Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Piktura kameleon e Mikel Temos

    Mikel Temo rrėfen vitet e piktorit emigrant, nė Francėn e kushtueshme dhe qėndrimin nė Vankuver. Kthehet vitin e ardhshėm nė Shqipėri, me njė sfilatė, rrugė e lėnė pėrgjysmė nė Tiranė, dhe me njė ekspozitė retrospektivė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve
    “Duke qenė njė vend shumėdimensional, qoftė nga peizazhet e gjera, nga qielli i pastėr, lirshmėria me tė cilėn jetojnė ata njerėz…Tė gjitha i dhanė njė dimension tjetėr krijimtarisė sime”

    “Piktura ime ndihet dhe paksa e ēliruar nga elementėt e shumtė, e tė mbingarkuar nga mė parė. Sepse e tillė ishte jeta nė atė kohė nė Shqipėri. Njė lloj enigme e trishtuar”


    Piktura kameleon e Mikel Temos

    Admirina Peēi - 28 Maj, 2003
    Edhe pse ėshtė emigrant nė Kanada, ku rrugėt janė pak tė vėshtira pėr t’u ēarė, Mikel Temo, e ka vendosur: do tė jetojė vetėm me pikturėn. Ai qė i pėrket brezit tė rebelėve, qė shėnoi kthesė nė vlerat e pikturės sė pas ’90-ės, e sheh artin e tij me tė njėjtin pasion, sa atėherė kur ishte vetėm pesė vjeē. Pikėrisht atėherė shėnohet stacioni i tij i parė nė botėn e arteve figurative. Mikeli e di se kjo botė ėshtė pa limite, se ajo shkon vazhdimisht nė infinit dhe gjithmonė befason deri nė hutim. Tani, qė jeta e piktorit ndahet mes Kanadasė dhe Shqipėrisė, nuk harron tė hedhė sytė e tė kthehet herė pas herė, megjithėse prej kėtej iku duke lėnė pas shumė zhgėnjime. Ishte viti 1998 kur vendosi tė shkojė nė Francė. Kur e pyet pse u largove ai pėrgjigjet shkurt. “Sepse nuk gjeja asnjė motiv pėr tė qėndruar, veē idesė sė vendlindjes dhe familjes. E vetmja mėnyrė pėr tė kontribuar ėshtė pėrmes punės qė bėn. E kisha tė pamundur tė kontribuoja nė Shqipėri, megjithė punėn e madhe qė kisha bėrė deri atėherė”. Kėshtu thotė piktori Mikel Temo, nė njė kthim tė shkurtėr nė Tiranė.
    Pėr nė Paris e Vankuver
    Udhėton drejt Francės nė vitin 1998. Gjatė qėndrimit prej 2 vjetėsh hap disa ekspozita dhe piktura iu prit mirė. U quajtėn tė suksesshme. “Megjithėse”,- heziton pėr njė ēast piktori, “e di se suksesi vjen rrallė nė jetėn e njė artisti.” Sidoqoftė qėndrimi nė Francė kushtonte, kohė dhe durim pėr gjithė burokracitė qė i duhet tė kapėrcejė njė emigrant. Kėsisoj vendosi tė niset drejt Kanadasė, duke e parė kėtė vend, si vendin e aspiratave. “Eshtė vėrtetė qė arti atje nuk ėshtė aq i zhvilluar sa nė Evropė, por ėshtė njė vend me hapėsirė, nė tė cilin mund t’i jepet mundėsia ēdokujt tė bėjė punėn e tij. Vendosa tė jetoj nė Vankuver dhe nė shkurt tė vitit 2000 ndodhesha atje.” Vetėm njė vit mė vonė, nė prill 2001, ekspozon pėr herė tė parė nė Galerinė e Aleancės Franceze, nė Vankuver, jep njė intervistė tė gjatė nė Radion Nacionale nė gjuhėn frėnge nė Kanada, CBC, dhe mė vonė merr pjesė nė njė tjetėr ekspozitė, kėtė herė kolektive, nė ”Atropolis 2001”, njė ekpozitė e artit bashkėkohor kanadez. Tashmė puna e pėrditshme ėshtė ajo e Interior Dizajn, e cila veē tė tjerash, ėshtė njė mėnyrė pėr tė gjetur lidhjet qė i duhen artit tė tij dhe tė njihet nė rrethin e njerėzve tė interesuar pėr pikturėn. “Si interior dizajn kam mundėsi tė shumta kontakti, bėj dizenjimin e brendshėm tė shtėpive, zgjedh ngjyrėn, mobilimin dhe veprat e artit qė duhen vendosur. Shes dhe veprat e mia pėrmes kėsaj rruge”,- thotė piktori, duke shtuar se e gjithė kjo ėshtė njė rrugė pėr tė jetuar pėrmes pikturės. Pėr njė periudhė kohe njėvjeēare, e provoi edhe punėn e pedagogut, atė punė qė e kishte lėnė pas nė Shqipėri, nė Liceun Artistik nė Tiranė. Punoi pedagog i jashtėm edhe nė Universitetin British Kolumbia nė Kanada, por shpejt e la, pėr t’iu kushtuar pikturės.
    Piktura qė rend drejt hapėsirave
    Nė pikturėn e Mikel Temos vihen re ndryshimet, qė kanė zėnė vend vitet e fundit nė jetėn e tij. Kur sheh krijimet e ditėve nė Shqipėri dhe ato gjatė kohės sė emigrimit, ndėrmjet ndien evoluimin. Vetė piktori pohon se ambienti ndikon shumė mbi krijimtarinė. “Lėvizja e artistit nga njė vend nė njė tjetėr, krijon ndryshime edhe nė veprėn e tij. Kjo ka ndodhur edhe me pikturėn time”,- thotė ai. “Sigurisht nuk janė ndryshime drastike. Pėr mendimin tim, kėto mund tė ndodhin atėherė, diēka ka ndryshuar dhe nė jetėn e artisit.” Po, Kanadaja duket se ka shėnuar njė kapėrcim thelbėsor nė pikturėn e tij. “Duke qenė njė vend shumėdimensional, qoftė nga peizazhet e gjera, nga qielli i pastėr, lirshmėria me tė cilėn jetojnė ata njerėz…tė gjitha kėto i dhanė njė dimension tjetėr pikturės sime, e cila ndihet dhe paksa e liruar nga elementėt e shumtė, e tė mbingarkuar nga mė parė. Kjo sepse e tillė ishte jeta nė atė kohė nė Shqipėri”, – thotė Temo. Edhe ngjyra nė kanavacė tashmė ėshtė mė e qartė, mė e pastėr. “Jo se mė parė ajo ishte e ndotur. Por nė pikturat e Shqipėrisė, punoja mė shumė me tė errėtėn, tė cilat i falin spektatorit njė lloj dramaticiteti siē ishte vetė jeta jonė kėtu. Njė lloj enigme e trishtuar.
    Kėto rendje nėpėr botė, i kanė mėsuar se atdheu i artistit gjendet kudo. Kurrė nuk do tė mjaftonte hapėsira pėrreth, ajri qė thith aty. “Ēdo lloj krijimi ka tė bėjė me shpirtėroren dhe shpirti ėshtė i pakapshėm ashtu si vetė Zoti. Duke u nisur nga kėto marrėdhėnie tė pakufi, artisti nuk i njeh kufijtė. Ai nuk ndihet as amerikan, as francez, as shqiptar…Njė qytetar i botės” – thotė piktori.
    Kohė e brezit rebel
    Kur e pyet pėr brezin e piktorėve qė shėnuan hapat e parė drejt artit modern, Mikelit menjėherė i shkon mendja, tek ata krijues arti i tė cilėve u bė me flatra. “Gjatė periudhės sė diktaturės, nga koha nė kohė, pati artistė qė donin tė ndryshonin realizmin socialist, njė tabu, njė ikonė e vjetėr me banderola ideologjike. Vetė fakti qė shumė artistė pas revolucionit kulturor nė vitin 1971, u burgosėn, si Ali Oseku, Maks Velo, e shumė regjisorė e muzikantė, e tregon mė sė miri se revolta brenda tyre ka ekzistuar prej kohėsh. Por kjo aspiratė u pėrmbush nė vitin 1991, kur nė Shqipėri u rrėzua diktatura”, - thotė Temo, duke rrėfyer se vetė ai u kthye nė njė “rebel” pėr tė pėrqafuar atė lloj arti qė kishte qenė tabu pėr vite e vite me radhė. “Atėherė, unė isha i ri dhe sė bashku me kėta artistė qė dolėn nga burgjet e komunizmit, u vumė nė garėn e aspirtave bashkėkohore, pėr tė bėrė njė art qė ishte konkurrues me vendet e tjera evropiane. Sigurisht, dikush e la garėn, dikush e vazhdoi. Unė jam nga ata qė e vazhdoj dhe sot”, – thotė ai duke shtuar se nė fakt kjo ėshtė garė, mė shumė me vetveten se me tė tjerė, sepse sipas tij, arti nuk ėshtė njė kėrcim me shkop apo kush arrin i pari nė finish.
    Braktisja e pasarelės
    Moda, stilimi, njė ėndėrr qė ka udhėtuar pėrkrah tij njė jetė tė tėrė. “Ajo jeton brenda meje prej vitesh dhe mundėsia e parė qė preka ndodhi tė ishte nė vitin 1994, kur regjisorja Vera Grabocka iu propozoi disa artistėve tė merrnin pjesė nė spektaklin “Rreth fatit pėr 12 javė”. Gjeta njė element qė do ta bėnte pak tė veēantė stilin tim, punėn me grep. Mund tė duket disi banale, kur e thua krejt pa e menduar, por ėshtė diēka shumė interesante, qė bėhet vetėm me dorė dhe i lejon personit qė e punon tė ketė njė marrėdhėnie tė veēantė me tė, ta dashurojė. Hap pas hapi ajo do tė marrė formėn qė ti dėshiron e pak mė tej do tė mbahet prej dikujt tjetėr”,- kėshtu thotė Mikel Temo ndėrsa kthehet nė aventurėn e dhjetė viteve mė parė, aventura e stilistit tė modeleve me grep. Ndėrsa mė vonė ka vazhduar tė ndėrtojė veshje pėr klientė tė ndryshėm qė donin tė blinin diēka prej tij, por ajo qė ka dashur gjithmonė ėshtė diēka mė serioze. Ai thotė se ideja qė nuk u realizua, para disa vitesh, me largimin e tij nga Shqipėria, vazhdon tė jetojė e fortė brenda tij. Ndoshta kjo do jetė njė arsye qė Mikel Temo tė kthehet vitin e ardhshėm nė Shqipėri, pėr artdashėsit. Njė sfilatė dhe njė ekspozitė retrospektivė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve.

    (marrė nga Gazeta Shekulli)

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Katėr piktura paemėr tė madhėsisė: 122cm x 122cm; 48"x48"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Dark Dream
    Teknikė mikse: 50cm x 50cm; 19,6" x 19,6"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Red Shadow
    teknik mikse: 30cm x 30 cm; 11" x 11"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Golden Space
    teknik mikse: 66cm x 63cm; 26" x 25".

    Mė pėlqen tej mase ngjyra e art, dhe sesi ka dal punimi nė tėrėsi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    paemėr
    teknik mikse: 48cm x 22cm; 18.9" x 8.7"

    Kjo mė pėlqen shumė, nuk e di pse.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #7
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    paemėr
    teknik mikse: 69cm x 38cm; 27" x 11".
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    paemėr
    teknik mikse: 38cm x 38cm; 15" x 15".

    Kjo mė pėlqen shumė. Tek sytė e mi ngjason shumė me stilin e Mondrianit.

    © Mikel Temo.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Ah ! Mikel Temo....

    E shifni ate pikturen siper ? Ajo tani eshte pron e imja, dhurat nga Mikel Temo qe krenohem me te...

    Me te vertete artistė i madh.

Tema tė Ngjashme

  1. Piktura
    Nga gunman nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-01-2014, 16:35
  2. Piktura tė qėndisura me dorė
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 21-05-2010, 13:19
  3. Piktura Murale e Mesjetės nė Shqipėri
    Nga white-knight nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-12-2008, 14:26
  4. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 18:31
  5. Piktura E Shpirtit...
    Nga BAD00355 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-07-2002, 18:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •