Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Përkujtohen tre heronjtë e UÇK nga Londra

    Përkujtohen tre heronjtë e UÇK nga Londra

    Muhamed Veliu
    Londër



    Të djelën mbasdite në ambientet e Conway Hall në Londër u zhvillua një veprimtari përkujtimore, për nder të tre ushtarëve të UÇK-së.
    Lutfi Musiqi nga Vushtrija , Indrit Cara nga Kavaja dhe Liman Rekaj nga Prelezi ishin ata të cilët lanë Londrën dhe në Janar 1999 ju bashkuan njësive lutarake të UÇK-së.

    Lutfiu humbi jetën me 30 prill 1999, pranë Bjeshkëve të Junikut, Indrit Cara gjatë një beteje të ashpër rreth Maleve Pagarushësh vritet në betëjë me paramilitantët serb, kurse Liman Rekaj efektiv i brigadës 138 Agim Ranadani ra heroikisht duke luftuar me ushtrinë serbe te Rrasa e Kosharës me 6 maj 1999.


    Kjo veprimtari u zhvillua nga Bashkësija Shqiptare “Faik Konica” Londër dhe ambasada shqiptare.

    Talat Pllana kryetar i kësaj bashkësije tha se “Të tre dëshmorët e lirisë që ne po kujtojmë sot lanë rehatinë e tyre në Londër dhe ju përgjigjën thirrjes së UÇK-së për të ti thënë ndal shovinizmit Serb. Ata ranë më pushkë në dorë, për të sjellë lirinë dhe ditë më të mira për Kosovën dhe për të gjithë ne.

    Ndërsa ambasadori Kastriot Robo veprimtarinë përkujtimore e cilësoi si mjaft të veçantë dhe prekëse për vetë karakterin e saj.

    “Është në traditën, zakonin dhe nderin tonë që gjatë historisë sonë kombëtare të nderojmë ata që dhanë gjakun për lirinë dhe të ardhëmen tonë për shqipërinë dhe Kosovën e lirë, që në shekuj kanë qënë aq të shumtë.

    Në këtë përvjetor të përkujtimit të heronjve shqiptarë nga Londra ne me kënaqësi vërejmë se jeta dhe gjaku i tyre në altarin e lirisë janë një kontribut i vyer që do të rrojë në jetë të jetëve në mendjet dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve, ka përfunduar fjalën e tij ambasadori Robo.

    Më pas u zhvillua një program artistiko kulturor me poezi kushtuar të rënve.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    17
    Zoti i pas cuar ne Xhenet. Dhe u lumt atyre trimave. Jam krenar daj tyre.
    Rreth flamurit te perbashkuar me nje deshir dhe nje qellim.

    Jam krenar se jam Shqiptar se shqiperia eshte Shqiptaria.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Nuk e di se kur, por heret apo vone do kthehem ne shqiperi .
    Dhe do shkoj ta pi nje kafe tek familja e Indrit Cares nga kavaja- Nuk do lahemi kurre ne emigrantet e tjere nga shqiperia me kete trim Shqiptar.
    Do te doja qe dikush, te tregonte diçka me teper per familjen e tij ketu ne forum.
    --Nese shteti yne i ka ndihmuar ndonje çike?
    Apo ndonje shoqate tjeter i ka ndihmuar?
    Djali i kesaj familje ra per Shqiperi, na takon ne shqiptareve me aq sa kemi mundesi te ndihmojme kete familje-edhe se s'do lahemi dot kurre me te!!!!! KURRE!

  4. #4
    ~NiGoTo~
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Vendndodhja
    Durresi jone Qytet bregdetar
    Postime
    221
    ishalla mirush
    Dashuri te hedh ne LUM
    E te thote nuk te hodha UNE
    ______________________
    Nje lule celi ne zemren time
    nje trup u shtri mbi mua
    nje dor me perkedheli embel
    dhe nje zemer me tha te dua
    ______________________
    Te dashurosh eshte VEPER
    Te mos ta tregosh eshte KRYEVEPER

    Me Rrespekt NIKU-DR

  5. #5
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Artur fjalet e tua me preken dhe te lumte per te gjithe ato qe the.
    Une ne ditet e aedheshme do te intervistoj vellain e Indrit qe jeton ne Londer dhe do ta publikoj intervisten ne shtypin shqiptar dhe ne kete forum.

  6. #6
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175

    Pershendetje

    Zoti i çofte ne parajse
    hallal djeme ketyre u thuet.
    " not yet "

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 02:58
  2. Londra mbeshtet zghidhjen e statusit te Kosoves brenda vitit 2006
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 16:43
  3. Nga Londra në Tiranë me makinë
    Nga rachi në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 12:24
  4. Heronjte e Popullit
    Nga iliria e para në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 22:37
  5. Heronjtë që shesin cigare
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 06:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •