Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    42
    Postime
    345

    Koloneli Aubrey Herbert

    KOLONELI ANGLEZ QĖ IU AFRUA DY HERĖ KURORA E MBRETIT TĖ SHQIPĖRISĖ
    Koloneli Aubrey Herbert 80 vjet pas vdekjes i ėshtė rikthyer sėrish “nderi shqiptar”, jo vetėm si njė dėshmi e ndjenjės pėr njė tė huaj qė e pėrkushtoi thuajse tėrė jetėn e tij pėr ēėshtjen shqiptare, por edhe pėr njeriun e thirur dy herė pėr kurorėn e Mbretit tė Shqipėrisė.Kolonelit anglez Aubrey Herbert kėtė nder tė harruar pėr vite tė tėra nga shqiptarėt, ia riktheu pikėrisht pak dite me pare medalja e Presidentit tė Shqipėrisė Alfred Moisiu, dhėnė tė bijės sė tij Bridget Grant, zonjės 89 vjeēare, nė shtėpinė e saj nė Dulverton nga ambasadori I Shqipėrisė nė Britaninė e Madhe, Kastriot Robo.Dhe ndėrsa zoti Robo I dorėzonte zonjės Grant “Medaljen e Argjendtė” tė akorduar nga Presidenti shqiptar Moisiu, ajo do tė shprehej pėr BBC-nė:”Nė se ne takojmė njė burrė, pėr tė cilin mendojmė se ėshtė I pėrsosur dhe I nderuar dhe I mirė njėkohėsisht, atėherė unė mendoj qė ajo flet mė shumė se ē’do gjė tjetėr.Unė mendoj se kjo ėshtė njė gjė e prekshme, e jashtėzakonshme.”

    KUSH ĖSHTĖ KOLONELI AUBREY HERBERT

    Koloneli Aubrey Herbert, ka qenė deputet I Parlamentit tė Anglisė pėr Taunton.Ai ka jetuar nė Pixton Park afėr Dulverton.Ish student I Oxfordit dhe mė pas njė jetė tė tėrė, edhe pse tė shkurtėr, nė shėrbime diplomatike e angazhime tė ndryshme, ku spikat ajo pėr Shqipėrinė.Herbert ishte vėlla nga njėra anė prindėrore me Lordin Carnavan, I cili ka financuar zbulimin e varrit tė Tutankhamenit dhe I biri I zonjės Carnavan, qė kujtohet si organizatorja e Komitetit Anglo-Shqiptar tė Ndihmės.Ky Komitet ka ndihmuar rrefugjatėt nga Kosova qė u vendosėn nė njė fshat afėr Kavajės, I cili u quajt me emrin “Herbert”.Ai ka vdekur nė vitin 1923 nė moshėn 43 vjeēare.

    KOLONELI DHE SHQIPĖRIA

    Shqiptarėt dinė pak pėr tė, aq mė shumė pėr njė njeri tė cilin vetė Shqipėria e pati thirė dy herė tė vėrė Kurorėn e Mbretit tė saj.Prej tij mė 1912 ėshtė drejtuar Asociacioni Anglo-Shqiptar, i cili me punėn e tij tė madhe e renditi nė njė kampion tė sė drejtės shqiptare.Mė 1918 ai vazhdoi tė jetė President I shoqatės Anglo-Shqiptare, ku njė emėr tjetėr I Madh I lidhur me Shqipėrinė ,ai I Edith Durham, ishte pėrkrah tij nė rolin e sekretarit tė kėsaj shoqate.Pėr kėtė shoqatė njė mik tjetėr I Shqipėrsė, Stiknei thotė:”E dyta pėr nga rrėndėsia ishte Shoqėria Anglo-Shqiptare e themeluar pak para se tė pėrfundonte lufta e qė kishte qėllim njohjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė.Kjo shoqėri luftonte nė dy fronte: atė tė botimeve dhe tė komunikimit me shtypin dhe Dhomėn e Komunave.Nga mė tė shquarit prej tyre ishte I nderuari Aubrey Herbert, si President dhe, zonja Edith Durtham, tė dy miq tė flaktė tė Shqipėrisė.”
    Ai iu pėrkushtua mė shumė ēėshtjes shqiptare aty nga fundi I vitit 1920, nė njė kohė kur punonte si Konsull I Mbretėrisė sė Bashkuar nė Konstadinopojė tė Greqisė.
    Me njė mirėnjohje tė thethė, Shqipėria e ftoi dy herė Kolonel Herbertin qė tė vendoste Kurorėn e Mbretėrisė sė saj, por edhe pas njė momenti reflektimi, ai refuzoi derisa vdiq mė 1923, kur ishte vetėm 43 vjeē.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shendelli pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    57
    Postime
    485

    “Biblioteka pėr djelmėrinė” e Institutit Herbert

    Na ishte njė herė...

    Veprimtaritė pėr Ditėn Botėrore tė Librit nisėn nė Bibliotekėn Kombėtare me hapjen e ekspozitės sė librit me titullin jo tė zakonshėm Na ishte njė herė ... Ajo i kushtohej ish-bibliotekės sė Institutit Herbert me emrin zyrtar Biblioteka pėr Djelmėrinė, por tė njohur nga rinia dhe intelektualėt e Tiranės sė viteve ’30 si Biblioteka Carnarvon. Fillimisht nė sallėn e konferencave Atrium, tė pėruruar vetėm tri ditė mė parė, u mbajtėn ligjėrata dhe u sollėn kujtime pėr kėtė bibliotekė.
    Pasi mirėseardhi tė pranishmit, z. Aurel Plasari, drejtor i Bibliotekės Kombėtare, ligjėroi pėr historikun, veprimtarinė dhe kushtet nė tė cilat Biblioteka Carnarvon kreu funksionet e saj. Kėtė ligjėratė po e botojmė nė mbyllje tė kronikės.
    Z. Kristo Frashėri, historiani i shquar, banor i Tiranės sė atyre viteve dhe frekuentues i bibliotekės sė Institutit Herbert solli kujtimet personale si pėrdorues i rregullt saj. Ai u njoftoi tė pranishmėve hollėsi nga mjedisi i brendshėm i bibliotekės, mėnyra e vendosjes sė librave nė rafte, informacioni i zhdėrvjellėt bibliografik, madje edhe nga mjedisi i jashtėm i saj me lulishte dhe fushė tenisi. Pasi foli pėr motivet qė e shtynė konteshėn Elisabeth Carnarvon tė ngrinte nė Tiranė kėtė bibliotekė nė kujtim tė tė birit Aubrey Herbert, z. Frashėri pėrfundoi se do tė ishte nė nderin tonė rimėkėmbja e saj.
    Me interes u ndoq edhe ligjėrata e znj. Fatmira Rama, e cila foli pėr figurėn e Lady Carnarvon duke trajtuar kontributet, rolin dhe personalitetin e saj nė funksion tė ēėshtje shqiptare. “Ajo u njoh qė herėt me Shqipėrinė,- tha ligjėruesja,- dhe e deshti atė prej tė birit kolonelit Herbert, diplomat i shquar anglez, njohės i mirė i botės sė lindjes dhe asaj shqiptare tė kohės, tė cilin shtypi shqiptar do ta quante kampion i vėrtetė i indipendencės shqiptare”.
    Shiritin e ekspozitės e prenė znj. Zana Turku, zv/ministre e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe znj. Etleva Domi, zv/drejtore e Bibliotekės Kombėtare. Janė ekspozuar afro 1000 tituj librash tė kėsaj ish-biblioteke qė Biblioteka Kombėtare ruan nė koleksionet e veta, por edhe botime tė Aubrey Herbert dhe botime mbi tė. Eksponatet janė organizuar sipas kriteresh tė pėrziera si tematika e njėsive bibliotekare, gjuhėt e tyre, vulat dhe ex-libris e ndryshme, donacionet pėr bibliotekėn, treguesit e veprimtarisė sė saj. Vėmendjen e vizitorėve e tėrheqin veēanėrisht ilustrimet qė shoqėrojnė eksponatet dhe qė paraqesin foto tė Elisabeth Carnarvon dhe Aubrey Herbert, tė rrugėve nė Tiranė qė dikur mbanin emrat e tyre, tė ndėrtesės sė bibliotekės etj.
    Ekspozita do tė qėndrojė e hapur nga 18-24 prill.

    Fjala e z. Aurel Plasari
    Na ishte njė herė... njė bibliotekė
    Sot, nė prag tė Ditės Botėrore tė Librit, jemi mbledhur pėr tė pėruruar ekspozitėn qė e kemi konceptuar “kundėr mosmirėnjohjes”. Ėshtė fjala pėr njė ekspozitė kushtuar asaj qė quhej “Biblioteka pėr djelmėrinė” e Institutit Herbert, e njohur mė sė shumti si “Biblioteka Carnarvon”.
    E ndėrtuar nė vitin 1928 dhe e pėruruar mė 1929, “Biblioteka pėr djelmėrinė” ishte dhuratė e familjes sė lordėve (Earls) anglezė Herbert dhe personalisht e bamirėses sė madhe filoshqiptare konteshės Carnarvon, e quajtur nga vetė shqiptarėt “Nėna e shqiptarėve” dhe e dekoruar me Urdhrin e Madh “Skėnderbeg” mė 1929. Konteshės Carnarvon Shqipėria e viteve 20-30 i ishte mirėnjohėse pėr njė varg tė gjatė veprimtarish bamirėse: ndihmat pėr tė rinjtė dhe fėmijėt, mbėshtetjen pėr refugjatėt kosovarė deri dhe themelimin me ta tė njė fshati qė u quajt pikėrisht “Herbert”, themelimin po aty tė shkollės “Herbert”, luftėn kundėr malaries nė Shqipėri e atėhershme, kujdesin pėr Kryqin e Kuq shqiptar, sjelljen nė Shqipėri tė njė numri tė konsiderueshėm bamirėsish pėrkrah saj - ndėr ta edhe prej familjes Rockfeller - etj., por nė veēanti pėr ideimin dhe themelimin e “Bibliotekės pėr djelmėrinė”.
    “Biblioteka pėr djelmėrinė” i pėrkushtohej birit tė saj, mikut tė madh tė Shqipėrisė, avokatit dhe mbrojtėsit tė tė drejtave tė shqiptarėve Sir Aubrey Herbert (1880-1923) anėtar i Dhomės sė Lordėve. Ishte lidhur me shqiptarėt dhe me ēėshtjen shqiptare nėpėrmjet njė historie kėrshėrore diplomatiko-politike me ngjyresa gati-aventuroze, e cila ka pėr tė dalė nė dritė kur tė jetė pėrkthyer nė shqipe njėri ndėr librat e tij me vlerė tė posaēme pėr ēėshtjen shqiptare, “Ben Kendim”.
    E filluar me njė koleksion 1.000 librash dhe e mbėrritur nė 5.000, nė gjuhėt anglisht, frėngjisht, gjermanisht, italisht, gjuhė klasike etj., por edhe shqipe, biblioteka qe ndėrtuar si pronė e “personit moral” tė Institutit Herbert. Qarkohej nga njė kopsht me ullinj, qė shėrbente edhe si vend pushimi, ndėrsa ngjitur saj funksiononte njė fushė tenisi pėr dėfrim tė tė rinjve nė kohėn e lirė. Nė mbėshtetje mbi Testamentin e konteshės Carnarvon, tė vdekur me 1928, Instituti dhe Biblioteka kishin Rregulloren e tyre, me njė “Komitet rregullues” tė pėrbėrė, nė kohėn e themelimit, prej: z. Mehmet bej Konitza, znj. Hodgson, znj. Sterling, znj. Penington, z. Mid’hat bej Frashėri, z. Kov Deliana, z. Ali Cungu, dhe sekretar z. Xhemal bej Fshashėri. Kishte statutin e vet juridik, si institut dhe si bibliotekė, tė botuar nė “Fletoren zyrtare”. Nė fillim ishte vetėm pėr tė rinjtė ose “djelmėrinė”, me kalimin e kohės u hap nė qasje tė lirė tė tė gjitha moshave duke u kthyer ashtu nė njė bibliotekė publike pėr Tiranėn, ndonėse juridikisht nuk e mori ndonjėherė kėtė status: u shndėrrua pra nė njė bibliotekė qė ende sot Tirana nuk e ka. Biblioteka botonte pėrvit statistikat e veta, dukuri moderne e dėftimit tė performancės sė njė biblioteke, qė fatkeqėsisht shpėrfillet edhe sot e gjithė ditėn nga biblioteka shqiptare – me pėrjashtim tė Bibliotekės Kombėtare – nė kohė e sipėr qė pėr ēdo bibliotekė publike tė Europės ėshtė njė detyrim legal. Statistikat e saj nuk ngulmonin nė numrin e librave qė biblioteka dispononte, por nė numrin e librave qė lexoheshin, pra nė qarkullimin e librit, pikėrisht simbas parimit tė njohur nė bibliotekonomi: nuk ka rėndėsi se sa libra ke, rėndėsi ka se sa qarkullojnė ata libra. Ndėr pėrdoruesit kryesorė prej tė rinjve njehsohen nė ato statistika nxėnės tė Gjimnazit tė Tiranės, tė Shkollės Teknike amerikane, tė Liceut francez tė Korēės, tė Medresesė etj.
    Rendita kėshtu disa elemente tė tilla organizimi dhe performance pėr tė vėnė nė dukje se me institutin “Herbert” nuk vinte nė Shqipėri vetėm “njė bibliotekė”, por edhe modeli anglosakson i legalitetit dhe i institucionalizimit tė veprimtarive kulturore, me vlerė tė jashtėzakonshme pėr njė kulturė nė gjendjen e asaj shqiptare tė asaj kohe, por shembull mėsimdhėnės ende sot. Pėrmenda si element tė modelit nė fjalė atė qė quhej “Komiteti rregullues” i Institutit dhe i Bibliotekės dhe mund tė vini re: edhe vetė aristokratėt britanikė kujdeseshin qė tė mos impononin termin aq tė shpėrdorur sot “bord”.
    Mė 1939 “Bibliotekės pėr djelmėrinė” iu dha goditja e parė nga njėri prej totalitarizmave, ai fashist italian: ajo u plaēkit, njė pjesė tė koleksioneve i bartėn nė Itali, njė pjesė tjetėr ia dogjėn. Nėn pushtimin gjerman biblioteka mbeti e braktisur. Edhe me mė e rendė, pėrkatėsisht edhe mė e padrejtė se ajo e fashizmit italian, goditja e dytė iu dha prej regjimit totalitar shqiptar. Instituti Herbert dhe Biblioteka “Carnarvon” u shndėrruan nė “Kinema Ali Demi”. Pa u mjaftuar me kaq, mllefi ndaj modelit kulturor anglosakson nuk mund tė mos binte edhe mbi emrat: u zhdukėn nga ēdo vend emrat e aristokratėve tė mėdhenj bamirės Herbert dhe Carnarvon.
    Po sot?
    Sot ish-biblioteka ėshtė krejtėsisht e rrėnuar dhe e shndėrruar nė “shesh ndėrtimi” tė gatshėm pėr gratacielin e radhės. Nuk ekziston mė as “Rruga Carnarvon”, tė cilės i ėshtė kėmbyer emri dy herėsh. As “Rruga Herbert”. As fshati “Herbert” i shndėrruar nė “Qerret”. Nė bashkinė e Tiranės nuk jepen mė “pritje ēaji”, si njėherė, pėr konteshėn Mary Herbert. Kjo shpėrfillje mosmirėnjohėse nuk e ka penguar Bibliotekėn Kombėtare tė punojė pėr tė rikuperuar mes koleksioneve tė veta gjithė sa ka mbetur prej ish-Carnarvonit: deri mė tani rreth 1.000 tituj me vlera tė spikatura tė fondeve tė kulturės sė pėrgjithshme, tė dijeve humaniste, tė dijeve praktike, tė letėrsisė dhe arteve, madje edhe tė albanologjisė dhe tė fondeve “Antikuar”. Ndėrkohė qė nė Parlamentin Anglez libri i sapodalė “Miku mė i madh i Shqiptarėve Sir Aubrey Herbert dhe krijimi i Shqipėrisė moderne” promovohet me sukses tė pazakontė, kjo veprimtari jona me pjesėn e rikuperuar tė koleksioneve tė ish-Bibliotekės famėmadhe synon tė jetė, nga njėra anė, njė “ekspozitė kundėr mosmirėnjohjes”. Nga ana tjetėr, njė shpallje e dėshirės pėr tė organizuar me to, si edhe me koleksionet e tjera britanike tė Bibliotekės Kombėtare dhe me koleksionet e reja tė ofruara nga Kėshilli Britanik nė Shqipėri, nė mos njė bibliotekė, sė paku njė sallė “Herbert-Carnarvon”.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    57
    Postime
    485
    Kėtė vit nė Angli ėshtė botuar libri “Miku mė i madh i Shqipėrisė: Aubrey Herbert dhe bėrja e Shqipėrisė moderne. Ditare dhe dokumenta” (“Albania's Greatest Friend: Aubrey Herbert and the Making of Modern Albania: Diaries and Papers 1904-1923)
    Nė hyrjen e librit Noel Malcolm shkruan: Kur vizitoi Herberti Shqiperinė e Jugut, nė shtator 1913, njė turmė e grumbulluar pėrballė banesės thėrriste: O Paladin i Lirisė, i bekuari i nipėrve tanė...Por e vėrteta e hidhur ėshtė qė shumica e nipėrve tė kėtyre shqiptarėve mirėnjohės nuk janė nė gjendje tė bekojnė emrin e Aubrey Herbert dhe madje as nuk kanė dėgjuar ndonjėherė pėr tė.”
    Ky mėnjanim nga regjimi diktatorial ēuditėrisht vazhdon edhe nė ditėt e sotme ndaj kėtij personaliteti tė rangut tė lartė i cili nė krye tė njė grupi tė vogėl filoshqiptarėsh anglezė si Morton F.Eden, Edit Durham etj, realizoi mrekullinė e shpalljes, njohjes dhe analizimit me simpati tė problemit shqiptar nė qarqet britanike, historikisht tė lidhura me politikat shoviniste tė vendeve fqinje.
    Nė pragun e 100-vjetorit tė Pavarėsisė, ne shqiptarėt le tė shprehim mirėnjohjen
    pėr miqtė tanė tė cilėt na ndihmuan aq shumė kur qemė tė rrezikuar.

  6. #4
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    57
    Postime
    485
    Miqtė e mėdhenj anglezė tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve

    URAN ASLLANI

    Disa vite para pavarėsisė sė Shqipėrisė, po ashtu edhe gjatė periudhės sė pas saj e deri nė Konferencėn e Paqes nė Paris, pėr tė mbėshtetur dhe pėr tė mbrojtur tė drejtat legjitime tė shqiptarėve pėrkrah Marry Edith Durham-it, u radhitėn njė plejadė e madhe personalitetesh politike, shtetėrore, shoqėrore, madje deri ushtarakė anglezė.
    Nė kėtė plejadė renditen: ish-ministrat dhe lordėt: Harry Lamington e Dickinson, antarėt e Dhomės sė Lordėve: Irwin, Headly, Howard of Penrith, Noel Buxton, George Lansbury, Renell, Grogan, Tedwell, Eric Drummond; Edward Boyle; deputetėt e Dhomės sė Komuneve: sir Charles Roden Buxton, Samuel, Walter Ruci, John Massefield; politikanėt dhe gazetarėt: Henry W. Nevinson, Charles Wood, Henry Noel Brailsford, Ernest Benett, Harry Lamb, Henry Betterton; John Prescott Hewett; Robert MacLead Gladney; Ushtarakėt: gjeneralėt eorge Macmunn; Ian Hamilton, kolonelėt: Makenzie, Willoughy Wallace, Colvile, majorin Harry Herbert shumė tė tjerė
    Por kulminacionin e veprimtarisė proshqiptare nė atė periudhė e realizoi miku i madh i Shqipėrisė dhe i shqiptarėve,
    Deputeti, koloneli Aubrey Nigel Molyneux Herbert se bashku me familjen e tij Herbert- Carnarvon.
    Cili ka qenė koloneli Aubrey Herbert?
    Ai kishte lindur mė 3 prill 1880, nė familjen e aristokracisė sė lartė angleze Herbert –Carnarvon, duke qenė pinjoll i brezit tė V tė asaj familjeje. Ai ishte djali i dytė i lordit Henry Howard Molyneux Herbert Carnarvon.
    Lordi Henry Howard Molyneux Herbert-Carnarvon (1831-1890) kishte arritur te behej Rektor i Universitetit tė Oxfordit si edhe kryetar i Shoqatės Mbretėrore tė Antikuarėve. Si djali i dytė, Aubrey nuk e trashėgoi titullin e lordit. Atė e pėrfitoi vėllai mė i madh i tij Sir George Howard Stanhope.
    Sir George Edward Stanhope Molyneux Herbert kishte lindur nė Highclere Berkshire-s, me 26 qershor 1866 dhe ka kryer studimet nė Itonn College dhe nė Trinity College tė Cambridge. Njihet si njė nga egjiptologėt e shquar anglezė
    Ai ishte njė arkeolog i shquar por edhe njė politikan konservator angleze. Sė bashku me kolegun e tij Howard Carter, nė vitin 1906 kryen zbulime tė rėndėsishme nė Tebė.
    Mė pas ai u mor me piramidat e Egjiptit ku edhe vdiq, mė 5 prill 1923, nga njė pneumoni akute me simptoma tė panjohura asokohe.
    Aubrey Herbert kishte kryer studimet nė Eton e mė vonė nė Balliol College tė Universitetit tė Oksfordit, duke marrė nė verėn e vitit 1908, bakaloriatin e shkallės sė parė pėr histori. Gjate viteve studentore ai kishte zėnė miqėsi me shokė tė cilėt u bėnė njerėzit e njohur tė politikes britanike si Raymond Asquith, Johm Buchan, Adrian Carton De Wiart
    Nė biografinė e tij tė shkruar nga e mbesa Margaret FitzHerbert shėnohet se A. Herbert ka vizituar trevat shqiptare qysh nė vitin 1907. Me cilin motiv apo shkak tė kėtij udhėtimi nuk kemi mundur tė informohemi.
    Menjėherė sapo pėrfundoi studimet pranohet nė shėrbimin diplomatik britanik dhe u emėrua atashe nė Ambasadėn Britanike nė Tokio, por pak muaj mė vonė transferohet si diplomat nė Stamboll. Nė Perandorinė Osmane ai shėrbeu deri nė vitin 1911.
    Nė atė periudhė ai me misione zbulimi dhe vėzhgimi kishte vizituar pothuaj qė tė gjithė viset e Perandorisė Osmane. Duke filluar nga Jemeni, Iraku e deri nė Maqedoni dhe Shqipėri. Pikėrisht e asaj periudhe ishte edhe miqėsia e krijuar me kolonelin T. E. Lawrence (Lorencin e Arabisė), po ashtu dhe miqėsia me shqiptarėt dhe respektin pėr popullin shqiptar.
    Tregohet njė ndodhi interesante pėr tė treguar lidhjen e kėsaj miqėsie. Nė njė nga udhėtimet e tija nė Mesopotami, diplomati anglez Aubrey Herbert kishte qenė gati pėr t’u mbytur nė lumin Eufrat. Atė e kishte shpėtuar nga mbytja njė oficer madhor shqiptar qė shėrbente asokohe nė ato zona. Pėr shpėrblimin e ofruar nga Herberti, oficeri shqiptar i kėrkoi atij diplomati anglez, pinjollit tė familjes aristokratike, tė ndihmonte dhe tė mbronte, ku tė ishte e mundur, tė drejtat dhe fatin e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, kudo qė ishin. Ky qėndrim atdhetar dhe ajo sjellje fisnike e obligoi diplomatin anglez t’i afrohej me dashamirėsi problemeve shqiptare.
    “Gėzohem shumė tė dėgjoj se je shqiptar- i drejtohet anglezi oficerit shqiptar - edhe se ke mundur qė ndonėse je nė shėrbim tė osmanėve ke mundur tė ruash dashurinė pėr atdhe, tė ruash zakonet dhe fisnikėrinė shqiptare;Ju jap fjalėn e nderit se do tė pėrpiqem me gjithė zemėr, sa tė rroj, pėr tė mbrojtur Shqipėrinė dhe shqiptarėt nga armiqtė e saj. Ti mė shpėtove jetėn dhe unė do tė jem shėrbėtori besnik i Shqipėrisė”.
    Nė vitin 1911, falė miqėsisė me Sėr Mark Sykes, ai filloi tė merret me politikė dhe zgjidhet deputet nė Dhomėn e Komunėve tė Parlamentit Anglez, pėr pjesėn jugore tė krahinės sė Sommersetit dhe qėndroi deputet i kėsaj konteje deri vjeshtėn e vitit 1918. Mė pas ai bėhet deputet i Yeovilit e ashtu vazhdoi deri nė vdekjen e tij. Ai sė bashku me Sėr Mark Syles dhe George Lloydin ishin deputetė tė rinj tė Partisė Konservatore Britanike. Asokohe Aubrey Herberti konsiderohej njė njohės i mirė i shumė gjuhėve dhe zakoneve tė disa popujve.
    Nė verėn e vitit 1913 vjen nė Shqipėri, pėr tė takuar Kryeministrin shqiptar, Ismail Qemalin, pėr tė njohur nė terren gjendjen e shtetit tė ri shqiptar, pėr tė kėshilluar dhe mbėshtetur Qeverinė e Pėrkohshme tė Vlorės. Me keqardhje konstatoi gjendjen e vėshtirė tė qeverisė, juridiksionin shumė tė kufizuar tė veprimtarisė qeveritare dhe politikėn shoviniste tė shteteve fqinje. Bashkėbisedoi disa herė me Ismail Qemal Vlorėn, shkėmbejnė mendime dhe deputeti anglez merr pėrsipėr qė shumė mendime, projekte, plane tė kryeministrit shqiptar t’ia transmetonte Qeverisė dhe Parlamentit Britanik.
    A. Herbert nė vitin 1913 i shoqėruar nga diplomati shqiptar Mehmed Konica vizitoi Beratin, Elbasanin, Durrėsin e tjerė ku takoi dhe bisedoi me dhjetėra atdhetarė shqiptar. Ēuditėrisht miqėsohet edhe me Esad Pashė Toptanin, pėr tė cilin disa vite mbajti pėrshtypjet mė tė mira.
    Me kthimin nė Angli ai filloi njė veprimtari intensive pėr tė treguar ndikimin negativ tė veprimtarisė sė Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit ndaj punės sė Qeverisė sė Vlorės.
    Nė biografinė tij shėnohet fakti se nė fillim tė vitit 1914, nė rrugė private (nuk dihet nga cili) i bėhet propozimi pėr fronin e Shqipėrisė, por nėn kėshillimin e Herbert Asquithit ai refuzoi kėtė propozim dhe ne atė fron u ul pėr 6 muaj princi gjerman Wilhelm Wieddi.
    Nė fillimin e Luftės I Botėrore, ai shkoi si vullnetar oficer nė Repartet e Rojės Irlandeze, nė Francė. Gjithė jetės se tij ai mbeti njė simpatizant i lėvizjes irlandeze pėr njė shtet tė pavarur, duke u konfrontuar me politikėn britanike.
    Pak kohė mė vonė, ai bie rob tek gjermanėt por mundi tė arratisej, me ndihmėn e Shėrbimit tė Inteligjencės.
    Me kthimin nė atdhe inkuadrohet ne shėrbimin informativ ushtarak nė Egjipt, nėn komandėn e sekretarit ushtarak Oswald Fitzgerald. Oficeri Aubrey Herberti konsiderohej si njė njohės i mirė i shumė gjuhėve dhe i zakoneve tė disa shteteve. Anglezi fliste mirė gjermanisht, frėngjisht, italisht, turqisht, shqip, greqisht, arabisht, madje edhe persisht. Nė janar 1915 ai ishte me shėrbim nė zyrėn e Inteligence Service nė Kajro nėn komandėn e kolonelit Clayton. Mė pas dėrgohet me shėrbim nė Mesdheun Lindor dhe kryen njė veprimtari tė fuqishme nė favor tė lirive tė popujve arabė.
    Para se tė nisej nė Francė si vullnetar nė Luftėn e Parė Botėrore, A. Herberti sė bashku me personalitete tė rėndėsishme tė jetės publike angleze, demaskuan, protestuan dhe i trajtuan parlamentarisht vrasjet, djegiet, plaēkitjet e trevave shqiptare tė pushtuara nga ushtria greke. Asokohe ai kishte njė korrespondencė tė gjerė me pothuaj tė gjithė atdhetarėt e Korēės dhe tė Gjirokastrės. Letrat dhe relacionet e tyre sqaruese ai i botoi me shėnimet e tij nė gazetat londineze “Daily Telegraph” dhe “Times”. Nė njė letėr qė A. Herberti i dėrgonte Kristo Dakos, mė 30 korrik 1914, shkruante se tė gjitha informacionet qė i kishin dėrguar nga Shqipėria, ai i kishte diskutuar nė Dhomėn e Komunėve, sė bashku me lordėt Lamington e Lansbury. Ai i njoftonte miqtė e tij shqiptarė se kishin grumbulluar tė holla tė mjaftueshme pėr tė blerė ush-qime dhe veshmbathje pėr refugjatėt e uritur e tė grumbulluar nė ullishtat e Vlorės.
    Aubrey Herbert nė nėntor tė vitit 1915 caktohet nė njė mision sekret lidhur me problemet shqiptare, i atashuar nė Paris dhe Romė. Cili ishte objektivi dhe ēfarė detyre kishte kapiteni Aubrey Herbert, nuk jemi nė dijeni. Megjithatė, duke njohur qėndrimin revoltues tė tij, nė pritje tė zgjidhjes sė problemeve shqiptare, kėrkon tė largohet nga ai funksion dhe filloi shėrbimin nė prill tė vitit 1916 Aubrey Herberti me gradėn kapiten ishte shefi i Shėrbimit Inteligjent Detar pėr Mesopotaminė dhe Gjirin Persik, ku shėrbeu sė bashku me kolonelin W. H. Beach duke kryer njė veprimtari intensive.
    Nė tetor te atij viti Aubrey Herbert caktohet si oficer ndėrlidhės me ushtrinė italiane, por mban njė qėndrim tė prerė tė kundėrt me projektin si Traktatit Italo-Anglez tė Londrės, tė 26 prillit 1915, sipas tė cilit Shqipėria tė mbetej njė shtet i vogėl mysliman me udhėheqės tė mundshėm Esad Pashė Toptanin. Ndaj largohet nga ajo detyrė dhe kthehet nė Londėr. Nė vitin 1917 ai shėrbeu si ndėrlidhės pėr njė paqe tė veēuar me Turqinė, gjithmonė si kuadėr i rėndėsishėm i inteligjencės ushtarake nė Mesopotami e Palestine.
    Nė nėntor tė vitit 1917 shėrbente nė Itali nen komandėn e gjeneralit Macdonogh, ku u caktua nė drejtimin e Misionit Britanik tė Adriatikut. Sė bashku me Samuel Hoare tė dy anglezėt organizojnė nė Romė njė mision tė inteligjencės
    Pikėrisht nė kėtė kohė vjen propozimi nga migracioni shqiptar nė SHBA qė nėnkoloneli Aubrey Herbert tė komandonte njė regjiment me vullnetarė tė Amerikės. Konsullata italiane e Bostonit, me 17 korrik 1918 e pranoi kėtė fakt por nėn kushtin qė ky regjiment tė ishte brenda ushtrisė italiane. Kjo kėrkesė u hodh poshtė nga atdhetarėt e federatės “Vatra” dhe projekti i mirėpritur nga tė dyja palėt nuk u realizua.
    Pas luftės kolonel Aubrey Herbert u bė dishepulli i mbrojtjes sė tė drejtave tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė. Duke qenė njėkohėsisht veteran dhe invalid i Luftės Botėrore, deputet i Dhomės sė Komunėve dhe kryetari i Komitetit Anglo-Shqiptar ai asokohe ishte personaliteti politik shtetėror mė i rėndėsishėm anglez qė ndikonte nė trajtimin e problemeve shqiptare. Mjafton tė citojmė pjesė nga njė letėr qė i ka dėrguar pėr ta botuar nė gazetėn “Times”, me datėn 29 janar 1919, pėr tė kuptuar qėndrimin e tij tė paepur. Letra i ishte drejtuar kryeredaktorit dhe kishte kėto fjalė:
    “Zotni! Shpresoj se lajmi i pėrhapur se francezėt po ia lėshojnė Korēėn grekėve, tė mos jetė e vėrtetė. Pėrndryshe me njė veprim tė tillė nė kundėrshtim tė plotė me vendimet e Konferencės sė Paqes, do t’i thoshim lamtumirė qysh sot asaj bote, qė synuam kur luftonim nė Luftėn e Pėrbotshme. Nė rast se ėshtė i vėrtetė njė veprim i kėtillė, atėherė do tė ishte njėlloj sikur ishujt grekė tė Dodekanezit t’i jepeshin Turqisė, sikur qyteti Zeitun i armenėve t’u jepesh kurdėve. Unė personalisht, qė e kam vizituar Korēėn shqiptare dhe e njoh mirė edhe si tė tillė, po sa njoh pėr grek qytetin e Larisės. Kėtė duhet ta dinė mirė edhe ushtarakėt francezė qė krijuan Republikėn e Korēės”.
    Mė poshtė gazeta “Times” e pėrfundonte letrėn me njė sentencė qė edhe sot e kėsaj dite ėshtė aktuale: “Konferenca e Paqes duhet tė jetė shkollė kulture e pėrparimi, njė shkollė pėr cilido komb, pėrndryshe do tė lindin shumė shkaqe pėr luftėra tė tjera tė pėrbotshme”. Nė ato kohėra tė vrullshme koloneli anglez kishte shkruar shumė artikuj, peticione nė mbrojtje tė Shqipėrisė pothuaj nė tė gjitha organet e shtypit londinez. Nė njė letėr tė tetorit tė vitit 1919 qė Edith Durhami ia dėrgonte dr. Mihal Turtullit shkruante:
    “Ministria e Luftės dhe Foreing Office janė tė mirinformuara nga kolonel Aubrey Herberti. Nė Parlamentin Anglez asnjė nga deputetėt nuk ėshtė i interesuar pėr Shqipėrinė pėrveē A. Herbertit, megjithėse tashmė as zėri i Parlamentit anglez nuk dėgjohet. Ēdo gjė vendoset nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Unė dėshiroj qė sė shpejti tė shkruaj njė libėr pėr kėto politika ne Ballkan”.
    Nė letrat qė dy senatorėt shqiptarė dr. Mihal Turtulli dhe imzot Luigj Bumēi qė ishin njėkohėsisht delegatė nė Konferencėn e Paqes, i dėrgonin Qeverisė sė Turhan Pashės dhe Qeverisė sė Sulejman Delvinės, shkruanin pėr pėrpjekjet madhore tė Aubrey Herbertit, pėr tė fituar simpatinė dhe mbėshtetjen popullit shqiptar nga personalitetet e rėndėsishme tė jetės politike e shtetėrore angleze, si Erich Drummond, Filip Kerri, Lord Robert Cecile, Leeper.
    Nė ato kohėra kolonel Herberti ka shkruar edhe libra “Mons Anzac and Kut” dhe pėrgatiti pėr botim librin e tij me pėrshtypjet e tij nga udhėtimet nėpėr Shqipėri, tė titulluar “Ben Kendim”, i cili u botua pas vdekjes sė tij, nė vitin 1924.
    Nė biografinė e tij, shėnohet pėr njė propozim tė dytė pėr fronin e Shqipėrisė, gjithmonė nė rrugė private, duket nga miku i tij Mehmed Konica dhe nga njė pjesė e miqve anglezė tė shqiptarėve. Ishte koha kur Vlora ishte ēliruar, por Parlamenti shqiptar ende nuk ishte konstatuar. Sėrish nga kėshillimet e miqve tė tij si Phillip Kerr, Eric Drummond ai e refuzoi atė propozim, i nxitur edhe nga fakti se nė fundin e vitit 1920 Mehmed Konica ministri i jashtėm shqiptar ishte zėvendėsuar nga Iljaz Vrioni.
    Gjate viteve 1921-1922, ndonėse ishte njė nga kuadrot e larta te Inteligjence Servisit, ai mbante korrespondencė me kryetarėt e bashkive tė Vlorės, Korēės dhe Shkodrės dhe letrat e tyre me problemet e shumta tė atyre kohėrave ai i botonte drejtpėrsėdrejti nė shtypin londinez nė asaj kohe.

    Kolonel Aubrey Herbert vdiq papritmas me 27 shtator 1923 dhe i njoftuar telegrafisht Parlamenti Shqiptar mbajti 5 minuta zi. Ky mik i madh i Shqipėrisė dhe i shqiptarėve kishte menduar pėr tė mirėn e shqiptarėve edhe nė rastin e njė vdekjeje tė pazakontė. Ai kishte lėnė nė testamentin e tij njė shumė tė konsiderueshme sterlinash pėr filantropi tė rėndėsishme nė Shqipėri duke lėnė si ekzekutore tė atij testamenti nėnėn e tij, mikeshėn e madhe tė shqiptarėve, Lady Elisabeth Carnarvon (1857-3 shkurt 1929).

    Bibliografi

    1. -Margaret FitzHerbert- The man who was Greenmantle-

    A biography of Aubrey Herbert-Edit Oxford University- 1985

    2. - Aubrey Herbert-Mons. Anzac & KUT

  7. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Nikaj Merturi Janina kryeqyteti i Shqipėrisė; masakrat greke ndaj shqiptarėve tė par

    Nikaj Merturi
    Janina kryeqyteti i Shqipėrisė; masakrat greke ndaj shqiptarėve tė parrėfyshme; grekėt rėrė syve Europės
    Duke folur pėr punėn shkatėrrimtare tė fqinjėve tė Shqipėrisė, I nderuari Aubrey Herbert, anėtar i Parlamentit britanik, thotė: "Jam i bindur se kėta njerėz u shfarosėn sistematikisht nė zona tė ndryshme kufitare tė Shqipėrisė, nga ata qė ishin betuar se ishin miqtė e tyre. Pėrveē tė gjitha fatkeqėsive tė saja, Shqipėria ka vuajtur kėtė fatkeqėsi e madhe, sepse bota nė pėrgjithėsi ėshtė e paditur pėr atė po ndodh nė atė kėnd tė Ballkanit.” Pretendimet e Greqisė pėr Shqipėrinė e Jugut, ose Epirin, ashtu si ata pėlqejnė ta quajnė atė, mbėshteten nė njė konfuzion shumė tė vjetėr. Ajo (Greqia) i ka hedhur rėrė syve botės sė civilizuar pėr shekuj, duke i quajtur tė gjithė "tė krishterėt ortodoksė" grekė, duke sfiduar faktet e realitetit . Shumica e popullsisė sė territorit shqiptar, dhėnė Greqisė nga Konferenca e Londrės, ashtu si edhe ai rajon i pretenduar nga Greqia nė Paris, ėshtė Shqipėri myslimane, ndėrsa pakica e krishterė, edhe pse anėtare e "Kishės Ortodokse", nuk ėshtė greke as nga raca, gjuha apo ndjenjat. Nė tė vėrtetė, nė qoftė se ata do tė ishin greke nga ndjenjat, pėrse 350.000 prej tyre u larguan pėr tė shpėtuar para se tė vinte ushtria greke, kur ata pushtuan nė mėnyrė tė paligjshme jugun e Shqipėrisė nė vitin 1914, vetėm disa muaj para shpėrthimit tė Luftės Europiane, dhe shkuan pėr tė ngordhur urie nėn ullinjtė e Vlorės? Nė qoftė se ata do tė ishin me tė vėrtetė grekė-nga ndjenjat, pse ushtria greke masakroi shumė prej atyre qė nuk mundėn tė largoheshin, dhe pėrse ata (grekėt) e shkretuan tė gjithė vendin? Banorėt e krishterė tė jugut tė Shqipėrisė apo Epirit janė "grekė" vetėm nė atė kuptim qė edhe rumunėt dhe sllavėt ishin grekė disa dekada mė parė, kur ata patėn fatkeqėsinė, gjithashtu, pėr tė qenė nėn juridiksionin e "Kishės Ortodokse" tė Kostandinopojės . Nė pėrgjithėsi, karakteri tėrėsisht jo-grek i territorit shqiptar, dhėnė Greqisė nga Konferenca e Londrės, ashtu si ai qė u pretendua prej saj nė Konferencėn e Paqes, nėn emrin e Epirit, mund tė shihet nga dėshmitė e mėposhtme: Viscountess Strangford, duke udhėtuar nė 1863, thotė: ''Ne filluam mė 1 qershor, me qėllim pėr tė bėrė Janinėn, kryeqytetin e Shqipėrisė sė jugut, pikėn e jashtme mė tė largėt. Ndėrsa ne ndamė planin nė tre-katėr pjesė tė ndryshme, gjėja e parė pėr tė bėrė, kur arritėm nė Delvinė, ishte qė tė gjenim njėri-tjetrin, por kjo nuk u arrit pėrderisa u endėm gjerė e gjatė, duke na u bėrtitur me zė tė lartė dhe kureshtje nga ēdo burrė, grua e fėmijė qė pamė. Ne ishim vėrtet nė vėshtirėsi, teksa ishte ora e gjumit tė mesditės dhe hetimet tona u bėnė nė greqisht, ndėrsa nė dukje, pėrgjigjet ishin tė dhėna nė gjuhėn shqipe, ku asnjėra prej secilave nuk e kupton aspak tjetrėn. Z. Mavromnatis, Konsulli grek nė Shkodėr, duke shkruajtur nė Akropolis, 30 vjet mė parė, thotė: "Shqipėria etnike mund tė ndahet nė pesė zona. Sė pari, Shqipėria e jugut, e cila shtrihet nga kufiri grek deri nė lumin Shkumbin; sė dyti, Shqipėria qendrore, e cila shtrihet nga Shkumbini nė Mat; sė treti, pjesa veriore e Shqipėrisė, e cila shtrihet nga Mati deri nė Mali tė Zi; sė katėrti, Shqipėria verilindore, e cila pėrfshin Novipazarin, Prizrenin, Prishtinėn, etj dhe sė pesti, Maqedonia perėndimore, nga Ohri dhe Liqenet e Prespės dhe Manastirit deri nė Perlepe". Duke marrė parasysh nė mėnyrė tė veēantė disa nga qytetet mė tė rėndėsishme tė kėtij rajoni, ne mund tė themi, se i pari ka lidhje me Janinėn. Nė shekullin e pesėmbėdhjetė, kur Janina u sulmua nga turqit, fortesat e saj u mbrojtėn nga shqiptarėt dhe jo nga grekėt. Pėr kėtė dėshmon historia, e cila thotė se pasi u rrethua Janina, 3.000 kokė tė prera tė banorėve tė Shqipėrisė sė Janinės u pėrdorėn pėr tė bėrė njė piramidė si trofe. Nga ana tjetėr, Janina ėshtė quajtur nga autoritetet e paanshme, kryeqyteti i Shqipėrisė se jugut. Kėtu ishte selia e Ali Pashė Tepelenės, sundimtarit tė pavarur tė Shqipėrisė jugore, te i cili ishin tė akredituar pėrfaqėsuesit e trupave diplomatikė nga Anglia dhe Franca. Nė vitin 1878 Greqia i kėrkoi Europės me tė lutura njė korrigjim tė kufirit tė saj verior, por nga i njėjti bashkė me Janinėn u shpall zyrtarisht se i pėrkiste Shqipėrisė dhe kėshtu i’u la asaj. Konsulli i madh francez, Laurent Pouqueville, duke folur pėr Gjirokastrėn, thotė: "Nė Gjirokastėr ka rreth 2.000 familje shqiptare myslimane. Peshkopi ėshtė ankuar se atje ka pasur vetėm 60 familje tė krishtera tė lėna mėnjanė nė fushat jashtė qytetit." Raporti i pėrfaqėsuesve tė huaj tė vilajetit tė Manastirit dhe veēanėrisht i atij tė ngarkuarit suedez, pėr riorganizimin e xhandarmėrisė sė Maqedonisė, dėshmon plotėsisht se banorėt e Korēės, qyteti dhe qarku, janė tė kombėsisė sė pastėr shqiptare. August Dozon, konsulli dhe studiues i shquar francez vizitoi Korēėn nė vitin 1875. Nė raportin e tij, pjesėrisht, ai thotė "Popullsia e Korēės ėshtė tėrėsisht shqiptare." Popullsia e rrethit tė Korēės numėron 132.000 prej tė cilėve 100.000 janė myslimanė shqiptarė dhe 32.000 tė krishterė ortodoks, shqiptarė. Vetė qyteti i Korēės, ka njė popullsi prej 22.000, prej tė cilėve ka vetėm njė tė vetėm grek pėr nga kombėsia, kreu, i dėrguar atje nga patriarku pėr tė mallkuar tė gjithė ata qė refuzojnė ta quajnė veten grek qė tė punojnė pėr lartėsimin e kombit tė tyre. Por pavarėsisht gjithė kėsaj propagande kishtare dhe shkollore tė bėrė gjatė regjimit turk e me tė tilla sakrifica tė mėdha ndaj patriarkut grek, banorėt e kėtyre zonave e kanė ruajtur gjithmonė ndėrgjegjen e tyre kombėtare, ashtu si pjesa tjetėr e bashkatdhetarėve tė tyre tė tjerė nė tė gjithė vendin, gjuhėn e tyre dhe zakonet e tyre. Nėn regjimin turk, kur kombėsia jonė na mohohej, dhe kur ishim tė pėrndjekur e tė burgosur, Korēa kishte shkollat e para shqipe, dhe gjithmonė ka qenė qendra e gravitetit dhe gjithashtu selia e Lidhjes Ortodokse shqiptare, qėllimi i sė cilės ishte ėshtė emancipimi i shqiptarėve ortodoksė ndaj zgjedhės sė klerit grek. Ka gjithashtu dėshmitarė qė pohojnė qėndrimin e popullit tė Korēės gjatė verės sė vitit 1914, se sa me kokėfortėsi luftuan ata ndaj ushtrisė greke qė sulmoi vendin dhe si ajo kreu mizori tė papėrshkrueshme me qėllim qė t’i detyronte ata qė tė mohonin kombėsinė e tyre dhe tė shpallnin bashkimin me Greqinė.

Tema tė Ngjashme

  1. Dita e clirimit te Shqiperise
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 08:48
  2. Lufta e ftohtė vazhdon-tradhėton koloneli serb
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 16:31
  3. Historia e lindjes se Sportit Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-02-2004, 06:04
  4. Zbigniew Herbert
    Nga liliella nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-07-2002, 19:55

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •