Kompania austriake OMV lajmėron fillimin e punimeve nė njė pus tė ri shpimi
Naftėnxjerrja, edhe 6.5 milionė dollarė investime tė tjera
Kompania naftėnxjerrėse austriake OMV ka lajmėruar zyrtarisht fillimin e punimeve pėr shpimin e njė pusi tė ri kėrkimor nė zonėn e Gjirokastrės. Peter Seitinger, drejtori i pėrgjithshėm i kėsaj kompanie pėr Shqipėrinė, nė njė konferencė pėr shtyp tė mbajtur dje nė mjediset e hotel Rogner, ka bėrė tė ditur se kompania austriake, pas studimeve paraprake qė ka bėrė nė zonėn ndėrmjet Tepelenės e Gjirokastrės, ka vendosur qė tė shpojė njė pus me thellėsi prej 2500 metrash nė afėrsi tė fshatit Andon Poēi. Shpimi i kėtij pusi (Palokastra 1) ka filluar mė 29 prill tė kėtij viti dhe brenda disa muajsh pritet qė tė arrihet thellėsia prej 2 500 metrash e parapėrcaktuar nga austriakėt, thellėsi nė tė cilėn shpresohet qė tė kapen shtresa naftė ose gazmbajtėse. Nė qoftė se terreni do tė rezultojė naftėmbajtės, atėherė brenda njė periudhe nga dy deri nė katėr vjet do tė fillojė shfrytėzimi i plotė i brutos sė nxjerrė. Kostot pėr kėtė pus, pėrfshirė studimin dhe punimet e deritanishme, kanė arritur shifrėn e 6.5 milionė dollarėve amerikanė. Seitinger, ka thėnė se sipas kontratės sė nėnshkruar mes tyre dhe shtetit shqiptar, pėrfitimet do tė jenė tė dyanshme, si nė prodhim ashtu dhe nė vlerė monetare, e cila do tė paguhet nė formėn e taksave. Gjithashtu, ai ka pėrmendur edhe rrugėn e re qė ka ndėrtuar OMV, qė lidh arterien kryesore me zonėn e shpimit, rrugė e cila pėrveē nevojave tė kompanisė ka hyrė nė shėrbim tė banorėve vendas sepse ėshtė rreth 13 kilometra mė e shkurtėr se rruga e mėparshme. Nė kėtė rrugė pėrfshihet dhe njė urė e re e ndėrtuar mbi lumin Drinos. Kostot e ndėrtimit tė kėsaj rruge dhe tė urės kanė arritur nė rreth 1.5 milionė dollarė. Po ashtu, deri tani nga kompania austriake janė punėsuar rreth 70 persona, tė cilėt janė banorė vendas, ndėrsa nė zyrėn nė Tiranė janė rreth 13 specialistė shqiptarė nė fushėn e naftės tė punėsuar qė prej disa muajsh. F. Papadhimitri
Krijoni Kontakt