Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 57 prej 57
  1. #41
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    GATUARJET KRYESORE PER FEMIJET E VEGJEL
    Po paraqesim shkurtimisht disa nga gatuarjet kryesore me te nevojshme per femijet.
    Keto gatuarje ne radhe te pare vlejne per femijet e vegjel. Keto gatuarje kane vecorite e tyre. Keto shpesh nuk njihen mire dhe nuk perpunohen me kujdesin dhe perpikmerine e duhur.
    Gatuarjet per femijet e vegjel kane nevoje per ruajtje te kushteve te higjenes, pastertise dhe sterilitetit.
    Gatuarjet per femijet te medhenj pergatiten me lehte sepse ato jane pothuajse si gatuarjet per te rritur.

    ENET E NEVOSHME PER GATUARJET PER FEMIJET E VEGJEL
    Per gatuarjet e femijeve te vegjel nevojiten disa ene. Keto mbahen vecas nga enet ku gatuhet per te rritur. Rendesi ka qe enet ku gatuhet e zihet qumeshti te jene te vecanta.
    Po radhisim disa ene te nevojshme per gatuarjen e femijeve te vegjel;
    - 3 tenxhere me kapak te puthitur prej gjysem litri, nje litrershe dhe dy litershe.

    - 1 tenxhere e madhe dhe e thelle me kapak ne te cilen zihen enet e tjera qe perdoren per femijen.

    - 1 tenxhere e larte me kapak ku mund te vihen te ziejne ne uje 2-4 shishe (biberona) te pergatitura me qumesht te perzier me lengje ose lende te tjera ushqimore. Kjo tenxhere ka ne fund te saj dy-kater rrathe metalike qe te mos lejojne perplasjen e shisheve gjate zierjes se tyre. Ne rast se nuk kemi rrathe, shishet mbeshtillen me garze nga fundi.

    - 2 tigane per fergesa

    - 5-6 pjata te medha e te vogla prej porcelani.

    - 2 luge te medha dhe 3 luge te vogla.

    - 2 filxhane te zakonshem kafeje.

    - 6-7 shishe, biberona, me gryke mjaft te gjere. Keto perdoren kur femija eshte me ushqim te huaj dhe e merr ushqimin me shishe e kapse. Ne kete rast jane te nevojshem edhe 10-12 kapse gome.

    - 3-4 gota me doreza mundesish te vijezuara me gramature.

    - 1 gote qelqi, mundesisht me vija per te konrolluar gramaturen.

    - 1-2 hinka te vogla ose te mesme.

    - 1-2 rrahese per purene, per vezet etj.

    - 2-3 sita teli te imet.

    - 1 site e zakonshme plastike.

    - 1 rende.

    - 1 shtrydhese me doreze per shtypjen e kalimin e frutave dhe te perimeve.

    - 1 shtrydhese qelqi per limonat e portokallet.

    - Disa ene ose kavanoza te mbyllura prej qelqi per te ruajtur miellrat, niseshtene, sheqerin.

    - Tel per te ferkuar enet.

    - Furce e gjate per te pastruar shishet e biberonat nga brenda.

    - Pirunj, thika dhe te tjera vegla te zakonshme te kuzhines.

    - Tryeze e mbuluar me mushama ose me peceta te pastra.

    - Raft te vecante ku mbahen enet dhe disa ushqime te femijes.

  2. #42
    O Mina, te lutem nderroe fjalen "gatuarjet" me "gatimet" se po me dhembin syte.

    Miqesisht, Nuska.

  3. #43
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Dua t'i permbahem origjinalit.

  4. #44
    Ok, befsh qef.

    P.S. mund te jete origjinale por s'eshte shqip... Nejse ju e dini me mire...

  5. #45
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    MASAT PER LLOGARITJEN E USHQIMEVE
    Ushqimet qe ne i japim femijes kur jane te ngurta ose ne forme pluhuri, i llogarisim me gram, kur jane le lengshme i llogarisim me centimeter kub ose mililiter.
    Per te thjeshtuar masat e llogaritjeve po japim disa vleresime, duke perdorur luge ose disa ene te zakonshme. Megjithate eshte mire qe enet e femijes te jene te milimetruara.
    Ja disa nga masat;

    1 luge caji plot me lengje te ujshme ose me qumesht merr 4-6 gram.

    1 luge caji e mbushur me vaj merr 3-5 gram.

    1 luge caji e mbushur rrafsh me miell merr 3-4 gram

    1 luge caji e mbushur rrafsh me sheqer merr 4-5 gram.

    1 luge caji e mbushur rrafsh me oriz merr 5-7 gram

    1 luge gjelle e mbushur rrafsh me lengje te ujshem merr 12-15 gram.

    1 luge gjelle e mbushur me vaj merr 10-14 gram

    1 luge gjelle e mbushur rrafsh me miell merr rreth 10 gram

    1 luge gjelle e mbushur rrafsh me sheqer merr 14-15 gram.

    1 luge gjelle e mbushur rrafsh me oriz merr 15 gram

    1 luge gjelle e mbushur plot me pure merr 30-35 gram.

    1 luge gjelle e mbushur me mish te zier te grire merr 18- 25 gram.

    1 luge gjelle e mbushur plot me recel merr 30-35 gram.

    1 filxhan kafeje merr rreth 50 gram

    1 gote uji e zakonshme merr rreth 180-200 gram.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #46
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    HIGJENA E USHQIMEVE
    Te gjitha ushqimet qe gatuhen per femije duhet te ruhen ne kushte higjenike. Nese nuk respektohet ky kriter ato behen shkak per infeksione ose helmime qe demtojne femijen dhe vene ne rrezik jeten e tij.
    Si ruhet qumeshti e kemi vene ne dukje ne postimet e meparshme.
    Mielli dhe sheqeri ruhen ne kavanoza qelqi te mbyllura.
    Mishi ruhet ne frigorifer por jo per nje kohe te gjate, qofte dhe i zier. Peshku, trute, melcite ruhen me po kete kujdes madje jane me pak rezistente se mishi.
    Ushqimet gjithashtu ruhen dhe mbrohen mire nga mizat. Per kete vlen pastrimi i ambjentit rregullisht dhe mbajtja e mbeturinave larg. Higjena e nenes dhe e kujdestareve qe i sherbejne femijes duhet te jete ne shkalle te larte. Eshte e rendesishme qe femijes t'i sherbehet me duar te lara. Thonjte te jene gjithmone te prera shkurt.
    Kujdestaret e femijeve duhet t'i nenshtrohen kontrollit mjeksor dhe analizave ne menyre periodike.

  7. #47
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    HIGJENA E ENEVE
    Higjena e eneve me te cilat ushqehet femija ka po aq rendesi sa dhe higjena e ushqimeve. Enet e perdorura per femije lahen shpejt pas perdorimit me uje te ftohte e me pas me uje te ngrohte dhe detergjente. Mbeturinat e ushqimit largohen nga enet me sfungjer te ashper. Pas kesaj larje eshte mire qe enet te vendosen ne tenxheren perkatese per te valuar per disa minuta.
    Enet qe perdoren per qumesht duhet te lahen mire sepse bakteriet aty gjejne terren te pershtatshem per t'u zhvilluar.
    Shishet dhe biberonat duhen lare me furce. Pas larjes enet kullojne dhe duhet te jene te thata dhe te mbrojtura ne nje raft te paster. Edhe tryeza e femijes pastrohet mire para se te vendosim ushqimet e femijes.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #48
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    PERGATITJA E USHQIMEVE TE FEMIJES
    Femijes, gjate vitit te pare e te dyte, ushqimet i jepen te ziera. Bejne perjashtim lengjet e frutave ose te perimeve.
    Qumeshti i lopes i jepet vetem pas zierjes se kujdesshme. Zierja, i ben me te tretshme dhe te pershtatshme per femijen ushqimet.

    PERGATITJA E LENGUT TE ORIZIT
    Marrim 30 gram oriz te pastruar e te lare qe eshte baraz me dy luge gjelle, e fusim ne nje tenxhere me nje liter uje te ftohte. E vendosim ne zjarr dhe e leme te zieje per rreth nje ore. Gjate zierjes shtojme pak e nga pak sasine e ujit qe avullon, keshtu ne fund te zierjes kemi perseri te njejten sasi lengu si ne fillim. Lengu kullohet dhe ruhet ne nje vend te fresket.

    PER CFARE VLEN LENGU I ORIZIT
    Lengu i orizit vlen per te holluar qumeshtin gjate muajve te pare te jetes. Ne kete rast qumeshtit dhe lengut te orizit i shtojme sheqer.
    Lengu i orizit mund te perdoret per nje kohe te shkurter pa ushqime te tjera ne rast se femija ka heqje barku.
    Lengu i orizit nuk duhet ta zevendesoje asnjehere ushqimin e plote te femijes.

    PERGATITJA E LENGUT TE DRITHERAVE
    Lengu i orizit, tek ne, ka hyre ne perdorim te gjere sepse mendohet qe ka veti te parandaloje e pengoje heqjen e barkut, daljen jashte te shpeshte te femijes. Megjithate ka edhe drithera te tjere me shume vlere me te cilat mund te pergatitet leng i pershtatshem si elbi, gruri e tershera.
    Pergatitja behet ne po ate menyre si lengu i orizit.

    PERGATITJA E PALUZES ME MIELL
    Paluzet pergatiten me miell orizi, me miell gruri, me rralle me miellra te tjere si mielli i misrit, i pastruar dhe i bluar ne menyre te vecante.
    Per pergatitjen e paluzes mielli i orizit merret ashtu sic eshte. Mielli i grurit eshte mire te skuqet lehtesisht. Keshtu ai behet me i tretshem.
    Paluzet vlejne per pergatitjen e muhalebise. Paluzet nuk duhet te zevendesojne ushqimet e plota. Per te pergatitur 500 gram paluze veprojme ne kete menyre:
    Marrim 7-15 gram miell, ne rast se femija eshte nga 3 deri ne 5 muajsh, dhe 20-50 gram miell ne rast se femija eshte mbi 5 muajsh.
    Miellin e fusim ne nje tenxhere me uje te ftohte dhe e perziejme mire derisa te formohet nje trajte llapaje. Me pas e vendosim ne zjarr, i shtojme uje pak e nga pak duke e perzier vazhdimisht deri sa te plotesohen 500 gramet. gjithashtu shtohet nje maje thike kripe.
    Paluzja duhet te zieje per 15-20 minuta duke e perzier vazhdimisht. Paluzen zakonisht e perdorim per te bere muhalebine. Ne kete rast gjate zierjes, paluzes ne sasi 500 gram i shtojme 25 deri ne 35 gram sheqer. Ne fund paluzes i shtojme qumeshtin kur duam te pergatisim muhalebine.

    PERGATITJA E MUHALEBISE
    Muhalebia pergatitet duke i shtuar paluzes qumesht e sheqer.
    Marrim nje pjese paluze, se ciles i eshte shtuar sheqeri dhe e perziejme me dy-tre pjese qumesht lope te paholluar. I vendosim ne zjarr per 5 minuta.
    Muhalebine e bejme me te holle ose me te trashe sipas moshes se femijes.
    Muhalebia pergatitet edhe ne nje menyre tjeter.
    Marrim sasine e nevojshme te miellit dhe e perziejme me uje sa te behet llapa, me pas shtojme qumeshtin dhe sheqerin dhe i vendosim ne zjarr per 20 minuta. Sipas sasise se miellit, muhalebia del me e holle ose me e trashe.

  9. #49
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    PERGATITJA E QUMESHTIT PLUHUR
    Qumeshti pluhur ne rast nevoje, zevendeson mire qumeshtin e lopes.
    Qumeshti pluhur gjendet ne dy lloje; me yndyre te plote, sa permban edhe qumeshti i paskremuar i lopes ose me pak yndyre (i skremuar). Per femijet e shendoshe qe nuk vuajne nga heqja e barkut, perdorim qumeshtin pluhur me yndyre. Qumeshtin pluhur pa yndyre e perdorim vetem per nje kohe te shkurter, ne rast se femija ka heqje barku. Qumeshti pergatitet duke marre nje pjese pluhur qumeshti dhe duke e perzier me 8-10 pjese uje te vaket qe ka valuar me pare. Qumeshti pluhur shtohet pak nga pak duke e perzier vazhdimisht deri ne tretjen e plote te tij. Kur te jete shkrire plotesisht vihet ne zjarr dhe lihet aty derisa te filloje te nxjerre avujt e pare. Me kete qumesht bejme te gjitha pergatitjet si me qumeshtin e lopes. Qumeshti pluhur gjendet ne konfeksione te mbyllura. Pasi hapet kutia nuk duhet te qendroje gjate pa u konsumuar.

    PERGATITJA E QUMESHTIT TE KONDENSUAR
    Qumeshti i shterruar ose i kondensuar gjendet ne kuti te mbyllura. Ai ka permbajtje sheqeri. Per ta pergatitur per femije marrim nje pjese qumesht te kondensuar dhe e perziejme mire me 3-4 pjese uje te vaket, qe ka valuar me perpara. Me pas e vendosim ne zjarr ku e leme deri sa te nxjerre avujt e pare.
    Kutia e qumeshtit te kondensuar, pasi hapet, ruhet ne nje vend te fresket deri ne 24 ore ose ne frigorifer deri ne 48 ore.

  10. #50
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    PERGATITJA E KOSIT
    Kosi shitet i gatshem, megjithate ai mund te pergatitet pa veshtiresi ne shtepi.
    Qumeshti i lopes zihet dhe lihet sa te vaket ne temperature 45-50 grade. kur arrihet kjo temperature qumeshti ruan nje fare nxehtesie por nuk djeg. Qumeshti e fusim ne nje tenxhere prej gjysem litri, qe mund te mbulohet me nje kapak te puthitur.
    Marrim dy luge caji nga kosi i dites se mepareshme (tharm kosi) e perziejme mire me pak qumesht te vaket dhe ia shtojme tenxheres me qumesht, duke e perzier me kujdes.
    Tenxheren e mbulojme mire me kapak dhe e mbeshtjellim nga te gjitha anet me nje rrobe te leshte ku e leme per 3-4 ore derisa te jete formuar mpiksja. Kosin e zene mund ta perdorim shpejt. Ne rast se duam ta ruajme e mbajme ne frigorifer per 24 ore ose dhe pak me gjate.
    kosi i zene si duhet ka thartire te kufizuar.

    SI PERDORET KOSI PER USHQIMIN E FEMIJES SE VOGEL
    Kosi mund te pergatitet me qumesht te plote lope. Ai mund te pergatitet edhe me qumesht te skremuar, te cilit i eshte hequr pjeserisht ose krejtesisht ajka. Kosi i zene me qumesht te skremuar perdoret ne ato raste kur femija vuan nga crregullime te barkut.
    Kosi mund te perpunohet ne menyra te ndryshme. kosi mund te pasurohet duke i shtuar paluze me sheqer te pergatitur me perpara. Paluzja i shtohet kosit pak e nga pak duke e perzier me force.

    QUMESHT I MPIKSUR ME LENDE TE TJERA
    Qumeshti mund te mpikset duke e perzier me disa lende te tharta. Ne kete menyre ai i afrohet kosit. Qumeshti mpikset mire duke i shtuar leng limoni.
    Marrim rreth 200 gram qumesht lope te valuar qe eshte lene dersa te vaket. E fusim qumeshtin ne nje shishe, i shtojme dy luge leng limoni dhe fillojme menjehere ta tundim me force. Qumeshti i mpiksur me leng limoni merr shije te mire. Ai mund te pasurohet me sheqer, me leng orizi ose me miell e sheqer ashtu sic veprohet me kosin.
    Qumeshti mund te mpikset gjithashtu duke perdorur disa lende te gatshme te tharta si acid citrik e acid laktik.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  11. #51
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    PASURIMI I MUHALEBISE
    Muhalebia eshte ushqim i femijes i perbere nga qumesht, miell e sheqer, pasurohet dhe i rritet vlera ushqyese ne rast se i shtojme nje sasi yndyre si gjalpe ose vaj. Gjalpi ose vaji i shtohen ne sasi 5 gram per cdo 100 gram muhalebi.
    Muhalebia me rritjen e femijes pasurohet gjithashtu duke shtuar sasine e miellit dhe duke perdorur vetem qumesht te plote. Ne rast se e keshillon mjeku, muhalebia mund te pergatitet duke i shtuar sasi me te medha sheqeri.
    Muhalebite e pasuruara ose te trasha u jepen femijeve zakonisht nga muaji i 6-te. Nen kete moshe ato mund te jepen ne sasi te kufizuara, sipas keshilles se mjekut.
    Nga muaji i 6-te i 7-te muhalebise mund t'i shtohet gjysem e verdhe veze dhe me vone nje e verdhe e plote

    PERGATITJA E USHQIMIT TE PASURUAR ME GJALPE OSE VAJ
    Marrim 5 gram gjalpe, e vendosim ne nje tenxhere dhe e veme mbi zjarr derisa te filloje te avulloje. Shtojme 5 gram miell gruri te skuqur dhe e perziejme mire me gjalpin derisa te behet si hallve. Shtojme 100 gram uje dhe 5 gram sheqer dhe i ziejme se bashku. Sapo te marre vale shtojme 100 gram qumesht te valuar dhe i leme ne zjarr per pak kohe.
    Ushqimi i pasuruar, ne vend te gjalpit mund te behet edhe me vaj.
    Ky ushqim ka vlere kalorike mjaft te madhe. Ai u jeper femijeve pas muajve te pare te jetes, vecanerishtkur nuk shtojne mire ne peshe. Sasia e ketij ushqimi qe i jepet femijes, ndryshon sipas keshilles se mjekut.
    Ushqimi i pasuruar me vaj ose gjalpe, mund te pergatitet edhe duke perdorur sasi me te medha gjalpi, sheqeri e qumeshti. Ne keto raste jepet ne sasi te kufizuar dhe ne femijet pas 5-6 muajve te pare te jetes.

    PURE ME PATATE
    Marrim dy- tre patate mesatare, qe te peshojne rreth 150- 200 gram, i lajme me kujdes dhe i veme te ziejne ne rreth 150 gram uje, te cilit i shtojme nje maje thike kripe.
    Pas zierjes se kujdesshme marrim patatet e nxehta, i qerojme dhe i kalojme neper site. Pas kalimit neper site, qullit te patateve i shtojme 100 gram qumesht lope te nxehte, nje luge caji me gjalpe ose vaj, i rrahim mire me rrafse ose me nje piru dhe i veme perseri ne zjarr per nje kohe te shkurter.
    Pas muajit te gjashte purese mund t'i shtohet gjysem e verdhe veze ose pak djathe i bute.
    Eshte mire qe patatet te zihen me gjithe lekure se bashku me kripe dhe pastaj te qerohen se keshtu kane vlere ushqyese me te madhe. Ne rast se kjo menyre veprimi duket e veshtire, patatet mund te qerohen edhe perpara zierjes.

    PATATE TE ZIERA OSE TE PJEKURA
    Patatet per femijet mund te pergatiten edhe te ziera ose te pjekura. Ato duhet te jene zbutur jo vetem ne siperfaqe por edhe ne brendi.
    U jepen femijeve te prera ne copa me pak gjalpe e kripe. Perdoren gjate vitit te dyte.

    PURE ME PERIME TE NDRYSHME
    Pureja mund te pergatitet jo vetem me patate por edhe me perime te ndryshme si; karota, spinaq, lulelaker, pazi etj.
    Perimet mund te perdoren te vecuara ose te perziera. Ato lahen mire dhe ziejne deri ne zbutjen dhe shkrifjen e plote te tyre, ne nje sasi te kufizuar uji, duke marre trajte qulli.
    Qulli i perimeve kalohet neper site pastaj shtohet gjalpi ose vaji, qumeshti, pak miell gruri, kripe. Ato rrihen mire se bashku dhe vihen ne zjarr per nje kohe te shkurter.
    Sasite e perimeve dhe lendeve te tjera qe perdoren per purene e perimeve jane po ato qe perdoren per purene e patateve.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  12. #52
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    PURE ME KAROTA PER PARANDALIMIN E BARKUT
    Merren 500 gram karota, pastrohen, qerohen, futen ne 1 liter uje me 2-3 gram kripe, vihen ne zjarr, ku lihen nje ore ose me gjate deri sa te zbuten plotesisht. Me pas kalohen dy-tre here ne site teli.
    Sipas moshes se femijes, pureja behet me e holle ose me e trashe, duke lene me pak ose me shume uje ne te cilin jane zier.
    Pureja me karota eshte shume e vlefshme ne rast heqje barku.
    kjo pure nuk eshte shume e shijshme dhe nuk pelqehet nga femijet, kur nuk jane mesuar me shijen e karotave.
    Shija mund te permiresohet duke i shtuar purese leng limoni pak kakao e zaharine.
    Ne rast se e keshillon mjeku, pureja e karotave mund te perzihet edhe me paluze, me qull molle ose me te dyja se bashku.

    SUPA E KAROTAVE
    Merren 500 gram karota, zihen ne nje liter uje me kripe dhe kalohen neper site ashtu si veprohet me purene e karotave.
    Kur pergatisim supen zevendesojme ujin gjate zierjes duke e mbajtur deri ne fund sasine prej nje litri.
    Supa e karotave eshte me e pershtatshme per femijet e vegjel se sa pureja.
    Shija e saj mund te permiresohet duke bere ato shtesa qe u permenden me siper per purene.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  13. #53
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    LENGU I PERIMEVE TE ZIERA
    Lengu i perimeve te ziera ne disa raste perdoret per hollimin e qumeshtit te lopes. Ai vlen gjithashtu per te pergatitur supera te holla me permbajtje mielli, gjalpi etj.
    Per pergatitjen e lengut te perimeve merret nje sasi e kufizuar perimesh te ndryshme si patate, karota, spinaq, bizele, fasule, domate etj. Ato futen ne nje liter uje, shtohet nje maje thike kripe dhe vihen ne zjarr ku lihen derisa te kete mbetur gjysem litri leng. Ne fund lengu kullohet ne site.

    SUPA ME LENG PERIMESH E MIELL
    Me lengun e perimeve pergatitet nje supe e holle duke i shtuar miell gruri. Merren 250 gram leng perimesh, shtohen 8-12 gram miell gruri i skuqur (2-3 luge caji), vihen ne zjarr per 10-15 minuta dhe ne fund shtohet nje luge kafeje gjalpe ose vaj.
    Kjo supe mund te fillohet nga muaji i 5-te ose i 6-te ne rast se mjeku e keshillon ne vend te purese. Me kalimin e muajve sasia e miellit pakesohet dhe ne vend te miellit perdoret buke e thekur, e thermuar, dhe ne fillim te vitit te dyte oriz ose makarona te imta. Zakonisht me kalimin e muajve vlen perdorimi i supave me perime dhe me shtesa te tjera.

    SUPERAT ME PERIME
    Superat me perime jane te vlefshme per ushqyerjen e femijes pas muajit te 6-te te jetes. Ato mund te zevendesojne superat me leng perimesh e miell.
    Merren 250 gram perime te ndryshme si patate, karota, pazi, spinaq, kunguj, fasule te lara e te qeruara, sipas rastit. Ato futen ne 500 gram uje me pak kripe ku lihen te ziejne per nje ore ose me gjate deri sa te shkrihen mire. Me pas perimet kalohen neper nje site te imet, shtohet lengu ne te cilin ato kane zier, shtohet nje luge caji gjalpe ose vaj. Sasia e supes qe mbetet ne fund te gatuarjes eshte prej rreth 250 gram. Supat me perime sipas rastit pasurohen me 10-20 gram miell gruri ose buke te thekur te thermuar. Me vone atyre u shtohet oriz ose makarona te imta.
    Ne rast se e verdha e vezes nuk eshte dhene me ushqime te tjera ajo mund t'i shtohet supes duke filluar nga muaji i 6-te ose i 7-te.

    LENGU I MISHIT
    Merret nje sasi mish vici ose pule, rreth 100 gram, pritet ne copa dhe futet ne 500 gram uje te ftohte me pak kripe. Vihet ne zjarr dhe lihet mjaft gjate derisa lengu te shteroje ne gjysem.
    Lengu i mishit mund te pergatitet dhe me kocka ose se bashku te dyja kocka edhe mish. Lengu i mishit nuk duhet te kete shume yndyre. Ne rast se ne siperfaqe te lengut del shume yndyre, e heqim me ane te nje luge.
    Me lengun e mishit pergatisim supera te ndryshme, duke filluar nga muaji i 7-te i jetes. Me vone me leng mishi pergatiten edhe supera e gjelle me permbajtje makaronash te imta e orizi.

    SUPE ME LENG MISHI DHE MIELL
    Merren 250 gram leng mishi, shtohen 20 gram miell gruri ose buke e thekur, e thermuar, nje luge caji gjalpe ose vaj, pak kripe, vihen ne zjarr ku lihen te ziejne per 20 minuta. Zakonisht perdoret nga muaji i 7-te.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  14. #54
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    SUPE ME LENG MISHI E PERIME
    Merren 250 gram perime te ndryshme si patate, karota, spinaq, kunguj, falsule, te lara e te qeruara, sipas rastit, futen ne 300 gram uje ku lihen per t'u zier deri sa te shkrihen mire. Me pas perimet kalohen neper site se bashku me lengun ne te cilin jane zier, shtohet nje luge caji me gjalpe ose me vaj, 50-100 gram leng mishi, pak kripe dhe i jepet perseri vale. Sasia e supes qe mbetet eshte rreth 250-280 gram. Zakonisht perdoret nga muaji i 7-te. Kjo supe mund te pergatitet edhe duke i zier perimet direkt ne lengun e mishit.

    SUPA ME LENG MISHI, PERIME E MIELL
    Kjo supe pergatitet si supa me leng mishi e perime.
    Ne fund te pergatitjes shtohen 20 gram miell gruri ose buke e thekur e thermuar dhe i jepet nje vale qe zgjat per rreth 15 minuta. Zakonisht perdoret nga muaji i 7-te.

    LENG MISHI ME TE VERDHE VEZE
    Rrihet nje e verdhe veze me pak miell gruri, hidhen ne lengun e mishit dhe zihet per disa minuta.
    Perdoret ne femijet pas muajit te 7-te.

    SUPAT ME MISH
    Pas muajit te 10-te, ndonjehere edhe me shpejt, superave mund t'u shtohet nje sasi mishi prej 10-20 gramesh. Mishi zihet mire ne lengun e tij, grihet dhe mundesisht kalohet ne site.
    Ky mish i shtohet supes nga fundi i pergatitjes se saj, dhe zihet se bashku me te deri sa te shkrihet plotesisht.
    Ne rast se supes i shtojme mishin, nuk eshte nevoja t'i shtohet lengu i mishit.

    PERGATITJA E PAPARES
    Ne 250 gram leng perimesh ose leng mishi futen 20-30 gram buke e thekur e therrmuar, pak kripe dhe lihet te zieje per 15 minuta. Nga fundi shtohet nje luge caji gjalpe ose vaj.
    Papares mund t'i shtohet gjysme ose nje e verdhe veze dhe pak djathe i grire.
    Paparja i jepet femijes pas muajit te shtate.

    SUPE ME BUKE
    Merren dy copa buke gruri te prera holle, theken mire, vihen ne nje tigan dhe hidhet mbi te leng mishi i valuar.
    U jeper femijeve nga fundi i vitit te pare.

    SUPE ME ORIZ
    Ne 250 gram leng perimesh ose leng mishi hidhen 20-30 gram oriz, pak kripe dhe lihet ne zjarr deri sa te jete tretur mire orizi.
    Supes me oriz mund t'i shtohet nje luge caji gjalpe. Mund t'i shtohet edhe nje e verdhe veze. I jepet femijes nga fundi i vitit te pare dhe fillimi i vitit te dyte.

    ORIZ ME QUMESHT (SYLTIAC)
    Merren 20-30 gram oriz dhe zihen ne pak uje deri sa orizi te zbutet mire. Pasi te jete zbutur orizi shtojme rreth 200 gram qumesht dhe dy luge caji sheqer. Kur te jete e gatshme mund te shtojme edhe nje te verdhe veze te rrahur.
    Perdoret nga fundi i vitit te pare ose fillimi i vitit te dyte.

    PERSHESHI ME QUMESHT
    Zihet sasia e nevojshme e qumeshtit dhe shtohet sheqeri. Pa e lene te ftohet futen grimca te vogla buke ose biskotash.
    U jepet femijeve ne muajt e fundit te vitit te pare te jetes.

    SUPE ME MAKARONA
    Ne 250 gram leng perimesh ose leng mishi hidhen 20-30 gram makarona te imta e te vogla, pak kripe dhe lihen te ziejne deri sa makaronat te jene zbutur mire. Supes me makarona i shtohet ne fund nje luge caji me gjalpe. Mund t'i shtohet edhe pak djathe. Perdoret nga fundi i vitit te pare dhe fillimi i vitit te dyte.

    ORIZI I ZIER
    Merren 30-40 gram oriz, i pastruar dhe i lare, hidhen ne uje me pak kripe ose ne leng mishi, vihen ne zjarr ku lihen deri sa orizi te kete pire lengun dhe te jete zbutur. Orizi i nxehte hidhet ne pjate, perzihet me pak gjalpe te fresket. Ne fund mund t'i shtohet pak djathe. Orizi nuk duhet te lihet te ftohet sepse e humbet shijen.
    I jepet femijeve nga fillimi i vitit te dyte.

  15. #55
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    MAKARONA TE ZIERA
    Merren 30-40 gram makarona te imta, hidhen ne uje me kripe dhe zihen deri sa te zbuten plotesisht. Pasi te jene zier, shplahen me uje te nxehte dhe kullohen plotesisht nga uji. Duke qene te nxehta, makaronat hidhen ne pjate, shtohet nje luge caji me gjalpe te fresket dhe perzihen me kujdes. Mund t'i hidhet edhe djathe i grire imet.
    Kohe pas kohe makaronat mund te perzihen me pak salce domatesh, per t'iu nderruar shijen. Salca e domateve perzihet me pak gjalpe dhe vendoset ne zjarr deri sa te shkrije gjalpi. Makaronat u jepen femijeve pas vitit te pare te jetes.

    MISH I GRIRE
    Merret tuli i mishit te vicit, pritet ne copa, zihet mire me pak kripe dhe grihet e kalohet neper site. Mishi i bere si qull mund te perzihet me purene ose me nje gjelle tjeter, i jepet nje vale dhe me pas eshte i gatshem per konsum. Mishi i grire mund t'i jepet femijeve pas muajit te 10 te jetes.

    QOFTE ME MISH
    Merret tuli i mishit te vicit, zihet mire ne uje me kripe dhe grihet imet. Pergatitet pak buke e thekur, e grire, pak miell, 1-2 luge qumesht, pak e verdhe veze dhe perzihen mire me mishin e grire. U japim forme dhe i skuqim ne tigan. Me vone qofteve mund t'i shtohet pak qepe e majdanoz. U jepen femijeve pas vitit te pare.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  16. #56
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    PERGATITJE TE NDRYSHME MISHI
    Mishi pergatitet ne menyra te ndryshme. Per t'u bere me i tretshem, edhe gjate vitit te dyte eshte mire qe mishi te zihet dhe te grihet mire. Keshtu veprohet edhe me mishin e bere kotolete.

    PERGATITJE TE NDRYSHME TE MISHIT NGA FUNDI I VITIT TE DYTE
    Nga fundi i vitit te dyte mishi mund t'i jepet femijeve i zier dhe jo me i grire. Pas vitit te dyte, mishi fillon te gatuhet ne forma me te ndryshme si kotoleta, bifteke, i ndare ne copa etj. qe i afron gatimit te te medhenjve. Duhet patur parasysh qe mishi duhet te jete i zbutur ne menyre qe te pertypet pa veshtiresi nga femija.

    TRU TE ZIERA
    Trute lahen mire me uje te ftohte dhe lihen ne te per pak kohe deri sa t'u hiqet cipa. Me pas futen ne nje tenxhere me uje e kripe dhe ziejne per rreth 15 minuta. Kullohet uji, trute shtypen me nje piru dhe perzihen me vaj e leng limoni. Trute e ziera u jepen femijeve qe nga muaji i 10-te.

    PESHK I ZIER
    Pas pastrimit, heqjes se luspave, larjes se kujdesshme, peshku i ndare ne copa zihet ne pak uje me kripe. Pas zierjes, mishi i peshkut, kalohet neper site, shtohet pak vaj e leng limoni.
    Jepet nga muaji i 10-te.

    MELCI TE ZIERA
    Melcia pritet ne copa te holla dhe zihet me uje e kripe per 15 minuta. Mund te shtypet me piru dhe perzihet me vaj e leng limoni. Jepet nga fundi i vitit te pare.

    VEZET
    Gjate vitit te pare te jetes, jepet vetem e verdha e vezes. e verdha e vezes eshte mire te jepet e pazier. Ajo u shtohet ushqimeve pas gatuarjes se tyre duke e perzier mire me to.
    e verdha e vezes, i shtohet purese, supes, muhalebise. Mund te jepet edhe e rrahur me pak sheqer. Pas vitit te pare veza mund te jepet e tera, se bashku me te bardhen. Veza ne kete moshe perzihet me ushqime te ndryshme.
    Veza mund te jepet edhe pak e zier. Mjafton te lihet dy minuta ne uje qe valon.
    Veza mund te jepet e skuqur me gjalpe ose me vaj. ajo mund te jepet e rrahur. Behet e bardha marenge e me pas hidhet sheqeri dhe i kuqi i vezes.

    BISKOTAT
    Biskotat mund te pergatiten edhe ne shtepi ose te gjenden te gatshme ne treg. Ato zbuten ne qumesht dhe u jepen femijeve pas muajit te 6-te. Ne 4-5 muajt e fundit te vitit mund t'u jepen ne dore femijeve qe te mesohen te pertypen vete.

    BUDINGU
    Mund te pergatitet vete ose te gjendet i gatshem ne treg. Perbehet nga niseshte, sheqer dhe lende aromatike, shtohet edhe qumesht. I jepet femijes pas muajit i 6-te i jetes.

    KREM KARAMEL
    Krem karameli pergatitet pa veshtiresi ne shtepi. gjithashtu gjendet edhe ne treg. Perdoret nga fundi i vitit te pare.

    CAJ KAMOMILI E LULEBLINI
    kamomili ose luleblini hidhet ne sasi te kufizuar ne uje te nxehte dhe i jepet nje vale dhe lihet te vaket. Caji i femijeve lihet ne vale deri sa te marre ngjyre. Ne fund te zierjes i hidhet pak sheqer per t'u bere i pelqyeshem per femijet. Cajit mund t'i shtojme pak leng limoni.

    LENGU I FRUTAVE OSE I PERIMEVE
    Disa fruta e perime si limonat, portokallet, mandarinat, rrushi, domatet, pjeshket e buta, dhe sheget leshojne leng te bollshem pa veshtiresi. Ato e leshojne lengun duke i kaluar neper nje shtrydhese te zakonshme e me pas ne nje site. Sita sherben per te mbajtur berthamat dhe pjeset e tjera te patretshme..
    Disa fruta te tjera si mollet, dardhat, qershite, karotat leshojne lengun me me veshtiresi. Per t'i marre lengun i shrydhim ne nje shtrydhese me presion.
    Lengu i frutave jepet i plote ose i holluar me uje te zier, sipas porosise se mjekut.
    Jepet me luge ne mes te ushqimeve ose u shtohet disa ushqimeve pas gatuarjes se tyre. Lengu i frutave ne asnje menyre nuk duhet te zihet.

    QULLI I FRUTAVE OSE I PERIMEVE
    Pas muajve te pare te jetes frutat e perimet mund te jepen jo vetem si leng por edhe ne forme qulli. Pas larjes se kujdesshme, frutat dhe perimet, kalohen neper rende e site te holle. Ne muajt e fundit te vitit te dyte eshte e mjaftueshme vetem grirja ne rende. Qullit sipas nevojes mund t'i shtohet sheqer. Qulli gjithashtu mund te perzihet me biskota te grira imet ose me paluze.

    QULLI I MOLLEVE
    Qulli i molleve te kaluara neper rende dhe dy tre here neper site te imet eshte i pershtatshem per femijen kur ka heqje barku.
    qulli i molleve ka po ate veprim si pureja ose suprat e karotave, por pelqehet me shume nga femijet. qulli i molleve mund te jepet edhe i holluar me caj.

    KOMPOSTO ME FRUTA
    Disa fruta, vecanerisht mollet, dardhet, pjeshket e forta mund te vlejne per te bere komposto. Frutat lahen, u hiqet cipa, grihen ne copa, futen ne uje ku zihen deri sa te zbuten mire. Sheqeri u shtohet aq sa te marrin shije te embel. Ne fund kalohen neper site. Kompostot me fruta perdoren pas muajit te 6-te. Pas mbushjes se vitit nuk eshte e nevojshme te kalohen neper site.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Lordlover
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Münster Germany
    Postime
    168
    Citim Postuar më parë nga Mina Lexo Postimin
    Ky material nuk eshte pergatitur nga une. Une e kam marre nga nje liber. Kur te perfundoj materialin atehere mund te diskutojme dhe te japim eksperiencat personale. Libri sherben per t'i ardhur ne ndihme nenave te reja dhe eshte shkruar nja nje mjek me titull shkencor.
    Po përpiqem të pergjigjem un, meqë nga sa lexova në këtë tëmë nuk pashë te kesh marrur përgjigje.
    Nëse gjendja shëndetesore e nënes është e mirë, të porsalindurin duhet vënë në gji menjëhere pas lindjes. Nëna gjatë shtatzanisë duhet të pergatitet në menyre fizike dhe psiqike për vënien e fëmijës në gji. Ndersa thithja e parë bëhet 6 orë pas lindjes.

    Mina të me ndjesh qe ju citova gabimisht juve, përgjigja ishte për nofken Vajze pa emer, në pyetjen e se kur duhet vendosur fëmija ne gji.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lordlover : 10-09-2011 më 07:41

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Këshilla Estetike/Në kushte shtëpiake
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 05-02-2015, 13:50
  2. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 05:13
  3. Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44
  4. Këshilla për femrat!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 05:14
  5. T`u kerkojme keshilla Femrave?
    Nga Dito në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 05-01-2005, 20:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •