Postuar nga Guri i kuq: Zotnia qe ka hapur kete teme do t`ishte e udhes qe neve lexuesve te na thot pike s`pari se me cilat dispozita te kesaj Kushtetute nuk pajtohet dhe e dyta, te jep propozime konkrete per plotesim-ndryshim te saj e pastaj te kerkoje opinionet tona nese dijme dicka.
Cvleresimi an-blok i nje akti te ketill kushtetues cfare ka sot Shqiperia mua me duket i pa vend dhe jo i arsyetuar ne menyren e duhur.
Kjo Kushtetute,sanksionon nje epoke ndryshimi radikal te sistemit monist,diktatorial dhe krejte antihistorik,sfare ishte sistemi i definuar me Kushtetuten e 1976-tes.Perkunder verejtjeve qe mund t`i behen,varesisht nga kendi politik,ideologjik,social etj.,kushtetuta aktuale historikisht ka dhene provimin ne keto 10-11 vjete ekzistimi.
Ka krijuar nje sistem demokratik funksional(qe manifestohet me nderrimin e pushteteve ne menyre paqesore),ka ndare pushtetet qarte (ekzekutivin,legjislativin e gjyqesorin),ka arritur te konsolidoje pushtetet e pavarura (KQZ, Banke Kombetare te pavarur nga Qeveria,Kontrolli i Larte i shtetit,angjenci e organe tjera antikorrupcion),ka sankcionuar marrdhenie ekonomike shume liberale me treg te lire,sistem antimonopol dhe rruge te shumta e lehtesi per integrime ekonomike me boten,ka percaktuar standarde shume te larta per te drejtat,lirite e detyrat e shtetasit dhe ka vendosur nje standard jashtzakonisht te larte te sistemit te drejtesise.
Te metat aktuale qe jane verejtur e qe mund te verehen ne funksionimin e pushteteve aty-ketu,nuk mund t`i atribuohen Kushtetutes ne teresi.Ato me teper jane pasoje e e neglizhimit te zbatimit te saj,mungeses se shoqerise civile te mirefillt,nivelit pergjithesisht te ult te dijes se shqiptareve per procedurat ligjore dhe natyrisht zhvillimit te ult social-ekonomik te gjithe shoqerise shqiptare si pasoje e nje diktature shume te gjate e te pa skrupullt.
Sa per fillim ....,
Krijoni Kontakt