Me Dt. 15 janar u mbushen plot 28 vjet nga humbja e prof. Ernest Koliqit, ketij dijetari te shquar shqiptar. Me kete rast po ve nje poezi te tijen te marre nga
Lutja e Dėshprueme
Ju qi keqas t’vorrosun keq flźni nder murrāna
mbi shpate t’pjerrta a n’pyje, n’breg deti ase n’breg lumi,
deshmor‘, q’źmėn t’lavdishem keni thadrue n’gojdhāna,
nėn dhé me gjak t’uej t’rīmun idhnķn nuk u a shuen gjumi.
Ju qi n’vorre t’vetmueme keq flźni e nuk pushoni
e as deka varrz e shtatit nuk thau as nuk u a mbylli,
qi éshtnat vrik ju dridhen kur del nji zā nga pylli,
a kur nji zhapllim‘ hapash pėrbrī murān’s ndėgjoni,
ju qi n’mesime fisnike t’lahutės jeni rritun,
ju qi burrnķn jetike e patėt si mėsuese,
ju qi lirķn kreshnike zgjedh‘ e kishi per nuse,
ju qi n’mprojen e nderit botėn keni ēuditun,
sot n’murrāna t’harrueme kėrkoni kot pushim:
ju qi epopé t’panjoftun shkruet me gjakun e kuq,
plot vrumulisje n’eshtna rrini tue bluem idhnimin,
fatosa orzez, pėr flījen e jetės q’u shkoi huq.
U rrzuet tue rrokun armėn dhe rrzue me jue fisi;
ato q’atdheut i kjené ndėr mote gardh ēeliku,
porzmat vigāne t’ueja, jo, nuk i mposhti anmiku
por māma e fatit, māma qi befas mbi né krisi.
N’heshtim t’natės shqiptare s’ndėgjihet kund zā njerit,
prān‘ votres s’fikun nānat n’vaj nuk e njomin bukėn,
por me sy t’papėrlotun plot shkndija mnije, strukėn
tue prit‘ furķn ahmarrse qi t’thej‘ t’prīmunt e mnerit.
Jo vįj por gjām e ahté prej pyjesh sjell jehona,
zhumhura e rrebtė e lumit kushtrim zā-mbytun ngjanė,
shpirtnat errson e ballet vrugon, ndiell mort zezona
q’atdheut palcet gjallnuese mā t’mshefta po i a thanė.
O Perėndķ, na tokėn pranuem qi Ti na fale,
n’tź tash tridhet‘ qindavjeta na u end e ndershme jet,
jetuem m’kto troje t’vobta, n’kto brigje t’thata e t’shkreta,
ngujve larg botės tjetėr tue ruejtun dhźn mbi male.
Me mzi strehueme trupin nga shiu e brshni e marrdha,
n’kasolle e stane t’brishta qi shpėrthejshin duhķnat,
pa dijt‘ qejfet e holla, pa dijt‘ ē’janė miradinat,
pa njoft‘ doket e lmueta tė kombeve fatbardha.
E, pra, t’ushqyem n’kto gryka me bukė kollomoqe
Qi e zbutshin n’śj tė kronit, s’lypshim kurrgjā mā shum,
sepse bylmet na kishin nji lirķ t’thjsht‘, t’pashoqe,
qi me hiret e veta na e bānte gjakun t’lum.
Nānat me qumsht‘ tė pastėr andjen n’shpķrt t’on‘ dikojshin
Me fluturue si shqipe nė qiell t’nderit shqiptar,
n’flak t’dokeve m’u kndellun e n’zjarrm t’buzmit bujar,
qi kobin e zvetnimit nga votra na e largojshin.
O Perendķ, ndėr shekuj ūja buzėn na e zverdhi,
shpesh u errem pa hāngėr bukėn m’e ruejt‘ pėr fmķn
e mitun q’ish n’e rritun, por n’qe ‘i mik né shpķn
na msyni, ia vūm para at buk mikut kur erdhi.
Pse kshtu na e randon jetėn me dhunė e me krajata?
Lķrin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim tjetėr:
kto dy tė mira zbritshin vobeksķn t’on‘ tė vjetėr.
Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?
Krijoni Kontakt