Dita,
Eurocontestin e ndoqem nga interneti, pata shume nostalgji per atehere kur e shikonim me gjithe familjen dhe te nesermen e diskutonim mire e mire ne klase
Mua Sertab Ereneri me pelqeu, i kishte bashkuar mire mendoj une muziken orientale me motivet moderne dhe ka ze shume te fuqishem. E kam degjuar dhe me pare kete kengetare dhe me pelqen si ze.
Kesaj rradhe do t'ju pershendese me dy kenge:
Njeren e kendon Khalid se bashku me dy te tjere qe nuk ja mbaj mend emrat per momentin, dhe kenges nuk ja mbaj mend titullin,
, me falni per gjithe keto paqartesira,
e kendojne ne arabisht me duket, po kenga eshte shume gazmore dhe menjehere te shton deshiren per te kercyer. Po te kete njeri qe ta dije do ti lutesha ta sillte ketu.
dhe e dyta:
Ne nje are o moj ne nje lendine-ee,
Trendeline o moj tre-e-endeline-ee,
Jane dy vajza dhe o sec po rrine-e,
Trendeline o moj tre-e-endeline-ee,
Njera qendiste o moj shamine-ee,
Trendeline o moj tre-e-endeline-ee,
Tjetra fliste o per dashurine-ee,
Trendeline o moj tre-e-endeline-ee,
...
Nuk e di me, kaq me kujtohet.
Nje jave te mbare te gjitheve
Ora
Krijoni Kontakt