Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Shkrimi I Teki Dervishit: Këshilli Rus I Evropës

    Intervistë (e imagjinuar) e Karlo Civiletti

    Para një muaji, Karlo Civiletti, ambasador i Këshillit të Evropës, kur qe në Kosovë, na kishte lënë këtë porosi. Porosia e Civilettit është kjo: Bartja e kompetencave në nivel lokal!
    Nëse ju kujtohet, në kohën e tij, Millosheviçi, i luste shqiptarët e Kosovës, u thoshte: "merni kompetencat politike dhe ekonomike lokale", demek nëpër komuna, demek ku ka më shumë shqiptarë, në atë komunë vendosin shqiptarët. Niveli lokal i politikës (ekonomike, kulturore) i shqiptarëve, ministritë e punëve të jashtme, të mbrendshme të financave - për shtetin, për qeverinë.
    Qeverisja lokale shqiptarëve, qeverisja shtetërore serbëve!
    Lojërat meskine të Këshillit rus të Evropës, sikur zbulohen kur na ofrojnë kompetencat e nivelit lokal, ato shtetëror, ose qeveritar, janë...tash jo të serbëve, por të atyre që përfaqësojnë Rezolutën 1244, që do të thotë, përfaqësojnë shtetin serb në Kosovën "e pavarur"!
    Askush me një fije mend në kokë nuk mund t'ia qëllojë pse Evropa me kaq histeri po përpiqet ta ruaj shtetin e cofur që quhet Jugosllavi, dhe ku po e përfshinë edhe Kosovën gjithnjë duke e mbajtur të okupuar, me ndihmen e 1244?
    Deri vonë kemi kujtue se disa shtete (edhe pushtete socialiste) të Evropës po e ruajnë "Jugosllavinë" për shkak se janë aleatë shekullorë me sllavët, por më vonë kuptuam se nuk është vetëm punë aleance, por janë disa "komplote tjera" ndërkombëtare, që i kanë lidhur interesat evropiane me ruajtjen e "Jugosllavisë" monstrume.
    Tashti më, u pa. Evropa i do shqiptarët si një kokërr kripe në sy!
    I konsideron si një "tjetër farë" ball farës sllave, dhe ua falë krimet që ka bërë sllavofonia në Ballkan nëntëdhjetë vitet e fundit të shekullit të kaluar!
    Sllavofonia këto krime nëntëdhjetëvjeçare nuk i ka bërë vetëm, por me instrumentin e disa (shumicës) së shteteve të Evropës.
    Tash na i propozojnë komunat.
    Qeverisni ju në nivel lokal, se për shtet ende nuk keni dëshmuar aftësi themeluese të tij!
    Po natyrisht, nëse të pengon një kontinent i tërë, siç është rasti me Evropën, natyrisht se është vështirë të shtetformohemi, ata po na pengojnë siç na penguan pas lufttërave ballkanike, që gati njëqind vjet me radhë na pengojnë të shtetformohemi! Komploti evropian kundër shqiptarëve tashmë është i qartë për të gjithë.
    Satirikoni: Çka do të duhej bërë shqiptarët që, një herë në historinë e tyre të pavarësohen, dhe të shporren nga tortura e terrorizmit tradicional shtetëror të Serbisë? - Të angazhoheni në punë politike të nivelit lokal.
    Satirikoni: Po kështu na këshillonte edhe Millosheviçi. - Po tash nuk është më në krye shteti e pushteti i Millosheviçit, tash kanë ardhur forca demokratike!
    Satirikoni: E çka ka ndryshuar në fjalorin e tyre politik, nga fjalori politik i Millosheviçit dhe Sheshelit? - E po mos pritni përnjëherë të ndërrohet faktura e fjalorit politik të kriminelëve dhe demokratëve serbë!
    Satirikoni: Pse? - Sepse hidhërohet populli serb!
    Satirikoni: Po ky është slogan që e kemi dëgjuar që pesëdhjetë vjet, "mosni se hidhnohet populli serb"! E kur hidhnohet populli - serb, dihet! - Nuk e di çka do të thuash me këto fjalë?...
    Satirikoni: ...dua të them se, nëse fjalori i demokratëve serbë nuk ndryshon nga fjalori i Millosheviçit, dhe kjo për shkak se demokratët frikohen nga populli serb, atëherë del se populli serb është shprehje e Millosheviçit, kurse shprehjen e popullit serb e akordon klaviatura e fjalorit të "demokratëve" serbë në krye me Çoviçin dhe Koshtunicën! - Na mendojmë se...
    Satirikoni: Ju Këshilli rus Evropianë... i keni të gjitha me një dërrasë: punët e qarta shumë! Duhet të angazhoheni që të kthehet edhe njëherë pushteti serb në Kosovë, jo vetëm në enklavat serbe në Kosovë, po edhe më gjërë... që të keni arsye për të qëndruar edhe më në këtë vend të shkelur e të okupuar. - Nuk është e vërtetë!
    Satirikoni: Jo, është e vërtetë, dhe pikë!
    /T. DERVISHI "B.s" 17 maj 2003


    Kafe në bulevardin e muzgut

    IMPORTONI VËLLEZËR NGA SERBIA!

    Importoni vëllezër shqiptarë nga Serbia në Kosovë tulla, çeremide (tjergulla), barna për dhembje koke, glykozë për infuzion, çokollata të të gjitha kualiteteve, mish, kos, djathë, vaj, sheqer... importoni *** prej Serbie, vëllezër shqiptarë, se edhe *** po të ishte, jeni mësuar me atë ***! Hajt bre vëllezër shqiptarë (plus tregtarë) se nuk ka ma tjetër ideal pos parave dhe pasurisë! Pasurohuni! Ne e dimë që ju jeni edhe patriotë , edhe tregtarë, e, jeni ata që devizat e shqiptarëve, që vjelin nga kafshata e gojës së diasporës shqiptare, ua hidhni bankave serbe në trezoret e tyre, se ju kaq e doni Kosovën, e dini që Kosova ka nevojë për tjergulla, për blloqe, për barna, për kos, për djath, për vaj... për ***! Shndërroni Kosovën në koloni serbe, ata punojnë, neve na i shesin bërllogun e tyre, sepse ne do të harxhojmë, e ata do të fitojnë... se kemi vëllezërit tregtarë që na i kanë zëvendësuar "vëllazërit" serb të Titos. Përparoni Kosovën duke i hedhur paratë konvertibile në tregun dhe bankat e Kosovës, (shkruan, por besoj se është gabim shtypi. Duhet të jetë: në tregun dhe bankat e Serbisë. vër. ime) duke e varfëruar Kosovën gjithnjë e më shumë, derisa ia keni rjepur edhe lëkurën! Kështu, vëllazër shqiptarë, dëgjoni ju UNMIK-un, se UNMIK-u juve dhe Serbisë u lejon që ta kolonizoni Kosovën!

    "B. sot" 17 maj 2003 faqe19

    P.s. U lutem mos e censuroni fjalën ***. Ashtu e ka shkruar autori dhe e ka botuar gazeta, dhe këtë fjalë edhe medjet në anglisht e lejojnë!
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  2. #2
    Jeni puritanë, më katolikë se papa. Ia keni humbur vlerën shkrimit! Të pakten të kishi lejuar shkronjën e parë m!
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mistik..

    Nuk eshte moderatori por programi qe eleminon fjalet m-ut.
    Pra ne kte rast duhej per hir te origjinalit te shkruaje germen M dhe ndoj pik ose vize e vazhdimin..

    Meqense lexon BOTEn SOT... desha te di cka tha BOTA qe ish nervozu Melaim Zeka..
    Ne se ke mundesi na posto shkrime nga BOTA se une spo e gjej kund ta lexoj.

    Cdo te mire.

  4. #4
    Brari! Nuk më kujtohet tani çka ka shkruar për M. Zekën. E di se e ka përmëendur. Deri tani kam shti shkrime të "B. sot" në faqen e www.eDSH.org.
    E kam mundim pasi shkruaj - e qukas tastierin si pula qorre! Pastaj ndoshta bëj edhe shkelje të ndershmërisë, kodit të shtypit të huazoj shkrime pa lejen e redaksisë së gazetës.
    Edhe Kadareja i përdorë fjalët që duken banale apo të ndyra, çka nuk është aspak e vërtetë apo e drejt të mos i quajmë me emër.
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 18:04
  4. Këshilli i Evropës kundër ekzekutimit në Kaliforni
    Nga Davius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 17-01-2006, 11:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •