Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Fe Ç'është, Komb Ç'është.'

    Enip
    Moderator
    Posts: 600
    (12/30/01 2:16:10 pm)



    FE Ç'ËSHTË, KOMB Ç'ËSHTË.'

    Qe një koh' e vjetërë, kur shqipëtarët besonin e u faleshin yjevet,
    djellit, hënës, druvet, shkëmbinjvet.
    Që ahere shqipëtarët quheshin Shqipëtarë.

    Pastaj, zunë e besonin që çdo gjë nëjetë ka një perëndi, përmbi të cilat Hyji (Jupiteri) mbretëronte.
    Këta njerëz prapë quheshin: Shqipëtarë.

    Shqipëtarët ishin të tërë të krishterë gjersa erdhi turku; pas kësaj, disa prej atyre u bënë muhamedanë dhe ca mbretër si ishin.
    O Shqipëtarë, të krishterë a muhamedanë! Hapni sytë: jeni vëllezër!
    Kini qënë gjithënjë shqipëtarë dhe vetëm fejaju është ndruar, pojeni një gjak, një familje. Pse rrini të ndarë? Sa turp i math! Me të ngjyer një motlë, gjysmën me një ngjyrë e gjysmën me një tjatër, a munt të themi që janë dy copa?

    Feja është ndruar, po kurdoherë kemi qenë Shqipëtarë dhe ashtu duhet të jemi.

    Skëndo Frashëri
    1. Nxjerrë nga gazeta "Albania" e Faik Konicës, viti I, Bruksel 1897.

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    I lumte....

    atij qe i ka shkruar keto.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. per mendimin tim kombi perbehet nga gjuha, zakonet e traditat, gjaku, pra keto gjona e bejne kombin feja nuk perfaqeson kombin feja eshte e perjashtuar, se kur te pyesin se cfare je nuk thua jam kaure apo musliman, thua je shqipetare ku perfishet, gjuha jote, gjaku, tradita e zakonet e vendit. nje komb mund te ket nje fe e shume llojshmerish fesh e besimesh ose nuk mund te kete fe fare e besimitare, por ama ata jan kombe pavasisht nga feja kan apo skan. kur thua je shqipetare nuk ka rendesi se cfare feje, krahine, mendimi politik apo shoqero, e besimi ti ke, se cfare dolloje ti kesh keto e mos te kesh, ti prap je shqipetare e i kombesis shqipetare,
    me shume respekt
    eda

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Lightbulb FJALA E PERENDISE

    10 Shkoni në ishujt e Kitimit dhe shikoni, dërgoni njerëz në Kedar dhe kqyrni mirë nëse ka ndodhur një gjë e tillë.


    11 A ka ndryshuar ndonjë komb perënditë e tij, edhe pse ato nuk janë perëndi? Por populli im e ka ndërruar lavdinë e tij për diçka që nuk vlen asgjë.


    12 Habituni, o qiej, me këtë; lebetituni dhe dëshpërohuni shumë", thotë Zoti.


    13 "Sepse populli im ka kryer dy të këqija: më ka braktisur mua, burimin e ujit që rrjedh, për të hapur sterna, sterna të prishura, që nuk e mbajnë ujin.

    Jeremia Kap. 2; Vargjet 10-13


    __________________
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2016
    Postime
    2

    Për: Fe Ç'është, Komb Ç'është.'

    kur dy vllazen rrifen e perqahen gjithmon fiton i treti dhe i treti eshte armiku i tyre qe do i sundoj me leht pasi ata te perqahen , pa dashur te nxis konflike ose ofendim per dike kam nji puytje qe do doja secili nga ne ta bej ne praktik diten qe do vij ,mbase secili nga na ka nji femij rreth 4 deri 6 vjeq bejani ketyre femijeve kete pytje SA ZOTA JAN dhe prite pergjigjen

    gjith librat e dhen nga zoti njerzimit , qe deri ne shekulltin 21 nuk besoj kush tani qe e din qka eshte FREKUENCA e din si jan transmetuar ato deri ne toke

    dhe per qudi ne secilin prej ketyre thuhet keshtu DHE POPUJT ISHIN NJI GJUH DHE NJI BESIM ,DHE ATA U PERQAN DHE NE SECILIT PREJ TYRE U KEMI DERGUAR PEJGAMBER

    besoj qe shqiptaret kan nevoj me teper te zbulojn si ka mundesi qe nji popull qe e shkolloj edhe mbretin e israelit ne ate koh ne qytetine e apollonit ne fier te shqiperis , pra ka qen super fuqi edhe me shkollim ka ndertuar gjith ato piramida qe veq ne gjuhen shqipee po deshifrohen hieroglifet e tyre

    mbretrija e atlantve si para ardhse e ilirve , te jep nji ndjesi qe jemi der popujt e par qe zoti krijoj DHE UNE JAM KETU KUR VET ZOTI E BERI FUSHEN FUSH E MALIN MAL sa sa te ngjallim dyshime ne zemrat e atyre qe nuk i njofin ligjet e mendjes te cila jan mbreterija e pa kontestueshme e gjith botes

    mund te manipulohet me komlet popullin ne qoftse ai popull nuk i njef ligjet e mendjes ,

    pra ju lutem te merremi me ma shum tema qe na ngjallin DASHURI ,PAQE E RESPEKT NDER SHQIPTARET SE ASHTU TE BASHKUAR NA DO ZOTI ,

    E JO TA KEPUSIM LIDHJEN DHE BESIMI ME ZOTIN

    me dhimbesen disa qe shum shpejt zbulimet shkencore do ju tregojn qe gjithqka eshte e gjall prandja besimtaret e fes MUSLIMANE e kan nji rregull

    qe qdo gje qe te prekesh dhe te besh duhet te dhuash ME EMRIN E ZOTIT MESHIRUESIT MESHIRBERESIT si lloj qelsi qe kur prekt nji objekt mos te ja lendosh qensin qoft nga ndytsit fizike qoft nga valet negative si pikllimi hidherimi etj

    me shum respekt dhe dashuri per ju Flatroni nga kosova

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Fe Ç'është, Komb Ç'është.'

    feja eshte turme nen diell kurse shteti eshte dhe nen diell! te dy keto struktura shkaterrohen perbrenda por feja duket te jete me humane!

Tema të Ngjashme

  1. "Ka qenë komunist po aq i flaktë sa ç'është sot demokrat"
    Nga Albmaster në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 18-01-2013, 10:12
  2. Ç'eshte Sistemi Operativ, Hardveri, Softveri?
    Nga Aurora00 në forumin Pyetni ekspertët
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 15:33
  3. C'eshte meshira?
    Nga green në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 12:06
  4. C'eshte lumturia?
    Nga Shpirta në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 07:53
  5. C'eshte e Perendise, dhe c'eshte e njeriut.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 00:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •