë. La në shtëpi nënën, babanë dhe
    motrën pa ju treguar asgjë rreth misionit të tij, që e shkroi përjetësisht
    në histori, luftën për chështjen kombëtare.
    Ish-"ramboja" shqiptar i forcave speciale "Brisku", la repartin për të
    shkuar atje ku e thërriste detyra ndaj kombit. Skerdi Llagami, një nga 28
    luftëtarët vullnetarë nga Shqipëria që ranë dëshmorë në luftën e Kosovës dhe
    shqiptarëve të Maqedonisë, sot është simboli i shqiptarisë, pasi dha jetën
    për kombin e kujtimi i tij do të jetë i paharruar. Po mbushen gati dy vjet
    nga koha e rënies së tij në krye të detyrës, për liritë e të drejtat e
    mohuara të shqiptarëve. Skerdilaidi, ish-drejtuesi i njësive speciale të
    UCHK-së, ku luftoi deri në pikën e fundit të gjakut, dha jetën në Maqedoni.
    "Ai ka qenë gjithnjë atje ku vdekja ishte e sigurtë në drejtim të batalionit
    të dytë të Br.134 të UCHK-së, në Koshare, (zonë e Dukagjinit), por edhe në
    Preshevë e Maqedoni", të thonë bashkëluftëtarët e Skerdit. Komandant
    "Shpendi", sich e pagëzuan në luftë, ishte trimi nga Shqipëria, tashmë
    dëshmor i kombit, që kujtohet me respekt nga të gjithë. E ndërsa Bardhyli, e
    ka quajtur Skerdilaid, pasi e kishte tërhequr figura e mbretit ilir,
    legjendë e historisë së lashtë shqiptare, nuk e dinte se i biri do të ishte
    legjenda e kohës së sotme. Babai i dëshmorit, që është rreth të 60-tave,
    tregon për gazetën se si ra heroikisht i biri në Bogovi të Maqedonisë. Edhe
    pse ka humbur djalin e vetëm, nuk derdh lotë dhe kur ndonjë pikë loti i
    shpëton pa dashur, ai për t'u "justifikuar" të thotë një shprehje të Leon
    Tolstoit: "S'po më largohet kjo e shkretë rrufë".

    Bardhyli: "Ju tregoj se si e edukova tim bir"

    "Është e chuditshme - thotë Bardhyli - se si rrodhi jeta e tim biri. Ai që
    fëmijë ishte një djalë i dhembshur, i urtë, i ndrojtur dhe fjalëpak. Ky
    karakter vazhdoi që ta shoqëronte edhe më vonë". Halli i tjetrit ishte
    preokupacion edhe për Skerdin, i cili, mbas të 14-ve, u muar me stërvitje
    fizike dhe krijoi një trup të jashtëzakonshëm. Duke u rritur, ai u bë edhe
    më i heshtur dhe kishte për zemër historinë e Shqipërisë, e nëpërmjet saj
    njihte të gjitha trevat brenda dhe jashtë vendit. "Gjatë gjithë kohës, që
    Skerdi rritej, i kam treguar ngjarje të ndryshme, ku spikatnin figura të
    shquara të kombit shqiptar për trimëri, besë e menchuri. Mbi të gjitha, i
    kisha shpjeguar mirë se prejardhja jonë e hershme ishte nga Gryka e Rugovës.
    Këtë informacion më duket se e "treti" në vete, duke e ruajtur si gjënë më
    të shtrenjtë të të gjithë veprimtarisë së tij të mëvonshme. Historia më
    interesante, që i mbeti në mendje, ishte ajo e stërgjyshit të tonë, Moch
    Llagami, i cili në moshë tepër të re, kur luftonte kundër serbëve, vrau
    komandantin armik e dogji post-komandën. Që nga ajo ditë, Mochi u largua për
    të mos u kthyer përgjithmonë në vendlindje. Kështu u formua tre shekuj më
    parë fisi Llagami, në Tiranë", tregon Bardhyli, i ati i Skerdi Llagamit.
    Skerdi ishte krenar që ishte pasardhës i avokatit të parë të Tiranës,
    patriotit të trevave të Shqipërisë së mesme, Myslim Llagami, gjyshi i të
    atit, që e kaloi jetën në burgje e internime, nga turqit, serbët dhe që u
    dënua me vdekje nga Esat Pashë Toptani. "I kisha treguar se si u dënua me
    vdekje im gjysh, por vendimi nuk u ekzekutua falë ndërhyrjes së gjyshit të
    Aleksandës Meksit, i cili mundi ta kthejë dënimin e Myslimit në internim.
    Skerdi ndihej mirë kur i tregoja histori të tilla, por, njëkohësisht, u
    mbrujt me urrejtjen kundër serbëve, për shkak të veprimtarisë së tyre të
    shëmtuar antishqiptare. Këto histori, ai nuk i harronte kurrë", rrëfen
    Bardhyl Llagami. Më vonë, ndjenja e burrërisë, e përkushtimit ndaj atdheut
    të stërgjyshëve të tij, u bë tema kryesore e bisedës së Skerdit me shkokët,
    të cilët ishin chuditërisht më të mëdhenj në moshë se ai. Sipas Bardhylit, i
    biri, pasi mbaroi shkollën e mesme, për një farë kohe, u mor me punë të
    ndryshme si elektromekanik. Ndërsa në vitin 1997, Skerdi u ingranua në
    strukturat e Ministrisë së Rendit. Në trazirat e marsit të atij viti,
    28-vjechari me muaj të tërë nuk ka fjetur në shtëpi, por në autoblindat e
    policisë, që kanë stabilizuar rendin në kryeqytet. Më pas, për një kohë të
    gjatë, ka punuar në repartin special "Brisku", ku ka realizuar detyra tejet
    të vështira për vënien në pranga të shumë personave në kërkim. Shokët e
    Skerdit tregojnë se ai ishte njeri që nuk e njihte frikën dhe këtë ia kishin
    transmetuar edhe familjes së tij, e cila ishte e shqetësuar.

    Skerdi, në shërbim të chështjes kombëtare

    Revoltat e shqiptarëve të Kosovës e prekën thellësisht ndërgjegjen e
    Skerdit. Në qershor të vitit 1998, si rezultat i një pjekurie të arrirë
    plotësisht, lidhur me detyrën që ndjente ndaj kombit, Skerdi, pasi ka
    trajnuar rreth 400 persona shqiptarë, që kishin ardhur nga e gjithë bota për
    të luftuar kundër serbëve, duke ndjekur rrugën Burrel-Tropojë, hyri në
    Kosovë. "Kishte kohë që bënte biseda për chështjen kosovare në shtëpi.
    Madje, që nga viti 1993, nga persona të afërt, që i kam kontaktuar më vonë,
    mësova më tepër rreth vizionit dhe veprimtarisë së tij të mirëfilltë
    kombëtare. E them me sinqeritet se, përvech kontributit që unë kam dhënë,
    duke i folur për origjinën e fisit tonë, nuk kam ndonjë meritë në
    aktivizimin e Skerdit në luftën e Kosovës", vazhdon Bardhyli. Skerdi merr
    kështu me ndërgjegje të plotë vendimin për të qenë krah vëllezërve kosovarë
    në luftën e tyre të drejtë për liri dhe pavarësi. Në shtëpi kishte thënë se
    do të shkonte në Itali për të punuar, pasi ndjente keqardhje për prindërit
    që po i linte vetëm. Në fakt, ndodhi krejt e kundërta, gjë e cila nuk i
    kishte shkuar në mendje as familjes së tij, pasi Skerdi shkoi të radhitej në
    formacionet e UCHK-së, duke u vënë në krye të shqiptarëve të tjerë të ardhur
    nga të katër anët e botës për të njëjtin qëllim. Bashkëluftëtarët e tij kanë
    thënë se Skerdi, i shndërroi këta atdhetarë të flaktë në luftëtarë të zotë,
    pasi ata nuk kishin prekur ndonjëherë armë me dorë e jo më të ishin
    përdorues të tyre.

    Komandant "Shpendi", ose tmerri i serbëve

    Formacioni ku bënte pjesë Skerdi Llagami vepronte në Koshare, Junik, zona të
    Dukagjinit, por edhe në zonën e Pejës. Në UCHK, ai do të kryente detyrën e
    komandantit të batalionit të dytë të Br.134, e më pas po në këtë batalion,
    por që tashmë i përkiste Br.138 të UCHK-së. Në luftë e pagëzuan me emrin
    komandant "Shpendi", kjo për arsyen e thjeshtë që si shpend guximtar ai
    kishte fluturuar ngë Tirana në Kosovë. Një bashkëluftëtar i Skerdi Llagamit,
    nga Kukësi, kur tregon se si ua punonte serbëve komandant "Shpendi" thotë:
    "Serbët e njihnin mirë për fytyrë komandant Shpendin. Madje, ata arrinin të
    dallonin edhe zërin e tij sa herë ai fliste me komandën eprore, apo dhe me
    luftëtarët në radion marrëse-dhënëse. Komandant Shpendi ishte bërë për ta
    një tmerr i vërtetë dhe për këtë ishte një nga personat më të kërkuar.
    Serbët donin të identifikonin vendndodhjen e tij me patjetër për ta goditur
    e asgjesuar më pas. Komandant Shpendi i kishte parashikuar këto gjëra dhe e
    kishte porositur efektivin se vendndodhja e tij në fushën e betejës do të
    ishte numri që komunikonte në radio plus edhe shifrën tetë. Ka ndodhur
    shpesh që ai thoshte numrin dhe serbët bombardonin fuqishëm kuotën që kishin
    dëgjuar në radio, por habiteshin kur e dëgjonin përsëri zërin e tij.
    Komandant Shpendi, i ndërronte shpesh kodet për të ruajtur efektivin nga
    armiku. Ai ishte i lidhur shumë me vartësit, të cilët shikonin te komandant
    Shpendi eprorin trim, të paepur dhe të sakrificave. Nuk mund të harroj se si
    ai i merrte në krah shokët e plagosur dhe i ngjitej malit me shpejtësi. Sa i
    rreptë ishte në detyrë, aq i dhembshur ishte kur përcillte për në banesën e
    fundit shokët e vrarë". Raste si këto i kanë treguar shpesh Bardhylit,
    babait të komandant Shpendit, i cili tashmë e ka kuptuar se i biri nuk i
    përket vetëm atj, por gjithë kombit shqiptar. Drejtuesit e luftës në Kosovë
    e Maqedoni, e kanë cilësuar komandant Shpendin si luftëtar tejet të zotin.
    Ata nuk ngurrojnë të thonë se ai kishte mirë të ngulitur në mendje thënien e
    një strategu të madh ushtarak dhe shpesh u thoshte ushtarëve: "Shokë, po më
    patë që sulem përpara më ndiqni, po vutë re se kthehem prapa më vrisni". Kjo
    kishte të bënte me formimin e mirë ushtarak që tashmë kishte marrë ky njeri.
    Ata që e kanë njohur në betejë komandant Shpendin thonë se karakterizohej
    nga profesonializmi i lartë dhe nuk e njihte aspak frikën. Madje, sipas
    tyre, në zgjidhjen e situatave të vështira ai ishte i pari. "Një herë duhej
    të sulmonim drejt një bunkeri, nga i cili qëllonte papushuar një mitraloz
    serb. Komandant Shpendi, i veshur tërësisht me dinamit, u vërsul mbi ta.
    Serbët të alarmuar e lanë bunkerin dhe u larguan të tmerruar".

    Familja, asnjë dijeni për Skerdin

    Gjatë gjithë periudhës së largimit, familja e Skerdit nuk dinte asgjë për
    vendndodhjen e tij në Itali, ku kishte thënë se do të shkonte. Ata, madje,
    ishin të shqetësuar. "Një herë, një kushërira jonë na tha gjithë gëzim se
    kishte dëgjuar në edicionin e lajmeve të kanalit 5 italian se një shqiptar
    kishte fituar chmimin e parë për trupin më të bukur. Ajo mendonte se ky
    ishte Skerdi. Mbasi u interesuam, u sqaruam se nuk ishte ashtu. Dhe kjo do
    të vazhdonte deri kur pas mbarimit të lutës në Kosovë në një gazetë të
    përditshme u botua intervista me një nga komandantët e UCHK-së, nga
    Shqipëria, që quhej Artan Dyrmishi. I intervistuari pyetjes së gazetarit se
    a kishte të tjerë shqiptarë që luftonin në Kosovë iu përgjigj: "Aty ku
    vdekja ishte më e sigurtë Skerdi Llagami ishte komandant batalioni".
    Nëpërmjet këtij lajmi ne mësuam vendndodhjen e djalit tonë, por ishte e
    pamundur të kontaktonim me të. Më pas, Skerdi na ka bërë një telefonatë të
    shkurtër, ku na tha se do të shiheshim së shpejti. Vonë e mësuam se
    telefonata na ishte bërë nga Lugina e Preshevës", vijon Bardhyli. Me
    mbarimin e luftës në krahinën e Preshevës, komandant Shpendi u kthye në
    Kosovë e vazhdoi veprimtarinë e tij fillimisht në përbërje të forcave të
    TMK-së, efektiva të Ministrisë së Rendit Publik të Kosovës.

    Skerdi vullnetar edhe në luftën e shqiptarëve të Maqedonisë

    Pas fillimit të veprimeve luftarake në territorin e Maqedonisë, komandant
    Shpendi bashkë me 40-50 persona të tjerë vullnetarë shkoi në Prizëren, për
    t'u përshëndetur me shokët që do të qëndronin në Kosovë, pasi do të nisej
    për në Maqedoni. Valboni, zëvendëskomandanti i batalionit, që drejtonte
    komandant Shpendi, duke e ditur se sa i njohur dhe i kërkuar ishte eprori i
    tij nga armiku, i thotë me zë të drithëruar në mes të burrave: "Komandant
    Shpendi, unë mendoj se ti ke luftuar boll. Ke qenë në disa luftra dhe mos
    rreziko, pasi armiqtë të kanë në shënjestër". Komandant Shpendi e përqafoi
    Valbonin në shenjë miratimi dhe tha: "Edhe sikur shtatë luftra të bëhen për
    Shqipërinë, te të shtata do të jem", dhe u nis për në shtabin e Ali Ahmetit.
    Me të mbërritur atje, organizoi njësitet speciale për vendosjen e situatës
    dhe komandant u emërua ai vetë. Kishte përzgjedhur djem trima, të
    përkushtuar dhe të përgatitur fizikisht. Komandant Shpendi drejtoi situata
    të rrezikshme luftarake dhe doli gjithnjë me sukses në zgjidhjen e detyrave.

    Si u vra komandant Shpendi

    Ditën e diel, më datën 1 korrik të vitit 2001, në orën pesë pasdite, në
    zbatim të një urdhri, u vra në krye të detyrës komandant Shpendi. Kishte
    marrë përsipër të spastronte nga elementët armiq qytezën e Bogovisë. Ai
    ishte në krye të njësitit dhe u godit me dy plumba, në pritë, nga një
    snajper. Plumbat e mbërthyen për vdekje, njëri në zemër dhe tjetri në bark.
    Shokët e njësitit, të papërmbajtur dhe në shenjë hakmarrjeje, e shkretuan të
    gjithë vendin, ku u vra komandanti i tyre. Komandantin trim, të njohur me
    emrin Shpend, e varrosën në Malësinë e Sharrit, në fshatin Selcë e Keqe,
    pranë një xhamije. Edhe pse komandant Shpendi u vra, shokët e tij vazhdonin
    të raportonin te varri i tij detyrat që kryenin në misionet e tyre tepër të
    vështira. Njesitit special që drejtonte iu dha emri "Shpendi", në kujtim të
    tij. Të gjithë specialët veshën bluzat me simbolin UCHK, ku në krahun e
    djathtë shënohej "Njësia Speciale Shpendi". Megjithëse po bëhen dy vjet që
    nga rënia e komandant Shpendit, bashkëluftëtarët e tij dhe të gjithë
    njerëzit që e kanë njohur, të asaj zone, vazhdojnë të flasin për të sikur të
    ishte gjallë, e midis tyre.

    Tubimet për ndër të të rënëve në luftë

    Më 5 maj të vitit 2003, Bardhyl Llagamin e ftuan në Sllupchan, pranë
    Kumanovës, sepse atje do të organizohej një tubim, nga Partia Demokratike
    për Integrim, me rastin e njësimit të 5 majit si Ditë e Dëshmorëve dhe të
    rënëve të Ushtrisë Chlirimtare në Maqedoni. Atje, pas përshëndetjeve të Ali
    Ahmetit, Faslli Veliut (Daja), e të tjerëve, figura të shquara të UCHK-së,
    foli edhe babai i dëshmorit Skerdilaid Llagami, Bardhyli. Të gjithë të
    pranishmit u mrekulluan nga thëniet e tij të matura, ku ndër të tjera citoi:
    "... Ne edhe mund të na vrasin, por nuk mund të na zhdukin. Ne do të
    vazhdojmë të jetojmë përjetësisht në trojet tona". Dy ditë më vonë, në një
    tjetër tubim në Bogovi, vendi ku ka rënë edhe komandant Shpendi, me rastin e
    shkuarjes atje të profesor Bardhylit, babait të tij, pas bashkëluftëtarëve
    fjalën e mori poeti i atyre anëve, Agimi, i cili u shpreh: "Ne nuk do të
    vendosim trandafila mbi varrin e komandant Shpendit, sepse ai ishte më i
    bukur se chdo trëndafil. Ai ka qenë komandanti më i hijshëm që kam njohur
    mbi dhe. Mbi varr do të mbajmë ngritur flamurin shqiptar që na ka lënë ai
    dhe nuk do të harrojmë kurrë porositë e tij". Bashkëluftëtari i komandant
    Shpendit, me emrin "Bejdo", i komunikoi babait të tij, Bardhylit, se dy prej
    shokëve të batalionit, që kishte drejtuar i biri, u kishin lindur djem, të
    cilët ishin pagëzuar njëri me emrin Shpend, e tjetrin Skerdilaid. Ndërkohë,
    edhe në Tiranë shoqata me të njëjtin emër, kërkon të vlerësohet denjësisht
    figura e Skerdilaid Llagamit, ose sich e njohin atyre anëve, komandant
    Shpendi.


    DËSHMORËT E SHQIPËRISË PËR KOSOVËN E TROJET ETNIKE NË MAQEDONI

    Kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës, në formacionet e UCHK-së, më shumë se
    100 shqiptarë. Disa prej tyre kanë qenë edhe në postet drejtuese në Shtabin
    e Përgjithshëm, apo dhe në krye të njësive e reparteve. Nga lista e
    publikuar nga UCHK, rezulton se 28 shqiptarë janë dëshmorë të rënë në krye
    të detyrës në luftë me serbët. Dëshmorët janë nga Tropoja, Hasi, Kukësi, por
    edhe nga Tirana, Pogradeci, Kavaja, Berati e Vlora.

    1- Arjan Brahimi nga Shkodra. Rënë më 18 korrik 1998 në Rahovec
    2- Fatmir Dochi nga Tropoja. Rënë më gusht 1998 në Smolnicë (Drechan)
    3- Hazir Malaj mjek nga Tropoja. Rënë më 8 maj 1998 në Qafë Mali
    4- Indrit Cara nga Kavaja. Rënë më 31 mars 1999 në mal të Gallushës,
    Pagarushë
    5- Halil Coka nga Kukësi, banues në Bathore, Tiranë. Rënë më 3 prill 1999 në
    Ratishë, Drechan
    6- Artan Kovachi nga Vlana, Krumë. Rënë në maj 1999 në Pashtrik
    7- Ramë Geca nga Kruma. Rënë në maj 1999 në Pashtrik
    8- Astrit Suli nga Lumasi, Berat. Rënë më 27 maj 1999 në Gorozhup
    9- Xhem Bardhoshi nga Letaj, Krumë. Rënë më 15 maj 1999 në Majën e Zezë,
    Pashtik
    10- B. Brechani nga Markaj, Tropojë. Rënë më 25 maj 1999 në Shkozë, Koshare
    11- Qazim Dautaj nga Tropoja. Rënë në maj 1999 në Shkozë, Koshare
    12- Arif Dautaj nga Tropoja. Rënë në qershor 1999 në Koshare
    13- Besnik Brati nga Golaj, Krumë. Rënë më 26 gusht 1998 në afërsi të
    Godenit
    14- Naim Cema nga Kruma. Rënë më 26 gusht 1998 në afërsi të Godenit
    15- Astrit Prushi nga Qarri, Krumë. Rënë më 26 gusht 1998 në afërsi të
    Godenit
    16- Dine Koleci nga Kishaj, Krumë. Rënë më 2 qershor 1998 në afërsi të
    Godenit
    17- Agim Muja nga Kruma
    18- Hamdi Mula nga Dobruna e Hasit
    19- Xheladin Dautaj nga Golaj, Krumë
    20- Muharrem Dauti nga Zahrishta e Hasit
    21- Adem Mazreku nga Vranishti i Hasit
    22- Xhevat Lleshi nga Kishaj i Hasit
    23- Isa Malaj nga Peraj i Hasit
    24- Enver Vila (nuk dihet nga është). Rënë në vitin 1999
    25- Lefter Bica nga Berati. Rënë në qershor 2001 në Shkup
    26- Skerdilaid Llagami nga Tirana. Rënë më 1 korrik 2001 në Bogovinë,
    Maqedoni
    27- Ndrichim (mbiemri nuk dihet) nga Pogradeci. Rënë në qershor 2001 në
    Shkup
    28- Gusel (mbiemri nuk dihet) nga Vlora. Rënë në qershor 2001 në Shkup
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Falemderit per shkrimin o Kallmet!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    I qofte i lehte dheu i Kosoves martire ketyre trimave qe nuk kursyen jeten per lirine e vellezerve te tyre pertej kufirit.
    Shpresoj se qeveria e Kosoves nuk do ti harroje keta heronj kur te establohet fondi per pension per familjet e deshmoreve te kombit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Iu qoftë i lehtë dheu për të cilin dhanë jetën .
    Shpresoj se nuk do mbesin gjak humbur !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    lavdi deshmoreve te rene per liri, lavdi UÇK-s, respekt dhe mbeshtetje per luftetaret e gjalle.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Me zemër në Shqipëri Maska e bond james
    Anëtarësuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    shtet i bukur por jo si mëmëdheu
    Postime
    74
    Ju qoftë i lehtë dheu i ATDHEUT gjithëve që dhanë jetën për ATDHE.
    :^Globi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    GRATA EORUM UIRTUTEM MEMORIA PROSEQUI QUI PRO PATRIA UITAM PROFUDERUNT

    "With grateful memory to honor the courage of those who have poured forth (their) lives for (their) fatherland."

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Te na rrojne deshmoret
    i qofte i lehte dheu shqiptar ketij deshmori
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  9. #9
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596

    Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedoni

    Postuar më parë nga Kallmeti





    DËSHMORËT E SHQIPËRISË PËR KOSOVËN E TROJET ETNIKE NË MAQEDONI

    Kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës, në formacionet e UCHK-së, më shumë se
    100 shqiptarë. Disa prej tyre kanë qenë edhe në postet drejtuese në Shtabin
    e Përgjithshëm, apo dhe në krye të njësive e reparteve. Nga lista e
    publikuar nga UCHK, rezulton se 28 shqiptarë janë dëshmorë të rënë në krye
    të detyrës në luftë me serbët. Dëshmorët janë nga Tropoja, Hasi, Kukësi, por
    edhe nga Tirana, Pogradeci, Kavaja, Berati e Vlora.


    5- Halil Coka nga Kukësi, banues në Bathore, Tiranë. Rënë më 3 prill 1999 në
    Ratishë, Drechan
    Haliti me origjin nga Kuksi,rritur dhe jetuar ne Shkoder deri ne vitet 94 me duket,dhe pastaj shperngulet ne Bathore te Tiranes tek te afermit e tij.Ky rridhte nga nje familje e vogel,dhe me shume tradita.Kishte vendosur te shkonte te luftoj ne Kosove kundra serbit,,,dhe keshtu beri se bashku me dy kushurijt e tij niset.Mberrijne se bashku ne Kukes tek te afermit e tyre.Silleshin e pshtilleshin neper qytet te sepse donin te dinin me shume informacione,asnjeri nuk e dinin qellimin e vizites se tyre,,,
    Nderkohe gjat qendrimit ne kukes Haliti shkonte ne xhami dhe i falte te 5 vaktet.Pas 3 ditesh ato nisen per kosove,pa e marr vesh njeri pervec ketyre qe jetonin ne kukes,sepse familjet e tyre i dinin per Greqi.Kalojne ca muaj po sikur atij i ndiente zemra ndonje per ndonje te papritur dhe kthehet ne kukes dhe takon njerzit e tij te aferm,qe kjo njekohesish ishte dhe vizita e fundit e jetes se tij.Vdekja e Halitit i shkatrroi te gjith po me shume prinderit,vellain e vetem,,,,pa permendur 2 kushurijt e tij sa nuk kaluan ne krize.Po tani Haliti perkujtohet me mall dhe plot dhimbje nga familjaret e tij.Kete histori me ka teguar nje mbesa e tij po nuk e mbaj mend te gjithen se historia e ketij nuk ka fund.

    I perjetshem qofte kujtimi i te gjith Deshmoreve qe dhan jeten ne clirimin e Kosoves.

    ^^Gjalica^^

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2003
    Vendndodhja
    gjenev
    Postime
    43
    te gjithe deshmorve lavdi, se gjaku i tyre eshte peri i cili qepe trojet tona te ndara,dhe prinderve te ketyre trimave ju lumte qe rriten keso trima te rralle.
    fytyrat jane hapur

  11. #11
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Per trimeri shqiptareve nuk jua merr njeri por nje gje me habiste mua. Shqiptaret e Shqiperise mundoheshin tu vinin ne ndihma Kosovareve ato u fshehnin neper shtepiat e kuksjanve.

    Trimerite e tyre nuk do vdesin kurre.

  12. #12
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Postuar më parë nga ^^Gjalica^^
    Per trimeri shqiptareve nuk jua merr njeri por nje gje me habiste mua. Shqiptaret e Shqiperise mundoheshin tu vinin ne ndihma Kosovareve ato u fshehnin neper shtepiat e kuksjanve.

    Trimerite e tyre nuk do vdesin kurre..

    dhe kush ishin ATO? Se ne gjuhen shqipe, ATO eshte femerore, dhe eshte normale qe femrat te rrine neper shpi ne kohera lufterash.

    Aq me shume qe ne Kosove kane luftuar ata qe kane mundur, jo te gjithe, jo gjithmone, jo gjithku kishin arme dhe mundesi te luftonin.

    Lavdi.

  13. #13
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Keni harruar komadant Hoxhen qe e vrane tani afer me atentat Zotie meshirofte dhe e pergezofte me xhenet.

    disa intervista te tij

    Eselamu ALEJKUM, PER KOMANDANT HOXHEN, A KA MUNDESI TE RIPERSERITET
    KONFLIKTI NE MAQEDONI.



    Hoxha:
    Nuk besoj se mund te ndodh, e as qe e kerkojme, por nese vjen jemi ketu
    sikur kemi qene cdo here.
    ebu hurejre pyet:
    Kam respekt per komandantin tone me te njohur, pyetja ime do te ishte keshtu
    , akeni pasur mundesi ta mbroni haracinen, amundeni pak me na tregu ne
    lidhje me mbrojtjen e haracines.



    Hoxha:
    Haracinen me ndihmen e Allahut e kemi mbrojte me sukses. Kete e deshmon e
    gjithe bota. Slllavomaqedonasit nuk paten mundesi me u fut ne te edhe pse
    kishin perkrahje nga gjithe blloku sllav.
    Pergaditjet kane qene ne nivel te duhur, njesite e ndryshme ushatrake, kemi
    pas strategji te forte, terenin dhe armatimin e kemi perdor maksimalisht.
    Ajo qe na ka mahnit neve dhe mua si komandant ka qene guximi dhe trimeria e
    disa nga ushtareve tane siq jane: Teli, Arbeni, Beqa etj Allahu I meshirofte
    dhe na takofte ne Firdaus

    ebu sajaf :
    E pershendes komandantin trim hoxhen, Ku keni mare pjese ne luftra qe jane
    zhvillluar jashte maqedonise, cili eshte mendimi juaj per
    islamin(RELIGJIONIN)



    Hoxha:
    Kam qene prej fillimit te luftes se Kosoves 1998; Junik, Gllogjan, Gjocaj,
    Jusic ku jam njoftuar me komandantin Agim Ramadani, Rustim Berisha, Emrush
    Xhemajlin –Kompjuterin etj.
    E per Islamin Allahu thot ne Kur’an “e vetmja fe e pranuar te Allahu eshte
    Islami”.

    blerta pyet:
    Selam alejkum, a eshte i knaqur komandant hoxha me marveshjen e ohrid , ae
    perkrah ate marveshje, cili eshte mendimi i tij per partit karieriste pdsh-
    ppd.



    Hoxha:
    Me marveshjen e Ohrit nuk eshte I kenaqur asnje Shqiptare, keto ishin
    mundesit tona me lufte. Tani mbetet politikaneve te realizojne keto te
    drejta ne paqe. Nuk do ta ket lehte PDSH-ja dhe partite tjera te luajne me
    intersat e popullit tone sepse gjaku I shokeve tane deshmoreve na obligon qe
    te mos tolerojme ne te ardhmen manipulime dhe tradhtija ne dam te popullit
    tone. Marveshjen e Ohrit e perkrahim pasi kjo na u imponua prej
    nderkombaetareve.

    Ju falimnderoj gjith atyre qe me pershendeten.we selamun alejkum we
    rahmetullah!

  14. #14
    Ata qe vdesin per atdhe jane kryetrimat e Atdheut.Familjet, sidomos femijet e deshmoreve, mendoj se duhet te ndihmohen pa as me te voglen rezerve nga shteti dhe nga shoqeria. Nje femije deshmori sikur... te vrase dhe nje njeri ( po bej nje krahasim ekstrem,gje qe nuk ndodh dhe mos ndodhte kurre,per te shprehur ne shkallen siperore respektin per deshmoret, s'duhet denuar maksimalisht.
    I perjetshem qofte kujtimi i cdo deshmori te Atdheut tone te shtrenjte !
    *|*Its time 2 start living the life we have imagined*|*

  15. #15
    Ata qe vdesin per atdhe jane kryetrimat e Atdheut.Familjet, sidomos femijet e deshmoreve, mendoj se duhet te ndihmohen pa as me te voglen rezerve nga shteti dhe nga shoqeria. Nje femije deshmori, sikur... te vrase dhe nje njeri ( po bej nje krahasim ekstrem,gje qe nuk ndodh dhe mos ndodhte kurre,per te shprehur ne shkallen siperore respektin per deshmoret,) s'duhet denuar maksimalisht.
    I perjetshem qofte kujtimi i cdo deshmori te Atdheut tone te shtrenjte !
    *|*Its time 2 start living the life we have imagined*|*

  16. #16
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kushtuar 5 deshmoreve shqiptare, te cilet u torturuan dhe u ekzekutuan barbarisht nga
    forcat sllavomaqedonase. DESHMORET NUK VDESIN

    Udha e mbare, Trim!
    TE PESEVE*
    Nisu Trim,
    capit drejt agut te pergjakur
    atje plumbat
    shkruajne germa lirie
    atje, plumbat grisin heshtjen
    vrapo si i ri-si veriu
    lufto si plaku.
    Trimi im,
    perpara ke jeten...ke vdekjen.


    Nisu Trim,
    drejt lavdise se heshtur
    drejt te embelit-hidherakut
    a-t-dh-e-u-t.
    Ku armet renkojne shqip
    ku buzet vjellin hekur
    nisu Trim
    se nata kemben e theu.

    Nisu Trim!
    shtij nje pushke edhe per mua,
    melcine e nates
    copetoje me maje te bajonetes,
    flake vdekjen nga supet tane
    femijet
    jetimet
    ne syte e tu te lexojne
    himnet e jetes.

    Nisu Trim!
    buzethare...se shteren burimet
    se u dogj u be shkrumb
    gruri ne are
    se nenat, nenat
    nuk flene gjithe naten nga renkimet
    per djemte e tyre te vrare...
    Nisu Trim
    ti je i fundit...
    se une,
    nuk kam per te te qare

    Shko Trimi im!
    Te qofte udha e mbare...
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  17. #17
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Lefter Bicaj – KOMANDANT TELI (1969-2001)

    Është i Lindur në f.Polican –Berat në Shqipëri. I martuar kishte dy Fëmijë djal e vajze. Ishte pjestar I dalluar I njesitit per kryerjen e detyrave speciale “BRISKU”ne Shqiperi, po ashtu edhe ne lufterat ne Kosove dhe ne Presheve. Kulminacioni I trimerise tij arrihet ne luften e 2001-shit Ku si komandant I njesise speciale”Teli” mbetet legjende e paharruar e kombit shqiptare.Me strategjine dhe shkathtesine qe tregoi ne luftimet neper betejat me te ashpra si ne Sllupcan, Matec dhe Haracine u be I njohur dhe I dashur per te gjitha ata qe ishin bashk me te.Me 7 gusht 2001 u vra ne nje tradheti me pese bashkelutetar me te ngusht te tij ne Gazi Babe Shkup. U varros ne vendlindje ne Berat- Shqiperi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  18. #18
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Ndriçim Koxha (15.03.1971-07.08.2001)

    U lind në fshatin Gizavezh të Librazhdit-Shqipëri ku edhe e kreu shkollën fillore, rrjedh nga një familje e vjetër me virtyte të larta kombëtare. Me fillimin e luftës në Maqedoni ai me plot zell bashkangjitet në rradhët e UÇK-së si dhe shumë luftëtarë nga Shqipëria që dhan kontribut të madh e sidomos në fshatrat Sllupçan, Mateç dhe Haraçinë. Edhe ky ishte ushtarë i njësisë së famshme “Teli”. Vdiq me 07 Gusht 2001 në tradhëtinë e Gazi Babës për të mbetur mungesë e përjetshme e djalit të tij të vetëm. I varrosur në Vendëlindje në f. Gizavezh Librazhd- Shqipëri.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  19. #19
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Pajtim Roci (05.02.1980-07.08.2001)

    U lind në fshatin Krumë të Hasit-Shqipëri, ku edhe e kreu shkollën fillore që më pas të shpërngulet në Tiranë me çka vazhdon edhe gjimnazin e përgjithshëm, ishte pjestarë i UÇPMB-së ku tregoi guxim të madh si luftëtarë dhe më pas ai u rradhit në UÇK ku veproi në Sllupcan, Matec si dhe në Betejën e ashpër të Haraçinës. Me 7 Gusht 2001 vritet mizorisht si rezultat i tradhëtisë së Gazi Babës së bashku me 5 bashkluftëtarët nga njësia “Teli”. U varros në varrezat e Tiranës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Lavdi Deshmoreve te Kombit,
    Teli gjithmon dot jesh ne zemren time, strateg , trim , njeri i ndershem dhe SHUUUM i dashur ne mesin e popullates kudo qe ka luftu, te gjith kishim simpati per ket trim deshmor, ra per shqiptari, ra nga tradhtia, i vrar ne gjum, Zoti te shperbleft

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Bollano: Vorio-Epiri të jetë i pavarur si Kosova
    Nga forum126 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 25-01-2010, 10:38
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •