Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 65
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Lajme nga bota e muzikės shqiptare!

    Opera e ndaluar nga Stalini vjen nė Shqipėri

    Nė Akademinė e Arteve nis festivali i Muzikės sė re; mė 28 maj nė "Houes of arts" do tė luhet opera e Shostokovich

    Ėshtė njė grishje e shkėlqyer nė muzikė. Nuk vjen vetėm kultura por pėr herė tė parė nė Shqipėri mbėrrin njė opera e veēantė. Bėhet fjalė pėr engimėn e operas qė e pat ndaluar Stalini. Intepretimi i saj, pėrpos muzikės sė vlereėsuar, ka qėndruar nė heshtje pėr njė kohė tė gjatė. Ndėrsa mė 28 maj nė "Hous of arts" vjen kompozitori Shostakovich, pikėrisht autorit tė kėsaj opere.
    Nuk ėshtė ftesė e veēantė porse kjo shfaqje hyn nė axhendėn e festivalit tė 11-tė tė muzikės sė re.
    Prej njė dekade kjo veprimtari po mban muzikėn shqiptare nė kėmbė. Festivali i muzikės sė re ngritur prej 11 vitesh ėshtė bėrė e vetmja veprimtari inkurajuese pėr muzikantėt.
    Pėr muzikėn shqiptare ėshtė mirfilli krijimtari dhe pasuri qė nuk e ka lėnė traditėn. Ndėrsa kėtė vit mendohen tė tjera prurje nga kompozitorėt tanė. Ashtu si nė edicionet e kaluara ky festival ėshtė nismė qė nuk ballafaqon vetėm kulturėn shqiptare. Pėrballja me muzikėn e huaj ėshtė pika nė tė cilėt ėshtė mbėshtetur fort kėtė vit kjo veprimtari.
    Nga Amsterdami nė sallėn e Akademisė sė Arteve do tė vijė pėr tė interpretuar Marcel Ėorms. Mė 31 maj ai ka zgjedhur pėr publikun shqiptar interpretimin nė Piano Blues.
    Ndėrsa muzika kontemporane do ketė befasi ndryshe nga interpretimi i muzikantėve italiane qė priten tė ngjiten nė skenė mė 29 maj.
    Mund tė thuhet pa frikė sė ėshtė ndėr krijuesit mė vitalė dhe nė formė tė pėrhershme tė muzikės sonė. Pasi ngrihet sukseshėm opera e parė shqiptare nė kėto 13 vite, kompozitori Aleksandėr Peēi nuk rresht sė krijuari pėr tabanin origjinal tė muzikės. Fanatik dhe cilėsime melodioze tė vlerėsuar nga kritika brenda dhe jashtė vendit, pėr pėrfaqėsime kontemporane dhe dinjitoze, Peēi vjen nė kėtė eveniment muzikor, mė datė 30 maj me visare tė kėngės popullore tė orkestruara prej tij.

  2. #2
    Elita 5, koncert ne Tirane

    Elita 5, grupi I njohur kosovar ka dhene mbreme koncertin ne amfiteatrin Kalvin. Per dy ore me rradhe djemte nga Tetova kane mbajtur ne kembe 2 mije spektatore me hitet e tyre te njohura, qe nga kenga Al Kapone dhe deri tek ato me te fundit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Tenori Josif Gjipali protagonist nė operan kanadeze
    Josif Gjipali kėtė vit do tė interpretojė nė Teatrin e Torontos. Tenori shqiptar do tė luajė poetin Rudolf nė operan e njohur tė Puēinit, "La Bohemė". Kjo opera, e ka hapur sezonin teatror mė 20 janar tė kėtij viti. Tenori shqiptar, fitues nė vitin 2003 tė Operalias sė Plaēido Domingos, do tė ketė njė vend tė rėndėsishėm nė kalendarin e shfaqjeve tė teatrit kanadez.


    Inva Mula interpreton Puēinin nė teatrin italian
    Sopranoja Inva Mula ėshtė zgjedhur pėr tė interpretuar nė kalendarin e operas sė qytetit tė Kaljarit, nė Itali. Ajo do tė luajė rolin e Liu, nė operan "Turandot" tė Puēinit, sė bashku me italianen Mina Taska. Nė kėtė opera jepet drama e dashurisė sė njė princi, ku Liu ėshtė shėrbėtorja besnike e tij. Kjo shfaqje do tė realizohet nė muajin mars

  4. #4
    Zog-Zotnijet....
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    bristol/angli/npun teme..
    Postime
    125
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta
    Elita 5, koncert ne Tirane

    Elita 5, grupi I njohur kosovar ka dhene mbreme koncertin ne amfiteatrin Kalvin. Per dy ore me rradhe djemte nga Tetova kane mbajtur ne kembe 2 mije spektatore me hitet e tyre te njohura, qe nga kenga Al Kapone dhe deri tek ato me te fundit.
    Elita-5 jan nga TETOVA e MAQEDONISI,jo nga kosova
    Mos E Maj Mendjen nKobure Per Mi Kndu Gjithmon Trimnis
    Se Me Qa Shohim Neper Filma->Iky Shekull Asht i Dashnis
    ------------------------------------------------------------------------
    ----Me--Shum--Rrespekt--Per--JU-->Degjoni--Kte-Kang --Nga--SCORPIONS----

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    "Shyqyri Fuga" grupi nga Berati, koncert nė Ulqin

    E Marte, 31 Gusht 2004


    GRUPI BERATAS "SHYQYRI FUGA", KONCERT NE ULQIN

    Kenga e bukur popoullore beratase, e dale me embelsi nga zerat e kengetareve dhe nga tingujt e instrumentave te talentuar te grupit artistik eshte pelqyer dje dhe ka bere jehone brenda dhe jashte vendit. Pas perfundimit me sukses te koncerteve, dhene ne Berat, Tirane, Korce Prizren jane qytetaret e Ulqinit qe kane shijuar kengen beratase. Madje shume turiste nga shtete te ndryshme, qe kane qene me pushime ne Ulqin kane ndjekur me vemendje kenget e bukura beratase. Kenaqesia e tyre arriti deri aty sa ata te bejne kerkese dhe te degjojne disa here kabane dhe kengen beratase me klarinete nga Muhamer Collaku "usta Mekja). Koncerti ishte i bukur. Ai mbajti me emocione artedashesit e Ulqinit, te cilet here pas here shperthenin ne duartrokitje dhe brohoritje, deshmi te kenaqesise qe iu jepte kenga e bukur beratase, "Asaman o trendafil i Celes", kenduar nga Loreta Kasho, kenga "Si dukat i vogel je", kenduar nga dueti Kasho-Kule u pelqyen mjaft. Po ashtu dhe kabaja beratase me klarinete nga Mekja virtuoz. Stavri Bono, pergjegjes artistik i "Shyqyri Fuga" tha per "Koha jone": "Koncerti, duke qene i suksesshem na beri te ndiejme kenaqesi, pse jo dhe te jemi krenare, sepse me kenget e melodite e bukura popullore te qytetit tone pushtuam zemrat e ulqinasve, te cilet na falenderuan. Ne keto shfaqje grupi artistik tregoi aftesi profesionale te muzikes sone popullore. Per nder te grupit, kryetari i bashkise se Ulqinit shtroi nje darke, e cila kaloi gezueshem ne atmosferen e bukur te valleve, kenges dhe humorit. Gjate darkes kryetari i bashkise pershendeti grupin dhe shprehu deshiren ne emer te banoreve te qytetit te tyre se grupin artistik e presim dhe ne veren e vitit 2005

    D.xhelili









    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    "Marie Kraja", tradite edhe ne juri

    Ne edicionin e gjashte te Festivalit Operistik Nderkombetar "Marie Kraja", i cili do te zhvillohet ne datat 28-29 dhe 30 tetor ne skenen e Akademise se Arteve, do te konkurojne 19 artiste, qe vijne nga Amerika, Kanadaja, Italia, Turqia, Venezuela, Koreja e jugut, Meksika etj. Ne naten finalen do te prezantohen 10 me te miret. Festivali i ketij viti perkon me 45 vjetorin e operas se pare shqiptare "Mrika" e Prenk Jakoves, qe u interpretua nga Marie Kraja ne skenen e Akademise, qe atehere ishte Teatri i Operas. Te tre netet e Festivalit do te kene si lajtmotiv "Mriken". Gjithashtu do te rivijne ne kohe ariet me te bukura te kesaj opere. Pjesa e spektaklit nuk do te kete vetem kete element. Si ne te gjitha edicionet e tjera edhe kete vit nje grup artistesh do te bashkepunojne per te ndertuar ate qe quhet pjesa e dyte e Festivalit, pra spektakli qe i eshte bashkangjitur gjithmone konkurimit te artisteve. Juria, e cila tashme eshte menduar te jete pak a shume kostante, e perbere nga te njejtet emra te njohur te muzikes operistike boterore, te cilet kane qene prezent edhe ne edicionet e tjera te festivalit "Marie Kraja". Kryetare e jurise do te jete serish sopranoja e mirenjohur Inva Mula, ndersa anetare te saj do te jene: Claudia Eder nga Gjermania, Kim Von Binzer-Danimarke, Claudio Buchler-Austri, Philip Botheel-Kanada, Giovana Lomazzi-Itali. Nancy Rhodes-Amerike, Martin Andre-Angli dhe Suat Arikan-Turqi.

    marr nga Korrieri
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Albano, Tusha Hushi Cerma etj..

    Dje dhe sot RTSH dha koncert me Albanon.

    Nje mrekulli e vertete kenget, zeri i tij fantastik dhe biseda e ngrohte e Albanos me publikun shqiptar..
    Ai tregoi se e do Popullin tone sinqerisht e kjo u pa ne mesazhet qe dha, ne angazhimin e tij total ne kenget qe kishte zgjedhur e qe i interpretoi me shpirt..
    Nga kenget Napolitane ,Sole mio-n e Famshme e deri tek Caruso, Verdi e Cajkovski u kenduan nga i madhi Albano..

    Po ashtu tre tenoret tane dhan Koncert me orkestren simfonike te TOB -it..
    Tusha Hushi dhe Cerma kenduan ne nivele boterore sikurse tre Tenoret e famshem Pavarotti, Domingo e Careras..
    Ata kenduan kenge te muzikes tone te lehte e popullore..
    Dafina, Po ku ka si ti o Shqiperia ime, Margjelo, Debora Zbardhi malet si dhe kenge te repertorit boteror sikurse Granada e Lares dhe pjese nga opera te Pucinit, Verdit etj..
    Gjithashtu orkestra ekzekutuan dhe pjese klasike simfonike te mrekullueshme..
    Lum ata qe jan ne Tirane por dhe ne me satelit u kenaqem..
    Suksese artistave tone..

    bravo RTSH..

  8. #8
    Viti i ri paska ardhur vertet me ca programe te bukura.

    Ja c'eshte kur ke satelit....ne te tjeret mire qe i lexojme ne internet lol
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Kėnga Magjike

    Nga 21 deri mė 23 janar nė Prishtinė do tė mbahet edicioni i gjashtė i festivalit "Kėnga Magjike"

    Prishtinė, 17 janar - Qė nga 21 deri mė 23 janar nė sallėn "1 Tetori" nė Prishtinė do tė mbahet edicioni i gjashtė i festivalit "Kėnga Magjike". Sivjet festivali do tė mbahet nėn patronatin e Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė Qeverisė sė Kosovės.
    Tridhjetė kėngėtarė nga tė gjitha trevat shqiptare do marrin pjesė nė pjesėn garuese ndėrsa mysafirė tė ftuar, vendorė dhe ndėrkombėtarė do t'i japin pamje edhe mė tė bukur kėtij festivali. Do tė marrin pjesė shumė emra tė njohur skenės ndėrkombėtare, siē janė ABBAriginal nga Suedia, kėngėtarja e mirėnjohur Samanta Fox, grupi Rednex etj.
    Pėrveē kėngėve konkurruese njė rėndėsi mjaft e madhe nga organizatorėt i kushtohet edhe elementeve spektakulare. Pėr kėtė qėllim punon njė staf me njerėz tė afirmuar, me nė krye regjisoren Vera Grabocka.
    Bashkorganizatorėt kanė arritur tė rikonstruktojnė pjesėrisht
    ambientet e sallės 1 Tetori ku do tė mbahet festivali.
    Festivali do tė transmetohet nė tė tri netėt e tij drejtpėrdrejt nga RTV 21 nė Kosovė dhe Televizioni Kombėtar Klan nė Shqipėri si dhe do tė ritransmetohet si nė rrjet tokėsor ashtu edhe nė satelit.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    --

    Instrumentet muzikorė, tradita e familjes Xuxi nė tre breza

    Sagė mandolinatash mes maleve tė Vergoit


    Thoma Nika

    SARANDĖ. Kostaq Xuxi ėshtė mėsues muzike nė njė shkollė fshati. Aventura e tij ėshtė ngritur nė njė zonė tė thellė malore, siē ėshtė ajo e Vergoit, ku edhe patatja e perimet e tjera vijnė nga Saranda e Delvina. Ndėrsa arti ėshtė ndoshta nga tė vetmet “prodhime vendi”. Gjithēka ē’ėshtė e mundur tė dalė nga telat e mandolinės dhe violinės, derdhet odave e avllive tė shtėpive tė shtatė fshatrave, prej Kopaēezes nė Tatzatin e skajshėm. Mėsues Kostaqi, qė ėshtė edhe trajnues muzikor i fėmijėve nga gjithė zona, ka lėnė pas gjurmė 30-vjeēare nė kėtė fushė. Kurset e mandolinės, violinės e kitarės, pas njė pauze disavjeēare, vitet e fundit janė ripėrtėrirė nė mėnyrė gati tė pabesueshme.
    Nga ka nisur ajo? Fillimet e Kostaq Xuxit ishin ato tė njė mėsuesi muzike nė shkollėn 8-vjeēare, nė vitin 1975, si zotėrues i disa instrumenteve muzikorė si mandolinės, violinės, fizarmonikės e kitarės. I kujtohen 15 nxėnėsit e parė kur nisėn kursin e violinės dhe tė mandolinės, derisa nė fund tė viteve ‘90 numri i nxėnėsve instrumentistė qė dolėn nga bankat e shkollės, do tė bėhej 100. “Bazė ka qenė mandolina, me 12 nxėnės. Sidomos nga vajzat ajo ishte shumė e preferuar”. Ai tregon pėr 8 nxėnės tė tjerė qė iu frekuentonin mėsimet pėr violinė, djem dhe vajza qė sot kanė mbaruar studimet e larta. Natyrisht, jo pėr muzikė, po atė e kanė si njė dhuratė nga vitet e shkollės dhe pasion qė i shoqėron nė jetė. “Instrumenti, shpjegon ai, nuk mėsohej mbi baza amatore, por me metoda tė siguruara nga shkolla pedagogjike e Gjirokastrės, shkollė nė tė cilėn ka studiuar Xuxi. Nė radhėn e njerėzve tė cilėve dėshiron t’u transmetojė mirėnjohje ėshtė edhe profesori i njohur Zhani Ciko, qė e ka ndihur me shumė literaturė, tė vlefshme pėr veten dhe nxėnėsit e tij.

    Instrumenti i shtėpisė
    Ēfarė ka nė themelet e “godinės” muzikore? Eshtė fjala pėr mėsuesin e shquar, metodist i tėrė zonės e mė gjerė, i pari i kėsaj sage muzikantėsh, i atij i Kristaqit, Anastas Xuxi. Ai ka qenė muzikant, intelektual i kompletuar, qė tani nuk jeton mė. Nė konviktin “Ēamėria” nė Sarandėn e viteve ’30, studiohej edhe mandolina. Nė gjimnazin e shtetit nė Shkodėr, pėrsėri studioi muzikė, edhe violinė. Ai mbahet mend dhe si kėngėtar i mirė i natyrės operistike. Nė qytetin e Gjirokastrės profesor i tij ishte Kristo Kono, njė nga kompozitorėt mė tė njohur tė vendit nė ato kohėra. Po kėshtu nė qytetin e Shkodrės shok i tij i klasės ishte i mirėnjohuri Ramadan Sokoli. Kostaq Xuxi kujton se babai, ēdo fundjavė, shkonte nė familjen e tij dhe ushtrohej nė instrumente. Ndėr shokėt e tij ka qenė edhe Qemal Stafa, me tė cilin, duke qenė nė tė njėjtėn shkollė, e lidhnin shijet pėr artin e muzikėn.
    Baba Tasja, siē e thėrrisnin fėmijėt nė Vergo, ishte nga mėsues dhe drejtues shkolle, qė rrezatonte kulturė.
    Mandolina ishte instrumenti i shtėpisė, tė cilėn ua mėsoi tre fėmijėve, pavarėsisht nga rrugėt e ndryshme qė morėn nė jetė. “Ne si familje kemi pasur njė orkestrinė interesante, -flet me nostalgji Kostaqi.- Studionim, por edhe kėndonim, kryesisht kėngė shqiptare, kėngė shkodrane, tė cilat babai i kishte tė repertorit tė tij, por dhe pjesė nga kompozitorė tė mėdhenj, pjesė nga operat, si “Nabuko”, “Traviata” etj.

    Ndihma
    Kitarat nga Hollanda
    Ndoshta ėshtė nga tė rrallat shkolla fshati, ku tradita e rretheve muzikore ka bėrė njė hop. Veē pasionit gjithnjė tė ngrohtė tė Kostaq Xuxit, kjo ka ndodhur falė edhe ndihmės qė jep Fondacioni “Lidia”. Instrumentet janė siguruar nga njė donator hollandez. Jasper Otte, “Qytetar Nderi” i Delvinės ka sjellė disa instrumente kitare nga Hollanda dhe ka nisur njė punė tė programuar e tė kualifikuar nė kėtė drejtim. Me instrumentat mandolinė, kitarė dhe fizarmonikė, nxėnėsit kanė arritur tė luajnė jo vetėm pjesė tė programit muzikor shkollor, edhe pjesė klasike, si solistė dhe nė grup. Tė rinjtė ekzekutojnė nė grup, nga Moxarti “Serenatė e vogėl”, nga Bethoven “Pėr Elizėn”, edhe pjesė nga kompozitori i kėsaj krahine, Limoz Dizdari, njė repertor me motive tė zonės apo dhe pjesė popullore tė Shqipėrisė sė Mesme, tė Veriut, kosovare etj.
    Sot, Kostaq Xuxi punon me 12 instrumentistė. “Kanė vėshtirėsi nė pėrdorimin e instrumentit. Janė ende tė vegjėl, kryesisht nė klasėn e 5-6, -thotė mėsuesi Xuxi -por premtojnė”. Ndėrkohė qė njė grup i ri instrumentistėsh sapo ka nisur mėsimet kėtė fillim shkurti. Janė nė klasėn e tretė fillore. “Ėshtė dėshirė e fėmijėve dhe e familjeve tė tyre”,- thotė i ngazėllyer. Orėt e muzikės zhvillohen pas shkollės dhe kryesisht nė ditė pushimi, kur fėmijėt janė tė lirė.

    Familja “orkestėr”
    Ashtu si i ati, nė rrugėn e muzikės Kostaqi ka futur sė pari fėmijėt e vet, njė djalė dhe tri vajza. E madhja ka studiuar pėr gjuhė frėnge, dhe ka dobėsi violinėn. Vajza tjetėr ka studiuar infermieri, punon si laborante, ndėrkohė qė ka mbaruar kursin e kitarės nė Tiranė. Ndėrsa e vogla qė studion nė Gjirokastėr, ka mbaruar kursin e mandolinės dhe ėshtė shumė e dhėnė pas kėtij instrumenti. Sa pėr djalin, Gentin, ai kujton se mėsimin e violinės e ka nisur qysh nė moshėn 6-vjeēare. Pėr 4 vjet merrte mėsime nga mėsues tė tjerė mė tė kualifikuar, si Tomi Stefanidhi nė Sarandė, apo Zhani Ciko nė Tiranė. Para disa vitesh pėrfundoi studimet nė degėn histori-gjeografi, por violinėn nuk e ka ndarė nga vetja. “Nuk dua ta humbas instrumentin e dashur, violinėn, aq mė tepėr qė ėshtė tradita e familjes nė tre breza dhe ndiej detyrimin ta pėrcjell edhe tek djali im”,-thotė Genti duke treguar pėr tė voglin 3-vjeēar. Ai ndjek me sy tė birin, Anastasin, se si sillet me violinėn. “Veē ta shihni,-thotė i ngazėllyer-nuk e mban si lodėr fėmijėsh, por e mban ashtu siē duhet, duke mė imituar mua”.



    09/02/2005

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    emri: Edmond Xhani

    > origjina: Shqiperia
    >
    > vendi: New York, USA.
    >
    > tel: 1718 815-6390
    >
    > fax: 1718 815-6390

    >
    > message: ARTISTET SHQIPTARE TE AMERIKES NE TIRANE.


    > Ne daten 19 Mars 2005, diten e shtune ora 19:00 ne Pallatin e
    Kongreseve
    > ne Tirane, grupi artistik "ALBA" nga New Yorku do te shfaqe
    nje
    > Koncert - Live me titull: "PRANVERE NE TIRANE".
    > Rikthimi ne skenen shqiptare pas afro 10 vjetesh i disa prej emrave
    me te
    > njohur te muzikes shqiptare si: Merita Halili, Eli Fara, Gezim Nika,
    > Fitore Mamaqi, vellezerit Zena, Eli Rizo etj, e ben edhe me te
    rendesishem
    > kete aktivitet dhe padyshim interesimi i publikut te kryeqytetit do
    te
    > jete i madh. Ne programin qe do te prezantohet nga Elmira Xhani, do
    te
    > kete pjese te zgjedhura nga muzika shqiptare dhe ajo amerikane.
    Materialet
    > muzikore do te shoqerohen nga orkestra "Alba" e perbere nga
    > muzikantet e talentuar Edmond Xhani, Artan Kushi, Ilir Dangellia,
    Maksim
    > Vathi, Dritan Papa, Murat Rama.
    > Organizator dhe drejtues artistik i grupit "ALBA" eshte
    > kitaristi Edmond Xhani.
    >

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Motrat Dizdari, njė fundjavė me klasikėt e mėdhenj

    Faqja 25 - KULTURE
    Maj 25, 2005

    Kthehen nė Tiranė me "Duo Dizdari" & Hobson

    Motrat Dizdari, njė fundjavė me klasikėt e mėdhenj


    --------------------------------------------------------------------------------



    Kryeqyteti do tė ndiejė nė fundjavė tingujt magjepsės tė gjigantėve tė muzikės klasike Shopen, Brahms, Mozart, Prokofiev, Dvorzhak, Frank. Do tė jenė motrat Magi (piano) dhe Alda Dizdari (violinė), si dhe Ian Hobson, pianist dhe dirigjent i njohur amerikan, qė do tė interpretojnė muzikėn e zgjedhur klasike tė kėtyre kompozitorėve. Koncerti i parė do tė shfaqet tė shtunėn nė hollin e Teatrit tė Operės dhe Baletit, ku violinistja Alda Dizdari dhe pianisti amerikan Hobson do tė interpretojnė sonatėn pėr violinė dhe piano nga Brahms, si dhe dy sonata nga Frank. Pianisti amerikan, i cili ka qėnė i pranishėm nė Shqipėri pėrpara njė viti si dirigjent i Orkestrės sė Radio-Televizionit Shqiptar nė njė koncert ku interpretonte edhe violinistja Dizdari, do tė interpretojė solo edhe njė sonatė nga Shopen. Ndėrkohė, nė sallėn e Akademisė sė Arteve do tė shfaqet tė martėn koncerti i Orkestrės sė Radio-Televizionit Shqiptar nėn dirigjimin e Hobson. Nė kėtė koncert "Duo Dizdari" do tė interpretojnė solo pjesė nga Mozart, Prokofiev etj. Alda ėshtė mė e vogla e familjes Dizdari. Ajo jeton aktualisht nė Britaninė e Madhe, ku po kryen studime pasuniversitare. Magi jeton nė Shtetet e Bashkuara, ku punon, pas pėrfundimit tė masterit, si pedagoge e pianos. Vitin qė kaloi Magi interpretoi pėr herė tė parė nė njė mbrėmje tė veēantė nė TOB 22 variacionet koncertale pėr piano "Rrugė tė bardha" tė tė atit, kompozitorit Limos Dizdari, mbi tė cilat u bazua krijimi i kolonės zanore tė filmit artistik me tė njėjtin titull. Alda Dizdari ėshtė vlerėsuar nga kritika si njė violiniste virtuoze dhe e talentuar, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Britaninė e Madhe, nė Francė, Luksemburg, Rumani etj. Ajo ka njė jetė tė pasur koncertore nė kėto vende.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Albanian feat Kosovo

    Albanian feat Kosovo


    Anjeza Shahini me “Marigonen”, Rovena Stefa me Bleron dhe Ledina Celo me Memlin. Kjo eshte tendenca me e re e kengetareve shqiptare, qe po gjejne ritmet r&b dhe hip hop, perkrah djemve me ne mode te muzikes kosovare

    nga Anduela Nika

    Kishte hequr xhinset, llastikun e flokeve, trukun prej 18 vjecareje dhe sakaq ishte shnderruar ne nje “femer fatale” te viteve ’30. Dhe kjo nuk po i pelqente fare. Te gjithe ishin moderne, vetem ajo dukej sikur kishte dale nga ndonje film ne bardhe e zi, i shpluhurosur nga arkiva dhe i bere me ngjyra fale teknologjive te reja dixhitale. Por e gjithe kjo po e ekzaltonte regjisorin maqedonas Darko Dimtrova: “Eshte perfekte, kjo eshte ajo qe dua”.

    Megjithate, Anjeza Shahini dukej teresisht e perhumbur me imazhin e ri prej nje dive kinemaje, nderkohe qe i duhej vetem te kendonte dhe te sillej me elegance neper salle. Xhirohej videoklipi “Mes nesh” dhe perkrah saj ishin djemte e grupit “Marigona”. Ishte dueti i pare per kengetaren shqiptare, nga e cila te gjithe po prisnin ti ekzaltonte serish, me nje kenge hit pas suksesit ne Festivalin Europian. Por, nderkohe ajo po pergatiste nje balade alla Selin Dion. “’Mes nesh’, nuk eshte nje kenge, e cila trasmetohet 24 ore ne 24 ne radio, apo qe kercehet neper disko”, tregon Anjeza per “Klan”. Nga ato kenge qe zakonisht behen hite te menjehershme brenda pak oresh, e per tu harruar me pas, po kaq shpejt.

    Ajo po kerkonte dicka krejt tjeter, ndaj dhe per kete, zgjodhi pikerisht grupin “Marigona”. “Ata jane djem shume serioze dhe kane nje treg shume te rendesishem muzikor ne Kosove. Vec kesaj, solisti grupit, Vullneti shkonte ne nje linje zeri me mua”. Por nuk do te ishte vetem kjo, qe do ta conte Shahinin drejt realizimit te duetit me grupin kosovar. “Ata kane vlera dhe une kam nevoje te bashkepunoj me ato grupe apo individe, nga te cilet kam se cfare te marr”, rrefen Shahini.

    Edhe pse figura e mire qe beri ne te parin Festival Europian qe u perfaqesua Shqiperia, i ka dhene famen, ajo nuk rresht se kerkuari suksesin. Pavaresisht se me kengen “Mes nesh”, ajo i ka mberritur me shume ne Kosove sesa ne Shqiperi. Mund te kishte zgjedhur kedo kengetar per te bere duet, por ajo zgjodhi pikerisht Marigonen, sepse mbi te gjitha ato kane me shume eksperience se 18 vjecarja nga Tirana. Ne Kosove kenga eshte renditur ne maje te klasifikimeve, kurse ne Shqiperi eshte shfaqur shume pak, edhe pse ka gati nje vit qe ka dale ne treg.

    “Nuk shqetesohem per kete, dua qe gjerat ti marr ngadale dhe produktin tim ta shes sa me me finese”, thote Anjeza. I pelqen te eksperimentoje, por jo te kaloje ne ekstrem dhe kete eshte perpjekur ta beje edhe me duetin. Nuk eshte sforcuar te kendoje ndryshe dhe as ti pershtatet partnerit, pasi ne fund te fundit eshte ajo rreth se ciles rrotullohet e gjithe aureola e suksesit. Sepse ndryshe nga shume bashkemoshatare te saj, Anjeza e kupton se e ka gjithe jeten perpara dhe qe te rezistosh tashme ne treg, duhet para se gjithash, ti shmangesh kurtheve te konsumizmit te dites. Ndaj, ajo donte te bente vetem nje kenge te bukur, nje duet qe te rezistonte ne kohe, pa u munduar fare te kapte publikun e “Marigones”, megjithese ato po e prisnin me flamur ne dore, qe kur ajo ishte vetem nje etheiste.

    Ne nje kohe qe ekstremet nuk shkojne pershtat me Shahinin, per Rovena Stefen ato jane nje sfide me shume per kordat e saj vokale. Ndaj kete radhe, ka lene ne shtepi rrymen e saj me pigment paksa oriental, per te flirtuar me r&b. E mesuar me kercimet pindarike, Rovena nuk e kishte te veshtire ti pershtatej as kete radhe, stilit te Bleros per te realizuar duetin “Mos thuaj”. Megjithese jeton ne Suedi, Blero, edhe ky nje tjeter kengetar kosovar eshte nje nder me te preferuarit e momentit, vecanerisht nga te rinjte. Megjithese ne skandinavine e larget, prej atje, ai ka patur dhe kontaktin e pare zyrtar me Rovenen.

    Nuk jane lodhur shume per te mberritur ne nje linje te vetme. Pasi Blero i ka qendruar besnik stilit te tij, ndersa Rovena nuk e kishte aspak te veshtire qe te hiqte “Kapelen e karrocierit”, per te veshur mantelin e ri te nje kengetareje r&b. “Eshte interesante te eksperimentosh ne rryma te ndryshme. Vecanerisht kur ato jane nder me te suksesshmet ne mbare muziken boterore, sic eshte muzika orientale dhe ajo r&b”, pohon ajo per “Klan”, duke kembengulur ne idene e saj, se nje kengetar i mire, ka mundesi te interpretoje ne stile dhe ngjyra te ndryshme muzikore. “Kjo vecse i shton atij pasurine dhe background-in muzikor”,- shton Rovena.

    Dhe padyshim, pas ketij kercimi ne nje piste tjeter, kjo do te thote edhe disa fansa me shume. “Une i mirepres te gjithe te rinjte shqiptare te degjojne muziken qe ne kengetaret percojme ne te gjitha ngjyrat e saj, qofte r&b, pop, orient etj”. Per duetet e saj Rovena zgjedh vetem meshkuj; i pari ishte me Merian Gjaten ne skenen e Festivalit Kenget e Stines dhe me pas me Erion Korinin. E ne te treja bashkepunimet, ajo ka “levruar” tre rryma te ndryshme. Sepse dueti ne muzike, eshte si varka e shpetimit per ata qe kane nisur te harrojne eren e suksesit dhe per te tjeret qe ka filluar t’iu ngacmoje mukozat e hundes, eshte nje variacion me shume per permbledhjet e tyre muzikore. Ne kete menyre behesh edhe me i forte, me i pelqyeshem dhe ne fund te fundit, sigurisht me i shitshem ne treg.

    Dhe modelet, kengetaret e rinj shqiptare nuk kane pse i shpikim ne kete fushe, kur ato jane te provuara tashme. Te madhin Phil Collins nuk do ta kishin marre asnjehere seriozisht nese ai nuk do te duetonte me Rod Stjuart dhe Brus Springstin gjate nje koncerti. Apo Selin Dion nuk do te shiste me miliona disqe ne rast se nuk do te interpertonte ne duet me kengetaret me te mire te momentit; qe nga Bee Gees, Barbara Streizon, Lucano Pavaroti e deri kengetari r&b, R. Kelli. Kete formule e njeh mire dhe Ledina Celo, e cila disa vite me pare rriskoi imazhin e saj te bukur femeror, per te bashkepunuar me kengetarin kosovar Sabri Fejzullahu.

    Dueti nuk ishte i rastesishem, por me nje synim te qarte per te kapur tregun kosovar. Fejzullahu, edhe pse shume me i vjeter ne moshe se Celo, ishte figura me serioze ne tregun muzikor kosovar. Dueti u shoqerua nga nje videoklip, i cili u trasmetua ne menyre bombastike si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi. Misioni ishte kryer, duke vrare me nje gure, dy zogj. Ledina kishte arritur te shfrytezonte mire rastin e saj, duke shumefishuar fansat edhe pertej kufirit, duke siguruar oferta te reja per koncerte. Tashme ajo i kishte te dy kategorite e fansave, ato me te rinjte qe e kishin ndjekur prej kohesh dhe nje publik qe i kalonte te 40 vjetet.

    Por, tashme ky duet ka nisur te jete prezent, gjithnje e me rralle ne ekranet dhe valet e radiove. Ledina e dinte se ky moment do te vinte nje dite, ndaj prej pak javesh ne radio ka nisur te trasmetohet nje tjeter duet i saj, serish me nje kosovar. Kengetari qe ndodhet krah saj, kete radhe nuk mban mustaqe dhe kostume me prerje klasike, por bluza te gjera dhe floke te gjate te kapur bisht. Quhet Memli Krasniqi, pjesetar i grupit te njohur “Ritmi i Rruges” dhe nje nder kantautoret me te kerkuar e me te suksesshem ne tregun shqipfoles. Kenga “Mos plas”, eshte realizuar gati nje vit me pare dhe arrin te trasmetohet vetem ne fillim te ketij muaji. Pikerisht ne momentin kur ishte “harruar” jo vetem dueti me Fejzullahun, por po shuhej nderkohe, edhe jehona e kenges se saj ne Festivalin Europian.

    Kjo levizje taktike, duket se i ka dale per mbare edhe kete here Ledines, qe i eshte rikthyer tregut muzikor, me nje version me rinor e modern. Ashtu si kolegia e saj, Stefa edhe ajo interpreton ne nje kenge hip-hop, duke kapercyer disi stilin e saj ne kengen e lehte. Ky eshte eksperimentimi i pare ne rrymen hip-hop i Celos dhe sigurisht, qe te ndihej po aq e sigurte sa deri tani, edhe ne pisten e re, ajo do ti besonte interpretuesit me te mire te ketij zhanri ne treg.

    Te tre duetet, “Mes nesh” e Anjeza Shahinit me grupin Marigona, “Mos thuaj” e Rovena Stefes me Blero dhe “Mos plas” e Ledina Celo me Memlin, vertiten tek e njejta fabul; ndjenja e forte e dashurise mes dy te rinjve, ndarjet, gabimet e zhgenjimet. Sepse kenget romantike jane dhe ato qe prekin me shume fansa, qe “kapen” me lehte prej tyre, e qe ne fund pelqehen me shume. Nje zgjedhje racionale dhe per vete kengetaret. Per aq kohe, sa asnjeri prej tyre nuk e ka ende luksin e te berit te nje kenge sipas deshires dhe shijeve te tyre me te larta profesionale. Pasi tregu muzikor shqiptar, ende i ngjan nje xhungle, ku ligji i mbijeteses ne treg, i dikton fort shijet e tyre muzikore.

    Jane kenge me fjale te thjeshta dhe te kuptueshme per nje degjues, i cili ne kohe pushimesh nuk eshte shume i predispozuar qe te perqendrohet dhe aq, per te kuptuar nje kenge. Mjafton qe ajo te kete nje ritem te mire, te interpretohet nga dy emra te njohur te muzikes,- mundesisht si ne te tre duetet e fundit,- t’i drejtohet njekohesisht tregut shqiptar ketej e andej kufirit dhe te trasmetohet ne kohe vere. Te pakten ne kete periudhe, vetem keshtu duket se suksesi te vjen i servirur ne nje pjate te argjendte.

    Te treja kengetaret, kane zgjedhur per te bashkepunuar me kengetare kosovare. Jo se ne Shqiperi mungojne kengetare te njohur dhe profesioniste, por sepse momentalisht tregu muzikor i rrymave te reja, eshte i pushtuar nga artiste kosovare. “Bashkimi ben fuqine”, thote nje proverb i vjeter, filozofine e te cilit e kane kuptuar shume mire kengetaret shqiptare. Zgjerimi i tregut, do te thote per to me shume fitim dhe fame. Kjo e fundit merr trajten e nje parabole, qe mberrin pikun dhe renien.

    Shpetimi eshte kapja fort pas kolegut te sukseshem, qe po i shndrin me shume se te tjeret ylli i fatit. Per kete sezon ai eshte spostuar ne Kosove, ku grupe dhe artiste kosovare po diktojne rrymat me te suksesshme muzikore, si r&b apo hip hop. Eshte kjo lloj muzike qe pelqejne te rinjte e sotem dhe qe artistet kosovare kane mesuar ta shesin ne menyren me te sukseshme te mundshme. Ndaj, kengetaret e Shqiperise, duke shfrytezuar emrin dhe hiret, rendin pas tyre. Duke kerkuar nje kufi te ri muzikor, nepermjet dueteve me djemte me te kerkuar te momentit ne Kosove. Duke i ringritur edhe per nje sezon tjeter, kuotat e tyre ne treg, nje kohe kur kuotat kishin filluar ti binin dhe fama ishte gati te niste shtegetimin, ne kerkim te emrave te rinj.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  14. #14
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Koncert ne Prishtine i Johnny Depp, Mike Patton, Marilyn Manson

    Johnny Depp nė Kosovė
    Ndryshe nga herėt e tjera, fansat e tij e kanė ndjekur kėtė herė si kėngėtar dhe jo si aktor. Bėhet fjalė aktorin e njohur, Johnny Depp, i cili dje nė mbrėmje ka dhėnė njė koncert nė “Internet Disco”, nė Prishtinė, i shoqėruar nga Mike Patton dhe Marilyn Manson. Ndryshe nga sa jemi mėsuar si zakonisht tė pėrballemi me veprėn aktoriale dhe kinematografike tė tij, nė kėtė rast aktori amerikan, Johnny Depp, vjen nė projektin “Prishtina Under Construction” pėr tė performuar muzikėn, duke qenė se ėndrra e tij e fshehur nė sirtar ka qenė muzika alternative. Sė bashku me muzikantėt e tjerė, ai ka performuar me rreth 13 hite nga albumi qė vjen si bashkėpunimi i parė mes tyre. Kjo performancė starton projektin “Prishtina Under Construction”, i cili do tė realizohet nė periudhėn kohore midis muajve shkurt - shtator 2006, dhe do tė shėtisė nė hapėsira si Prishtina, Tirana, Novisad, Beograd, Torino, Milano, Paris, Berlin, Zyrih, Amsterdam, Bruksel, Los Angeles etj.

    marre nga panorama.com

    Mike Patton eshte vokali i grupit te famshem Faith No More.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Postime
    14

    Muzika Shqiptare ne iTunes tė kompanisė Apple

    Zėri i Amerikės - Albanian (Voice of America)


    Kėngėtarja Parashqevi Simaku paraqet albumin Jehonė nga Iliria



    Ilir Ikonomi
    08-04-2006

    Kėngėtarja shqiptare Parashqevi Simaku vuri nė qakullim javėt e fundit njė album nė CD tė titulluar “Jehonė nga Iliria”, me 10 kėngė nė gjuhėn shqipe. E veēanta ėshtė se albumi i ri nxirret nė shitje nė disa nga rrjetet prestigjoze tė dyqaneve amerikane.



    “Anės Lumejve”, ėshtė njė nga 10 kėngėt e albumit tė ri “Jehonė nga Iliria” tė Parashqevi Simakut. Kėnga me tekst tė Fan Nolit, u kushtohet emigrantėve shqiptarė kudo nė botė dhe ėshtė nė thelb mall pėr atdhenė.



    Natyrisht, kohėt kanė ndryshuar shumė qė kur u shkruan kėto vargje. Jetojmė nė epokėn e internetit, tė komunikimit tė rrufeshėm me e-mail, tė ipodeve dhe kur mesazhet muzikore pėrēohen shumė lehtė nga njeri kontinent nė tjetrin.



    Por pėr Parashqevi Simakun malli pėr Shqipėrinė mbetet, siē mund tė kuptohet edhe nga tingėllimi qė u sjellin kėngėt e saj bashkatdhetarėve. “Anės Lumejve” duket sikur vajton nė interpretimin e Simakut, e cila kujdeset pėr ēdo tingull dhe pėr ēdo fjalė qė mbush kėngėn e saj.



    Albumi nė CD me producent kitaristin Robert Nolfe dhe vetė Simakun, sjell edhe tema tė tjera mjaft tė dashura pėr kėngėtaren, e cila krijoi njė stil lehtėsisht tė dallueshėm qysh nė Shqipėri para se tė imigronte nė Shtetet e Bashkuara.



    Albumi i ri vazhdon tė sponsorizohet nga rrjetet e specializuara tė shitjeve muzikore. Sony/BMG dhe rrjeti i librarive Borders janė dy gjigandėt amerikanė qė kanė marrė pėrsipėr reklamimin e Jehonės nga Iliria. Ditėt e fundit, Parashqevi Simaku interpretoi nė njė superlibrari Borders nė Manhatan si dhe nėnshkroi autografe.



    Disku mund tė shkarkohet nė mėnyrė dixhitale pėrmes distributorit tashmė tė njohur iTunes tė kompanisė Apple. Ai mund tė blihet nė rrjetet e dyqaneve tė specializuara pėr disqet nė tė gjithė Amerikėn si Tower Records apo Virgin Megastores dhe shitet edhe nga rrjetet e dyqaneve tė tillė popullorė si Best Buy dhe Circuit City.



    Kėngėtarja ka njoftuar se do t’ja dhurojė tė drejtėn e riprodhimit dhe shpėrndarjes sė albumit tė saj botuesve tė ndryshėm nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni.//ii

    ___________________________


    >Degjoni Jehone nga Iliria<
    http://www.simaku.com/albanian.htm

    >Bleni CD’n ne Amazon.com<
    http://www.amazon.com/gp/product/B00...6430247?n=5174

    >Degjoni Zėrin e Amerikės<

    http://www.simaku.com/audio/simaku.mp3

    www.simaku.com
    http://www.simaku.com

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-10-2005
    Postime
    2

    Koncertet Shqiptare

    ENI REISEN PREZENTON
    KONCERTE NE GJERMANI DHE NE BELGJIKE:

    ME KENGETARET ME TE MIRE TE ESTRADES SHQIPTARE SI:

    ELIZA HOXHA
    MOTRAT MUSTAFA
    MERA ZYMERI
    AFRIM MUQIQI
    ETNO ENGJUJT
    SINAN HOXHA
    LEONORA POLOSKA
    LEDINA CELO
    ERMAL FEJZULLAHU
    ETJ.

    MYSAFIR SPECIAL
    ETNO ENGJUJT
    DHE AKTORI I MIRENJOHUR ILIR REXHEPI

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-07-2006
    Postime
    1

    Smile albumi i ri i MadLion

    Kom ni se albumi i 2 i MadLion-it osht shum i mire edhe pritet te ket sukses edhe pritet qe te del ne shitje me te 20-tin Korrik edhe vet producenti i albumit Genc Prevlukaj (Gentz) ka pranuar qe albumi i 2 i MadLion-it osht shum ma i mire se albumi i 4 i Etno Engjujtve (Vitamin E) edhe promovimi i albumit pritet te behet me 19 korrik

  18. #18
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Opera e Giuseppe Verdit “Ballo me maska”

    Tragjedi e fshehur pas maskash
    Pėr herė tė parė ngjitet nė skenėn operistike shqiptare opera e Giuseppe Verdit “Ballo me maska”


    Njė ngjarje tragjike qė fshihet pas maskash. Njė mbret i vrarė nė njė ballo. Shumė mister e komplote. Njė tragjedi muzikore qė ngjitet nė skenėn operistike tė Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit si njė bashkėprodhim ndėrkombėtar, nė datat 14 deri nė 22 nėntor. Nė bashkėpunim me Institutin Italian tė Kulturės dhe Ambasadėn Italiane, pėr herė tė parė nė skenėn shqiptare shfaqet opera verdiane “Ballo me maska”, njė melodramė nė tre akte. Libreti, qė i vishet muzikės sė mrekullueshme tė Giuseppe Verdit mban firmėn e Antonio Somma-s, sa e vėrtetė, aq edhe trillim. Edhe kėtė herė regjia i ėshtė besuar regjisorit Nikolin Gurakuqi, ndėrsa skenografia Genc Shkodranit. Falė njė bashkėpunimi tashmė disavjeēar, kostumet vijnė nė Tiranė nga Teatri i Operės sė Romės, nėn kujdesin e znj. Anna Biagiotti. Orkestra e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit drejtohet nga dirigjenti Edmond Doko, ndėrsa kori nga mjeshtri Dritan Lumshi. Pėr tė interpretuar nė kėtė vepėr janė ftuar kėngėtarė lirikė nga Italia e Rumania, mes tė cilėve Roberto de Biasio, Cristian Balasescu, baritoni italian Piero Terranova tashmė i njohur pėr publikun shqiptar pėr interpretimet e tij tė mrekullueshme nė operat “Rigolleto” e “Traviata”, Dan Pataca e Laura Brioli. Sipas drejtorit tė Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, Zhani Ciko, “Ballo me maska”, konsiderohet si vepra e parė e periudhės sė Verdit, tashmė e ngritur nė pjedestalin e suksesit. “Autori, anagrama e tė cilit V.E.R.D.I ishte shndėrruar nė laitmotivin e luftės pėr unifikimin e Italisė si bashkim i inicialeve tė shprehjes "Vittorio Emanuele - Re d'Italia" (Viktor Emanueli - mbret i Italisė) duhet tė ishte njėheri muzikanti pėrfaqėsues dhe jo vetėm kaq, Njeriu dhe Artisti rreth tė cilit njė popull i tėrė gjente shprehjen e vullnetit kombėtar nė periudhėn mė tė rėndėsishme tė historisė moderne tė tij. Mbreti vetė ashtu si nė "Njė ballo me maska" ka dritėhijet dhe dramėn e tij. Autori i ka sjellė ato nė vepėr duke ruajtur pėr vete dhe kėsaj radhe guximin dhe pavdekėsinė. "Njė ballo me maska" ėshtė vepra ku valojnė pasionet dhe ngėrthimet nė shtresat mė tė larta tė jetės politike dhe jeramisė shtetėrore, prandaj ka vuajtur nga tė gjithė pasojat e veprave qė atakojnė realitete e marrėdhėnie socio-politike tė ngjashme”, - shpjegon Zhani Ciko. Pėr herė tė parė kjo opera ėshtė ngjitur nė skenėn e teatrit “Apollo” nė Romė nė 17 shkurt tė vitit 1859. Opera merr shkas nga fundi i mbretit Gustav III i Suedisė, por ėshtė shumė pak e mbėshtetur historikisht. Nė kohėn kur Verdi kompozonte kėtė vepėr iu kėrkua nga pushtetarėt tė bėnte shumė ndryshime nė kahun politik tė saj. Pavarėsisht fundit tragjik, “Ballo me maska” ka momente shumė tė bukura plot ironi dhe humor. Nė vitin 1792 mbreti i Suedisė Gustavi III u vra si pasojė e njė kurthi politik tė ngritur kundėr tij. Atė e qėlluan gjatė njė balloje me maska dhe vdiq pas 13 ditėsh pėr shkak tė plagės. Nė tė vėrtetė vepra e Verdit ėshtė shumė pak e mbėshtetur nė histori. Nė vitin 1833 dramaturgu francez Eugene Scribe shkruajti njė pjesė tė titulluar “Gustavi III”. Ai mori vetėm disa emra nga historia e vėrtetė dhe pjesa tjetėr ishte trill i fantazisė. Ėshtė pikėrisht kjo pjesė burimi i operės verdiane.


    Shekulli

  19. #19
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Korēa, fituese e Festivalit Folklorik tė Sazeve

    Grupi i sazeve tė Korēės u nderua me ēmimin e parė nė edicionin e katėrt tė Festivalit Folklorik tė Sazeve, qė organizohet me mbėshtetjen e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Qendrės Kombėtare tė Veprimtarive Folklorike, si dhe Bashkisė sė Korēės.

    Juria e festivalit, pas dy netė konkurimi nė datat 6 dhe 7 nėntor tė disa grupeve nga rrethe tė ndryshme tė vendit, vlerėsoi me ēmim tė parė grupin e sazeve tė Korēės, me ēmim tė dytė grupin e sazeve tė Kolonjės dhe me ēmim tė tretė, atė tė Beratit.

    Pėr instrumentistė tė veēantė si klarinetisti korēar Zhani Struga, apo violinisti Aurel Qirjo, iu ndanė edhe ēertifikata pėr interpretimin e tyre cilėsor. Bashkia e Korēės, vlerėsoi me stema pėr kontribut tė veēantė nė pėrpunimin dhe ruajtjen e traditės sė kėngės popullore edhe grupin e pleqve tė Krujės, tė cilėt ishin tė ftuar nė kėtė aktivitet.

    Nė edicionin e katėrt tė Festivalit tė Sazeve Popullore morėn pjesė 9 grupe sazesh nga rrethet Kolonjė, Korēė, Berat, Tiranė, Delvinė, Vlorė, Tepelenė, Fier, grupi ēam " Dodona". Pėr mungesė fondesh, qė nuk janė dhėnė nga bashkitė pėrkatėse, nė kėtė festival nuk morėn pjesė grupe tė tilla, si ai i Bilishtit, Pogradecit e Pėrmetit.

    Shekulli

  20. #20
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    “Celėsi Muzikor 2008”

    Festivali Veror
    “CELĖSI MUZIKOR 2008”
    Edicioni i dytė
    Mbajtur mė 17.07.2008, nga ora 21:00, nė Diskotekėn ‘MCLUB’ - Gjilan

    Fituese e edicionit te kaluar ishte : Zanfina Ismajli-As i fundit as i pari

    Fituesit janė:

    ĒMIMI I PARĖ
    Rezarta Shkurta ‘Kapriēoze’
    Tex & Kompozimi: Produkt 28

    ĒMIMI I DYTE
    Fjolla Morina ‘Nė flagrancė’
    Tex: Fjolla Morina, Kompozimi: Gago

    ĒMIMI I TRETE
    Mimoza Nelaj ‘Merrėm’
    Tex: Bujar Idrizi , Kompozimi: Ocko

    I PUBLIKUT
    Dona ‘Frikė ty nuk tė kam’
    Tex & Kompozimi: Florian Mumajesi

    BEST MALE
    Berkani ‘Mama mia’
    Tex: Berkani , Kompozimi: Ocko

    BEST FEMALE

    Ēiljeta ‘Lolita’
    Tex: Rozana Radi , Kompozimi: Adrian Hila

    HIT KENGA
    Adelina Tahiri ‘Gjysma tjetėr’
    Tex: Teuta Tahiri , Kompozimi: Ocko

    SPECIAL
    Xhuli ‘Digjem’
    Tex: Xhuli, Kompozimi: Maki

    Viki Lulgjuraj ‘Vetėm sonte tė vallėzojmė’
    Tex: Sokol Marsi, Kompozimi: Luigj Dedvukaj

    ZICO TV
    Rejhana ‘Dashuri reale’
    Tex: Rejhana , Kompozimi: Arsim Bunjaku

    Interpretimi me i mire
    Orinda Huta ‘Mesnate’
    Tex & Kompozimi: Produkt 28

    Best styling
    Drenusha Latifi ‘Ato ditė’
    Tex: Arian Agushi, Kompozimi: Andin Randobrava

    Best new artist
    BROTHER HOOD ‘Back in the bullding’
    Tex: Genc Hollaj, Kompozimi: Shkėlqim Ranja

    Kompozimi me i mire
    Genc Prelvukaj: Fatlinda Ramosaj ‘Hasta la vista’

    Teksti me i mire
    Behlul Shala: MC-Adi feat. Kreni ‘Amaneti’

    Best hip hop
    MC-Adi feat. Kreni ‘Amaneti’
    Tex: Behlul Shala, Kompozimi: a.k.a. barok – Korab
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •