Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1

Tema: Bamiri

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bamiri

    Nje xhentellmen ne seline blu

    Profili i njeriut qe kryeson PD ne parlament dhe nje prej figurave te vitrines se re te demokrateve. Pse pranoi oferten e Berishes. Dhe perse duket se tani "Doktori i Tmerrshem" beson se nuk mund te kerkoje te marre pushtetin i vetem

    nga Sokol Balla

    Grupi parlamentar i PD ne parlament

    Eshte ora tete e mengjesit, e premte, dhe Bamir Topi nxiton per te shkuar ne Vlore. Njeriu i ri i zyrave te Partise Demokratike pi nxitimthi kafene, ndersa nje makine e pret me motorr ndezur para lokalit. "Zonat problematike m'i kane lene mua ne patronazh", qesh ndersa rrufit kafene. Nuk eshte hera e pare qe shkon ne Vlore, qe "problematike" nuk konsiderohet vetem sepse nje vizite e tille prej ndonje lideri tjeter blu do te kerkonte ndihmen e nje eskorte te madhe shoqeruese. Por edhe sepse heren e fundit qe kishte qene atje, e kishte gjetur degen te percare keqas ne gjysem. Nuk flisnin me njeri- tjetrin dhe secila pale i kishte zene rrugen per ta takuar, para mbledhjes. Bamiri me miresjellje u thote te dyja grupeve se do te takohet me ta pas mbledhjes. Me pas pranon te rrije me ta per dreke, vetem nese te gjithe rrine per darke. Ne fund i pajtoi. "E rendesishme eshte te percaktohen rregullat e lojes dhe me pas ato te respektohen", thote kryetari i grupit parlamentar te PD-se, njeriu qe prej disa muajsh eshte shnderruar ne zerin dhe fytyren e opozites, ne nje prej arenave te saj te reja te luftes politike, ne Kuvend.

    Zoti Topi thote se pjesen me te madhe te kohes ai e shpenzon ne Parlament, ku edhe ka zyren e tij qendrore. Me shume delikatese ai i shmanget nje pyetjeje te drejtperdrejte mbi arsyet e ketij devijimi. Ai thote se kjo eshte detyra e tij kryesore, ku ai bashkerendon strategjine e partise, nga selia, ne komisione, byro parlamentare e kthim. Linjat e komunikimit me Berishen, jane te stabilizuara dhe korrekte, ashtu sic edhe ai preferon: me rregulla te vendosura qe me pare. Lidhjet e Bamir Topit me PD-ne jane te hershme, ai ka qene minister dhe ne qeverine e fundit Meksi, ku ai ishte pergjegjes per Bujqesine, pasi i tille ishte edhe profesioni i tij i meparshem.

    Angazhimi i tij me i madh politik ishte te qenit deputet demokrat. Deri diten kur ai pranoi te kryesonte degen me te rendesishme te Partise Demokratike, ate te Tiranes. E cilesuar si bastioni ku merret dhe lihet pushteti, e konsideruar si kyci qe hap dyert drejt qeverisjes, kjo dege gjithmone ishte lene ne dore te "duarve te forta". Kalakulla, Memia. Apo besnikeve te "verber" si Minarolli. Perjashtim kishte bere Brojka, por edhe ky gjithmone eshte konsideruar si i pafuqishem perballe potences se Berishes.

    Tete muaj me vone, Bamir Topi gjendet tani ne krye te grupit parlamentar, cka te shtyn te mendosh se ngjitja e tij e rrufeshme ne krye te PD, ka miratimin dhe mbeshtetjen e plote te Sali Berishes. I veshur po "chic", me kostume te erreta, po aq i qete dhe i disponueshem sa ishte dikur, kur ne PD shihej thjesht si nje figure qe rrinte ne periferi te politikes, vullnetarisht.

    Por gjerat kane ndryshuar prej atehere rreth tij.

    Partise Demokratike po i rri gjithnje e me mire kostumi i reformimit dhe i shnderrimit, dhe selia e saj, nga nje baze e izoluar militante, deri diku gati guerrilase ne qender te Tiranes, konsiderohet tashme nje prej qendrave ku behet politika e vendit. Selia, ku pervec militanteve te perjetshem dhe te perkohshem, hyjne e dalin njerez te tille si Spartak Ngjela, Besnik Mustafaj apo edhe Bamir Topi.

    Natyrisht qe ndryshimi ka zanafillen qe nga ajo zyre historike e katit te dyte, prej nga Sali Berisha, nje vit me pare, nisi "Nje Fillim te Ri". Qe fillimisht pak u mor seriozisht nga opinioni, nga politika, nga shtypi dhe nga vete njerezit, te cilet ishin larguar me force apo me deshire, per "fajin" e vetem se civilizimi i tyre konsiderohej shfaqje e huaj ne hollet e selise blu.

    Per keto dhe te tjera arsye, Bamir Topi kishte refuzuar me shume se nje here t'i afrohej shume selise qendrore. Nuk kishte ardhur koha e tij, e respektimit te rregullave te lojes. Ndaj refuzoi edhe kandidimin per kryetar bashkie te Tiranes, qytetit te tij te origjines. I ndergjegjshem se mbartte imazhin qe pikerisht i mungonte partise se tij, ai priti momentin e reflektimit nga kreu i partise.

    Megjithese i rezervuar ne detaje, ai te le te imagjinosh se mes tij dhe kreut te PD Berisha, eshte zhvilluar nje takim paraprak. Ku jane thene shume gjera dhe ku shume te tjera jane lene te kuptohen ne heshtje. Eshte dhene premtimi se gjerat me ne fund do te ndryshojne se ne seline blu do t'i hapej me ne fund rruge, arsyes, civilizimit, komunikimit. "Sot gjerat jane shume me ndryshe sesa mund te imagjinoheshin dje", thote Bamiri. "Per shembull me shtypin dhe median, me nje pjese te madhe te se ciles ishte thuajse e ndaluar te komunikoje". Ndersa sot Bamir Topi dhe jo vetem ai, por edhe vete kreu Berisha, ndalen dhe flasin me gazetaret e te gjitha siglave radiotelevizive dhe gazetave. "Komunikimi i rregullt me median eshte pjese e ketij transformimi", thote Bamir Topi, megjithese ne kafenene ku jemi ulur, diku prane PD-se, simpatizante dhe funksionare te aparatit te partise shohin ende me nje fije dyshimi nga tryeza jone.

    Bamir Topi vazhdon te ruaje komunikimin normal megjithese ndjehet qarte se veshtrime te tilla, i cenojne qetesine. Ekipi i kostumeve blu dhe i kollareve te shtrenjta, me gjase shihet me me xhelozi se kurre ne PD, vendi ku deri dje parkoheshin gati- gati me krenari, vetem furgona me targa veriu. Tani aty ndihet sharmi i Avokat Ngjeles, urtesia e Mustafajt dhe padyshim xhentilesa dhe thellesia e Bamir Topit. Dhe lidershipi i Doktorit. Sepse ketu qendron edhe ndryshimi. Jo thjesht tek imazhi, por tek investimi qe kreu historik i partise, po ben tek keto figura te reja, ku mesa duket realisht ai po pergatitet te delegoje pjese gjithsesi modeste te pushtetit te tij te pakufi ne PD.

    Ky eshte dhe kompromisi qe ka bindur Bamir Topin te shkele mbi vendimet e tij te meparshme dhe te futet aktivisht ne politike. Sidoqofte ndeshja me te shkuaren eshte e dukshme. Ai dhe pak te tjere, shihen ende ftohte nga shumica militante, e mesuar vetem me ritem luftarak dhe britma proteste. Ai ruhet dukshem ne fjalet e tij te matura te mos cenoje ata qe tashme kane filluar t'i mbajne meri Doktorit, per zgjedhjet e tij te fundit, nder ata qe shpesh ne PD jane mbiquajtur Te Perkedhelurit.

    Ndaj edhe Bamiri ben me shpesh rrugen drejt zyres se tij ne Kuvend, sesa ne seline qendrore te PD-se. Ndryshimi ka filluar, por gjerat nuk ndryshojne kaq shpejt. Bamir Topi kete e ka kuptuar. Por si nje xhentelmen i vertete, ai e di se rregullat e lojes mund t'i zbatosh me shpejt dhe me mire me kundershtaret sesa me te tute. Ndersa Partia Demokratike imazhin e saj nuk mundet ta rregulloje me ne rruge, por vetem brenda ne Parlament. Aty ku me ndihmen e Topit, Ngjeles dhe Mustafajt, Doktori po pergatitet te marre seriozisht pushtetin. Tashme ne seline blu nuk vepron me as militantizmi, as shpirti i protestes dhe as parimi kryesor i dikurshem, besnikeria ndaj Doktorit. Berisha duket me ne fund se i eshte dorezuar idese, se sado ai te ndryshoje, nuk mund te binde te tjeret duke qene vetem. Se i vetem, nuk mund ta beje kete te besueshme per miliona shqiptare. Ndaj tani ai shpesh terhiqet, per t'i lene vend, Bamirit, Besnikut dhe padyshim te kudondodhurit avokat Ngjela. Duke spostuar me kujdes por pa shume takt, takemin e njerezve qe i siguruan fillimisht mbijetesen. Duke filluar nga Jemin Gjana, Ridvan Bode, ndoshta duke perfunduar tek zonja Topalli.

    Doktori eshte i vendosur qe drejt pushtetit te shkoje me imazh e filozofi te ndryshuar dhe me njerez te moderuar. Por nese kete pushtet me pas do ta ndaje me ta, kjo eshte nje ceshtje tjeter. Doktorin deri ne kete pike, nuk mund ta parashikosh dot. Zgjedhja e tij sot eshte mese e qarte, neser asnjehere nuk i dihet. Dhe ne kete pasiguri Bamir Topi nuk eshte vetem. Ne fakt, jane miliona shqiptare qe ndajne te njejtin dyshim.

    Klan
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 18:46

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiperia futet ne NATO - Berisha dhe TOPI futen te ndare!
    Nga DeuS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 14:20
  2. Sondazhi i NDI: Topi president nga populli
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 13-07-2007, 14:43
  3. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •