Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13

Tema: Vaēe Zela

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vaēe Zela

    Prej 12 ditėsh artistja e madhe dergjet nė shtat nė gjendje kome. Nuk di asgje pėr debatin qė ėshtė hapur nė Tiranė

    Vaēe Zela

    Zefina Hasani
    E vendosur nė njė cep tė dhomės, pianoja e vjetėr ka vite qė hesht. Njė herė e njė kohė, zonja e asaj shtėpie, kalonte orė e orė tė tėra mbi tastjerė. Humbiste nėpėr tingujt e "Valsit tė lumturisė"… "Nėnė moj do pres gėrshetin… dhe nuk fliste me askėnd, veēse me kujtimet e saj. Ishte kjo koha kur thinjat ia kishin zbardhur kokėn, kur mungesa pėr skenėn po ia pushtonte pak e nga pak shpirtin e kur vitet e pensionit shtoheshin njė e nga njė. Mbi atė piano, zonja e shtėpisė mundohej ta mbėrthente kohėn dhe gjithė ē'kishte ndodhur nė rrjedhėn e saj.
    Tani ajo piano e vjetėr ka vite qė hesht…qė nga koha kur zonja e asaj shtėpie ka ikur. I erdhi keq kur e mori atė udhė. Edhe kur mbylli kapakun e pianos ndieu dhembje ndėrsa la mbyllur nė tė ato kujtimet e mėdha. Iku sepse duhej tė ikte. Asgjė nuk do ta detyronte ta merrte kėtė vendim nėse sėmundja e mushkėrive nuk do tė kishte marrė ato pėrmasa. E bija (Irma) nga pėrtej kufijve e tėrhoqi pėr t'i dhėnė shpresėn e shėrimit. E vetmja mundėsi ishte Zvicra. Tashmė kanė kaluar katėr vjet qė nga dita kur zonja e asaj shtėpie, Vaēe Zela, jeton nė Bazel tė Zvicrės me po atė shpresė qė mori udhėt e mėrgimit. Ndėrsa tani, prej ditėsh, shpresa ėshtė zbehur…
    * * *
    Ka pothuajse 12 ditė qė Vaēe Zela ėshtė nė gjendje kome, pas njė hemorragjie celebrale. Ende nuk ėshtė pėrmendur ndėrsa mbi kokė i qėndron e bija, Irma dhe bashkėshorti i saj, Pjetėr Radiqi. Lajmi pėr gjendjen e saj tė rėnduar ka ditė qė ka ardhur nga Zvicra. I tillė erdhi lajmi nga ambasada shqiptare edhe nė zyrėn e kryeministrit Pandeli Majko. Ishte kjo gjendje qė e ngacmoi kryeministrin dhe ministrin e Kulturės Agron Tato, qė t'i propozonin presidentit Meidani dhėnien e titulli "Nderi i Kombit", kėngėtares sė madhe Vaēe Zelės. Por propozimi nuk ėshtė pranuar ndėrsa debati pėr kėtė ēėshtje sapo ėshtė hapur. Ėshtė ky njė propozim qė ka trokitur nė derėn e presidentit edhe pak kohė mė parė nga artistėt e Lushnjės. Atėherė propozimin e bashkėqytetarėve tė artistes, presidenti e ktheu nė njė tjetėr emėrtim, nė "mjeshtre e madhe e punės". Ndėrsa tani, i ka thėnė "jo" propozimit tė kryeministrit dhe ministrit tė Kulturės…me arsyen se ende nuk janė mbushur pesė vjet nga marrja e atij titulli. Pa kalaur kėto pesė vjet, ligji nuk e lejon marrjen e njė tjetėr titulli. Ndėrkohė artistėt qė pėrkrahin propozimin e Majkos, kėrkojnė qė Vaēe Zela tė shpallet "Nderi i kombit", para vdekjes. Pas, asgjė nuk do kishte vlerėn qė e merr tani ky titull. Artistėt kanė vendosur qė tė hyjnė dhe nė grevė, nėse ky titull nuk firmoset nga presidenti Meidani. Nuk dihet se si do t'i veje filli titullit tė Vaēe Zelės, ndėrsa nuk dihet se si do shkojė dhe filli i jetės sė saj.

    * * *

    Artistja, ndėrsa dergjet nė shtrat nuk di asgjė nga ajo qė po ndodh kėtu nė Tiranė. Motra e saj, Flora, e cila prej kohėsh jeton nė shtėpinė e Vaēes, ka filluar tė mbledhė tė gjitha gazetat e ditės. I ruan me kujdes nė njė qese plastmasi gjithė ato qė po shkruhen nė kėto ditė…do ta marrė apo jo Vaēe Zela titullin "Nderi i Kombit", e meriton apo aj Artisja e Popullit kėtė titull (para vdekjes)-"Do t'ia dėrgoj sė bijės, Irmės, nė Zvicėr",-rrėfen me njė zė tė mekur Flora-Ndėrsa Vaēja nė asnjė mėnyrė nuk duhet ta marrė vesh se ē'po ndodh. Kjo do ta mėrziste shumė. Po ta mėsonte kėtė debat tė madh nuk do ta pranonte kurrė atė titull. Unė e njoh mirė dhe e di se do t'i vinte turp pėr gjithė kėtė situatė tė krijuar pėr njė titull. Ajo ėshtė shumė rėndė dhe ne urojmė qė tė na shėrohet. Kjo ka rėndėsi pėr ne, pa tė tjerat…" Shpresa pėr njė mrekulli, ka filluar tė shuhet dhe nė sytė e saj, ndaj nuk ua ka vėnė shumė veshin atyre qė thuhen pėr motrėn e saj. Pohon se askujt nga familja Zela nuk i vjen mirė ndėrsa bėhet i gjithė ky debat, ndėrsa dėgjojnė se presidenti Meidani nuk dėshiron tė vlerėsojė Artisten e Popullit, por kanė vendosur tė qėndrojnė tė heshtur nė dėshpėrimin e tyre, madje dhe tė pėrgatiten pėr ēdo tė papritur, pėr ta nderuar ashtu si duhet motrėn e tyre tė dashur. "Vaēja ėshtė mėsuar me tė tilla gjėra",-thotė ajo me njė ton tė prerė duke mos dashur ta zgjasė mė tej rrėfimin.

    * * *

    Njė "e tillė gjė" tė cilėn ajo nuk pranon ta kujtojė ėshtė nata e fundit e Festivalit tė 39 tė muzikės sė lehtė shqiptare. Atėherė Vaēe Zela erdhi enkas nga Zvicra pėr tė qenė nė krye tė jurisė sė atij festivali. E jo vetėm kaq. I thanė se do t'i jepnin titullin "Nderi i Kombit". E mrekulluar e mori udhėn e rikthimit, edhe pse mjeku e kishte kėshilluar tė mos lėvizte. Pastaj e ulur nė vendin e saj tė nderit, nė natėn finale tė atij festivali, pėsoi zhgėnjimin. Titulli qė i dhanė nuk ishte ai qė i kishin premtuar por "Mjeshte e punės". Iu dorėzua nga vetė presidenti i Shqipėrisė ky titull. Ajo e pranoi, ashtu me lot nė sy, ndėrsa askush nuk e dinte se ato nuk ishin lot gėzimi, por krejt tjetėr gjė. Pastaj iku, pa thėnė asnjė gjysmė fjale…dhe nuk erdhi mė. Ndoshta do tė kishte ardhur sėrish po ta ftonin nė festivalin jubilar tė muzikės sė lehtė shqiptare, ku shumė emra tė tjerė u ftuan. Por asnjė nuk e mori nė telefon. E pastaj nė mungesė tė saj i dhanė njė tjetėr ēmim nė ato netė festivali, atė tė "Karrierės". Kur ia dhanė kėtė lajm, nuk e kuptoi dot se pse duhej tė ndodhte kėshtu. E megjithatė e porositi tė motrėn e saj, Florėn qė ta vendoste atė ēmim mes titujve dhe dekoratave tė tjera. Dhe motra e vendosi "karrierėn" mbi kapakun e mbyllur tė pianos sė vjetėr.

    * * *

    Aty kanė mbetur tė gjitha nderimet qė i kanė bėrė nė vite artistes Vaēe Zela. Jo pa qėllim ajo i ka lėnė mbi atė piano, dhe nuk i ka marrė me vete.- "Jo, kėtu ėshtė shtėpia e saj, kėshtu qė kujtimet kėtu ka dėshiruar t'i ruajė dhe unė jam kujdesur nė gjithė kėto kohė qė asgjė e saj tė mos humbasė e tė mos prishet",-rrėfen Flora ndėrsa tė lė ndėr duar gjithė titujt e Vaēe Zelės. Nė vitin 1973 mori titullin Artiste e Merituar, nė 1977 u bė Artiste e Popullit. Nė 1996 mori nė festivalin e 35 tė kėngės Diskun e Artė, nė 1999 teatri i Estradės sė Lushnjės mori emrin e saj dhe me kėtė rast nė hyrje tė kėtij institucioin ėshtė vendosur busti i saj. "Ishte e pranishme nė atė ceremoni dhe u lumturua shumė kur kuptoi se askush nuk e kishte harruar",-kujton Flora. Pastaj tregon njė tjetėr titull tė Vaēe Zelės-nė 1998 nga Instituti Nacional i Kembrixhit iu dha medalja "Gruaja e vitit". Nė 1999 mori titullin "Mjeshtre e Madhe e Punės". Njė vit mė pas u quajt "Kėngėtarja e karrierės". Ky ishte dhe i fundit titull i saj qė renditej mbi kapakun e pianos. Ky ishte dhe i fundit emocion qė ajo mundi tė pėrjetonte nga pėrtej kufijve ndėrsa e motra i tregonte nė telefon se nė ē'vend e kishte vendosur atė ēmim.



    Zilja e derės bie papushim. Njerėz tė shumtė hyjnė e dalin. Pyesin pėr shėndetin e Vaēes. "Janė tė gjithė miqtė saj tė vjetėr qė sapo kanė marrė vesh pėr gjendjen e rėnduar tė sėmundjes kėrkojnė tė dijnė ēdo ditė diēka tė re pėr Vaēen, ndėrsa dhe telefoni bie papushim-tregon Flora. E gjithė kjo e mbush me njė lloj ngazėllimi tė cilin nuk e shpjegon dot. "Sa do tė doja t'ia tregoja Vaēes gjithė kėtė pėrkujdesje qė po tregojnė njerėzit pėr tė, por ėshtė e pamundur. Kam kaq ditė qė flas vetem me tė bijėn e cila mė njofton pėr gjėndjen e rėnduar tė shėndetit tė sime motre",-rrėfen Flora duke shtuar mė pas se ndihet shumė mirė kur dėgjon se tė gjithė e kėrkojnė me ngulm vlerėsimin e Vaēe Zelės me titullin "Nderi i Kombit" sepse "Unė e di mė mirė se kushdo se ēfarė ka bėrė ajo pėr kulturėn e kėtij vendi. Ajo iku atėherė kur kishte dalė prej kohėsh nė pension dhe kur mushkėritė e saj nuk mund tė prisnin mė. Duheshin kuruar dhe kėtė mund ta realizonte vetėm vajza e saj nė Zvicėr. " E ndėrsa ajo iku, derėn e shtėpisė nuk e mbylli. La tė motrėn aty pėr tė ruajtur gjithēka me kujdes e mbi tė gjitha dhe lulet, tė cilat janė njė tjetėr pasion e madh i saj, pas kėngės dhe kitarės.


    Kujtimet
    Nė rrjedhėn e viteve

    Ishte dhjetė vjeē kur nisi tė kėndonte vetė tė gjitha ato kėngė myzeqare qė kishte dėgjuar nėpėr shtėpi nga e ėma dhe nga tė gjithė pjesėtarėt e tjerė tė fisit, tė cilėt ishin qejflinj tė muzikės. Pastaj, nė ēezmėn e njė prej lagjeve tė Lushnjės ajo do mahniste tė tjerėt me zėrin e saj, ndėrsa kėndonte krejt shkujdesur. I thanė se kishte zė tė bukur dhe se ndoshta mund tė bėhej njė kėngėtare e madhe kur tė rritej. Kishte qeshur atėherė. Kėshtu do tė qeshte dhe mė pas ndėrsa ngjitej nė skenat e shtėpisė sė pionierit, shtėpisė sė kulturės nė qytetin e saj tė lindjes. Atėherė kur ajo ndihej mirė me veten e saj, prindėrit do t'ia prishnin paksa entuziazmin. Atyre nuk u pėlqente aspak udha qė po merrte vajza e tyre. E megjithatė as Hyseni (babai) e as Havaja (e ėma) nuk e gjetėn dot kurrė kurajon ta ndanin Vaēen nga pasioni i saj. Kėshtu vajza kur u rrit u nis drejt Liceut Artistik tė Tiranės, pėr tė plotėsuar dėshirėn e saj. I ngjiti shkallėt e asaj shkolle me shumė ndrojtje, ndėrsa nė duar shtrėngonte njė valixhe tė vogėl mbushur me plaēka. Por nuk qe e thėnė. Nuk ia dhanė tė drejtėn pėr ta filluar atė shkollė. Mė pas do t'i kthehej edhe njė herė Tiranės, pėr tė provuar shansin nė dyert e ndonjė gjimnazi. Ndėrsa nisi studimet nė shkollėn "Qemal Stafa" nisi tė mėsojė edhe kitarėn, e cila mė pas u bė pjesė e pandarė e jetės sė saj. Ishte ajo kitarė me tė cilėn kohė mė pas ajo fitoi dhe tė drejtėn e studimit nė degėn e dramės, tė cilėn nuk e ēoi dot deri nė fund, pasi u mor mė shumė me pasionin e fėmijėrisė sė saj, kėngėn. U emėrua fillimisht kėngėtare nė Estradėn e Ushtrisė, mė pas nė atė tė Shtetit dhe sė fundmi nė Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve Popullore. Ndėrsa nė ēdo kohė, krahas kėngės popullore ka kėnduar dhe muzikėn e lehtė shqiptare.
    Edhe pse e lidhur shumė pas muzikės, zgjedhjen e shokut tė jetės nuk e kushtėzoi me kėtė pjesė tė shpirtit tė saj. Jo Pjetėr Rodiqin ajo e dashuroi edhe pse ai ishte larg, shumė larg botės sė artit, ekonomist. Kėtė drejtim mori dhe vajza e saj Irma, tė cilės asnjėherė nuk ia imponoi dėshirėn pėr t'u bėrė edhe ajo njė artiste.


    Shėnime nga libri i Nexhat Agollit
    Tė tjerėt …pėr Vaēe Zelėn
    Zana Shuteriqi

    Nuk bėj pjesė midis atyre qė e njohin Vaēe Zelėn nga afėr, por midis mijėra shqiptarėve tė tjerė qė u pushtuan prej saj gjatė njė peridhe 40- vjeēare. Kjo njohje pėr sė largu ėshtė ndėr tė paktat arsye pėrse Vaēja tek ne u shndėrrua gati nė njė mit. Arsyet e tjera janė tė shumta, cilėsisht tė rralla pėr njė brez tė tėrė qė dijshėm apo vetėdijshėm i realizon kėrkesat e komunikimit ngjeshur pas trupit tė njė radioje.
    Ferdinand Deda
    "Ishte njė fat pėr ne njerėzit e artit tė kishim mes nesh njė kėngėtare si Vaēe Zela. Kishte njė forcė tė madhe interpretative qė lidhej me shkallėn e lartė tė frymėzimit artistik"
    Avni Mula:
    Ishte njeri i sakrificės, kurajoze dhe trime. Me kontributin qė i solli kėngės shqipe mbetet njė artiste e madhe dhe patriote e vėrtetė.
    Hysni Zela
    Nga zėri i saj kam marrė dhe unė. Por mos tė harrojmė qė "zėri Zela" ka transmetuar vokalin e mrekullueshėm tė nėnės tonė, Maja. Nuk ėshtė se e bėmė me fjalė me Vaēen se unė do merresha me kėngėn popullore dhe ajo me atė tė muzikės sė lehtė. Ndodhi krejt spontanisht kjo gjė.
    Dritero Agolli
    Unė mund tė them pa asnjė lėkundje se Vaēe Zela hapi njė epokė tė re nė tė kėnduarit e kėngės shqiptare dhe u bė nismėtare e njė kulture moderne nė kėtė fushė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 19:36

  2. #2
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Po mire, presidenti i jep titullin "ambasadore e Shqiperise per kulturen" njefare Eda Zari, qe as ia kemi degjuar as emrin e as zerin, dhe nuk i jep titullin "Nderi i Kombit" Vace Zeles, qe e ka njohur dhe e njeh gjithe Evropa??? Po ne qofte se nuk e meriton Vacja kete titull, cili artist shqiptar e meritoka atehere??
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  3. #3
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    …………………………,
    Ishin zogjt’ e diellit, por e puthėn natėn
    u lindėn, jetuan, pa fluturuar,
    prandaj jeta u shkoi pa e shijuar.

    Ndonėse nė pranga, kėnga prapė jehonte,
    Se shpirti lypte qė dikush tė kėndonte.
    Ooo robit per liri ia ngjallte mallin
    Dhe me kėngė zemre ia qante hallin.

    (refreni)
    Na fale shpirtin e njomė, kėngėn na fale.
    Nga skena jehonte aj’ zį nė fush’ e male.
    Ooo Vaēe Zela k’saj toke tė plaguar
    Jetė i dhurove, e mbajte tė zgjuar.
    Ooo Vaēe Zela k’saj toke tė plaguar
    Jetė i dhurove, e mbajte tė zgjuar.

    Ndonėse, moj motėr, ty tė lindi nata,
    Zėrin nuk ta ndali stuhia dhe dallga.
    Nė kafaz, e mbyllur na kėndove
    Dhe shpresėn ndėr ne e gjallerove.

    Kėnga e jote ne ēdo anė jehoi,
    Tė bukurėn tek ne ajo e shpetoi.
    O te duam ne Kosove si uj’t e Drinit
    Ty osh’timė malesh, ty valė e Shkumbinit.

    (refreni)
    Na fale shpirtin e njomė, kėngėn na fale.
    Nga skena jehonte aj’ zį nė fush’ e male.
    Ooo Vaēe Zela k’saj toke tė plaguar
    Jetė i dhurove, e mbajte tė zgjuar.
    Ooo Vaēe Zela k’saj toke tė plaguar
    Jetė i dhurove, e mbajte tė zgjuar.



    Kjo kenge kushtuar Vaēe Zelės eshte nje nga kenget me te bukura kosovare qe kam degjuar ndonjehere. U kendua per here te pare ne Tirane, ne festivalin e kenges 1993. Kengetarin, me thene te drejten, nuk e mbaj mend se kush ishte. Shikojeni pra sa bukur i kendojne kosovaret kesaj kengetareje gjigande. Po ne shqiptaret? Ne as artistet tane nuk dime te vleresojme. Perse ne shqiptaret nuk i kenduam asnjehere Vaēe Zelės??... Ne ate festival u kenduan nga ne shqiptaret ca kenge tejet te rendomta si "5 fustane kam", "Miss Albania", "Vlera e X-it", kurse nga Kosova... Nga kosova erdhi nje kengetar, u ngjit ne skene dhe na mesoi se cfare eshte kenga. E mbaj mend si tani, Vaēja ndodhejne skene, ne rradhet e spektatoreve. U mallengjye.., nuk e priste t'i behej nje nder i tille nga Kosova. E ndersa ne shqiptaret i kendonim fustaneve dhe vleres se X-it, kosovaret i kenduan madheshtise se Vaēe Zelės (jo Nexhmie Paganushes, as Shkurte Fejzes, po shqiptares Vaēe Zela, zeri i se ciles cante kufinjte hermetike te diktatures, dhe jehonte edhe ne Kosove) duke na dhene nje leksion te mire muzike, dhe duke na turperuar njekohesisht. Nuk e mbaj mend se cila kenge e fitoi festivalin e 93, por kjo kenge nuk e fitoi.... dhe kjo kenge duhej ta kishte fituar, ndoshta edhe vetem per faktin se i kushtohej kengetares me te madhe shqiptare te te gjitha koherave. Por nuk e fitoi. Anetaret tane te "nderuar" te jurise nuk diten ta vleresojne sa kengen, sa edhe Vaēe Zelėn. Turp e faqja e zeze!

    Nqs. keni real player, klikoni mbi skedarin e bashkangjitur me poshte qe te degjoni kengen. Ve ne dukje se kjo kenge disponohet dhe ofrohet nga "fajtori.com".
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  4. #4
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Ja dhe nje tjeter foto e Vaēes.

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  5. #5
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    N.q.s. keni Real Player, klikoni ne skedarin e bashkangjitur me poshte per te degjuar disa kenge te Vaēe Zelės.
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  6. #6
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Vace Zela e merr automatikisht nga populli kete titull te shumperfolur.Populli eshte gjykatesi me i mire! Debatet per titullin le te vazhdojne, vlerat e Vaces nuk mund t`i neperkembe dot askush. Ajo eshte unikale.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Bashkėforumas!
    Vaēe Zela asht mirė, nėse dėshironi t'a dini sapo o ndava me tė. Ka filluar tė ngrihet nga pak, sėmundja ishte vdekje prurėse "Insult cerebral", por mjekėt Zviceranė e mposhtėn. Tani unė i kam marrė leje dhe pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė interesohen pėr shėndetin e saj mund tė telefononi nė numrin e saj 00.41.61.32.16.186 nė BASEL.
    Ju falėnderoj tė gjithėve pėr interesimin.
    Agim Doēi

  8. #8
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Rrofsh Agim.
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e lozonjare
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    46
    Eshte e vertete Vace Zela eshte unikale ,mbreteresha e kenges shqiptare , zeri i saj meriton me shume se nje titull .

  10. #10
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    shteti harron vace zelen

    Heshtje kokėfortė nga ana e familjes sė kėngėtares sė madhe qė ngrys
    ditėt nė njė spital tė Zvicrės

    Shteti harron Vaēe Zelėn!

    Shteti vazhdon tė harrojė njė nga krenaritė kombėtare tė shqiptarėve nė
    shekullin e 20-tė, zėrin e artė, Vaēe Zela. Kėshtu kur ka thuajse 3
    vjet qė artistja e madhe ėshtė larguar nga Shqipėria drejt Zvicrės,
    shumė pak njerėz tė shtetit janė kujtuar tė paktėn tė pyesin pėr
    shėndetin e artistes sė madhe qė i dha jetėn dhe pasionin muzikės
    shqiptare. Njihet precedenti i Presidentit Mejdani qė nuk pranoi t’i
    jepte titullin “Nderi i Kombit”, vetėm pėr arsyen e thjeshtė se ajo
    kishte marrė pak kohė mė parė po nga Mejdani, medaljen “Mjeshtėr e
    madhe e punės”. Kėshtu edhe pse me njė shėndet tė lėkundshėm tashmė,
    artistja e madhe i ngrys ditėt nė njė spital tė Zvicrės, e shpėtuar pėr
    mrekulli nga njė gjendje kome qė i rrezikoi seriozisht jetėn me dy
    atake nė zemėr. Tashmė, nga Zvicra, ajo vazhdon tė ruajė heshtjen
    dinjitoze qė vetėm njė artiste e kalibrit tė saj di tė ruajė, duke mos
    pranuar tė shkruhet pėr tė e tė jepen informacione nga familja e cila
    ėshtė shumė e rezervuar pėrsa i pėrket prononcimeve tė kėrkuara pėr
    shėndetin e Zelės. Mushkėritė janė pika e dobėt e artistes sė madhe,
    pasi ka kaluar njė jetė tė tėrė nė Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve
    Popullore nė Teatrin e Operas e Baletit, duke i dhėnė frymė pasionit mė
    tė madh tė jetės sė saj, muzikės, deri nė ditėn e pensionit. Ditėt e
    fundit, dhe pikėrisht mė 15 tetor tė kėtij viti, kėngėtares sė madhe i
    ėshtė dėrguar nga Prishtina njė tjetėr vlerėsim. “Mikrofoni i Artė” pėr
    vepėr jetėsore ėshtė nderimi qė i ka bėrė Ministria e Kulturės, Rinisė,
    Sportit dhe Ēėshtjeve sociale nė natėn e tretė tė aktivitetit
    muzikor “Polifest 2002”, tė zhvilluar nė Prishtinė. Ndėrkaq, nga
    Lushnja kanė filluar tė drejtohen “votime” dhe kėrkesa tė reja
    popullore drejtuar presidentit Alfred Mojsiu, pėr dhėnien e
    titullit “Nderi i Kombit” pėr artisten qė i dha krenarinė dhe
    dinjitetin Shqipėrisė nėpėr skenat botėrore, gjatw viteve tw mbylljes
    sw madhe. Aty, nė atė spital tė Zvicrės, ku shpenzimet e tė bijės kanė
    tre vjet qė “treten” nė ndihmė tė shėndetit tė Artistes sė Popullit,
    ajo ndjek nėpėrmjet internetit ngjarjet kulturore nė Tiranėn e largėt
    qė aq shumė e deshi dhe e cila, aq shpejt e harroi. Asnjė ndihmė
    financiare nga shteti, asnjė telefonatė kortezie nuk i ka mbėrritur
    artistes nė Zvicėr, as nga shteti e as nga njerėzit qė sot drejtojnė
    kulturėn nė Tiranė. Dhe kjo harresė e dhimbshme qė vret e pėrlot
    njeriun e thjeshtė, tashmė nuk i shkakton asnjė dhimbje artistes, qė
    edhe nė hall, di tė jetė dinjitoze dhe e paprekshme nga vogėlsirat
    e “njerėzve tė zakonshėm”. Duke tė sjellė nė mend edhe tė tjerė artistė
    e njerėz tė mėdhenj tė botės shqiptare, qė dhanė frymė tė harruar nga
    bota qė nė tė gjallė, por ditėn tė ruajnė madhėshtinė qė vetėm njerėz
    tė njė kalibri tė lartė dinė tė ruajnė. Kėshtu ėshtė shumė i freskėt
    rasti i Kolė Jakovės, i cili pak ditė mė parė dha frymėn e fundit nė
    njė azil tė Tiranės, i harruar nga miqtė, kolegėt, por mbi tė gjitha
    nga shteti, i cili harron se ėshtė tejet i vogėl pėrballė ēdo talenti
    qė jeton e vdes me pasionin. Lasgush Poradeci e shumė emra tė tjerė
    kanė pėsuar tė njėjtin fat. E siē duket, mjerisht, tė tjerė do tė
    vijojnė tė ngrysin ditėt e tė largohen pa u ankuar, pa bėrė bujė, pa
    shumė fjalė...Tw harruar nga njw shtet mosmirwnjohws, por jo nga
    njerwzit dhe publiku i tyre.

    E papėrsėritshmja, Vaēe Zela
    Dy libra janė hedhur nė treg mbi kėngėtaren e madhe. Libri i parė i
    shkruar nga Nexhat Agolli, “Vaēe Zela dhe magjia e kėngės shqiptare”
    ėshtė njė vepėr e plotė e cila pasqyron aktivitetin artistik e parė nga
    kėndvėshtrimi i njė bashkėpuntori dhe revokon disa nga ngjarjet mė tė
    rėndėsishme artistike tė kėsaj kwngwtareje tė madhe, ndėrsa i dyti, “E
    papėrsėritshmja, Vaēe Zela” e pėrgatitur nga Violeta Librazhdi, ėshtė
    njė pėrmbledhje kujtimesh qė nisin nga fėmijėria, me njė paradhėnie tė
    bashkėnxėnėsit tė saj, kritikut Adriatik Kallulli. Kujtimet qė
    shpalosen nė botimin mė tė ri pėr artisten e madhe tė kėngės shqiptare
    janė shkruar nga mikja e saj e fėmijėrisė, e rinisė dhe e gjithė jetės.
    Ato kanė dalė nga “arkivat” e kujtimeve tė kėsaj tė fundit, duke
    pėrbėrė kėshtu dhe dėshmitė e njė jete tė papėrsėrishtme, e cila
    shoqėrohej gjithmonė nga njė vullnet dhe dėshirė e madhe pėr tė
    kėnduar, por edhe nga njė kokėfortėsi e kapricio artisti qė kurrherė
    nuk mund tė jetė egoiste. Nė librin e saj, Librazhdi ka zbuluar atė
    pjesė tė artistes qė publiku nuk ka mundur ta zbulojė, ndėrsa rrėfen
    pėr dashurinė e madhe tė Vaēes pėr kėngėn, muzikėn, aftėsinė e saj tė
    jashtėzakonshme pėr ta pėrvetėsuar dhe riprodhuar ēdo melodi, qoftė
    edhe me njėherė tė dėgjuar nga radioja… Nė kėtė libėr ėshtė rikujtuar e
    rrėfyer pėr interpretimet magjike tė Vaēes nė ēdo mbrėmje, takim,
    veprimtari e festė, zotėsinė e madhe tė “Edit Piafit” shqiptar pėr ta
    bėrė kėngėn tė prekshme pėr ēdo mjedis, besnikėrinė ndaj nuancave e
    fioriturave, qofshin ato dhe nga tradita e popujve tė tjerė. Qenė kėto
    vite kur njerėzit mezi siguronin bukėn dhe rrobėn e varfėr tė trupit,
    ndėrsa kėngėtaren italianėt e kėrkonin ta blinin me shifra
    marramendėse, e shteti e dėnonte me “lirinė” e tė kėnduarit vetėm
    brenda kufijve shtetėrorė. “Dhe vitet iknin si pa u ndier, duke
    pėrshkruar tė njėjtėn rrugė. Duke parė afishet e kinemave, tė teatrit,
    tė koncerteve, njerėzit ndaleshin para afisheve: Kėndon Vaēe Zela!
    Biletat shiteshin menjėherė e artdashėsit dilnin tė magjepsur nga kėnga
    jote, nga siguria e thjeshtėsia me tė cilėn interpretoje, nga zėri yt
    plot ngjyra…” kujton mikesha e saj.
    Teuta Meci
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    A e ka dikush kėngėn "Nėnė moj do pres gėrshetin"
    tė kėnduar nga vaēe Zela e jo nga Avni Mula ( se ky nuk i ka rrit noj herė si perėndimorėt flokėt qė ti ketė bėrė gėrshet)
    Kush ma gjen atė kėngė, i jap tė nderuarės Vaēe Zela $100.00.
    Faleminderit!
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Me rastin e nderimit tė saj me titullin “Nderi i Kombit” ėshtė organizuar njė takim miqsh nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve

    Vaēe Zela “kėndon” edhe njė herė pėr miqtė

    Njerėzit lėviznin ngadalė pėr tė zėnė njė copėz vend nė sallėn e ftohtė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve. Ēdokush pėrpiqej tė mos e mbyste me asnjė lloj zhurme (karrigeje ose bisede tė zakonshme) zėrin melodios qė u endej rreth e rrotull. Nuk donin ta “shqetėsonin” Vaēe Zelėn, ndėrsa ajo kėndonte edhe prej sė largu, kėngėt e saj tė rinisė. Bashkėshorti i Vaēe Zelės, Pjetėr Radiqi, shtrėngonte duart e miqve qė e uronin sė pari pėr shėrimin e shpejtė tė artistes dhe pėr titullin qė asaj iu dha nga presidenti i Shqipėrisė. Ndėrsa Hysni Zela qėndronte pranė njė tryeze tė vogėl, mbi tė cilėn qėndronte fotografia e motrės sė tij tė qeshur. Nėpėr ato tinguj qė lėshoheshin nga njė disk magnetofoni, njė grua e thinjur u afrua pranė mikrofonit dhe nisi tė rrėfejė pakėz histori….
    Ishte Violeta Librazhdi, shoqja e fėmijėrisė sė Vaēe Zelės. Kishte shkruar njė libėr tė tėrė me kujtimet pėr Vaēen tė cilin e prezantoi nė atė takim (nė mbasditen e sė enjtes). Ndėr ato fletė, historia niste qė nga fėmijėria, atėherė kur Vaēja ishte nxėnėse shkolle, atėherė kur veshi njė vustan tė bardhė nusėrie tė sajuar me dorė, e doli me tė nė njė koncert shkolle. Ngjitej nė njė tribunė tė improvizuar para Komitetit Ekzekutiv tė Lushnjes dhe mahniste njerėzinė me kėngėt “Piva ujė me dy bardhokė”, “Qilimi me mollė” etj. Ngriti peshė njerėzinė me kėngėn “Azerbajxhan”. U bė artistja e vogėl e qytetit myzeqar. E kur grupet e shkollave shkonin pėr tė dhėnė shfaqje nėpėr fshatra, tė gjithė pyesin- “A ėshtė ajo Vaēja”…Rėfimi i Violetės rrjedh nė tė tjera kohė, nė vitet e shkollės nė Tiranė, nė ditėt kur pėr herė tė parė kishte parė miken e saj tė zemrės me njė kitarė nė duar me tė cilėn kėndoi gjatė nė dhomėn e saj kėngė qė nuk mundej t’i kėndoje dot nė skenė. Ishin kėngė spanjolle, italiane e amerikane qė i kishte mėsuar “vjedhurazi” nga radio. Pas dritares sė shtėpisė ishin mbledhur me dhjetėra njerėz dhe dėgjonin vajzėn qė kėndonte aq ėmbėl. Vonė e kishin kuptuar se tė tjerėt ishin ngulur pas dritares. Kishin qeshur tė dyja, kur ata duartokisnin pa pushim. Pak kohė pas kėtij “koncerti” tė thjeshtė, nė rrugėt e Tiranės do tė ngjiteshin afishet “Kėndon Vaēe Zela”…e kėshtu pas kėsaj shfaqej ēdo herė nė skenat e Tiranės e jashtė saj pėr tė kėnduar “Ndrisni ju llampa neoni”, “Lemza”, “E shiu pikė-pikė”, “Gjyshja ime”, “Fėmijės sė parė”, “Valsi i lumturisė”, “Mesnatė” e tė tjera e tė tjera qė kanė mbetur edhe sot himne tė muzikės shqiptare. Ca tinguj tė kėtyre kėngėve u lėshuan edhe nė sallėn e ftohtė tė Lishjes sė Shkrimtarėve, aty ku miq, familjarė e adhurues tė Vaēe Zelės ishin mbledhur tė gjithė tok pėr nder tė artistes sė madhe, me rastin e dhėnies sė titullit “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu (ceremonia e dorėzimit tė kėtij titulli do tė bėhet nė 18 janar nė qytetin e Lushnjes). Ky takim u organizua nga Lidhja e Shkrimtarėve, shoqata “Syri blu” dhe fondacioni “Soros”.

    Kamenica nė “Mesnatėn” e Vaēes

    Shumė e emocionuar, Vikena Kamenica ka nisur tė kėndojė muzikėn napolitane pėr tė pėrshėndetur qė nga larg artisten e madhe Vaēe Zela, mbretėreshėn e muzikės shqiptare. E shoqėruar nga orkestra e Akademisė sė Arteve (nėn drejtimin e Robert Radosė) pėr minuta tė tėra, zėri i Kamenicės ka zėvendėsuar tingujt e kėngėve tė Vaēe Zelės qė ishin lėshuar nė atė sallė nga disku i njė magnetofoni. Pas njė pauze tė shkurtėr, Kamenica ka prezantuar kėngėn e saj tė radhės. Ishte “Mesnata” qė riktheu nė kujtesė kohėn e ikur. Duarttokitjet e gjata e emocionuan edhe mė shumė Kamenicėn. Pėrgėzimet e mėpastajme e bėnė qė tė ndihej mirė ndėrsa kishte ndier frikė kur kishte vendosur tė kėndonte nė atė sallė “Mesnatėn” e tė madhes Vaēe Zela. “Nuk ėshtė e thjeshtė tė marrėsh pėrsipėr tė kėndosh perlat e muzikės shqiptare, ato qė kanė mbetur nė kujtesėn e njerėzve tė ngjizura me imazhin e artistėve tanė tė mėdhenj. Ndaj ndieva pasiguri dhe shumė frikė edhe gjatė momentin qė kėndoja. Nuk e dija se si do tė tingėllonte nė gojėn time “Mesnata” e magjishme e Vaēe Zelės”-thotė vetė Kamenica, ndėrsa u thotė njė “Faleminderit” atyre qė i afrohen pėr ta pėrgėzuar, atyre qė i thonė “Ah moj vajzė na e solle kėtu Vaēen”. Ajo vė buzėn nė gaz dhe falendron pafund.

    Takimi, nė ndihmė pėr Vaēen…bashkėshorti reagon

    Bashkėshorti i Vaēe Zelės: “Vaēja nuk ka nevojė pėr ndihma financiare”
    Fondi i mbledhur do tė dhurohet pėr fėmijėt talasemikė
    U tha nė fillim tė kėtij takimi se miqtė dhe adhuruesit e kėngėtares sė madhe mund tė japin ndihmėn e tyre financiare pėr kurimin e Vaēe Zelės. Edhe pas mbarimit tė mbrėmjes koncertale, kryetari i shoqatės “Syri blu”, Besim Petrela, ka pohuar se ėshtė hapur njė llogari bankare nė emėr tė Vaēes. Por ai nuk mundet tė thotė se sa ėshtė shuma e mbledhur deri tani sepse kjo e drejtė i takon vetėm familjarėve tė saj. Pėrsa i pėrket parave tė mbledhura nė takimin e sė enjtes, pra nė mbrėmjen koncertore me temė “Pėrshėndetje Vaēe Zela”, bashkėshorti i Vaēe Zelės, z. Pjetėr Rodiqi, sqaron se as ai e asnjėri prej familjarėve nuk ka pasur dijeni pėr konceptimin e kėtij aktiviteti si njė mbrėmje bamirėsie pėr tė ndihmuar kėngėtaren e madhe. Duke falenderuar organizatorėt pėr nismėn e marrė si dhe tė gjithė tė pranishmit pėr kontributin e tyre modest dhe njėkohėsisht tejet sinjifikativ, Rodiqi ka sqaruar se Vaēe Zela nuk ka probleme financiare. “Vaēja kaloi njė moment vėrtet shumė tė vėshtirė pėr shkak tė problemeve shėndetėsore,- ka theksuar ai - por pėr fat tė mirė financat nuk pėrbėjnė asnjė problem pėr tė dhe familjarėt e saj. E vetmja mungesė e pazėvendėsueshme pėr tė ėshtė largėsia nga miqtė dhe publiku shqiptar”. Mė tej Rodiqi ėshtė shprehur se tė ardhurat e mbledhura pėr kėngėtaren e madhe duhet tė shkojnė tek ata qė kanė vėrtet nevojė, dhe nė kėtė kontekst ai bėri tė ditur se pėrfitues tė shumės sė grumbulluar si pasojė e keqkuptimit, do tė jenė fėmijėt e prekur nga talasemia.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  13. #13
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Vace Zela merr titullin "Nder i Kombit"

    Ėshtė zhvilluar dje ceremonia e dorėzimit tė titullit qė presidenti Moisiu ia akordoi pak ditė mė parė

    Vaēe Zela merr “Nderi i kombit” nė Lushnje

    Titulli “Nderi i kombit” me motivacionin “Pėr vlerat e rralla si artiste shqiptare, me aktivitet tė jashtėzakonshėm nė interpretimin e muzikės sė lehtė dhe shqiptare, pėr interpretimin e vyer e tė pasur”, qė Vaēe Zelės iu akordua pak ditė mė parė nga presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, i ėshtė dorėzuar dje bashkėshortit tė artistes sė madhe, pikėrisht nė qytetin e saj tė lindjes. Nė estradėn e Lushnjes, i cili mban tashmė emrin “Vaēe Zela” ėshtė zhvilluar dje ceremonia e rastit ku kanė qenė tė pranishėm vetė presidenti Moisiu, bashkėrorti i Vaēe Zelės, Pjetėr Rodiqi, Hysni Zela e miq e adhurues sė kėngėtares sė madhe. Nė fjalėn e hapjes, kryetari i Bashkisė sė Lushnjės, Ylli Myftiu, e quajti nder tė Lushnjės dhe tė gjithė kombit shqiptar ‘fenomenin Vaēe Zela’. Ėshtė organizuar pėr nder tė kėngėtares edhe njė koncert ku kėngėtarėt e estradės sė qytetit kanė interpretuar kėngėt e njohura tė Vaēe Zelės. Nė mes tė kėtyre kėngėve u fol edhe pėr tė kalurėn e artistes u tha edhe njė herė se - “Ishte familja qė i trashėgoi Vaēes talentin , dashurinė, thjeshtėsinė dhe modestinė ndaj njerėzve. Dėshira e familjes nuk ishte qė ajo tė bėhej kėngėtare, por siē ka thėnė edhe Vaēja, ajo kishte lindur nė njė familje ku kėnga ishte ulur kėmbėkryq nė shpirtrat e tė gjithėve. Tė parėt qė zbuluan talentin e Vaēes ishin mėsuesit e shkollės 7-vjeēare. Ajo nuk ishte e talentuar vetėm nė muzikė por kishte talent edhe nė pikturė e teatėr.” Nė kėtė ceremoni ka pėrshendetur dhe vėllai i artistes, Hysni Zela- “Nuk gjej fjalė t’ju pėrshėndes. Dua tė falenderoj nė mėnyrė tė veēantė presidentin e republikės pėr kėtė nder tė madh qė i bėri Vaēes, familjes dhe qytetit tonė,”- ka thėnė ai. Pas tij ka foluar dhe bashkėshorti i artistes i cili ka ardhur nga Zvricra enkas pėr kėtė ceremoni- “Mė vjen shumė keq qė Vaēja nuk ndodhet sot kėtu. Ndihem tejet i emocionuar dhe dua tė tregoj mirėnjohjen dhe falenderimet e mia mė tė thella pėr kėtė ceremoni tejet dinjitoze. Artistja ndihet e emocionuar dhe siē tha Tish Daija kėto janė impulse pozitive. Vaēja ka patur gjithmonė dashurinė e publikut dhe kjo nuk i ka munguar asnjėherė”,-ka theksuar ai.
    Presidenti propozon njė muze pėr Vaēe Zelėn
    I pranishėm nė kėtė ceremoni, presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, ka theksuar - “Vaēe Zela mbetet mbretėresha e muzikės sė lehtė dhe nuk ka pėr tė zbritur nga froni. Talenti i saj zbėrtheu kufijtė e censurės. Ajo mori shumė ēmime tė para dhe shėnoi 30 pjesėmarrje nė festivalet e RTV ndaj dhe do tė mbetet rast unikal nė muzikėn shqiptare. Ashtu siē ishte e thjeshtė, Vaēja u shkėput nga skena pa bujė, pa thėnie lamtumire. Megjithėse ka shumė kohė pa dėgjuar dal vivo kėngėt e saj, pėrsėri na jep atė kėnaqėsi si dikur kur dėgjonim “Valsin e lumturisė”. Presidenti i republikės, e quajti privilegj tė nderonte zėrin e mrekullueshėm tė Vaēe Zelės. Mes tė tjerave, presidenti Moisiu foli edhe pėr politikat kulturore qė duhet tė ndjekė shteti shqiptar. “Stadi i ri nė tė cilin ndodhet shoqėria shqiptare kėrkon njė kėndvėshtrim dhe njė politikė tė re ndaj vlerave dhe kulturės kombėtare. Vlerat tona demokratike, juridike, ekonomike dhe politike duam t’i njėsojmė me standardet europiane. Suksesi ynė nuk do tė jetė shkrirja e vlerave kulturore e artistike me ato tė vendeve tė tjera. Shembulli i arbėreshėve tė Italisė ėshtė shumė domethėnės nė kėtė drejtim.” Ai tha se Shqipėria ka pasuri tė mėdha kulturore dhe historike, tė cilat shteti duhet t’i marrė nė mbrojtje dhe nė pėrkujdesje tė vazhdueshme. “Kalatė, ndėrtesat e vjetra fetare, shtėpitė karakteristike, objektet arkeologjike etj,janė njė vlerė e ēmuar qė duhet rivlerėsuar pėr t’u pėrdorur nė funksion tė krijimit tė njė rrjeti tė gjerė dhe tė gjithanshėm turistik pėr tė huajt qė vijnė nė Shqipėri”. Mė pas presidenti i ėshtė drejtuar popullit tė Lushnjės duke i thėnė se duhet tė kenė njė muze pėr Vaēe Zelėn. “Ėshtė e pafalshme pėr ne tė mos kemi njė muze pėr tė. Ashtu siē duhet tė kemi muze edhe pėr Fishtėn, Konicėn, Nolin, Moisiun, Frashėrllinjtė”. Ndėrtimi i muzeve sipas tij, mund tė bėhet me ndihmėn e donatorėve, qeverisė por edhe biznesit vendas. “Tė gjithė kishim dėshirė qė artistja e madhe tė ndodhej sot mes nesh pėr tė ndarė emocionet, kujtimet dhe urimet. Le tė bashkohemi tė gjithė nė kėtė takim festiv pėr t’i uruar Vaēes shėrim tė shpejtė, jetė tė lumtur dhe kthim sa mė tė shpejtė nė atdhe, mes njerėzve qė e duan dhe qė e konsiderojnė pjesė tė krenarisė sė tyre kombėtare”, – tha nė mbyllje tė fjalės sė tij, presidenti Moisiu. Mė pas, ai i dorėzoi titullin bashkėshortit tė kėngėtares, Pjetėr Rodiqit.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •