Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 101
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Citim Postuar mė parė nga Baptist
    [B]
    Zoti e ruejt shqiptarin e vertete. Zoti e ruejt shqiptarin si ruejti fjalen e Zotit t'pa prekun. Zoti ia shtofte sojin. Zoti ia shtofte robin. Zoti ia shtofte mallin. Zoti ia shtofte Pushtetin e tij te Drejte pa projtun.
    AMEN

    ________________________________

  2. #92
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Zoti e ruejt shqiptarin e vertete. Zoti e ruejt shqiptarin si ruejti fjalen e Zotit t'pa prekun. Zoti ia shtofte sojin. Zoti ia shtofte robin. Zoti ia shtofte mallin. Zoti ia shtofte Pushtetin e tij te Drejte pa projtun.
    Citim Postuar mė parė nga PRI-LTN
    AMEN
    Vetem edhe tingujt e ciftelise dhe lahutes po mungojne!!!

    Nuk ia mohoj vlerat kanunit por nuk morra pergjigje se cfare thote Kanuni per te drejten intelektuale, drejten kozmike, drejtat e grave!!!

    Kanuni, "Burri nuk posedon jeten e gruas mirpo posedon jetesen e saj".

    Ja sa eshte perparimtar Kanuni!!!
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  3. #93
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga kiniku
    Vetem edhe tingujt e ciftelise dhe lahutes po mungojne!!!
    Perkundrazi, ai qe ka shqisen ka mundur (ne ate moment) te hetoje tinguj te korit engjullor dhe harmonise se shtate qiejve (sferave) tingullore.

    Citim Postuar mė parė nga kiniku
    Nuk ia mohoj vlerat kanunit
    Gje normale kinik, gje normale


    por nuk morra pergjigje se cfare thote Kanuni per te drejten intelektuale, drejten kozmike, drejtat e grave!!!

    Po t'kish marre (kush) vesh pyetjen, do te kishe marre dhe pergjegjen.
    Une per vete nuk kuptoj se cka quan ti "te drejte kozmike".

    Cfre thote ligji aktual, ta zeme i shtetit te New Yourk-ut, per "te drejten kozmike"?

    Kanuni, "Burri nuk posedon jeten e gruas mirpo posedon jetesen e saj".
    Po kete nga e nxorre, nga kurani, sheriati, apo nga kanonet e Bibles, se ne Kanunin Shqiptar nuk e kam pa? A ban citatin?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #94
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga Baptist
    Po t'kish marre (kush) vesh pyetjen, do te kishe marre dhe pergjegjen.Une per vete nuk kuptoj se cka quan ti "te drejte kozmike".

    Po kete nga e nxorre, nga kurani, sheriati, apo nga kanonet e Bibles, se ne Kanunin Shqiptar nuk e kam pa? A ban citatin?
    E dr. Nderkombtare rregullon c'eshtjen e kozmosit. P.sh. lejohen ekspedita ne Hene mirpo asnje shtet nuk ka te drejte themi te perdor Henen per testime te armeve berthamove; dhe keshtu me rradhe.

    Mesazhi ishte se Njerezit jane zhvilluar aq shume sa qe SOT Kanuni nuk paraqet asnje vlere, perkundrazi, eshte i demshem.

    Nje shembull: citove kanunin, "605 Falet me mik, armen ia merr e i prine ne shpi".

    Krejt ne rregull mirpo e dr.pozitive ndalon njerezit te mbajne arme.

    Qarte; ligji i cili ndalon posedimin e armeve eshte me human sesa kanuni i cili lejon mbajtjen e armeve.

    Po kete nga e nxorre, nga kurani, sheriati, apo nga kanonet e Bibles, se ne Kanunin Shqiptar nuk e kam pa? A ban citatin?
    Kete e kam lexuar ne Kanun. Tani nuk kam kopje te Kanunit tek vetja mirpo nese tregohesh i duruar do ta gjej.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  5. #95
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ke degjuar per nocionin "Toke me Re", kjo ploteson te gjitha aspektet e te drejtes mbi sferat qiellore dhe eshte disafish me e zbatueshme se ligjet e reje qe i permende ti.

    Ndalesa e armes se krahut nuk mund behej ne kohe lufte, ishte kohe mobilizimi civil dhe nje mori rregullash ushtarake hyne ne jeten e perditshme. Aknuni nuk obligon mbajtjen e armes ne kohe paqe dhe sigurije civile. Por meqenese kjo korrje e Kanunit ka ndodhur ne periudhe te tille kur ende kujtoheshin format e veprimit ne rrethanat qe mbanin mend pleqte ato u bene pjese e pershkrimit, sepse nuk jane kanune por norma. Edhe vete thirrja pershendetese ne mengjes:
    "A jeni djehe?" ne vend se "A u gdhite" dhe pergjegja "Po te tane" tregon se regjimi ushtarak i numerimit te anetareve ne mengjes kishte hyre edhe ne jeten e shtepiake. Por keto gjera nuk kan te bejne me Kanunin por me trendet e kohes te cilat Kanuni nuk i ngurteson sikur ligjet tjera te botes civile.
    Kanuni i pergjigjet rrethanave te reja te jetes duke harmonizuar zakonet e reja me parimet kanunore dhe duke lejuar qe zhvillimi shoqeror te behet i papenguar nga ligjet e konstatuara. Sepse Kanuni nuk eshte Bibel as Kuran i pandryshueshem. Dhe gabimi juaj themelor eshte se ju e lexoni tani Kanunin me principet e leximit te librave te tille stagnate, gje qe kanuni nuk eshte. Prandaj edhe nuk ishte shkruar kurre as nuk ishte vene ne kornize ne menyre qe te stopohet zhvillimi i tij dhe rritja e shoqerise. Po te mos ndodhte nderpreja akute e frymimit te Kanunit sebashku me popullin e vet ai sot do te ishte krejtesisht i ndryshem nga ku qe ka mbledhur si relikte nga kujtesa e popullit i shumendrituri At Shtejfen Gjecovi. ti tani sheh fotografine (figurtivisht) te nje femiu 5 vjecar pash 50 vjetesh dhe ne baze te saj vendose tia bleshe nje pale rroba. Pataj cuditesh se si nuk i biekan per shtati ketij burri plak dhe cuditesh se si qenka rritur kaq shum ne krahasim me fotografine qe ruan ti.

    Nuk eshte e vertete se ligjet e sotme ndalojne mbajtjen e armes personale. Ato ndalojne mbajtjen e armes pa leje me ca dallime ne varesi prej shtetit. TE njejten gje do ta bente ndoshta edhe Kanuni i sotem, por jam i sigurte se ai do te bente nje hap me tutje duke e hequr plotesisht nga perdorimi civil si dicka e panevojshme per rrethnat e jeteses aktuale spontanisht dhe pa detyrim.

    Per ate citatin qe ta tregova mos u lodh se nuk e gjene per arsye se e mban mend gabimisht dhee ke kuptuar gabimisht.

    "Burri nuk posedon jeten e gruas mirpo posedon jetesen e saj".

    Shprehja posedon nuk eshte kanunore, ndersa kuptimi i ketij vargu edhe keshtu si e ke dhene, eshte tjeter prej atij qe e ke shkeputur nga konteksti.

    Se burri nuk posedon jeten e gruas kjo nuk do fjale, se eshte e vertete e perhershme, se posedon jetesen e saj eshte transponuar gabimisht, sepse eshte fjala per ngarkesen qe merr burri siper vetes ndaj gruas se tij. Se ia ka obligim nevojat e jeteses asaj, se eshte pergjegjes per jeten e saj. Dhe c'fare ka te keqe ketu. Sot burri sado qe nuk eshte pergjegje per jetesen se gruas se vet ai megjithate ndien obligim te kujdeset per te ne menyre qe te mos i mungoje gje.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2006
    Postime
    15
    mire thua ti se nuk jemi as me ligjin as me kanunin ne bejme hije kot mbi tok se nuk kemi as shtet dhe asgje ndaj ndodhin keshtu

  7. #97
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Ato ndalojne mbajtjen e armes pa leje me ca dallime ne varesi prej shtetit. TE njejten gje do ta bente ndoshta edhe Kanuni i sotem
    Krejt ne rregull; edhe sot mbase Kanuni do ta bente nje gje te tille. Mirpo, mendoj se duhet te pajtohesh me mua kur them se Kanuni nuk qenka edhe aq hyjnor sa pretendoni.


    "Burri nuk posedon jeten e gruas mirpo posedon jetesen e saj".
    Shiqo, kete e kam lexuar vite me pare. Mund te kete ngjare qe fjalet tek qene tjera, ne vend te posedoj mund te jete disponoj, apo tjera me te cilat aludohet PRONSIA mbi jetesen e gruas. Me nje fjale, norma, rreshti, paragrafi, quaje si te duash, autorizonte burrin te ia diktoje jeten gruas.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  8. #98
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga kiniku
    Krejt ne rregull; edhe sot mbase Kanuni do ta bente nje gje te tille. Mirpo, mendoj se duhet te pajtohesh me mua kur them se Kanuni nuk qenka edhe aq hyjnor sa pretendoni.
    Ah, more kinik. Po te ishte aq qe lehte nga kjo distance kohore dhe nga ky tehuajzim dyshekullor ta kuptojme Kanunin nuk do te kishim nevoje te harxhonim kaq shume fjale.

    Kanuni me kanunet e veta mbetet gjithmone Hyjnor. Po sikur nuk i ke lexuar dhe shkoqitur mire ato qe ia kisha thene Postas ne lidhje me disa nene qe thirrej se ishin Kanune per ta pasur te qarte se:

    Jo te gjitha qe jane te shkruara ne ate permbledhje dokesh e zakonesh si dhe normash perkrah Kanuneve origjinale si botim me merin Kanuni i Leke Dukagjinit, -jane Kanune.

    Zakonet apo Trendet e kohes peruidhes historike qe jane futur aty nuk kane fuqi ligjore as sot as athere.

    Pa i vecuar qarte keto kuptime ne nuk mund te hyjme ne kuptimin me te thelle te
    Qenies se gjalle te Kanunit.

    "Doket" jane vetem epitelizim i Qenies se Kanunit. Prandaj quhen "doke". Dukri te jashtme, veshje, stil, pamje, analogjizo si te duash.
    "Zakonet" i ngjajne vijave te shiut, nuk jane Kanune, ato thjeshte kur bie shi rrjedhin andej nga ie kane bere vine (zakonin); Jane vetem forma te parashikueshme te rrjedhjes se gjaneve.

    e.k.m.r.

    Citim Postuar mė parė nga kiniku
    Shiqo, kete e kam lexuar vite me pare. Mund te kete ngjare qe fjalet tek qene tjera, ne vend te posedoj mund te jete disponoj, apo tjera me te cilat aludohet PRONSIA mbi jetesen e gruas. Me nje fjale, norma, rreshti, paragrafi, quaje si te duash, autorizonte burrin te ia diktoje jeten gruas.
    Jo, jo, aspak! sepse "disponoj" eshte nje shprehje shume e re e cila ne realitet nuk ka kurrfare kuptimi dhe perdoret ne gjuhen e mjere gazetareske te gazetareve te pashkolluar me nje kuptim qe vetem ata ia dijne sepse eshte nje kalk nga anglishtja, por ne formen qe eshte kalkuar eshte e mjerueshme dhe e gabueshme deri ne ekstrem. (Per kete mund te sqarohemi diku tjeter me gjeresisht).

    "Pronesia" absolutisht eshte ne kundershtim, sepse gruaja nuk arrine te behet kurre anetare e familjes se burrit. Edhe kjo shprehje eshte ekstremisht inadekuate, per arsye se (kushtimisht) ajo mbetet "prone" e gjinise se vet. (Shih me heret e kam spjeguar te qeshtja e vleftes se gjakut te gruas.) Kjo bjen ndesh me parimet themelore te Kanunit, se njeriu pavresisht se cfare eshte, prej ferishte djepi gjer ne plak/ė metuf/e, nuk mund te jete "prone".

    Me kanun, gruaja si ti vdes burri, eshte e lire te martohet me ke te doje; per dallim prej burrit te cilit i ka vdekur gruaja.
    Se "gruaja i kthen Krushqit m'udhe"
    E ka nje liri me teper se burri ne zgjedhjen e marteses me ke te doje ajo, pa pyetur as prindjen.

    Aty ku thirresh ti, flitet per detyrimin qe ia ka burri gruas se vet per shkak te argatit qe ajo e bene ne shtepi te burrit, pra borxhin. Kot kerkon tjeter kuptim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 17-11-2006 mė 10:32
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #99
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Vetem edhe tingujt e ciftelise dhe lahutes po mungojne!!!

    Nuk ia mohoj vlerat kanunit por nuk morra pergjigje se cfare thote Kanuni per te drejten intelektuale, drejten kozmike, drejtat e grave!!!

    Kanuni, "Burri nuk posedon jeten e gruas mirpo posedon jetesen e saj".

    Ja sa eshte perparimtar Kanuni!!!
    Pėr mua kanuni vlen 100 herė mė tepėr se jeta jote, se nuk din gjė, je fare i hutuar nga kjo e drejta pozitive qė nxjerrin e krijojnė kėta deputetėt homo, tė ditėve tė sotme.

  10. #100
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anėtarėsuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    GJAKMERRĖSI




    Petraq Kote



    ISHIN NE GJAK.


    Ishte agresiv fisi qė kishte hyrė nė gjak.
    Nuk ishte fare tjetri.
    Njė dhe' i rriste, njė bukė, njė ujė, njė frymė.Njė hije bėnin prapa vetes.Njė gjuhė, njė zė. Njė gaz, njė vaj.
    Vitet shkonin.Shkonin dhe gjaku thahej.
    Thahej, thahej, thahej.
    Por…binte shi.
    Tek kėta, qė gjaku paqtonte, kishte shumė djem.
    Kishte edhe njė plak.
    Plaku kalonte tė tetėdhjetat. Ura qė e lidhte me jetėn ishte ende e fortė. Ura nuk shėmbej.
    Ē'tė bėnte?!
    Nuk vdiste.
    Nuk vdiste se binte edhe shi. Nuk vdiste se gjaku ē' thahej. Se gjaku…
    Djemtė vazhdonin jetėn. Vazhdonin frymėtarinė…
    Ē' punė kishin me tė djeshmen? Ē' punė kishin me tė ikurėn? Gjakun s'e shikonin dot me sytė e gjakmarrjes.
    Gjaksit s' i urrenin dot.
    Tė gjithė tė martuar. Pa kishin pjellė edhe fėmijė.
    Pa ishin edhe fidanuarė. Pa ishin bėrė dhe pyll.
    Pa kishte dhe njė kėngė pylli.
    Pa mateshin edhe me stuhitė drurėt.
    Por …prapė binte shi!... dhe gjaku…
    Dhe plaku thirri nusen e tė voglit.
    Nusen e oxhakut. Nusen e trarit. Nusen e shtyllės.
    Nusen e pragut. Nusen e gurit tė shtėpisė. Se ēdo shtėpi, ka gurin e vet.
    Se ēdo shtėpi ėshtė vetgur. Se ēdo shtėpi ėshtė vetgjarpėr, vetruan…
    - Nuse , dua qė nga… ajo…familje, tė mė vjedhėsh njė djalė!
    Po, po, tė mė vjedhėsh njė djalė!
    Askush tė mos e dijė. Unė, ti dhe varri.
    Varri, ti dhe unė!
    E kupton?
    E dėgjon?
    Nusja u flakėrua nė gjithė qėnien. U bė prush i turpit. Po ndizej…
    Po si ta bėj baba?
    Po si ta bėj?
    Po, po do ta bėsh!
    Vetėm varrit tregoja!
    " Thonė se edhe varri tregon"! - shkoi mendėsh, ajo…
    Dhe nusja shkoi nė " shtrat " me djalin e gjaksit.
    Dhe nusja, vodhi…
    Dhe djali i hajdutosur, lindi.
    Dhe plaku u gėzua.
    Nuk e la nė gji tė s'ėmės. E pelenosi nė gji tė vetė.
    Dhe po shtatej fėmija. Dhe u bė nishantar fėmija.Tre vjeē, lozte me sytė e pushkės.
    Dhe djali mbushi shtatė vjeē. Dhe viti mbushi shtatė muaj.
    Dhe …binte shi.
    Dhe dolėn nė korije tė tre. Djali, pushka, plaku.
    A mban mend si tė shėnosh o bir? - Pyeti plaku.
    Pyeti gjyshi.
    Pyeti urėpaprishuri.
    - Mbaj gjysh. Si nuk mbaj!
    - Mirė.
    A e sheh atė burrin nė majė tė asaj ēatie, atė qė ėshtė duke zėnė pikatėn e… gjakut?
    - Ku gjysh?
    - Ja, ja.
    - Po e shoh, gjysh.
    - Po a mund ta shėnosh?
    - Po, gjysh.
    Dhe djali e shėnoi.
    - E shėnova gjysh.
    - Atėherė, shkrepe.
    Dhe burri ra i vdekur nga ēatia. Nga maja e shtėpisė. Nga maja e gjaktrimit. E ku ta dinte djali se gjyshi i kishte futur fishek nė gojė armės?!
    E ku ta dinte djali se kishte vrarė babanė?!...
    Dhe nė fshat u hap: Gjaku u mor.E mori shtatė vjeēari dhe viti shtatė muajsh.
    E pritėn djalin.
    E vranė djalin.
    U rigjakėn.
    Gjakosėn, kur djali mbushi tetė vjeē dhe viti tetė muaj…
    E ku ta dinin se vranė nipin e tyre "dy herė gjaksit" ?!
    …Binte shi…Fier, pranverė 2005

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A e dini c'eshte fenomeni i Katovices?
    Nga kalemi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-01-2012, 18:30
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •