Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Greqia: 300 milione USD per Ballkanin

    Athina i kerkon Bashkimit Evropian te shpenzoje 300 milione euro me shume per te mbeshtetur Shqiperine, Bosnjen, Kroacine, Maqedonine dhe Serbine e Malin e Zi. Por disa diplomate hezitojne: "Shtetet ballkanike nuk do te ishin ne gjendje te shfrytezonin aq shume para ne menyre te efektshme, dhe nje pjese e madhe e tyre do te shkonin kot per shkak te korrupsionit endemik dhe krimit te organizuar"



    Greqia u ka bere thirrje qeverive te tjera te BE-se qe te bien dakord te shpenzojne deri 300 milione euro me shume per te mbeshtetur shtetet ballkanike. Greqia, e cila eshte kryesuese e radhes e BE-se deri ne fund te qershorit, deshiron te shtoje gjasat e shteteve te Ballkanit per t'u pergatitur per anetaresim ne BE. Por sipas korrespondentes se BBC-se ne Bruksel, Oana Lunxhesku ajo gezon perkrahje te kufizuar ne perpjekjet e saj.

    Greqia deshrion qe Samiti i radhes i BE-se ne Selanik ne qershor te vere pese shtetet e Ballkanit, Shqiperine, Bosnjen, Kroacine, Maqedonine dhe Serbine e Malin e Zi, ne nje kurs te pakthyeshem drejt anetaresimit ne BE. Per momentin, ato pershkruhen si kandidate potencial. Anetaresimi i dhjete shteteve, kryesisht te Evropes Qendrore ne BE vitin e ardhshem, do te lere 1.8 miliarde euro ne buxhetin vjetor te caktuar nga BE-ja per zgjerim. Greqia deshiron qe 300 milione euro nga shuma e lartepermendur te shfrytezohen per Ballkanin.

    Sipas dokumentit grek , kjo do t'i dergoje nje mesazh politik vendeve ne rajon per nevojen per fokusimin e perpjekjeve te tyre drejt plotesimit te kritereve per anetaresim ne BE. Shuma e mbetur prej 1.5 miliarde eurosh do te mund te perdorej per ndihme Irakut apo gjetiu ne bote.

    Greqia thote se ndihma e BE-se duhet rifokusuar nga rindertimi pas lufterave ballkanike ne nevojat e zhvillimit, sic eshte lufta kunder papunesise se larte dhe permiresimi i infrastruktures. Sipas dokumentit grek, kjo eshte menyra me e efektshme per nga kostoja per konsolidimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon.

    Komisioni Evropian pajtohet se ndihma per Ballkanin duhet shtuar, por sugjeron nje shume relativisht modeste prej 70 milione eurosh ne vit. Kjo si shtese shumes prej 4.6 miliarde eurosh qe tashme planifikon te shpenzoje ne rajon midis viteve 2004-2006.

    Komisioni sot do te propozoje shfrytezimin e pervojes se zgjerimit per te forcuar lidhjet me Ballkanin - duke futur ne praktike raporte vjetore mbi progresin e cdo shteti, ashtu sic behet per kandidatet ekzistues te BE-se, duke hapur programe per edukim dhe hulumtim, dhe duke derguar me shume eksperte te BE-se, perfshire edhe nga shtetet e reja anetare.

    Por, pervec Komisionit Evropian, Italise dhe Austrise, propozimet greke nuk mbeshteten nga shume te tjere ne BE. Diplomatet greke thone se kjo eshte e shtena e pare ne nje lufte te gjate, por e dine se do te jete veshtire te bindin ministrat e financave te BE-se qe te lejojne me shume fonde ne nje kohe kur Evropa kercenohet nga recesioni ekonomik.

    Disa diplomate poashtu besojne se shtetet ballkanike thjeshte nuk do te ishin ne gjendje te shfrytezonin aq shume para ne menyre te efektshme, dhe nje pjese e madhe e tyre do te shkonin kot per shkak te korrupsionit endemik dhe krimit te organizuar.

    Por zyrtaret greke thone se nje rritje prej vetem shtatedhjete milione eurosh, sic propozon Komisioni Evropian, kurrsesi nuk do te perbente mase kritike per zhvillimin e rajonit. Dokumenti grek ve ne dukje se ndihma e BE-se per Rumanine dhe Bullgarine fqinje qe shpresojne te anetaresohen me 2007 do te rritet per tridhjete perqind midis viteve 2004 - 2006, ndersa ndihma per Ballkanin do te ulet po per kete perqindje.

    Nje zhvillim i tille, thote dokumenti grek, nuk keshillohet nga perspektiva e kohezionit dhe stabilitetit rajonal dhe mund te kontribuoje per krijimin e nje vije te re ndarese ne Evropen jug-lindore, perfundon Oana Lunxhesku e BBC-se nga Brukseli.

    BBC
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Me sakte titulli i kesaj teme duhet te qe: Greqija i kerkone Komunitetit Evropjan 300 miljon$ per Ballkanin.
    E bera kete nderhyrje; se me duket se titulli nuk shkne me permbajtjen.Parate nuk dalin nga xhepi i Greqise, por dalin nga xhepi i Europes. Per hir te se vertetes

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. Greqia ka pėrfituar 950 milionė franga ari nga pronat e ēamėve
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-12-2008, 19:19
  4. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionė euro
    Nga ORIONI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •