Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Berisha: Proces penal ndaj Abdiut

    Vendimi i Kushtetueses, Berisha: Proces penal ndaj AbdiutTIRANE (20 Prill) - Para nisjes nė Strasburg lideri demokrat Sali Berisha deklaroi se qėllimi tij ėshtė mbrojtja e parlamentarizmit. Berisha tha se pėr kreun e Gjykatės Kushtetuese Fehmi Avdiu do tė ketė njė proces penal. Ai ripėrsėriti edhe njė herė kėrkseėn pėr dorėheqjen e kreut te SHIK-ut Fatos Klosi. "Abdiu ka shkarkuar veten e tij dhe do tė procesohet pėr veprimin e tij. Ju siguroj pėr kėtė dhe unė do tė diskutoj gjerėsisht nė tė gjitha institucionet kombėtare dhe ndėrkombėtare", u shpreh Berisha. Ai e akuzoi Abdiun edhe pėr shpėrndarje tė mandateve tė deputetėve kundrejt shumave dhe rryshfeteve, nė kundėrshtim me vullnetin e zgjedhėsve. Dje Gjykata Kushtetuese e quajti shkarkimin e ish-prokurorit Arben Rakipi tė parregullt . Ajo e mori kėtė vendim pasi ka pranuar kėrkesėn e 29 deputetėve socialistė tė cilėt kishin bėrė ankim nė lidhje me procedurat e shkarkimit tė ish-kryeprokurorit Arben Rakipi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Marsel
    Anėtarėsuar
    20-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40

    Post Ngjela: Tė shkrihet Kushtetuesja

    TIRANĖ (22 Prill) - Partia Demokratike kėrkon shkrirjen e Gjykatės Kushtetuese dhe rolin e saj mund ta luajė shumė mirė Gjykata e Lartė. Sekretari i Marrėdhėnieve me Publikun, Spartak Ngjela, bėri tė ditur dje se dy gjykata tė kėtij niveli janė tė papranueshme. Sipas tij opozita ka pėrgatitur gjithēka dhe nė bazė tė Kushtetutės do tė kėrkojė pikėrisht kėtė gjė, eliminimin e kėsaj Gjykate si objekt kushtetues, dhe pėr njė iniciativė tė tillė opozita mund tė ketė mbėshtetje tė gjerė.
    Zoti Ngjela, keni deklaruar se do tė ndėrmerrni njė nismė pėr suprimimin e Gjykatės Kushtetuese. Sa kohė keni qė punoni pėr njė iniciativė tė tillė?
    Para sė gjithash duhet tė kuptohemi qartė. Gjykata Kushtetuese dje doli nga binarėt kushtetues, nisi tė shkruajė Kushtetutėn sipas qejfit tė vet, dhe pėr kėtė arsye ėshtė e vetėkuptueshme se akti i saj ėshtė njė shkelje e rėndė e Kushtetutės. Mė konkretisht, ajo i ka quajtur procedurat pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė parregullta, por, me arsyen mė tė thjeshtė juridike duhej tė na tregonte se ku janė kėto procedura. Por meqė procedura, ashtu siē i kėrkon ajo nuk ka, atėherė ajo u ul dhe shkroi procedurat e shkarkimit pėr vetveten, pėr Gjykatėn e Lartė dhe pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm. Nė tė vėrtetė, kjo Gjykatė, qė ka kohė qė shkel Kushtetutėn dhe tenton drejt shkatėrrimit me dashje tė parlamentarizmit, tė gjithė kėtė e ka bėrė pėr tė "mbrojtur" veten, prandaj ėshtė dhe naive. Siē shihet, ekzistenca e saj po sjell pėshtjellime tė mėdha nė jetėn demokratike tė Shqipėrisė. Para disa muajsh ajo ndau njė tė tretėn e mandateve tė deputetėve, duke iu dhėnė pushtetin socialistėve, nė njė mėnyrė krejt arbitrare. Shumė shpejt do tė ngrihet komisioni i hetimit pralamentar, i cili sigurisht si punė kryesore tė tij do tė ketė verifikimin e falsifikimeve tė Gjykatės Kushtetuese nė lidhje me mandatet qė ajo dha pėr deputetėt e zgjedhjeve tė vitit 2001.
    A keni ngritur staf pėr kėtė ēėshtje, dhe a keni diskutuar pėr kėtė me grupet e tjera parlamentare, edhe ato socialiste?
    Gjithēka ėshtė pėrgatitur dhe do ta shihni nė momentet e duhura. Madje ėshtė shume mirė edhe e arsyetuar teorikisht e konstitucionalisht, ėshtė ndėrtuar gjithēka. Gjithēka do tė hyjė nė hullinė e kushtetueshmėrisė perėndimore. Askund nuk mund tė gjendet njė rast si ky yni, ku dy gjykata tė larta kėrcėnojnė njėra-tjetrėn kundėr drejtėsisė; apo njė vend tjetėr ku Gjykata Kushtetuese tė ketė tė drejtė tė shkatėrrojė parlamentarizmin.
    Suprimi i Gjykatės Kushtetuese kėrkon ndryshimin e Kushtetutės. Si do e arrini kėtė duke ditur se organizimi i njė referendumi pėr kėtė ēėshtje nė kėtė kohė duket si i parealizueshėm?
    Unė mė duket se e shpjegova qartė, gjithēka do tė jetė nė pėrputhje me Kushtetutėn, por gjithēka ama do tė jetė nė mbrojtje tė parlamentarizmit, pa tė cilin ne nuk mund tė kemi asnjė lloj tė ardhme demokratike.
    Nuk lejohen adresa faqesh ne firme vetem ne profil !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Marsel
    Anėtarėsuar
    20-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40

    Post Nano: Vendimi i Kushtetueses, leksion pėr tė ardhmen

    TIRANĖ (22 Prill) - Kryetari socialist, Fatos Nano, i sapokthyer dje nė Tiranė pas takimit tė Vjenės ka vlerėsuar vendimin e Gjykatės Kushtetuese si njė leksion pėr tė ndaluar cėnimin e institucioneve kushtetuese. Nė njė intervistė pėr njė nga televizionet kombėtare, Nano tha se "leksioni ėshtė i dobishėm pėr tė krijuar njė edukatė standarte europiane". Kryetari socialist ka lėnė tė kuptohet dje se ky vendim i Kushtetueses qė vlerėson si antikushtetues tė gjithė procedurėn e shkarkimit tė ish-prokurorit tė Pėrgjithshėm, Arben Rakipi, nuk do tė lėrė pasoja. Pėr Nanon duket se ėshtė thjesht njė mėsim pėr institucionet kushtetuese tė vendit, qė kėtej e tutje duhet tė mos ndodhė mė. "Nuk janė vetėm objektivat ekonomikė ose socialė, apo tė luftės kundėr trafiqeve ato qė na fusin nė Europė, por ėshtė edhe edukata standarte pėr tė ndėrtuar raporte normale midis institucioneve tė njė republike parlamentare, si dhe pėr tė mos lejuar politikėn apo lojėrat politike qė tė cėnojnė integritetin e institucioneve kushtetuese",- ėshtė shprehur dje kryetari i PS-sė, Nano.
    Nuk lejohen adresa faqesh ne firme vetem ne profil !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Marsel
    Anėtarėsuar
    20-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40

    Godo: Gjykata Kushtetuese tė kishte ndėrhyrė mė parė

    TIRANE (22 Prill) - Presidenti i Asamblesė sė Republikanėve dhe njė bashkėhartuesit e Kushtetutės, Sabri Godo, deklaroi dje se "Gjykata Kushtetuese duhet tė kishte ndėrhyrė shumė mė parė, dhe jo tė linte qė gjėrat tė precipitonin kaq shumė". Sipas tij, kjo Gjykatė la tė konsumohen tė gjitha hapat e Parlamentit si shkarkimi i prokurorit, emėrimi e tė riut, dekreti i presidentit, dhe tani ajo qė ndodh me Parlamentin ėshtė me tė vėrtetė njė pozicion shumė i vėshtirė pėr tė mbrojtur dhe pėr tė shpjeguar. Godo ishte i mendimit se mungojnė procedurat nė Parlament pėr raste tė shkarkimeve tė tilla. "Ndaj Parlamentit duhet tė rishikojė me shpejtėsi rregulloren e tij, sepse Kushtetuta nė asnjė vend tė botės nuk pėrcakton procedurat mbi bazėn e tė cilave veprohet",- theksoi ai. Plaku i republikanėve u shpreh se "A kanė tė drejtė ata qė e shikojnė si njė gjė absurde faktin qė pėr kaq ditė mė radhė, pėr javė me radhė Gjykata Kushtetuese ndenji atje duke vrojtuar se ē'do tė bėhet, domethėnė pranoi qė tė shkarkohet prokurori, pa bėrė njė ndėrhyrje nė mesnatė, tė thoshte qė mos e bėni kėtė se kjo nuk ėshtė e rregullt, siē po e bėni ju", ose pa ndėrhyrė edhe tė nesėrmen me urgjencė. "Nuk keni tė drejtė tė emėroni prokurorin e ri, sepse keni bėrė gabim kur keni shkarkuar tė vjetrin".
    Nuk lejohen adresa faqesh ne firme vetem ne profil !

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Prononcohet Mejdani

    TIRANE (22 Prill) - "Ish-Prokurori i Pėrgjithshėm, Arben Rakipi, nuk mund tė kthehet pėrsėri nė detyrė, pavarėsisht nga vendimi i Gjykatės Kushtetuese". Kėshtu u shpreh sot paradite, Presidenti Republikės, Rexhep Meidani, duke shtuar se vendimi i Gjykatės Kushtetuese ka karakter interpretues, pa forcė zbatimi tė drejtėpėrdrejtė. Meidani, tha se sipas Kushtetutės, proēesi i emėrimit dhe i lirimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, kryhet nėpėrmjet dyshes, Kuvend dhe Institucion i Presidentit tė Republikės". "Presidenti i Republikės nė bazė tė Kushtetutės, ėshtė i detyruar pavarėsisht nga vendimet qė marrin institucionet e tjera, tė pranojė vetėm ato gjykime dhe vendime qė merr Kuvendi i Shqipėrisė, dhe absolutisht nga asnjė institucion tjetėr, brenda dhe jashtė vendit. Ēdo vendim i tillė duhet tė kalojė nėpėrmjet Kuvendit", tha ai. Meidani, e bėri kėtė deklaratė sot nė Tiranė, ku ishte i ftuar nga Instituti i Tokave, me rastin e "Ditės Botėrore tė Tokės". dxh/an (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Siguria e shpetimit (prot.) vs Shpetimi si nje proces (Ort.)
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 11-12-2014, 09:01
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Shpetimi.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 194
    Postimi i Fundit: 07-12-2005, 15:36
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  5. Fiks Fare I
    Nga Ferdinandi nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 351
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •