Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Mosha
    43
    Postime
    289

    Jorge Luis Borges

    Mbi autorin

    Jorge Luis Borges lindi me 24 gusht 1899 ne Buenos Aires,Argjentine, prej nje familjeje intelektuale. Per disa vjet u edukua ne shtepi nga nje guvernante angleze, por roli orientues i te atit (njohes i gjuheve te huaja, profesor psikologjie dhe i se drejtes) do te ishte vendimtar ne jeten e Borgesit.

    1907-Borgesi ben sprovene tij te pare letrare me tegimin "Parzmorja fatale" frymezuar nga nje episod i "Don Kishotit".
    1908- Lexon dhe perkthen nga anglishtja si psh. perkthimi i "Princi i Lumtur" te O.Wilde.
    1914-Familja e tij shperngulet ne Gjeneve ku, Borges, spanjishtes dhe anglishtes i shton dhe frengjishten dhe gjermanishten.
    1919,1921-Familja Borges udheton ne Spanje ku, Borgesi i ri lidhet me poete te levizjes ULTRAS ne Madrid ku shkruan edhe disa poezi, persiatje e mendime.
    1923- Dy vjet pas kthimit ne Argjentine boton vellimin poetik qe e beri te famshem "Afshi i Buenos Airesit" ku publikohen 38 poezi te cilat, sot konsiderohen si kryeveprat e tij ne poezi.
    1925 deri me 1936 boton: vellimin e dyte poetik "Hena nga nje faqe" me 21 poezi. Essene e pare Inkuizicionet, essene "Debati", essene "Madheshtia e shpreses sime", vell. me poezi "Rradhori i Shen Martinit, biografine e Evaristo Carrigo, "Histori e pergjithshme", "Pasioni", "Histori e perjetesise".
    1930- Ky vit shenon fillimin e verbimit e tij dhe qe ketej e tutje krijimtaria e tij mbeshtetet vetem ne kujtese dhe diktim.
    1938 - Ngarkohet me detyren e biblotekarit ne Bibloteken Kombetare.
    Ne vitet 1940 - 1981 boton: Novelen "Pier Menar, autor i Don Kishotit", "Aleph", essete "Inkuzicionet e tjera", permbledhjen "Tregime te jashtezakonshme", "Enderr tigrash", "LIbri i te qenit imagjinar", "Raportet e doktor Brodise", "Autobiografia", "Libri prej rere" permbledhja poetike "Shifra" etj..
    1956- Merr Cmimin Kombetar te Argjentines per letersine dhe ne 1980 cmimin "Servantes" ne Spanje.
    Nderron jete me 14 Qershor 1986 ne Gjeneve.




    Bashkefajtori

    Me kryqezojne dhe une duhet te jem kryqi e gozhdet.
    Me ofrojne putirin dhe me duhet te jem kukuta.
    Me mashtrojne dhe me duhet te jem genjeshter.
    Me perzhisin dhe me duhet te jem Ferri.
    Duhet te levdoj e t'i falemnderes cdo casti kohor.
    Gjithcka eshte ushqimi im.
    Pesha e sakte e universit, nenshtrimi, hareja.
    Duhet ti jap te drejte asaj qe me plagos.
    Krejt pa rendesi fati a fatkobi im.
    Jam Poeti.


    Prova

    Pertej portes, nje njeri
    debon zvetenimin e tij.
    Me kot do i drejtoje pershpirtje kesaj nate
    zotit te vet te cuditshem qe eshte tri dhe dy dhe nje.
    qe do i shpalle pavdekesine.
    Tani degjon profecine e vdekjes se vet
    e di se eshte nje kafshe e zbutur.
    Vella, je ti ky njeri.
    Falenderojme krimbat
    dhe harrimin.



    Engjelli

    Mos qofte i padenje njeriu per Engjellin
    shpata e te cilit e mbron
    qe kur e krijoi e njejta Dashuri
    qe drejton diellin dhe yjet
    deri ne Diten e Mbrame ne te cilen ushton
    kushtimi i trombes.
    Mos e zvarrit nder bordellet dritekuqe,
    as ngrehinave qe madheshtia trashegoi,
    as ne tavernat e nderkryera.
    Mos iu nenshtro pergjerimave,
    as denesjes se lotit,
    as shpreses se kote,
    as magjise se ngrate te frikes,
    as statujave aktoreske.
    Tjetri e gjykon.
    Kujto se s'do te jete kurre i vetem.
    Ne gjemimin e dites dhe nates,
    ky pasqyrim i panderprere eshte deshmitar,
    nuk e kris nje lot kristalin.

    Zot, ne te fundmen dite timen mbi Toke
    s'do te desha te kem lenduar Engjellin.

  2. #2
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Mosha
    43
    Postime
    289
    Te Drejtet

    Nje burre qe ujdis kopshtin e vet sic deshironte Volteri.
    Kush kenaqet se ne toke ekziston muzika.
    Kush me gazmend zbulon nje etimologji.
    Dy nepunes qe ne kafenene e Jugut luajne shah qetesisht.
    Pocari qe paramendon nje ngjyre e nje forme.
    Tipografi qe faqos bukur rradhet me te cilat mbase s'eshte njimend.
    Nje burre e grua qe lecisin tercinat e fundit te nje kenge.
    Ai qe perkedhel kafeshezen tek fle.
    Kush perligj a shfajeson te keqen qe i kane bere.
    Kushe eshte mirenjohes qe ne toke lindi Stivensoni.
    Kush pelqeu qe e drejta t'u takoje te tjereve.
    Njerez te tille, qe i shperfillim, po shelbejne boten.

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    armandovranari,

    falemnderit per informacionin mbi jeten e Borges.
    Per poezite gjithashtu.


    Une po sjell dy pjese te shkurtra ne proze.







    Ngjarje me armikun


    Shume vite isha fshehur e kisha pritur dhe ja, me ne fund, armiku po vinte ne shtepine time. E pashe duke ngjitur me zor te perpjeten e asaj suke. Mbante nje shkop qe, ne duart e tij te plakura, nuk mund e ishte arme, po e perdorte per t’u mbeshtetur. Mezi e degjova trokitjen e tij te lehte te dera ime. Pashe i pikelluar doreshkrimet e mia, gomen te ngrene pergjysme, traktatin e Artemidorit per endrrat, nje liber i cuditeshem, sidomos per mua qe nuk di greqisht. Desha ta mbyll deren me celes, po ai hyri dhe u duk sikur do te plandosej pertoke; u kalamend, e leshoi shkopin dhe u shtri ne shtratin tim i derrmuar. E kisha perfytyruar shume here ne ankthet e mia, po ate cast vura re se ai ngjante si dy pika uji me portretin e mbrame te Linkolnit. Ora ishte kater pasdite.
    U perkula mbi te, qe te me degjonte me mire.
    - Njeriu kujton se vitet kalojne per dike, - i thashe, - po ata kalojne edhe per te tjeret. Ja, me ne fund u takuam dhe gjithcka ka ndodhur me pare, nuk ka me kuptim.
    Nders flisja, ai kishte shkopsitur pardesyne. Doren e djathte e mbante ne xhepin e xhaketes. Me beri nje shenje dhe une e kuptova se kishte revolver.
    Kerkova fjalet, se une nuk jam njeri i forte dhe vetem fjalet mund te me shpetonin. I zgjodha e i thashe:
    - Eshte e vertete se para shume kohesh kam keqtrajtuar nje femije, po ti nuk mund te jesh ai femije dhe une nuk jam me ai mendjelehti i dikurshem. Shpagimi eshte po aq i siperfaqshem e qesharak sa c’eshte edhe vete falja.
    - Pikerisht se une nuk jam ai femije, - u pergjigj, - do te te vras. Nuk eshte fjala per shpagim, por eshte nje akt drejtesie. Argumentet qe paraqet ti, Borhes, jane marifete te thjeshta, te cilat shprehin friken qe ke se une do te te vras.
    Tani nuk ke c’ben me.
    - Mund te bej nje gje, - iu pergjigja.
    - Cfare? – pyeti.
    - Te zgjohem.
    Dhe ashtu bera.







    The Unending gift


    Nje piktor me premtoi nje tablo.
    Ketu, ne Nju-Ingland, mora vesh se ai kishte vdekur. Ashtu si heret e tjera, ndjeva trishtim e befasim dhe e kuptova se jeta eshte vetem nje enderr. Mendova per piktorin e tablone e humbur.
    (Vetem perendite mund te premtojne, se ato jane te pavdekshme).
    Mendova edhe per vendin qe kisha caktuar per ta varur tablone.
    Pastaj mendova: po te varej aty, do te ishte nje send me shume, nje send, nje nga ato kotesite e zakonshme te shtepise; kurse tashti ajo eshte e pamase, e panderprere, e afte qe te marre cdo trajte, cdo ngjyre, dhe nje jete e pavarur nga gjithkush.
    Pra, ne njefare menyre ajo ekziston. Do te jetoje e do te rritet si nje muzike dhe do te qendroje me mua deri ne fund te jetes. Faleminderit, Horhe Larko!
    (Edhe njerezit mund te premtojne, pasi te premtimi ka dicka te perjetshme).

  4. #4
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Mosha
    43
    Postime
    289
    Dita, po sjell nje pjese te shkurter shkeputur nga nje permbledhje kritikash te Borgesit.


    Simurghu dhe Shqiponja

    Duke folur nga ana letrare, ku mund te dalim me idene e nje qenie te perbere nga qenie te tjera, nje zog, ta zeme, i perbere prej zogjsh? I formluar ne kete menyre, problemi le shteg per persiatje te vagullta. Dikush mund te imagjonoje deri ne raskapitje shumefishimin e puplave, syve, gjuheve, e vesheve si nje "monstrum horrendum ingens" (perbindesh tejmase i shemtuar) qe paraqet Famen (ose Skandalin, ose Bujen) tek Libri i IV i Eneides, ose ate mbretit te cuditshem, te perbere prej njerezish qe formojne pjesen ballore te Leviathan-it (T. Hobbes) , i armatosur me shpate e ushtri. Francis Bekon qe i pari qe ngriti lart keto lloj imazhe, Chaucer dhe Shekspir i imituan ato. Sot ne pergjithesi ka nje perfytyrim te kesaj ideje qe perputhet me imazhin e "Shtazes Akeron" i cili, ashtu sic e pershkruan Visio Tundali, vendos mekataret ne rrotullamet e barkut te tij, ku pastaj ata troturohen nga qene, arinj, luane, ujqer e hijena.

    Ne pergjithesi, koncepti i te perberit nga qenie te tjera nuk duket shume frytdhenes, por me nje hijeshi te pabesueshme, nje prej figurave monumentale te letersise Perendimore, dhe nje tjeter i asaj Lindore, lidhen pikerisht me kete ide. Qellimi i ketij shenimi te shkurter eshte ti pershkruaj keto dy trillime te mbrekullueshme (fictions), njera e konceptuar ne Itali dhe tjetra ne Nishapur.

    E para eshte ne Canto XVIII te Paradiso-s (D. Alligeri). Ne udhetimin e tij permes rratheve Qiellore, Dante shquan ne syte e Beatrices nje lumturi dhe nje pushtet me te madh duke kuptuar se nderkohe ata kane zbritur nga Qielli i Marsit ne ate te Jupiterit. Ne harkun e fundit te kesaj sfere, ku drita eshte e bardhe, krijesa qiellore kendojne dhe fluturojne, duke renditur keshtu germat e nje fraze DILIGITE IUSTITIAM dhe formen e nje koke shqiponje e cila nuk i ngjan asnje shqiponje tokesore, por eshte e ndertuar drejteprdrejte prej Shpirtit. Pastaj kjo forme shqiponje vezullon me force dhe duket se eshte formuar prej qindra mbreterve. Nje simbol i qarte ky i Perandorise. Ajo flet me nje ze te vetem dhe thote "Une" ne vend te "Ne". Nje problem i vjeter shqeteson Danten: A nuk eshte padrejtesi e Zotit qe te denoje, per mungese besimi, nje njeri me jete shembullore, por qe i lindur mes hinduve nuk ka sesi te dije per Jesusin? Shqiponja pergjigjet me vagulltine karakteristike te zbulesave hyjnore duke ia ndaluar pyetje te tilla, por duke sugjeruar vagullt se besimi tek Meshiruesi eshte i domosdoshem dhe Zoti mund qe te kete futur ne zemrat e disa paganeve te vyrtytshem besimin. Mes te bekuarve mund te jene Perandori Trajan dhe Trojani Rifjus qe kane jetuar perkatesisht para dhe pas Krishtit.

    Duket e pabesueshme qe asnje nuk ka mundur te tejkaloje nje prej figurave me te medha te Komedise, por edhe e vertete. E prapeseprape, dicka ka ndodhur. Nje shekull pasi Dante perfytyroi emblemen e shqiponjes, Farid al-Din Attar, nje Persian e sektit Sufi, sjell konceptin e Simurghut (30 zogjte) te cuditshem, thjeshtesia e te cilit e ben me te arrire. Farid al-Din Attar lindi ne Nishapur. Ne persishte Attar dmth "ai i cili shet ilace" . Tek "Jetet e Poetit" lexojme se ne te vertete ky ishte profesioni i tij. Nje pasdreke, nje dervish hyn ne dyqanin e tij, i hedh nje sy kavanozeve dhe kutickave me ilace qe gjendeshin ne dyqan dhe perlotet. Attari i shtangur e i shqetesuar i lutet te largohet. Dervishi pergjigjet: "Mua nuk me kushton gje te largohem duke qene se nuk kam asgje timen (nuk humbas gje) ndersa per ty duhet te jete gati e pamundur te braktisesh gjithe keto pasuri qe paske." Attar mbeti i shtangur e i menduar. Dervishi iku, por ne mengjes Attari braktis dyqanin e vet dhe te gjitha punet e kesaj bote.

    Pilgrim ne Meke, ai pershkon Egjiptin, Sirine, Turqine dhe veriun e Indise. Pasi u kthye iu kushtua teresisht krijimeve letrare dhe adhurimit te ethshem te Zotit. Mendohet te kete lene mbi njezet mije faqe doreshkrime. Punimet e tij jane "Libri i Bilbilit" "Libri i Shumellojshmerise" "Libri i udhezimeve" "Libri i misterve" "Libri i Njohjes Hyjnore" " Jetet e te shenjteve" "Mbreti dhe trendafili" "Nje deklarate mrekullish" dhe te jashtezakonshmin "Konferenca e Zogjve" (Mantiq al-Tayr), subjekti i te cilit eshte :

    Mbreti i zogjeve, Simurghu ishte larguar prej shume kohesh dhe mes tyre sundonte anarkia. Te lodhur nga kjo, zogjte vendosin te nisen ne kerkim te mbretit te tyre. Ata e dine qe emri i tij do te thote "tridhjete zogjte" dhe dine se ai ndodhet ne pallatin e tij mbreteror ne malin me rrathe qe vjen perqark botes, mali KAF.

    Keshtu qe ata nderrmarin nje aventure pothuaj te pamundur. Kalojne mbi shtate dete; emri i te parafundit eshte Vertigo(Marramendje) e i te fundit Annihilation (Asgjesim). Shume prej shtegetareve dorezohen, kthehen pas, disa te tjere zhduken rruges. Tridhjete zogj, te kalitur prej peripecive te shumta, zbresin me ne fund ne malin e Simurghut. Per nje cast shohin njeri-tjetrin dhe e kuptojne se ata jane Simurghu dhe Simurghu eshte secili prej tyre dhe te gjithe bashke njeheresh. Tek Simurghu jane tridhjete zogjte dhe ne secilin zog eshte Simurghu.

    Dallimi midis Shqiponjes dhe Simurghut eshte po aq i dukshem sa edhe ngjashmeria mes tyre. Individet qe perbejne Shqiponjen nuk jane te humbur ne te (Davidi sherben si bebez ne njerin sy, Trajani , Ezekieli dhe Kostantini-perandori si vetulla). Zogjte qe sodisin Simurghun jane njekohesisht Simurghu. Shqiponja eshte simbol tranzitor, ashtu sic edhe germat para saj. Ata qe krijojne formen e saj nuk rreshtin se qenuri ata qe jane; Simurghu eshte si nje rreth vicioz. Shqiponja personifikon Zotin vetiak te Izraelit dhe Romes ndersa Simurghu personifikon Penteizmin.

    Nje verejtje e fundit. Forca imagjinare e legjendes te Simurghut eshte e dukshme per te gjithe, ajo eshte e kursyer por e fuqishme. Shtegtaret nisen ne kerkim te nje te panjohure, qellimi i tyre, i cili u zbulohet vetem ne fund; mencuri dhe mprehtesi eshte ajo qe ata kerkojne.
    Sipas te njejtes skeme, Davidi eshte protagonisti sekret i historise te treguar atij vete prej Nathanit dhe po sipas te njejtes skeme, De Quincy propozon se zgjidhja e gjeagjezes se Sfinksit Teban eshte Edipi, si nje njeri i pervecem e individual dhe jo njeriu ne pergjithesi.


    -----------------
    Shenimi im. Ideja e Simurghut, nuk e di pse me krijoi nje lidhje me legjenden shqiptare qe te gjithe ne e dime, Babai qe u le amanet djemeve para se te vdes qe te punojne aren, aty ai kishte fshehur nje qyp me flori. E kemi pare te gjithe filmin vizatimor shqiptar.
    Djemte e germojne te gjithe aren dhe nuk gjejne qypin, thone: Vellezer, aren e punuam, e pse mos ta mbjellim?
    Ata e mbollen aren dhe at'here e kuptuan se cka desh te thoshte plaku. Puna ishte flori, djersa e derdhur dhe mundi ishte ai qe vlente me shume sesa floriri ne vetevete.
    Po ashtu edhe tridhjete zogjte, pasi kalojne peripeci te shumta dhe te kalitur e te purifikuar nga veshtiresite shohin njeri-tjetrin e kuptojne se cka desh te thoshte mbreti i tyre.
    Po ta kish ditur Borgesi kete legjende patjeter qe do e kishte sjelle si krahasim me dy rastet e permendura me lart
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 14-09-2003 mė 00:37

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pendesė pėr ēdo vdekje

    I lirė nga kujtesa dhe shpresa,
    I pakufi, abstrakt, pothuaj i ardhėm,
    I vdekuri nuk ėshtė njė i vdekur: ėshtė vdekja.
    Si Zoti i i mistikėve,
    Pėr tė cilin ata ngulmojnė se s’ka tipare
    I vdekuri kudogjendet i huaj
    S’ėshtė veēse humbje dhe mungesė e botės.
    Tė gjithin e plaēkitim
    Nuk lemė asnjė ngjyrė asnjė rrokje:
    Kėtu ėshtė lėndina qė sytė e tij nuk e shikojnė,
    Atje trotuari ku pėrgjon shpresa.
    Bile mund tė mendojė ato qė ne mendojmė;
    Ne kemi ndarė si hajdutė
    Thesaret e netėve dhe tė ditėve.
    wrong verb

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Pėr: Jorge Luis Borges

    KABALA
    Share This

    Add to Delicious
    Share on FriendFeed
    Digg
    submit to reddit

    Tags

    Horhe Luis Borhes

    Tė nderuar zonja e zotėrinj!



    jorge_luis_borgesNė bazė tė teorive tė ndryshme e, nganjėherė, kontradiktore, tė njohura nėn emrin Kabala, gjendet njė nocion, krejt i huaj pėr arsyetimin tonė perėndimor, – nocioni i librit tė shenjtė. E zėmė se e kemi njė nocion tė ngjashėm – libri klasik. Mendoj, se s’do ta kem tė zorshme t’jua dėftej, me ndihmėn e Osvald Shpengler-it dhe librit tė tij “Perėndimi i Evropės”, se kėto nocione janė krejt tė ndryshme. Marrim fjalėn “klasike”. Cila ėshtė etimologjia e saj? “Klasikja” rrjedh nga fjala “classic” – “fregatė”, “eskardė”. Libri klasik – ėshtė i rregulluar mirė, i pajisur “shipshape”, siē thonė anglezėt. Pėranash kėtij kuptimi modest libri klasik ka domethėnien e tė qenit i shquar. Kėsisoj, “Don Kishotin”, “Komedinė”, “Faustin”, i quajmė vepra klasike.

    Pa marrė parasysh kulti i kėtyre librave ėshtė i pakufishėm, vetė nocioni ėshtė i njė natyre tjetėr. Grekėt – klasike quanin “Iliadėn” dhe “Odisenė”. Aleksandri, sipas fjalėve tė Plutarkut, mbante gjithnjė poshtė nėnkresės shpatėn dhe “Iliadėn” – dy simbole tė fatit tė tij luftarak. Sidoqoftė asnjė nga grekėt nuk e quante, qė “Iliada” ėshtė e pėrkryer nė ēdo fjalė tė saj. Nė Aleksandri bibliotekarėt mblidheshin qė tė studiojnė “Iliadėn”, dhe nė studim e sipėr hartuan njė mori shenjash tė domosdoshme pikėsimi (tė cilat, tani, pėr fat tė keq, janė harruar). “Iliada” ka qenė libėr themelor, atė e quanin maja e poezisė, megjithėkėtė nuk mendonin, qė ēdocila fjalė, ēdocili varg i saj ėshtė i pėrkryer. Kjo ėshtė njė qasje krejt tjetėr. Horaci thotė: “Nganjėherė edhe Homeri kotet”. Por askush nuk thotė, qė nganjėherė fle dhe Shpirti i Shenjtė.

    Pa e cekur hyjneshėn, pėrkthyesi anglez i jep fjalėt e Homerit: “Mėninė, hyjneshė, kėndo Akilin, Birin e Pelidit” si “An angry man, this is my is subject”, duke ndėrtuar me tekstin raporte, jo si me njė libėr tė paarritshėm nė secilėn fjalė, por si ndaj diēkaje tė pandryshueshme, e kundron atė nga pikvėshtrimi historik; veprat klasike studioheshin dhe analizoheshin nė planin historik: ata gjendeshin nė kontekstin historik. Kuptimi i librit tė shenjtė ėshtė krejt tjetėr.

    Tani ne do ta shqyrtojmė librin si njė instrument, tė pėrshtatshėm qė tė ta justifikojmė, ta mbrojmė, pėrgėnjeshtrojmė, shtjellojmė ose arsyetojmė teorinė. Nė antikitet konsiderohej, qė libri ėshtė njė surrogat i ligjėrimit gojor, ndaj tij silleshin veēse kėshtu. Le tė ndėrmendim fragmentin nga Platoni, ku ai flet, qė librat janė njėlloj si statujat; ato duken si tė gjallė, por nėse do t’i pyesėsh pėr ndonjė gjė – nuk tė pėrgjigjen. Qė ta kapėrcejė kėtė, ai sajoi dialogun platonian, qė i shterri tė gjitha temat e mundshme.

    Ėshtė e njohur edhe njė letėr, shumė e bukur dhe tejet interesante, tė cilėn sipas Plutarkut, ia ka dėrguar Aleksandri i Maqedonisė Aristotelit. Aristoteli sapo kishte publikuar “Metafizikėn”, pra, kishte dhėnė urdhėr tė bėheshin kopje prej saj. Aleksandri i profetizoi atij, duke i thėnė, qė tani tė gjithė do ta dinė gjithė atė qė mė parė ka qenė vetėm privilegj i tė zgjedhurve. Aristoteli, duke dashtė tė justifikohej, pa dyshim e krejt sinqerisht, tha: “Traktati im ėshtė edhe i publikuar, edhe i pa publikuar”. Konsiderohej, qė libri nuk e shterr dot temėn deri nė fund: atė e kundronin si njė pyetėsor, si shtojcė mbi mėsimet gojore.

    Herakliti dhe Platoni pėr shkaqe tė ndryshme i kritikonin veprat e Homerit. Libra tė tillė, anipse tė mbushura me lavde, nuk quheshin tė shenjtė. Ky ėshtė njė nocion specifik oriental.

    Pitagora nuk ka lėnė asnjė varg tė shkruar. Hamendėsojnė, se ai nuk ka gjakuar ta lidhė veten me tekstin. Ai donte, qė mendimi i tij tė vazhdonte tė jetojė dhe tė shtjellohej nė arsyetimet e nxėnėsve. Sė kėndejmi ka dalė shprehja “Magister dihit”, e cila prore pėrdoret pa vend. “Magister dihit”, nuk don tė thotė “kėshtu foli mėsuesi”, dhe disputi merr fund. Pitagoreani e shtronte teorinė, e cila ka gjasa, nuk ėshtė nė traditėn e Pitagorės, pėr shembull, teorinė e kohės ciklike. Atė e kundėrshtonin: “kjo nuk ėshtė nė traditė”. Ai iu pėrgjigj: “Magister dihit”, ēka i lejoi atij tė ndėrkallė tė renė. Pitagora mendonte se librat do ta prangonin ose, po tė flasim me fjalėt e Shkrimit tė Shenjtė, qė shkronja vret, dhe vetėm Fryma krijon.



    Shpengler nė kapitullin kushtuar kulturės magjike tė librit “Perėndimi i Evropės”, vėren se prototip i librit magjik ėshtė Kurani. Pėr ulemėt, teologėt myslimanė, Kurani nuk ėshtė libėr, si gjithė tė tjerėt. Ky libėr i paraprin gjuhės arabe (e pabesueshme, po pikėrisht kėshtu); atė ėshtė e pamundur ta studiosh as nė rrafshin historik, as nė rrafshin filologjik, pėrderisa ai ėshtė mė i vjetėr se arabėt, mė i vjetėr se gjuha, nė tė cilėn ėshtė shkruar, mė i vjetėr se Gjithėsia. Kurani madje nuk konsiderohet krijim i Zotit, ai ėshtė diēka edhe mė e afėrt dhe mė misterioze. Pėr besimtarėt e rregullt myslimanė Kurani – ėshtė njė atribut po i tillė i Zotit, sikundėrse mėnia e Tij, mėshira e Tij ose drejtėsia e Tij. Nė vetė Kuranin flitet pėr librin misterioz, nėnėn e librit, qė pėrfaqėson nė vetvete arketipin e Kuranit, i cili gjendet nė qiell dhe tė cilit i pėrulen engjėjt.

    Njė kuptim i kėtillė i librit tė shenjtė, ėshtė rrėnjėsisht i ndryshėm nga nocioni i librit klasik. Nė librin e shenjtė tė shenjta janė jo vetėm fjalėt, por dhe shkronjat, prej sė cilave janė pėrbėrė ato. Njė qasje tė tillė aplikojnė kabalistėt kur studiojnė Shkrimin e Shenjtė. Unė mendoj se modus operandi * e kabalistėve ėshtė e kushtėzuar me dėshirėn pėr ta shpėnė filozofinė gnostike nė mistikėn judeje, qė t’i referohen Shkrimit, qė tė mbeten besimtarė tė rregullt. Sidoqoftė, ėshtė e lehtė tė dallosh (ndoshta nuk bėj mirė qė e pėrdor kėtė folje), se si ėshtė dhe si ka qenė modus operandi e kabalistėve, qė filluan tė merreshin me shkencėn e tyre tė habitshme nė jug tė Francės, nė veri tė Italisė, Gjermani dhe vende tė tjera. Ata mbėrrijtėn gjer nė Izrael, porse doktrina nuk vjen prej andej, origjina e saj vjen prej mendimtarėve gnostikė dhe katarėve.

    Njė mendim i tillė: Pesėlibėrshi, Tora – ėshtė libėr i shenjtė. Arsyeja e pakufishme zbriti me detyrėn njerėzore pėr tė krijuar librin. Shpirti i Shenjtė zbriti gjer tek letėrsia, ēka ėshtė aq e pabesueshme, si hipotezė, qė Zoti zbriti nė tokė veē pėr tė qenė njeri. Por zbriti pikėrisht nė kuptimin mė tė drejtpėrdrejtė. Shpirti i Shenjtė zbriti gjer tek letėrsia dhe krijoi librin. Nė tė tillė libėr nuk mund tė ketė asgjė rastėsore, ndėrkohė qė gjithēka, qė kanė shkruar njerėzit, ka diē rastėsore.

    Dihet veneracioni qė shkaktojnė “Don Kishoti”, “Makbethi” ose “Kėngėt e Rolanit” dhe shumė libra tė tjerė, mė sė shpeshti njė nė ēdocilin popull, duke pėrjashtuar Francėn, letėrsia e sė cilės ėshtė kaq e begatė, sa tė numėrojė tė paktėn dy vepra klasike, – por e lėmė kėtė.

    Po mirė, nėse ndonjė filologu-servantesologu i bie tė thotė, qė “Don Kishoti” fillon me njė fjalė prej dy shkronjash (Nė), mandej me tetė ( njė katund) mandej dy qė pėrmbajnė nga nėntė (aq modest), prej sė cilės ai synon tė nxjerrė definicione, atėherė atė do ta quajnė pa ngurrim tė ēmendur. Kurse Bibla studiohet pikėrisht sipas kėsaj metode.

    Pėr shembull, thuhet, se ajo nis nga “bet”, germa e parė e fjalės breshit. Pėrse nis nga “bet”? Sepse kjo ėshtė germa nisėtore e alfabetit tė gjuhės hebreje, ēka don tė thotė tė njėjtėn gjė si shkronja fillestare e fjalės bendicion** nė spanjisht, dhe teksti nuk mund tė nisė mė njė shkronjė e cila t’i korrespondojė mallkimit; ai duhet tė nisė me bekim. “Bet” – ėshtė germa e parė e alfabetit hebre tė fjalės braja, qė do tė thotė bekim.

    Ka edhe njė rrethanė tjetėr, jashtėzakonisht interesante, e cila duhet tė ketė pasur ndikim nė kabalė: Zoti, fjalėt e tė cilit kanė qenė mjete tė veprave tė tij (sikundėr vėren dhe shkrimtari i shquar Saavedra Fahardo), e krijoi botėn me ndihmėn e fjalėve; Zoti tha: “U bėftė dritė” – dhe u bė dritė. Sė kėndejmi duhet nxjerrė pėrfundimi, qė bota qe krijuar me ndihmėn e fjalės “dritė”. Nėse do tė kish qenė artikuluar fjalė tjetėr dhe me tjetėr intonacion, rezultati do tė kish qenė jo drita, porse diē tjetėr.

    Mbėrrijtėm tek mendimi, po aq i paparashikueshėm, sikundėr ai, pėr tė cilin ju fola nė fillim, tek mendimi i cili trondit mendjen tonė perėndimore, tė paktėn, mendjen time, dhe pėr tė cilin mė duhet tė flas. Duke medituar mbi fjalėt, ne e konsiderojmė, qė fjalėt qėnė mė parė artikuluar, e mandej nisėn tė paraqiteshin me shkrim. Pėrkundėr, kabala (qė do tė thotė “gojėdhanė”, “traditė”) presupozon, qė mė parė sė gjithash kanė ekzistuar shkronjat. Domethėnė, sikur pėrkundėr pėrvojės, shkrimi t’i ketė paraprirė ligjėrimit gojor. Atėherė nė Shkrimin e Shenjtė nuk ka asgjė tė rastėsishme: gjithēka duhet tė jetė e parapėrcaktuar. Pėr shembull, sasia e germave tė secilit varg.

    Mandej kabalistėt kėrkojnė bashkėpėrkimet shkronjore. Shkrimi i Shenjtė kundrohet si deshifrim, letėr kriptografike, krijohen ligje tė reja mbi leximin. Mund tė marrėsh cilėndo shkronjė tė Shkrimit tė Shenjtė dhe, duke e kundruar atė si shkronjėn nisėtore tė fjalės tjetėr, tė lexosh tė shenjuar kėtė fjalė tjetėr. Kėshtu mund tė veprohet me ēdocilėn fjalė tė tekstit.

    Mund tė krijohen dy alfabete: njėri, pėr shembull, nga a deri tek l dhe tjetri nga l deri tej z apo nga dhe gjer nė shkronjat koresponduese evropiane; konsiderohet, qė shkronjat e tė parit i korespondojnė shkronjave tė sė dytit. Atėherė mund ta lexosh tekstin sipas mėnyrės bustrofedon (nėse do ta quajmė nė greqisht), domethėnė nga e djathta nė tė mėngjėr, mandej nga e majta nė tė djathtė, mandej nga e djathta nė tė mėngjėr. Mund t’u japėsh shkronjave konvencione shifrore. E gjithė kjo ngjiz njė rebus (shkrim tė koduar), mund tė jetė i deshifrueshėm, dhe rezultatet janė tė pėrmbushura me kuptime, sepse kanė qenė tė parashikuara nga arsye e pafundme hyjnore. Kėsisoj, nėpėrmjet kėsaj kriptografie, pėrmes veprimeve, qė na ndėrmendin “Brumbullin e artė” tė Edgar Po-sė, i avitesh doktrinės.

    Mendoj se doktrina ka lindur mė para se modus operandi. Mendoj, se me kabalėn ka ngjarė e njėjta gjė si me filozofinė e Spinozės: rendi matematik u formėsua mė vonė. Mendoj, se kabalisti ka qenė nėn ndikimin e gnostikėve dhe, duke qenė tė lidhur me traditėn e lashtė greke, e ka kėrkuar kėtė mundėsi tė habitshme pėr tė deshifruar shkronjat.

    Modus operandi e kabalistėve ėshtė i bazuar nė premisėn logjike, nė mendimin, se Shkrimi i Shenjtė – ėshtė njė tekst i pėrkryer dhe s’mund tė pėrmbajė asgjė rastėsore.

    Tekste tė pėrkryera nuk ka, tė paktėn, ndėr tekstet qė ka krijuar njeriu. Nė prozė vėmendje tė madhe u kushtohet domethėnieve tė fjalėve, ndėrsa nė poezi – kumbit. Si mundet qė nė tekstin, e krijuar nga Shpirti i Shenjtė, tė hamendėsohen dobėsi, pakujdesi? Gjthēka duhet tė jetė e paracaktuar. Ky parapėrcaktim qėndron nė fundamentin e doktrinės sė kabalistėve.

    Nėse Shkrimi i Shenjtė nuk ėshtė i pafundėm, ku pra dallon ai nga krijimet njerėzore, cili ėshtė ndryshimi ndėrmjet Librit tė Mbretėrive dhe njė dispense historie, Kėngės sė Kėngėve dhe poemės? Duhet hedhur hipoteza se tė gjithė ata kanė njė shumėsi tė pafundme domethėniesh. Skot Eurigeni ka thėnė, qė numri i domethėnieve tė Biblės ėshtė i pafundėm, duke e krahasuar atė me bishtin farfuritės tė palloit.

    Sipas njė interpretimi tjetėr, nė Shkrimin e Shenjtė ka katėr kuptime. Ky sistem del nė pah kėsisoj: nė zanafillė ka qenė njė krijesė, e ngjashme me Zotin e Spinozės, me atė ndryshim, qė Zoti i Spinozės ėshtė pafundėsisht i begatė, pėrkundrazi, En-sof del para nesh pafundėsisht i varfėr. Fjala ėshtė pėr krijesėn zanafillore, pėr kurrėsesi nuk mund tė thuhet “ekziston”, sepse ekzistojnė yjet, njerėzit, milingonat. Si mundemi pra, t’ pėrkasim njė kategorie? Jo, kjo krijesė zanafillore nuk ekziston. Nuk mund tė thuhet, qė ai mendon, pėrderisa arsyetimi – ėshtė njė proces logjik, qė shkon nga premisa tek konkluzioni. Nuk mund tė thuash edhe qė ai diēka dėshiron, pse tė duash diēka – do tė thotė tė ndjesh mungesėn e kėsaj diēkaje. Dhe s’mund tė thuash, qė ajo krijon. En-sof nuk krijon, sepse tė krijosh – don tė thotė tė pėrcaktosh njė qėllim dhe ta mbėrrish atė. Pėrveē kėsaj, nėse En-sof ėshtė i pafundėm (kabalistė tė ndryshėm e krahasojnė atė me detin, simbolin e pafundėsisė), si mund tė dėshirojė ai gjėsend tjetėr? Dhe ē’gjėsend tjetėr mund tė krijojė ai, pos njė tjetėr ekzistence tė pafundme, e cila pėrzihet me tė? Pėrderisa, pėr fat tė keq, krijimi i botės pashmangshėm kalon nėpėr dhjetė emanime, sefirote, tė cilat dalin prej tij, por nuk janė mė tė vona se ai.

    Ideja e krijesės sė pėrjetshme, prej sė cilės dalin gjithnjė dhjetė emanimet, ėshtė e vėshtirė pėr t’u kuptuar. Kėto dhjetė emanime dalin njėra prej tjetrės. Nė tekst ėshtė shkruar, qė ato u korespondojnė dhjetė gishtave tė duarve. Emanimi i parė mbart emrin Kurorė, dhe mund ta krahasojmė me rrezen e dritės qė del prej En-sofit, rrezen qė nuk e zvogėlon atė: krijesa e pakufijshme nuk mund tė zvogėlohet. Nga Kurora del emanimi tjetėr, dhe prej saj tjetra, prej saj edhe njė tjetėr, e kėshtu deri nė dhjetė. Ēdocili emanim ndahet nė tri pjesė. E para prej tyre shėrben pėr lidhje me krijesėn mė tė epėrme; tjetra, themelorja, shpreh thelbin; e treta shėrben pėr lidhjen me emanimin e ulėt.

    Dhjetė sefirotet ngjizin njeriun me emrin Adam Kadmon, ky ėshtė njeriu-arketip. Adam Kadmoni gjendet ndėr qiej, dhe ne paraqesim nė vetvete pasqyrimin e tij. Ky njeri, ėshtė i formėsuar prej dhjetė emanimesh, reflekton e rrezon njė botė, njė tjetėr dhe kėshtu deri tek e katėrta. E treta – ėshtė bota jonė materiale, kurse e katėrta – Hadi. Tė gjitha kėto janė tė pėrmbyllura brenda Adam Kadmonit, i cili e ngėrthen njeriun dhe mikrokosmosin e tij, me gjithsej.

    Fjla nuk ėshtė pėr ndonjė eksponat muzeumi tė historisė sė filozofisė, mendoj, qė ky sistem ka aplikime: ai mund t’u shėrbejė arsyetimeve tona, gjakimit pėr ta kuptuar Gjithėsinė. Gnostikėt u paraprinė kabalistėve me disa shekuj; ata kanė pasur njė sistem po tė kėtillė, qė presupozonte papėrcaktueshmėrinė e Zotit. Ky Zot, i quajtur Pleroma (Tėrėsorja), reflekton njė tjetėr Zot (po bėj vėrsionin heretik tė Irinisė), ndėrsa ky ky Zot – edhe njė emanim tjetėr, Ai tjetri – tjetėr, dhe secili prej tyre ngjiz qiellin (njė kullė e tėrė me emanime). Mbėrrijmė deri tek shifra 365, pėrderisa kėtu pėrzihet astrologjia. Kur tė kemi mbėrritur gjer tek emanimi i fundit, ne do tė piqemi me Zotin qė ka emrin Jehova, i cili e krijon kėtė botė. Pėrse bata, e krijuar prej tij, ėshtė pėrplot lemeri, gjynahe, dhimbje fizike, pėrplot ndjenja fajėsie, pėrplot krime? Hyjnorja shkon drejt pakėsimit, dhe Jehovai krijon botėn, qė priret drejt gabimesh.

    Po atė skemė pėrsėrisin dhjetė sefirotėt dhe katėr botėrat e krijuara prej tyre. Kėto dhjetė emanime, sipas masės sė largimit nga En-sof, nga e pafundėsishmja, nga e misterta “tė fshehtat” – siē thonė nė gjuhėn e tyre tė figurshme kabalistėt – e humbasin fuqinė dhe pikėrisht nė njė rrugė tė tillė krijojnė kėtė botė. Bota, nė tė cilėn jetojmė ne, duke bėrė njė mizėri gabimesh, tė gatshėm pėr fatkeqėsi dhe suksese efemere. Ky mendim nuk ėshtė absurd; nė gjendedkemi ballas me problemin e pėrjetshėm tė sė keqes, tė shkruar mrekullisht nė librin e Jovit, madhėshtore, sipas Frojdit, nga gjitha veprat e letėrsisė sė pėrbotshme.

    Kujtojeni historinė e Jovit. Ky ėshtė njė njeri i drejtė besimtar qė u ėshtė nėnshtruar syrgjynosjeve e dėbimeve, njeri, i cili don tė justifikohet para Zotit, njeri i pėrbuzur nga miqtė, njeri qė shpreson tek drejtėsia; mė sė mbrami Perėndia i pėrgjigjet Jovit pėrmes stuhisė. Ai i thotė, se ėshtė shumė larg nga masa e punėve njerėzore. Qė ta pėrforcojė kėtė, Ai sjell shembujt e krijuar prej tij tė Balenės dhe tė Hipopotamit. Ne duhet ta ndjejmė, vėren Maks Brodi, qė hipopotami “begemoth”, ėshtė aq i madh, sa dhe emrin e ka nė numrin shumės, kurse Leviafan-i mund tė jetė njėri prej dy kafshėve, krokodilit ose balenės. Zoti thotė, se ai ėshtė po aq i pambrrijshėm, sa ē’janė kėto pėrbindėsha, dhe nuk mund tė jetė i matshėm mė njėsitė e masės njerėzore.

    Nė po kėtė mendim arrin Spinoza, duke thėnė se kur njeriu i mvesh Zotit veti njerėzore, kjo ėshtė njėsoj sikur tė thuash qė trekėndėshin Zoti e ka quajtur nė njė shkallė tepėr siperane – trekėndėsh. Tė thuash, qė Zoti ėshtė i drejtė, mėshirėmadh – ėshtė njė dukuri po e tillė antropomorfizmi, sikundėrse pėrkufizimi qė Zoti ka fytyrė, sy ose duar. Dhe ja tek kemi edhe mė tė lartėn. Hyjnia dhe emanimi i rendit tė ulėt. “Emanimi” mė duket fjalė e pėrshtatshme, sepse Zoti nuk mund tė jetė fajtor; sepse siē ka thėnė Shopenhauri, fajtor nuk ėshtė mbreti, por ministrat dhe sepse kėto emanime krijojnė botėn tonė.

    Ekzistojnė disa tentativa pėr tė justifikuar tė keqen. Po ia nis nga pėrkufizimi klasik i teologėve, qė thonė se e keqja – ėshtė mohim dhe se tė thuash “e keqja” do tė thotė thjesht tė konstatosh papraninė e sė mirės; njė apologji e tillė ēdocilit njeri tė ndjeshėm i duket haptazi mashtrimtare. Ēdo dhimbje fizike nuk ėshtė mė e vogėl, por, ndoshta, ndjesi e gjallė mė e madhe, se ēdo lloj kėnaqėsie. Fatkeqėsia – ėshtė jo paprani e lumnisė, jo mohim i saj; kur ndjehemi keq, ne ndjejmė praninė e fatkeqėsisė.

    Ekziston prova e Lajbnicit, tepėr fine, por dhe aq e rreme, nė mbrojtje tė ekzistencės sė tė keqes. Pėrfytyrojmė dy biblioteka. Njėra pėrbėhet prej njė mijė ekzemplarėsh tė “Eneidės”, e cila konsiderohet libėr i pėrkryer dhe, ka gjasa, i tillė ėshtė. Nė bibliotekėn tjetėr ka njė mijė libra tė rėndėsive tė ndryshme dhe ndėrmjet tyre edhe njė volum i “Eneidės”. Cila nga kėto biblioteka ėshtė mė e mirė? Ta pret mendja, e dyta. Lajbnici arrin nė pėrfundimin, qė e keqja ėshtė e domosdoshme pėr larushinė e botės.

    Shembulli i dytė i rėndomtė – ėshtė shembulli me tablonė, tablo e bukur, ta themi, tė Rembrandit. Zonat e zeza nė pėlhurė i korrespondojnė tė keqes. Lajbnic, ashiqare, harron, duke sjellė shembuj pėlhurėn dhe librat, qė ėshtė njė gjė, nėse nė bibliotekė ka libra tė kėqij, – dhe krejt tjetėr gjė – tė jesh njė libėr i tillė. Nėse ne jemi prej librash tė tillė, atėherė jemi tė dėnuar me had.

    Jo ēdocili ėshtė i aftė tė provojė ekstazėn – nuk e di, nė jam vetė i aftė, – Kierkegori, i cili ka thėnė, se, nėse pėr larushinė e botės ėshtė e domosdoshme, qė nė had tė jetė qoftė dhe njė shpirt i vetėm, dhe ky shpirt tė ishte i imi, unė kisha pėr t’i kėnduar nga thellėsitė e hadit lavde tė Gjithėfuqishmit.

    Nuk e di nė ėshtė e lehtė tė ndjesh kėshtu; nuk e di, nė do tė vazhdonte vallė Kierkegori tė mendonte po ashtu pas disa minutash, kur tė gjendej nė zgavrat e hadit. Por mendimi, siē e vėreni, ka lidhje me problemin mė kryesor – problemin e ekzistencės sė tė keqes, tė cilin gnostikėt dhe kabalistėt e zgjidhėn po njėsoj.

    Ata e zgjidhėn atė, duke thėnė, se Gjithėsia – ėshtė krijesė e papėrsosun e hyjnisė, hyjnorja e tė cilit ėshtė afėr zeros. Domethėnė zotit, dhe jo Zotit, zotit qė qėndron shumė mė poshtė Zotit. Nuk e di nė mundet vallė arsyeja jonė njerėzore tė ketė punė me tė tilla nocione tė papėrcaktuara, si Zoti, Hyjnorėsinė apo me teorinė e Vasilidit, teorinė e gnostikėve mbi 365 emanimet. Ndėrkaq ne mund tė pranojmė idenė e parėrsojes sė hyjnisė – hyjnisė, e cila duhet ta ketė qorruar kėtė botė prej materiali tė papėrshtatshėm. Kėtu ne i afrohemi mendimit tė Bernard Shout, kur thotė: “Zoti krijohet tani”. Zoti nuk i pėrket sė shkuarės, ka gjasa, nuk i pėrket sė tashmes; Zoti – ėshtė Pėrjetėsia. Zoti mund tė jetė e Ardhmja; nėse ne jemi fisnikė, tė arsyeshėm, tė pastėr, ne ndihmojmė nė krijimin e Zotit.

    Nė “Zjarrin e pėrjetshėm” tė Uellsit subjekti dhe heroi tė shtrėngojnė tė ndėrmendėsh librin e Jovit. Nėn ndikimin e narkozės heroi e pėrcepton dobėt laboratorin e pajisur, nė tė cilin punon plakushi. Ky ėshtė Zoti; ai ka pamje tejet tė pikėlluar. “Unė po bėj gjithēka mund, – thotė ai, – porse jam i shtrėnguar tė punoj me njė material tepėr tė vėshtirė”. E keqja – ėshtė material i pagdhendshėm i Zotit, ndėrsa e mira – ėshtė mirėsi. Por e mira tekefundit duhet tė ngadhėnjejė dhe ngadhėnjen. Nuk e di nė besojmė nė progres, mendoj se po, tė paktėn nė spiralin gjenetik ecim pėrpara dhe kthehemi mbrapsht, por nė pėrgjithėsi bėhemi mė tė mirė. A mund ta themi kėtė edhe pėr epokėn tonė tė vrazhdė? Edhe tani tė marrin peng dhe tė shtrojnė nė birucė, ndoshta, nė kampe pėrqendrimi, por sidoqoftė peng tė marrin. Nė kohėn e Aleksandėr Maqedonasit ka qenė e natyrshme, qė luftėtarėt ngadhėnjyes t’i vrisnin ata tė anės sė humbur dhe ta digjnin shkrumb qytetin e pushtuar. Mundet tė jemi bėrė mė tė arsyeshėm. Shembull modest i kėsaj ėshtė interesi ynė pėr ato ēka kanė menduar kabalistėt. Arsyeja jonė ėshtė e hapur, dhe ne jemi tė gatshėm tė studiojmė jo vetėm menēurinė e njė pale, por dhe marrėzinė e sė dytės, edhe besėtytnitė e sė tretės. Kabala ėshtė e dobishme jo vetėm pėr muze, ajo paraqet nė vetvete njė radhė metaforash arsyetimi.



    Tani, qejfi ma ka t’ju flas pėr njėrin nga mitet, pėr njėrėn nga legjendat mė kėrshėrindjellėse tė kabalės – pėr golemin, qė frymėzoi Gustav Meyrinkun n’at roman tė madh, kurse mua – pėr njė poezi. Zoti mori njė shuk baltė (“Adami” do tė thotė “baltė e kuqe”), hukati mbi tė jetėn dhe krijoi Adamin, i cili pėr kabalistėt u bė golemi i parė. Ai qe krijuar nga fjala hyjnore, me frymėn e jetės, pėrderisa kabala e konsideron, qė gjith pesėlibėrshi – ėshtė emri i Zotit, ku janė shkombinuar shkronjat, atėherė, nėse dikush zotėron emrin e Zotit ose merr vesh Tetragrammaton-in – emrin e Zotit, pėrbėrė prej katėr shkronjash, – dhe ia del ta artikulojė saktė atė, ai atėherė do tė krijojė botėn dhe do tė krijojė golemin-njeri.

    Legjenda mbi golemin ėshtė shfrytėzuar mrekullueshėm prej Gershom Shollemit nė “Simbolika e kabalės”, tė cilėn sapo e kam lexuar. Mendoj se ky ėshtė libri mė i kuptueshėm nė kėtė temė, sepse u binda, qė ėshtė e padobi tė kėrkosh mė burime origjinale. Kam lexuar, pra, njė pėrkthim tė pėrsosur e tė rregullt (hebraishten, sigurisht, nuk e di) tė “Sefer Jecir-it” ose Librin e Krijimit, pėrmbushur prej Leon Frymorit. Kam lexuar pėrkthimin e “Zohar-it”, Librit tė Ndriēimit. Por kėto libra janė shkruar jo pėr tė mėsuar kabalėn, por qė tė frymėzojnė ata njerėz, qė duke studiuar kabalėn, tė mund ta lexojnė e ta ndjejnė atė, sikundėr dhe e pėrforcojnė ata. Ata nuk e thonė gjithė tė vėrtetėn, sikundėrse dhe librat e Aristotelit qė nė tė njėjėtėn kohė ishin dhe tė publikuar dhe tė papublikuar.

    I rikthehemi golemit. Njė rabin merr vesh ose zbulon sekretin e emrit tė Zotit dhe e artikulon mbi argjilėn (baltėn) e figurinės njerėzore, duke e ngjallur atė, dhe e quan krijesėn e vet golem. Sipas njėrit prej versioneve tė legjendės, rabini shkruan nė ballin e golemit fjalėn EMET, ēka do tė thotė e vertėta e vetme absolute zanafillore. Golemi fillon tė rritet. Vjen Emeti, kur zotnia nuk mund t’i qaset atij. Ai i kėrkon golemit qė t’ia lidhė lidhėset. Golem-i pėrkulet, dhe rabinit i jepet t’ia fshijė golemit shkronjėn e parė nga balli, pra nga fjala EMET. Mbetet veēse MET – pra, vdekje. Golemi shndėrrohet nė pluhur.

    Sipas njė legjende tjetėr, rabini ose disa rabinė krijuan golemin dhe e dėrguan tek njė tjetėr rabin, gjithashtu tė aftė pėr tė krijuar golem, porse qė s’ia ka qejfi marifete tė tilla. Rabini i kthehet golemit, por ai i pėrgjigjet, sepse ėshtė i privuar nga dhuntia tė kuptojė e tė flasė. Rabini flet: “Ti, o krijesė magėsh, bėhu sėrishmi pluhur”. Golemi shkėrmoqet nė pluhur.

    Mė sė mbrami. Edhe njė legjendė tjetėr, rrėfyer prej Shollemit. Shumė nxėnės (njė njeri nuk mund tė studiojė dhe tė kuptojė Librin e Krijimit) arritėn tė krijojnė golemin. Ai del nė dritė me kamė nė dorė dhe u pėrgjėrohet krijuesve tė tij ta vrasin atė, sepse, po e lanė tė jetojė, atij kanė pėr t’ju pėrulur si njė idoli. Pėr Izraelin, sikundėr dhe pėr protestantanizmin, idolatria – ėshtė njė prej mėkateve mė tė rėnda. Nxėnėsit e vrasin golemit.

    Rrėfeva disa legjenda dhe dua tė kthehem tek teoria, e cila mė duket e denjė pėr t’u kuptuar. Nė ēdocilin prej nesh ka njė thėrmijė hyjnore. Kjo botė, ashiqare, nuk na rezulton tė jetė krijim Zoti i Gjithfuqishėm dhe i drejtė, varet nga ne. Kėtė na mėson kabala, larg prej tė qenit objekt studimi pėr historianėt dhe linguistėt. Njashtu si poezia e njohur e Hygoit “Cela dit la bouche d’ambre”***, kabala na mėson teorinė, tė cilėn grekėt e lashtė e quanin apokatasis dhe n’akord me tė cilėn tė gjitha krijesat, gjer te Kaini dhe Djalli, pas shumė shndėrrimesh shkrihen e treten me hyjninė, prej sė cilės dikur qenė ndarė.

    Pėrktheu: Agron TUFA

    http://www.standard.al/kabala/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Pėr: Jorge Luis Borges

    Andrra
    Share This

    Add to Delicious
    Share on FriendFeed
    Digg
    submit to reddit

    Tags

    H. L. Borhes



    ANDRRA

    Nata i ngarkon tė fjetunit njė detyrė

    shtriganėsh – zhbamjen e tan ksaj bote,

    degzimet e saj tė panumrueshme

    tė shkaqeve e pasojave, qė kridhen nė rrethin

    e humertė tė qarkullimit tė kohnave.

    Nata do, qė ti t’a harrojsh pėr njė natė

    vedin, prejardhjen dhe t’parėt e tu,

    pikėn e parrokshme me mend prej gjeometrave,

    linjėn, rrafshin, piramidėn, kubin,

    cilindrin dhe sferėn, oqeanin dhe dallgėt,

    nėnkrejsėn poshtė faqes, palėn e hollė tė ēarēafėve

    tė freskėt…

    perandoritė, perandorėt e tyne, Shekspirin

    dhe atė – ma t’randėn e punėve – dashninė tande.

    Sa ēudė: ky rreth i trėndafiltė

    e fshin kozmosin, tue i ēilė udhė kaosit.





    RONDA *

    Islami, kamat e tij -

    vdekja pėr agsholet dhe perėndimet,

    dhe dridhma e tokės nėn hapa rregjimentesh,

    dhe shkėlqimi tok me disiplinėn,

    dhe ndalimi i fytyrave dhe idhujve,

    dhe nėnshtrimi i gjithēkaje dhe tė gjithėve

    njė Zoti tė vetėm tė pamėshirshėm,

    dhe sufinjtė me trėndafilat e tyre dhe venėn,

    dhe rimat nė thėniet e Kuranit,

    dhe minaretė nė pasqyrėn e ujrave,

    dhe fundi qė s’e njej gjuhėn e kokrrizave,

    dhe algjebra, njė tjetėr gjuhė ende,

    dhe “Njėmijė e njė netėt” – kopshte tė pasosur,

    dhe dijetarėt e traktateve tė Stagiritit*,

    dhe pluhuri mbi emrat e mbretėnve tė shkuar,

    dhe vdekja e Tamerlanit dhe e Omarit,

    tė gjitha – nė kėtė Rondė,

    nė gjysmėterrin mėshirues tė verbėrisė:

    oborret e saj si kupat pėr heshtjen,

    dhe jasemini i saj qė prehet,

    dhe gurgullima e currilave, betimi zėulėt

    i kujtimeve pėr ranishtet amtare.



    Pėrktheu: A. Tufa



    * Qytet nė provincėn e Malagės, Spanjė, me 37 mijė banorė. Njė ndėr qendrat e qytetėrimit islam deri mė 1458.

    **Aristotel Stagirit (Aristoteles) (Lindi 384/383, Stagir – mendje). Filozof i madh i Greqisė sė Vjetėr. Nxėnės i Platonit, por nuk u bė dishepull i tij; edukues i Aleksandrit tė Madh.



    TĖ DREJTĖT



    Ai qė selit kopshtin e tij, siē e ka lėnė amanet Volteri.

    Kush e falenderon kėtė tokė pėr muzikėn.

    Kush ėshtė i lumtur, duke gjetė ngjashmėri etimologjike.

    Dy shėrbėtorė nė njė kafe tė jugut

    ndanė kutisė sė heshtur tė shahut.

    Poēari, qė ka peshuar qė mė parė ngjyrėn dhe formėn.

    Fshesari, qė rreket me kėtė fletė betrre.

    Ēifti, qė lexon tercinat pėrmbyllėse

    tė njėrės prej kėngėve.

    Ai, qė pėrkedhel macen e fjetur.

    Kush shlyen apo rreh me shlye ligėsitė e kryeme.

    Kush e falenderon kėtė tokė pėr Stivensonin.

    Kush parapėlqen tė drejtėn e tjetrit.

    Ja se kush, secili veēmas, e shpėton botėn.



    Pėrkthimi: Agron Tufa

    http://www.standard.al/andrra/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Poemas en Espanol
    Nga Lioness nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 03-05-2006, 13:33
  2. Ishin sė bashku floriri dhe ėmbėlsia (JORGE LUIS BORGES)
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-03-2006, 13:50
  3. Jorge Luis Borges
    Nga katana nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 22:04
  4. Perrallat Netet Arabe
    Nga benseven11 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-07-2005, 11:10
  5. Julio Cortįzar
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-08-2004, 05:33

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •