Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785

    Dëshmi, Vetëm Nga Të Krishterët!

    Mu duk e arsyeshme qe te hap nje teme te tille, ku te gjithe te krishteret mund te shkruajne deshmi te ndryshme nga jeta e tyre, ose te te njohurve te tyre.

    Te gjithe, pothuajse kemi deshmi ne jeten tone, kur Perendia na flet ne nje menyre apo ne nje tjeter, kur i pergjigjet lutjeve tona, ne nje problem, ne nje pune, ne nje semundje, me nje zbulese, me nje interpretim, etj.

    Te gjithe te krishteret mund ti sjellin ketu duke i permbledhur shkurt, ne menyre qe te mos behen te lodhshme dhe te merzitshme per te gjithe anetaret e tjere qe do ti lexojne!


    Miqesisht Abigail!

  2. #2
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Falenderoj Jezusin, qe ne kryq, hapi rrugen per mua!


    Linda ne qytetin e Korçes me 10-03-1982, ne nje familje te thjeshte dhe ashtu si te gjithe njerezit edhe ne kaluam dite te mira por edhe dite te veshtira. U rrita ne nje familje me tradita ortodokse dhe vitet e femijerise i kalova mire, pasi nuk kisha mbi vete shqetesimet e jetes dhe prinderit kujdeseshin per mua. Falenderoj Zotin Jezus Krisht, i Cili lejoi qe ne Shqiperi, me 1992, te kemi te drejten te shkojme te lire ne kishe.
    Qe ne moshe te vogel, une fillova ta dua dhe te shkoj ne kishe vazhdimisht duke ndjekur festat dhe traditat qe na mesonin.
    Por me kalimin e kohes dhe sa me shume rritesha, une i kuptoja gjerat me mire. Njerezit me shihnin qe shkoja ne kishe dhe filluan te me tallnin duke me thene qe te behesha prift.
    Ne kishe shkoja vazhdimisht, por fatkeqesisht Biblen nuk e kisha lexuar kurre.
    Ne vitin 1997, erdhem me babane ne Greqi, per te bere disa analiza mjekesore, por vendosem te qendrojme ketu dhe te sjellim gjithe familjen. Ishte vullneti i Zotit ai qe na krijoi kete mundesi dhe ne tashme ndodhemi ketu. Ne vitin 1998, une fillova pune ne nje zdrukthtari, dhe pak kohe me vone pronari im, filloi te shkonte ne kishen e Lire te Apostujve te Pentikostise ne Lamia dhe duke degjuar radiostacionin e kishes 90 u rilind.
    Me kalimin e kohes, filloi te me fliste per Jezus Krishtin dhe per mbreterine e Tij. Une, ne fillim nuk i kuptoja keto gjera, pastai as Biblen nuk e kisha lexuar ndonjehere, e cila nepermjet Frymes se Shenjte na sjell rilindjen, ashtu siç thote dhe tek Ungjilli sipas Gjonit 3:3-5. Zoti eshte Ai qe ndryshoi jeten time dhe me çliroi nga bota mekatare dhe prangat e djallit.
    Keshtu une mora vendimin te shkoj ne kishe, qe te mesoja me teper gjera per Zotin. Me 15 Mars te vitit 2000, une vizitova kishen dhe e falenderoj Zotin sepse sapo hapa deren e kishes dhe futa kemben time, kuptova se kalova ne nje bote tjeter, ate te perjetesise. Atje degjova shume gjera, per te cilat nuk kisha degjuar me pare. Me kalimin e kohes, fillova te shkoja vazhdimisht, derisa erdhi koha, qe une te bej vullnetin e Zotit “varrosjen e njeriut te pare”, pagezimin ne uje dhe me Frymen e Shenjte (Ungjilli i Gjonit 14:16-17).
    Tashme une e lexoj Biblen vazhdimisht me lutje e falenderime, dhe nepermjet Frymes se Shenjte i kerkoj fuqi qe te deshmoj per Emrin e Tij.
    E falenderoj Jezus Krishtin, sepse ne kryq Ai hapi rrugen per ne njerezit, qe te shkojme ne qiell duke na dhene nje jete te re.
    I kerkoj Zotit, qe te shpetoje te gjithe pjestaret e familjes sime dhe te te gjithe verve dhe motrave nw Shqipwri, Greqi dhe kudo te tere boten, te shpetohen sa me shume njerez dhe nje dite, te gjithe se bashku, te ndodhemi ne qiell perjete me Krishtin.
    Kemi nisur nje rruge te ngushte, por eshte e vetmja qe te çon ne jete te perjetshme.


    Kleon Bellovoda
    Lamia
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 14-08-2003 më 10:56

  3. #3
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    U mbush koha dhe mbreteria e Perendise eshte afer. Pendohuni dhe besoni Ungjillin (Marku 1:15)

    Lavdi Zotit, Atit tonë të përjetshëm qiellor dhe Birit të Tij, Jezus Krishtit, që na hapi sytë shpirtërorë dhe njohëm rrugën e jetës së vërtetë.

    Kam lindur në Tiranë në vitin 1955 në një familje të varfër. Ndër 5 fëmijë që ishim, unë isha më i madhi në moshë dhe familja jonë si shumë familje shqiptare, për arsye të regjimit shtetëror dictatorial, kalonte vështirësi ekonomike. Kjo ishte një nga arsyet që fillova punë që në moshën 14 vjeçare. Vitet kalonin dhe vështirësitë e jetës rriteshin nga dita në ditë. Pushteti ishte ateist dhe kishte ligje shumë të rrepta dhe Shqipëria, atdheu ynë, i ngjante një burgu të madh. U dogj dhe u shkatërrua nga regjimi i egër komunist gjithçka që fliste dhe tregonte rrugën se si njeriu mund të njihej me Zotin dhe planin e Perëndisë, për shpëtimin e njerëzimit.

    Në vitin 1983, u martova dhe krijova familjen time. Zoti më dha një bashkëshorte, që edhe sot është për mua një shoqe jete dhe një nënë e mirë.
    Në vitin 1985, lindi vajza jonë Stela. Megjithëse unë dhe gruaja ime Margarita punonim, jeta kishte vështirësi ekonomike. Shpeshherë diskutoja me bashkëshorten time për padrejtësitë dhe mëkatet e mëdha të kësaj bote. Të dyve na pëlqente shumë, që njerëzit të jetonin në paqe. Donim drejtësinë, ndershmërinë dhe sinqeritetin, virtyte, të cilat nuk ekzistonin në rrethin shoqëror ku jetonim. Falenderoj Zotin, që nuk na lejoi të bënim mëkate me pasoja të rënda, por edhe ne si gjithë të tjerët, ishim në mëkat, sepse sipas Fjalës së Zotit, asnjë njeri nuk fiton jetën e përjetshme, që na dha dhuratë Jezus Krishti me flijimin e tij në kryq, duke qënë njeri i drejtë dhe duke bërë vepra të mira. Për këtë do të shkruaj pak më poshtë.

    Thoshim shumë herë, në diskutimet që bënim me Mrgaritën, se është e pamundur që të mos ekzistojë një fuqi që do paqen, drejtësinë, dashurinë, sinqeritetin, dhe mendja jonë shkonte tek Zoti, megjithëse nuk kishim njohuri për Të. Në familjen e Margaritës flisnin për Zotin dhe Birin e Tij, Jezus Krishtin, por pa patur njohuritë e duhura për veprat dhe dashurinë e Tij madhështore. Aty ku Zoti hap, askush nuk mund të mbyllë, dhe aty ku Ai mbyll askush nuk mund të hapë. Më në fund, erdhi një ditë e papritur dhe e gëzueshme për Shqipërinë. Një ditë e paparashikuar ndër shumë vite: hapja e kufijve.

    Ne nuk kuptuam se si ndodhi kjo gjë, por më vonë kur lexuam dhe u njohëm me Fjalën e Perëndisë, kuptuam se forca e Zotit, kishte këputur zinxhirët e skllavërisë shpirtërore. Me hapjen e kufijve, ashtu si shumë familje shqiptare, dhe unë me familjen time me vështirësi morëm nga një vizë, dhe Zoti deshi që ne të shkonim në Greqi. Kur arritëm në Greqi, shtet i panjohur për ne, ndjemë që në fillim që Dikush na ndihmonte për kalimin e vështirësive që na dilnin përpara, por gjithçka ishte në planin e Zotit, që ne ta njihnim Atë. Dhe ja nuk vonoi dita, kur Zoti dërgoi një shërbëtor të Tij, që na foli për dashurinë e Jezus Krishtit, se Ai dha jetën në kryq për mëkatet tona dhe Ai i jep çdo njeriu që i beson Fjalës së Tij.

    Ne, këto fjalë na pëlqyen shumë dhe kërkuam të dinim më shumë, për Perëndinë. Ai na dhuroi një libër që në faqen e parë shkruante “Besëlidhja e Re”. Unë dhe gruaja ime filluam ta lexonim Fjalën e Zotit, e cila na tërhoqi shumë. Kur arritëm tek vargjet: “Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju përndjekin”, u prekëm shumë dhe na u mbushën sytë me lot. Kuptuam se brënda nesh diçka po ndodhte, për këtë i thamë shërbëtorit të Zotit të nesërmen dhe ai na lexoi nga Fjala e Zotit duke na thënë: Krishti ngjan me një çoban të mirë që jep jetën për delet e Tij, nga dashuria që ka për to, dhe se Zoti i njeh të zgjedhurit e Tij, përpara se ato ta njohin Atë. Vetëm atëherë ne po kuptonim, se kush ishte Ai që na kishte ndihmuar në vështirësitë e ndryshme të jetës.

    Mua veçanërisht Zoti më kishte mbrojtur shumë herë nga vdekja e sigurt. Njeriu që na foli për dashurinë e Zotit, na tha nëse donim, mund të shkonim në një vend ku mblidheshin dhe luteshin duke i dhënë lavdi Zotit. Ne, pranuam dhe shkuam. Kur shkuam atje, pamë njerëz të gjunjëzuar që i luteshin Perëndisë në emrin e Krishtit, me gjithë shpirt dhe zemër.. Kur ata u ngritën nga lutja, fytyrat e tyre shkëlqenin dhe ishin të mbushura me dashuri, drejtësi dhe paqe, gjera, të cilat unë dhe Margarita i kërkonim prej kohe. Pastaj u predikua Fjala e Zotit. Megjithëse ne nuk e kuptonim gjuhën dhe ato që thonin, brënda nesh, një zë na fliste dhe na thoshte: “Kjo, është kisha ime e vërtetë”.

    Atëherë kuptuam dashurinë e madhe që mbushte zemrat e këtyre njerëzve, të cilët ishin besimtarë të vërtetë.
    Duke shkuar në kishë, duke u lutur dhe duke dëgjuar Fjalën e Zotit, po kuptonim dashurinë e madhe të Zotit për njeriun, që sipas Fjalës së Tij të Shenjtë: Perëndia aq shumë e deshi botën, sa që dërgoi Birin e Tij të vetëm Jezus Krishtin, që kushdo që beson tek Ai, të mos humbasë por të ketë jetë të përjetshme!

    Duke lexuar Fjalën e Zotit, arritëm tek vargjet, që flisnin për porosinë e fundit që i dha Krishti nxënësve të Tij pas ringjalljes: Shkoni në gjithë botën dhe predikoni Ungjillin, kush beson dhe pagëzohet, do të shpëtojë”.
    Pyetëm vëllezërit tanë të kishës, se ku ishte kuptimi i këtyre fjalëve. Ata na thanë se nga dita kur njeriu dëgjon për Fjalën e Zotit, i beson asaj dhe kupton planin e Perëndisë, pra flijimin që bëri Jezus Krishti në kryq, për larjen e mëkateve tona dhe pranon me gjithë zemër, që Ai është Biri i Perëndisë së gjallë, duhet të bëjë vullnetin e Zotit, pagëzimin në ujë për larjen e mëkateve, dhe pas kësaj ai bëhet një njeri i ri, pjestar i thirrjes qiellore dhe jetës së përjetshme.

    Na u hap zemra dhe u gëzua shpirti kur dëgjuam këto fjalë dhe pas disa muajsh në të njëjtën ditë, unë dhe bashkëshortja ime Margarita, u pagëzuam në ujë, duke bërë kështu vullnetin e Zotit. Vitet kalonin dhe Zoti po vepronte dhe tek vajza ime Stela, e cila duke shkuar vazhdimisht në kishë, dhe duke dëgjuar Fjalën e Zotit, kuptoi dhe ajo vullnetin e Tij, rilindi dhe kërkoi të pagëzohej. Dhe të gjithë së bashku unë, gruaja, Stela dhe Theodhori, djali ynë i vogël, që Zoti na dhuroi, ndjekim monopatin që çon në jetën e përjetshme qiellore.


    Edi Libohova
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 13-09-2010 më 02:18 Arsyeja: Korrigjim...

  4. #4
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Nuk dija asgje per Perendine, derisa Ai m’u shfaq!

    Linda ne Gramsh, nje qytet i vogel afer Elbasanit, ne vitin 1986. Atje ku banonim, gjendja ishte e veshtire sepse nuk kishte pune. Mamaja nuk punonte sepse s’kishte, kurse babai punonte nga mengjesi deri ne darke per te mbajtur familjen. Ne vazhdim gjendja u veshtiresua dhe babai rrezikonte te mbetej pa pune. Keshtu vendosem te vinim ne Greqi, ne vitin 1996, per nje jete me te mire. Per Perendine nuk dija asgje, asnjehere s’kisha degjuar per Te.

    Kur erdhem ne Greqi, atehere degjova per Perendine dhe shihja njerezit qe shkonin ne kishe. Ne moshen 10- vjeçare fillova te kerkoj edhe une Perendine. Shkoja ne kishen ortodokse. Shikoja njerezit qe shkonin ne kishe çdo te diele, shkoja edhe une.
    Me pelqente te degjoja per Perendine, por shikoja njerezit te benin gjera te tjera nga ato qe thoshin.

    E falenderoj Perendine sepse megjithese nuk e njihja akoma, Ai me njihte dhe me ruajti deri sa e njoha edhe une. Mbaj mend nje dite, nderkohe qe shihnim televizor, papritur televizori u prish dhe ne ndezem radion. Ishte nje stacion qe fliste per Perendine. Ishte stacioni “KRISTIANIZMI” dhe na pelqenin fjalet qe degjonim dhe vendosem ta degjojme perdite. Nje dite vendosa te shkoj ne kishe qe te shoh nese me te vertete ato qe thoshin, ishin te verteta.

    Nje te premte shkova ne kishen e prane shtepise time dhe degjova Fjalen e Perendise dhe me pelqeu shume. Fillova te shkoja sa here qe kishte takime ne kishe. Mbas dy javesh Zoti me rilindi ne kishen qendrore te Athines dhe une fillova te qaja, pa e kuptuar se perse. Mbas nje jave kuptova se Zoti me kishte çliruar dhe me shpetoi. Keshtu qe une mora vendimin te bej vullnetin e Tij dhe u pagezova ne uje bashke me mamane time.

    Qe atehere me hirin e Zotit tone Jezus Krisht, vazhdoj rrugen per ne qiell dhe besoj se Zoti do te me krijoi mundesine qe nje dite te shoh fytyrwn e Tij te shenjtw. Amin!

    Stavro Dhimitri
    Athine

  5. #5
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    abigail



    Zoti te bekofte per deshmite qe ke sjelle

    Ciao
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  6. #6
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    Duke rrëmuar në temat e vjetra andej nga fundi, më zuri syri këtë temë. Mendova ta sjell përsëri në skenë se më duket shumë interesante edhe pse nuk ka dëshmi nga të krishterë që frekuentojnë këtë Forum.


    Duke besuar se do të lexojmë dëshminë e ndonjë vëllai apo motre këtu, ju lë nën Hirin e Tij,




    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Moter Abigail te pershendes per temen ne fjale.

    Une e kam njohur kete cift nga tirana, ne vitet 97 ne qytetin e Athines. Une dhe gruaja ime u takuam disa here me ta dhe kemi kaluar shume mire. Po keshtu une e di dhe deshmine e tyre, e cila ne kete shkrim nuk paraqitej e tera, pasi ata kane kaluar momente shume te veshtira. U bene shume vite qe jam larguar nga Athina dhe nuk e di se cbehet me ta. Te lutem kur ti takosh beju te fala nga "Korcari" qe rinte ne Nikea. Me siguri ata do te me mbajne ment, pasi edhe ata na erdhen per vizite ne shtepine ku familja ime jetonte.


    Tani po sjell dhe une nje deshmi te vogel.

    Eshte nje kohe relativisht e gjate qe une dhe familja ime, kemi pranuar Krishtin si te vetmin Zot e Shpetimtar te jetes sone. Hiri dhe Paqja e tij jane gjithmoen evidente ne cdo moment te jetes sone. Per kete e falenderoj dhe e adhuroj Zotin dhe Sheptimtiarin e botes Jezus Krishtin.

    Rreth viteve netnedhejt e ca, une hyra ne pune ne nje hotel te qytetit tim ne Korce. Te them te drejten ne ate kohe, isha ne nje pozite teper te veshtire, e cila vinte si rezultat i problemeve qe kishte pasur kisha ne te cilen une shkoja. Atje pata disa mosmarveshje me drejtuesit ne kishe dhe keshtu vendosa te largohem. Mirpo nuk ishte e lehte te largoheshe nga nje bashkesi, ku Jezusi me kishte perdorur per te qene nje nga fillimtaret e kesaj kishe. Nese nuk dua te ndalem ne kete gje, ajo qe dua te them ka te beje me punun time ne hotel. Atje u ballafaqove me plot nejrez, te cilet ishin punonjes te hotelit dhe qe nuk kishin frike ndaj Perendise. Cdo dite qe kalonte une ndjeja se dora e Perendise ishte me mua, dhe e ndjeja se Ai do te me perdorte ne kete vend.

    Te gjithe punojesit atje cudtishen me mua, se si une nuk i neneshtrohesha korupsjonit, per te perfituar. Vertet vendi ku une punoja te sillte plot mundesira te perfitmit te pandershem, por une e kuptoja se Dora e Zotit me forconte cdo dite e me teper.

    Pasi kaluan disa muaj, nje dite me vjen nje djale i ri dhe troket ne dhomen time. ai me thote: Kam vene re se ti je krejt ndryshe nga te gjithe punojesit ketu. Kjo me ka bere qe te kem nje respek te madh per ju , edhe pse nuk jemi njohur me pare. Po keshtu shoh se ti nuk vjen asnjehere ne guzhine dhe te hash ndonje gje. Ateher une i thashe: A tju them nje gje? Une jam i krishtere dhe si i tille me duhet te ndjek Krishtin dhe jo njerzit. Pashe se kjo pergjigje nuk ju duk tepr e pershtatshme , pasi zor se kishte digjur me pare qe dikush ti fliste keshtu. Dhe me pas me tha: Edhe une jam i krishtere orthodhoks dhe besoj ne Krishtin, por kjo qe thua ti me duket pak si e abuzuar.

    Me pas fillova ti flas konkretisht se kush eshte Jezus Krishti dhe cfare Ai beri personalisht per te. Ai pasi me digjoi me vemendje me tha se , i kam digjuar keto gjera dhe mendoj se i di. Pasi ai shkoi une mbylla deren dhe ju luta Zotit qe Ai te me perdorte tek ky djale i ri. Nuk kaloi disa ore dhe ai me erdhi perseri ne dhome dhe me kerkoi nje aspirine se i dhimte koka shume. Une i thashe se spara mbaj aspirina, por nese ti deshiron une mund te lutem per ty. Ai nuk nguroi dhe u ul ne karige dhe me tha: Lutu. Aterehe une u luta per te jo vetem per dhimbjen e kokes qe kishte, por edhe per shpetimin e tij. Sapo mbarova lutjen ai u ngir e tha: Nuk ndjej me dhimbje dhe vertet nuk di se cfare po ndodh me mua. Qe nga ai cast ai djale i ri u be nje valla i im ne Krishtin JEzus. Ne mblidheshsim se bashku cdo mengjez ne pune, duke u lutur bashke dhe duke falenderuar dhe adhuruar Zotin Krisht per mriesine qe Ai tregoi ndaj nesh. Fakti tjeter qe me cudit eshte edhe fakti se edhe kur une ika ne Greqi, ai pas disa kohesh erdhi atje. Por u desh qe nje dite te ndaheshim pasi une do te shkoja familisht ne Amerike. Kur ai me percolli ne areoportin e Athines para se te ndaheshim i thashe: Kliti une po shkoj, por te them se nje dite ne do te bashkohemi bashke, sepse une besoj ne ate qe Perndia ka pergatitur per ne te dy. Pasi une ika ne Amerike dhe kishin kaluar dy vjet, nje mengjez me bije telefoni dhe Kliti me tha: Me doli llotaria per ne Amerike dhe do te vij bashke me gruan time, sepse u fejova. Vertet u ula dhe lavderova Krishtin duke thene: Ti o Perendi je i plotfuqishem dhe i dashur, dhe Ti je Ai qe i bashkon njerezit ne paqen e Krishtit.

    Amen
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 04-06-2006 më 02:20

  8. #8
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Doktori i klinikës ruse të syve në Tiranë, vështroi syrin e Kleas e më pas dosjen e saj.
    Nuk ishte i qartë. “S’kishte ç’të thoshte kur i përmenda fjalët e tij se vajza ime nuk do të shihte më përsëri, por ishte i prekur.” - thotë babi i Kleas, Mehmeti.

    Gjashtë vjet më parë, në shtator 1998, Mehmet dhe Roza Zenelaku nga Ponçara, afër Bilishtit, vunë re se vajza e tyre, Klea, kishte një shenjë të vogël, të bardhë në qendër të syrit të djathtë. “Nuk kishte as temperaturë e as ndonjë sëmundje.

    Menduam se ndoshta e kishin marrë më sysh.” - thotë Mehmeti. Gjatë dy muajve në vijim vështrimi i saj u keqësua. Pas disa vizitave në Korçë ata e çuan Klean tek një specialist në Tiranë. Ai tha se vajza katër vjeçare ishte shumë e vogël për t’u operuar dhe kjo mund ta bënte syrin më keq.

    Atëherë Mehmeti e çoi vajzën në një spital në Selanik. Pas katër ditë vizitash doktorët dolën në të njëjtin përfundim: vajza ishte tepër e vogël për operim. Problemi që u shfaq ishte i dyanshëm: Klea kishte një perde si edhe një katarakt ujërash e gjaku. Kur Mehmeti e çoi Klean për herë të dytë në të njëjtin spital, në shtator 1999, ajo ishte plotësisht e verbër nga syri i djathtë. “E dija këtë sepse shpesh herë rrëzohej.” - thotë Mehmeti.

    Në muajin mars të vitit 2000, doktorët në Selanik ishin gati ta operonin. “Ata thanë se operacioni do të kishte 70% mundësi të dilte me sukses për heqjen e perdes së bardhë, por nuk më dhanë ndonjë shpresë që ajo do të shikonte përsëri.” - shpjegon Mehmeti. “Do të ishte vetëm nga ana kozmetike. Isha në një dilemë të vërtetë. S’dija çfarë të bëja.” Pasi bisedoi me familjen, ai vendosi të mos e bënte operacionin.

    Mehmeti vendosi ta çonte vajzën në klinikën e syve, Uznova, në Tiranë me shpresën se do të gjente një zgjidhje. Aty i rekomanduan se operacioni bëhej vetëm në qendrën e tyre në Rusi. Mehmeti bëri përgatitjet; çmimi vetëm për vizat dhe biletat e avionit ishte 1110 dollarë. Në 13 janar 2003, Mehmeti e çoi Klean deri në Moskë.

    “Ata thanë se vajza ime kishte lindur me këtë problem dhe nuk do të shihte më,” - thotë ai. “Thanë se mund të bënin një operacion por do të ishte vetëm për pamjen e jashtme. U inatosa dhe u thashë doktorëve: ‘Përse më sollët deri këtu kur nuk mund ta bëni të shikojë përsëri?’” Doktori shpjegoi se e kishte informuar me një faks klinikën në Tiranë.

    “Ma kishin lexuar faksin vetëm një ditë para se të nisesha për në Rusi, kështu që nuk dija ç’të bëja.” - thotë Mehmeti. “Kisha paguar gjithçka. Kisha biletat dhe vizat. Çfarë të bëja tjetër? Doja të shihja se mos kishte ndonjë mundësi!” Kur doktorët thanë përsëri se ekzistonte 30% mundësia për ta dëmtuar syrin vetëm duke hequr perden, Mehmeti vendosi të kthehej në Tiranë. “Ndihesha shumë keq. Nuk kisha çfarë të bëja tjetër.” - thotë ai.

    Mësuesja e Kleas, Alketa Xhafi, është anëtare e Kishës Ungjillore në Bilisht. Bashkë me anëtarë të tjerë e mbanin Klean në lutjet e tyre. “I thashë mamasë së Kleas: ‘Roza, mos u mërzit. Ne do të lutemi.’” - thotë Alketa. “E di se Perëndia po bën diçka.”

    Kur Mehmeti dhe Klea u kthyen në shtëpi nga Moska, Alketa i kërkoi pastor Arjan Larashit nëse kisha e Bilishtit mund të lutej së bashku për Klean. U organizua një takim në shtëpinë e Alketës dhe u mblodhën tetëmbëdhjetë vetë. “U mblodhëm përreth Kleas dhe vendosëm duart tona mbi syrin dhe kokën e saj, ndërkohë që të tjerë luteshin dhe lavdëronin Perëndinë.” - thotë Alketa. “Arjani i kërkoi të mbyllte syrin me të cilin shikonte. Unë i thashë, duke lëvizur dorën para syrit tjetër: ‘A mund të shikosh?’” “Nuk shikoj asgjë. Shikoj mjegull. Gjithçka është mjegull.” - u përgjigj Klea.

    “E provova dy herë për të qenë e sigurt.” - thotë Alketa. “Kishte një problem me besimin tim në këtë moment sepse nuk mund ta besoja se do të ndodhte.”
    Mamaja e Alketës i kërkoi Kleas të shikonte përsëri. “E di që mund të shikosh.” - tha ajo. “I thashë: ‘A mund të shikosh tani se sa gishta janë?’” - thotë Alekta. “Mbuloi syrin e shëndetshëm dhe tha: ‘Tani mund të shikoj që ke dy gishta.’” Njerëzit në dhomë u habitën. Alketa e provoi përsëri. “Ajo thoshte numrin e saktë të gishtave. Të gjithë po bërtisnin, por shumica po qanin në atë çast.”

    “Të gjithë që ishim në dhomë filluam të qanim.” - thotë pastor Arjani. “Lavdëruam Zotin. Kërcyem. U hodhëm mbi divanë nga gëzimi!”
    Alketa e bëri gati Klean për gjumë. “E pyeta: ‘A je e sigurt se nuk shihje?’” - “Po mësuese.” - tha ajo. “I thashë shumë herë: ‘Sa gishta kam tani… po tani… po tani…?’
    Gjithmonë thoshte numrin e duhur.” Në mëngjes u bënë edhe prova të tjera, kur prindërit e saj erdhën nga Ponçara. Me syrin e shëndetshëm të mbuluar, Klea mund të dallonte ngjyrat, celularët, pultin e televizorit…

    Që nga ajo kohë syri i djathtë i Kleas është përmirësuar ndjeshëm. Katarakti u largua. Prindërit e saj kanë filluar të ndjekin takimet e kishës në Bilisht. Pas një viti, pikërisht në 24 janar 2004, Mehmeti e çoi përsëri vajzën tek klinika ruse në Tiranë për vizitë. Ajo që panë i la doktorët pa fjalë.

    Marre nga "UJEVARE"
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2007
    Postime
    63

    Deshmi

    Abigail. Deshiron te degjosh me sa pashe me lart ndryshimet tona ne jeten tone. Une mundem te te tregoj per jeten time.

    Po te mos kishte qene Perendia, jeta ime do te ishte ferr i vertet. Me 30 gusht te vitin 2007 une u bera besimtar ne Krishtin dhe jam i lumtur dhe aq shum gjera kane ndryshuar dhe shume bekime kane ardhur. Kete gje nuk e kisha menduar.Kur Perendia me vizitoi ia dorezova jeten time atij. Ishte shume e rendesishme ne jeten time ky moment. Qava dhe u merzita shume se jeta ime kishte mbetur shume mbrapa. Krishti me dha siguri dhe i fola edhe familjes sime. Nese ju do ta provoni sot do ta shihni lavdine e Perendise. Besomeni. Ne Perendine me erdhi siguria edhe kuptova se kjo eshte kryer. Kjo eshte gjeja me e bukur prej Perendis edhe sigurisht e falenderoj edhe kjo eshte merita e Tij edhe suksesi i Tij, prandaj Perendia besoj edhe shume njerezve te tjere ua ka ndryshuar jeten sepse Jezusi tha: "Une jam Jeta dhe e Verteta" dhe gjithashtu thote: "Une jam bariu i mire une kujdesem per delet e mia" dhe jane te lumtur ata qe e dorezojne jeten ne Jezu Krishtin se ata asnjehere nuk do te jene te humbur por do ta kene dashurine e Perendise. Gjithashtu edhe perjetesine.



    Kalo mire Abigal.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 04-10-2007 më 15:27

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2007
    Postime
    63

    Ai E Ndryshoi Jeten Time

    Jezu Krishti është gjallë. Fakti që unë jam gjallë dhe veproj është dëshmi se Jezu Krishti është ngjallur prej së vdekuri.

    Toma Akuini ka shkruar: "Qdo shpirt ka etje për lumturi dhe për ta kuptuar jetën".
    Kur isha i ri kisha dëshirë të isha i lumtur. Këtu ska asgjë të keqe. Kisha dëshirë njëri ndër njerzit më të lumtur në tërë botën. Dëshiroja të gjeja kuptimin e jetës.
    Dëshiroja të gjeja përgjigjen për pyetket: Kush jam unë?", " Pse jam në këtë botë?", "Ku po shkoj ?".

    Edhe më shumë se kaq dëshiroja të isha i lirë.Dëshiroja të isha njëri ndër njerzit më të lirë në botë. Liria për mua nuk do të thotë të shkoj ka të dua dhe të bëjë qfarë të dëshiroj. Qdokush mund të bëjë edhe shumëkush e bën. Liria për mua do të thotë " të kem fuqi për ta bërë atë qe edi se duhet ta bëjë".Shumë njerëz e dinë se qfarë duhet të bëjë por nuk ka fuqi për ta bërë. Ata janë ne robëri.
    Gjithmonë jam praktik edhe kur diqka nuk më shkon mbarë, e braktis atë , E lashë fenë e vetmja gjë që kam fituar nga feja ishin 25 cent që ikam lënë në kuti për lëmosh edhe 35 cent që i kom marë prej aty për një pije. Dhe kjo pothuajse e tërë shumica qka mund të fitojnë nga feja.

    Fillova të pyes vetën se mos përgjigja është te prestigji. Të bëhem udhëheqes, të marë përsipë ndonjë qështje, të jepem pas saj, edhe të bëhem i njohur", ndoshta kjo do të më ndihmojë . Në shkollë ku kom pasur shumë të holla gjithashtu kom pas edhe mjaft respekt e auturitet ne familje te ngusht edhe të gjër. Kështu qi konkurova per kryetar të klases edhe u zgjodha . Ishte knaqësi për ti njohurë të gjithë profesorat dhe të shkosh nëper mbledhje të ndryshme po ashtu të gjithë më përshëdetëshin tungjatjeta Florim! " Kam marrë vendime , kam shpenzuar parat e klases si edhe parat e shkolles për të organizuar aktivitete të ndryshme Ishte shumë mirë, por u mërzita ashtu si qdo gjë tjetër që kisha provuar. Zgjohësha të hënën në mëngjes , zakonisht me dhimbje koke nga hareja e natës së kaluar, dhe qëndrimi im ishte :"Uf, duhet ti përballoj edhe pesë ditë të tjera pune . Duroja prej të hënës e deri te e premtja.Lumturia sillej rreth tri netëve të javës : të premten të shtunën dhe të diellen . Pastaj përsëritet cikli i tmerrshëm i jetës . Oh sa shum i kam mashtruar ata në shkoll . Mendoni se une isha nxënsi më i lumtur. Gjatë zgjedhjes përseri Florimi është lumturia ". Kam organizuar mbrëmje me paratë e nxënsve të shkollës më shumë se kushdo tjetër , mëgjith atë asnjëher nuk e kuptuan se lumturia se lumturia ime ishe e njëtë me ata të tjerve. Varej nga rrethanat e mia. Nëse punët më shkonin mirë edhe une ndihesha mirë. Kur punët me shkonin keq ndihesha jashtzakonisht keqë.

    Ingjaja një barke në oqean që lëkundet nga valët, pra nga rrethanat. Ka një term biblik që e përshkruan këtë lloj jete: ferr. Mirpo nuk mundja të gjeja dikë tjetër , që jetonte ndryshe , as ndonje që të më tregonte sesi të jetoja ndryshi apo të më jep forcë për të jetuar ndryshe . Të gjithë me tregonin se qfar duhet të bëja por askush nuk më jepte forc të veproj ashtu. Fillova të ndihesha plot mllef.
    Dyshoja se pak njerëz në shkollën e këtij vendi ishin më të sinqert se une në përpjekje për të gjetur kuptimin e vërtetë dhe qëllimin e jetës. Ende nuk e kisha gjetur, por, në fillim , as nuk e kuptoja.Diku në shkollë vërejta një grup të vogël njerzish: tetë nxënës edhe dy profesora. Në jetën e tyre kishte diqka të ndryshme. Dukej që e dinin pse besonin edhe e njihnin atë që besonin . Më pëlqen të jem pranë njerëzve të tillë. Nuk brengosem nëse ata pajtohen apo jo me mu . Disa prej shokëve të mi të ngushtë nuk pajtohen me disa gjëra që unë i besoj por une i qmoj njerzit me bindje ( nuk i takoj shpesh po kur i takoj i qmoj).

    Për këtë arsye ndihem nganjëher më mirë ne shoqëri me dis udheheqës radikal sesa me shumë të krishterë. Disa nga krishterët që i takoj janë aq të luhatshëm , saqë nganjëher pyes veten, mos vallë 50 per qind prej tyre kanë vënë maskën e krishterimit. Por njerzit e ketij grupi të vogël e dinin qëllimin e tyre .Kjo është e pazakonshmë në mes të studentëve .

    Njezit të cilët fillova ti vërej nuk bisedonin vetë per dashuri. ata ishin vënë në shërbim të sajna. Dukej se kalëronin mbi rrethanat e jetës se në shkollë kushdo tjetër gjendet nën presion. Tek ata vërejta një gjë të rëndësishme , siq duket lumturia edhe sjelljet e tyre nuk vareshin nga rrethanat. Dukej qart se kishin një burim të brendshëm të gzimit , të përhershëm . Ishin të lumturë në mënyrë të veqantë. Kishin diqka që mua më mungonte kjo vazhdon tutje vllezer dhe motra krishtere
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 16-10-2007 më 17:53

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    deshmi te tilla jane shume te mira per te qene te verteta .

  12. #12
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Citim Postuar më parë nga limi87 Lexo Postimin
    Abigail. Deshiron te degjosh me sa pashe me lart ndryshimet tona ne jeten tone. Une mundem te te tregoj per jeten time.

    Po te mos kishte qene Perendia, jeta ime do te ishte ferr i vertet. Me 30 gusht te vitin 2007 une u bera besimtar ne Krishtin dhe jam i lumtur dhe aq shum gjera kane ndryshuar dhe shume bekime kane ardhur. Kete gje nuk e kisha menduar.Kur Perendia me vizitoi ia dorezova jeten time atij. Ishte shume e rendesishme ne jeten time ky moment. Qava dhe u merzita shume se jeta ime kishte mbetur shume mbrapa. Krishti me dha siguri dhe i fola edhe familjes sime. Nese ju do ta provoni sot do ta shihni lavdine e Perendise. Besomeni. Ne Perendine me erdhi siguria edhe kuptova se kjo eshte kryer. Kjo eshte gjeja me e bukur prej Perendis edhe sigurisht e falenderoj edhe kjo eshte merita e Tij edhe suksesi i Tij, prandaj Perendia besoj edhe shume njerezve te tjere ua ka ndryshuar jeten sepse Jezusi tha: "Une jam Jeta dhe e Verteta" dhe gjithashtu thote: "Une jam bariu i mire une kujdesem per delet e mia" dhe jane te lumtur ata qe e dorezojne jeten ne Jezu Krishtin se ata asnjehere nuk do te jene te humbur por do ta kene dashurine e Perendise. Gjithashtu edhe perjetesine.



    Kalo mire Abigal.
    Pershendetje Limi!

    Te me falesh per vonesen, por te siguroj qe e kam lexuar qe kur shkruajte, por thjesht nuk kam pasur kohe.

    Gezohem per faktin qe ti i ke besuar Perendise dhe ia ke besuar jeten tende Atij.
    Te siguroj se nga Jezus Krishti nuk ke per tu zhgenjyer kurre.

    Te uroj me gjithe shpirt ta ruash kete besim qe ke tani dhe te jesh nje vegel e cmuar ne duart e Tij.

    Ai te drejtofte ne cdo gje dhe bekofte gjithe familjen tende!

    Abigail.
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  13. #13
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    Të falenderojmë Limi për dëshminë tënde këtu dhe në jetën tënde personale.


    Perëndia të bekoftë dhe mbajtë ndezur zjarrin që ka ndezur brenda teje.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2007
    Postime
    63
    Të faliminderit shum peniel edhe abigal vertet jam i lumtur ne jezusin kur po shof se si asht ka i perdor planin e ti tek ju. Dhe pe shof se vertet zoti është duke e ber planin edhe une jom ka postoj tema vetum e vetum qe me kuptu qe zoti dhe fjala e zoti asht e vertet shpresoj se ekom paraqit te verteten e Zotit edhe do ta paraqes ne te ardhmen. Por edhe ty abigal te pergzoj per kit tem të bukur gjithashtu edhe ty penial vertet pe kuptoj se keshtu na mund te behemi deshmues te krishtit une shum kisha pasur deshir te kem kontakte edhe ne mesengjer sepse vertet jeni te mrekullushem ti motra abigal edhe ti gjithashtu vella penial kjo është tema qe kam kerkuar qe me pa fuqin e ZOTIT ne jetrat tona se si asht ka punon edhe po shihet se fryma e shejt asht ka bon një pun të mrekullushme ne jetrat tona jam shum i lumtur edhe i gezuar qe ja kom dorzuar jeten time Krishtit qe ai te jetoj ne zemren time qe ai ta ndertoj edhe ai edi se asht pikerisht i duhuri qe mundet tna ndryshoj jeten time jeten e qdo kujt qe e kerkon edhe ne shekullin 21 ju faliminderi per kit tem edhe per kit inspirim

  15. #15
    e kapur nga Krishti Maska e Noku Ymeri
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    84
    Pergezime per temen albani 1 dhe me vika keq qe ketu askush nuk ka treguar ate cfare Zoti ka bere ne jeten e tij apo te saj.Megjithse do ishte mire ta hapje ti me nje deshmi nga jeta jote..gjithsesi po e them une deshmin e jetes time me Krishtin prej 7 vitesh tashme.
    Ka qene gusht 2003 kur une u prezantova me Krishtin.Ate periudhe une kam qene adoleshente dhe kam pasur komplekset e mia si cdo adoleshente.Nje nder komplekset e mia qe me vone u be nje stress i madh per mua ka qene Emri im i cili ishte emri i gjyshes sime dhe kjo gje me vriste dita dites.Duke qe se isha nje vajze qe merresha me shume aktivitet emri im ishte nje penges jashtezakonishte e madhe per nje femi adoleshente qe isha une.KJo gjendje dhe pse dukej apo duket si nje situate qe kalon me kalimin e kohes dhe te viteve,ne ate periudhe un rashe ne depresion te thell.Nuk di si tja ve emrin ndryshe asaj periudhe duke qene se une fillova te urreja prinderit e mi,qendroja vetem,u shkeputa teresishte nga jeta sociale dhe si pasoj filloi te me dhimbte koka jashtezkonishte shume sepse rrija pa gjume.
    Prinderit e mi me te drejt u shqetesuan shume dhe pas shume perpjekjesh me psikolog apo kontrolle tek mjeku I kokes,duke bere ezhe koke nuk eshte se me diagnostikonin me gje,sepse realishte nuk vuaja nga asnjegje fizike.Deshperimishte prinderit e mi nuk dinin cte benin me dhe vendosen te me conin neper keto vende te “mira”tek njerez te ashtuquajtur te “mire”.
    Udhetimi im ne keto vende ka qene shume I gjate dhe pothuajes per nje vite te tere.Ka qene shpenzim kohe,paraje dhe emocioni zhegime te herepashershme.Ne vere te 2003 nena ime mendon te me coje ne vlore tek nje vend I quajtur Guc Baba qe eshte tek xhamia e vlores,nje vend I dukshem sepse eshte n e koder.Te them te drejten me kishin ardhur ne majte te hundes te gjithe keta njerez te ashtuqujatur sherues sepse me mua nuk kishte ndodhur asgje e mire pas kontaktit me ta.Pasi shkuam dhe aty dhe pasi bem ritin shpirti I nenes time nuk gjente paqe dhe me coi dhe ne Dorez.eshte nje vend I quajtur I till ne jug shume afer tepelenes dhe duhej te gdhiheshum nje nate ne ate vend.Pasi u krye dhe ky rit nena ime u dorezua dhe vendosem te kalonim nje nate ne tepelen tek halla ime.Ate dite qe ne shkuam ishin mbleshur te tera hallat e mia qe gjithsej jan 5 dhe po kerkonin nje zgjidhje per mua,nje sherim te radhes si ato qe ju permenda me siper.Ato ndodheshin dhe vajzat e halles sime qe ne ate periudhe une nuk e dija por ato ishin te krishtera.NJera prej tyre me merr ne nje dhome vecas hallave te mia,ndersa tjetra lutj per mua,dhe fjala e pare qe ma ka then eshte?”cfare eshte ajo qe te shqeteson me te vertet?”dhe te them te drejten nuk dija ti pergjigjesha sepse per mua une nuk isha e semur por thjeshte e merzitur dhe nga kjo kasha dhe dhimbje koke.Dhe une I pergjigjem qe “asgje nuk me dhemb,pervec kokes”
    Vajza e halles vazhdon”A beson ne Zot”dhe pergjigja ime ishte shum e thjeshte.”JO”
    Dhe vazhdoj ti tregoj arsyet pse une nuk besoja ne zot.Ne fakte zot per mua ishin ato vendet e “mira”dhe ata njerez te cuditshme dhe te piste qe te jepnin nuska.Dhe te them te drejten me ishte neveritur ai zot,dhe vetem per ate zot nuk doja te flisja.Po r vazja e halles vazhdon dhe nuk mbaj mend tjeter cfare ajo the me pas pervec qe ZOTI qe ajo njihte ishte nje Zot I dashur dhe qe e kishte treguar dashurin e Tij dhe qe te pranonte ashtu sic ti ishe.KJo ka qene fjala qe e preku shpirtin time ate kohe por nuk eshte se qendrova shume tek kjo.Une mbaj mend qe bera lutjen e shpetimit dhe te nesermen kthehem ne tiran dhe nje qese plot me literature dhe biblen qe ato goca me kishin dhene.Nga Gushti deri ne dhjetor te 2003 nuk eshte se une lexova gje nga ato qe keto vajza me kishin dhene por kujtoja fjalet e njeres prej tyre.Ne Dhjetor te 2003 vjen vajza e madhe e halles qe me kishte folur per Krishtin dhe pasi drekojme nga mbasditja me fton qe te shkonim diku.Une pranoj dhe po ashtu dhe ime moter.Dhe rruges na thote qe do te shkonim ne nje kishe.Une te them te drejten me pelqente shume ideja e nje kishe por nuk dija cfare te prisja prej saj.Kur shkova gjeja e pare qe me ka bere pershtypje eshte ngrohetesia qe dhe pranimi qe te benin edhe pse une nuk I njihja.Ajo dite ka qene data 1 Dhjetor 2003 ne ate kishe qe sot eshte Kisha Ungjilli I Krishtit ketu ne tirane dhe qe prej asaj dite nuk reshta se frekuentuarit kete kishe.Une prisja gjera te medha ne jeten time qe te ndryshonin dhe kisha nevoj te papare per paqe.Njerezit flsinin kaq shume per Krishtin si cudi beres,nje Zot personal por une kisha te beshtire ta konceptoja kete gje.Dhe nje dite I lutem seriozishte Perendise dhe I them nje fjale qe del nga nevoja ime per ta njohur ashtu sic te krishteret e asaj kishe e njihnin.lutja ime ishte e thjeshte..”te lutem nese ti ekziston ashtu sec plot pretendojne te lutem me bind ti dhe jo njeriu”kaq I kam then dhe pas nje kohe lexoj fjalet e Urta kapitulli 3 vargu 5-6 ….beso tek Zoti me gjithe zemer dhe mos u mbeshtet ne gjykimin tend,,,,,,,,,,,,,,,,,,Kaq u desh,vec nje fjale Perendie per zemren time dhe jeta ime morri rrjedh e tjeter.Qe prej atehere nuk kam rreshtur se besuar ne Te,duke I besuar jeten time te tashmen dhe te ardhmen time ne duart e Tij.Ai Zot qe te gjithe pretendojne se e njohim u be miku im me I mire dhe Zoti im personale.

    Po te nisesh te flasesh per jeten pas Krishtit nuk do te kuptoheshin te gjitha sepse Zoti eshte jashte tokesor dhe mendja jone kurre nuk do ta konceptonte qe eshte Ai.dhe nuk do te mjaftonin fjalet dhe dite per te numeruar gjerat qe ai ka bere ne jeten time.
    Eshte kaq bekim qe pata mundesi te shkruaja kete deshmi sepse u ktheva pas ne kohe dhe njehere per te kujtuar me mirenjohje ate qe Ai ka bere per mua,,,megjithse kurre kurre nuk do ta di sa shume I kushtoi.
    Perendia ju bekofte te gjitheve(te me falni per ndonje gabim drejtshkrimor me siper)..
    Kush ka Birin ka Jeten

  16. #16
    Jam shum i bekuar te kem gjtur kete forum. Faleminderit per mundesine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga jetonsok : 09-09-2010 më 06:40

  17. #17
    I CLIRUAR NGA URREJTJA!



    Sapo kishte kaluar ora gjashtë e mëngjesit, kur unë mora udhëzimet nga babai im , që të shkoj e të hap deren e të gjitha kafshëve dhe ti tregoj familjes që të bëhen gati te ikin nga shtepia sepse forcat paramilitare Serbe sapo kishin hyr ne fshat. Por ishte shume vonë. Dyert e oborrit të shtëpisë u rrëzuan përtoke nga një tank i madh i kalter. Një ushtar i gjatë e i maskuar, me kapi për krahu dhe më pyeti se ku ishte babai im. Por une nuk u përgjigja. Ai vendosi tyten e kallashnikovit ne veshin tim. Pastaj pyeti mamanë time për para dhe ajo i dha 80 marka. Ushtari u zemrua shume saqë mendova se do te me vrasë menjhere, por unë nuk kisha frikë. Mbeta pa ndjenja. Babai më kishte mësuar kurrë të mos dërezohem, madje edhe nëse kjo dhemb.

    Babai im u vra atë ditë, dy minuta pasi që na detyruan t’ia kthenim shpinen.
    Degjuam të shtënat dhe shtëpia nisi të digjet.

    Babai im ishte antar i Ushtrisë Clirimtare të Kosoves. Një burrë i cili luftoi per ideal dhe u mundua të cliroje vendin e tij nga regjimi pushtues i cili sundonte mizorisht mbi vendin dhe jetet tona. Shume muaj , para se të hynin forcat ne fshatin tim, unë kisha filluar të bëja roje për babain tim ndersa ai flinte.

    Të njejten ditë kur u vra babai im, ne ecem gjithë diten dhe naten , në mënyre që të kalojmë kufirin për në Shqipëri, dhe të gjejmë strehe për famijen tone. Nga Fshati Meje i Gjakoves, kemi ecur për në Prizren një ditë e një natë per te arritur ne kufi në mesditen tjeter. Pasi qëndruam në Shqipëri për tre muaj, u kthyem në Kosovë, pasi që trupat e NATO-s kishin hyrë në vend.

    Kur ne u kthyem, asgje nuk kishte më e njejtë. Ishte sikur ferri te kishte shpërthyer nga zemra e tokes. Aq shum dhimbje kishte mushur zemren time. Kam qare shume ato ditë. Nderkaq isha duke u afruar dyerve të thyera dhe qëndroja para shtëpisë së djegur dhe mbetjeve mortore të njerzve që ishin masakruar ne oborrin e shtëpisë sime. Babai im, tre axhët dhe dy djemte e axhes ishin masakruar po atë ditë së bashku me 500 burra e gra në Meje të Gjakoves.
    Gjatë kësaj kohe, kisha mbledhur shume urrejtje nga ekoja e të shtënave të dëgjuara në mëngjesin e 27 Prillit, të cilat me lane të rritem pa dashurinë aterore. Për shume vite përgatitesha për gjakmarrje. Gjithe këto kishin mbjelle në zemren time shume dëshirë për hakmarrje për ata mizorët…

    Dhe ti mund të thuash se pse po shkruaj aq shumë për luften??

    * * *

    Një ditë një djale i ri, së bashku me një grup tjeter vizituan shtëpinë time të rrenuar dhe interesoheshin të mesonin historine e ngjarjes sonë. Ata do vendosnin të rindërtonin shtëpinë e djegur.

    Ky djale i ri, në dorë kishe një liber që me tha se quhej Bibla. Une e pyeta se pse e mban ne dore Biblen kur ne fakt ai vete është mysliman. Ai mu pergjigj se me te vertete si origjine kam qenë mysliman, por sot une vete kam vendosur te besoj në Jezus Krishtin. Sigurisht kjo ishte dicka e re për familjen tone.

    Ata me prezantuan me Jezus Krishtin e gjallë, me Atë qe sot jeton e jo me atë që unë kisha parasysh duke e pare të gozhduar në nje kryq.

    Për here të pare perjetova prekjen e Jezus Krishtit të gjallë në jeten time. Ishte mbushja e cdo boshlleku qe lufta me kishte krijuar. Ishte plotesimi i cdo endre qe deri atehere kisha patur. Ishte nje permbushje e plote, qe me pare nuk besoja se do ta takoja ndonjehere.
    Megjithate duke pasur frike dhe presion te vazhdueshem nga familja si dhe nga rrethi i gjere i fisit, e duke qene thjesht nje adoleshent, mendoja se me së miri do te ishte të largohesha nga kontakti me këta njerez, qe familja dhe rrethi ku jetoja i ashtuquante si “te pa fe”

    Një natë isha i vetem në dhomë dhe ndjeva cuditerisht prezencen e dikujt, edhe pse nuk shihja asgjë. Kjo prezence mu be kaq e forte sa qe fillova të kem frikë, dhe e mbulova koken me batanie. Në atë cast ndjeva një zë i cili më siguroi.

    Qe prej asaj nate nuk e rezistova më Zotin dhe nisa përsëri të kem kontakt me të krishteret e vertete ndryshe nga të krishteret e tjere që unë njihja deri atehere ose qe isha edhe vete.

    Mora ftesen të jem pjese e një seminari i cili mbahej për here të pare pas lufte. Vendosa të jem i rregullt edhe më shume kur kuptova se ai që është i rregullt deri në fund të seminarit do të marr një shpërblim. Kështu dite pas dite, një njeri, të cilin e therrisnin bari, bëri një thirrje shume qesharake për mua, megjithese vendosa që unë i pari t’i përgjigjem. Ai tha:” Kush deshiron të pranoje Jezusin si shpëtimtarin e tij personal”?
    I pari që ngita doren isha unë, edhe pse unë besoja ne Jezus Krishtin, isha një katolik i devotshem, e madje pretendoja që një ditë të behesha prift, por vendosa ta pranoj këtë Jezus.

    Bariu, erdhi dhe vendosi duart mbi mua dhe unë me lot pranova Jezus Krishtin në jeten time. Atë ditë unë jam ndjerë sikur e kam takuar Jezus Krishtin, fizikisht. Përkunder përsekutimeve të ndryshme nga të katër anët, unë vendosa besimin tim mbi Shkëmb.

    Përderisa koha kalonte, fillova të ndjeja paqe dhe dashuri ne vetveten time, dicka që nuk e kisha përjetuar për një kohë të gjatë, por akoma, atje thellë brenda meje, kishte ende shume vetmi dhe urrejtje.

    * * *

    Një ditë nga dikush mu parashtrua një pyetje: “Cfarë do të bëje , nese do takoheshe me një serb fytyrë për fytyrë”?

    U zëmërova shume nga kjo pyetje dhe i thashe atij personi që kurrë të mos ma bëje këtë pyetje përsëri.
    Por ai insistoi duke me thenë se unë duhej ti kërkoja Zotit të më clironte dhe të më jape force të fal njerezit të cilet me vranë babanë tim…

    Atë natë, Zoti e sfidoi shumë zemren time. Ai më pyeti nese unë e dua atë më shumë se sa zëmërimin dhe urrejtjen që kisha për popullin serb? Në rrugen që është afer shtëpisë, rashë në gjunjë përpara Tij, duke qare sa mundesha, me lot e me zemër të shqyer cope, dhe vendosa ti fal ata paramilitaret si dhe popullin serb.

    Ajo ishte nata ku Jezus Krishti pas shpetimit, shëroi gjithashtu edhe zemren time. Pranova paqen e Tij dhe më nuk u ndjeva i vetmuar. Isha me ne fund i lire. Ati im qiellor u bë babai im, i cili më ofroi dhe me dha dashurinë e vertete atërore qe kaq shume me pat munguar.
    Pas disa vitesh në një mengjes, ndersa isha duke folur në Kishë për faljen, ndava këtë dëshmi me vellezerit dhe motrat atje duke u treguar se në zemren time është një dëshirë e madhe e cila mezi pres të realizohet.
    Të shkoj e të predikoj mesazhin e Dashurisë, Faljes dhe Pajtimit me Perëndinë, pikerisht popullit Serb.
    Zoti ka vendosur nje dashuri të vecantë në zemren time për atë komb megjithese unë e di, se ende mund të kem persekutime dhe kundërshtime nga njerezit qe nuk arrijne ta kuptojnë transformimin e jetes sime.

    Por unë mund t’ju siguroj se kur Biri të bën të Lire, je me të vertetë i LIRË.

    Nese Jezus Krishti ka falur mëkatet e mia, dhe mi fali ato ndersa ishte në Kryq, edhe ne duhet të duam qe me fuqinë e Frymes së Shenjtë, të falim te tjeret.

    Sot jam 26 vjecar dhe jam bari ne Bashkësinë “Rilindja e Kosoves”
    Jeton Sokoli

    www.christ4kosova.webs.com

  18. #18
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Pershendetje jetonsok,

    Shume falemnderit per kete deshmi jete qe ndave me ne!
    Jam i prekur thellsisht!

    Derisa po lexoja, nuk mund te mos e shihja dashurine dhe pranin e Zotit Jezus ne ata rreshta.

    Me vjen keq per humbjen e babait dhe kohen e veshtire gjate luftes. E kuptoj ate dhimbe, pasi vet kam humur dy prinderit dhe cdo pasuri. Me vjen keq per reagimet e njerezve. Por kur shohe se cfare ke zgjedhur, eshte e mrekullueshme.

    Jeton, Zoti te ka zgjedhur per nje qellim, dhe me vjen mire qe i je pergjigjur me zemer, me mendje e me shpirt.

    Zoti te bekofte.
    Gregu
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga Gregu Lexo Postimin
    Pershendetje jetonsok,

    Shume falemnderit per kete deshmi jete qe ndave me ne!
    Jam i prekur thellsisht!

    Derisa po lexoja, nuk mund te mos e shihja dashurine dhe pranin e Zotit Jezus ne ata rreshta.

    Me vjen keq per humbjen e babait dhe kohen e veshtire gjate luftes. E kuptoj ate dhimbe, pasi vet kam humur dy prinderit dhe cdo pasuri. Me vjen keq per reagimet e njerezve. Por kur shohe se cfare ke zgjedhur, eshte e mrekullueshme.

    Jeton, Zoti te ka zgjedhur per nje qellim, dhe me vjen mire qe i je pergjigjur me zemer, me mendje e me shpirt.

    Zoti te bekofte.
    Gregu
    Faleminderit shum, Gregu,

    bekime edhe per ju. Fjalet tua ishin shum inkurajuese.

  20. #20
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    Përshëndetje në Krishtin.

    Nuk do të doja që një temë e tillë e mbushur me dëshmi, të kthehet në një arenë debati. Debatet mund ti bëni në privat dhe jo duke prishur temat. Në vend të falenderoni Zotin për një njeri që ka njohur Krishtin në jetën e tij, filloni nga debatet kot së koti.

    Jeton. Perëndia të bekoftë shumë në jetën tënde dhe jeta jote qoftë një dëshmi e gjallë për lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht dhe çdo hap i yti të dëshmojë atë që Krishti bëri në jetën tënde.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Dy mënyra për ta njohur Krijuesin
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:31
  4. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  5. Marrdhëniet Izraelo-Palestineze hyjnë në një erë të re.
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 29-10-2003, 12:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •