Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 39
  1. #1

    Kontributi i hoxhallarëve për shqiptarinë

    PËRSONALITETE TË KULTURËS ISLAME
    QË KANË JETUAR E KONTRIBUAR NË FUND TË SHEK.XIX - GJYSMA E PARË E SHEK. XX.




    HAXHI ALI ELBASANIT
    Përfaqësuesi i Unitetit Kombëtar



    Jeta dhe veprimtaria e Haxhi Ali Elbasanit shtrihet më se gjysmë shekulli në shekullin e kaluar dhe më se një çerek në të sotmin. Ai përjetoi ngjarje të dhëmbshme të vëllezërve të tij: betejat, copëtimin e vendit, mërgimet e detyruara, varfërinë e popullit, përçarjen që mbillte propaganda e huaj greke e sllave etj.
    I pajisur me kulturën e lartë fetare, të cilën e kishte fituar në aulat e Universitetit të Stambollit, dhe i frymëzuar nga idealet kombëtare, Haxhi Ali Elbasani fitoi besimin e popullit, i cili e zgjodhi deputet e më pas dhe anëtar i Senatit. Vajtja në Haxh e pasuroi botëkuptimin e tij me ndjenja fisnike të moralit Islam.
    Në mënyrë të vaçantë Haxhi Ali Elbasani u shqua si publicist, veprimtar shoqëror e patriot. Gjatë kohës që qe në Turqi, drejtoi gazetën "Zemra" ("Yrek"), që botohej në dy gjuhë: shqip dhe turqisht, me alfabet arab. Në dalje të saj, kjo gazetë u bë tribunë e pikëpamjeve lidhur me nevojën e organizimit të arsimit në Shqipëri. Haxhi Ali Elbasani ishte dhe kryetar i Klubit "Bashkimi", i cili kishte si organ të vetin gazetën "Fjala e drejtë".
    Pikëpamjet e Haxhi Ali Elbasanit lidhur me arsimin, mirëkuptimin në mes besimtarëve të feve të ndryshme etj, janë pjesë e ideve të rilindësve. Ai propagandonte tolerancën e mendimit, në bazë të së cilës shtronte bashkëpunimin në mes myslimanëve dhe kristianëve: "Myslimanët duhet t’u shtrijnë dorën kristianëve, sepse kjo e forcon kombin shqiptar".
    Më 1913-1914 ai drejtoi "Komitetin e Zgjimit dhe të Besës Shqiptare", me qendër në Elbasan. Me qëndrimet e tij, me kulturën që zotëronte si myderiz dhe përvojen që kishte fituar sa kohë shërbeu në organet legjislative të Turqisë, Haxhi Ali Elbasani fitoi një popullaritet jo vetëm në Elbasan, por dhe në të gjithë zonën e Shqipërisë së Mesme.
    Haxhi Ali Elbasani vdiq i nderuar në vitin 1928.


    HAFIZ ALI KORÇA
    Hoxha i Përndjekur


    Midis hoxhallarëve të përndjekur nga pushtuesit, nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tyre është dhe Hafiz Ali Korça. i rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngriten lart emrin e tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. Më pas, Kabineti i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal. Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit. Më 1925 botoi në Tiranë pamfletin "Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit".
    Hfz. Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe të publicistikës. Ai ka shkruar një varg veprash origjinale në prozë e poezi fetare dhe laike. Ndër to shquhen:
    "Mevludi" (1900). "303 fjalë të Imam Aliut" (Botuar në Korçë më 1910). "Historia e shenjtë dhe të katër halifetë" (Botuar në Tiranë më 1931, fq.288). "Jusufi me Zelihanë" (Botuar në Elbasan më 1923). "Gjylistani", përkthim nga Saadiu, (1918). "Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë", poezi, (Botuar në Tiranë më 1944). "Tefsiri i Kur’anit", (mbetur dorëshkrim, me një vëllim prej 2000 faqesh, R.Z.) punuar gjatë viteve 1920-1924. "Rubaijjati Khajjam"(Hajjam, përkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 në Tiranë).
    Një rëndësi të veçantë kanë gjithashtu edhe tekstet shkollore si : "Abetare shqip" (1910). "Fe Rrëfenjësi, morali" (1914). "Gramatika, Syntaksa shqip—arabisht edhe fjalime", (1916). Hafiz Ali Korça ka lënë edhe një numër të konsiderueshëm dorëshkrimesh e përkthimesh.
    Hafiz Ali Korça, duke përkthyer kryeveprat si "Gjylistani", "Rubairat" si dhe "Jusufi me Zelihane", i bëri të flasin shqip poetët e mëdhenj si Saadiun, O.Kajamin etj.
    Hafiz Ali Korça qe ndër mësuesit e parë të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë dhe bashkëpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Aty dha pa pagesë edukatë islame . Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan detyra të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë së Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm po i kësaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranë Këshillit të Lartë të Sheriatit në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë të Tiranës etj.
    Gjatë jetës së tij Hafiz Ali Korça bashkëpunoi me një varg figurash që luajtën rol të rëndësishëm në historinë e kohës së re të Shqipërisë, siç janë: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kërçova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.
    Jeta e tij është një shembull i përsosur i atdhetarit të devotshëm, që nuk ndan fjalën nga veprat e poetit që fton bashkëpunëtorët të punojnë për mëmëdheun, të mos e braktisin.


    Hafiz Ali Riza Ulqinaku
    Autori i Mevludit Shqip



    Një ndër figurat e shquara të Rilindjes Kombëtare është edhe Hafiz Ali Riza Ulqinaku, veprimtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sipas L.Skëndos, Ali Ulqinaku i përkiste shkollës letrare dhe shkencore shqiptare të traditës islame, të njohur si bejtexhinj.
    Lindi në Ulqin më 1853, ku mori dhe mësimet e para. Më vonë u shkollua në Shkodër dhe në Stamboll. Fillimisht ka punuar si imam dhe myfti në Ulqin. Që në moshë të re u mor me përkthime dhe përshtatje në gjuhën shqipe të veprave letrare moralizuese dhe mësimore.
    Ka lënë vepra të botuara, dorëshkrime origjinale dhe përkthime. Ka botuar më 1884 një përmbledhje me tre vepra të veçanta: Përkthimin shqip të veprës turke "Huda Rabbim", Mevludin, të ndarë në katër kapituj, me 634 vargje gjithsej dhe Një Fe-rrëfenjës të përbërë nga 804 vargje. Ndërsa në dorëshkrim ka lënë një abetare shqip dhe tre fjalorë. i pari është hartuar në vargje, metodë kjo e suksesshme dhe praktike për mësimin e gjuhëve të huaja nga nxënësit e fillores. i dyti është shqip-turqisht, ndërsa fjalori i tretë është turqisht-shqip.
    Veprën "Mevludi sherif" e shqipëroi më 1873. Kur u shpërngul në Shkodër më 1879, veprën e solli dorëshkrim. U botua në vitin 1885/86 sipas dëshmisë së vetë autorit. Ky Mevlud u përhap në mënyrë të rrufeshme në të gjitha trevat veriore shqiptare të besimit mysliman. Mevludi mësohej përmëndësh, kopjohej. Vepra mori karakter didaktik dhe patriotik, sepse Hfz. Ali Ulqinaku i bëri një parathënie në vjershë dhe i shtoi një pjesë origjinale. Në parathënie shkroi për domosdoshmërinë e lëvrimit të gjuhës së pastër shqipe.
    Pikërisht për këtë pati pasoja nga pushtuesit. Kështu u detyrua të lërë Ulqinin dhe të vendoset në Shkodër e më vonë në Lezhë.
    Hfz. A.Ulqinaku u mor me veprimtari letrare, filologjike e pedagogjike, jo i shtyrë vetëm nga feja, por dhe nga nevojat e popullit për dije e arsim, kulturë dhe shkencë. i shtyrë nga dashuria për gjuhën shqipe, për ruajtjen e saj dhe të kombësisë shqiptare.
    Për veprimtarinë e tij dhe për nxënësit përshtati një alfabet të shqipes mbi bazë të grafisë arabe. Këtë e bëri për nevojat aktuale të kulturës e të shkrimit shqip, për përhapjen e saj legale në atdhe. Bëri që shqipja e folur të shkruhej, të ruhej e të kultivohej.
    Vepra letrare e Hfz.Ali Ulqinakut ndikoi fuqishëm në krijuesit letrarë me alfabet që erdhen pas tij. Ndikimi i tij haset dhe në një plejadë shkrimtarësh të shkolluar nëpër medrese të ndryshme, midis dy luftërave botërore. Vdiq më 1913.


    BABA ALI TOMORRI
    Një Nga Viktimat e Komunizmit


    Baba Ali Tomorri ka lindur në Shalën e Tepelenës nga fundi i shekullit të XIX. Është një nga shkrimtarët dhe historianët e rinj të bektashizmit. Shkrimet e tij nënshkruhen edhe me emrat Varfe Ali Prishtina ose me pseudonimin "Turabi". Botimet e tij janë të karakterit fetar bektashian. Ndër to dallohen: "Bektashinjtë e Shqipërisë", Korçë, 1921. "Leteratyra e Bektashinjtë" (pa vend botimi, pa datë). "Histori e Bektashizmës",Tiranë, 1929. "Nefese dhe Gazele bektashiane",(pa vend e pa datë botimi).
    Botoi edhe shumë shkrime dhe vjersha të veçanta në organet e shtypit të kohës. Një poezi e tij i është kushtuar flamurit kombëtar: "Flamurit të Shqipërisë".
    B. Ali Tomorri qe një nga organizatorët kryesorë të tre Kongreseve Bektashiane: Kongresit të Parë Bektashian që i zhvilloi punimet në Prishtinë, ku ishte edhe selia e parë e teqesë së tij(në 1922). Kongresit të Dytë që u mbajt në Gjirokastër, më 1926 dhe Kongresit të Tretë në Turan të Korçës, me 1929.
    Më 1921 B. Ali Tomorri nxori dhe drejtoi fletoren "Reforma". Më 1947 u dënua me vdekje nga gjyqi komunist dhe u ekzekutua me akuzen se ka bashkëpunuar me anglezët.



    ARIF SHALA
    Vëllezër Mos e Braktisni Drenicen


    Arif Shala është biri i Drenicës së Kosovës. Lindi më 1909 dhe që në moshë të re, kur ishte ende nxënës në mejtepin e Mulla Rifatit, shquhej në mes të shokëve të tjerë për zgjuarsinë e tij, shkathtësinë dhe karakterin e fortë. Duke qenë ende i ri, ai arriti të mësojë Kur’anin përmendësh dhe të dallohej për deklarimin e bukur që bënte. Më 1927 mbaroi medresenë e Gjakovës dhe në ato vite të rënda për Kosovën vazhdoi gjimnazin në Tiranë. Në fshatin Koroticë e Epërme, ku u caktua si imam, ai, së bashku me mësimet e fesë, u mësoi nxënësve në mënyrë ilegale dhe lexim-shkrimin e gjuhës amtare shqipe. i tronditur nga krimet që bënte xhandermaria serbe mbi popullin shqiptar, i dërgoi më 1933 letër proteste krajlit serb, Pjetrit. Më 1935, me anë të një panfleti, ftoi popullin e Kosovës të bojkotonte zgjedhjet. Por, ajo që e bëri popullor imam Arifin ishte kushtrimi i tij për te mos u shpërngulur kosovarët ne Turqi, por të qëndrojnë në trojet e veta. Falë aktivitetit të tij, asnjë familje shqiptare nga Drenica nuk emigroi në Turqi.
    Imam Arif Shala iu kundërvu fashizmit italian. Ai mori pjesë në çlirimin e Prishtinës dhe të Ferizajt. Arifi ishte njeri me karakter të fortë, me botëkuptimi të qartë islamik, me devocion patriotik deri në vetëmohim, me një dashuri të papërshkruar për vendlindjen dhe për Kosovën. Demokrat me ndjenjë dhe me zemër.
    Arifi nuk mund të pajtohej me politikën diskriminuese sllave antishqiptare dhe antikosovare. Ai doli ilegal, komit për të luftuar për lirinë e popullit dhe lirinë e besimit islam. U ndesh disa herë me patrullat e UDB-së dhe më 1 janar 1947 policia serbe, pasi e diktoi, e rrethoi dhe e vrau në mënyrë barbare, pikërisht në ditën e parë të vitit të ri. Me gjithë kundërshtimet e policisë serbe, populli i Miranit e varrosi me nderime imamin nga Drenica, Arif Shalën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga StterollA : 28-05-2003 më 19:50

  2. #2

    VILDAN FAIK DIBRA

    Mrojtësi i Alfabetit Shqip




    Reka e Dibrës është një nga vendet ku kanë lindur shumë përsonalitete të lëvizjes kombëtare. Ata nuk janë vetëm luftëtarë me armë, por edhe luftëtarë me penë. i tillë ishte edhe Vildan Faik Dibra, nga Rimnica e Rekës.
    Vildani arsimin fillor dhe atë të mesëm e bëri në Dibër, ku kishte një arsim të zhvilluar në gjuhë të huaj turko-arabo-persiane, nga ku dolën shumë patriotë të shquar si Haxhi Vehbi Dibra, Said Najdeni (Hoxhë Voka i Dibrës), Hfz.Maliq Tanusha, nga Tanusha e Rekës, idhtar i zjarrtë i Klubit të Stambollit, Hfz.Abdurrahim Dauti, propagandues dhe mësues i gjuhës shqipe etj.
    Studimet e larta i vazhdoi në Stamboll, kur, si shumë shqiptare të tjerë, dhe ky pati rezultate të shkëlqyera në përfundimin e medresesë së lartë. i vlerësuar për përgatitjen e lartë që kishte fituar, u emërua profesor në medresenë e lartë të Yskydarit. Në këtë pjesë të Stambollit, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të kaluar dhe sidomos gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit tonë, ku ky shërbente aty, pati shumë shqiptare në këtë qytet. Më vonë aty u hap edhe një shkollë shqipe, shkolla "Kosova" me nxënës refugjatësh shqiptarë.
    V.F.Dibra u aktivizua në lëvizjen kombëtare të fillimit të shekullit XX, duke përqafuar programin e saj. Mori pjesë në Klubin "Bashkimi" të Stambollit dhe e përfaqësoi atë në Kongresin e Manastirit të 1908-ës.
    Qëndrimi i tij në këtë Kongres, pro ose kundër alfabetit të Stambollit, kishte një peshë të madhe. Shumë nga pjesmarrësit prisnin nga do të anonte Hfz.Vildani. V. Dibra, duke shprehur pikëpamjen e tij në bazë të thënieve Kur’anore, theksoi: "Feja dhe Kur’ani nuk kanë kurrfarë lidhje me alfabetin. Mësimi i gjuhës shqipe me alfabetin latin nga pikëpamja fetare s’ka asnjë ndalim". Duke pasur parasysh anen praktike, ai tha se mësimi i gjuhës shqipe me këtë alfabet është më i lehtë.
    Hfz.V.F.Dibra është autor i disa veprave letrare-fetare e filozofike në gjuhët e Lindjes. Gjithashtu ai është autor edhe i monografive në lëmin e drejtësisë, në kuadrin e të drejtës së Sheriatit.
    Ai, me cilësinë e përfaqësuesit të Komitetit të Stambollit mbajti një varg ligjeratash gjatë vitit 1908 në disa qytete të Shqipërisë. Këto ligjërata dëshmojnë për erudicionin e tij, pathosin patriotik dhe elokuencën profesionale. Vdiq në Stamboll më 1925.




    MULLA HASAN MASURICA
    Hoxha Inovator



    Mulla Hasan Masurica është bir i një familjeje kosovare të madhe nga Krileva e Kamenicës.
    Studimet e para i bëri në shkollën ruzhdije të Gjilanit, kurse shkollën normale të fesë islame e mbaroi në Shkup në vitin 1907. Që nxënës në normale, Hasan Masurica u dallua për një imagjinatë dhe fantazi krijuese të pasur, për një kujtesë fenomenale, për aftësi aplikative për t’u admiruar. Që në shkollë plotore ai kishte përvetësuar gjuhët turke, arabe dhe perse, gjuhë të cilat i dhanë mundësi të shfrytëzonte literaturën islame.
    Gjatë kohës që ishte student, edhe më vonë, atij i pëlqente letërsia fetare dhe ajo shkencore. Me pasion të madh lexonte çdo libër fizike, matematike apo të shkencave teknike, që i binte në dorë. Në mënyrë të veçantë ai ishte i dhënë pas astronomisë. Astronomia dhe astrologjia ia ushqenin atij fantazinë, i nxitnin ëndrrat dhe dëshirat për të shpikur diçka. Frymëzimet që i vlonin në mendje dhe që nuk e linin të qetë filloi t’i vizatonte në fletë të bardha. Ai kërkonte bashkëpunëtorë në ndërmarrjet e tij.
    Pasi i drejtonte lutjet Allahut(xh.sh.) dhe pasi i kryente më së miri detyrat e tij si imam, Mulla Hasani jepte mësim, mbante vaze, ku, veç të tjerave, u tregonte nxënësve të tij si dhe xhemmatit, qysh në vitin 1900, se njeriu brenda pak dhjetëvjeçarëve do të arrijë në planete të tjera, se do të mund të komunikojë me të afërmit e tij nga një vend i largët, se do të zbulojë aparate që do të flasin dhe do të shihen brenda dhomës etj.
    Ai vetë ishte i pajisur me një intuitë prej shpikësi të mrekullueshëm. Me guxim të madh filloi ndërtimin e një mjeti fluturues (ballone) dhe për këtë punë kërkoi ndihmën e farkëtarit të fshatit. Për këtë ballonë përdori dërrasa plepi, pelhurë të lyer me dyllë dhe në prani të fshatarëve të Zarbicës, në vitin 1899, bëri provë me djalin e tij 12 -vjeçar, i cili u ngrit në një lartësi 50-70 metra, duke përshkuar një largësi rreth katër kilometra.
    Mulla Hasan Masurica ishte një "Edison" i vërtetë, por në kushtet e vendit të tij ai u kufizua vetëm me projektimin, ndërtimin dhe aplikimin e disa aparateve që mbetën si relike, duke dëshmuar gjeninë shqiptare. Ai ngriti mullirin e fshatit me ndihmen e ujit e të erës, ndërtoi mullirin e kafesë etj. Më vonë ai projektoi dhe ndërtoi një tip armë, e cila mbushej dhe zbrazej disa herë, shpikje për të cilën u vu në dijeni edhe Sulltani.
    Aktiviteti i Hasan Masuricës qe i shumanshëm, ai shtrihej edhe në veprimtarinë fetare, si imam dhe mësues feje, edhe si aktivist i hapjes së shkollave për mësimin e gjuhës shqipe. Ai zotëronte një bibliotekë shumë të pasur.
    Në vitin 1916 ai luftoi me armë në dorë për të mbrojtur trojet shqiptare nga pushtuesit bullgarë. Bullgarët ia dogjën shtëpinë dhe bibliotekën, ku ishte edhe kalendari mbi poziten e planeteve në gjithësi, të cilin e kishte filluar ta ndërtonte që me 1911 e që e rikapi më vonë për ta përfunduar në vitin 1925. Vdekja e tij u shndërrua në një manifestim popullor.

    HOXHË HASAN VOGLI
    Gjuhën Shqipe Do Ta Mbrojmë Edhe Me Gjak



    Çerek shekulli i parë i historisë së zhvillimit të kulturës dhe të arsimit në Tiranë lidhet ngushtë me emrin dhe veprimtarinë e Hoxhë Hasan Vogli. Hapja e alfabetit të Stambollit, funksionimi i shkollës fillore "Ylli" në Tiranë, qendresa heroike ndaj përsekutimeve që iu bënë patriotëve nga Shevqet Durgut pasha e më vonë nga Esat Toptani, themelimi i jetimores së Tiranës dhe shumë vepra bamirëse, e bënë shumë të dashur dhe të nderuar emrin e Hasan Voglit.
    Hasan Vogli rrjedh nga një familje tiranase me tradita atdhetare. Ai kreu shkollën plotore (Ruzhdie) në Tiranë, kurse në Shkodër vazhdoi shkollën pedagogjike me gjuhë mësimi turqishten, "Daru-mualiminë". Sipas të dhënave, ai ndoqi edhe arsimin e lartë në Stamboll, ku u pajis me një kulturë të lartë teologjike. Që në fillim u ingranua në lëvizjen patriotike. Si kredo të vepimtarisë së tij shoqërore ai kishte parullen "Jam shqiptar, flas shqip dhe gjuhën shqipe do ta shkruaj edhe me gjak".
    Kësaj motoje ai nuk i devijoi asnjëherë. Shërbeu si mësues i shkollës fillore shqipe të Tiranës, që drejtohej nga Filip Hashiku, duke e filluar punën me 1901. Njëkohësisht shërbeu si mësues edhe në shkollat e tjera turke, gjithmonë duke iu përmbajtur parimeve të tij. Me shpalljen e Pavarsisë punoi si mësues në disa shkolla të Tiranës, derisa vdiq në moshën 58- vjeçare. Në këto shkolla dha lëndë të profilit fetar, paralelisht me lëndë të tjera të kulturës së përgjithshme.
    Më 1910 dhe më pas me ardhjen e rrebelëve të Esat Toptanit, siç thotë Hfz.Ibrahim Dalliu, në librin e tij "Patriotizma në Tiranë", ai u ndoq dhe u përsekutua, në mënyrën më çnjerëzore, derisa mbeti i gjymtë.
    H.Vogli i përkiste atij grupi njerëzish me karakter të fortë, që nuk përkulen dhe që as nuk i nënshtrohen dhunës. Shkonte i pari në xhami dhe dilte i fundit. Që nga më kryesorët që mbrojti vendimet e Kongresit të Lushnjes dhe u radhit krah për krah me ithtarët e qeverisë që doli nga ky Kongres. Ai nuk shkroi ndonjë vepër, por fjala e tij qe aq e fortë si para xhematit në xhami, ashtu edhe para nxënësve në shkollë.
    H.Vogli ishte prototipi i myslimanit të devotshëm. Kudo që do të ndërmerrej ndonjë nismë për të ndihmuar nevojtarët ose për të ngritur ndonjë institucion që mungonte, ai do të zgjidhte kuleten e tij, do të angazhohej me tërë autoritetin që gëzonte. Shumë vajza jetime i kanë gëzuar martesat e tyre në sajë të ndihmave që ai u ka dhënë. Jetimorja e Tiranës është ndihmuar nga ky burre i madh, i cili, pas vdekjes, ullishtet e tij ia kaloi si pasuri këtij institucioni.

    HAZIZ LILA.
    Mësuesi i gostivarit dhe i strugës



    Në agim të shekullit XX një Hafiz i ri nga Strebleva e Gollobordës, i porsaardhur nga studimet që kishte bërë në Stamboll, u emërua mësues i frëngjishtes në Gostivar, në Strugë e më pas drejtor i shkollës "Idadije" në qytetin e Dibrës.
    Ky është Haziz Lila, që më vonë do të bëhej myfti, zhvilloi një aktivitet të gjerë fetar dhe patriotik në periudhën para shpalljes së Pavarësisë. Ai solli me vete mjaft libra në gjuhën shqipe dhe i shpërndau ato fshehurazi, propagandoi te bashkëfshatarët, në mes të të cilëve banonte, frymën patriotike dhe, mbi të gjitha, përhapi alfabetin shqip, duke propaganduar njëkohësisht mospajtimin me politikën serbe dhe duke iu kundërvënë propagandës serbe dhe përpjekjeve për pushtimin e tokave shqiptare.
    Aktiviteti patriotik dhe antisllav i tij i ra në sy naçalnikëve serbë, të cilët e arrestuan, e shoqëruan me një njësit ushtarësh prej tetë vetash dhe e vranë me të shtëna armësh, në vendin e quajtur "Gezden të Stebleves", më 7 qershor 19915. Haziz Lila i përket martirëve të gjuhës dhe të shkollës shqipe.


    ABDULHAQIM HIQMET DOGANI
    Pedagogu Nga Gostivari



    Abdulhaqim Hiqmet Dogani (1880-1955) ishte pinjoll i një familjeje qytetare nga Gostivari. i ati ishte myfti në Gostivar. A.Dogani ndoqi rrugën e mësuesisë. Nga studimet që bëri në Stamboll mori arsim laik. A.Dogani shërbeu gjatë gjithë kohës së punës së tij si mësues në shkolla laike dhe fetare. Është ndër të rrallë që, si laik, shkroi edhe tekste me karakter fetar. Në idadijen e Shkupit, kur shumicën e nxënësve e përbënin shqiptarët, lënda e gjuhës shqipe iu ngarkua A.Doganit, nga klubi shqiptar "Rinia Patriotike" ("Shubani vatan").
    A. Dogani qe i vonuar dhe fillimisht nuk ishte për alfabetin e Manastirit të miratuar nga përfaqësuesit e njëzetegjashtë shoqërive e klubeve, në nëntor të vitit 1908. Por shpejt e kuptoi dhe reagoi drejt. Në atë periudhë ai botoi një abetare shqip me alfabet arab, një abetare tjetër e botoi në vitin 1946, në gjuhën shqipe dhe me alfabet arab, me të cilën mësuan brezënitë shqiptare të Ish -Jugosllavisë për vitin shkollor 1946-47.
    Tekstet e tjera të tij janë shkruar në gjuhën turke, por kanë shërbyer për edukimin e nxënësve shqiptarë në shkollat që ndiqnin. Veprat e tij të njohura deri më sot, të paracaktuara për shkollat laike dhe fetare, janë: "Saban Yildizi yahot Musavver Osmanli Elifbasi" ("Ylli i mëngjesit apo abetare e ilustruar e osmanishtes"). Yeni Elifba-Nes’h harfllariyla tab’edlimis ueni imla ilifbasi" ("Abetarja e re- Abetarja portografike e botuar me shkronjat nesh"). "Muslumanlik" (Feja islame). "Arnavutca elifba-Arap harflariyla" (Abetare shqip- me alfabet arab). "Pedagogji kavaidine mutabik yeni sistem elifba" (Sistemi i ri i abetares sipas parimeve pedagogjike). "Kur’ani Kerim Derslaerine Baslangiç" (Hyrje në mësimin e Kur’anit të nderuar). "Birinci Kisim Turkçe Dersleri Elifba" (Pjesa e parë e mësimeve të turqishtes-Abetarja). "Ikinci Kisim Turkçe Dersleri"(Pjesa e dytë e mësimeve të turqishtes). "Uçunçu Kisim Turkçe Dersleri"(Pjesa e tretë e mësimeve të turqishtes). "Doruncu Kisim Turkçe Dersleri"(Pjesa e katërt e mësimeve të turqishtes). "Birinci Kisim Din Dersleri"(Pjesa e parë e mësimeve të fesë)."Ikinci Kisim Din Dersleri"(Pjesa e dytë e mësimeve të fesë). "Uçuncu Kisim Din Dersleri"(Pjesa e tretë e mësimeve të fesë). "Dorduncu Kisim Din Dersleri"(Pjesa e katërt e mësimeve të fesë). "Birinci Kisim Dersleri" (Pjesa e parë e mësimeve të historisë). "Abetare", në gjuhën shqipe shtypur nga Shtypshkronja "Kultura", Shkup, 1946.
    Nga veprat e mësipërme, të një rëndësie të veçantë janë "Sistemi i ri i mësimit fetar sipas parimeve pedagogjike", si dhe "Hyrje në mësimin e Kur’anit të nderuar".
    Kontributi i tij në arsim dhe në edukatën islame ishte i veçantë. Abdulhaqim Dogani ka shkruar proza të shumta për fëmijë, një pjesë e të cilave ruajnë edhe sot vlerat e tyre arsimore dhe edukative. Ka botuar edhe artikuj studimorë, sidomos për historinë e Gostivarit e të viseve të tjera shqiptare.
    Përsonaliteti i tij është paraqitur në librin monografik "Gostivari dhe Abdulhaqim Dogani".

  3. #3
    HAFIZ IBRAHIM DALLIU
    Burri Që Nuk u Mposht Nga Persekutimet


    Zhvillimi i kulturës islame, shtypi publicistik dhe ai fetar, beteja dhe lufta për mbrojtjen e pavarësisë, lidhen me emrin dhe veprat e Hafiz Ibrahim Dalliut. Me Kur’an në dorë dhe me pushkë nën sqetull, ai u priu vullnetarëve të Tiranës si komandant për ta mbrojtur vatanin kundër agresorëve jugosllavë.
    Hafiz Ibrahim Dalliu si një figurë patriotike, i shërbeu arsimit në përgjithësi dhe atij pedagogjik në veçanti. Gjatë viteve të rinisë, pa mbushur ende 18 vjeç, në rrugë klandestine, përvetësoi alfabetin shqip dhe më 1901, së bashku me Filip Ashikun dhe Hoxhë Voglin, shërbeu si mësues i shkollës shqipe në Tiranë.
    Më 1908 ai hapi shkollën e vajzave në Tiranë, ku u pregatitën mësueset e para vajza myslimane, si Servete Maçi etj. Mori pjesë në Kongresin Kombëtar për problemet e Arsimit, që u mbajt në Elbasan në shtatorin e vitit 1909. Së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Aleksandër Xhuvanin, Hafiz Ibrahim Dalliu qe nga të parët që themeloi Normalen e Elbasanit, e cila u hap me vendim të Kongresit të mësipërm.
    Luigj Gurakuqi shkruan se normalja e Elbasanit kishte në themelet e saj djersen e mundin e Hafiz Ibrahim Dalliut, të Aleksandër Xhuvanit, Sotir Pecit, të tyre (të Luigj Gurakuqit, R.Z)e të atdhetarëve të tjerë.
    Pas vitit 1912 Hafiz Ibrahim Dalliu iu kushtua publicistikës dhe letërsisë satirike. Më vonë drejtoi gazeten politike "Dajti". Duke nisur nga viti 1918 deri më 1924 botoi një varg veprash satirike duke u bërë kështu ndër të parët poetë satirikë që çanë rrugën e humorit në letërsinë shqipe. Këto vepra janë "Grenxat e kuqe"(1918), "Dokrat e hinit"(1920), "Kabineti i Xhafer Ypit" (1922) etj. Shkroi gjithashtu edhe librin me vjersha patriotike "Kreshniku i atdheut", si dhe monografine "Patriotizma në Tiranë"(1930). Por njohjen si poet ai e fitoi me elegjinë kushtuar Avni Rustemit, kurse popullaritetin e fitoi nga qëndrimi i tij stoik kundër torturave që atij i bënë pushtuesit e Shqipërisë.
    Burrëria dhe heroizmi i Dalliut vihet në dukje dhe në një nga këngët e "Lahutës së Malësisë", ku poeti Gjergj Fishta mbi të tjera shkruan: "a isht’ "Shqiptar" apo "Osmanli", u përgjegj me trimëni: jam shqiptar me gjuh e fis.
    Hafiz Ibrahim Dalliu ishte një ndër mbështetësit konseguentë të lëvizjeve demokratike të viteve 1920-1924. Vrasja e atdhetarit të shquar Avni Rustemi e brengosi pa masë. Por ai gjeti forca dhe i thuri këtij martiri të shquar, një këngë e cila gjeti jehonë jo vetëm në Shqipërinë e Mesme, por në mbarë viset shqiptare.
    Hafiz Ibrahim Dalliu edhe më vonë u përndoq nga forcat rrebele dhe nga rregjimi komunist. Ai njohu qelitë e burgut të Manastirit, Selanikut, Tiranës. Herën e fundit e akuzuan për botimin e poemës "Grenxat e kuqe", se ka sulmuar pansllavizmin. Por karakteri shumë i fortë, besimi në islam e ushqente atë për të mbrojtur të drejtën dhe lirinë.
    Vlen të përmendet edhe kontributi i tij i paçmuar gjatë viteve ’30 për botimet e shumta që bëri në shërbim të edukimit fetar. Numërohen gjithsej 15 vepra, përkthime, por shumica origjinale. Ndër të gjitha këto shquan"Tefsiri shqip i Kur’anit" në dy vëllime, përkthyer nga arabishtja.
    Libra të tjerë me karakter fetar jane: "Udha muhamedane" (vepër afër 500 faqesh), botuar në Tiranë më 1936, "E lemja dhe jeta e të madhit Muhammed alejhiselam", vepër në vargje, me një vëllim prej 238 faqesh, Tiranë, 1933, "Mësime teorike dhe praktike të besimit islam", Tiranë, 1935 etj. Qe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.



    MULLA IDRIZ GJILANI
    Udhëheqësi Shpirtëror, Politik e Ushtarak



    Në historinë e re të gjysmës së parë të shekullit tonë, çfaqet dhe figura e Mulla Idriz Gjilanit. Studjuesi Muhamet Pirraku e portretizon si "Fetar atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse, si bjeshkët e Kosovës, të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si Basho Muji".
    Mulla Idriz Gjilani lindi në Velekincë, katund në periferi të Gjilanit, më 4 qërshor 1901. Ndoqi studimet fillestare në mejtepin e Cernicës, të cilin e mbaroi në vitin 1911, kurse studimet e mesme i vazhdoi në medresenë "Atik" në Gjilan. Më 1926 u diplomua, pas një ndërprerjeje të shkollës. Në moshën 25- vjeçare u bë imam dhe fitoi titullin Mulla. Shërbeu në detyrën e Imamit në Karadak e në Hogoshtë. Më 1941 u zgjodh në postin e Bashvajizit në Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor të Vakufit të Shkupit.
    Në karrieren e tij prej fetari ai u nis nga disa parime kur’anore dhe hadithore që përcaktonin vlerat e arsimit, të kulturës dhe të edukatës: "Pa shkollim - thotë ai, - nuk ka fe të mirëfilltë", "Talebet (nxënësit) tonë nuk duhet të mësojnë më vetëm për leximin e Kur’anit, por edhe për njohjen e mjeshtërisë së shkrimit. Talebet tonë duhet t’i nisim në rrugën për ta njohur islamin dhe jo për ta prezantuar si diçka statike", "S’ka fe pa atdhe", "Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri, të duhemi si vëllezër", "Pa një atdhe të lirë feja nuk mund të mbahet, nuk mund të ushtrohet", "Lexoni te mualimë të urtë sa e mirë dhe sa e kuptueshme është feja islame, kur shpjegohet shqip, në gjuhën e Zotit për shqiptarët".
    Gjatë kohës si hoxhë dhe bashvaiz zhvilloi një veprimtari intensive në fushën e edukimit fetar me frymë atdhetare. Hapi mejtepin e Pidicit për mësimin e djemve dhe të vajzave, organizoi ilegalisht mësimin e shkrim-leximit me alfabetin e gjuhës shqipe, futi mësimin shqip në medresenë "Atik", ushqeu mirëkuptimin dhe bashkëpunimin vëllazëror me bazë kombëtare shqiptare në popullsinë muslimane-katolike të zonës së Karadakut. Kur qe mësimdhënës në tre mejtepe njëkohësisht, shfrytëzoi sistemin monitor: përgatiti nxënësit më të mirë dhe me moshë më të madhe për ta zëvendësuar kur ai mungonte.
    Në prill të vitit 1937, në kushte ilegaliteti, themeloi në Arllat të Drenicës Organizatën e Rinisë Përparimtare "Drita" të Kosovës. Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me këdo ato ishin të pranishme.
    Mulla Idrizi ishte kundër shpërnguljes së shqiptarëve. Në funksion të kësaj bindjeje atdhetare e humane ai programonte në xhami, në konake, në kuvende e deri në ceremonitë e vdekjes. Në formë kushtrimi ai thërriste: "Jemi përgjegjës për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmë të heqim dorë prej tyre t’i lëmë të shkreta për t’i lavruar derrat e naçalnikëve sllavë! Jo vetëm në Turqi, por as në Shqipëri nuk bën të shkojmë. Zoti në Kur’an na ka bërë përgjegjës për vatanin dhe kombin!"
    Ai, përsonalisht, u printe aksioneve për ndërtimin e urave, rrugëve, çesmeve, mejtepeve, xhamive, mirëmbajtjes së varrezave, të cilat i shikonte si mjete dëshmuese të bashkimit të popullsisë shqiptare. Uniforma e ndihmoi për të maskuar aktivitetin e tij patriotik. Mulla Idriz Gjilani ishte një "rilindës" në kuptimin e vërtetë të fjalës në kushtet që kalonte Kosova. Në kohën kur Mulla Idriz Gjilani ushtronte detyrën e bashvaizit, numri i nxënësve të ""Atik medresesë" të Gjilanit arriti në 734, nga të cilët 326 ishin femra. Po ashtu i organizoi shkollat lëvizëse me mësues shetitës. Vetëm në zonën e Gjilanit u hapën 39 shkolla të tilla fetare, që zgjuan te brezi i ri ndjenjat fetare dhe ndërgjegjën kombëtare.
    Nga prilli 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kushtua plotësisht veprimtarisë politike. Si hoxhë me forcën e Zotit, si mësues me forcën e fjalës, si luftëtar me forcën e armës, si komandant me besnikërinë e ushtarit, ai luftoi për unitetin territorial të trevave shqiptare, luftoi kundër genocidit serb e bullgar, kundër komunizmit.
    Në qërshor të 1944 -ës drejtoi betejën e Kikës, ku shqiptarët e udhëhequr prej tij dolën fitimtarë kundër ushtrisë sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit është heroike. E tillë është edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij në zjarr më datën e 25-26 nëndorit 1949 për të mbetur shembull te pasardhësit si dhe luftëtar, qëndruar dhe vdekur si shqiptar.

    ISMAIL NDROQI
    Një Jetë Kushtuar Islamizmit Dhe Çështjes Kombëtare



    Diaspora shqiptare e Stambollit qe shumë aktive gjatë fundit të shekullit të kaluar dhe dhjetëvjeçarit të parë të shekullit tonë. Lëvizjen rilindëse shqiptare atje e përkrahnin dhe e ndihmonin edhe studentët e shumtë që vazhdonin shkollat dhe medresetë e kryeqytetit të Perandorisë, si dhe fakultetet e Universitetit të Stambollit. Aty studionin disa dhjetëra talebe për hoxhallarë, juristë, mjekë, ushtarakë etj. Në këtë periudhë bënte studimet e mesme dhe ato të larta edhe Ismail Ndroqi.
    Pas revolucionit të turqve të rinj, shumë studentë, laureatë dhe intelektualë shqiptarë, të mbushur me ideale kombëtare, u kthyen në atdhe të vendosur për të luftuar për pavarësinë e Shqipërisë. Një ndër ta ishte dhe Ismail Ndroqi, që kishte mbaruar studimet fetare në Medresenë e lartë të Stambollit . Ai u kthye në atdhe më 1908, tashmë i pjekur dhe plot dëshira për t’i shërbuer atij.
    Me t’u kthyer në atdhe u radhit në trupin mësimor të medresesë së Tiranës, ku punoi 5 vjet.
    Si intelektual, zhvilloi, krahas edukatës fetare, edhe veprimtari patriotike. Nxënësit dhe një pjesë e popullit mësuan prej tij, gjatë kësaj kohe, gjuhën shqipe dhe historinë e kombit. Këtë punë ai e bënte fshehurazi. Me veprimtaritë që zhvilloi në dobi të lëvizjes kombëtare, u ingranua në të dhe u bë shpejt një nga anëtarët më aktivë për zonën e Tiranës.
    Viti 1912 qe, për të, viti që vulosi qëndrimin e tij në dobi të pavarësisë shqiptare. Ai u solidarizua plotësisht me nismën e Ismail Qemalit. Qe nga më kryesorët që ngriti flamurin kombëtar në Tiranë. i ofroi ndihmë Ismail Qemalit dhe punoi për zbatimin e direktivave të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Këto veprimtari ngjallën armiqësi tek Esat Pashë Toptani, i cili, për të menjanuar dhe për të izoluar veprimtarinë e tij, u bë faktor që ai të transferohej myfti në Shijak (1913-1914) e pastaj në Kavajë (1914-1915). Megjithatë, popullariteti i tij u rrit dhe, më 1916 emërohet myfti në Tiranë.
    Niveli i lartë fetar i tij, si dhe aftësitë organizative të treguara gjatë periudhës 1908-1916, bënë që ai të zgjidhej kryetar i Katundarisë (Bashkisë) së Tiranës.
    Gjatë kohës që kryesoi bashkinë u përpoq për hapjen e shkollave shqipe, organizoi batalionin vullnetar të Tiranës, që mori pjesë në Luftën e Vlorës dhe mbështeti qeverinë e Sulejman Delvinës. Ai gjithashtu qe kundërshtar i lëvizjes esadiste. Në prill të vitit 1920 iu drejtua Konferencës së Paqës, me kërkesën për të njohur kufijtë etnikë të Shqipërisë. Këtë dokument të rëndësishëm e nënshkroi ai vetë në emër të tridhjetëmijë vetave që morën pjesë në miting.
    Konseguent në idealin e tij për një Shqipëri që përfshinte krejt trojet shqiptare, ai iu drejtua edhe një herë qeverive evropiane me një telegram, në tetor të vitit 1921, ku theksonte se populli shqiptar nuk do të njihte asnjë vendim diplomatik që do të cenonte kufijtë e Shqipërisë.
    Si klerik i lartë mysliman e një intelektual i mirëfilltë, iu kundërvu intelektualëve dhe besimtarëve obskurantistë dhe fanatikë. Në vitin 1928, ai u tërhoq nga jeta politike dhe iu kushtua plotësisht shërbimit fetar. Gjatë periudhës 1928-1939 shërbeu si myfti i Durrësit, ku mbajti shumë vaze me nivel të lartë teorik. Populli i Shqipërisë së Mesme e përcolli me nderime të mëdha, duke e konsideruar si një nga bijtë e tij më të nderuar.


    HAXHI HAFIZ ISMET DIBRA
    I Arrestuar Për Bindje Fetare


    Dibra është vendlindja e Haxhi Hafiz Ismet Dibrës, Stambolli është vendi ku bëri studimet e larta. Tirana është vendi ku zhvilloi veprimtarinë e tij. Revista "Zani i Naltë" është tribuna ku shpalosi njohurit e tij në fushën e legjislacionit islam, të filozofisë islame, tefsirit, hadithit, logjikës, teorikës etj. Medreseja e Lartë e Tiranës qe institucioni ku ai zbatoi në praktikë edukatën islame dhe mjeshtërinë e mësimdhënies. Kishte një kulturë të gjerë, një qëndrim demokratik dhe patriotik. Zotëronte më së miri gjuhën arabe, perse dhe atë turke.
    Kur mbaroi studimet i ofruan katedren në një shkollë të lartë të Stambollit, por ai e refuzoi, duke parapëlqyer të shërbente më mirë në atdhe. Ai është drejtori i dytë i Medresesë së Lartë të Tiranës pas Qamil Balës. Duke ndjekur traditat e të parit aktivizoi trupin mësimor, përsonel të përgatitur siç qenë: Hafiz Ali Korça, Haki Sharofi, Sheh Qazim Hoxha etj.
    Në tërë veprimtarinë e tij ai udhëhiqej nga mësimet e Kur’anit dhe në përshtatje me përbërjen e popullit shqiptar ai nisej nga toleranca në mes besimeve dhe besimtarëve. Medreseja e Lartë e Tiranës, e drejtuar nga I.Dibra, ruante dhe vazhdonte traditen e edukimit të nxënësve, krahas asaj të fesë, dhe të frymës patriotike dhe kalitjes së ndërgjegjës kombëtare.
    I.Dibra vizitoi varrin e Profetit (a.s.) dhe fitoi të drejtën të quhej Haxhi.
    Në vitet ’30 të shekullit tonë zhvilloi një aktivitet të gjerë intelektual, fetar e patriotik. Janë të përmendura ligjëratat e tij të njëpasnjëshme që patën për subjekt temen "A ka dyshim në qenien e Zotit?". Në këto ligjërata Hafiz Ismet Dibra, duke u mbështetur në ajetet e Kur’anit, zbërtheu shumë teza dhe koncepta që në ato vite ishin bërë objekt bisede në qarqet intelektuale. Ligjëratat bënin pjesë në luftën që kleri islam po i shpallte ideve komuniste, që kishin filluar të përhapen në Shqipëri. Hfz. Ismet Dibra iu referua shumë figurave të shquara të rrymave të ndryshme filozofike si: Dekartit, Berksonit, Spenserit etj.
    Më vonë ato ligjërata u botuan në faqet e "Zanit të Naltë" dhe më 1993 u botuan edhe në Miçigan të SHBA-së. Pushtuesit fashistë dhe ata gjermanë, më vonë, i ofruan ofiqe dhe dekorata, por ai, ashtu si më 1919 që nuk pranoi postin e profesorit të katedres nga Turqia, edhe kësaj radhe nuk pranoi nga pushtuesit e rinj asnjë dekorim, as post. Pushteti komunist, të cilit ai iu nënshtrua, e arrestoi në moshen 60 -vjeçare dhe e dënoi pa asnjë arsye, por vetëm për bindjet e tij fetare, antimaterialiste, me 12 vjet heqje lirie, të cilat i bëri si shumë e shumë të tjerë në burgjet e diktaturës komuniste. Vdiq në moshën 69- vjeçare.



    MULLA ISUF KRAJA
    (Krajë, 1849 - Shkodër, 1912)


    Isuf Kraja është një nga personalitetet e larta fetare dhe shoqërore me prejardhje nga zona e Krajës, një trevë etnikisht e pastër shqiptare, trevë e njohur si vatër albanologësh të shquar shqiptarë, si dhe për hoxhallarë me emër e personalitet të afirmuar me punë e studime.
    Isuf Kraja, i biri i Aliut, nga fshati Kështenjë i Krajës, i lindur atje në vitin 1849, i nxitur nga kushëriri i tij i parë, Abdullah Begu, një krajan që kishte ecur e ngjitur lartë në hierarkinë shtetërore të Perandorisë Osmane, si Komandant i Gardës së Perandorisë, apo siç thuhej në një burim tjetër, si Ministër i thesarit i Perandorisë, me ndihmën e të cilit përfundoi me sukses studimet e larta për teologji.
    Jeta e gjatë në Stamboll dhe rrethi miqësor e fisnor i krijoi mundësi të qendronte e të njihej thellë me personalitete të shquara shiptare që punonin në Stamboll, me burra të shquar të Rilindjes sonë, lidhjet me të cilët i ruajti edhe pas ardhjes së tij në Shqipëri. Pas kthimit nga Stambolli, duke sjellë me vetë një bibliotekë shumë të pasur, u shqua për ndihmë konkrete në ngritjen arsimore e sociale të bashkatdhetarëve, duke mësuar të vegjlit e të rriturit.
    E ushtroi veprimtarinë e hoxhës e të mësuesit në Krajë, Postribë, në Nenshatë dhe në Shkodër, duke marrë pjesë aktive në jetën politike, fetare e sociale të Shkodrës. Shkollat e hapura në zonën e Krajës, si shkolla e Ostrosit të Vogël, që ishte hapur që në vitin 1896, në Arbnesh që në vitin 1895, në Skie që në vitin 1892, mbanin lidhje të ngushta me intelektualë krajanë në Shkodër, ku Molla Isuf Kraja kishte një rol të veçantë. Ai ishte funksionar fetar në një repart të madh ushtarak dhe njëkohësisht kryente edhe detyrën e hoxhës në qytet. Veprimtarinë e tij fetare e harmonizoi natyrshëm me atë kombëtare, madje edhe duke bashkëpunuar ngushtë me klerikë të tjerë, përfshirë edhe të feve të tjera, siç kishte mik të ngushtë klerikun katolik të Nenshatit, etj, çka ndikonte dhe rrezatonte nga miqësi në mes dy teologëve, në miqësi e harmonizim në mes bashkëqytetarëve të besimeve të ndryshme. Isuf Kraja shërbeu nga viti 1900 edhe si mësues i historisë dhe i gjeografisë në shkollën Ruzhdie të qytetit.
    Profesor doktor Hajrullah Koliqi, në monografinë "Kraja ndër mote". në mes tjerash shkruan: "Një shkodran tjetër me prejardhje krajane, ishte edhe Isuf Kraja. Ai ishte një nga veprimtarët më të shquar të Rilindjes Kombëtare në Shkodër dhe i arsimit kombëtar shqiptar. Isuf Kraja, krahas Luigj Gurakuqit, Musa Boriçit, Anton Xanonit, Ali ulqinakut, Daut Boriçit, Ndre Mjedës, Gaspër Jakovës-Mërturit, Shtjefën Gjeçovit., etj ishte një nga burrat e atdhetarët më të shquar shkodranë e më gjerë".
    Mungesa e një shteti të organizuar në viset shqiptare, i kishte lënë shumë shtigje vjedhjeve e grabitjeve jo vetëm të individëve, por edhe lagjeve e fshatrave, nga cubat, që kusarinë e kishin bërë mjet jetese. Në vaset që jepte, molla Isuf Kraja shtronte edhe problemet aktuale që e preokuponin xhematin e tij, sidomos në fshatrat ku shërbeu, duke u dalur hapur që të organizohen për vetëmbrojtje të shtëpive, pasurive e nderit të tyre, ndaj cubave, që dukeshin sa në një anë në një tjetër. Duke mos u pajtuar me qëndrimin pritës, hoxha që rrinte gjithnjë i armatosur, për të njëjtën arsye, organizoi një lloj vetëmbrojtjeje dhe nuk la këmbë cubi që të hynte ne fshat. Të gjendur para një mase të tillë, cubat vendosën të grabisin disa krerë bagëti pikërisht në fshatin ku punonte molla Isufi. Me të dëgjuar lehjet e qejve, hoxha vëzhgoi me kujdes dhe konstatoi se fshati ishte bërë pre e hajdutëve. Ndezi dritën e llambës së vajgurit, por menjëherë pushka qëlloi drejtë e në llambë, dmth, hajdutët kishin marrë masa për parandalimin e hoxhës në veprimtarinë mbrojtëse. Por, hoxha e dha alarmin me pushkë, sipas sinjaleve që kishin kombinuar me fshatin, duke u ngritur i madh e i vogël në këmbë në mbrojtje te fshtit, çka i bëri të iknin me të katra hajdutët, që nuk e parashikonin një organizim të tillë vetëmbrojtës kundër tyre.
    Në atë trevë në Krajë, pas vdekjes së Isuf Krajës, në vitin 1912, në Shkodër, vazhduan dy nipa të tij veprimtarinë fetare dhe arsimore. Djali i motrës së Isufit, Tahir Kandaqi, për të cilin shkruhet: "Janë dhjetra e dhjetra banorë dhe intelektualë të krahinës, të cilët i janë mirënjohës që i mësoi dhe i edukoi. Njeri me kulturë të gjerë, ai ishte shpirt nxitës e frymëzues i rinisë. Biblioteka e tij e pasur në shtëpi kthehej shpesh në parlatore e vend mbledhjesh. Dinte përmendesh përmbri dy mijë vargje të Naimit dhe ua lexonte të rinjve. U fliste atyre për mëmëdhenë, për lirinë, për gjuhën amtare dhe i nxiste si dijetar, si mësues dhe si atdhetar".
    Është një tyrbe në Krajë, pikërisht varri i Tahir Kandaqit, i kthyer nga banorët në një tyrbe të rrethuar bukur me mermer e në mjete estetike të denja për një vend të shenjtë, një vend ku njerëzit venë..
    Një tjetër nip i Isuf Krajës, djali i vëllaut, është molla Hysa nga Kështenja i njohur si hoxhë i devotshëm, edukator edhe me peshën e fjalës së tij dhe trim. Trimëria e tij është shfaqur në mbrojtje të njerëzve të persekutuar nga pushteti jugusllav, përfshirë edhe të vdekurin, nderimet e të cilit ia ka bërë në kundërshtim të hapët me urdhërat e prera të organeve për ta braktisur, etj.
    Isuf Kraja la edhe djalin në Shkodër, vajzat...
    Por, mungesa e aftësive intelektuale e bashkëshortes, për arsye që dihen për femrat tona të asaj periudhe, i la shteg të tjerëve të merrnin me thasë librat e rralla e shumë të vlerta, pasuria e vetme e molla Isufit, e të shpërndaheshin sa andej këndej nga individë, që i kishin apo jo mundësitë e shfrytëzimit e mbase edhe të ruajtjes së tyre, si një fond i rrallë kulture.

  4. #4
    Kadri Gjata
    Dëshmori i çështjes kombëtare


    Kadri Gjata është një nga figurat e shquara të Rilindjes sonë kombatare. Arsimin fillor dhe atë plotor (Ruzhdijen) i bëri në Libohovë, vendlindja e tij. Arsimimin e mesëm fetar e bëri në Janinë, ku mbaroi medresenë e atyshme. Aty dhe u vendos.
    Më 1908, kur u shpall Hyrijeti, Kadri Gjata ishte burrë i pjekur, 43 vjeçar. Ai mbulonte postin e myftiut të Janinës dhe gëzonte një autoriet të ndjeshëm në tërë popullatën shqiptare të Janinës. Në klimën e formuar pas ardhjes në fuqi të turqve të rinj në Janinë, u krijua klubi patriotik dhe filloi botimin gazeta "Zgjimi i Shqipërisë".
    Për organizimin e klubit si dhe për nxjerrjen e gazetës në këtë nyjë të rëndësishme, shkoi atje patrioti Bajo Topulli, kryetar i Komitetit Revolucionar të Manastirit dhe organizues i çetave patriotike në Jug. Në mbledhjen që u organizua për krijimin e klubit, në praninë e 300 përfaqësuesve, Kadri Gjata u zgjodh anëtar i kryesisë dhe, pas njëzet muajsh veprimtarie, ai u zgjodh kryetar i atij klubi. Në këtë periudhë u lidh ngushtë me Nuçi Naçin, i cili qe drejtor i gazetës "Zgjimi i Shqipërisë", që nxirrte ky klub. Klubi, nën drejtimin e Kadri Gjatës, mori emrin "Bashkimi" dhe kishte një program shumë ambicioz. Ai synonte në sigurimin e të drejtave kombëtare, shtrirjen e arsimit shqip, botimin e librave dhe të materialeve të tjera etj.
    Pranë klubit ngriti një shkollë shqipe dhe organizoi qarkun letrar "Toskëria"(1910). E rëndësishme është veprimtaria e këtij klubi në zonat e Çamërisë. Të gjitha këto veprimtari e bënë shumë popullor emrin e Kadri Gjatës, por, nga ana tjetër, shtuan edhe urrejtjen e xhonturqve dhe të shovinistëve grekë. Këta të fundit, më 12 korrik 1912, organizuan vrasjen e tij nga një çetë e përbërë prej 22 vetash, që kryesohej nga kapedanët: Jani Puteci, Gogua dhe Farmaku. Shtypi shqiptar dhe tërë trevat shqiptare e qanë "Dëshmorin e Kombit", "Patriotin e pavdekshëm", "Shpirtin dhe zemrën e shqiptarizmës në Janinë", "Djalin e Shqipërisë", myftiun e nderuar të Janinës. \


    KADRI LUTFULLA PRISHTINA
    Luftëtar Për Bashkimin Kombëtar


    Në çerekun e parë të shekullit XX, një rol parësor dhe shumë - dimensional në historinë e Shqipërisë luajti Kadri Lutfulla Prishtina, luftëtari për bashkimin kombëtar. K. L. Prishtina mbaroi studimet teologjike në Stamboll, dhe krahas tyre, bëri dhe normalen e Lartë të Stambollit, si dhe Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Stambollit.
    Si burrë shteti, ai qe për Shqipërine etnike dhe demokratike. Kryesoi Komitetin për Mbrojtjen Kombetare të Kosovës, përfaqësoi Kosovën si deputet i parlamentit të parë shqiptar (1921), u emërua Ministër i Drejtësisë në kabinetin e Qeverisë Shqiptare (1921), që kryesohej nga Hasan Prishtina. Si jurist u shqua për mbrojtjen e tij parimore. Si publicist dhe teolog, ai drejtoi revistën "Udha e s’vërtetës", ku shprehu pikëpamjet e tij politike, sociale, filozofike e teologjike.
    Më gjerë platformën e tij e paraqiti në revistën "Bashkimi i Kombit", ku theksonte se "ka për qëllim kryesor me këshillue bashkëfetaret tanë, me ua mësue këtyre parimet e thjeshta të fesë, me i pshtue prej zhgatërrimit të kryekputshëm, me edukue tek ata ndjenjën e bashkimit e të jetuarit tok në shoqërinë njerëzore, me i ba gjymtyrë të dobishëm për jetën shqnore kombëtare tonën gjithë ata gjysëmdijetarë tonë, tue iu folun këtyne mbi baza të shëndosha e të vërteta të besimit, me i dhanë një zhvillim mendor krejt popullit, përderisa të na mbrijë fuqia në lëme të filozofisë, të sociologjisë e të politikës".
    Ai përpiqet të krijoje një opinon shoqëror pozitiv lidhur me fenë, duke e parë atë si një element bashkimi, si një doktrinë që nuk pengon përparimin e shkencave, si një fuqi"që ruan rregullin dhe disiplinën në mes njerëzvet".
    Nëpërmjet artikujve që botoi dhe forumeve që drejtoi ose mori pjesë, shtroi probleme të rëndësishme, që kishin të bënin me zhvillimin e arsimit në atë kohë, duke i trajtuar ato nga këndvështrimi shoqëror e politik. Që më 1920 kërkoi që arsimi fillor të behej i detyruar,ndersa arsimi gjysmë i mesem falas, por jo i detyruar. Ketij projekti i shtohej hapja e konvikteve për nxenesit e zonave të largeta. Përsa i përket administrimit të hallkave të ndryshme, ai qe i mendimit që shkollat fillore dha ato qytetese të administroheshin nga keshillat administrative të pushtetit lokal, ndersa shkollat e mesme dhe institucionet e arsimit të larte të ngriheshin dhe të administroheshin nga shteti. Në baze të punes edukative-arsimore ai vuri edukimin patriotik, karakterin praktik të njohurive dhe aftesimin e nxenesve për të përballuar në menyrë të pavarur nevojat e jetesës.


    Hoxhë Muglica
    Martiri i Arsimit Shqip


    Historia e martirëve shqiptarë ka regjistruar në vitin 1915 edhe Hoxhë Muglicën, i cili ra nga plumbat e ushtarëve serbë te Ara e Sheremetit të Muglicës, me thirrjen burrërore: "Rroftë Shqipëria! Rrofte kombi shqiptar!" Kjo thirrje i tmerroi ushtarët serbë, të cilët kishin bërë shumë përpjekje që ta kapnin këtë hoxhë arrogant, por elokuent, këtë hoxhë që, së bashku me fjalët e Zotit, luftoi edhe për Shqipërinë e lirë.
    Hoxhë Muglica lindi në katundin Okshtun të Gollobordës më 1856. Ai që propagandist i shquar i arsimit kombëtar, i librit në gjuhën shqipe dhe i shkollës në gjuhën amtare në zonën e Dibrës. Mori pjesë në Kongresin e Dibrës (1909) dhe në Kongresin e dytë të Manastirit (1910). Qe një ndër përkrahësit e shkollës së parë Normale, të cilën e furnizoi me kontigjente nxënësish nga Golloborda, Okshtuni etj. Ai arriti të organizojë një qendër mësimore në zonën e Dibrës dhe t’u mësojë nxënësve gjuhën e shkruar shqipe dhe besimtarëve fenë islame.
    Në shtëpinë e tij shpesh janë strehuar rilindës që ndiqeshin nga turqit, midis tyre dhe Abdyl Frasheri, gjatë udhëtimit të tij për në Prizren.

    Sali Niazi Dede
    Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve


    Është një nga figurat më të rëndësishme të lëvizjes bektashiane shqiptare. Kryesoi Kryegjyshatën e Tiranës menjëherë pas krijimit e saj nga Këshilli Gjyshnor i Shqipërisë.
    Përgatitjen si dervish dhe pastaj në gradat më të larta të hierarkisë klerikale ai e mori në Anadoll, pranë teqesë së Haxhi Bektashit.
    Në Starje të Kolonjës, që ishte vendlindja e tij, kishte bërë vetëm arsimin fillor. Në atdheun e tij erdhi më 1908 për herë të parë dhe më 1932 për herë të dytë dhe përfundimisht, ku u vendos në krye të Kryegjyshatës.
    S.N.Dede e udhëhoqi me sukses Kryegjyshatën, e cila fitoi një reputacion të madh dhe shtoi radhët e saj me shumë përsonalitete të shquara të vendit.
    S.N.Dede dallohej për talentin e tij poetik.
    Ai ra viktimë në vitin 1942 në rrethana të paditura.

    QAMIL BALA
    Drejtori i parë i medresesë (tiranë)



    Në vitet ’20 ishte pjekur mendimi për të krijuar një shkollë të mesme fetare islame me fizionomi bashkëkohore. Ithtarë të kësaj ideje dhe iniciatore të kësaj ndërmarrjeje u bënë përsonalitete të shquara të politikës shqiptare të atyre viteve. Me shkatërrimin e Halifatit, ngritja e një shkolle të tillë shtrohej si një çështje emergjente. Grupi i iniciatorëve kryesorë përfaqësohej nga Hfz.Vehbi Dibra, senatori Sali Vuçiterni, intelektualët e shquar Qamil Bala, Mehdi Frashëri, e Ferit Vokopola etj.
    Medreseja që do të ngrihej synonte të përgatiste klerikë të ditur, të pajisur me njohuri të larta fetare, filozofike e shkencore, në përkatësi me arritjet e arsimit bashkëkohor.
    Drejtimi i kësaj medreseje iu caktua Q.Balës. Qamil Bala i lindur në Gilan të Kosovës, dhe që kishte mbaruar studimet në Stamboll, kishte një përvojë të gjatë pedagogjike si mësues në gjimnazet e Janinës, Selanikut dhe Manastirit, si dhe drejtor i gjimnazit në Jeruzalem, drejtor arsimi në Damask e Elbasan. Ai kishte marrë pjesë në Kongresin arsimor të vitit 1922 dhe qe anëtar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës".
    Këtij përsonaliteti iu besua drejtimi i Medresesë të Tiranës më 1 mars 1924. Ai paraqiti planin mësimor të kësaj shkolle fetare, ku do të jepeshin lëndët: Kur’ani, Fikhu,gjuha arabe, gjuha shqipe, gjuha frënge, historia e Shqipërisë, gjeografia, shkencat, aritmetika e gjeometria, higjena dhe lëndët e djathtësisë (vizatim, gjiimnastikë dhe muzikë).
    Për nga programi dhe plani mësimor, kjo medrese ishte e barazvlershme me gjimnazet bashkëkohore. Në këtë traditë eci ajo, nga bankat e së cilës dolën klerikë të aftë, studiues, shkrimtarë e deri akademikë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga StterollA : 28-05-2003 më 20:04

  5. #5
    Said Najdeni
    HOXHË VOKA I DIBRËS


    Seid Najdeni është një nga veprimtarët e shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare, që zhvilloi veprimtarinë e tij në kuadrin e Rilindjes, në drejtim të mësimit të gjuhës së shkruar shqipe në zonën e Dibrës.
    Seid Najdeni lindi në Dibër më 1864, ku mori edhe arsimin fillor e atë plotor. Arsimin e lartë e bëri në medresenë "Hajdar" të Fatihut në Stamboll. Këtë shkollë e mbaroi në vitin 1888 dhe u kthye në atdhe i frymëzuar për idealin kombëtar nga kontaktet që kishte pasur me përfaqësues të shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare në Stamboll. Mbresa te veçanta i la takimi me Naim Frashërin. Mori me vete një sasi të konsiderueshme abetaresh, të cilat fillimisht i shërbyen për hapjen e shkollës në Dibër, më 1888.
    Kjo shkollë punoi vetëm një vit, sepse atë e mbyllën autoritetet pushtuese. Gjatë jetës së saj, sadoqë të shkurtër, kjo shkollë pati një jehonë të madhe në popull dhe ndikoi ne zgjimin e ndërgjegjes kombëtare. Në vitin 1893 S.Najdeni e hapi përsëri shkollën, në krye të së cilës ai vendosi Hoxhë Muglicën, që kishte mbaruar medresenë e Elbasanit. Për mbajtjen në këmbë të kësaj shkolle paraqiteshin pengesa dhe vështirësi të mëdha, por ato nuk e zbrapsën S. Najdenin. Një vit më pas edhe kjo shkollë u mbyll, por tani nevoja e shkollës shqipe kishte pushtuar tërë dibranët.
    S. Najdeni, duke e ndier nevojën e kontakteve drejtpërdrejta me krerë të lëvizjes shqiptare, u nis, në vitin 1895, në Stamboll, por atje u arrestua dhe u burgos në burgun e Edrenesë, ku ndodheshin dhe patriotë të tjerë të shquar, si Haxhi Zeka, Hamdi Ohri, Ibrahim Mitrovica e të tjerë. Pas lirimit nga burgu përshkoi vilajetet shqiptare të Shkodrës, Manastirit, Kosovës dhe të Janinës, si edhe ngulimet shqiptare në Itali, Bullgari e Rumani.
    Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, ai u burgos përsëri, por me ndërhyrjen e miqve të tij u lirua. Më 1900 hapi për të tretën herë shkollën shqipe në Dibër. Kjo shkollë pati një rëndësi të veçantë për zonën e Dibrës.
    S.Najdeni mori pjesë në shumë tubime, për çështjen kombëtare e sovranitetin e vendit siç qe Lidhja e Pejës ku ai tha fjalën e tij.
    Veprat kryesore që S. Najdeni botoi me alfabetin latin janë dy. E para është "Fe rrëfenjësja e myslimanëve", botuar në Sofie më 1900, dhe e dyta "Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht", botuar po në Sofie më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Problemin e diturisë dhe të prapambetjes Najdeni e trajton gjerë. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Dituria për të është një armë e fuqishme, që mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bën të barabartë me të tjerët.
    Në këtë botim ai përfshin edhe thirrje për të përvetësuar shkrim leximin shqip, për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë kombëtare. Duke e shkruar këtë vepër me alfabetin e Stambollit, ai prononcohet krahas atyre që mbronin alfabetin latin. Parulla e tij qe: "Që shqiptarët të shpëtojnë nga rreziku, ka vetëm një rrugë: me u zgjue kombi, me mësue gjuhën e tij, me i dalë zot vetes".


    Tahir Efendi Lluka[
    Pishtarë i shkollimit Shqip në Kosovë


    Tahir Efendi Lluka me veprimtarinë e tij u përket dy shekujve. Ai ka një veprimtari të gjerë dhe origjinale, që lidhet me botimet e tij me karakter fetar e pedagogjik në gjuhën amtare shqipe, si dhe me punën e tij mësimore - mektebin, e ngritur nga ai vetë në prag të shekullit tonë, 1900/ 1318H, në Llukë. Me këto ai u fut në radhët e pishtarëve të shkollimit shqip në Kosovë, sepse Tahir Efendi Lluka nisej nga parimi që shkrim-leximi në gjuhën amtare shmang prapambetjen dhe e ngre kombin shqiptar në radhën e kombeve të tjerë të qytetëruar.
    Tahir Efendi Lluka arsimin fillor e bëri në Shkup, kurse të mesmin e më tej i vazhdoi në Stamboll, ku u shqua për rrezultate të shkëlqyera. Për rrjedhim, ai u emërua myderis në shkollën e lartë fetare islame të Fatihut në Stamboll, ku shërbeu gati dhjetë vjet. Biografët e tij dëshmojnë se Tahir Efendi Lluka bashkëpunoi me Hasan Tahsinin dhe me veprimtarë të tjerë të lëvizjes kombëtare në Stamboll, si Jani Vreto etj. Pas vdekjes së Hasan Tahsinit (1881), Tahir Efendi Lluka u kthye në vendlindje, në fshatin Llukë e Epërme, ku ngriti një mejtep, që për gjuhë mësimi kishte gjuhën shqipe. Shkrimi i gjuhës shqipe në këtë mejtep bëhej mbi bazën e grafisë arabe.
    Duke pasur parasysh edhe botimet e tij në gjuhën shqipe, siç qenë "Broshurë për moralin" ("Risale-i ahlak"),"Mevludi"dorëshkrimi"Urata e besimtarëve" etj., si edhe ndërtimin e mejtepit, mund të themi se ai luajti një rol të madh për të mbajtur gjallë gjuhën e shkruar shqipe. Ai shkruan se shkolla është një vend tubimi, një vend bashkimi. Në përbërjen e shkollës së tij kishte djem dhe vajza, të cilët lexonin në gjuhën shqipe.
    Ai thekson vlerën e gjuhës amtare, sidomos shkrim-leximin në këtë gjuhë, e cila do ta shkëpusë nga prapambetja kombin tonë dhe do ta radhisë krahas kombeve të tjera të qytetëruara. "Gjithsa kavm me g(j)uh t’vet jon tuj knue hem tuj shkrue për dynja dit për dit kta tuej fitue e tuj madhnue veç kavmi yn pa fitue tuj voglue".
    Tahir Efendi Lluka u njoh edhe me emrin "Tahiri i vogël", meqë me emrin "Tahiri i madh" njihej Tahir Efendi Gjakova-Boshnjaku, kishte bërë përpjekje që më parë që të përshtaste për gjuhën shqipe një alfabet arab dhe ia kishte arritur. Me punën që bëri, ai ishte i bindur se me alfabetin e saj gjuha shqipe do të mësohej shumë lehtë ("Fort shumë fajde ka me konë për Shqypnin", "Un i bona masus kto për Shqypnin", "Gjithkush t’jen ka nxon ma kollaj"). Këtij alfabeti i janë përmbajtur edhe shumë autorë të tjerë, në këtë mënyrë të veçantë në trevat e Kosovës. Veprimtaria e Tahir Efendi Llukës nuk u pa me sy të mirë nga organet e shtetit të kohës. Kur ai shkoi në Stamboll, mjediset qeveritare dhe ato fanatike e akuzuan për ndërmarrjen e tij.
    Veprimtaria e tij botimore dhe ajo në fushën e praktikës pedagogjike kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve, si të Dr. Muamed Pirakut, Mr. Abdullah Hamitit etj. Vdiq në prag të Kongresit të Manastirit.

    HAXHI VEHBI DIBRA (AGOLLI)
    Komentatori Më i Mirë i Kur’anit Në Gjuhën Shqipe



    Haxhi Vehbi Agolli (Dibra) lindi në Dibër të Madhe me 12.03.1867. Pas kryerjes së studimeve teologjike dhe specializimit në fushën e filozofisë islame, logjikës, shkencave juridike etj, emërohet myfti i Dibrës, detyrë që e ushtroi deri më 1912. Në vitin 1909 merr pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i tij. Më 1912 shkon delegat në Kuvendin Historik të Vlorës, ku zgjidhet kryetar i Pleqësisë (Senatit) (Organ konsultativ në ndihmë të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës), zëvendësonte Ismail Qemalin kur ai mungonte.
    Zotëronte arabishten dhe turqishten. Haxhi Vehbi Dibra u emërua myfti i Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë, post që e mbajti deri më 1929. Gjatë kësaj kohe Komuniteti Musliman mori ngjyrë kombëtare dhe zgjidhi shumë probleme. Sistemoi të gjitha pronat e vakëfeve, i evidentoi këto me dokumentacionin përkatës të përpiktë, normalizoi shërbimin fetar në qytete e fshatra, realizoi një varg reformash centralizuese, sidomos në drejtim të vartësisë së faltoreve dhe kuadrove, ai hodhi edhe idenë për formulimin e statutit.
    Komuniteti që fitoi njohjen juridike, filloi të botojë revistën e përmuajshme "Zani i Naltë". Ai ndikoi në hapjen e "Medresesë së Naltë" në Tiranë. Në këtë mënyrë autoriteti i Komunitetit Musliman Shqiptar u rrit shumë dhe vendosi lidhje me shumë vende islame. Më 1935 H.V.Dibra shkon për herë të dytë në Qabe, ku u afirmua si një dijetar islam i kohës.
    H.V.Dibra ishte një nga komentatorët më të shkëlqyer të Kur’anit në gjuhën shqipe. Këto konferenca të mbajtura në xhami janë botuar në revistën "Zani i Naltë". Ndërsa në vitin 1993 botohen të plota në SHBA nga Imam Vehbi Ismaili, nën titullin "Ç’urdhëron Kur’ani?"
    Të gjitha cilësitë e teologut islam përsonifikoheshin te V.Dibra, imam dhe haxhi, kryemyfti dhe kryetar senati, vaiz dhe komentator i Kur’anit. Kryesoi dhe drejtoi për vite me radhë teologët më të shquar shqiptarë. Haxhi Vehbiu, me mendimet e tij të larta e progresive, i ftonte njerëzit ta shfrytëzojnë inteligjencien e tyre.
    Në komentin që i bënte Haxhi Vehbiu disa citateve Kur’anore thoshte:
    "Me zgjedhë të aftin e të meritueshmin dhe me e vu në krye të detyrës, e pastaj ky me veprue e me gjykue me arsye, me drejtësi...".
    Në planin politik te Haxhi Vehbiu gjejmë një propagandist të shkëlqyer, që punonte gjithmonë për mbarëvajtjen e kombit e të atdheut. Në unitetin dhe bashkimin e gjithë shqiptarëve shihte të vetmen rrugë për të siguruar të ardhmen tonë. Ai do të thoshte në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 se "Kristiani e myslimani janë vëllezër shqiptarë të pandarë". "Armikut të atdheut i pritet hovi e guximi në qoftë se na shef të bashkuar e të lidhur për një qëllim të naltë". "Naltësimi e përparimi i një vendi varet në sigurimin e qetësisë së brendshme. Atje ku mungon qetësia, nuk mund të përparojë industria, tregtia e burimet e tjera ekonomike që e lumturojnë një popull".
    Si mendimtar dhe bartës i vizionit të islamit ndër shqiptarët, Haxhi Vehbiu kuptoi qartë problemet dhe vështirësitë para të cilave gjendej Komuniteti Musliman Shqiptar, të cilin ai e kryesonte. Ai kuptoi se islami në Shqipëri duhej t’i hynte një rruge të re për të vazhduar misionin dhe rolin e tij mirëbërës e civilizues në ndërtimin e të ardhmes së atdheut. Ai theksonte se:"Injorancën s’mund ta justifikojmë me pleqërinë tonë, as me mungesën e shkollave në atdheun tonë... pse jemi urdhnue për të studue deri kur të vdesim, jemi urdhnue me udhtue deri në vendet më të largëta për të studiue ". Sipas tij trashëgimia islame e mbetur prej të parëve duhej të bëhej e vazhdueshme në mënyrë që të barazohej me arritjet moderne, "duke i shtyrë kufijtë e diturisë në horizonte me të largëta se ç’kanë parafytyruar teologët dhe dijetarët e parë të trevave tona".
    Sa herë që fatet e Shqipërisë ishin në rrezik, ai frymëzohej nga porosia e Muhammedit (a.s.) "Dashuria për atdheun është pjesë e besimit". Vdiq në Tiranë në vitin 1937.


    HOXHË VOKA
    Personaliteti i shquar rexhep voka


    Personaliteti i shquar Rexhep Voka lindi në fshatin Shipkovicë të Tetovës më 1847. Arsimin fillor e mori te hoxha i fshatit, ne Shipkovicë, dhe atë të mesëm fetar në qytetin e Tetovës, kurse arsimin e larte fetar e kreu në Stamboll, ku mori ixhazetin (diplomën) e myderizit. i vlerësuar për rezultatet e tij të shkëlqyera u emërua pedagog pranë fakultetit, ku kishte bërë edhe studimet.
    Më 1895 u kthye në vendlindje ku fitoi një reputacion të madh. Më 1903 emërohet myfti i vilajetit të Manastirit, i cili atë kohë përfshinte rreth 2 mijë fshatra shqiptarë. Si shumë patriotë të tjerë, edhe Rexhep Voka në fillim mbajti anën e turqve të rinj. U aktivizua në tubimin e Bukureshtit të vitit 1906, përkrah Ismail Qemalit, në atë të Ferizajt të vitit 1907, si edhe në Kongresin e Dibrës.
    Në një artikull në "Shqypoja e Shqyperisë"të vitit 1910 shpreh gabimin e vet për çështjen e alfabetit. Çështjen e alfabetit Rexhep Voka e pa në dritën e politikës xhonturke. Ai e konceptoi atë si diçka të lidhur me fenë. Punoi që gjuha shqipe të shkruhej me alfabet arab të përshtatur me fonetikën shqipe. Sipas Hasan Kaleshit, në muajin mars të vitit1910, tetovari Rexhep Xhudi, i biri i Nuredin Vokës, i paraqiti parisë së Janinës një trajtesë, ku rekomandon alfabetin arab për shkrimin e gjuhës shqipe. Në vijim të këtij qendrimi, Rexhep Voka, pasi përpiloi alfabetin shqip me shkronja arabe, hartoi dhe abetaren po me këto shkronja, të cilën e titulloi "Abbeja skip". Abetarja u botua në Stamboll, më 1910, dhe kishte 20 faqe. Më 1911 ai botoi edhe "Gramatikën elementare shqipe", si edhe një tekst mësimor fetar "Ilmihali i hollësishëm shqip", ku trajtohen parimet fetare islame.
    Për të kuptuar personalitetin e Rexhep Vokës dhe qendrimin e tij, duhet vlerësuar përmbajtja e veprës së tij "Mendime", botuar në Stamboll më 1910. Vepra u shkrua në të folmen e Tetovës. Me interes këtu paraqiten pjesët "Disa fjalë vëllezërve shqiptarë", "Din e dije"(vjershë), "Mësime" etj. Në këtë vepër Rexhep Voka mbron pikëpamjen që "Shkollat t’i hapim dhe në mos paçim mundësi të ndërtojmë ndërtesa të mëdha, në kolibe me kashtë t’i tubojmë fëmijët vetëm që të mësojnë", "Ne shqiptarët është turp të mbesim më poshtë se popujt e tjerë". Të tilla qendrime janë të shumta në këtë botim.
    Në faqet e shtypit shqiptar të Kosovës, si edhe të atij të Maqedonisë, rrallë është diskutuar ndonjë figurë sa ajo e R.N.Vokës. Veprimtarisë së tij për arsimin shqip islam, si dhe veprimtarisë së tij atdhetare, i kushtohet një kapitull i veçantë në librin voluminoz "Mësuesit për kombin shqiptar".
    Rexhep Voka ishte i lidhur shumë me fenë dhe njëkohësisht ishte një atdhetar i madh. Ai lëshoi kushtrimin që "të bashkohemi për t'i dhënë kombit dije, edukim e arsim". Ai nuk ishte dogmatik në qendrimin e tij dhe qe në gjendje që qendrimet e tij t’i shikonte me sy objektiv. Pikërisht ky qendrim i tij objektiv e bëri të heqë dorë nga pikëpamja e parë. Ai preferoi të privohet nga çdo privilegj i ofruar, të jetojë duke shitur lule nepër sokaket e Stambollit dhe të vdesë i varfër për të mbetur besnik i idealeve kombëtare dhe i atyre fetare, të cilave u kishte shërbyer. E parë me syrin kritik, vepra e Rexhep Vokes ka pasur një ndikim pozitiv në përhapjen e diturisë për arsimin në gjuhën amtare, për kulturë islame, si dhe për shkrim-leximin në gjuhen shqipe, larg ndikimit të shkollave sllave.
    Rexhep N. Voka vdiq në vitin 1917 (?) në varfëri të thellë në Stamboll.
    Në Shipkovicë është ngritur një përmendore në nderim të tij. Janë organizuar veprimtari, në mes të cilave një simpozium, ku kanë mbajtur kumtesat e tyre personalitete të shquara të kulturës e të fesë në ato treva shqiptare. Ato hedhin dritë mbi vlerat gjuhësore të veprës së R.Vokës, mbi pikëpamjet pedagogjike, mbi pikëpamjet filozofike e sociale, etj. Vepra e Vokës është lënë në hije nga paragjykime indoktrinuese sllavokomuniste.
    Rexhep Voka ka botuar shumë artikuj gjatë kohës së qendrimit të tij në Stamboll, por që nuk janë studiuar.


    HAFIZ YMER SHEMSIU
    Prishtinë 1895 - Sazli 1945



    Pinjoll i një familjeje intelektuale hafizësh dhe haxhijsh, Ymer Shemsiu ndoqi mësimet e mesme fillimisht në medresenë e Prishtinës e pastaj në atë të Shkupit. Por për arsye madhore nuk arriti t’i përfundojë ato. Formimin fetar dhe intelektual të tij ai e vazhdoi në rrugë autodidakte. Me vullnet të patundur arriti të zotërojë disa gjuhë të huaja si: arabishten, persishten, turqishten, gjermanishten dhe serbishten. Krahas zotërimit të këtyre gjuhëve, ai u thellua edhe në studimet letrare e, në mënyrë të vçantë, në studimet filozofike, duke formuar kështu fizionominë e intelektualit të mirëfilltë islam. Titullin Hafiz ai e mbrojti publikisht në xhaminë e boshnjakëve.
    Ymer Shemsiu është një figurë poliedrike. Ai ishte imam, poet, luftëtar, veprimtar, mësues. Në periudhën e Luftës së Parë Botërore Ymer Shemsiu hapi në fshatin Sazli një shkollë shqipe. Shkolla fatkeqësisht pati jetë të shkurtër. Pushtuesit bullgarë, kur hynë këtu, e mbyllën menjëherë këtë shkollë dhe mësuesin e saj shqiptar, Hafiz Ymerin, e lidhën me veriga dhe e burgosën në burgun e Ferizajt.
    I ngritur nga ana botëkuptimore islame, botëkuptim që e respekton lirinë dhe lufton për te, Hfz.Ymeri, i mbrujtur me dashuri për kombin, u aktivizua në shërbim të Komitetit për çlirimin Kombëtar të Kosovës dhe bëri pjesë në partinë politike shqiptaro-myslimane "Bashkimi", që kryesohej nga Ferhat Draga. Në këtë kohë, Hfz.Ymeri shpërtheu me tërë përsonalitetin e tij, bashkëpunoi me lëvizjen kaçake kombëtare, këndoi me çifteli këngë që evokojnë të shkuaren e lavdishme të kombit, formuloi ilahi dhe thuri poezi me metrika të ndryshme, por ku mbizotëron vargu popullor.
    Një aspekt tjetër i veprimtarisë së Hfz. Ymer Shemsiut është edhe organizimi i mësimit të gjuhës shqipe fshehurazi. Në xhaminë e Talimocit, ku shërbente si imam i saj, ngriti Komitetin e Kosovës. Në këtë kohë ai jepte mësimin e gjuhës shqipe fshehurazi dhe, në të njëjten kohë, mbante dhe mejtepin. Mësimin, në lokalin e ngritur nga vetë populli, e vazhdoi që nga viti 1934 deri me 1941. Në këtë mejtep, Hfz.Ymeri zhvilloi një punë pedagogjike përtej programit që zhvillohej në mejtep. Përveç shkrim-leximit në gjuhët orientale, ai u mësoi nxënësve dhe shkrim-lexim në gjuhën amtare shqipe dhe i përgatiti ata me njohuri dhe aftësi të vlefshme për jetën e përditshme.
    Në veprimtarinë e tij zë një vend të rëndësishëm edhe krijimtaria si rapsod i talentuar. Talenti i rapsodit kronikan shoqërohej nga virtuoziteti i tij si vallëtar i shkëlqyer. Ai i hartonte vetë këngët, i këndonte me çifteli dhe i kërcente me lëvizje karakteristike shqiptare. Protagonistë dhe tema të rapsodive dhe të këngëve të tij qenë heronjtë e kombit, betejat, bëmat e ndryshme, duke na dhënë kështu tabllo realiste të kohës. Nga krijimtaria e tij spikat poema "Nazmi Gafurri".
    Për këto cilësi, Hfz.Ymer Shemsiun studuesit e quajtën "Bard i Kosovës". "Bardi i Kosovës" e sfidoi policinë serbe duke u mësuar shqip nxënësve dhe popullit, duke shkruar shqip dhe duke shtypur shqip. Ai hartoi rreth 30 ilahi shqip, që kapin rreth 1000 vargje dhe përçoi te nxënësit dhe populli besimin islam. Ai ka një qëndrim të prerë dhe një mendim të qartë për bashkimin e popullit, për luftën kundër përçarjes fetare dhe asaj kombëtare."Të mbrosh fenë islame për kohën e poetit ishte luftë për kombin shqiptar, ta mbrosh gjuhën shqipe ishte heroizëm kombëtar, të përpiqesh për lirinë, ta ndihmosh rezistencën shqiptare kundër denacionalizmit të Kosovës, kundër shpërnguljes së shqiptarëve, ishte luftë patriotike, ishte sakrificë e heroizëm kombëtar". Hfz.Ymeri ishte për një Shqipëri etnike. Ai mori pjesë aktive për realizimin e kësaj ideje, duke ngjallur armiqësinë e pushtetit serb ndaj tij. Vdiq në mënyrë të dhëmbshme, por të madhërishme, që konkretizohet në fjalët e fundit të tij: "Lamtumirë o populli im! Për ty dhashë atë që mund ta jepnja: pasurinë, familjen, veten. Për ty do të vijnë ditë më të mira".

  6. #6
    HAFIZ ALI KRAJA
    Teologu i Lartë


    Hafiz Ali Kraja është një nga përfaqësuesit e intelektualëve myslimanë shqiptarë. Mësimet e para i mori në vendlindje (Shkodër), ku bashkësia islame trashëgonte një traditë të pasur, për të cilën kontribuoi medreseja e qytetit ("Mehmet Pashë Bushatlliu") dhe biblioteka pranë saj. Vazhdoi studimet e larta për teologji, filozofi e jurisprudencë islame në Kajro. Në përfundim të studimeve iu dha titulli "Teolog i lartë".
    Mori pjesë aktive në problemet sociale dhe ato politike të vendit. Më 1934 botoi në Shkodër panfletin "A duhet feja? A e pengon bashkimin kombëtar?" Kjo vepër u botua në atë periudhë kur flukset e propagandës komuniste dhe në mënyrë të veçantë përhapja e ateizmit ishin dendësuar në qarqe të caktuara intelektuale. Në kohën e vet ky material pati jehonë. Ai vazhdoi ta sulmojë me guxim komunizmin. Më 1944 mbajti ligjëratën "Ç’është Komunizmi dhe pasojat e tij për popullin shqiptar", në xhaminë më të madhe të Shkodrës. Para dëgjuesve të shumtë ai demostroi pasojat tragjike që do të pësonte Shqipëria në rast se do të fitonte kjo ideologji.
    Hfz. A. Kraja mbante lidhje të ngushta me të gjitha përsonalitetet politike të kohës. Me rastin e vdekjes së Fishtës, ai, nëpërmjet një ligjërate prekëse, vajtoi poetin që kishte shkruar një vepër të denjë për historinë e kombit shqiptar.
    Më 1943 pushtuesit italianë e internojnë në Portopalermo. Më 1947 pushteti komunist e dënoi me njëzet vjet heqje lirie, të cilat i kaloi në burgun e Burrelit.

    BINAZE KACABAÇI-DAUTI
    Hoxha Hanmi


    Binaze Kacabaçi-Dauti me pseudonimin "Hoxha Hanëm" ushtroi profesionin e mësueses së besimit dhe të edukatores islame.
    Binazja është nga rrethi i Leskovcit. Qyteti i lindjes së saj është Prizreni. Duke qenë e detyruar të ndiqte prindërit e saj, ajo bëri një jetë endacake. Shkollën fillore e bëri në Edrene, ndërsa atë normale në Stamboll, ku edhe shërbeu si mësuese për pesë vjet. Më vonë ajo u shpërngul në Gjilan.
    Në vitin 1920, në moshën 29- vjeçare, ajo hapi një shkollë për vajza në shtëpinë e saj në Gjilan.
    Në kushtet e pushtimit të Kosovës nga Jugosllavia, shkollat me gjuhë mësimi shqipen qenë krejtësisht të ndaluara. Në këto rrethana të vetmet institucione për arsimimin e shqiptarëve ishin mejtepet dhe medresetë, ku mësimi jepej nga klerikë muslimanë. Është e natyrshme që regjimi sllav nuk i shihte me sy të mirë këta klerikë, të cilët ishin brumosur me botëkuptimin armiqësor ndaj sllavëve, gjë që përbënte një rrezik për shtetin jugosllav. Përveç asaj, dihet se shumë prej tyre bënin pjesë në Komitetin e Kosovës dhe kishin lidhje me udhëheqës si Ferhat Draga, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj.
    H.Hanmi e përjetoi ndjekjen që u bëhej shqiptarëve. Ajo vërtet nuk u aktivizua në lëvizjen kombëtare, por ajo e shndërroi shtëpinë e saj në shkollë për vajzat shqiptare, dha mësime në mënyrë klandestine, duke kontribuar kështu në frymën e besimit musliman për unitetin kombëtar.

    ESAT MYFTIA
    Personifikimi i Modestise


    Esat Myftia i përket asaj plejade njerëzish që nuk e ndajnë fjalën nga veprat, që ofiqet ose përgjegjësitë nuk i ndanin nga njerëzit, që ushtrimin e fesë e bënte me sakrifica të mëdha.
    U lind në Shkodër më 1911. Mësimet fillore dhe ato plotore fetare i mori në qytetin e lindjes, ku vazhdoi edhe medresenë. Në moshë fare të re ngarkohet me detyrën e imamit dhe njëkohësisht me atë të mësuesit të besimit. Kur më 1944 një grup intelektualësh myslimanë themeluan Komitetin Bamirës Musliman, i cili ngriti edhe medresenë, Esat Myftia u vu në krye të këtyre dy institucioneve. Njeri me kulturë të gjerë, zotërues i pesë gjuhëve të huaja, njohës i filozofisë islame dhe i orientalistikës në përgjithësi, intelektual, nacionalist i devotshëm, posedues i një biblioteke të pasur, Esat Myftia nuk u pajtua asnjëherë as me pushtuesin as me diktaturën komuniste.
    Me vendosjen e pushtetit komunist në Shqipëri u vu në shënjestër, si shumë intelektualë të tjerë, dhe në dhjetorin e vitit 1945 arrestohet. Autoriteti që kishte si dhe simpatia e madhe që gëzonte në popullin shkodran i detyruan organet e sigurimit të shtetit që ta lironin, por ata e kishin mbyllur Komitetin Bamirës Musliman.
    Në këto vite Medreseja e Tiranës vazhdonte të mbijetonte me vështirësi nga përsekutimet e vazhdueshme që i bënin kuadrove të saj. Në këto kushte e emëruan Esat Myftinë drejtor të medresesë, por ai, duke mos dashur të verë në jetë orientimet e partisë lidhur me edukimin e nxënësve, dha dorëheqjen me preteksin se ishte i sëmurë.
    Ai vendosi t'i kushtohet tërësisht çështjes teologjike. Esat Myftia ishte nga të paktë klerikë shqiptarë që kishte mbetur gjallë. Kështu më 1966 u caktua në postin e kryetarit të Komunitetit Musliman Shqiptar, detyrë të cilën e mbajti më pak se një vit. Gjatë kësaj kohe ai përjetoi dhimbjen e humbjes së djalit të vetëm në ushtri, dhe menjëherë më pas dhembjen tjetër të kryqëzatës kundër fesë në Shqipëri. Në këto kushte ai u mbyll në shtëpi, për të jetuar vetëm me bibliotekën e tiij, e cila ishte shumë e pasur. Në këtë bibliotekë gjendeshin relike shumë me vlerë, libra unikale si edhe dy tahtet astrologjike të Hasan Tahsinit që ia kishte dhuruar familjes së tij kur kishte qenë në Shkodër.
    Pasi ia shtetëzuan bibliotekën, ai punoi si nëpunës i thjeshtë i saj, por gjithnjë i përgjuar, i mënjanuar si përson i dyshimtë dhe fetar.
    Esat Myftia vdiq në vitin 1975. Populli i Shkodrës, që kishte një respekt të madh për të, pa marrë parasysh opinionin e regjimit komunist, e përcolli me nderime të mëdha.


    FERID VOKOPOLA
    Përfaqësues i Mistiçizmit Islam


    Në shtypin shqiptar të viteve ’20-’30 ndriçon edhe pena e fuqishme e Ferid Vokopolës, një prej figurave poliedrike të kohës. Ai ishte politikan, ekonomist, teolog, poet, filozof, eseist, poliglot.
    Më 28 Nëntor 1912, Ferid Vokopola e firmosi dokumentin e Shpalljes së Pavarësisë si delegat i Vlorës. Më 1914 bëri pjesë në ekipin e Ministrisë së Bujqësisë të Qeverisë së Durrësit. Pikërisht në këtë kohë ai hartoi kriterin e përkthimit dhe të komentimit të Kur’anit. Më 1919 boton "Fluturimet e Shpirtit". Në Kongresin e Lushnjës (21.01.1920) zgjidhet sekretar. i frymëzuar nga kjo ngjarje historike, ai shkroi himnin e Kongresit të Lushnjës.
    Po në këtë vit botoi "Symbyllurazi me ëndërrime". Gjatë periudhës 1920-1928 u zgjodh deputet i Vlorës, kurse gjatë viteve 1928-1939 deputet i Beratit. Pikërisht në këtë kohë, në bashkëpunim me Sali Vuçiternin e të tjerë ai bëhet një nga organizatorët kryesorë për themelimin e Komunitetit Musliman Shqiptar dhe jep një kontribut të ndjeshëm për ngritjen e Medresesë së Përgjithshme të Tiranës.
    Më 26.10.1927 deri më 10.05.1928 Ferid Vokopola mbuloi postin e Ministrit të Bujqësisë në Qeverinë Shqiptare.
    Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia, Ferid Vokopola u tërhoq nga jeta politike dhe administrata shtetërore, duke iu kushtuar krejtësisht aktivitetit fetar. Në këtë kohë themeloi në Tiranë organizatën fetare "Drita Hyjnore", që pati si organ të vetin revistën "Njeriu", e cila doli rregullisht nga korriku 1942 deri në qershor 1944. Në këtë revistë ai botoi një pjesë të shkrimeve të tij, ku shquhen në mënyrë të veçantë poezitë e tij simbolike me theks filozofik. Duke qenë njohës i mirë i mistikës islame, ai e përçon këtë frymë pothuajse në të gjitha poezitë e tij. Kjo frymë ndihet sidomos në veprën e tij poetike "Gjëmimi i Tomorrit". Stili i tij është joshës, gjuha plot figura, metrika e respektuar. Figurat e përdorura në poezinë e tij kanë karakter simbolesh, gjithmonë brenda botës së madhe të islamizmit.
    Pushteti komunist e burgosi. Në qelinë e burgut nuk ra as në dëshpërim, as në pesimizëm. i bindur në pikëpamjet e tij islame, ai iu dedikua përkthimit të Kur’anit, punë të cilën ai e vazhdoi dhjetë vjet. Kjo vepër me vlerë ruhet sot në dosjet e arkivit personal të familjes Vokopola në Durrës.
    Kur doli nga burgu, ai gjeti rreth e rrotull mjedise të tjera, larg lirisë së fjalës e të mendimit, kundërshtare deri në armiqësi ndaj fesë. Në këto rrethana, duke zotëruar gjuhët orientale, ai iu ofrua Institutit të Historisë si bashkëpunëtor, duke i kaluar vitet e pleqërisë si përkthyes i dokumentave nga osmanishtja.


    Haki Sharofi
    Drejtor i Revistës "Zani i Naltë"


    Haki Sharofi lindi në Dibër të Madhe, por veprimtarinë e tij si mësues, publicist dhe perkthyes i zhvilloi larg lindjes, në Gjyrash të Manastirit (1912), në Peshkopi (1914), ku hapi shkollën e parë shqipe, në Trujak dhe në Sllovë të Dibrës (1916 dhe 1920), në Kastriot (1923), në Krumë (1928), në Vlorë (1929). Pas viteve ’30, ai vendoset përfundimisht në Tiranë ku zhvillon një veprimtari të dendur si drejtor i Medresesë së Tiranës, si drejtor i revistës "Zani i Naltë" (organ i Komunitetit Musliman Shqiptar), në krye të së cilës ai qëndroi në vitet 1930-1939.
    Haki Sharofi kishte arsim pedagogjik. Kishte studiuar në normalen e Elbasanit si dhe kishte ndjekur shkollën pedagogjike "Darul-Mualiminë" të Dibrës.
    Gjatë punës së tij në fushën e botimeve u dallua për trajtime serioze të temave me karakter fetar, social, etik dhe filozofik. Shkroi edhe shumë poezi. Në mënyrë të veçantë ka meritën për hartimin e serisë së librave "Edukatë fetare e morale", tekste mësimore këto që u shfrytëzuan për mësimin e besimit në shkolla shtetërore, ku jepej dhe mësimi i fesë. Te librat "Edukata fetare e Morale "spikasin disa kërkesa të moralit islam në kushtet tona, ku zënë vend disa parime themelore të këtij morali, të shpjeguara thjesht e për masat e të gjitha moshave, të asaj periudhe me shtrirje të kufizuar të arsimit laik. Këto tekste kanë një ndërtim dhe strukturë delikate shumë të përshtatshme për kohën që u botuan. Duke u nisur nga këto vlera, biblioteka myslimane shqiptare e Miçiganit (USA) i ka ribotuar ato kohët e fundit.
    Krahas veprave të mësipërme, duhet shënuar se edhe "Kalendari mysliman" që u botua për disa vite me radhë është vepër e tij.
    Haki Sharofi në vitet e fundit të jetës së tij ka bashkëpunuar me Arkivin Qendror të Shtetit dhe Arkivin e Institutit të Historisë, duke dhënë një kontribut të vyer në përkthimin e dokumenteve me rëndësi historike, që ishin në gjuhët e Lindjes: arabe, turke dhe persiane. Gjithashtu ai ka lënë një trashëgim të pasur me përkthime, siç janë:"Tefsiri shqip", "Parimet e nalta të islamit", "Ajete të Kur’anit" etj.

  7. #7
    HAMID GJYLBEGAJ
    Demokrati i Pakorruptuar


    Pinjoll i një familjeje të dëgjuar shkodrane me tradita patriotike Hamid Gjylbegaj, u shqua me veprimtarinë e tij si një intelektual me formim solid, si demokrat i pakorruptuar dhe atdhetar i paepur.
    Lindi në Shkodër në vitin 1888. Mësimet fillore i bëri në vendlindje, ndërsa ato të mesme në Shkodër e Manastir. Mbaroi akademinë ushtarake në Stamboll. Mbajti qëndrim patriotik, që dëshmohet me pjesëmarrjen e tij kundër lëvizjes së Haxhi Qamilit, ithtarëve të "Sedai Miletit", antifashist dhe antikomunist.
    Hamid Gjylbegaj ka një aktivitet të pasur si intelektual. Ka botuar 14 përmbledhje poezish, shkrime të ndryshme, ndër të cilat po përmendim: "Flutura ndër lule"(1921), "Monumenti i atdheut" (1934), "Drita e së vërtetës"(1933), "Cikrrime filozofie" (1934), "Fyelli i barive" (1943) etj.
    Hamid Gjylbegaj kishte një formim fetar ku mbizoteronte në mënyrë të veçantë panteizmi bektashian. Ishte njohës i thellë i tesavufit islamik, pra misticizmi që e përshkonte botëkuptimin e tij ishte i mpleksur me mjaft pikëpyetje, ku mbisundonte drita e së vërtetës me trinomin e drejta, e mira dhe e bukura. Në këtë hapësirë mendimi mbizotëronte madhështia e njeriut, njohja e vetvetes. Siç e dimë Muhammedi (a.s.), në mes fjalëve të tjera ka thënë: "Që të njohësh Zotin duhet të njohësh më parë veten". Biseda rreth këtij subjekti Hamid Gjylbegaj, siç tregojnë bashkëkohësit e tij, zhvillonte pothuajse çdo ditë nën hijen e çinarit pranë shtëpisë së tij.
    Hamid Gjylbegaj ishte një përfaqësues i mendimit më të përparuar. Ai ishte një teist liberal, i cili në poezitë e tij filozofike përçoi filozofinë islame dhe në mënyrë të veçantë ai propagandoi tolerancën fetare, që e transmeton filozofia islame në kushtet e vendeve shumëkonfesionale.
    Vdiq në vitin 1979 në Elbasan.

    HASAN EFENDI NAHI
    Dijetari, Myderrizi Gojë-ëmbël


    Hasan Efendi Nahi është nga personalitetet islame që la një emër të nderuar dhe një vepër që jeton në pasardhësit e vet, që me aq kujdes, dashuri e besim i përgatiti që të shërbejnë në gjuhën e vet amtare. Atdhetar, alim dhe hoxhë-myderriz i shquar, la emër në Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Prishtinë e në tërë Kosovën.
    U lind më 12 mars 1905 në Gjakovë nga një familje intelektuale, me formim të shëndoshë fetar. Mësimet fillestare, si dhe medresenë i kreu në vendlindjen e tij, prej nga niset, në vitin 1930, në Egjipt, për studime të larta, në Universitetin e njohur "El-Azhar".
    I diplomuar në universitet, caktohet në detyrën e predikuesit shëtitës, duke dhënë mësim edhe në Medresenë e Ferizajt. Vazhdon me pasion të madh punën e myderrizit, prandaj në vitin 1943 e emërojnë drejtor i Medresesë "Mehmet Pasha" në Prizren, duke qenë njëkohësisht edhe Kryemyfti. Me mbylljen e medresesë, në vitin 1948 e deri në vitin 1958 e kryen detyrën e imamit në Gjakovë.
    Ai luftoi hapur për shkollën në gjuhën shqipe dhe për ruajtjen e medresesë nga sulmet për ta shkatërruar, duke filluar me mbylljen e saj. Kur më 1956, u vendos mbyllja e medresesë në Gjakovë, Hasan Efendi u tha hapur e prerë pushtetarëve: "Ma mirë kallne Gjakovën, se sa ta mbyllni Gjimnazin".
    Në shtator të vitit 1958 caktohet profesor në Medresenë "Alauddin" në Prishtinë, ku shërben dy dekada, duke dhënë një ndihmesë të çmuar në përgatitjen e kuadrit të ri, në arsimimin e disa gjeneratave të vetme në gjuhën shqipe, të arsimit islam.
    I dalur në pension në vitin 1978, Hasan Efendiu nuk pushoi së punuari për fe e atdhe, duke u marrë me studime, e sidomos me përkthimin e Kur’anit të Madhëruar, duke i dhuruar lexuesit shqiptar, pas dhjetë vjetësh punë, një vepër aq shumë të pritur (në vitin 1988-R.Z.).
    Ai ishte një personalitet i rrallë në sytë e rinisë, të cilët e mbanin dhe e çmonin për misionar, alim, profesor dhe vizionar të shquar. Pleqtë, në anën tjetër, e respektonin shumë miqësinë e tij, nga se edhe ai i nderonte pa masë.


    HILMI MALIQI (SHEH MALA)
    Personalitet i Shquar Fetar, Arsimor Dhe Kombëtar



    Hilmi Maliqi (Sheh Mala), personaliteti i shquar fetar, arsimor dhe kombëtar është një nga bijt e denjë të Kosovës e të mbarë viseve shqiptare. Studimet i kreu në Medresenë e Mehmet Pashës në Prizren, ku u pais me bazat e njohurive islame, duke u ngritur më pas në nivele të larta të mendimit islam, veçanërisht në fushën e tesavufit. Punoi fillimisht si imam e pastaj si myfti në rrethin e Rahovecit. Shtëpia modeste e tij, alias teqe e Melamive, u kthye në një qendër të rinisë për edukatën islame. "Melami" do të thotë të kritikosh vetveten, të jesh autokritik.
    Sot teqet e melamive, si vëllazëri dervishësh, ndodhen në Suhadoll të Mitrovicës, në Prizren e në Rahovec. Këtij tarikati i përkisnin shehlerë të fortë fetarë si Ymer Lutfi Paçarizi nga Prizreni, Sheh Jonuzi nga Suhadolli, Sheh Mala nga Rahoveci, Sheh Sulejmani nga Gjakova, etj. të cilët, përveç se udhëhiqnin teqetë e veta, lanë dorëshkrime që dokumentojnë për një punë shumë të dobishme në fushë të historisë së letrave dhe të shkrimit shqip në këto troje.
    Sheh Hilmi Maliqi ka shkruar disa poezi, të cilat këndoheshin si ilahi nëpër teqe. Krijimtaria poetike e Hilmi Maliqit, si dallim nga ajo e shkruar në prozë, do të tërheqë vëmendjen e studiuesve dhe amatorëve të shumtë të fjalës së shkruar shqipe. "Divani" i tij do të bëhet objekt studimesh edhe për vlerat e tij gjuhësore nga akademik Idriz Ajeti, si dhe studiues të tjerë, veçanërisht për të interesuarit në çështje fetare e kulturore.
    Ky përsonalitet ka hyrë në historinë e arsimit e të shkollës, madje edhe të mendimt pedagogjik, për veprimtarinë e tij me vlerë, krahas asaj fetare, edhe në fushën e arsimit. Në shkollat e asaj kohe, si në mejtepet, iptidaijet, ruzhdijet, idadijet dhe medresetë, në të cilat mësonin shqiptarë, u dalluan disa myderrizë ndër të cilët dhe Sheh Hilmi Maliqi nga Rahoveci.
    Halim Maliqi ka ushtruar edhe mësuesinë, duke shkruar vepra në gjuhën shqipe me alfabet arab. Veprat e tij kanë dhe ide pedagogjike. Ka ushtruar veprimtari fetare dhe arsimore në Rakovec.
    Në teqen e ndërtuar me ndihmën e popullit kontribuoi si arsimtar dhe klerik, madje më tepër si arsimtar. Në teqe, ku kishte hapur shkollën, përveç mësimit fetar, zhvillonte edhe aritmetikë, gjeografi e lëndë të tjera. Vlerësonte edukatën e punës dhe rekomandonte punë fizike për nxënësit, duke i çmuar të gjitha llojet e punës. Natyra e tij e drejtë bënte t’i vlerësonte njëlloj, sipas aftësive reale, të gjithë nxënësit, t’i trajtonte ata pa përdorur ndëshkime fizike, duke krijuar një mjedis të ngrohtë e duke nxitur miqësinë në mes tyre.

    HAXHI HAFIZ MAHMUT DASHI
    Studjues i apasionuar dhe ligjërues i rrallë


    Shkenca e edukimit bashkëkohor, përfshirë edhe pedagogjinë, shkrijnë në një, veprimtarin edukative të teologut, pedagogut, didaktit, kur këto fusha janë zhvilluar në nivelin e duhur. Këto drejtime veprimtarie janë harmonizuar e shkrirë natyrshëm në personalitetine Haxhi Hafiz Mahmut Dashit nga Tirana.
    I lindur në Tiranë në vitin 1873, Mahmut Dashi trashëgoi traditën e pasur të familjes e të paraardhësve të tij, në fushën fetare e atdhetare, me aftësinë e theksuar rrezatuese tek mikro e makromjedisi i tyre nëpërmjet fjalës së zgjedhur e të argumentuar, e cila natyrshëm shkonte drejtë e në zemrat e mendjet e të pranishmëve. Ai ishte një interpretues i aftë i Kur’anit dhe të Hadithit. Punoi si profesor i jurisprudencës islame në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës, deri në vitin 1961, kur u mbyll ky institucion nga regjimi monist, vit në të cilin ndrroi jetë edhe hafizi.
    Mahmut Dashi i dha përparësi të veçantë punës edukative me njerëzit, duke nënvizuar se nuk njeri të paedukueshëm, se me njeriun duhet menduar e i gjetur gjuha, që edhe ujku të zbutet, e të mos mbetemi duke u marrë vetëm me qingjat.
    Veprimtaria e tij ishte shumë e gjerë, ai nuk mjaftohej vetëm me ngarkesën mësimore në Medresenë e Tiranës, por punoi edhe si predikues në xhaminë e rrugës së Kavajës, e cila sot quhet "Xhamia e Haxhi Hafiz Mahmut Dashit".
    Veprimtaria e tij pedagogjike la gjurmë të thella tek shumë nxënës të tij, mjaft prej të cilëve punuan e u afirmuan si personalitete të shquara kombëtare e fetare, arsimore e kulturore, nëmes të cilëve shquhen studiues të shquar orientalistë si Vexhi Buharaja, teolog e studiues si Hasan Selami, Ejub Faslia, Hakil Repishti, studiues si Shaban Demiraj në fushën filologjike, etj.
    Veprimtaria atdhetare e Mahmut Dashit është vlerësuar me dekoratën për veprimtari patriotike", për një aktivitet të pandërprerë në dobi të kulturës kombëtare.
    Kështu teologu dhe pedagogu i shquar ka hyrë me dinjitet në historinë e kulturës shqiptare e të arsimit në veçanti, duke mbetur një shembull i madhërishëm i edukatës dhe i kulturës shqiptare.


    MULLA ISMAILI
    Atdhetar dhe Fetar i Patrembur


    Mulla Ismaili gjatë gjithë jetës së tij u shqua në mbështetje të forcave përparimtare, për zhvillimin dhe emancipimin shoqëror të bashkatdhetarëve të tij.
    U lind në Komogllavë të Moravës së Epërme, ndoqi studimet në medresenë e Shkupit, të cilat ia ndërprenë, duke e mobilizuar ushtar në ushtrinë e Mbretërisë Jugosllave. Mbështeti dhe predikoi luftën antifashiste dhe bashkimin kombëtar. Veprimtaria e tij u përqendrua në këto drejtime:
    Së pari, në kryerjen me ndërgjegje të lartë të detyrës së tij si hoxhë, duke kapërcyer pa lëkundje presionet që i bëheshin për t’u tërhequr nga ndërtimi i xhamisë së madhe në Ferizaj (ndërtimi i minaresë), e cila u ngrit. Duke qenë edhe Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Komunës, ai rrezatoi edhe në drejtime të tjera për përballimin e situatës së vështirë në mbrojtje të institucioneve islame.
    Si përkrahës i së resë, ai nuk mbështeti klerikët fanatikë që pengonin arsimin e femrës. Përkundrazi predikonte se "Dituria është obligim Kur’anor". Vetëm njeriu i ditur mund t’i kuptojë në thellësi dhe t’i respektojë me vetëdije porositë e Zotit xh.sh. Ishte kundërshtar i kolegëve fanatikë, që kundërshtonin marrjen me sport, futboll, arte figurative e muzikore, garderobën elegante, që nuk ishte e tepëruar e nuk i shkaktonte dëm individit as shoqërisë.
    Së dyti, ishte mbështetës i fuqishëm i arsimit dhe i shkollës në gjuhën amtare shqipe. i mirëpriti dhe i ndihmoi iniciativat për hapjen e shkollës shqipe në Komogllavë, në vitin 1946, duke lëshuar dhomat e babait të vet dhe të kushërinjve për banesa të mësuesve. Bëhet shembull për djemtë e vet dhe vajzat e kushërinjve, që të shkolloheshin më tej, në arsimin e mesëm e të lartë.
    Së treti, flet hapur dhe kundërshton emigrimet masive në Turqi, duke predikuar: "Këtu kemi lindë, këtu do të vdesim. Nuk e luftuam (Osmanin) për t'u tretur e braktisur në Anadoll, por që të jetojmë të lirë në trojet tona."
    Së katërti iu kundërvu mbledhjes së armëve, çarmatimit të popullit shqiptar nga ana e serbëve, prandaj edhe e rrahën publikisht dhe e masakruan, por nuk u thye.

  8. #8
    MULLA REXHEPI
    Drenice 1905 – 1976



    Në vitet e shkëputjes së Kosovës prej trungut Amë, shovinistët serb përdorën dy rrugë kryesore për asimilimin e popullit shqiptar në atë pjesë, gjysmë, të mbarë viseve shqiptare: të mbyllnin çdo vatër dije në gjuhën amtare, pra shkollat shqipe dhe, së dyti, të nxisnin e impononin largimin pa kthim të shqiptarëve në krahinat e Turqisë.
    Mulla Rexhepi iu kundërvu kësaj politike antishqiptare, duke përdorë njohuritë e tij, si medresist i diplomuar për mësimin e fesë, nëpërmjet mejtepit, edhe për mësimin në mënyrë ilegale të gjuhës shqipe. Këtë veprimtari e zhvilloi që nga viti 1934 e deri në vitin 1944, kur u hapën kurset e shkollat në gjuhën shqipe.
    Mulla Rexhepin e zgjodhën kryetar të shoqërisë "Drita", e cila kishte në programin e saj mësimin e gjuhës amtare shqipe, mbledhjen e pasurisë gojore, të folklorit të pasur në ato treva dhe kundërvënien ndaj emigrimeve në Turqi, si strategji antikombëtare shqiptare e serbëve.
    Duke mbajtur lidhje të mira me studentët e medresesë të Shkupit, mulla Rexhepi gjeti mbështetje nga ana e tyre dhe kolegëve, çka e gjallëroi veprimtarinë e tij ilegale .
    Edhe mbas Luftës së Dytë Botërore, ai vazhdoi veprimtarinë e tij atdhetare, duke i shërbyer fesë dhe kombit të vet, duke përdorë edhe detyrat shoqërore, ku u zgjodh në mbrojtjë të popullatës nga sulmet e OZN-së. Më 1949 e burgosën si bashkëpunëtor i Rifat Berishës, duke i qëndruar besnik idealeve të tij deri në vdekje.
    Mulla Rexhepi zë vendin e tij të nderuar edhe në historinë e arsimit shqiptar, si një inkurajues e përhapës i gjuhës amtare në kushtet e rënda të veprimtarisë ilegale. Prandaj radhitet në radhët e hoxhallarëve atdhetarë te shquar ë te mësuesve të gjuhës amtare.




    NASRUD-DIN ALBANI (SHQIPTARI)
    Hadithologu më i Shquar i Këtij Shekulli



    Nasrud-din Albani (Shqiptari) është hadithologu më i shquar i këtij shekulli dhe përsonaliteti më i njohur i kolonisë shqiptare të Shamit (Sirisë) në Lindjen e Afërme, e cila në hapësirën kohore dyshekullore, e diktuar në rrethana të caktuara historike për t’u shkëputur nga trungu i saj në Ballkan, arriti të ruajë me përpjekje e sakrifica të ndërgjegjëshme identitetin e vet. Mbi të gjitha, pjesëtarët e saj ruajtën gjuhën, traditën, mallin dhe nostalgjinë për vendlindjen, emrin dhe krenarinë për dheun e të parëve.
    Vendasit që në fillim ata i quajtën Arnautë e ndonjëherë Albanë. Iformacione të natyrave të ndryshme përcjellin jetën dhe veprimtarinë e tyre. Por për fat jo të mirë, ata ende nuk kanë marrë vendin e tyre të merituar në historiografinë dhe publicistikën tonë, pa çka edhe përfundimet përgjithësuese rreth çështjes shqiptare në tërësi do të jenë të mangëta.
    Nasrud-din Albani, rrjedh nga një familje shkodrane e shtresës së zanatçinjve të qytetit. Në vetet ’30 emigroi së bashku me familjen e tij në Damask të Sirisë. Arsimin fillor e bëri në shkollën shtetërore "Isaf Hajrie", ku mësoi gjuhën arabe.
    Nasrud-dini nuk u mjaftua vetëm me këtë, por ndoqi mësimet që zhvilloheshin në shkollat e vjetra të Damaskut, ku dëgjoi ligjëratat e dijetarëve më të shquar të kohës. Dhe si i ri u njoh me literaturën burimore të gjuhës dhe të letërsisë arabe, si: "Sherh Ibni Akil", "El -mufas-sal" të Zemasheriut, "Shudhur Edh-dheheb" të Ibni Hishamit etj. Kështu, pas një rruge të gjatë me njohjen e gjuhës arabe, të cilën arriti ta përvetësojë më së miri, ai filloi të njihej nga të gjithë për forcën e interpretimit dhe mundësitë e mëdha që kishte në të argumetuarit e vlerave gjuhësore e letrare.
    E gjithë kjo e mundësoi atë që të orientohej në studimin e Fikhut dhe të jurisprodencës islame, mësimet e para të së cilës i mori nga profesori i njohur Seid El-Burhani, para të cilit lexoi autorët më të njohur të medhehebit Hanefi, si: "Merakil Felah" të Sherniblalit, "El Kitab" të Ibni Hasen El-Kud-Durit etj. Në këtë kohë ai u njoh edhe me shkencat tjera islame si: Usuli fikhun (bazat e fikhut), Tefsirin (komentimin e Kur’anit), Mustalahul hadithin (terminologjia e hadithit), Ahlakun (vepra mbi moralin), edukatën, kulturën, historinë etj.
    Kështu edhe, pse në moshë të re, ai arriti të hetojë vlerat e mëdha që bart me vete trashëgimia islame me opusin e saj madhështor në fusha të ndryshme të shkencës dhe jetës së popujve. Kjo e shtyu atë të mendojë për një angazhim më serioz në klasifikimin e vlerave reale të haditheve të Profetit të fundit, Muhamedit a.s. Kjo bëri që ai të diplomohet në këtë shkencë duke pasur si prof. Ragip al Tab-bah. Ai këtej e tutje qëndronte me orë të tëra në bibliotekën Ez-zahirijje të Damaskut, duke hulumtuar mbi dorëshkrimet që gjendeshin aty. Nasrudin Albani frekuentoi edhe biblioteka të tjera, duke grumbulluar të dhëna, që e bënë atë të jetë një autoritet shkencor në shkencën e Hadithit.
    Me kalimin e kohës shqiptari nga Shkodra filloi të bëhej i njohur si studiues dhe mendimtar i niveleve botërore në lëmin e shkencës së hadithit. Por famën e arriti me projektin e tij të madh (madje lirisht mund të themi më të madhin në historinë e hadithit të kohës së re) në klasifikimin e haditheve të Profetit a.s. Ai bëri klasifikimin e njohur tashmë si frut i punës së tij, duke i ndarë hadithet në dy grupe të mëdha me titujt:"Silsilet el ehadith el-sahiha" -(vargu i haditheve të vërteta) dhe "Silsilet el ehadith ed-daife"-(vargu i haditheve të dobëta). Edhe pse ky studim do dekada e i kalon dhjetëra vëllime, ende është në qendër të aktivitetit të Nasrud-din Albanit.
    Opusi i tij tani përfshin mbi 136 vepra shkencore, prej të cilave 16 prej tyre janë kritika shkencore, 55 vepra dorëshkrime të pabotuara, 29 vepra të botuara disa herë, 30 cenzurime shkencore në lëmin e shkencës së hadithit, 6 retushime të librave të njohur si: El-Uluv, Sahih Muslim, Sahih Buhari, Shemail Muhammedije etj. Për këtë ai konsiderohet në botën islame si një nga autorët më prodhimtarë të shekullit tonë, në fushat e hadithologjisë, letërsis artistike arabe, historisë, kritikës letrare, sociologjisë, etikës, pedagogjisë etj.
    Kështu ky erudit i shkencës dhe i kulturës botërore, e në veçanti asaj islame, duke shërbyer si pedagog në Universitetin e Medinës (Arabi Saudite), e pastaj si profesor i qendrave më të mëdha akademike studimore të Libanit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë etj. arriti të çmohej nga të gjithë bashkëkohësit e tij: "Muhad-dith El Asr" (shkencëtar i shekullit në lëndën e hadithit).
    Sot punonjësit shkencorë të islamologjisë moderne i referohen veprës së Nasrud-din Albanit.
    Fatkeqësisht duhet thënë se Nasrud-din Albani edhe pse i gjakut tonë, dhe megjithëse krijimtaria e tij shkencore dhe letrare kap një periudhë mbi 30 -vjeçare, në Shqipëri mjerisht njihet pak, dhe, më saktë, nuk njihet me madhështinë e tij intelektuale.
    Gjatë periudhës së sundimit të shtetit totalitar, ku interesat kombëtare iu nënshtroheshin interesave partiake, dhe ku pothuaj çdo gjë që krijohej jashtë kufijve shtetërorë shqiptarë dhe që nuk i përgjigjej ideologjisë marksiste leniniste konsiderohej e padëshiruar, nuk çoi vetëm në cungimin e kulturës kombëtare, por edhe në cungimin e vetë kombit. Ky kolos i kulturës islame i përket edhe kulturës shqiptare. Ne shpresojmë që jo vetëm veprat e tij, por edhe fizikisht ta kemi përballë intelegjencës sonë shqiptare për çështje të caktuara.


    MULLA ZEKË BËRDYNA
    Një Jetë Për Besimin Islam, Arsimim Në Gjuhën Amtare Dhe Kombin Shqiptar



    Mulla Zekë Bërdyna u lind rreth vitit 1918 në fshatin Novosellë të Pejës, në një mjedis prapanikërie kulturore, ku nuk kishte as mejtep e shkollë, ku analfebitizmi ishte në shtrirje absolute.
    Në vitin 1926 e fillon medresenë në Pejë, për ta vazhduar më tej te mësuesi Fahri Efendiu, i njohur për dijenitë e gjera. Kështu, Zeneli (Mulla Zeka i ardhshëm) u përgatit që edhe ai t’u japë mësim të tjerëve. Ishte koha kur shkollat laike shqipe qenë mbyllur nga ligjet e rrepta të pushtuesit, për asimilimin e brezërive të reja. Por, pati edhe prej mësuesve të njohur për fusha të tjera të shkencave, si gjuha e letërsia shqipe, historia, matematika, gjeografia etj.
    Një nga mësuesit që e kreu shkëlqyeshëm këtë detyrë, qe Mulla Zeka, i cili ngriti një mejtep në fshatin Radavc, pikërisht në vitin 1938, i cili, përveç lëndëve të besimit dhe të gjuhës amtare e shkencave shoqërore me karakter kombëtar, u mësonte nxënësve edhe lëndë nga psikologjia.
    Prej vitit 1941 e deri në vitin 1944 Mulla Zeka qe në frontin e Rozhajës dhe Novi Pazarit, duke iu kundërvënë çetave çetnike me çetat vullnetare. Në njërën prej këtyre betejave, në vitin 1943, në masakrën e Bihorit, plagoset rëndë edhe Mulla Zeka, i cili ishte në detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të çetave vullnetare.
    Në vitin 1948 burgoset dhe kalon nëpër burgjet e rënda të ish -Jugosllavisë të "Bella Kuça-s" në Nish, ku kaloi katër vite, dhe në Goli Otok nga vitet 1952-1960, i dënuar me motivacion të shpifur e fals tërësisht, si prostalinian. Atje Mulla Zeka i qëndroi burrërisht torturave më të egra, duke mbetur i papërlyer dhe i nderuar. Në një rastë duke kujtuar momente nga burgu i Goli Otokut ai pat thënë "më e vështira për mua ishte të bart gurë..!? Po të ishte për të ndërtuar diçka do ta bëja me dëshir..! Por ne ishim të detyruar t’i bartnim gurët sa në një anë sa në anën tjetër".
    Mulla Zeka pasi doli nga burgu përveç si imam i fshatit Novosell, ku organizonte edhe mësim besimin me nxënësit e fshatit, ai u aktivizua sidomos në pajtimin e gjaqeve dhe konflikteve mes njerëzve. Prandaj me të drejtë e quajtën edhe pioner i pajtimit të popullit në Podgor. Ato probleme që nuk i zgjidhte ligji i shtetit të instaluar i zgjidhte Mulla Zeka. Vdiq po në robëri, me 12 janar 1987. Në varrimin dhe ngushëllimin e familjes së tij mori pjesë e pothujse tërë Kosova



    Vejsel Xheladin Guta
    Atdhe janë të Pandara




    Në plejadën e hoxhallarëve të shquar kosovarë të shekullit tonë, që binomin fe e atdhe, din e vatan, e konceptuan të pandarë dhe që kësaj bindjeje i kushtuan gjithçka: mundin, talentin, sakrificat dhe vetëmohimin, bën pjesë dhe Vejsel Xheladin Guta nga Zaskoci i Ferizajt.
    Arsimin fillor Vejsel Guta e mori në vendlindje, kurse të mesmin fetar e përfundoi në Prizren në vitin shkollor 1937-1938 në medresenë "Mehmet Pasha", ku Vejseli vazhdoi studimet për dymbëdhjetë vjet. Aty i jepej rëndësi e madhe, krahas lëndëve të tjera, edhe mendimit letrar shqip me alfabet arab, si dhe gjuhës e kulturës shqiptare.
    Ai u shqua në mes bashkënxënësve të tij maturantë për aftësitë e tij në gjuhët orientale, si dhe për njohuritë që kishte fituar në letërsinë shqipe, që lexohej ilegalisht në atë kohë. Për këto rrezultate ai u caktua mësues i medresesë, por nuk punoi aty, sepse u vendos në Voinoc, ku qëndresa kundër politikës shkombëtarizuese sllave ishte në apogje. Në këtë fshat ai organizoi mejtepin, që fitoi të njohur në tërë zonën dhe ku numri i nxënësve rritej çdo ditë. Ai iu kushtua poezisë.
    Në shkollën (mejtepin) e Vejsel Gutës, veç lëndëve fetare, zhvilloheshin edhe lëndë të tjera si: matematika, astronomia, gjeografia dhe historia. Ajo u bë qendër e përhapjes së diturive në gjuhën shqipe, e cila mësohej ilegalisht. Gjatë viteve 1941-1945, mejtepi i Vejsel Gutës u bë një shkollë kombëtare-fetare, ku nxënësit merrnin njohuri edhe nga historia e Shqipërisë dhe gjuha e letërsia shqipe.
    Vejsel Guta ishte poet i lindur. Ai i thurte mendimet e tij me lehtësi të madhe në vargje. Në ndërtimin e poezive ndoqi teknikën e poetëve persë, gjuhën dhe veprat e të cilëve ai i njihte shumë mirë. Ilahitë që bëri i thuri në formën e kasideve, që i përngjanin poezive perse edhe nga përmbajtja, por ai në përmbajtjen e tyre trajtonte probleme sociale e politike si dhe probleme morale. Të përmendura janë poemat: "Çohu prej gjumit more vlla", "Mos e le udhën, o insan", "Fjalim shqip a than", "Ej ju të par ehli vatan" etj.
    Si mësues e myderriz ai diti të sinkretizojë edukimin fetar me atë patriotik, punën legale me atë ilegale. Shumë nga tekstet dhe poezitë fetare që përshkoheshin nga fryma patriotike u mësoheshin nxënësve në klasa, duke sfiduar kështu ndjekjet e organeve policore serbe. Shumë ilahi dhe kaside të Vejsel Gutës u bënë tema mësimi për talebet e medresesë "Alaudin" të Prishtinës. Këto ranë në sy të organeve policore dhe u bënë shkak për ndjekjen e tij.
    Vejsel Xheladin Guta, i njohur nga populli i Kosovës edhe me emrat "Mulla Vejseli" dhe "Mulla Vejsel Vionoci", la pas një trashëgim të pasur në krijimtarinë e tij poetike, la një emër të mirë me punën që bëri si mësues, fitoi autoritet në veprimtarinë e tij si imam dhe si patriot i madh.

  9. #9
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Zoti ju nderofte Vella.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #10
    Nuk e di si e ka pasur emrin e saktë Hoxhë Tahsini, dhe nuk di a e keni përfshi në këto shkrime shumë të dobishme. Ju falënderoj nika
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    ashtu sic ka qene ,ashtu duhet te jete

  12. #12
    IL-ALTO
    i/e ftuar
    Zoti ua shperblefte

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ke harru Hafiz Sabri Kocin qe drite i pafte shpirti perher e qe e ka gojen balsam, i cili u fut ne burg ne kohen e komunizmit se vodhi bataniet e zborit.

  14. #14
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    O Mano!
    Mos ke qene gje nga ata "heronjte e heshtur" qe rinin mbrapa ferave e te ruanin se mos te shkiste ndonje pordhe pa leje dhe na qelbje qeverine e DULLES?!
    Jo per ndonje gje, po pashe qe ti e paske "ditur" fare mire se perse e denoje udheheqsi jote shpirteror DULLA ,te nderuarin e te munduarin ne burgjet e sketeres komuniste Sabri Hafiz Kocin
    Ji nje cike me serjoz e mos e fute hunden dhe atje ku ste takone.
    Akoma do vashdoni me shpifjet dhe nduresirat e te kaluares.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Se kape thelbin o HNZM. Te sipermpermendurit nuk i njoh dhe as qe ja u kam degjuar ndonjehere emrin, por e besoj qe kane qene atdhetare. Megjithate duhet te behet dallimi mes tyre dhe emrave te rendomte si H.S.K qe kane hijackur Kom Mysliman, nderkohe qe brenda komunitetit nuk kane perkrahje, por e mbajne vendin qe kane me makinacione dhe mburrjen per vitet qe kane kaluar ne burgjet e komunizmit. Ja per kete e kisha fjalen.

  16. #16
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Mano!
    Shqiptaret e besimit Musliman kan ditur ti dallojne fare mire se kush jane e kush s'jane patrijote, pavarsishte se ja u ke "degjuar"apo jo (ti) emrin.
    Nderhyrjet e tua pervecese CINIZMIT kane dhe hipokrizine(GENJESHTREN)
    Prandaj mos ja u "qa shume hallin" muslimanve.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anëtarësuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118
    per c'fare kontributi thua ti .vetem ju myslimanet hapni tema per kontribute dhe te tjera per fene tuaj. thuame nje katolik qe ka hapur ndonje teme per priftat .
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  18. #18
    addam, katoliket (shumica ketu) s'kane kohe te hapin tema kotributesh qe kan be prifterinjte sepse merrrem ne ofendime ndaj feve tjera.

  19. #19
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    StterollA, të lumtë dora vllaçko.


  20. #20
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Postuar më parë nga StterollA
    addam, katoliket (shumica ketu) s'kane kohe te hapin tema kotributesh qe kan be prifterinjte sepse merrrem ne ofendime ndaj feve tjera.

    Plus qe prifterinjt i mbarojne punet nga mrapa

    /I tërhiqet vërejtja diskutuesit që të merret me çështjen në fjalë dhe që t`u largohet pohimeve paushalle (Shpresmiri)/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shpresmiri : 30-07-2003 më 03:31
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kontributi i Krishterimit dhene shkences
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 17:49
  2. Kontributi Orthodhoks në çështje themeleore botërore
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-03-2005, 01:49
  3. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 20:23
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-10-2004, 05:01
  5. Kontributi islamik në letërsi
    Nga Djali mir në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-04-2004, 15:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •