Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    London, England
    Postime
    20

    Mirekuptimi njerezor

    Mirkuptimi njerezor

    E shikoja per dite me kurrizin paksa te perkulur nga puna e tepert dhe nga hallet e shumta. 'Hi, Nick - do ta pershenesja - gjithcka ne rregull? Ai do me pershendeste me nje buzeqeshje paksa te turpshme dhe biseda jone do mbaronte dhe per ate dite. Kurbeti e ka lodhur dhe puna e tepert e ka plakur para kohe.
    Koleget e tjer nuk para ja varnin. Njeri plak ndoshta mendojne. Per cfare gjerash interesante mund te bisedosh me ate?! Keshtuqe kjo pershendetje reciproke mu be akoma me e nevojshme por jo nga keqardhja. Nje dite nuk e pash ne pune. Nuk mendova gje. Por kur nuk e pash dhe diten tjeter, u shqetesova dhe pyeta. Eshte shtruar ne spital - me thane - Do behet operacion. Nuk e di pse por nuk mesova kurre se ne cfare spitali. Megjithate nje dite u kthye. U gezova jasht mase. Vajta ta pershendesja dhe ta pyesja per shendetin. Pas kesaj dite filluam te bisedojme paksa me shume.
    'Nga je it Nik ?- e pyes nje dite.
    'Nga Jugosllavia - me pergjigjet. Nga qe vetem serbet jane ata te cilet vazhdojne ta perdorin kete emer obselit, e koptova qe ishte serb.
    'Po ti - me pyet - nga je?'
    Hezitova paksa dhe i pergjigjem - 'Mbase s'do te pelqej pergjigja ime.
    'Nuk ka sepse. - me thote - Ne kete bote vijme dhe ikim te gjithe njelloj.'
    'Nga Shqiperia' - i theme.
    Plaku qeshi. 'Kam shume shok kosovar. - me thote - Njerez trima dhe bujar. Ne serbet nuk jemi njerez te fjales. Themi dicka tani dhe me vone ndryshojme mendjen. Por kosovaret, ata kane BESE (ne shqip).
    Nje ndjenje e pakuptushme mirebesimi dhe shprese me permbushi. Opinioni pozitiv i njerezve te cilet vlersohen si armiq ka pesh - mendova. Por nga ana tjeter pse duhet te jet nje person kaq i qete dhe zemermire sa Niku nje 'armik'? Gabime te renda jane bere dhe vazhdohen te behen. Sidoqofte, nese mardheniet subjektive njerezore kishin nje aplikim me universal kjo lloj urrejtje qe ndjejme per rraca apo shtete te caktuar disa here do ishte pa kuptim.
    Keshtuqe u bej lutje, antar te nderuar, te botoni eksperiencat tuaja pozitive me njerez te cilet ndyshuan paksa qendrimin tuaj ndaj vendit nga ata vin. Vecanrishte me njerez nga vendet fqinje. A eshte ripajtimi i mundshem dhe mirekuptimi i ngjashem?
    Shpresoj se po!!!
    Me respekt Odisea e kurbetit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    interesante dhe deri diku pyejte retorike...deshira e mire dhe gjiticka rreguhollet..

    sigurisht une flas nga pozitat e dikujt qe nuk ka ndonje eksperience negative personale nga personat e 'vendet fqinje" pervec atyre kombetare, te cilat normalisht ne kuptimin e gjere "behen" personale, sidomos kur jeton jashte atdheut..

    kam pasur relata te nsdryshme me njeres te ndryshem, e ata jane sipas definicionit "njeri" te tille, trashegojne te miora e te keqia, pavarsishte nga jane

    me eshte ngulitur ne mendje ama,para disa vitesh, tre muaj pas perfundimit te luftes se kosoves, ne nje konference rexhionale ne Kroaci kam takuar nje doktoreshe shume te kualifikuar serbe qe asi kohe punonte per te njejen organizate si une...pasi u njohem pak me teper, para se te iknim ajo u shpreh se kishte frike te vizitonte tiranen, megjithese e kishin ftuar shume here dhe kish degjuar shume per te. "Frika" jo ne kutpimin fizik te kuptohemi, por me ka bere pershtypje shume per atehere kur gjendja ishte ende e tensionuar..

    nejse, nejse jetojme ne kohen e globalizimit
    Liebe! liebe, lass mich los!

Tema tė Ngjashme

  1. Raportin e zhvillimit njerėzor nė Kosovė 2008
    Nga Vicianum nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 17:25
  2. Pyetje Drejtuar Krishterėve nga Xhenneta Morina
    Nga Xhenneta-Morina nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 161
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 11:26
  3. Kriza energjitike, faji i faktorit njerėzor
    Nga AlbaneZ nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 05:39
  4. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47
  5. Rregullat e vetė-zhvillimit nė Islam
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2004, 06:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •