Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    Faleminderit Shume per fjalet tuaja inkurajuese.

    as une nuk jam per te debatuar , edhe pse perdit marr fjale te tilla.

    Zoti ju Bekofte.

    Ne Krishtin

    Jetoni

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Jeton, Zoti të bekoftë. Shumë prekëse historia jote!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 15-09-2010 më 06:25
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #23
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    Konti nuk do rri të harxhoj kohën me ty kot së koti.

    Ti bëj çfarë të duash dhe mendo si të duash. Bën mirë të mos e vazhdosh më këtë çështje se nuk ia vlen dhe as nuk është e frytshme. E përsëris, nëse keni diçka mund të më shkruani në privat, përndryshe çdo postim këtu që nuk ka lidhje me temën do fshihet.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  4. #24
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Deshmi per besimin: Si dhe pse u bera i krishtere?

    Si dhe pse u bëra i krishterë?

    Femi Cakolli


    Fëmijëria dhe rinia ime: prej myslimanizmit deri te ateizmi

    Ashtu si shumë bindje të shumta që një fëmijë i merr nga familja e tij, edhe me mua ishte njësoj, dhe ndër to ishte feja, përkatësisht formimi mbi religjionin. Megjithëse rrjedh nga një familje me besim mysliman, unë gjithsesi trashëgova në jetën time disa njohuri dhe praktika islame. Edhe sot më kujtohen këto pikëpamje të dikurshme mësimesh: feja myslimane asht feja ma e pastër; feja myslimane asht ma drejta; Muhamedi asht profeti i fundit dhe ma i dashtuni i Perëndisë; çdo fëmijë lind mysliman; myslimanët kanë bajramin, xhaminë, Kuranin, hoxhën, duhet falur dhe kaq. Dhe kur u rrita, në mesin e rinisë sonë të atëhershme “revolucionare” ishte turp që t’i besosh dhe t’i zbatosh këto gjëra, ose të besosh ekistencën e Zotit, dhe më turp të merresh me xhami ose me kishë, sepse “feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Megjithëse ne edhe si familje, sidomos vëllezërit më të mëdhenj, ishin veprimtarë ilegal të çështjes kombëtare, të organizuar nëpër grupe të ndryshme, i ndikuar nga ata dhe literatura që kishin me baza patriotike dhe markisto-leniniste, të gjitha këto në mua krijuan një opinion të ri, se nuk ka Zot. Prandaj si i ri tani mora pikëpamje të reja mbi çështjet fetare: se nuk ka Zot, por se natyra është vetë Zoti; se Kurani s’është libër i shenjtë; se islamizmi është lëvizje nacionaliste arabe, e neve nuk na duhet aspak, se ne për fe kemi shqiptarinë dhe se besa është prifti i shqiptarisë; se hoxhollarët janë spiunët më të mëdhenj të Serbisë; se hoxha nuk hip në minare pa pare; se shkenca është përgjigjje e çdo gjëje etj.

    Një përpjekje për t’u bërë hoxhë!

    Babai im ishte hoxhë fshati për shumë vjet, dhe me një mënyrë edhe përmes tij njihja të fshehtat e praktikës fetare të klerikëve myslimanë, të literaturës islame, si dhe shkallën e injorancës dhe të primitivizmit të turmës islame (xhematit) në xhami dhe në jetë. Babai im kërkonte prej meje që të regjistrohesha në medresën e Prishtinës. Ishte viti 1985. Isha në vitin e dytë të shkollës së mesme. Unë nuk kisha dëshirë për këtë, edhe pse u bënë shumë përpjekje, në fund doli se nuk u pranova në këtë medrese. Më kujtohet, kur komisioni për pranimin e nxënësve të ri më pyeti për tri çështje: 1. Na e thuaj (a di) ndonjë dovë (lutje) n’arabisht? E unë nuk e thashë mirë përgjigjen. 2. A e ke Kuranin n’shpi? Unë iu përgjigja, jo! 3. A don me u ba hoxhë katuni more djal? Iu thashë, jo, pasi kjo pyetje më tingëllonte një ironi dhe cenueshmëri të padurueshme!

    Pse nuk u bëra hoxhë katundi?

    Së pari, kisha frikë, kur mendoja se nesër, unë si i ri, kur dikush do të vdiste, e zakonisht kisha trem nga të vdekurit, veçanërisht nga të vjetërit, dhe po llogaritja se unë do të jem i obliguar t’i laja ata (“me e la xhenazen”), kurrsesi ta pranojë këtë ofertë hoxhollaku. Paramendo, një të ri 18 vjeçar si hoxhë, duke e larë një plak 90 vjeçar të vdekur, lakuriq. O Zot, si mund të përballet kështu kjo jetë fetare pata menduar, dhe çfarë Zoti është ai i cili kërkon prej meje diçka të tillë. Gjëja e dytë ishte, se nëse unë bëhesha hoxhë, më s’kisha mundësi të jem me shokët dhe shoqet e mia. S’kisha mundësi të luaja më futboll, të lahesha në lum, të shikoj sportin në televizion, s’mund të merresha me krijime, s’mund t’i kisha veshur ato rroba që i dhëshiroja etj. Gjëja e tretë, mua më dukej sikur po i tradhëtoj idealet e rinisë sonë të atëhershme që sakrifikohej nëpër burgje për idealet e kombit, sepse si hoxhë më unë nuk do të kisha aq shumë kredibilitet i të qenët patriot, revolucionar etj. Çfarë do të kisha si hoxhë: fshatarët do më respektonin formalisht; do të kisha me vete një tufë pleqësh që nuk të dëgjojnë e as nuk të kuptojnë mirë; do të kisha rast t’i marrë para pas çdonjërit që do të vdiste në “vilajetin” tim, dhe do t’i prisja ofertat e ramazanit e kështu me radhë. Me një mënyrë po kuptoja se thirrja si hoxhë më izolonte nga jeta, nga rinia, nga ideali, nga horizonte të reja të dijenisë, nga privimi i lirisë çfarë unë e ëndërroja ta kem në thellësitë e shpirtit tim, dhe assesi të pajtohesha me këtë fat, pasi që nuk kisha se me çfarë të krenohesha edhe si i ri edhe si shqiptar. Shpeshherë mendoja të shkruaja një roman mbi këto ngjarje. Deri në këtë moshë, dhe deri sa kam mbaruar shkollën e mesme nuk kam ditur se shqiptarët janë edhe të krishterë edhe myslimanë. Madje nuk kam ditur as për popujt e tjerë. Mendoja se gjithë njerëzimi është myslimanë, përveç serbëve. I ndikuar nga botëkuptimi islam urrejtja ime në atë kohë ndaj serbëve ishte vetëm pse ata ishin “kryqali”, por jo se ata ishin armiqtë dhe shtypësit tanë, këtë e mësova vetëm nga atdhetarët.

    Rinia studentore: faza e vetëdijësimit dhe e analizimit

    Në Prishtinë erdha për të studiuar letërsinë shqiptare në vitin 1989, me një motiv kryesor që të njoh më mirë shpirtin, letërsinë dhe historinë e kulturës sonë. Tani kisha një përkushtim shumë të madh duke lexuar libra të ndryshme edhe sipas zgjedhjes sime të lirë, duke dëgjuar profesorë të ndryshëm, duke marrë pjesë nëpër takime dhe supoziume të ndryshme, duke jetuar në një ambient të ri etj. Këto ndikonin në mua që më analitikisht t’i gjeja përgjigjiet për disa çështje të kahershme. Dhe ndodhnin disa ballafaqime të reja në mendjen time. Banoja në konvikt, dhe në dhomë kisha një cimer që ishte shqiptar katolik, nga Stublla e Vitisë. Mësova nga letërsia dhe historia jonë se dikur gjithë shqiptarët kanë qenë të krishterë, dhe se ka edhe tani, dhe se ka kishë të tillë edhe në Prishtinë, se letërsia jonë kombëtare, rreth 300 vjet, pandërprerë, prej fillimit, është shkruar kryesisht prej priftërinjve katolikë apo ortodoksë. Zelli që ta studioja më mirë një lëndë të vitit të parë, Letërsia e vjetër shqiptare, më çoi deri tek kisha katolike në Prishtinë, dhe kjo e dyta më çoi deri tek kisha protestante, po ashtu në Prishtinë, për të kërkuar më shumë literaturë kishtare, religjioze dhe psikologjike.

    Krahasimet dhe burimet civilizuese

    Zbulimi i këtyre dy kishave në të menduarit tim zgjoi interesim lidhur me praktikimin e jetës së krishterë. Ndërkohë, u ndesha edhe me më shumë fakte të tjera, se: xhamia e madhe në Prishtinë, para 280 vjetëve kishte qenë kishë, madje në oborr të saj kishte qenë varri i Pjetër Bogdanit; se ndërtesa e teatrit kombëtar kishte qenë kishë; se një kishë tjetër ishte rrënuar në Prishtinë, dhe në vend të saj ishte ndërtuar një ndërtesë tjetër; se para Hotel Grandit në Prishtinë deri 37 vjetvëve kishte pasur edhe aty një kishë dhe ishte rrënuar; se kishte ende familje të shumta që në fshehtësi praktikonin fenë krishtere, kurse formalisht për opinion ishin myslimanë etj. Një gjë tjetër që vëreja ishte edhe krahasimi i ritualeve dhe jetës fetare ndërmjet kishës dhe xhamisë, ndërmjet priftit dhe hoxhës, ndërmjet Biblës dhe Kuranit, ndërmjet kulturës krishtere dhe islame, ndërmjet vendeve perëndimore dhe lindore. P.sh. derisa në meshë kam parë edhe të rinj, vajza dhe fëmijë, në xhami kryesisht shihja pleq. Edhe pse populli ynë me shumicë myslimane vëreja që ata më shumë i zinin besë priftit sesa hoxhës. Prifti fliste gjuhën shqipe, hoxha arabishten dhe herë-herë një shqipe shumë të varfër. Krahasimet janë tmerruese. Fillova që të lexoj librin “Rrethimi i Shkodrës” të Marin Barletit. Ndër të tjera atje shohim përshkrimin e bukurisë ( e veshur me lloj fustanelle, në të bardha dhe në të zeza, me flokë të gjata për shpine) dhe të trimërisë së gruas shqiptare, (shkel mbi kufomën e burrit të saj dhe hedh zjarr nga kështjella kundër armiqëve). Duke i lexuar këto përshkrime nga ky libër, në shtëpinë time, në mua krijoheshin dy parafytyrime. I pari, nëna shkodrane, e para 500 vjetëve, (e bukur, trimëreshë, atdhetare) dhe nëna ime, sot (me bukurinë e saj të mbuluar me petkat e urryera nga shkodranja, ndërsa atributi kryesor i personalitetit të saj ishte “të heshtësh”, “të lindësh”, “të shërbesh”). Nga historia jonë kombëtare mësova një mësim të madh se tek iliro-shqiptarët nuk ka ndonjë institucion më të vjetër sesa kisha e krishterë e cila ka një vazhdimësi 2000 vjeçare. Asgjë tek shqiptarët nuk ka më të vjetër sesa kisha e Krishtit, gjithë të tjerat ose janë më të reja ose janë ndryshuar. Dhe sot vetëm kishës së krishterë në mes shqiptarëve i ndodh që të jetë edhe vlerë themelore fetare dhe kombëtare.

    Krahasimet e vlerave shpirtërore: krishterimi dhe islamizmi

    Në atë kohë jo s’e kisha ndonjë formim teologjik mbi këto çështje, por unë duke u nisur nga kontaktet që kisha formuar me të krishterët, si dhe duke ditur çfarë është jeta islame, me kohë vëreja disa dallime të mëdha. Të krishterët, sidomos ata ungjillorë, këmbëngulnin në të jetuarit e shenjtë, në falje, në pendim, në dashuri, në emancipim të vazhdueshëm frymor, prej myslimanëve nuk kërkohet asnjëherë. Kur fillova qa ta lexojë Biblën, ndër të tjera hasa dhe në historinë tonë. Bibla përmendte Ilirinë, Dalmacinë, Apolloninë dhe Nikopojën, prandaj kjo më dukej më afër, përderisa Kurani, të cilin shumë më vështirë e kuptoja, më dukej shumë më i largët. Biblën e vëreja si një histori enciklopedike e dijës së shumë popujve, kurse Kuranin më tepër si një rezyme biblike jo e qartë arabe. Të bëhesh i krishterë kërkohej një kontakt apo një përjetim i Zotit, kurse si mysliman kjo pretendohej se trashëgohej qysh prej paralindjes. Kjo mendësi e trashëgimisë së besimit ose të religjionit është gabimi më serioz i doktrinës religjioze, pasi që kurrë nuk do të ketë rilindje frymore të besimtarëve. Ne kuptojmë se gjenet, pasuria, të mirat materiale kulturore trashëgohen, por jo edhe idetë, apo religjionet. Tek krishterimi unë gjeta një liri dhe tolerancë më të madhe, se sa tek islamizmi. Nuk ka ndonjë krahasim më të mirë të jetës dhe vepërs së Krishtit dhe Muhamedit për të kuptuar dallimet mes krishterimit dhe islamizmit. Jezusi e jep jetën e tij për ne mëkatarët që të shpëtojmë kurse Muhamedi i vret ata që nuk besojnë si ai. Jezusi i ringjall njerëzit kurse Muhamedi vret. Jezusi nuk ishte kurrë i martuar, e Muhamedi kishte 14 gra etj.

    Gjoni dhe feja jonë e vjetër

    Mbaja mend nga babai im dhe nga dëshmitarë të tjerë duke dëshmuar se ne dikur si familje, të ardhur para 170 vjetëve nga fushat e Leskocit, paraardhësit tonë kanë qenë të krishterë ortodoksë, dhe se Gjon ishte emri i paraardhësit tonë të fundit të krishterë i cili kishte kaluar në besimin mysliman. Qysh nga fëmijëria kisha një respekt dhe tingëllim të mahnitshëm për këtë emër. Stërgjyshi ynë ishte Gjoni, dhe prej tij e deri tej unë na ndanin vetëm 11 breza. Në vitin 1991, për herë të parë kisha në dorë Dhiatën e Re, dhe njëri nga ungjijt quhej “ungjilli i Gjonit”, dhe ky ishte një ungjill i cili në mënyrë themeltare më fliste Zoti. Para vitit 1990 jo vetëm në familjen tonë por në të gjitha të anës sonë festohej me një mënyrë Krishtlindja (populli e quan Bozici), pastaj Shën Gjergji, Shën Mitri etj.

    Besimi në Jezus Krishtin

    Ishte marsi i vitit 1992, kur unë përfundimisht ia dorëzova zemrën time Jezusit si Zotit dhe Shpëtimtarit tim. Zoti më kishte dhënë një vegim, dhe aty më thirriste që unë të bëhesha prift i tij (i ndarë për të, i veçuar prej tij, i dedikuar për të). Ky ishte një përjetim personal, dhe unë iu dorëzova kësaj thirrjeje hyjnore të Perëndisë. Unë kisha një përjetim personal të bekimeve të Zotit mbi mua. Jezusin e pranova në jetën time, duke qenë sundimtari dhe zotëruesi im. Bëra lutjen e shpëtimit dhe të pendimit prej mëktateve, dhe kjo ishte lutja ime e parë bërë Zotit plotësisht në gjuhën shqipe. Kisha një çlirim dhe një prekje shpitërore. Për ta zhvendosur besimin tek Krishti, askush tjetër nuk më detyroi. Në këtë vendim unë isha vetë i zoti. Krishti nuk kërkoi prej meje se duhet ta ndërroja emrin dhe mbiemrin tim, as të kisha njdonjë petk të veçantë, as ndonjë imixh të veçantë, as për ta spiritualizuar këtë besim, por thjesht që jeta ime ta kënaqte Zotin dhe që zemra ime të shortohej për të, e as që të bëhesha katolik apo ortodoks, por që të isha ndjekës i tij personal, dishepull i tij.

    Kundërshtitë e besimit tim protestant

    Besimin tim fillova që ta shfaq së pari në kishën protestante në Prishtinë, e pastaj edhe në familjen time, dhe tek rrethi im më gjërë. Gjithëkund korrja reagime të ashpra në emër të disa parollave të mëdha. Më parapara për cilindo njeri apo ideologji që flisja nuk kishte reagime të tilla, as për Budën, as për Konfuçin, as për Platonin, as për Muhamedin, Abrahamin, as për Marksin, as për Leninin etj., por për Krishtin, kishte një averzion të madh. Kështu kuptova që në fillim luftën frymore, dritën nga errësira. Bibla thotë që terri dhe djalli e kundërshton Krishtin, i cili vjen nga qielli, nga drita, kurse bota është gati që të marrë gjithçka që vjen nga vetvetja e saj. Kundërshtimet ishin, dhe vazhdojnë që të jenë edhe sot nga njerëz apo grupacione të ndryshme. Më kujtohet kur isha ftuar nga disa inspektorë serbë në bisedë informative lidhur me besimin dhe veprimtarinë time. Ata me ironizonin duke më thënë “ti je lind mysliman, dhe ashtu duhesh të vdisësh. Pse të intereson Krishti, ai është i yni, ju jeni me turq, me arabë. Dëgjoje atin tënd, dhe se krejt shqiptarët jeni myslimanë”. Policia serbe, disa herë më kishte marrë në pyetje dhe kishte kontrolluar banesën time, duke dyshuar se unë jam spiun i CIA-s, së bashku me të gjithë ungjillorët e Prishtinës. Madje në gazetën “Jedinstvo”, dhe “Politika”, po botohej në feton kundër nesh dhe lëvizjes ungjillore në Kosovë, kurse një “gazetar”, specialisht po për këtë temë shkroi një libër lidhur me ne, në dy vëllime, i quajtur “Ubij bliznog tvoga” . Po ashtu më kujtohet, ishte viti 1995, kur disa politikanë shqiptarë, të cilët kishin dëgjuar për këtë, më ftuan në bisedë, dhe ata ishin të bindur se ne vërtetë ishim bashkëpunëtorë të CIA-s. Unë po u sqaroja se nuk është ashtu, ndërsa njëri prej tyre më thoshte “dashtë Zoti që të jeni, pse jo, dhe s’keni nevojë që të na tregoni”. Shumë të tjerë, nga shqiptarët, më thonin se ne kemi lidhje me shkiet. Katolikët na quanin si “laramana”, dhe se ne s’mund të ishim të krishterë pasi që nuk kishim lindur të tillë. Disa nga shokët e mi më quanin për të çmendur sepse po merresha me fe, me gjëra të kota. Intelektualët na quanin sektë, disa të tjerë se besimin e kam ndërruar për të holla. Ishte viti 1996, kur më thirri në hoxhë i rëndësishëm i Prishtinës në bisedë, dhe ai kërkonte prej meje botërisht që ta mohoj këtë besim, sepse sipas tij shumë veta myslimanë do ta marrin këtë besim. Në vitin 1998 Krishtin pranoi edhe babai im ashtu sikur edhe shumë anëtarë të tjerë të familjes sime. Jezusi ka paralajmëruar se për shkak të tij do të kemi persukutime dhe përjashtime. Unë jam i kënaqur dhe me paqe dhe me besim të sigurtë dhe aktiv duke përmbushur dy porositë e mëdha të Zotit Krisht: Duajeni Perëndinë me gjithë qenien tënde dhe duaje të afërmin tënd si vetveten si dhe të përhapim mbretërinë e Perëndisë tek çdo njeri. Edhe për kundërshtimet ndaj besimit duhet falënderuar Perëndia. Çfarë besimi do të ishte ai në qoftë se nuk do të kishte sprova të ndryshme.

    Zoti ju bekoftë!

    P.S. Femi Cakolli është pastor i Kishës Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”, në Prishtinë.

    femi_cakolli(at)yahoo.com

    Dëshmi të tjera besimi
    Përgjigje Islamit Faqja kryesore
    © Përgjigjie Islamit 2008. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    Marre nag site:
    http://www.answering-islam.org/shqip...i/deshmi7.html
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    faleminderit Matrix, me dhe kenaqesi me kete shkrim.I lumte ketij djaloshi, do te mbetet i pa harruar ne breznin pasardhese te familjes se tij, si njeriu trim dhe i ditur qe u perballe me tabute shekullore. Sa i lumtur do te isha sikur dhe une te isha musliman dhe te me jepej ky rast i perballjes me veshtiresine deri ne tabu, me te pa arritshmen.Do ta beja me aq pasion sikur dhe jeten te ma kercenonin.Kesaj i thone te duash popullin tend, kesaj i thone nder, pasi i perkushtohesh atij.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  6. #26
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Jezusi më do dhe më udhëzon

    Shkruan: Besim Kryeziu


    Unë jam Besimi. Vij nga prapavija myslimane. Familja ime ishte e gjere dhe me shumë fëmije. Me nënën, motrat dhe vëllanë kishim ndërtuar një marrëdhënie mirëbesimi dhe sinqeriteti, ndërsa me babanë ishim më të largët dhe ja kishim frikën. Mësimet për islamin i kam marrë nga hoxha i lagjes qysh si fëmijë. Falesha herë në xhami, herë në shtëpi dhe agjëroja me gëzim. Me pëlqenin pamasë historitë e pejgambereve.

    Deri ne moshën 17 vjeçare përpiqesha të isha fëmijë shembull. Më vonë fillova të isha më i thellë në mendime rreth Perëndisë, jetës, qëllimit të jetës time, identitetit tim, jetës pas vdekjes, etj.

    Ju përkushtova edhe me shume faljes së namazit dhe përpiqesha të isha më i devotshëm për të gjetur përgjigjet. Nuk e di pse por gjatë kësaj kohe fillova të krahasoj veten me personat që i kisha përreth. Askush nuk falej, pos gjyshit tim. Prej bashkëmoshatareve te mi shumë pak agjëronin. Mu dukë vetja ma i pëlqyeshëm te Zoti dhe ma i drejt. Fillova të jem gjykues ndaj tyre, edhe pse nuk ishte ne karakterin tim. Ndjeja zbrazëti dhe mungesë për diçka, e nuk e dija për çka?! Frika për ditën e gjykimit sa vinte e rritej.

    Dalëngadalë fillova të kuptoj mungesën dhe zhgënjimin që kishte lëshuar rrënjë tek unë. Doja të isha i sinqertë me veten dhe me Zotin. All-llahu kishte dhënë udhëzim dhe nga një distancë e madhe priste që unë ta zbatoja, përndryshe do të më dënonte. Kjo më ngjasonte me raportin që kisha me babanë tim. Nuk e dija nëse më donte babai për shkak të distancës që mbante dhe sa herë që bëja gjëra të mira doja të afrohej ndaj meje. Unë e doja dhe vazhdoj ta dua dhe shpesh herë suksesin tim ja dedikoja atij. Por ajo distancë e tij po më mbyste! Tani si i rritur e kuptoj se edhe ai nuk kishte pasur një afërsi me babanë e tij. Si rrjedhojë, kisha marr një vendim të heshtur në zemër se nuk dua një jetë me një raport të tillë ku gjithçka që bëj të jetë ‘në më do apo s’më do’. Distancën nuk mund ta kapërdija!

    Ndërsa zhgënjimi në imazhin e Allahut ka qenë, se nuk kam parë një marrëdhënie dashurie. Një marrëdhënie të tillë kam pasur me nënën time, e cila edhe pse më ka rrahur ndoshta më shumë se babai, kur nuk e kam vënë në dyshim dashurinë e saj. E kam ndier afërsinë e saj.

    Dy vitet e fundit të shkollës së mesme rashë shumë nga suksesi, fillova të pi duhan, të dëgjoj shumë muzikë dhe të merresha me sport. Kërkoja diçka por nuk e dija se çka!

    Një ditë dëgjova disa të rinj duke kënduar dhe refreni që më morri vëmendjen thoshte: ‘Gëzohuni o ju, se Krishti jeton dhe lum ai që atij i beson’. Këta djem nuk ishin katolik dhe unë e dija se ishin nga familje myslimane. Në fillim mendova se ishin injorant dhe ndoshta kishin mësuar këtë këngë nga ndonjë shokë i tyre katolik. Ju afrova dhe i pyeta nëse e dinin se ç’këngë këndonin?!

    Po e dimë, - mu përgjigj njëri, - Jezusi është Shpëtimtari dhe Zoti ynë. O Zot, mendova, këta qenkam më shumë se injorant! U përpoqa t’i bind se Jezusi është vetëm një pejgamber – as më shumë, e as më pak. Ndoshta çdo ditë për një a dy javë debatonim. Unë kisha një bindje se feja islame është më e përsosur, më e pastër dhe më e pranueshme te Allahu, në krahasim me fetë e tjera. Shpejt e kuptova se ata nuk flisnin as nuk e mbronin ndonjë fe, por flisnin për personin Jezus. Për kureshtje, një ditë shkova në një mbledhim të tyre ku kishin studim Bible. Në fillim kënduan disa këngë, ku unë mezi mbaja të qeshurën kur dëgjoja njërin prej tyre që nuk kishte as zë të mirë, as vesh për muzikë. Në fund diskutuam miqësish dhe nga ai studim i disa mësimeve të Jezusit nuk kisha vërejtje. Ju kërkova një Bibël falas dhe ata më dhanë Dhiatën e Re së bashku me Psalmet dhe Fjalët e Urta.

    Fillova të lexoj Dhiatën e Re dhe kuptova se kisha të bëj me personin Jezus. Zemra më dukej se më tradhtonte ngase filloi të kishte një admirim për Jezusin, ndërsa pas leximit fillonte lufta në mendjen time. Mos po bëjë mëkat, mos po merrem me gjëra që nuk i kuptoj. Kisha dyshime. Huti. Frik. Kur i kthehesha leximit të Dhiatës së Re, gjithë ai ankth zhdukej, më dukej se Jezusi ishte aty dhe më fliste. Ndieja një prani të tij dhe nuk doja të shkoqesha nga ajo prani paqeje. Unë gjithmonë kisha menduar se unë dhe të gjithë njerëzit duhet të shkojmë te Zoti duke u përpjekur, por Jezusi thoshte ndryshe: “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe e hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.” (Zbulesa 3:20)

    Zemra ime u ngroh kur kuptova se Zoti ishte person i dashur dhe i afërt. Pranova para tij se isha mëkatar dhe e luta të më fal dhe të hyjë në jetën time. Kisha një siguri në zemër se mund t’i besoja me gjithë zemër dhe e dija se ai më kishte falur dhe kishte hyrë në jetën time. Nuk kisha më atë zbrazëti në vete dhe frikë nga dita e gjykimit. Më dukej se kisha hyrë në një botë të re. Qëllim në jetë mu bë si të reflektoja dashurinë e Jezusit te të tjerët. Fillova të flas haptas për Jezusin me të tjerët. Nuk kaloi shumë kohë dhe fillova të kuptoj se nuk ishte e lehtë të ndiqje Jezusin. Njëherë mu dashtë të ballafaqohesha me frikën që kisha ndaj babait tim dhe ta kundërshtoja kur ai kërkoi që ta qoj në shtëpi një gjë që kishte vjedhur në punë. Njëherë tjetër Jezusi kërkoi ta falja një shokë që më kishte xhelozuar dhe kërcënuar me vite. Dashuria dhe falja që Jezusi kishte treguar për mua më dhanë forcë për ta falur dhe tani jemi shokë të mirë. Kur shumë të afërm dhe shokë të mi ma ndaluan të shkoja në shtëpitë e tyre ose të shoqëroheshin me mua, unë lutesha për ata dhe i bekoja. Duke i bërë këto gjëra për shkak të dashurisë që kisha për Jezusin, fillova të kuptoj se Ai po më çlironte nga urrejtja, frika, zemërimi. Inati ka qenë shumë më i fortë se unë dhe thjeshtë nuk kam mundur t’i bëj ballë. Them se tani e ka humbur pushtetin që kishte te unë, ngase i kam dhënë kontrollin e jetës time Jezusit. Disa herë jam ngritur mbi lëndimet që më kanë shkaktuar më të afërmit dhe i kam falur, nuk ju kam marr inatin. Jezusi në një vend thotë: ‘Ai që vjen te unë, është një krijesë e re’.

    Sa herë që ndodhem në situata të vështira, e di që Jezusi është Kështjella e zemrës sime dhe më do pavarësisht.

    Prandaj mund të them me gjithë zemër fjalët e Jezusit: “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin Ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezus Mesinë që ti ke dërguar” (Gjoni 17:3)

    Jini të lirë të më kontaktoni me pyetjet tuaja në: besimkryeziu(at)gmail.com



    --------------------------------------------------------------------------------
    Dëshmi të tjera besimi
    Përgjigje Islamit Faqja kryesore
    --------------------------------------------------------------------------------


    © Përgjigjie Islamit 2008. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    marre nga site
    http://www.answering-islam.org/shqip...i/deshmi6.html
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #27
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Te dy keta pastor (Femi Cakolli dhe Besim Kryeziu) i njohe personalisht dhe jane burra te urte ne Zotin. Zoti ka bere nje pune te mire ne jetet e tyre, dhe sot permes tyre po bene tek te tjeret!
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  8. #28

    Faleminderit Shumm

    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Jeton, Zoti të bekoftë. Shumë prekëse historia jote!
    Faleminderit , Zoti te bekofte edhe ty.!!!

  9. #29
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Por ne jemi te shpetuar me ane te hirit permes besimit .......

    Vij nga nje familje me tradite Ortodokse. Im ate eshte lindur ne Kolonje dhe ai vjen nga familje e tradites kristiane Ortodoke. Kur kam qen i vogel i ndiqja prinderit e mi shpesh kur shkonin ne kishe , madje me kane mesuar te puth ikonat , doren e priftit , rrobet e priftit dhe te bej lutjen shembullore.

    Une nuk dija asgje per Jezusin as per besimin e krishtere pervecse keto qe sapo permenda me lart. ne ate kohe kam qene 7 ose 8 vjec.

    ne moshen 8 vjec jam pagezuar ne uje nga prifti i kishes ne Berat dhe madje edhe familja ima u pagezuan te gjithe ne shtepi. Jam pagezuar me uje ne nje govate por prifti vetem sa me sperkati me disa pikla uji.

    Une as nuk e kuptoja ne fakt pse po pagezohesha , di vetem qe me kishin thene te pagezohesha.

    Lutjen shembullore e beja perdite .... Ati yne qe je ne qiell,,,,,, na jep buken e perditeshme........ o Shen mari........O shen Pjeter....... O shen e premte.....etj.


    ne fakt prinderit e mi nuk eshte se ishin shume fetar por ata ishin me shume respektues te fese edhe pse shkonim per cdo te djele ne kishe .

    Madje me pagezimin kemi edhe nje Nune te cilen ne fakt e respektoj akoma sepse eshte njeri me shume besim tek Krishti dhe kulture kristiane.

    Por une nuk e kuptoja fare idene e kishes , dhe ne fakt as nuk me mesonte askush.

    Me vone ne familjen time kemi pasur nje fatkeqesi. Une kam pasur tre motra por motra me e madhe ka pesuar nje aksident me makine dhe ajo nuk ka mundur te shpetoje. Ky aksident ka qene shume i dhimbshem sidomos per prinderit e mi .
    Akoma kur ata e kjtojne sot ate ndodhi te vitit 1992 ata perloten. Une dhe dy motrat e mia te tjera jemi perpjekur qe te jen te lire dhe te cliruar nga dhimbja qe ata te mos jen me te hidheruar.

    Aresyeja pse e ndaj kete pjese te familjes time eshte se pikerisht ajo moter mbante ne sirtarin e saj nje liber zemra e njeriut dhe nje bibel dhjata e re e vogel ngjyre e kalter. Motra ime e dyte e ka pasur lexuar fshehurazi nga ajo ne fakt sepse ne ate kohe ne 1990 nuk njiheshi libra te tille me shumice.

    Motra ime e dyte ishte duke u pergatitur per te ardhmen. ne 1993 ne Berat eshte filluar te degjohej per disa takime ne pallatin e kultures atje ku organizuesi ishte Pastor Paulini. Motrat e mia te dyja me moren me vehte dhe une kam shkuar dhe atje per here te pare degjoje kenge kristiane isha femije i moshes ndoshta 9 vjec

    Aty kam marre prej pastor Paulinit nje bibel per femije ngjyre blu dhe e lexoja cdo dite , me pelqenin shume historite sidomos historia e Danielit ne gropen e luaneve.

    Me vone ne pallatin tone kane ardhur nje grup nga tirana dhe ata formuan nje kishe shtepi aty . Pastori ishte zvicerian. Aty motrat emia pranuan krishtin dhe u ben besimtare.Ato me merrnin edhe mua ne lutjet e tyre se bashku dhe une kam mesuar te lutem me to madje pa qene akoma i shpetuar. Por kur lutesha une imitoja motrat e mia dhe ne lutje shpesh shprehesha -Zoti Jezus faleminderit qe vdiqe per mua ne kryqin e golgotas dhe derdhe gjakun tend per mekatet e mia .
    Shpesh kjo ishte e vetmja lutje qe beja.

    Por duke u rritur kam mesuar gjera te tjera . ne moshen 10 vjec ose 9 nuk me kujtohet lexoja nje liber qe quhej rruga e shtegtarit i cili me ndihmoi te njoh jeten e vertete kristiane. pastaj lexoja edhe libra te tille si lufta shpirterore, zemra e njeriut etj.

    Nje here pashe nje enderr : Sikur motrat e mia ndodhehsin ne ballkon dhe ato po kendonin dhe une po afrohesha per te degjuar se c'po kendonin . Ato po kendonin nje kenge qe une e kisha degjuar tek kisha shtepi. Kenga ka kete rrefren:- Atje lart mbi re , atje lart mbi re , do te kem nje banese shume te mire shume te mire , atje lart mbi re.
    Dhe kur dola ne ballkon per te pare se c'behej ! Dhe vura re se motrat e mia nuk po shikonin fare nga une por drejt qiellit . Dhe une pashe drejt qiellit dhe shikoj nje pike te kuqe e cila sa vinte edh behej edhe me e madhe deri sa ne fund kur erdhi shume afer ishte Jezusi qe shikonte drejt meje me sy te zjarrte. Vura re motrat e mia, ato ishin duke u ngritur ne qiell dhe po shkonin drejt Tij por vura re rreth e qark meje dhe ja njerez qe vraponin dhe donin te fshiheshin nga Ai qe kishte sy prej zjarri. Por vura re tek vetja dhe une nuk mund te ngrihesha dot lart ne qiell , madje nje humnere e madhe ishte duke u kapur aty ne kembet e mia , doja te shkoja edhe une lart por nuk mundesha dhe kur ngrita syte larte Jezusi po me shikonte me syte e Tij te zjarrte. Atehere u frikesova shume dhe me doli endrra.


    Kam lexuar shpesh nga libri i zbuleses , iha i vogel 9 vjec dhe ne nje fare menyre e kuptoja kuptimin e endrres. Ishte nje paralajmerim ndaj meje qe duej te besoja tek jezusi dhe te shpetohesha sepse zemerimi i Zotit eshte duke ardhur dhe dita e gjykimit ishte shume afer. Te them te drejten gjithe jeten time kam jetuar me kete mendim , se dita e Zotit eshte shume afer.

    Pas asaj endrre kam marre biblen dhe kam lexuar ne lidhje me kohet e fundit tek zbulesa edhe pse nuk isha teolog e kuptoja se behej fjale se Jezusi ishte shume afer dhe kur te vinte do te merrte besimtaret por jobesimtaret do te shkonin ne ferr.

    Por doja te dija se si te shpetoja nga ferri! kam lexuar nje broshure te vogel e cila me ka ndihmuar shume te mesoj rreth shpetimit ''Pasqyra e jetes tende''
    Aty kuptova se une nuk kisha ndonje ndryshim te madh me ate njeriun e pamend dhe fare mire edhe une mund te perfundoja ne ferr.
    Ishte dicka e frikeshme por qe me beri te mendoj mire per kete pune.
    Pasi e lexova krejt ate literature i thash Zotit Jezus :- Zoti Jezus une e di qe jam mekatar dhe te kam merzitur shume here aty i kam permendur te gjitha mekatet qe mund te beje nje femije 9 vjecar dhe i kam thene akoma:- te lutem mi fal te gjitha keto mekate , une pendohem per keto mekate dhe dua qe ti te vish ne zemren time dhe ta pastrosh ate me gjakune tend dhe te me japesh nje zemer te re . Eja hy ne zemren time dhe behu shpetimtari im , une besoj se vidqe per mekatet e mia dhe u ringjalle perseri dhe , une besoj se nese ti rrefej mekatet ti mi fal prandaj une te falenderoj se ti me fal mua sot dhe me ben birin tend.

    Pas atij casti zemra ime vertet ndryshoi dhe perjetova nje dashuri te madhe dhe nje gezim te madh qe me pershkoi krejt zemren time. Atehere kam kenduar nje knge : - Mekati ime eshte tashme i vetmuar i shlyer i harruar , mekati im eshte tashme i vetmuar oh sa shume jam i gezuar, Zoti im eshte jezus Krishti , gjaku i Tij zemren time e pastron .......

    une isha shpetuar tashme.
    Por motrat e mia nuk e dinin dhe ne fakt nuk e kuptoni interesimin tim pse e lexoja une rrugen e shteftarit . Une elexoja qe te mesoja se si te veproja ne jeten time dhe ne fakt kam mesuar shume per qendrueshmerine ekrishtere por motrat emia kujtonin se e lexoja si liber me histori per femije.

    prandaj ato me thonin qe te konvetohesha. Une nuk e kuptoja kete shprehej dhe thosha ok. Por ato e kishin fjalen qe te shpetohesha, por une tashme isha i shpetuar.

    ne familjen time ka pasur shume persekutim nga prinderit e mi ndaj motrave te mia: si nderprerje te ushqimit, lidhjeme tel qe te mos leviznin per te shkuar ne kishe , kercenime qe do ti nxirrnin jashte nga shtepia etj.Por prinderit e mi e benin kete vetem si kercenim qe ato te hiqnin dore nga feja se ne fakt nuk e kishin ate tip qe ti nxirrnin jashte me verte.
    Une isha i vogel dhe kisha frike dhe nuk beja dot asgje.
    Por i kam ndihmuar motrat e mia gjithmone ne fshehtesi. Psh kur ishim ne kishe , prinderit me pyesnin mua se ku ishim dhe une u thoja se kishim dale xhiro.

    Atehere prinderit e mia vendosen qe te vinim ne Tirane. Ne Tirane kisha ishte edhe me godine. Keshtu shkonim perseri fshehurazi ne kete kishe . Kisha Lajmi i Mire ne 21-dhjetori. Por shpesh motrat emia nuk kishin lek per autobuza. Une isha 11 vjec tashme dhe nje menyre se si i ndihmoja motrat ishte duke u dhene atyre leket qe prinderit mi jepnin mua per te blere cokollata . keshtu ato kishin lek mjaftueshem per te paguar bileten eautobuzit dhe per tu kthyer.
    pasi shtepine ekemi pasur larg nga 21 dhjetori.
    Une shkoja shpesh ne ate kishe.
    Motrat e mia me thonin here pas here qe te konvetohesha por une i thosha dakort sepse nuk kuptoja snje doktrine as edhe nje gje di vetem qe kam qene i shpetuar.

    Madje ne ate kohe kam filluar te ungjillizoj edhe ne menyre si te isha i rritur , kjo per atehere nuk kishte shume kuptim por tani e kuptoj se si Zoti ka vepruar ne jeten time. Une ftova nje here nje shok ne kishe ai ishte nje shok i lagjes por ishte cun i urte , ai erdhi dhe kemi degjuar predikimin , ai ishte nje vit me i vogel se une. ne fund te takimit une e pyeta se si ju duk , dhe ai me tha qe e pelqeu shume , atehere une i thash qe te vinte perseri dhe te besonte tek Jezusi, ai tha dakort.
    Ai ishte nje nga shoket e mi me te ngushte. Ne fakt ai beri nje lutje shpetimi , por tani qe jam i ritur nuke kam takuar dhe nuke di se c'beet me te por do te kisha deshire ta takoja.

    Vitet kalonin dhe ne lagjen e re ne Tirane edhe motrat ehe une ungjllizonim te tjeret. Por kishte nje probelm tani tek une.
    Une fillova te shoqerohem shume dhe kisha shume shok dhe luanim shume dhe fillova te rend shume pas lojerave duke e lene menjane besimin dhe lutjen dhe shkuarjen ne kishe.
    Plus qe edhe shoqeria ne Tirane ishte shume ndryhe nga ajo ne Berat dhe kam filluar te shkoj pas shoqerise.
    deri ne moshen 15 vjec kam qene shume i zene me aktivitete shoqerore duke lene menjane besimin.
    Ne moshen 16 kam filluar te kthehem perseri tek Zoti dhe madje kam filluar te lexoj biblen dhajta e re. Ka qene hera e pare qe i kam leuar te gjithe ungjijte.
    Sa me shume lexoja aq me shume mendja ime ishte e qete dhe kisha paqe, por nga ana tjeter kisha shume tundim qe te lija biblen pa lexuar dhe te shikoja filma me vandamin. Ishte nje deshire e moshes.
    ne moshen 16 vjec kam bere nje te ashtuquajtur konvertim sepse motrat emia me thonin. Une mendova c'te ejte ky konvertii? Dhe kur fola me pastorin ai me dha librin e zemres se njeriut per ta lexuar. Kur vjata te beja konvertimin nuk eshte se ndihesha shume i lirshem. Por kur e beme ishte nje rrefim mekatesh dhe pendese si dhe pastori kishte vene duart mbi mua dhe u lut per mua.
    Une nuk ndjeva asgje madje nuk ndihesha rehat. Por kur dola nga dhoma , motrat e mia filluan te me therisnin vella Albani. Tani e kuptoj se akoma ato nuk e kishin kuptuar se une isha shpetuar qe ne Berat dhe konvertimi ishte lutje e shpetimit dhe ato donin te shpetohesha une , por nderkohe qe une isha i shpetuar. Por ato nuk e dinin se c'kishte ndodhur me jeten time kur une i lutesha Zotit vetem ne dhomen time.
    Ndoshta ato mendoni se nje femije 9 vjec nuk mund te shpetohej.
    Gjithsesi , deri ne moshen 17 vjec kam ecur mire , per shkak se prinderit e mi e moren vesh qe shkonim fshehurazi ne kete kishe ata na ndaluan dhe madje takuan edhe pastorin atje dhe keshtu na ndaluan te shkonim.
    Per kete aresye na u desh te gjejme nje kish tjeter. Ne lagjen tona kishte nje kishe baptiste dhe aty filluam te shkonim , por edhe aty nuk na lane.

    Jam rritur dhe sa me shume qe rritesha aq me shume i largohesha perendise.
    Deri ne moshen 19 vjec nuk kam shkuar asnjehere ne lutje per te kerkuar Zotin.
    MAdje mund te them se as nuk interesohesha me per Zotin Jezus.
    Ne fakt ne ato kohe motrat e mia gjeten nje kishe tjeter Kisha Nderkombetare. Dhe une kam qene ndonjehere atje.
    Aty prinderit na lane sepse ishte kishe amerikanesh dhe amerikanet ndihmonin.
    Gjithsesi asnjehere nuk e kam pare kishen si dicka per t perfituar.
    Kur kam shkuar ne kishe kam shkuar vetem seriozish , perndryshe nuk do te shkoja fare.

    nga mosha 18 deri ne moshen 20 vjec kam qene totalisht larg Perendise. Motrat e mia me ftoni perseri qe te vija tek Zoti por une i kam mbylluar veshet.
    Madje i kam then Zotit se edhe sikur te me conte ne ferr nuk me behej vone por se doja te jetoja jeten time.
    Jetoja vetem ne mekat. isha shume i keq me cdo njeri edhe me shoket e mi madje . Gjate kesaj kohe Fryma e Shenjte gjithmone me kujtonte qe te kthehesha tek Jezusi. Por une nuk ja vija veshin. Mund te them madje qe kam pare filma me Islamin dhe me pelqenin dhe madje thosha me vehte se edhe ata e kane nje Zot.
    Shiko deri ku arrita !
    Me vjen turp qe kam lejuar te me ndodhin keto gjera , por kane ndodhur eshte e vertete.

    Shpesh me kujtone Fryma e Shenjte qe ashtu si tek zemra e njeriut ai njeri qe kishte qene dikur besimtar kishte lejuar qe te hynte erresira brenda tij keshtu isha edhe une , ne fillim kisha nxjerre nje kembe jashte ne bote dhe pastaj kisha zgjedhur te futesha me te dyja kembet ne bote. Deri sa ashtu sic thote vargu se kur fryma e keqe del nga nje zemer ai shkon te sillet verdalle dhe merzitet merr edhe 7 frymera edhe me te keqij se vetja dhe hujne perseri ne nje shtepi e cila ishte e zbukuruar mire me pare. Une isha shpetuar ne moshen 9 vjec por ne moshen 13 deri 18 jetoja si me nje kembe ne bote dhe me nje kembe ne bibel. Pastaj ne moshen 18 kam qene krejt ne bote

    E falenderoj Perendine qe nuk hoqi kurre dore nga une edhe pse une e mohova Jezusin. Perseri Fryma e Shenjte me sillte ne mendje qe te kthehesha dhe te vija tek Ai .

    Por une u bera edhe me i pabindur. Me terhiqnin vetem gjerat e bots. Nu dua ti permend sepse nuk kane asnje vlere qe ti permend gjerat qe beja dhe me terhiqnin. Ne vitin 2004 Fryma e Zotit po punonte me shume tek une. Jeta ime po behej dhe me e merzitshme , une nuk shikoja asgje te ishte ne rregull ne jeten time , ne universitet nuk mesoja fare madje isha gati duke ngelur edhe ne vitin e pare sapo isha futur. ne familje nuk shkonte asgje mire. Motrat e mia ishin larguar edhe ato nga besimi dhe njera ishte martuar dhe tjetra punonte . Por njera prej tyre ishte rizgjuar dhe lutej per mua. E kuptoja se Zoti po me therriste perseri. Rruges me dilnin ungjilltare , ne zemer e ndjeja thirjen e frymes pendohu dhe eja, jeta ime ishte bere lemsh , madje me pushuan edhe nga puna, madje njehere u zura me ne shok dhe dhe kam ngrene edhe nje grusht ne mjeker aq sa mu thye krenaria ime e njeriut te forte dhe te zgjuar.

    Ne keto caste kur edhe ne familjen time gjerat nuk po shkoni sic duhej , isha 20 vjec dhe doja te shikoja prinderit e mi te ishin bashke , por me dukej sikur ata do nga dita ne dite sikur do te benin me te keqen do te ndaheshin. Nuk shkooni mire fare me njeri tjetrin. isha shume i merzitur. mendoja shume gjera negative per jeten time.
    Ne fakt mund te them se edhe rash ne nje forme depresioni qe as vet nuk e kuptoja se ishte depresion. Nuk kisha shum miq dhe as nuk kisha shume aktivitete shoqerore ne ate kohe , ne shkolle isha shume keq vetem 2 lende kisha marre fiskulturen, anglishten dhe kimine. Te tjerat te gjithe i lash per vjeshte. Nje dite isha duke pare nje film 'Noeu' Dhe kuptova serish qe ditet e fundit ishin shume afer. Dhe cdo gje nuk kishte asnje rendesi sepse cdo gje do te kalonte por Zoti do te merrte te vetet.
    Kam kuptuar se jeta ime kishte qene e pavlere dhe po shkonte cdo gje keq e me keq. Kam kuptuar se Zoti po me ofronte perseri nje dashuri qe te me shpetonte dhe te me ndryshonte.
    Ka qene 22 korrik i vitit 2004 kur iu dorezova serish shpetimtarit dhe i thash te me falte per cdo gje dhe doja qe ta ndiqja Ate gjate gjithe jetes time deri ne vdekje.
    Kam perjetuar perseri paqen dhe Krishti hyri serish ne zemren time qe kishte qene bosh , madje kam qare se kuptova se perseri Zoti me donte akoma.

    Kam filluar te ushqeje veten me kenge te krishtera me fjalet e bibles dhe kam filluar te lexoje libra te krishtere qe te rritesha. kam filluar te degjoj radion dhe duke e degjuar ne fakt kam mesuar shume gjera i jam falenderues Zotit per emisionet e krishtera ne radio .
    Kam filluar te lexoj biblen shume sidomos libra te krishtere qe t dija si te ungjllizoja.

    Por po mendoja qe te mos shkoja ne kishe , nderkohe nje predikim ne radio po me nxiste te shkoja . Dhe mendova te shkoj tek kisha tek 21 dhjetori ku ma pas shkuar. Aty u mesova ca me kulturen kristiane te asaj kishe. Femrat duej te vinin ne koke nje shami kurse burrat duehj te visheshin mire dhe bukur me kostume. Te gjithe rriinim ulur kur kendonim.

    Ne tetor nga fundi i tetorit fillova te kerkoje ne lutje per pagezimin me Frymen e Shenjte. Isha rritur ne nje mjedis ku besimtaret luteshin ne gjuhe te reja. Motrat e mia lutshin ne gjuhe te reja , une i degjoje kur isha i vogel dhe kisha frike se mos blasfemoja prandaj mbyllja veshet. Por gjithsesi tani qe isha 20 vjec po i kekroja vete. Po i kekroja Zotit me gjithe zemer. Madje nje here duke u lutur ne shpirtin dhe zemren time erdhi nje gezim i thelle dhe i forte qe me bente te gezohesha dhe te qeshja nga gezimi. nuk e kuptoja pse qeshja ne aspektin intelektual por e dija se dicka brenda meje me jepte gezim dhe me kishte cliruar nga cdo shqetesim qe mund te kisha ne koken time . Dhe nga ky gezim i madh me vinte te falenderoja Perendine, isha i qete dhe nuk me tembte asgje.

    Por kjo nuk ishte pagezimi me Frymen e Shenjte. Por fryma e Shenjte po me jepte gezim, po me mbushte me gezim.

    Ne ate kohe kam pare nje enderr : sikur isha ne nje salle te madhe ku kishte shume shume njerez dhe nderkohe qe nisa te ec mes permes tyre ata me hapen rugen dhe te gjithe ishin duke folur ne gjuhe te reja dhe une u futa ne mes te atij korridori njerezish dhe sa me shume qe futesha aq me shume fillova te flas ne gjuhe te reja. , pastaj me doli endrra.

    Pas nje jave mesova qe ne universitetin tim kishte edhe te krishtere te tjere. Dhe nje prej tyre me ftoi te shkoja ne nje konference besimtaresh tek muzeu kombetar. Mqns ishte konference besimtaresh me pelqeu shume te shkoj dhe vajta.
    Kur vajta c'te shihja! te gjithe flisnin ne gjuhe t reja dhe hidheshin perpjete duke adhuruar Zotin me ze te larte , gjera te cilat nuk benin pjese ne kulturen time kristiane dhe per kete aresye une i gjykova ne zemren time duke thene Zotit:- Zot a jane te krihtere keta?! Por ne ate moment ndjeva qe mendova keq , kuptova qe i gjykova sepse nuk ishin si une dhe per kete u pendova dhe i thash Zotit me fal.
    Pastaj pash qe ata ishin shume te lire ose te lirshem ne sjelljen e tyre kurse une isha pak i ngurte ne anen e jashtme . Zemra me thoshte qe te isha i lirshem por nuk isha mesuar ashtu dhe me vinte turp te isha i lirshem sepse isha mesuar te rrija vetem ulur dhe serioz.
    Megithate Zoti me ndryshoi n kete pike. Ajo konference ka qene shume bekim per mua kam marre q shume ndricim saqe as per 20 vjet nuk i kisha marre . Vetem jam inkurjuar dhe ndertuar shume ne besim. Ne fund te konferences pastori qe po predikonte , foli per ardhjen e dyte te Jezusit dhe se kjo ishte shume ehspejte.
    Prandaj ai ftoi nese dikush donte te shpetohej. Askush nuk e ngriti doren . Pastaj ai beri tjhirrje se nese dikush donte te pagezohej me Frymen e Shenjte. Kur e tha kete menjehere jam ngritur dhe nga fundi i salles qe isha shkova ne filim dhe me nxitim dhe besim qe do te merrja dhuraten e Frymes e Shenjte. Kur kemi filluar te lutemi ishte nje pastor Shqipetar qe kishte vene duart mbi mua dhe kudo qe ai kishte vene duart -psh mbi koke mbi supe ndjeja nje paqe te ,madhe.
    Une po kekroja Zotin me gjithe zemer dhe me gjithe shpirt dhe po therisja me ze te larte :- eja Fryme e Shjenjte dhe me pushto, te dua ty Jezus- gjithe kohes .
    Kam perjetuar nje ere te lehte te fresket tek kembet por ishte si nje fllad. Dhe kam perjetuar nje zjarr te forte tek duart e mia dhe nje gezim i madh me mbushi te perbrendshmet e mia , krejt rreth e qark barkut tim dhe trupit tim ndjeja nje prani te mrekullueshme gezimi dhe kam qene duke qeshur me gezim te madh dhe lot ne sy . Por mendja ime ishte kaq e paster ne ate moment. Pastaj ne zemer kam ndjere nje dicka sikur doli prej aty dicka e embel sikur me ngacmoi zemren dhe doli prej aty si me shperthim dhe po levizte drejt kraharorit dhe erdhi drejt buzeve te mia dhe ne gjuhen time dhe ne ate moment nje lume i madh gjuhesh te reja ishin duke dale nga goja ime , ato fjale dlnin ne menyre shume te rrjedhshme dhe nuk pushonin . Po perjetoje nje fuqi te brendshme qe se kisha perjetuar asnjehere.
    me perpara kisha frike te ndaja ungjllin me njerezit e tjere rruges vetem me shoket e ngushta mund ta ndaja edhe me ata kish nje fare ndroje se mos nuk do te dilte mire dhe nuk dija se cte flisja .
    Por tamni qe isha ne kete prezence te mrekullueshme kisha aq fuqi shpirterore saqe isha gati te shkoja te predikoja ungjillin kudo qe te shkoja , dhe kushdo qe te me dilte para mund ti predikoja pa frike fare dhe me dashuri
    Mendja ime nuk mendonte me asnje gje te keqe , asnje tundim nuk po me vinte ne mendje , dhe kjo me cudiste edhe me shume sepse mendja ime gjithmone sulmohej nga tundime te ndryshme, por tani asnje lloj tundimi , vetem gezim dashuri paqe dhe fuqi per te predikuar.

    Gjithe rruges kam ecur duke folur ne gjuhe te reja , shkova tek shtepia e motres dhe i tregova per kete eksperience , ajo u gezua shume dhe mori edhe me shume zjarr per ecjen e saj me Jezusin.
    Isha pagezuar me Frymen e Shenjte , Zoti i ishte pergjigjur lutjes time me ate enderr dhe tani ne realitet. Ajo ender u realizua.
    qe atehere nuk isha me i njejti .
    Te gjithe shikoni ndryshim tek une , madjhe fillova te predikoj ungjllin menjerehere ne shkoll me shoket e klases dhe me tutje .

    Vajta ne kishe tek kisha ku isha tek 21 dhjetori dhe i trgova pastorit per kete eksperience , madje gjate ghite takimit te se djeles nderkohe qe pastori po predikonte une nuk mund te mbaja dot ate gje qe me vinte nga brendesia ime , dhe fillova te lutesha ne gjuhe te reja por ne qetesi pa e prishur predikimin , e kisha ulur koken shume dhe isha mbuluar me duart e mija qe te tjeret te mos shqetesoheshin. Ne fund te takimit e pyeta pastorin se si te veproja per kete eksperience , ne fakt ai gjithe predikimit me kishte dalluar se cpo ndodhte me mua dhe me tha ne fund te predikimit kur une e pyeta , ai me foli me butesi duke thene se ka nje kohe per lutje dhe nje kohe per predikim , dhe pastaj u lut me mua dhe me bekoi ne emer te Jezusit .

    Nje te djele tjeter babai im nuk donteme te me linte te shkoja ne at kishe , isha 20 vjec por nje besimtar prej 4 muajsh. vajta perseri tek pastori dhe e pyeta se c'te beja nelidhje me ate qe im ate me kishte thene. Ai me tha shkurt :- pyet Zotin.
    Pergjigja me e ciuditeshme qe kisha degjuar. Bera si bera e pyeta Zotin dhe nuk mora asnje pergjigje ne ate moment , gjithe javen nuk degjova asnje ze prej Tij.
    vajta serish ne ate kishe dhe po prisja nje pergjigje nga Zoti :- per te qendruar aty ku isha apo te shkoja tek kisha nderkombetare e cila ishte e vetmja kishqe njihja pas kishes time.
    Dhe e vetmja fjale qe mbaj mend gjate atij predikimi ishte:- Jezusi i tha Palit shko atje dhe atje do te te thuhet se c'duhet te besh.
    Kjo fjale ishte nje fjale qe me goditi mua sepse po mendoja te rija aty apo te shkoja tek ksiha nderkombetare.
    Atehere bera c'fare bera shkova tek kisha nderkombetare te djelne tjeter.
    Nuk eshte se kshte ndonje gje te re, nuk pash ndonje gje qe te me thuhej por aty avash avash fillova te mesoj me shume ne lidhje me lutjen, ungjillizimin, misionet, rizgjimet shpirterore, etj. Aty zura miq te cilet i kisha edhe ne klase , Zoti me bekoi edhe me miq te krishtere qe ishin ne te njejtin universitet me mua.

    Me qe ra fjala ne universitet fillova te mesoj shume dhe i mora te gjitha provimet e prapambetura si dhe fillova te ndihmoje edhe te tjeret me detyrat , gjerat filluan te ndryshojne .
    ne familje fillova te ndaj ungjilin dhe prinerit e mi filluan te ndryshojne por vetem pas shume kohesh lutjeje dhe agjerimi per ta.

    Zoti po i therriste edhe motrat e mia te ktheheshin tek Ai dhe ato u khtyen.
    Dhe me e bukura ne kishen Nderkombetare takova edhe nusen time te ardhshme ne vitin 2005 madje jemi pagezuar me uje ne te njejten dite( 25 qershor 2005)
    Dhe ne 2006 jemi fejuar dhe ne 2007 jemi martuar . Pastaj ne vitin 2010 jemi bekuar nga Perendia me nje djale qe e kemi quajtur David sepse deshirojme qe ai te kete nje zemer sipas zemres se Zotit.

    Pastaj kam mesuar per thirrjen dhe kuptova qe Zoti kish patur nje plan ne jeten time . Kisha nderkombetare eshte pjese e Asambleve te Perendise , nje grupim kishash pentakostale te cilat jane te fokusuara shume tek misioni dhe thirrja per sherbese . Kam marre edhe thirrjen time per sherbese , tani dhe bashke me gruan time kemi filluar te bejme nje kolegj teologjik. Une kam edhe kete vit dhe gjithashtu Zoti na ka bere te hyjme ne sherbese . Tani jam duke sherbyer ne nje kishe ne fushkruje.

    Kjo ne pergjithesi ishte nje deshmi e shkurtuar e jetes time deri tani , ne nje postim teper te gjate.

    ne kete forum kam hyre ne vitin 2007 por ne ate kohe kam qene tper i parritur ne besim dhe kisha nevoje te rritesha, por e di? nje adoleshent nuk e pranon kurre faktin qe eshte akoma i vogel. Nje adoleshent frymeror nuk e pranon kurre faktin qe duhet te rritet.
    Kurse nje i rritur frymeror thote gjithmone qe ka nevoje te rritet me shume.

    Zoti ju bekofte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga albani1 : 10-01-2011 më 20:40
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Vendndodhja
    SHqiperi
    Postime
    8

  11. #31
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    Perëndia është i gjallë dhe veprues në çdo kohë dhe nuk rresht së ushqyeri dashuri për çdo njeri mbi tokë.

    Ju kërkoj ndjesë që nuk mund ta sjell këtë dëshmi edhe në gjuhën shqipe. Bekime dhe shikim të këndshëm.


    Afshin Javid - Pjesa e parë:








    Afshin Javid - Pjesa e dytë:


    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Dy mënyra për ta njohur Krijuesin
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:31
  4. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  5. Marrdhëniet Izraelo-Palestineze hyjnë në një erë të re.
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 29-10-2003, 12:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •