Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Mosha
    40
    Postime
    604
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Pse Euro nuk mund te jete monedha kombetare

    Vitet '89-90' ne skenen europiane perkojne me dy evenimente shume te rendesishme, renia e Murit te Berlinit dhe dalja ne skene e planit Delor per monedhen e perbashket. Ngjarjet politike lejuan mjaft eurokrat qe te tregojne shenjat e para te optimizmit, qe shpejt do t'i zinin vendin skepticizmit. Deshmitare te atyre viteve ne Bruksel tregojne se gezimi i pare per mundesine e krijimit te nje super shteti europian filloi te zevendesohet me shqetesimin se cfare duhet bere me vendet e Europes Qendrore dhe Lindore, pas kerkesave te tyre per pranim si anetare me te drejta te plota ne BE.

    Kjo njihet dhe si pika kthese e asaj qe quhet zgjerimi me i madh i BE-se, qe do te kryhet ne maj te 2004. Te bindur se vendet ish-komuniste kane nje rruge te gjate me reforma per te bere ne takimin e '93-shit te Keshillit te Ministrave ne Kopenhagen u vendosen kater kushtet qe duheshin plotesuar per pranim. Keshtu si kusht i pare u vendos ai politik, pra stabilitet, ndertim institucionesh, respektim i te drejtave te njeriut dhe respektim i minoriteteve. Kusht i dyte eshte krijimi i nje ekonomie tregu, i trete menaxhimi i situatave te konkurences tregtare dhe si kusht i fundit plotesimi i te gjitha detyrimeve te nje anetari me te drejta te plota. Shqiperia ka qene pjese e ketij grupi deri ne fillim te vitit '97, kur me fillimin e krizes financiare ajo iu bashkua vendeve te ish-Jugosllavise ne procesin e Stabilizim-Asociimit. Ky proces u percaktua ne takimin e vitit 1999 te Keshillit te Ministrave ne Helsinki, ku u percaktuan dhe kushtet shtese.

    Krijimi i Eurozones ka kerkuar nga te gjitha vendet europiane nje politike strikte ekonomike qe konsistonte ne permbushjen e kushteve te Paktit te Stabilitetit ekonomik. Keto kushte konsistojne ne mbajtjen e nje niveli inflacioni ne te gjitha vendet stabel, nivel qe nuk duhet te kaloje 2-3 per qind, interesat bankare te jene me levizje te paperfillshme mes shteteve anetare, deficiti qeveritare te mos jete me shume 3 per qind e GDP se vendit, borxhi qeveritar te mos i kaloje 60 per qind te GDP, si dhe nje kurs kembimi fiks ne te gjitha vendet. Aktualisht ekonomite me te medha te BE-se, Gjermania, Franca dhe Italia rrezikojne te dalin nga Eurozona, duke rrezikuar keshtu dhe vazhdimesine e monedhes se perbashket.

    Duke bere nje analize te shpejt dhe te thjeshte del se Shqiperia nuk mund te plotesoje akoma kushtet e vendosura per procesin e Stabilizim-Asociimit, keshtu qe mbetet rruge e gjate per te bere per te pasur si monedhe Euron.

    Atehere lind pyetja, po Kosova dhe Mali i Zi i plotesojne kushtet strikte ekonomike te vendosura nga Banka Qendrore Europiane me qender ne Frankfurt? Sigurisht qe jo. Por arsyeja e vetme se pse ata kane ne perdorim monedhen e perbashket europiane eshte statusi i tyre special dhene nga BE-ja, si vende qe nuk pasur ndonjehere monedhen e tyre dhe qe potencialisht jane ne kerkim te nje statusi te ri juridik dhe ekonomik.

    Si alternative per ne do te ishte c'dollarizimi i ekonomise dhe kalimi gradual ne sistemin e financiar te Euros. Arsyeja eshte e thjeshte, Shqiperia ben 82 per qind te tregtise se saj me vendet qe jane anetare te BE-se, por njekohesisht edhe vendet e tjera europiane qe nuk jane pjese e ketij komuniteti kane si monedhe ne shkembimet tregtare Euron.

    "KORRIERI"
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Mosha
    39
    Postime
    981
    Faleminderit
    0
    12 falenderime nė 12 postime
    Mendoni nje monedhe metalike euro me Shqiponje mbrapa ..... frrrrrrrrrrrrrrreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeezzzzzzzzzzz zzzzzzzzzeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  3. #3
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    411
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Postuar mė parė nga Orku
    Mendoni nje monedhe metalike euro me Shqiponje mbrapa ..... frrrrrrrrrrrrrrreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeezzzzzzzzzzz zzzzzzzzzeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
    mos u cudit se monedhe euro me shqiponje mbrapa ka:

    shiko
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Mosha
    39
    Postime
    981
    Faleminderit
    0
    12 falenderime nė 12 postime
    kjo shqiponja gjermane ngjan si ari polar.... e jona eshte me elegante dhe per me teper ka dy koka

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    spaska gjo me te dhime se me dash me postu foto.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Patrioti : 24-05-2003 mė 01:27
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    eurot fallco
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  7. #7
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Mosha
    40
    Postime
    604
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Euro, nje zgjidhje per Shqiperine?

    Nga Ilir VIKA*/ Sot, ne kushtet e liberalizimit dhe hapjes gjithnje e me shume te ekonomive ne rang nderkombetar, regjimi i kursit te kembimit eshte kthyer ne nje mjet te rendesishem per politiken makroekonomike. Prej kohesh ekonomistet dhe politike-beresit ne vendet e zhvilluara apo ne tranzicion perpiqen te analizojne ndikimet qe ka ne ekonomi zgjedhja e njerit prej tipeve te regjimit te kursit te kembimit. Ne rastin me ekstrem, debati eshte perqendruar rreth adoptimit te nje monedhe te huaj si rezultat i krizave dhe i veshtiresive te hasura nga administrimi i kursit te kembimit ne keto vende.

    Zbatimi i regjimit te kursit fiks te kembimit, ku vlera e lekut do te kembehej ne nje vlere fikse kundrejt nje monedhe te huaj me te qendrueshme, si dollari amerikan apo euro, do te ishte ndoshta me i pershtatshem per vendet me nje shkalle te ulet besueshmerie te politikes monetare, apo shkalle te larte hapjeje ekonomike te kombinuar me nevojen per nje kurs kembimi te qendrueshem, dhe gjithashtu ne ato ekonomi ku monedha e huaj (euro/dollar) ze nje pjese te madhe, duke zevendesuar monedhen vendase, si ne rastin e Kroacise. E njejta gje mund te thuhet edhe per rastin me ekstrem, zevendesimin e lekut me njeren prej ketyre monedhave te forta.

    Perdorimi i nje monedhe te huaj te qendrueshme do te sillte nje besueshmeri me te madhe ne ekonomi dhe sistemin financiar, normat e interesit do te kishin gjithmone nje tendence uljeje drejt normave te interesit te caktuara nga Banka Qendrore Europiane apo Federal Rezerva ne SHBA, duke ndihmuar keshtu ne nje rritje ekonomike te pashoqeruar me inflacion. Ne rastin e Shqiperise duket sikur leku ka me teper mundesi te zevendesohet me euron meqenese rreth 3/4 e tregtise se jashtme zhvillohet me zonen e euros.

    Eshte e vertete se ekonomite e vendeve te vogla per disa shkaqe jane shume te brishta dhe duket disi absurde qe ato te vijojne te kene monedhen e tyre ne boten moderne. Shqiperia nuk ben perjashtim ne kete drejtim, aq me teper qe monedha e saj Leku, luhatet shpesh gjate vitit, me amplituda, te cilat jane me te medha se ato te euros dhe dollarit amerikan. Levizjet e medha poshte e siper te lekut ne stine te ndryshme te vitit e bejne jeten me te veshtire per eksportuesit dhe importuesit shqiptare.

    Sidoqofte, edhe pse protagonistet e adoptimit te euros si monedhe kombetare per vendet e Europes Lindore besojne se perfitimet nga perdorimi i euros jane me te medha se disavantazhet e saj, ka shume ekonomiste te tjere qe ngrejne nje numer argumentesh kunder ketij perdorimi te shpejte.

    Shqiperia ka adoptuar regjimin e kursit te lire te kembimit, qe ne fillim te viteve 1990, kur ajo kaloi nga nje ekonomi e mbyllur e centralizuar ne nje ekonomi tregu. Ndryshe nga shume vende te tjera ne Europen Qendrore dhe Lindore, te cilat ne pergjithesi kane patur kurse fikse ose te menaxhuara te kembimit si Bullgaria, Polonia, Republika Ceke etj, Shqiperia e ka mbajtur kete regjim te pandryshuar dhe nuk pritet ta ndryshoje as ne periudhen afatmesme. Adoptimi i nje regjimi te tille vleresohet se sjell qendrueshmeri per prodhimin vendas ne rast se ekonomia do te goditej nga shkaqe te brendshme. Ne kete menyre, nje levizje ne kursin e kembimit mund te jete rruga me efektive per te rivendosur ekuilibrat.

    Nese do te hidhnim nje sy mbi te dhenat statistikore ne 10 vitet e fundit, do te verenim se zhvillimet makroekonomike jane karakterizuar kryesisht nga rritje te larta te prodhimit te pergjithshem, nje inflacion relativisht i ulet ne krahasim me vendet e tjera te rajonit, deficiti fiskal ka ardhur duke u ulur, ndersa borxhi i jashtem ka qendruar thuajse konstant dhe ne nivele te pranueshme. Stabilizimi i treguesve kryesore makroekonomike eshte me evident sidomos gjate kater viteve te fundit, menjehere pas politikave stabilizuese qe u ndermoren pas kolapsit te skemave piramidale. Megjithate, nje problem kyc mbetet deficiti i vazhdueshem i tregtise se jashtme, i cili ka pesuar luhatje te medha ne dhjete vitet e fundit, dhe per kete arsye, jo shume i parashikueshem. Qe prej vitit 1998, kur deficiti tregtar ishte 18 per qind i Prodhimit te Brendshem Bruto, ai u rrit ne 25 per qind ne vitin 2001, niveli i tij me i larte ne gjashte vite. Deri tani, pjesa me e madhe e ketij deficiti eshte mbuluar nga hyrjet e medha te parase ne vendin tone, si dergesat e emigranteve, turizmi, e te tjera si keto. Por, me pakesimin gradual te ketyre hyrjeve, aftesia e Shqiperise per te importuar te mira te domosdoshme per procesin e zhvillimit do te varet nga progresi i saj ne zgjerimin e bazes se eksportit.

    Edhe pse ne pamje te pare perdorimi i euros si monedhe kombetare duket se do te na e bente jeten me te lehte per te gjithe, cmimi qe ne paguajme per hyrjen ne bashkimin monetar europian - si zbatimi i rregullave fiskale strikte (deficit jo me shume se 3 % e PBB), normat e interesave bankare dhe inflacioni te jene te peraferta me shtetet anetare me ecuri te mire, borxhi i qeverise jo me shume se 60 % e PBB-se, dhe nje histori stabile te kursit te kembimit - eshte shume i kushtueshem per vendin tone, te pakten per te ardhmen e afert. Te njejtat arsye duket se i kane shtyre edhe vende te tjera te Europes Lindore te mos nxitohen ne perdorimin e euros ne vend te monedhave te tyre kombetare te pakten deri ne vitin 2007. Per kete qellim, ne nje konference ne Mynih kohet e fundit, Kryeministri i Hungarise, Peter Mexhjes, tha se per shkak te ketyre kerkesave te rrepta nga Banka Qendrore Europiane, "ne duhet te jemi shume te kujdesshem ne vendosjen e nje date per hyrjen ne zonen e euros."

    Ne Europen Perendimore, shqetesimet jane akoma me ambivalente. Opinioni publik ne Suedi nga sondazhet e fundit eshte lekundur ngushte kunder euros. Problemi eshte se suedezet kane frike se nje euro e forte do te demtonte eksportet e tyre. Per kete, ato marrin si shembull Gjermanine, e cila ka caluar gjate kater viteve te fundit me euron, pjeserisht sepse politika monetare e rrepte e Bankes Qendrore Europiane ka qene deri diku e papershtatshme per ekonomine e saj. Te njejtat argumente degjohen edhe ne Britanine e Madhe, ku kancelari i thesarit, Gordon Broun, pritet te jape gjykimin e tij muajin tjeter nese vendi i tij i ka permbushur pese kushtet ekonomike per te hyre ne zonen e euros.

    E pare nga perspektiva ne te cilen gjendet vendi yne, pyetjet qe ne mund te bejme lidhur me bashkimin monetar jane: A e ul bashkimi monetar brishtesine e ekonomise sone ne rast goditjeje? A do te ndihmonte bashkimi monetar ne minimizimin e kontraktimit te prodhimit kur vendi peson goditje? Dhe se, a perfitojme ne nga bashkimi monetar ne situata normale?

    Eshte e qarte se pyetja e pare dhe e trete eshte me teper e lidhur me perfitimet potenciale te bashkimit monetar. Zevendesimi i lekut me euron sigurisht qe do te ulte mundesine e krizes si shkak i nje leku te dobesuar; nese BQE zgjeron mbikeqyrjen bankare do te reduktonte gjithashtu mundesine e krizes bankare; dhe nese cikli jone i biznesit do te kishte nje korrelacion me te larte me nje vend te qendrueshem kjo do te ulte probabilitetin e krizave ekonomike. Pergjigja ndaj pyetjes se trete eshte e veshtire te vertetohet empirikisht, sepse mungojne te dhenat e nevojshme, por duke qene se faktore te tille si a) puna dhe kapitali ne Shqiperi nuk jane te levizshme per te mbrojtur ekonomine nga goditjet afatshkurtra, b) ekonomia jone ndoshta nuk do te ishte ne gjendje te perballonte goditjet asimetrike ne rastin e nje kursi fiks te kembimit, c) strukturat ekonomike jane te ndryshme, jo vetem me BE, por edhe me vendet e rajonit, dhe d) mungesa e burimeve buxhetore per te ndihmuar ekonomine ne raste krizash, na ben te gjykojme se ekonomia shqiptare eshte akoma e papergatitur per perdorimin e njeanshem te euros dhe se cdo eksperiment i pamatur do te kushtonte shume. Keto jane edhe disa nga arsyet perse Dysenbergu dhe Banka Qendrore Europiane nuk e perkrahin nje adoptim te hershem te euros nga ekonomite e Europes Lindore. Ata i dine shume mire problemet qe mberthejne shpesh tregjet tona financiare, sic ishte rasti i panikut bankar qe perjetoi sistemi jone bankar ne muajt mars dhe prill te vitit te kaluar. Situata e vjetshme nuk ishte gje tjeter, vecse nje krize besimi, por qe tregoi edhe nje here se sa e brishte eshte ekonomia jone. Shembuj te tille kane qene prezente gjate viteve tona te tranzicionit, ndaj edhe Shqiperia ka akoma nevoje per Banken e saj Qendrore per te nderhyre ne zbutjen dhe rregullimin e goditjeve ekonomike, qofshin ato te brendshme apo te jashtme. Kjo do te thote, qe pertej parrulles "Shqiperia eshte vend europian", duhet qe ekonomia realisht te pergatitet per te qene ekonomi europiane. Per kete arsye gjithmone e me teper theksi po vihet jo thjesht mbi stabilitetin e treguesve makroekonomike, por mbi kryerjen e reformave te cilat do te siguronin jetegjatesi dhe qendrueshmeri te rezultateve makroekonomike.

    * Specialist ne Banken e Shqiperise
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •