Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi

    Me Dt. 15 janar u mbushen plot 28 vjet nga humbja e prof. Ernest Koliqit, ketij dijetari te shquar shqiptar. Me kete rast po ve nje poezi te tijen te marre nga

    Lutja e Dėshprueme



    Ju qi keqas t’vorrosun keq flźni nder murrāna
    mbi shpate t’pjerrta a n’pyje, n’breg deti ase n’breg lumi,
    deshmor‘, q’źmėn t’lavdishem keni thadrue n’gojdhāna,
    nėn dhé me gjak t’uej t’rīmun idhnķn nuk u a shuen gjumi.

    Ju qi n’vorre t’vetmueme keq flźni e nuk pushoni
    e as deka varrz e shtatit nuk thau as nuk u a mbylli,
    qi éshtnat vrik ju dridhen kur del nji zā nga pylli,
    a kur nji zhapllim‘ hapash pėrbrī murān’s ndėgjoni,

    ju qi n’mesime fisnike t’lahutės jeni rritun,
    ju qi burrnķn jetike e patėt si mėsuese,
    ju qi lirķn kreshnike zgjedh‘ e kishi per nuse,
    ju qi n’mprojen e nderit botėn keni ēuditun,

    sot n’murrāna t’harrueme kėrkoni kot pushim:
    ju qi epopé t’panjoftun shkruet me gjakun e kuq,
    plot vrumulisje n’eshtna rrini tue bluem idhnimin,
    fatosa orzez, pėr flījen e jetės q’u shkoi huq.

    U rrzuet tue rrokun armėn dhe rrzue me jue fisi;
    ato q’atdheut i kjené ndėr mote gardh ēeliku,
    porzmat vigāne t’ueja, jo, nuk i mposhti anmiku
    por māma e fatit, māma qi befas mbi né krisi.

    N’heshtim t’natės shqiptare s’ndėgjihet kund zā njerit,
    prān‘ votres s’fikun nānat n’vaj nuk e njomin bukėn,
    por me sy t’papėrlotun plot shkndija mnije, strukėn
    tue prit‘ furķn ahmarrse qi t’thej‘ t’prīmunt e mnerit.

    Jo vįj por gjām e ahté prej pyjesh sjell jehona,
    zhumhura e rrebtė e lumit kushtrim zā-mbytun ngjanė,
    shpirtnat errson e ballet vrugon, ndiell mort zezona
    q’atdheut palcet gjallnuese mā t’mshefta po i a thanė.

    O Perėndķ, na tokėn pranuem qi Ti na fale,
    n’tź tash tridhet‘ qindavjeta na u end e ndershme jet,
    jetuem m’kto troje t’vobta, n’kto brigje t’thata e t’shkreta,
    ngujve larg botės tjetėr tue ruejtun dhźn mbi male.

    Me mzi strehueme trupin nga shiu e brshni e marrdha,
    n’kasolle e stane t’brishta qi shpėrthejshin duhķnat,
    pa dijt‘ qejfet e holla, pa dijt‘ ē’janė miradinat,
    pa njoft‘ doket e lmueta tė kombeve fatbardha.

    E, pra, t’ushqyem n’kto gryka me bukė kollomoqe
    Qi e zbutshin n’śj tė kronit, s’lypshim kurrgjā mā shum,
    sepse bylmet na kishin nji lirķ t’thjsht‘, t’pashoqe,
    qi me hiret e veta na e bānte gjakun t’lum.

    Nānat me qumsht‘ tė pastėr andjen n’shpķrt t’on‘ dikojshin
    Me fluturue si shqipe nė qiell t’nderit shqiptar,
    n’flak t’dokeve m’u kndellun e n’zjarrm t’buzmit bujar,
    qi kobin e zvetnimit nga votra na e largojshin.

    O Perendķ, ndėr shekuj ūja buzėn na e zverdhi,
    shpesh u errem pa hāngėr bukėn m’e ruejt‘ pėr fmķn
    e mitun q’ish n’e rritun, por n’qe ‘i mik né shpķn
    na msyni, ia vūm para at buk mikut kur erdhi.

    Pse kshtu na e randon jetėn me dhunė e me krajata?
    Lķrin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim tjetėr:
    kto dy tė mira zbritshin vobeksķn t’on‘ tė vjetėr.
    Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 08-02-2009 mė 02:54

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi

    Shume e bukur kjo poezi, Eni ! Sidomos keto dy strofat e fundit.....

    O Perendķ, ndėr shekuj ūja buzėn na e zverdhi,
    shpesh u errem pa hāngėr bukėn m’e ruejt‘ pėr fmķn
    e mitun q’ish n’e rritun, por n’qe ‘i mik né shpķn
    na msyni, ia vūm para at buk mikut kur erdhi.

    Pse kshtu na e randon jetėn me dhunė e me krajata?
    Lķrin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim tjetėr:
    kto dy tė mira zbritshin vobeksķn t’on‘ tė vjetėr.
    Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar MI CORAZON pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e engjell
    Anėtarėsuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    shqiperi??
    Postime
    14
    Me te vertete shume e bukur!

    Eshte interesant, se kur po lexoja kete shkrim, edhe po mendoja per kontributin kaq te madh te shkrueses, me ra ndermend nje shkrim i para disa muajve, qe me duket se e karakterizon fare mire kete tip kontributi:

    postuar me pare nga Anton, tek forumi i bibles, dt 16.06.02

    "Asht gabim i trashe, kur thohet shume here qe orjentalizma na ka ardhe nga Azija apor neper religjionin muhamedan apor edhe nga populli tyrk. Jo, kurrsesi, orjentalizma e jone asht kryekeput nje dhantine (darove) fatale ekristjanizmit, megjithe qe e nje kristjanizmi te degjeneruem euro-aziatik
    Kete citim, Antoni, qe une kam respekt (edhe pse po e shkruaj kete gje) vete nje afetar-katolik (mos u habisni, se fenomene te tilla, ku njeriu mund te jete edhe jo besimtar, por njekohesisht edhe katolik, ortodoks etj, jane normale ne nje shoqeri te vuajtur e ndryshur, si ajo ne Shqiperi), sjell citimet e shkrimit te nje Dr. Prf Kristo Maloki, pra edhe ky nje kristian anti-kristian, me ngjyrime te forta psiqike te koheve te kaluara, me teori superioriteti racash (edhe brenda llojit shqiptar) e idesh.

    Nder te tjera z. Maloki shprehet se Bizantinet e Shqiperise (dmth ortodoksit, prej ku znj. Eni na vjen), jane nje lloj tipi servil, qullac, frikacake edhe ku rafsha mos u vrafsha, qe do te thote, se bejne politiken me me te "fortin", njerez qe sipas <alokit, e paskan degjeneruar "genin" shqiptar etj mbrapeshtira si keto.....


    Pse e solla edhe cfare dua te them une me kete?

    Une e kam ndjeke me te madhe kete debat te forumit te bibles, edhe ne nje fare menyre edhe pse nuk bie dakort fare, madje i quaj perversitete meditimet e Malokit, them se deri diku, duke qene ndoshta Dr. Prof e me i vjeter se ne, ka thene te verteten qe nder ortodokse (bizantine) ka nje lloj geni servilizmi, tutkunerie, dudum, edhe ketu me vijne nder mend, jo vetem ky lloj kontribut i ketushem i shkrueses, por edhe kontributi i ketij tipi, i Fanarioteve te Stambollit, qe iu perkushtuan Turqise me teper se sa Turqit vete, edhe i dhane goxha, duke harruar kombin e vet, e krishterimin.


    Serish, kur klikova ne kete teme, thashe se mos shkruesja pas kaq e kaq kohesh do sillte ndonje gje jo mbi te tjeret, por kesaj rradhe mbi kontributin "bizantin" (ortodoks) te figurave intelektuale e patriotike te shumta.......por jo, edhe kesaj rradhe, ushte mbi "katoliket".....

    Ku eshte Imzot Noli, Visarioni, Kristofor Kisi, Irine Banushi....

    ku jane rilindasit ortodokse qe ruajten kulturen shqiptare e i dhane drite kombit?

    Apo keta permenden me dashuri vetem atehere kur perdoren me qellime politike kundra te huajve?!

    Per keta kush do jape kontribut? Deri me tash, asnje katolik se ka bere, por vetem kane sulmuar qyteterimin ortodokse me pretekstin se eshte grek!

    Medashuri e respekt, po jap vetem nje sugjerim, se mos merrni yrysh e me suleni, se gati e kam debatuesin qe tju trullose mire e mire!

    bye

  5. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Pershendetje engjell!

    S'po kuptoj dicka, cka te beje feja me perkujtimin e nje figure te letersise shqiptare, te cilit iu bene plot 28 vite qe eshte ndare nga kjo bote?
    Dhe akoma s'po shohim studime te mirefillta shkencore mbi kete figure te "damkosur" te kohes se rregjimit te kuq.

    E vura poezine e Ernest Koliqit tek kendi i letersise dhe jo tek ai i fese katolike.

    Forumi i letersise eshte per poetet dhe jo per figurat me te shquara te orthodhoksise shqiptare.

    Cfare kam pasur ne dore mbi orthodhoksine shqiptare, si nje libreth mbi kanonizmin orthodhoks e kam vene ne forumin perkates te fese se krishtere dhe jo ne ate te letersise. E njejta vlen dhe per At Nolin.

    Me vjen keq qe diskutimin tuaj e rrotulloni ne nje kend komplet te gabuar.

    Pastaj bindjet e mia fetare jane te miat dhe nuk i ve ne pazar per t'i dhene vleren te tjeret.

    te pershendes me nje poezi te Nolit:

    Marshi i Kryqezimit

    Do tė vrasim, Jesu, se tė kemi Baba,
    Do tė varrim, Mesi, se tė kemi Usta,
    Se s'ke dashur as jet' as martes' as para:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Dy kusarė tė vegjėl i zumė nė lak.
    Kryqėsoji kėta, se na vothnė fort pak,
    Kryqėsoje kėtė, se s'na vodhi aspak:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Vrajeni, se pėrunj dhe pėrmbys pasurinė,
    Pasuron, dhe ēliron, dhe forcon varfėrinė,
    Se lėngatėn shėron, se ndriēon verbėrinė:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Varreni, se me botėn, me ne s'shėmbėllen,
    Se na ndreq shtrėmbėritė, dhe kurrė sna rren,
    Se e do vegjėlin' e tiran' e urren:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Vrajeni, se pėr vete s'kujdeset, s'lėfton,
    Dhe tė mjerėt, tė humburit nuk i sfruton,
    Dhe pėr sherr, pėr vlla-vrasje, pėr luftė s'punon:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Varreni, posa s'do as tė vras' as tė varrė,
    As tė bėnjė tė keqen as gjakun t'a marrė,
    Dhe katilėt me nam na i qan si tė marrė:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Vrajeni kryengritėsin e Shėnjtėruar
    Si katil tė mallkuar, atė ka kėrkuar,
    Se kujtoj qė pa armė na ka pėr tė zgjuar:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e engjell
    Anėtarėsuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    shqiperi??
    Postime
    14
    Me fal!

    por nuk ke si it hone fjales: te duash vetllat e jo syte!

    Dmth, jane ata qe duhet te pershendetesh se pari, e me pas une apo kushdo qofte.

    Nuk ka debat mbi kete pune.

    thnx!

    ps: une nuk e permenda ate gje meqe jemi tek letersia, por meqe jemi tek figurat.

    Tashti me shitje, mos do te thuash qe po na i shet ne pazar intelektualet katolike (meqe keto i permend)?

  7. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    shitja = per bindjet e mia fetare.

    e per asgje tjeter.

    as per kete ska debat!

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ernest Koliqi

    RD


    ------

    Rrėnjėt lėvizin



    - nė 100-vjetorin e lindjes sė shkrimtarit Ernest Koliqi -

    Njė shekull mė parė, mė 1903, pikėrisht mė 20 Maj, nė muajin e bukur, kur harlisen bashkė rreze e petale tė ngrohta si puthjet, mes tė cilave pėrzihet edhe ajo mė fatalja, puthja e Judės, kur Shqipėria po pėrgatitej tė ribėhej, lindi nė Shkodrėn mahnitėse shkrimtari Ernest Koliqi, themelues i tregimit tonė modern, ndėrkohė dhe poet, romancier, eseist, pėrkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg, gjithsesi dhe veprimtar i shquar nė fushėn e politikės, tė kulturės sė politikės dhe tė politikės sė kulturės, gjithmonė kombėtare, tė gjysmės sė parė tė shekullit XX.

    Njeri me dije tė gjera, vizionar, mbartės i traditės mbi shpinė, i parakes, teksa me duar mbrunte risitė, modernen, stilist i zoti, qėmtues i fjalės, aq sa duket sikur i mblidhte si bimėt e rralla mjeksore maleve tė Veriut, krijues imazhesh dhe portretesh, mė shumė shpirtėrorė, njohės i konflikteve tė brendshme dhe sociale, i filozofisė sė tyre, i brengave, i muzgut dhe dritės, i rrugėve njerėzore e sidomos i rrugėve tė Shkodrės, qė e deshte aq shumė, aq sa e bėri emblemė tė kėngės sė vet…

    Adoleshent familja e ēon tė studiojė nė njė kolegj tė Bergamos nė Itali, kthehet nė Shkodėr, bėhet mik me mė tė kulturuarit e qytetit, organizohet nėpėr shoqata, emigron nė Jugosllavi, kthehet sėrish sėbashku me librin e tij me novela "Hija e maleve", punon si mėsues nė Vlorė, prapė nė Shkodėr, ndikon te Migjeni e mė pas shkon nė universitetin e Padovas, laureohet pėr letėrsi, mbron Diplomėn me tezėn "Epika popullore shqiptare", gjė qė entuzizmon albanalogėt mė tė shquar tė kohės, boton libra tė tjerė, poezi, pėrkthen mė tė mėdhenjtė.

    Mė 1939 emėrohet Ministėr Arsimi nė Tiranė dhe nė tė njėjtėn kohė Superior i Katedrės sė Gjuhės Shqipe nė Universitetin e Romės. Themelon gazeta, organizon kongrese kulturore, institute, bashkėpunon me Merlikėn, Gurakuqin, Fishtėn, Asdrenin, Mjedėn, Ali Asllanin, Lasgushin, Logorecin, Toton, Kokoshin, etj. dhe ėshtė i pari qė arsimin shqiptar e ēon instutucionalisht nė Kosovė, dėrgon 200 mėsues nga mė tė pėrgatiturit, duke hapur tė parėn shkollė tė mesme atje, mė 1941 (kur kėtej, 200 tė tjerė, jo mėsues, por komunista, me ndihmėn jugosllave sapo kishin krijuar njė parti, e cila do ta braktiste Kosovėn dhe do tė rrėnonte shumė nga ēėshtja jonė kombėtare).

    Mbarimi i luftės do ta zėrė me punėt e albanologjisė nė Itali duke iu mbyllur rrugėt e kthimit nė atdhe pėr jetė. Diktatura do tė ndalonte dhe veprėn e tij, madje dhe do ta shpallte armiqėsore.

    Edhe gjatė mėrgimit tė tij politik, Koliqi nuk do tė rreshtė sė punuari. Themelon revista, bashkon diasporėn, bashkėpunon me tė arratisurin tjetėr, me poetin Martin Camaj, me arbėreshėt, me Xhuzepe Gradilonen, shkruan poema, romane, udhėton pėr nė SHBA, harton antologjira tė poezisė mbarėkombėtare, ndjek me vėmendje jetėn politike dhe kulturore nė atdhe, nė bregun tjetėr tė mallit dhe vdes papritur nė dhjetor tė 1975, nė Romė. Ende atje prehen eshtrat e tij, nė varrezat e mėdha, ku ėshtė dhe poeti Persi Bishi Shelli.

    Nėse sot janė bėrė tė njohura pothuaj tė gjitha librat e Ernest Koliqit, fale dhe Shtėpisė Botuese "Camaj-Pipa" nė vendlindjen e tij, pak, fare pak flitet pėr rėndėsinė e tyre letrare e kulturore si dhe tė vetė autorit, qė mė shumė komplotohet me harrim e mosmirėnjohje zyrtare.



    Dua tė kujtoj, mė pak tė kujtuarėn sot, dramėn e ēuditėshme, profetiken, tė Ernest Koliqit, "Rrajėt lėvizin", e vogėl dhe e madhe njėkohėsisht, sa delikate po aq dhe epike, simfoni e vėrtetė, klasike dhe avanguardiste, sintetike dhe me njė jehonė polifonike, e dhėmbshme dhe meditative, ku jo vetėm njeriu, por dhe koha gjen vetveten. Koliqi ishte i pari dhe i vetmi shkrimtar qė nė mėnyrė gjeniale parashikoi rėnien e perandorisė komuniste. Drama "Rrėnjėt Lėvizin" u shkrua nė Romė, por ngjarja ndodh nė Shkodrėn e tij, nė vitet ’70, kur kėtu diktatura ishte nė kulmin e mesnatės sė saj, ndėrsa autori si njė orakull pėrndjell vdekjen e diktaturės dhe rilindjen e Shqipėrisė. Parashikimi ka njė ekzaktėsi mahnitėse, jo si kohė, por si hapėsirė shpirti. Ndėrsa shkrimtari anglez Zhorzh Oruelli shkroi romanin fantastik "Tetėdhjetė e katra" pėr komunizmin, Koliqi si njė AntiOruell, ose "Oruell pozitiv", me dramėn e vet, ku rinisin tė kumbojnė magjishėm kėmbanat nė tė vetmin vend ateist nė botė, rrėfen triumfin e ardhshėm tė njė shoqėrie, nė tė cilėn pas shtypjes nuk ka hakmarrje, por fisnikėri sipėrane.

    Ėshtė hera e parė qė kjo dramė botohet e plotė nė atdheun e Shkrimtarit.

    Visar Zhiti



    Vetjet



    Shuku, mėsim-dhanės (28 vjetsh)

    Ndreka, ish-tregtar (66 vjetsh)

    Iza (24 vjetshe)

    Roza, e shoqja e Shukut (25 vjetshe)

    Ganxhja, e shoqja e Ndrekės (26 vjetshe)

    Lina, e motra e Rozės, nzanėse (17 vjetshe)

    Nė Shkodėr, me 197....



    (Nji odė buke, e gjanė, nė nji shtėpi tė vjetėr zotnijsh. Mure prej shum kohe sė palyeme. Nji tryezė e thjeshtė katranėshe nė mjedis rrethue me ndejse tė zhgatrrueme tė ndryshme njana prej tjetrės. Nė fund tė dhomės dy dritore tė mėdhaja qi biejnė kah rruga. Nė perden e mbajtė, nė skaj kah fundi, njė derė qi qet n’odė tė zjarrmit, madej njė kanapeh mbulue me pelhurė tė zgjedhur, tshti e repun dh’e zverdhkatė nė ngjyrė. N’anėn e djathtė nji derė qi qet nė shenashin. Edhe pse s’mungon dlirsija, ambjeti ep nji pėrshtypje sė lanumi mbas dore. Shifet menjiherė se dikur ajo banesė shkelqente me orendi tė begatėshme e dallohej pėr mbajtje tė kujdesshėme. Asht mėngjesi i njė dite sė dielle vjeshte).



    LINA (tue hy nga dera e shenashinit, veshė me petka shetije, pėrshėndetė Rozėn qi del me dy broka plot me uj nga dera e odės sė zjarrmit) Nadja e mirė!

    ROZA Sa heret kenke ēue! Mirė se vjen!

    LINA Mesha nė Shkollė tė Murgeshavet thohet nė shtatė. Mbaroi e kėtheva kėtu. Erdha me pa si keni ndjehė e me tė marrė me da;ė nė Fushė tė Qelės.

    ROZA Ka kohė. Nuk do tė jet sahati ma tepėr se tetė e gjysė. Shetija fillon mbas Meshės s’orės njimbėdhetė tė Fretnevet. Po i ēoj ujin m’u la Shukut e po vij. Si asht nana?

    LINA Mirė. I kanė pushue dhimbat n’ijė. Shuku si po asht?

    ROZA Me shėndet mirė, por, si gjithmonė, i habitun mbas trilleve tė veta. Lexon, merr shėnime e ēohet e shetitė nėpėr odė. duhet me ia pėrsritė disa heresh fjalėn para se t’a marrin vesht: kaq pėrqėndrohet nė mendime...

    LINA Pregatitė ndoj vepėr tė re, sigurisht.

    ROZA Shka me kenė! Humbė kohėn kot. Kur s’mujt me nxjerrė gja nė dritė sa ishin.... ata, sot duhet t’a kuptojė se puna e shkrimeve tė tija ka marrė fund. Mue mė ban me plasė. Nė vend me ia vu menden si e si me e pėrmirsue kėt gjendjen t’onė dhe m’u vu pėr fije si shokėt, qi pra s’e lanė kurrkund zotsin e tij, bieret mbas andrrave. Jam nė hall tė madh. Linė!

    LINA Shuki asht i zoti. Heret a vonė ka me i a dalė m’u rradhitė ndėr shkrimtarė nė shej e me kenė i ēmuem si meriton.

    ROZA Prit gomar sa tė dalė tėrfoja! S’kam besim nė zotsin e tij. Ka mbetė mbrapa shokve. Mandej... (me za t’ulėt) kujton ti se e lanė... kėta tė sotshmit me ēue krye si shkrimtar? Rrehet kot. Por.... mė len t’i a ēoj ujin m’u la. Mos u mėrzit. Qe, erdha! (Del kah shenashini).

    GANXHIJA (hyn nga e djathta) Nadja e mirė Linė. S’ashtė nevoja me tė pyetė si je pse po shof se ke ndjehe si molla nė gem. Kaq herėt, sot?

    LINA Jam kenė nė Mesh te Murgeshat.

    GANXHIJA Ty tė ndihmoftė. Edhe unė aty kjeēė nė meshė, por ishem nė fund tė kishės e s’tė kam pa. Ke pasė fat, moj bi, m’u rritė nė hir tė Zo’it e me marrė mėsime tė mbara ndėr Murgesha. Mjrisht ka gjind qi, qyshė se kanė le, nuk e kanė pa kishėn me sy dhe nuk njofin ngushullimin e madh t’uratės....

    LINA Si ime-motėr, pėr shembull, as? Mos i ven faj, Ganxhe. Ka thithė mendimet e... atyne. Nuk asht zemėr – keqe, por koha e pėrparėshme ka lanė gjurmė tė forta nė tė.

    GANXHIJA Ajo qi nuk mė pėlqen, lum Lina, asht se jote-motėr nuk i mban pėr vete mendimet qi ka, por mundohet me i a rrasė nė tru edhe tjervet. Qe, tuk asht zotni Shuku: ai nuk i a thotė tė bindun se asht e mirė e e drejtė. E, pra, kisha me thanė se atij i pėrket ma tepėr me u dalė zot mendimeve t’atyre....

    LINA Unė nuk jam fort e rrahun nė kėto ēashtje. Por... me shka kuptoj unė, Ganxhe locja, Shuku ka mendime krejt tė veta qi janė bukur larg prej parimeve t’atyne pa kenė, merret vesh, kurrkund afėr me t’onat; me kėto tė sotmet, due me thėnė...

    NDREKA (tue hy nga e djathta_ Mirė se tė gje, zojshė.

    LINA Mos mė thirrni zojushė, zotni Ndrekė. Unė...

    NDREKA Don ndoshta me tė thirrė shoqe? Fjalėt shok e shoqe i urrej edhe i kam qitė, sa pėr vete, jashtė pėrdorimit.

    LINA Mė thirrni Linė.

    GANXHIJA (tė shojt) Edhe ti ke nisė m’u ba i mėrzitshėm. Lene rahat vajzėn qi kurr s’t’a ka kėthye fjalėn.

    NDREKA Ke arsye. Lina s’asht si...

    GANXHIJA Leni fjalėt boshe, po tė tham. Po shkoj me ju pjekė nji kafe. E kam xhezėn nė zjarrm. (Del kah oda e zjarmit).

    NDREKA (tue u ulė ndejun nė kanapeh) O Zot i lum, kjosh levdue qi premtove me mė falė nji pleqni tė rahatshėme! E din, Linė, sa vuejshem kur ishin ata. Sidomos tė diellavet. Nuk u dallote e diellja prej ditve tjera. Qe, ndėgjo. Po biejnė kumbonėt e Kiėshės sė Madhe. Aman, mos prito, ēolma dritoren. Due me ndėgjue kumbonėt. (Lina hapė xhamat e dritares). A ka lezet ma tė madh? Me gėzue lirisht tė diellen; me shkue nė Meshė tė madhe, ashtu si pėrpara. Ti je e re dhe s’merrshe gja vesh kur ishin ata. Por ne na e kanė terratisė jetėn. Kishim lakmi ata qi dishin. A merr vesht? I njehshim tė lum ata qi pėrsiellshim ndėr Rmaj... me i shti nė dhe!

    LINA Unė s’mabaj mend mirė’ po, vėrte, tė ramit e kumbonvet ishte asokohe i ndaluem?

    NDREKA Rrebtėsisht.

    GANXHIJA (tue hy me do filxhana nė nji tabake) Urdhėroni, pra.

    NDREKA Tė lumėt dora, grue. Prej erės kuptohet se na ke pjekė nji kafe tarrnake.

    LINA (Ganxhes) Njimend pak e kush din me pjekė kafe si ti.

    NDREKA Duket gja e kollajtė, pėrkundrazi don shum marifet. Ah. s’ka ma gja tė kandėshme se me pi kafe tue ndėgjue kumbonėt qi bijnė e tue mendua se "ata" nuk na rrijnė ma pėrsipėr me na marrė frymėn. Lirija, lirija, s’ka tė paguem nė kėt botė.

    ROZA (tue hy ka ndėgjue fjalėt e Ndrekės) Liri kallpe... Vetam mendelehti nuk kujtohet se priftnija i a futė shpirtin njerzis nė nji burg gėnjeshtrash lara lara. Nuk asht liri ajo qi pa u kujtue tė ban me ndjekė vijėn e caktueme prej priftėnvet dhe prej qeverritarve tė cilėt tjetėr mendim s’kanė veē me shfrytėzue vogjėlin e shkretė.

    LINA Pash fen, pse nuk shikon punėn t’ande!

    NDREKA Lene tė turfullojė.... Fjalėt e saja nuk m’a prishin lezetin e kėsaj sė dielle plot kumbonė. Kumbomnėt s’i bajnė dam kujt. Kjo pėlqente krizmėn e batareve qi vinte prej Zallit tė Kirirt kur u pushkatojshin njuerėzit ma tė ndershėm tė vendit tonė. Tashti angthi u zhdavarit... Ah. kjo muzikė e kumbonve t’a zgjanon shpirtin.

    ROZA E besoj: tash qi kėthyem prap nė Mesjetė...

    NDREKA Kėthyem nė jetė te mbarė e tė lume!

    GANXHIJA Po ti, more, pse e gėrget? Lene nė punė tė saj. Ajo asht rritė me ato mendime.

    LINa (qi ka qitė kryet kah rruga prej dritores sė hapun) Gra, eni e shifni. Nė krye tė rrugacės asht ndalė nji zojė e huej... Se ē’petk qi ka!.... s’ka si bahet ma i bukur... e i rri mbrekulli nė shtat.... Qe, ka ndalė diken e dishka po e pyetė tue ba shej me dorė kah kjo rrugacė....

    (Roza e Ganxhja shpejtojnė me dalė nė dritore).

    GANXHIJA Kush do tė jet, vall? Po hyn nė rrugacė t’onė. Po afrohet kėtej...

    ROZA E veshun vėrte nė mėnyrė tė pėrsosun.... Sa t’encun tė zhdėrvjellėt... Shifet se nuk e topitė halli i jetės si ne tė shkretave.

    LINA Zojė e randė duket me kenė....

    ROZA Po ndalet para derės s’oborrit t’onė...

    GANXHIJA Jeee... Po kjo shka lypė te na?

    (bjen trakllojca e derės s’oborrit: i ndėgjohet krizma nepėrmjet derės sė shenashinit)

    ROZA Tham se e kanė drejtue gabim...

    GANXHIJA (tue dalė me shkue e me ēelė derėn e oborrit) Nė kjoftė e huej si do tė merrem vesht unė me te?

    NDREKA (pa u tundė prej kanapehit, tue mbėshtjellė njė cingare nė kuti tė duhanit) Mė thirr mue. Unė italishten e dij....

    ROZA (si nė tallje) E po foli rusisht, jam kėtu unė!

    NDREKA S’ka me kenė nevoja as pėr ty as pėr mue. Ka gabue derė, po kjo se kėrkon ndokend. Kėtu te na s’ka kush punė me tė huej... Shko, Linė, tė paēa, e shif kush asht ajo grue e si po i shkon puna Ganxhes me te.... (Lina del kah e djthta).

    NDREKA Shum tė huej kanė fillue me ardhė. I ka dalė nami vendit t’onė e, tash si udhėtohet pa pengime, shum kend ngucė kureshti m’e shetitė fun e maje.

    ROZA Nė kėt shtėpi gjysė tė rrenueme s’ka kush shka me pa...

    NDREKA Eeeh.... Dukur kjo shtėpi ka kenė nji ndėr ma tė mirat e Shkodrės...

    ROZA E sot asht ēerdhe mijsh. Tė mjerėt na qi jemi tė dėnuem me jetue kėtu mbrendė.

    NDREKA (tue mos u vu vesh fjalėve tė saja, vazhdon si tė flike me vete) Shtėpija e Sinadinvet, zotnij zemėrbardhė.

    ROZA Pasanikė qi jetuen tė kėrtylun me miradina nė shpinė tė popullit t’unshėm. Mandej nji prej tyne a mė bahet a ishte i dam me gisht si njeri me idena antipopullore?

    NDREKA Thue pėr Pjerin Sinadinin, shkrimtar?

    ROZA (tue hy turravrap pa frymė) E dini se kush asht? E zoja e shtėpis!

    NDREKA (tue broftė nė kambė) Kush? Kush, thae?

    LINA E zoja e kėsaj shtėpije, pra! Ka ardhė prej Italije. Po shetitė oborrin me Ganxhen.

    NDREKA A ka se si? E ka marrė mirė vesh Ganxhja?

    LINA Po, po ajo flet shqip si na. Asht bijė Sinadinėsh; a u thoshin kėshtu rponarėvet tė kėsaj shtėpje?

    NDREKA Ashtu. Po pse ka ardhė?

    LINA S’dij. Unė porsa u paraqita me te e ngava kėtu me ju kallzue.

    ROZA (me za idhnak Ndrekės) shif: unė tė kam pague qiran pėr nji vjet e, t’a dijsh mirėara Shėn gjergjit nuk los prej klėndej edhe me ardhė tė gjithė Sinadinėt e dekun e tė gjallė...

    LINA Para se me thanė ashtu, preit me marrė vesh si po merr zhvillim puna.

    NDREKa (Linės) A tė tha Ganxhja me mė ba za mue?

    LINA Jo; por, ,ėsi i a pash gjasėn, ajo tash po njitet kėtu nalt.

    NDREKA Si t’u duk?

    LINA S’ka si bahet ma e njerzishme. Si cėrcerrim bylbyli e ka zanin. Nji buzqeshje e ambėl i a ndritė fytyrėn kur flet.

    NDREKA Kjo nuk u donte!

    ROZA Shka nuk u donte?

    NDREKA Ardhja e kėsaj – deh?

    LINA Po kush asht kjo, zotni Ndrekė? Bash e zoja e shtėpis?

    NDREKA Kjo – a? Mbas hamendjes asht e bija e Pjerin Sinadinit.

    ROZA T’atij shkrimtarit me mendime prapanike?!

    NDREKA (tue mos i vu vesh Rozės flet me Linėn) Pjerin Sinadini – unė e kam njoftė – ka kenė njeri me idena tė vjefshme, nisjatuer i palodhėshėm veprimesh tė mbara, shkruente ndėr fletore, qitte libra, ka pasė nji rreth tė gjanė miqėsh qi e dojshin me shpirt, por edhe shum anmiq qi e mėnjijshin....

    ROZA Njerzit e kėqij janė tė mėnim....

    NDREKA Ai s’i ka ba keq kuj. Disave, prej atyne qi e mėnishin, u kish ba nderna e ēfarė ndernash....

    LINA Po kjo zoja kush asht?

    NDREKA Sigurisht e bija, qi ka trashigue pasunin e tij.

    LINA Po vjen! Qe, i ndėgjohet zani. Janė nė shenashin me Ganxhen.

    ROZA Unė s’due t’a shof.

    LINA Ti rri, he mos pritsh. Tė shofim shka thotė e shka ka ardhė ma ba....

    IZA (tue hy e pėrsjellun prej Ganxhes, me njerzi tė spikatun) Mirė se u gjej!

    NDREKA Mirė se tė bjen Zoti! Unė jam Ndrekė Beitoja, kujdestar i kėsaj shtėpije....

    IZA Mė falni qi po u trazoj, zotni Beltoja. Deshta me pa, mbasi mė qiti rasa me ardhė nė Shkodėr, shtėpin e prindve tė mij.

    NDREKA Jeni e bija e zotni Pjerinit, atėherė?

    IZA Po.

    NDREKA E kam njoftė babėn e juej.

    IZA (me sy qi i ndrisin papritmas prej gėzimit) Vėrtetė?

    NDREKA Po kush nuk e njifte? Asht pėrpjekė shum pėr kėt qytetin t’onė.

    IZA Shkodrėn e ka dashtė me shpirt. Ka dekė me zemėr tė plasun prej mallit tė saj. Mė flitte gjithmonė pėr Shkodėr, pėr Shqipni, pėr kėt shtėpi.... (Shikon rreth e rrotull me nji hije mallėngjimi nė fytyrė) Kjo asht oda e bukės.... Aty nė skaj dikur ishte nji poltronė ku rrinte gjyshi.... Kėndej duhet tė jet oda e zjarrmit. A kam lejėn t’a shof?

    NDREKA Kjo asht shtėpija e juej, zojė... Urdhnoni: po ju pėrsjellim (bashkė me Ganxhen shoqnon Izėn dalė kah e mbajta).

    LINA Sa grue e hijshme dh’e njerzishme.

    ROZA Kėshtu e kanė tė pamit kėto reshpereshat, por pėrmbrenda janė pleh.

    SHUKU (tue hy prej sė djathtės) Kush asht ajo zojusha qi erdh me ganxhen nodė t’onė e shikoi me pėrmallim tė dukėshėm trapazanin e musandrėn? Kishte nė shikim nji shprehje tė ēuditėshme! si me kenė tue pa andėrr....

    ROZA Ti, ti, je gjithmonė i humbun ndėr andrra, more tatalosh. E kjo bukurushė ka ardhė me tė zgjue e me tė ba me ikė rrezgabjezga prej kėsaj shtėpije pse don me banues vetė kėtu.

    SHUKU (pa u vu vesh fjalve tė sė shoqes, me kureshtė tė gjallė) Si? Si? Asht zoja e kėsaj shtėpije?



    (vijon numrin e ardhshėm)

  9. #8
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Gjuhės shqipe


    Lshon ame ilire n`goje agimesh s`vjetra
    Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti,
    O gjuhe e folun n`bote ende ferishte
    S`ciles Mayeri ne te censhmet letra
    Rraj`t e mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti
    As n`t`folun t`Cezarve as n`helenishte,
    Perse Athina s`kishte
    Emen as Roma, kur e rrept ushtove
    Nder vepra katallajsh qi nper jehona
    Vigma t`fuqishme qitshin hove-hove,
    Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.

    Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi
    N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime
    Naten e diten rrinte atje perdore,
    Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi,
    Ndoshta me fjal`t e tueja i dha heshtime
    T`perfrigueshme qi mbluen t`parat therore:
    Ndoshta ndo` i buz` hyjnore
    N`at mot qi zota shpesh perbujte toka
    Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen;
    Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka
    Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.

    Mbi anija t`shpejta velat nde kah preja,
    Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari
    Me msy t`Helenit barkat tregetuese
    Ngarkue me ar e kem e skllave t`reja,
    Ty t`kelthitte n`timue anijetari
    Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese;
    E permbi val` shkembuese
    Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit
    Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue,
    U afrojshin n`breg anijat prej agimit,
    Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue.

    Mysteri i vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja,
    Zanin na e dridh` me nji kreni t`pashoqe,
    O ghuhe e folun per trimij pranvera,
    E tok na mbajte nder pushtime t`hueja
    Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
    As kur u ndam n`besime e doke tjera;
    E shekujve potera
    Qi me vrull u perplas mbi tok` shqiptare
    Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun,
    Por prap kumbimet n`buze i ke krenare
    Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun.

    Thue buza e kangatarve te paemen
    Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali
    Dhe kanga u humbi n`erresin e motit,
    Ket permallim qi mungullon mbi t`emen
    E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali,
    Mue trashigues i tune n`dhe t`Kastriotit?
    N` kthjelltin e dites s`sotit
    Kang` ndoshta t`kndueme qi vorroi kalesa
    Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja
    E eme ahmarrse e gojve qi harresa
    N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as shkroja.

    Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull
    Bukurin tue sjell` n`prak t`ksaj jete
    E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise,
    Heshten e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli,
    Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun mbete
    Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise
    Ku me lshue tingujt nise
    N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati
    T`njom edhe virgjin? Egersija jote
    Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati,
    Stinen e fundme t`poezis s`ksaj bote?

    O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash
    Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku
    Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande,
    Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash
    Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku
    E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande;
    Thjeshtin e ambel t`ande
    Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin
    Falja poetve t`u, por n`qe se kamben
    Buzes amtare kush ia ven, ti casin
    Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen.

    O Kange, Arbnor`t e plogte i kapi gjumi;
    Ti kris si za burije
    Mbi ata qi flejn` pa andrra fisnikije:
    E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire,
    Tue t`ndie fishkllojn` prej smire,
    Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera

  10. #9
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Shkodra nė mengjese


    Kendojnė bashkė nė mengjese pesė kumbonare,
    kendojnė nė ajri mbi Shkoder ende fjete:
    mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
    agimi e hjedh nė liqe synin e qete.

    Perhapė lajmin e zgjimit rrezja e parė
    tė parat pershendetje dridhen nė heshti tė lete,
    e shpejt nė at lavdi dielli, qi e veshė fare
    Shkodra kumbon me zane, zhurmė e jete.

    E ai diell prendvere i ri shprazet nė shtepija
    udha e lulishta tue ngjallė ngjyra e shkendija,
    tue mbshtjellė gjithshka si nji tis ari, i holle:

    skaj ne skaj si lum gzimi tue rreshqite
    nė syt e vashave, qeshė, e mbush me drite
    kacurrelat e tyne kur shkojnė nė shkolle.

  11. #10
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Kroni i katundit

    (prozė e shkurtėr)


    Shtegu qi con te kroni asht shetija e katundarvet. Buze mbramje me buljere ne krah, dalin gra e vajza per me mbushun uj ne krue. Ndeshen udhes shoqe me shoqe e shendrrojne dy fjale.
    Dita asht e mundshme nder katunde e ato biseda mbramjeje disi jane nji pushim e nji argtim. E ndersa dielli prendon e hana del, kroni i mbushe buljerat nji nga nji tue kendue. Seciles vajze e seciles grue i kendon nga nji kange te vecante, perse kroni te tana i njef. Vajzat i njef te vogla e i pau dalkadale tue u rrite; grat i njef nuse e i pau dalkadale tue u plake. Pasqyra e qete e ujit mban kujtimin e te gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehte, i kendon gjithkuj kangen e mallengjyeshme te kohes se kalueme. Por pak kush din ta marre vesht... E shumta kalojne habitshem. Shuejne etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojne. Kjo, ndoshta, asht ma mire per to, sepse kanga e kronit shendrrohet ne vaj, tue jehue ne thellsit e shpirtit. Atehere ma mire mos me ndigjue.

  12. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    TREGETARE FLAMUJSH

    (Fragment)

    -Posi.... u ba Shqipnija. Dalin te marret e vikasin rrnofte Shqiperia! Ti i mencem pergjigje tue bertit ne kupe te qielles : rrnofte, po, e shpejt me porosite flamuj. Na shkyeju rrnofte, e ti shit, ban pare tue tregue mbi ndiesit tona. Loje e bukur, por s'te ka dale....
    Gasper Tragaci, leshoi shtizen e u avit kercenueshem kah djali.
    Flamuri ra per toke. Hilushi s'luejti vendit. Shikonte syte e ftohte qi leshojshin shkendija idhnimi. Tregetari u ndal para tij.
    - Mos me kene hatri i miksis se mocme qi kam me shpine t'ante, dij une...
    I riu ia priti
    - Per hater t'asaj miksije tash qes bejte me t'u shit flamujt..
    Me za qi i dridhej prej pezmit tjetri ia kthei:
    -po, zati ti sdin vec me qit bejta. Jeto me prralla, bieru mbas andrrave. Me vjen keq per gjind tuj se tash i qet ne rruge te madhe, me shka shof une. Hajt, hajt, qit bejta e duaje Shqipnin: bejtat e Shqipnija
    kane me te qite ne drite....
    U afrue edhe ma teper e peshperiti si ne nje fishkullime:
    - U shitne a s'u shitne flamujt, qendroi a s'qendroi Shqipnija, une kam mjaft shyqyr, me jetue, a more vesh e tash jashte....
    -Kadale... ia priti djaloshi me t'eger e syt i vetuen- dal vete e s'asht nevoja me me qit jashte ti.
    Por edhe nje fjale due me t'a thane e te lutem vire ne vesh si at kshill qe me dhae par ne dugaje.
    Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye prej numrit te gjalleve qyshse je ndry ne ket dugaje mbushe me mall. Ky asht vorri yt. E sa per Shqipni, po te siguroj un se ka me qindrue. Prandej mos ban merak se edhe flamujt kan me t'u shit krejt, por rueje shpirtin tand mos tia shitish dreqit.
    E Hilush Viza doli, lehtesue ne zemer nga ai shfrim, me thith ajer te kulluet n'udhe sepse era e asaj dugaje i mirrte frymen.

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    Ernest Koliqi
    Ernest Koliqi (1901 - 1975) -- Nga jeta dhe vepra e autorit 1901 - Lindi nė Shkodėr me 20 Maj 1901, nė nje familje te njohur patriotike. 1921 - Perfundon shkollėn e mesme nė Bergamo dhe nė Milano, Itali, dhe kthehet ne Shqiperi, ku dy vjet me pas themelon se bashku me pater Anton Harapin dhe Nush Topallin, revisten "Ora e Maleve". 1924 - Ben pjese ne Shoqerine patriotike "Bashkimi", e krijuar nga Avni Rustemi. Per shkak te lidhjeve te tij te reja politike, detyrohet te emigroje per pese vjet ne Jugosllavi, per t'i shpetuar ndonje goditje nga forcat zogiste, pas revolucionit te deshtuar te Nolit. 1929-36 - Kthehet ne Shqiperi per te punuar si mesues ne Vlore e Shkoder. Ne nje sere botimesh periodike dhe veprash te tij, Koliqi afirmohet si nje talent i letersise shqiptare. 1937 - Diplomohet ne Universitetin e Padoves me tezen "Epika popullore shqiptare". 1939-41 - Emerohet minister i Arsimit gjate pushtimit fashist. 1944 - Largohet ne Itali, i denuar nga qeveria e re komuniste, si bashkepunetor i fashizmit. 1957 - Emerohet drejtues i Institutit te Studimeve shqiptare, e krijuar ne kete vit si pasuese e katedres se Gjuhes Shqipe ne Universitetin e Romes. Ne kete vit, nis te botohet edhe revista letrare ne gjuhen shqipe e Koliqit "Shejzat". 1975 - Vdes ne shtepine e tij ne Rome, i nderuar nga i gjithe komuniteti shqiptar ne emigrim, por i mohuar nga vendi i tij. Ndėr veprat e tij janė: "Kushtrimi i Skanderbeut", poemė dramatike; dy pjesė me novela tė titulluara "Hija e Maleve" dhe "Tregtar flamujsh", si dhe poezitė lirike "Gjurmat e Stinve". Shkodra nė mėngjese Kendojnė bashkė nė mengjese pesė kumbonare, kendojnė nė ajri mbi Shkoder ende fjetė: mbi Maranaj qet vetllen kureshtare agimi e hjedh nė liqe synin e qetė. Perhapė lajmin e zgjimit rrezja e parė tė parat pėrshėndetje dridhen nė heshti tė letė, e shpejt nė at lavdi dielli, qi e veshė fare Shkodra kumbon me zane, zhurmė e jetė. E ai diell prendvere i ri shprazet nė shtepija udha e lulishta tue ngjallė ngjyra e shkendija, tue mbshtjellė gjithshka si nji tis ari, i hollė: skaj nė skaj si lum gzimi tue rreshqitė nė syt e vashave, qeshė, e mbush me dritė kaēurrelat e tyne kur shkojnė nė shkollė. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Kroni i katundit Shtegu qi ēon te kroni asht shetija e katundarvet. Buzė mbramje me buljere nė krah, dalin gra e vajza pėr me mbushun uj nė krue. Ndeshen udhės shoqe me shoqe e shėndrrojnė dy fjalė. Dita asht e mundshme ndėr katunde e ato biseda mbramjeje disi janė nji pushim e nji argtim. E ndėrsa dielli prendon e hana del, kroni i mbushė buljerat nji nga nji tue kendue. Secilės vajzė e secilės grue i kendon nga nji kange te veēante, pėrse kroni te tana i njef. Vajzat i njef tė vogla e i pau dalkadalė tue u rritė; gratė i njef nuse e i pau dalkadalė tue u plakė. Pasqyra e qetė e ujit mban kujtimin e tė gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehtė, i kendon gjithkuj kangen e mallėngjyeshme tė kohės sė kalueme. Por pak kush din ta marrė vesht... E shumta kalojnė habitshėm. Shuejnė etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojnė. Kjo, ndoshta, asht ma mirė pėr to, sepse kanga e kronit shėndrrohet nė vaj, tue jehue nė thellsit e shpirtit. Atėherė ma mirė mos me ndigjue.

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    THE GARDEN

    Shuk Dija set off slowly in the direction of Arra e Madhe. A light breeze from the hills across the Kir river had begun to give relief from the heat of that July afternoon. The alleys and the walls were still broiling even though the sun was now low. He had no problem with the heat for he had just gotten up from an afternoon nap. He washed and refreshed himself at the well. So much time had passed since he had been able to enjoy the well water of Shkodra, water so sweet that it was the source of many a legend. He dressed carefully, aware that many people would be observing him from behind doorways and through the slats of Venetian blinds.
    Shuk Dija was on his way to Arra e Madhe to pay someone a return visit.
    Upon his arrival in Shkodra, after many years of absence, numerous relatives, friends and well-wishers had dropped by. Returning such visits had always been a nuisance to him, yet this time, it was a pleasure to visit his distant relative Shaqe, because he had spent so much time with her as a child. They had had a lot of fun at her house, out in the yard. The longer one is away from the sites of childhood games, the more these sites are wrapped in reverie and the greater is the desire to see them again. From the very first days of Shuk's return, every corner and every object, from the smallest nooks and crannies of the house itself to the farthest streets and alley, evoked in him long-forgotten memories, and filled him with dreams and impressions, some pleasant and others nostalgic, yet all of them somehow new and strange to him.
    Strolling with the lazy steps of a passerby who has plenty of time on his hands, he observed everything with particular interest. The walls and gardens of the neighbouring houses were all familiar. Yes, he could remember them, but in his memory they had all been vague and enveloped in a golden mist, like some legend, and this had made them all the more enticing. Even now, seeing objects with his very own eyes as he passed among them after so many years of absence, he discovered their new and unexpected charms: the slanting facade behind the leafy mulberry tree, the garden wall with heavy clusters of fragrant honeysuckle, and the alleys full of shade and mystery. Everything evoked in him recollections of fine verdant parks and landscapes, and made him want to run barefoot over the grass.
    He fell into a daydream, oblivious to the curious glances of those watching him from the doorways.
    While he was abroad, sitting alone at a table in a café amidst the din of a big city, he used to think about Shkodra, his thoughts flying home on the wings of his imagination. He would find himself roaming the streets, entering a reclusive garden and stepping on the green grass. "Imaginary journeys," he called them, those visionary walks through the distant town of his birth. Now, after several years of absence and longing, reality proved to be just as beautiful as his dreams.
    All of a sudden, he awoke from his thoughts and said to himself:
    "Have I lost my way?"
    He looked to the left and right to get his directions, trying to find the way as he had remembered it as a child.
    "Oh, it's back there, behind me..."
    And indeed, he had passed by the little side alley. He hurried back, found the passageway, and arrived at a gate, dark and scarred by the weather. The cobblestones in front of it were worn, too, with weeds growing thick among them.
    He knocked at the gate, as if he were knocking at the magic entrance to the lost world of his childhood.
    He could hear the echo of clogs coming across the courtyard. A ruddy, oval-faced housemaid then opened the door. She blushed awkwardly for a moment, as she had never met him before and scurried off in the direction of the house. Abandoning her clogs at the foot of the stairs, she scuttled up the steps to inform the lady of the house of his arrival.
    Amused by the maid's insipid behaviour, Shuk closed the door behind him and headed slowly towards the staircase. With what delight he looked around him! The yard was exactly as it had been the last time, except for a stone wall which now partitioned it from the neighbouring yard, where a fence had once been. The house was freshly painted and remodelled somehow, but he could see no other changes. The same open veranda with the wooden stairs, the window frames with iron bars. Everything was as it had been in the past.
    Shuk's eyes fixed on the little gate leading to the garden around the back of the house, when a woman's voice echoed from the veranda:
    "Oh, Shuk! Come on up!"
    There, at the top of the stairs, was Shaqe with her hands behind her back, trying hurriedly to undo the white apron she was wearing. He went up, embraced her, and entered the living room.
    Here, too, everything was as it had been.
    Shaqe, sitting across from him, began to speak:
    "You wouldn't believe it. I swear to God, I did not recognize you a few days ago when I went over to see you. It's amazing how the years pass! I remember how tiny you were. I can still see you playing in the garden. My God, you gave me a hard time when you were little! Do you remember why? You would bring all the kids from the neighbourhood over here... Do you remember when you used to come and spend the night here? Lush, may his soul rest in peace, used to talk about you a lot when you were abroad."
    Lush was her late husband.
    Shuk was delighted and had a smirk on his face, but gave no reply. The sound of Shaqe's voice had stirred something at the bottom of his heart, reviving memories of the past and of long-forgotten joys. He closed his eyes and plunged into the memories, all of his years away from Shkodra vanishing as if they had never existed. Once again he was that restless little child eagerly hopping around in fun and games.
    Shaqe continued:
    "Oh, Shuk, poor Lush was so attached to you! As I said, not a day went by without his mentioning your name... Lin was still at school... and when Lush passed away, I had to take him out and send him to work at the market."
    Lin was her son.
    "How I wish that you could have been at Lin's wedding last year! I kept saying to everybody: 'What a shame that Shuk won't be attending the wedding.' It was a marvellous reception. And he couldn't have found himself a better bride! But, where... where is she? Come on in now! Shuk is a good friend of ours. You don't have to get all dressed up."
    Shaqe rose to see if the young woman would enter. From where he was sitting, Shuk attempted to have a look at the garden, through the window. Its view was not obscured, but from where he was sitting he could see only part of it, and the giant fig tree, whose branches now reached up to the windowsill.
    Oh, that garden... the verdant playground of our childhood...! Shuk had not seen it for ten years, but he remembered every corner of it - all the trees and shrubs, every bit of grass. Even the tiniest things bore memories.
    While he was abroad, it was this garden which grew green every spring in his heart.
    "Here, this is Lin's bride."
    Shaqe interrupted his thoughts when she returned with the young woman.
    They all sat down and talked. Shuk said a few words here and there, just enough to cover over silence and nostalgia, so that his absent-minded behaviour should not be misunderstood. All the while, as they stared he looked at the bride out of the corner of his eye.
    She was not unusually pretty, but there was a warmth which emanated from her face and which made her immediately attractive.
    She was dressed in a native costume: shiny, black breeches, a silken blouse, a red apron, a necklace of medallions on her breast, and a string of small gold coins in her hair. She kept her eyes to the ground, looking at the white handkerchief she was holding in her hands which were adorned with many shining rings. From time to time, she would look up, but when her eyes met his, she would lower her head at once, batting her eyelashes.
    Shuk felt as though he had always known her, and his initial curiosity vanished when he saw the soft features of her face, a characteristic of many of the women of Shkodra.
    "I was unable to take Vida with me when I went to see you after you got back because she was spending a few days with her relatives," said Shaqe.
    Vida was the bride's name.
    With this, she began praising her virtues: she was a good worker, didn't talk much, was neat, and was just the perfect match for Lin.
    The young woman blushed and lowered her head even more. Shuk kept his eyes on her, but he was not really interested for he had plunged once again into a daydream.
    "Where would all those girls who played with me in the garden be now, I wonder? Of course, they're all grown up and many of them are married now. Perhaps I have already seen them on the street, and did not recognize them. Some of them may even have died..."
    He cast his mind back to Dusha, who had been his closest friend as a child. He had carried the memories of her with him when he left Shkodra and had guarded them carefully through his years of wanderings abroad. Dusha, that pale and skinny little girl. Of her delicate features, only her big black eyes showed any vitality. He had taken her under his protection, and none of the other children would dare to have harmed her. He used to give her walnuts, paper for making kites, spools of thread, knucklebones for playing jacks, and little figurines. Once, he remembered, he wanted to give her a beautiful box with a pen holder, a pencil, an inkwell, and an eraser in it. His uncle had brought it from him from Trieste. She wouldn't take it. He begged and cajoled to no avail. Nothing in the world would convince her to accept the present.
    Where would Dusha be now?
    Except for her name, he know nothing about her; neither who her parents were, nor where she lived at that time. He had met her down in the garden, and only now did he understand why he had always wanted to come and play here. It was his desire to see and spend time with Dusha. He had heard nothing more of her in ten years of absence, and a strange feeling now caused him to believe that she might not have survived the years, skinny and fragile as she had been. He imagined her somehow lying in the Fusha e Rmajit cemetery, and grieved at the thought, seeing her dead before his eyes, his little sister.
    Shaqe then spoke:
    "Lin will be back from market soon. He would be very disappointed if he missed you. Can you wait for him, Shuk? I am going to put a bottle of raki out to chill in the well and make you some nice appetizers. Do wait until he gets back! He won't be very long..."
    Shuk answered:
    "Alright, but in the meantime I'm going to go and have a look at the garden, if I may."
    "Why, of course," uttered Shaqe. "Get up, girl! Take him and show him the garden."
    The young woman stood up, blushing.
    When they got downstairs, she opened the little gate for him and said in a faint voice: "Go on in."
    Shuk entered and began tiptoeing over the soft, green grass.
    It was like a dream. Nothing had changed, except that, now that he was grown up, the garden seemed smaller, the walls were lower, and the trees less tall than he had imagined.
    The sun could not be seen any longer. It had vanished behind the wall. A pale afternoon light devoid of vibrancy spread through the garden, the light which precedes the last moments of dusk and brings with it a certain sadness and longing for something which is about to disappear forever. Everything was still: the large, rough foliage of the fig tree, the delicate leaves of the plums which rose in a circle in the middle of the garden, the dark ivy, the honeysuckle blooming on the high walls, even the tent-shaped boxwood under the windows of the house stood quiet. No movement, as if they had gathered in silence to wait for the shadows of the night to descend upon them.
    The air, motionless within the garden, was replete with smells: the smell of ripe fruit, the scent of fresh grass, the fragrances of flowers, herbs, and plants hidden in various cool corners. All these scents, contained within the garden walls, joined to form a single fragrance as exquisite as an aromatic potion.
    Twilight, with its pale shadows, was spreading and blotting out the colours, but had also set alight a myriad of stars in that part of the sky which stretched like a silver veil over the walls. In Shuk's dreamy eyes, the garden was slowly taking on another form, an image of dawn.
    For a few moments, everything was miraculously transformed. The fresh light of springtime flooded into the garden and revived the plants, which began to grow. The silence which had covered the garden like a veil was suddenly supplanted by voices, shouts, and merriment. Among the sounds, he recognized a girl's soft voice, and his heart skipped. He was a child once again. He rolled in the grass, climbed the trees, stretched his hands out to reach the sweet figs, and hid behind the dense boxwood. At once, he stopped running and looked, in amazement, towards the little gate which was opening. Dusha, his tiny girlfriend, the playmate of his early years, entered the garden with a piece of red candy in her fingers. She walked towards him, sucking on the confection as she approached.
    "We've got a beautiful garden behind the house, don't we?"
    Shuk was awakened from his daydream by the young woman's voice. It upset him at first because her words had dispersed and destroyed his dream, but then, feeling uncomfortable because of his protracted silence, he felt obliged to reply:
    "Yes, it's wonderful. I love it because it reminds me of my childhood. You know, I often used to come here to play. Memories of the past, however fond they are, always make me uneasy. That's what happened to me the moment I entered the garden."
    He spoke and looked at her.
    The young woman, whose body radiated health and youth, smiled as she listened to him. Her eyes expressed joy and serenity. The shy expression on her face was now gone.
    Shuk thought to himself:
    "How lucky you are not to know what depression is! It is an illness which has often gnawed at my soul. If I were to tell you everything I was thinking, you would probably find me strange, perhaps even ridiculous. How lucky you are!"
    Speaking up, he then said:
    "I haven't been in Shkodra for over ten years now. You know, when you have been away for a long time, you notice even the smallest details on the first days when you get back."
    Her lips moved. Shuk waited for a moment, but she did not speak.
    The light faded and vanished. Night had now fallen over the garden. He could not see her face well because it was now dark and she was standing at a distance from him. Yet he sensed the trembling of her body, as if she were on the verge of saying something and was holding herself back.
    He thought that he might have been boring her with his talk so he walked towards the gate.
    "Shall we go back upstairs?"
    She gave no reply, but followed in his footsteps. Suddenly, in the middle of the garden, Shuk could no longer swallow the question which had risen to his lips several times.
    "Do you know anything about a little girl called Dusha who used to live somewhere around here?"
    The bride walked on behind him. As he received no reply, he continued, without turning:
    "She was not in good health and had an emaciated, drawn-out face. I don't know why, but I have the impression she may have died... These plum trees were the witness of my happy childhood. I wish they, at least, could tell me what happened. I was exuberant a moment ago thinking of that girl I once loved, and now I see her in her grave."
    At that moment, he spun around as if struck by lightning.
    With a smile on her lips, the young woman replied:
    "Don't you recognize me, Shuk?"

  15. #14
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Tingellimet e Mallit


    Shkodra ne mengjes

    Kendojn' s'bashku n'mengjes pes' kumbonare
    kendojn' n'ajri mbi Shkoder ende fjete:
    mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
    agimi e hjedh n'liqe synin e qete.

    Perhap lajmin e zgjimit rrezja e pare e
    t'parat pershendetje dridhen n'heshti l'lete,
    e shpejt n'at lavdi,qe e vesh' fare,
    Shkodra kumbon me zane,zhurme e jete.
    E ai diell pranvere i ri shprazet n'shtepija,
    udha e lulishta,tue ngjall' ngjyra e shkendija,
    tue mbshtjell' gjithcka si nje tis ari,i holle,
    skaj n'skaj si lum gzimi tue rreshqite
    n'syt e vashave qeshe, e mbush' me drite
    kacurrelat e tyne kur shkojn' n'shkolle.
    _______________________________

    Shkodra ne zheg

    E zhegu jeten edh' e shafite
    e krejt qyteti disi kolomendet;
    heshtin pirajkat ,heshtin avlimendet,
    e n'at heshti mbretnon e bardha drite.
    Vec ndonje cikrik pusi tur kersite
    degjohet hove-hive e' i hap qi endet
    vetmimtar n'zheg,msa flejn' njerzit e sendet,
    edhe kadalkadal vjen tu'u avite.
    Oh, shqetija fmijnore,n'moshe' t'prarueme !
    Nana na vente , n'zheg ne fmijjt,me fjete
    per t'i dhan me ggjum' t'on' , pak pushim shpis...
    Por na sa ndiejshem ngjat at hap, n'te shtrueme
    s'na zente vendi vend: rrijshim t'paqete,
    pse at hap e ndiqte britma e hallvaxhis!
    ____________________________

    Shkodra ne mbramje

    Sa ambel n'mbramjeshqimet drita e diellit
    qi bje kadalkadale andej kah ana
    e malit tue lan' mbrapa ngjyrat e t'tana:
    zambake ar, vjollza e fletza drandofillit,
    e n'at zjarrm lulesh,ndez' nder skaje t'qiellit
    vizaton Rozafati gurt vigana,
    e neper hyj qi kallen n'qiellt e gjana
    del si vetull hyjneshe hana e prillit.
    Prej Maranajt zbret nata (nga erdh dita),
    per me fil' ngjyrat qi pat falun drita,
    E Shkodra n'hije pak nga pak, qe,hume.
    Minerat permbi te, t'bardha n'ajri,
    sogje qiellore duken qi e ruejn' n'gjume
    kur flen nen hyj qi i a mbulojn' qiellt unjit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 16-06-2008 mė 09:16
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  16. #15
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Vegimi i Laures - Franēesko Petrarka

    Ky sonet , ashtu si shume te tjere , i kushtohet vashes me emrin Laura,qe Petrarka e njohu ne rini dhe qe vdiq e re.Vegimi i saj i shfaqet ne vetmine e natyres dhe ai nis te kuvendoje me te.

    Me ndie zogjt tue pingrue,a flladin n'vere
    tue luejtun ambelsisht neper t'njomat flete,
    a prej nje bregu t'lulezuem e t'blere
    me m'ardhe nje shushuritje ujnash t'qete

    ku rrij n'mendim dashnije e shkruej,athere
    shof Ate,qe na e fali Qielli vete,
    e dheu e mshefi,e i duket zemres s'mjere
    se t'fshameve Ajo iu gjegj si t'ish prap n'jete.

    "Deh,perse veten po don keshtu m'e shkri,
    - me thote tane dhimbje, - e loten e deshprueme
    si lume po e derdh prej syve mbushe me idhni?

    Per mue mos qaj.pse m'bani t'lume
    edhe t'perjetshme,e keta syte e mi
    kur t'ngjau se i mbylla, i ēela n'drite t'amshueme."

    (nga Libri i Kengeve - e perkthyer nga E.Koliqi)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  17. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2008
    Postime
    1
    Tejet frymezuese jane edhe "Pasqyrat e Narcizit " te Koliqit. Cilesohen si nder tw parat proza poetike te ne.

  18. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2009
    Postime
    19

    Miku Ernest Koliqi

    MIKU Ernest Koliqi

    Nė pikė tė zhegut,sekretari I krahinės ia behi nė kale para kullės sė Uc Lleshit e vikati prej sė poshtmi:
    --Zoti toger!O zoti toger!
    Uc Lleshi doli nė krye tė shkallės tue pėrgjegjė:--‘asht Zani?
    Mandej,si njohu njeriun,mori me u ulė tue i bzajtė mikut:
    --Hajde,byrum.
    - Jo, jo, s’po rri--ia priti tjetri maje kalit — por kemi marrė njė urdhėn prej Shkodret e erdha me ta kallzue.Ka ike mbrāmė njė gazetar prej andej, njė asi shkollarėsh qė shkruejnė kundra qeverisė e duket se āsht nisė me kapėrcye kufinin kėndej kah ana jonė. Qevenia e kėrkon kėtė njeri. Duhet, pra, tė vésh rojė gjithkah pėr mos me lānė me kalue kurrsesi.
    Uc Lleshi u mźndue pak, e mandej bāni:
    - More, a e dini mirė qė s’ka dalė pėrtej deri tash?
    - E si ka pasė me e kapė kufinin nė njė natė? Ai mbrāmė, thashė, ka dalė prej Shkodret e ditėn, pa e pasė kryet ēelikut, s’ka guxue sak me udhėtue!.
    - Atėherė veē ne fluturoftė pėr hava se nė ectė pėr tokė, i gjallė kufinin kėtej pari ai s’po ta kapėėrcen. Po ti ndalu e pije njė kafe.
    - S’mundem, zoti toger: me pret krahinani. Do tė dalim edhe na me e ndjeke tė ikunin. Lamtumirė.
    - Udhambarė; e m’i thuej krahinarit qė mos te bari hiē kasavet pėr sa i pėrket punės seme kėtu.
    Dhe me dorė diftoi rrethin e kufinit te afėrm.
    ***
    Sa u nis sekretari i krahinarisė, Uci i tha Mirashit, tė nipit:
    - Shko shpejt e m’i mblidh gjendarmėt e m’i ēo kėtu sa ma parė. Tue kalue kah prozhmi, lėshoi zā Dodės edhe Nikollės e thueji tė lanė punėn e tė ngasin tė vetė. Hajt, shpejto.
    Djaloshi fluturoi e Uci i lypi sė shoqes uniformėn, qė vishte vetėm kur u thirrte nė ndonjė shėrbim si ky; pėr ndryshe hante atė gjysmė rroge nė shtėpi si oficer rezervė e kqyrte punėt e veta. U vesh, mbathi opangat, ngjeshi armėt., zdrypi poshtė nė oborr me prite njerėzit.
    Burrė i shkurtė, me shpatulla tė gjana e tė fuqishme,kāmbėt pak si tė lakueme-,Uc Lleshi, me gjithė qė flokėt s’i kishte fort tė thinjun, diftonte sė paku pesdhetė vjet tė plotė. Por vizat energjike tė fytyrės sė djegun prej diellit e sytė si xhixha diftonin edhe se, pėr shpejti e guxim, nuk ia linte dalė njė tė riut. Njeri me influence nė atė pjesė tė Malėsisė ku banonte, kishte pasė prej qeverise grada e shpėrblime pėr me pėrfshi forcėn e madhe tė tij, qė pėrndryshe mund tė ishte e dāmshme, nė makinėn e Shtetit. E nuk kishte qźnė masė administrative e gabueme, kjo, pėr atė kohė, pse qyshse Uci veshi uniformėn, s’guxonte komitė ma me u endė nė ato ana edhe urdhėnat e qeverisė u zbatonin ma se miri. S’kish nėn komandė gjendarme tė rregullt, por njerėz besnike qė mblidhte nė rasė te nevojės. Kėta ishin gjendarmėt e tij. Gjind qė shkonin e u vritnin mbas tij, pa kurrfarė shpėrblimi, veē pėr hatėr qė i kishin e pėr nderna tė vogla qė atij i takonte me u bāmė nė shehėr e nė mal. Edhe ate ditė, porsa u vojt lajmi, ia mbėrrinė fluturim nė oborr tė kullės, tė armatosun ma sė forti.
    Uci u diftoi ēashtjen gjithsesi e mbaroi tue thānė:
    - E kemi do punė, burra. Ka me na takue ndoshta me ndejė dy-tri net pa fjetė. Duhet me hapė mirė sy e veshė e mos me lānė as mizėn me fluturue.
    Kurrkush ma mirė se ai nuk i njihte shtigjet e ndryshme qė qesin nė kufi, pse kishte pasė shpesh here nevojė pėr to nė rasa tė kritikshme tė māparshme. Nga dy e dy i drejtoi njerėzit ndėr vende ku i lypte nevoja dhe, si u nisėn tė gjithė, u tha tė bijve, Dodės e Nikollės:
    - Ngjeshni armėt dhe ejani me mue. Ti, Marash, ri nė shtėpi.
    Dhe u ul me dy djemt teposhtė. Ecėn pa folė. Doda e Nikolla, i pari shkurtalak si i ati dhe i dyti me njė trup vigāni, nuk guxonin me ēelė gojė pa qźnė tė pyetun. Uci e kishte zakon, udhės, tė mźndonte shumė e tė fliste pak. Tė bijtė e dinin qė ēdo méndim i tet ishte pėr nder e lumni tė konakut.
    “Feja kishte me qźnė me e hetue e me e zānė kėtė dreq shkollarit. Kishem me e sjellė unė vete nė Shkodėr, me e dorezue atje edhe me thānė aēik nė hyqymet qė i ka ardhė koha me mė bā kapidan. Nė mė daltė me e krye kėtė shėrbim si duhet, kam tė drejtė me e ēelė gojėn...
    ”Kėto mźndime e bane Uc Lleshin nė qef. Punėt i shkonin gjithmonė mbarė, prandej kur i ngulej mźndja nė nje send ishte gati i sigurtė se, me pak sabėr e marifet, do t’i dilke nė krye. Ishte njeri me orė. Vetėm njė gjā nuk i eci deri nė ato ditė e kjo, pėr tź, ishte plagė e pambyllun qė ia brźnt zźmrėn ditė e natė. Vjetin para, shtėpia e Gjokė Vatės kishte vra tė vllanė, tė anė e Mirashit, e me gjithė tė orvatunit e tė ,pėrpjekunit e tij e tė mashkujve tė shpisė ende s’kish qźnė i zoti me ia marrė gjakun. Por s’ishte ēuditė: shtėpia Gjoke Vatės, e rivalit tė pėrhershėm tė Ucit nė atė krahinė,ishte e fortė, edhe ajo me rreth tė madh, e gjint e saj nuk mund tė vriteshin udobisht.
    Kishin ecė ma se njė orė nėpėr teposhte tė malit, kur Uc Lleshi u ndal dhe u tha tė bijve:
    - Ju tė dyve po u ye tie rojė kėtu, te Shtegu i Barijve. Jam i sigurtė se malėsorėt qė e pėrciellin atė shkodranin, kanė me e keshillue me dalė nėpėr kėtė grykė. Asht si mėnjane e mendjnė se e gjéjnė tė lirshme. Ju, po patėt se si, kapnie, nė ardhtė ketu pari; pėrndryshej gjallė, mos e lźni me kalue...
    E Uci u kthye, vetėm. lu ngjit prap malit, nė njė shej vźndi ndėrroi rrugė e vojt me bā kontroll njė nga njė rojet e vėmė nėpėr shtigje, gjate kufinit. Kur mbėrrini, Iodhė e kėputė, nė oborr tė kullės sė vet, po errej.
    ***
    Tue u ngjite nalt vźndoi me ngranė shpejt e shpejt, me pushue sa grima, me marrė Mirashin me vete e me dalė nė roje gjithė natėn. Mund e hetonin kund tė arnatisunin dhe, tue endjekė mjerisht, mund te futnin si nė kurthė nė ndonjė shteg tė zanun prej njerėzve tė tij. E aty me e kape me dorė.
    Nė ēardak, rrahi qerpikėt, i ēuditun. Kishte pa dritė nė odėn e miqve e dy pushkė varė nė krraba.
    Nė atė ēast doli grueja prej odės sė zjarrit e lajmueme nga zhurma e hapave pėr ardhje tė tij.
    - Kush āsht nė odė te miqve? — e pyeti ai.
    --Gjokė Vata...
    - Kush? — pėrsėriti pyetjen me zā tė plasun.
    - Gjokė Vata me njė shkodran.
    Uci u pré. Pėrqethje tė ftofta ia mbuluen shtatin.
    Gjaksi i vllaut nė shtėpi tė tij? A ishte āndėrr a zhgjāndėrr?
    Pėrmblodh krejt forcat e vullnetit dhe u shkund. Vari pushkėn e vet bri tjerave dhe u mundue me u kthiellė nė fytyrė.
    Hyni. Miqt po rrinin me Mirashin.
    - Mbrāmja e mirė,burra, e mirė se u ka pru Zoti.
    Ata u ēuen ne kāmbė. Uci u mor grykė ma parė me Gjokė Vatėn, qė ish moshatar i tij, por ma i gjallė e me mustaqe qė i shkonin dredha-dredha deri nė veshė, e mandej me shkodranin. Ky dukej shumė i ri, ishte pak si i thinjun dhe i zbehtė nė fytyrė, veshė allafranga.
    Ndźjen. Uci qiti kutinė e duhanit e u bāni cigare. Pyeti gjint e vet:
    - A keni pru kafe?
    - Kemi pi, kemi pi — tha Gjokė Vata.
    - Bini edhe ka njė tjetėr — porositi Uci.
    Pėr do kohė ngelėn nė heshtje.
    Ucit i pikonte gjak plaga qė kish tė pambyllme nė zemėr. Gjaksin, qe kėrkoi kot njė vjete rresht nėpėr vetmitė e bjeshkėve pėr t’i ra pushkė lules sė ballit, qe, e kishte pėrpara. E zakoni e detyronte me e prite e me bisedue me tź si me ma tė shtrźjtin dashamirė, mbasi i kishte ra mik te shpia! Por idhnimin e pėrmbrendshėm mbas pak kohe e kapėrceu kureshtja.
    Po pse, vallė, Gjoka bāni atė hap mjaft tė vėshtirė edhe pėr tė? Tue shikue shkodranin, Ucit diēka i shkoi nėpėr mend si vetima, por s’desht me e pėrtypė gjatė atė mendim qė e pezmatonte pėr sė tepėrmi. Ndau me iu shtrue se keqes qė i kish takue, pa stėrhollime tė kota mźndjeje.
    Mbasi, qysh nė te hyme, menjiherė kish vu re se miqt mbānin gjithnji tė ngjeshun rrypat e fishekėve dhe armėt e brezit, si u pi kafja e dytė, u soll prej tyne e tha:
    - Lironiu, burra.
    Gjokė Vata hoq alltinė me dorsė argjendi edhe rrypin ia dha Mirashit. Ashtu bāni edhe shkodrani.
    - Mirash, bierna rakinė.
    Nėė raki, tėė dy mallėsoret rivala, biseduen mbi gjithfarė punėsh tue u ndźjė larg, me hollesinė e zakonshme tė tyne, ēāshtjeve qė mund ia prishnin qejfln, njānit ase tjetrit. Atij qė i shifte tė ndźjun kundroll shoiqishoqit, tue pi duhan e tue shpraze gota rakie, kurrė nuk mund t’ i shkonte mźndja qė tė nesėrmen, me pasė pėėr t’u ndeshe kund, ata dy burra do t’i mėshonin pushkė hekuri pa mėshirė njāni-tjetrit. I shkodrani dukej ne kasavet; s’ēelte gojė veēse me iu pėrgjegje urimeve qė i bānin nė pije. Uci e Gjoka kuvźnduen mjaft, pa u shikue gati kurrė ndėėr sy.
    Kah e vona, mbasi kishin rrokullue njė numėr bukur tė madh gotassh, Gjokė Vata ēoi tė veten dhe iu solll shkodranit:
    - Pėr tėė mirė, zotni, po ta fali edhe unėė njė gotėe. Hiē s’ke pse rri nė méndim tash qe gjinde ndorė Uc Llleshit.
    - Priē tė mirė, Gjokė Vata, - ia priti ai tue u zgjue prej gjumit. — Po mė kānda me ndėgjue kuvźndin tuej, se sa pėr méndime mėė kanė lodhė vetėm deri sa mujta me mbrri te dera jote e nė kėtė shtėėpi.
    Uc Lleshi kuptoi e uli kryet. S’kishte ma pikė dyshimi: shkodrani qe i kish pru Gjokė Vata nė derė s’ishte tjetėr veē vetė gazetari i arratisun, njeriu pėr tė cilin ai kishte dyndė tė tānė gjinden e vet e zānė ane e kānd shtigjet e kufinit.
    - Méndime gjithhfarėsh ia dogjen trutė si flaka e rrufesė.
    “I mźndshėm ky Gjoka, he shitofta Zāna! Mirė mjaft ka mujtė me e gjete mėnyrėn si me e shpėtue mikun shkodran edhe ndryshe. Por āsht i hollė! e ka mźndue se vźhej nė rrezik me e ndjekė unė, jo ma vetėm si gjakėės qė e kam, por edhe e kam, por edhe si fajtor pėrpara qeverisėė. E kishėm fikė me gjā e me shtėpi! Por i ka dalė punės para...”.
    Shqipnia ka zakone te ēuditshme. Shtėpia e Uc Lleshit s’kishte njoftė kurrė kori. Kushdo qė e kish mėsy, kish qenė i sigurtė se gėzon proje deri.nėė fikjen e nė rrėnimin e plotėė tė saj. Nderi i shtėpisė e zakonet e véndit rrinin pėr Ucin pėrmbi ēdo interesė, pėrmbi ēdo urdhėn qeverie e pėrmbi ēdo ndiesi e arsye tjetėr. Prandaj fshāni e tha me vete: “E pat, kjo!” edhe tue u sjellė prej Gjokė Vatės, pėrgjegji:
    - Ēka kjoftė, lum Gjoka, e hajrit kjoftė... pėr kėtė mik qė as emnin s’po ia dij...
    - Shefqet Kadia, - Ia priti vetė shkodrani, tue iu kėputė fjalėn pėrgjysėm.
    - Kjofsh shėndosh!... Ndiē, si qeshe tue thānė, ēka kjoftė e hajrit, kjoftė pėr kėtė zotni. Sa pėr mue, nuk do tė kursehem me ia la borxhin qė na kanė lānė tė pamrėt pėr mikun. Mandej, fundi le tė dale ku tė dalė!
    Mbas kėtyne fjalėve u shtrue sofra. Para se me kapė bukėn mnė dorė, Gjokė Vata, mbasi kishte mbėrri me e pruu bisedėn atje ku i duhej, tha:
    - Zoti tė rritėt oxhakun, Uc Lleshi.
    Dhe, tue e shikue pėėr tėė parėėn herėė drejt ndėėr sy, vijoi:
    `- Ky zotnia kurrė ma ngusht se sot nuk na āsht gjete nė jete tė vet. Qeveria e kėrkon e me bā me e zānė... vaj hallti i tij! Ma ka mėsy shtėpine e me ka ra nėnė besė. Unė ta kam pru me ma marrė me ndore e me ma qite shėndosh andej kufiinit, pse e di mirė qė, pa ndihmėn tānde, kufinin, nė kėtė anėn tonė, s’ka burrė qe e kalon.
    Uci, me sa fliste Gjoka, e kish véndue punėn e vet. Pėrgjegji, tue e pėrpjekė edhe ai shikimin me atė tė rivalit:
    - Unė, pėr kėtė zotninė, do tė bāj ēka tė mė vijė pėr dore. Por njė here po hamė e mandej do te méndojmė.
    Hangrėn.
    Vonė e vonė mbas darke, i zoti i shtėpisė u ngrit tue thanė:
    - Burra, erdh koha me e bā njė punė.
    U ēuen tė gjithe, ngjeshėn armėt, u perfalėn me gra e dolėn.
    Gjoke Vata ia bāni te dera e oborrit:
    - Tė ardhėshim pėr tė mirė, Uc Lleshi. Unė po ēaj kah shtėpia. S’āsht nevoja tė vij me juve. Zoti tė rrittė jetėn pėr ēka po i ban kėtij zotnisė.
    Uci ia ktheu:-
    - Kjosh me jetė dhe e mira tė gjetet, por ti vetėm nuk po shkon. Mirash, pėrcille.
    U pėrqafosen tė gjithė. Gjokė Vata humbi nė terr, i pėrciellun prej tė birit tė atij qė kishte vra njėė vjet para.
    Nata ishte e freskėt, plot me hyj e pa hānė. Agimi s’do te ishte larg.
    I shkodrani shkoi nėpėr errėsi, i udhėhequn prej Ucit qė ndėrronte hapat nėpėr udhė tāne gurė me siguri tė ēuditėshme. Mbas njė ore qe po i binin teposhtes sėsė malit, u ndaluen ke njė shteg i ngushtėė. Hynėė nėė njėė grykėė prej kah shifej vetėm njė rriske qiell e qėndisun me ar tė hyjve. Diku, nė njė vend, Uci lėshoi njė thirrje:
    - Dodė! Nikolllė!
    Prej territ, nga fundi ii grykėės, erdh pėrgjegja:
    -ĒĒ’asht zani?
    - Unėė jam: Uci; poo ju, me kė jeni?
    - Vetem jemi.
    Dy djemt, si u afruen, hapėn sytė tue panė shkodranin, por nuk bānė zā.
    Ulėn kryet dhe u vun unė mbas tet. Kur dolėn nga gryka, qė ishte mjaft e gjatė, qielli poo qartėsohej prej lindjes .Pėrparatyre rridhte nje prrue, me vargje te gjata shellqesh nėpėr brigje. Ndriēimet e para tė agimit nisėn me u dridhė mbi ujė qė gurgullonte. Uci tha:
    - Tashti je i shpėtuem, lum zotnia. Pėėrtej prronit āsht toka e huej. Kam mźndue se prej kėsaj gryke do tė dilnin kapidanė e shumė drue qė kėtu mbrźndė do tė lā ndoshta edhe togerllėkun. Por, ani, s’ka gajlle: pa besė e pa miq s’ka ē’ka na duhet as jeta nė kėto malet tona. Udhambarė!
    - Paē tė mbarė e zoti tė ruejtte, Uc Lleshi, - bāni gazetari.
    — Kėtė nder s’kam pėėr ta harrue se t’ė jemė. U pėrqafosen tė gjithė, njė nga njė , me tź.
    Ai zdeshi kėpucė e ēorape e kapėrceu prronin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Stavri Trako : 07-02-2009 mė 16:19

  19. #18
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Ernest Koliqi botohet nė shqip pas 37 vitesh

    ALMA MILE

    Kur ndodhesh larg e ke mall pėr vendin tėnd, tė duken tė dashura e tė magjishme edhe shprehjet mė tė thjeshta tė pėrditshmėrisė. Kur jetonte nė Romė, shkrimtari Ernest Koliqi kujtonte gati me adhurim vitet qė kishte kaluar nė Shqipėri, sidomos ato nė viset veriore, mes malėsorėve.

    Kėto ndjesi tė mbledhura nė vitet 1930-1940, Koliqi i ka trajtuar nė formė esesh, tė cilat sė bashku me njė sėrė kumtesash e artikujsh tė mbajtur nė konferenca e kongrese tė ndryshme shkencore, si dhe tė botuar jashtė Shqipėrisė vijnė nė njė pėrmbledhja tė titulluar “Ese tė letėrsisė shqipe”.

    Kjo pėrmbledhje e botuar nė Itali mė 1972, vjen pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe, pėrkthyer nga gjuha italiane nga studiuesja Dhurata Shehri, si njė botim i IDK (ish-shtėpia e Librit dhe Komunikimit). Materiali i pėrfshirė nė kėtė libėr, pėrfshin njė periudhė 15-vjeēare, duke filluar nga viti 1953 deri nė vitin 1968.

    Janė rreth 17 punime, mes tė cilave mund tė pėrmendim ese e kumtesa si:
    “Rapsodė dhe rapsodi tė Alpeve shqiptare”,
    “Si lind nė Shqipėri njė kėngė popullore”,
    “Mendime mbi kėngėt popullore tė popullit shqiptar”,
    “Tre poetėt mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė”,
    “Skėnderbeu nė epikėn popullore italo-shqiptare”,
    “Shqiptarėt nė Kalabri”,
    “Poezia dhe realiteti nė jetėn dhe veprėn e Jeronim De Radės”,
    “Njėzetvjetori i vdekjes sė Gjergj Fishtės”,
    “Ndikimet orientale nė letėrsinė shqipe”,
    “Islami dhe krishterimi nė letėrsinė shqipe”,
    “Fryma autoktone dhe ndikimet e huaja nė letėrsinė shqipe”, etj.

    Edhe pse njė shkrimtar i cili identifikohet me letėrsinė moderne shqipe, interesante nė kėtė seri janė ato punime, qė i kushtohen kulturės popullore shqiptare, ku pėrzihet eksperienca e jetuar me doke, zakone, besime, rapsodė, kėngė kreshnikėsh e lahuta.
    “Kam dashur tė nėnvizoj nga ajo botė, sidomos ato aspekte tė veēanta qė tė rrėshqasin nėse lė pas dore trashėgiminė e traditave arkaike, besimeve, besėtytnive e paragjykimeve, por edhe tėrėsisė sė cilėsive tė brendshme njerėzore e etnike qė karakterizojnė e dallojnė genin shqiptar. Qėndrimet e mia tė gjata mes viteve 1930-1940 nė malet e Shqipėrisė sė Veriut, pėrvoja e fituar nga pjesėmarrja nė jetėn e trazuar letrare tė vendit, njohja personale me shumė nga autorėt, (mes tė cilėve Fishta, Luigj Gurakuqi, Prenushi, Asdreni, Shantoja, Palaj, etj) tė cilėt mė nderuan me miqėsinė e tyre e qė spikatėn nė skenėn letrare sidomos nga 1918-a deri mė 1940, mė japin mundėsinė tė sqaroj e tė saktėsoj disa vlera specifike tė poezisė popullore e tė asaj tė kultivuar, jo aq tė pėrmendur apo tė vėnė nė dukje pamjaftueshmėrisht, pikėrisht pėr shkak tė vėshtirėsive tė shumėllojta qė pengojnė tė kuptuarit e situatave e tė njerėzve, tė vendeve e mjediseve tė mbyllura nė vetvete”.

    Kėshtu shkruan Koliqi nė njė hyrje tė shkurtėr qė pararend pėrmbledhjen. Nė disa prej eseve tė tij ndalet gjatė tek rapsodėt dhe rapsoditė, tek mėnyra e tė kėnduarit, tek krijimi i kėngėve heroike, tek kreshnikėt Muji e Halili, temat e pėrbashkėta qė i gjen edhe tek boshnjakėt, arealet gjeografike imagjinare, qė pėrmenden nė kėngėt e kreshnikėve, si Jutbina... Por tė gjitha kėto nuk mund tė ndahen nga jeta e malėsorėve, nga ajo ēka ata besojnė, apo nga ligjet prej tė cilave udhėhiqen, siē ėshtė Kanuni. “Malėsorėt janė njė botė mė vete, qė mbėshtetet nė forma sjelljeje shkruar ndėr shpirtra. Nė sfond tė kėsaj jete shihen ende reflekse pagane, mite, besime, besėtytni. Aty ndėrthuren nė njė pėshtjellim mbresėlėnės qė gufon prej poezisė sė kulluar mbeturina besimesh tė lashta, rite nga epokat mė tė largėta njerėzore e kozmogoni zanafillore. Ēdo burim, ēdo luginė, ēdo majė, ēdo pyll ka hyjninė e tij mbrojtėse. Malėsorėt nėnqeshin mėshirshėm kur hasin nė fytyrat tona prej njerėzish tė shkolluar shprehje dyshimi ndaj pohimeve tė tyre mbi ekzistencėn e qenieve mitologjike ndėr male. Malėsorėt kanė fallxhorėt dhe yshtėsit e vet, kanė mjekėt e vet krejtėsisht tė pashkolluar, por qė i shėrojnė plagėt mė mirė se kirurgėt qytetas, kanė poetėt qė krijojnė kėngė, kanė rapsodė qė kėndojnė mbi njė recitativ rapsoditė e tyre tradicionale shoqėruar me njė vegėl harqesh me njė tel”, - shkruan Koliqi nė “Rapsodė dhe rapsodi tė Alpeve shqiptare”.


    Libri


    Autori: Ernest Koliqi
    Titulli: “Ese tė letėrsisė shqipe”
    Pėrktheu nga italishtja: Dhurata Shehri
    Numri i faqeve: 295
    Ēmimi: 900 lekė
    Botues: Botimet IDK
    Shkruar nė vitet: 1953-1968
    Botuar nė Itali: 1972


    Panorama
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Anmiku nė shtėpi (ERNEST KOLIQI)

    Anmiku nė shtėpi

    ERNEST KOLIQI


    Tė dielave e tė marteve nadje Simon Rrukulli s'e linte kurrė pa shkue nė meshė. Donte me qenė nė rregull me Zotin. Aty nė kishė, ndėr banga tė para, lutej pėr vete e pėr punėt e veta. Natyra e tij shumė e pėrshpirtshme, nuk e shtynte fort me u lutė pėr kėnd tjetėr, por lutej shpesh ku ndėr disave, sidomos kundėr anmiqve tė besimit tė tij. "Faroji, o Zot!". Deri diku qėndronte mbrenda rregullės e zakonit, prandaj duhej, nė njė pikėpamje, lėvdue. Ēudia e pėrshpirtnisė sė Simon Rrukullit niste aty kur ai, nė vargun e anmiqve tė besimit, fuste tė gjithė ata qė urrente pėr arsyena vetjake. As nuk i shkonte mendja se mund tė gabonte nė gjykim, kaq bindje ushqente nė drejtėsinė e pastėrtinė e shpirtit tė vet. Kur, me gjithė hovin e shpirtit tė pastėr naltonte kah qielli lutjen zharritėse: "Faroji, o Zot!", mendja i shkonte te Tef Ballstani, qė s'i linte kurrkah shteg tash do kohė nė tregti, te kushrini i vet qė i qiste fjalė pėr disa tokė tė pandame, te njė varg i gjatė njerėzish qė, nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, ia kishin prishė qejfin.

    Veēse ēka, ditė-ditė, aty nė kishė, tė gjithė ata qė pėrmendėm, kalonin nė rend tė dytė e shigjetat e mėnisė sė tij fetare ai i drejtonte vetėm kundėr Tush Kezenės.

    "Faroji, o Zot!"

    Lutjen e bante nė shumės, pse Tush Kezena para tij pėrfaqėsonte masėn e re tė sotme. Lypte prej qiellit, tue mendue ate, farimin e tij edhe tė gjithė shokėve qė i ngjanin.

    Si shifet, natyra e Simon Rrukullit, prirej ma fort kah mėnia se kah simpatia. Pak sende ai pėlqente e donte nė kėtė botė, por shumė tjera urrente e mėninte. Kishte maraz fletoret, si shqipe, ashtu tė hueja, edhe kurrė s'i prekte me dorė; kishte maraz marrėdhaniet shoqnore e prandaj as vetė nuk shkonte, as familjen s'e ēonte kund e jetėn e pėrmblidhte nė shtėpi, nė dugajė dhe nė kishė; kishte maraz e njihte tė kota tė gjitha ato punė qė s'lidheshin drejtazi a zhdrejtazi me dobinė vetjake. Por, nė mėnyrė tė veēantė, urrente tė rijt e sotėm... Anima ata qė mbaronin ndonjė shkollė jashtė. Gjithēka nė ta e tėrbonte.

    Mėninte atė mėnyrė tė zhdėrvjellėt e tė sigurtė ecjeje tė tyne, fjalėt e qarta nė ēdo rasė, ēiltėrsinė e sjelljeve, thjeshtėsinė ndėr marrėdhanie.

    -Po shifi... shifi...

    Prej dritorjet tė dugajės tregonte me gisht kur pėrshkohej atypari ndonjė sish.

    -Pse i japin gjithė atė randėsi vedit, xhanėm? Ēka kujtojnė se janė?

    Kur kalonte Tush Kezena, s'e zinte vendi. U hidhte prej ndejses, shėtiste mbas banakut tue u dridhė nė njė zemrim tė pakuptueshėm. Edhe shegertat u ēuditnin pėr furinė e asaj mėnie. Edhe mendonin qenien e ndonjė shkaku tė msheftė.

    Por, jo: nga asnjė shkak i msheftė s'buronte ajo mėni. Nė asnjė punė tė tregtarit s'ish pėrzie kurrė djaloshi. Ai e urrente vetėm pse shumėkush vinte tue ia lėvdue.

    Tush Kezena, shkrimtari i ri shkodran, shembėr i Hilush Vilzės, kalonte habitshėm, para dugajės sė anmikut tė panjoftun, humbė ndoshta nė ndonjė aso pėrftimesh qė, mandej, veshė me njė shqipe tė harmonishme dilnin ndėr libra tė tij. Kurrė s'i shkonte mendja se aty afėr, dikush, e shante me tė dhanun.

    -Shife si ecė njėherė... I duket se vetėm ai asht i meēėm nė Shkodėr, e kurrkush tjetėr...

    Simon Rrukulli s'e njifte mirė Tushin. Jo vetėm qė librat e tij s'i kėndonte (ai s'kėndonte asnjė libėr), por vonė mori vesht se djaloshi shkruente. Filloi me pasė maraz kur e ndeshi sė pari nė njė vizitė pėr emėn, te njė mik i pėrbashkėt. Tregtari i njoftun, krenar pėr pasuni e punė tė ngritun, ndejė nė krye tė vendit nė odėn mbushė me gjind, kuvendonte tue shitė dije e marifet, si gjithmonė. E qe, hyni i riu... Zuni vend nė njė skaj. Dikush e pyeti diēka sa u ul. E sa nisi ai me folė, tė gjithė u sollėn me e ndėgjue, edhe harruen bisedėn e Simon Rrukullit. Edhe ky qe i shtrėnguem me ia vu veshin, tue e mshefė pezmin e pėrmbrendshėm.

    Djaloshi thonte sende e fiiste nė mėnyrė qė ai s'kuptonte mirė. Vetėm vinte re se fjalėt e tia, tė rrjedhshme e tė sigurta, e mbushnin me njė shqetėsim tė hollė. Simon Rrukulli, i cili besonte ngultas nė zotėsinė e truve tė veta, shka do qė kapėrcente kuptimin e tij, e numėronte ja marri pėr t'u pėrbuzė, ja mbrapshti kundėr feje e kundėr Zotit. Kėshtu qė edhe bisedėn e asaj dite, mbajtė prej djaloshit e ndjekė me vėrejtje prej tė tjerėve, mbasi s'mundi ta pėrfshijė me kuptim tė vet, e numėroj tė rrezikshme e trushkyese.

    -Ah, ai luteran!

    Nxitohej me dėnue fjalėt e djaloshit se ato ia cėnonin parimin gjykues themelor qė tregtari pėrdoronte me shoshitė sendet e kėtij shekulli. Ndiente qartas se pėr atė djalė parja e gjaja, zotsia nė tregti, nderi i mbėshtetun mbi ato rregulla jete qė ai mbante me fanatizėm, mendimet qė frymėzuen e gjithėnjė frymėzonin ēdo vepėr tė tij, s'pėrmbanin atė vlerė qė urtia dhe pėrvoja e tregtarit u jepte. Tush Kezena peshonte e maste veprat e njerėzve me njė kandar e me njė masė tjetėr. Kjo gja e tėrbonte Simon Rrukullin. Mos me nderue e admirue atė, me gjithė atė zotėsi nė rregullim tė punėve tė veta, mos me pranue me bindje tė plotė ēdo parim e gjykim tė tij, qė ishte nė hir e nė rrugė tė Zotit, i dukej mėkat e krim. Kush binte nė kėtė mėkat, jo vetėm ishte anmik i tij, por edhe i fesė. Prandaj: "Faroji, o Zot!".

    Njė ditė, pak para mesdite, erdhi nė dugajė me ndreqė disa llogari Kel Mashi, burrė bukur i motnuem, mėsues shkolle fillore nė qytet, njeri i squet dhe i urtė. Mbante nė dorė njė fletore shqipe. Simon Rrukulli, si kryen punė, pyet pak si nė shpoti:

    -Ēka thonė kėto gazeta?

    Mėsuesi, ndejė nė karrige para tryezės sė zotit tė dugajės, hapi fietoren, ia solli faqet tue i hedhė njė sy. Tha:

    -S'e kam pa ende. Por kjo s'asht njė fletore me lajme.

    Merret me letėrsi. Paska njė artikull tė Tush Kezenės.

    Tregtari kėrceu:

    -Ēka din me shkrue ai bihude?

    -Jo, sa me shkrue, shkruen mirė - pėrgjegji mėsuesi qet-sisht. - Shumėkush s'e merr vesht pse ai ka ndiesi tė reja e prandej pėrdorė edhe trajta tė reja shprehjeje. Trutė tona janė mėsue me u rrokullue mbi shina tė njė letėrsie tė vjetrueme. Ai rreh njė rrugė tė parrahun ndėr ne deri mė sot.

    Tregtari shprazi fishekun qė nė tė tilla biseda ruente pėr nė fund:

    -Paj, unė s'kam nge me u habitė mbas kėtyne sendeve, qė ju njihni ma mirė. Vetėm tham se pėr atė djalin ka ardhė koha me zanė mend e me gjetė ndonjė punė, pse kėshtu asht

    nė rrezik me ndejė pa bukė me gjithė nanė e motėr.

    Mėsuesi ndėgjoi kumbonėt e mesditės dhe u ēue tue ia pritė:

    -Kurrkush ma tepėr s'e meriton njė punė. Ndoshta mos tė ishte aq i zoti e kishte gjetė. Mundet qė tash vuen edhe pėr bukė. Poetėt i ndjek ky fat i zi. Por unė tham, simbas meje,

    padrejtėsi e madhe mė duket mos me qenė i ushqyem prej dheut shqiptar shi njaj qė kėndon me dashuni tė parrėfyeshme bukuritė e atij dheut.

    E shkoi.

    -Kanė dalė mendsh tė gjithė - u idhėnue Simon Rrukulli.

    - Pėr me pasė tė drejtė me hangėr duhet me punue. E ajo qė ban ai... teveqel, s'asht njė punė.

    U ngjit nalt nė shtėpi, qė e kish sipėr dugajės. Sofrėn e gjet tė shtrueme. Dita, e bija e tij njėzetvjeēare, priste tė anė me u ulė nė tryezė. Pėshtetej nė kanape me njė libėr nė dorė. Sa hyni i ati, la librin dhe i qiti tė atit gotėn e zakonshme tė rakisė. Simon Rrukulli, me raki nė tė djathtėn, shtrini kot tė majtėn kah libri mbi kredencė. U pėrdrodh si ta kish hangėr gjarpni.

    Vikati:

    -Si? Edhe kėtu nė shtėpi time?

    -Ēka ke, more njeri? - pyeti Ganxhja, e shoqja, tue hy nė odė tė bukės.

    Ai, ndezė nė fytyrė, me njė furi tė tėrbueme, shqeu katėr copash librin edhe e flakėroi nė tavanr

    -Ēka qe? - pyeti rishtas grueja, tue u afrue trembshėm kah burri.

    Ky, as me folė s'mundte prej zemrimit. I qiste shkumbė goja. Shėtiste nėpėr odė si i ēmendun.

    -Po a s'e shef se na ka mblue marrja e turpi? Edhe nė shtėpi time kėso punėsh! Ia mbrrijtme edhe kėsaj dite! E ka hangėr dreqi vajzėn; a s'e shef-a? a i ke sytė nė ballė? Por kėtu, sa tė jem gjallė, sundoj vetė. A morėt vesht? Sundoj vetė.

    Dhe tue u drejtue kėrcnueshėm kah vajza:

    -E ti, nė' daē me u shnjerėzue... E ama ndėrhyni:

    -Ēka ke me vajzė: a ban me e dijtė?

    -Deli zot, po; banu edhe ti me te...

    -Ēka ka? - u soll e ama e pyeti tė bijėn. - Ēka e ka kapė? Kjo qė kish ndejė tue e shikue tė atin deri atėherė me ēudinė ma tė madhe, u shkund e bani me za tė tanė pezėm:

    -Pėr punė tė librit, veē...

    -Por ēka asht ai dreq librit, mos mė ban me e true? –Njė libėr shqip...

    Dhe i ati prap filloi me za shpotie tė idhėt:

    -Po, po; shqip... Sot librin e nesėr ate... Shqip, po. S'asht pėr t'u ēuditė kur ta gjejė njė ditė edhe ate kėtu... Asht nisė kėshtu: sot libri, nesėr ai...

    -Pashė fenė qė kemi, pėr ke flet? - pyeste gjithnjė e ama tė bijėn.

    Dita, pėr tė parėn herė nė jetė tė vet, u idhėnue aty para prindėve. Ato dyshime, ato tė fyeme tė zhdrejta qė ia lėshonte i ati, e neveritėn. Padrejtėsia e qartė i dha guxim me folė ashtu si nuk kishte folė kurrė.

    -Don me ditė pėr ke flet? Pėr Tush Kezenėn flet. Mė ka gjetė me njė libėr tė tij e mendon kush e di se ēka. Por a doni me dijtė njė gja? Dal e iku e ju la, po mė fojėt prap

    ashtu. Pse kėndoj librat e tij, nuk mė duket se jam ulė aq

    poshtė sa...

    Ia kėputi vaji fjalėn. Doli prej odės tue lanė tė dy prindėt me gojė hapėt. Ishte e para herė qė vajza fliste me aq hov nė sy tė atit.

    -A shef? Njėkėtė vajzė tė vetme kemi, edhe kėsaj don me ia shti dergjėn - i bėrtiti e shoqja tė shoqit e shkoi me pajtue tė bijėn.

    Simon Rrukulli mbet vetėm para sofrės sė shtrueme. U lėshue nė kanapė, i lodhun nė trup e nė shpirt. Shkaku i atij..., tashti turbullime edhe nė familje. Ai lutera... Ēoi sytė pėrpjetė e, me tė tanė hovin e shpirtit tė pėrshpirtshėm, u lut me mend:

    - Faroje, o Zot!

    Kėso here lutja i doli nė njėjės...






    09/09/2009

    standart
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  21. #20
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Sot nje i njohuri im krijues e perkthyes, Anesti Qirinxhi, me befasoi kur nga canta e tij nxorri nje liber te vjeteruar nga koha, por te shumefishuar nga vlerat qe mbart. Lexoj autorin, ERNEST KOLIQI, pak me poshte titullin, POETET E MEDHENJ TE ITALIS, Vellim i pare dhe akoma me poshte, Shtypshkroja "NIKAJ" Tirane, 1932
    Sic shkruhet ne kete liber po paraqes emrat e poeteve te medhenj italiane, sipas rradhes vendosese ne te.
    DANTE ALIGHIERI
    FRANCESK PETRARKA
    LUDOVIK ARIOSTO
    TORKUATO TASSO

    Dua te theksoj qe parathenien e ketij libri me 280 faqe, e ka shkruar i madhi A. Gjergj Fishta, te cilen pasi ta shkruaj origjinal sic eshte, do ta vendos ne temen perkatese.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ernest Koliqi [1901-1975]
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-01-2023, 18:41
  2. Kardinal Mikel Koliqi 1902-1997
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 17:06
  3. Konkursi letrar “Ernest Koliqi” 2004
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-02-2005, 00:21
  4. Kardinal Mikel Koliqi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-10-2002, 21:44
  5. Ernest Koliqi per Nolin, Gurakuqin dhe Currin.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 08:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •