Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 83
  1. #41
    legally brunet Maska e maz
    Anėtarėsuar
    14-09-2002
    Vendndodhja
    ne planetin tim
    Postime
    194
    [COLOR=deeppink]Do vdisja ta kisha gjoksin me te madh se un jam cupB & kam menduar shum her per nje nderhyrje kirurgjikale po hey e vetmja gje qe me ngushllon esht qe jam e sigurt se kur dal me 1 djale e di qe atij i pelqen trupi im,un& jo si my best friend qe sa her qe takon 1 djal nuk i thote qe je e bukur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 17-10-2003 mė 12:51
    SO CLOSE UR EYES AND LET ME KISS U & WHILE U SLEEP I WILL MISS U

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Sigurisht natyrale eshte gjithmone me e bukur... po ka dhe femra qe jan derrase fare.. atehere i kuptoj pse u drejtohen kirurgjise kozmetike.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    femra me silikon....hmmm jane si yll biles dy yje te medha dhe shume terheqes, si night cat qer jom ne diskoclub silikoni mbreteron.
    djem imagjinoni qe mund te fantazosh ne shikim te pare) perverse por teper e vertete.
    Money Makes Man act Funny

  4. #44
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Shumė adoleshentė shkojnė te kirurgu plastik. Alarm i UE!

    Ēfarė manie, gjoks me silikon !

    Shifrat nuk lėnė kufij pėr t’u interpretuar, pėr ndėrhyrjet kirugjikale estetike. Edhe ato mė tė shtrenjtat nga kėndvėshtrimi ekonomik dhe shėndetėsor, kanė njė konstante nė rritje. Sipas statistikave, 44 pėr qind e ndėrhyrjeve kirurgjisė estetike bėhen pėr t’u dukur gjoksi mė i madh, 25 pėr qind ato qė duan tė eleminojnė dhjamin, 42 pėr qind i futen kirurgjisė plastike pėr tė shtuar volumin. Sipas qendrės studimore Eurispes, adoleshentėt pėrbėjnė 20 pėr qind tė njerėzve qė shkojnė te kirurgu plastik pėr tė hequr qafe celulitin, pėr tė eleminuar kilet e tepėrta apo pėr tė pasur njė gjoks sa mė voluminoz. Pėr kėtė arsye, UE i ka kėrkuar Parlamentit Evropian tė bllokojė publicitetin (siē ka ndodhur edhe nė Francė) pėr gjokset me silikon, tė cilėt ndalohen nėn moshėn 18 vjeē. Prej njė dekade, SHBA dhe Kanadaja kanė vendosur masa tė rrepta pėr vendosjen e protezave me silikon (duke pasur parasysh qė SHBA mbulon 40 pėr qind tė ndėrhyrjeve totale tė kirurgjisė estetike nė botė), kurse Kanadaja ka pėrshtatur njė ligj qė nga viti ’92 mbi shitjen dhe pėrdorimin e protezave, sidomos pėr ato tė mbushura me lėndė qė kanė pėr qindje tė lartė kripe. I vetmi shtet evropian qė i mbėshtet me ligj kėto kritere ėshtė Franca. Nėse do tė kishte mė shumė informacion mbi rreziqet e kėtyre operacioneve, atėherė do tė ishin tė pakta ato gra qė do tė vendosnin tė kryenin ndėrhyrje kirurgjikale. Njė pikė reflektimi do tė vinte edhe duke u nisur nga njė fakt real: njė spitali nė Australi i ėshtė dashur tė kompensojė me 17 milionė euro 3 mijė gra, pėr shkak tė defekteve qė u ka shkaktuar atyre gjatė vendosjes sė protezave nė gjoks. Por, sipas gjykatėsit tė Melburnit, ėshtė 197 mijė numri i grave nė botė tė cilat duhet tė hakmerren ndaj klinikave qė bėjnė kėto lloj operacionesh. Proteza difektoze, por ka raste edhe paaftėsi profesionale, siē i ka ndodhur Marina Simone, e cila mė nė fund vendosi tė mos e denoncojė kirurgun. “Do tė ishte shumė e rėndė dhe e menduam: njė gjyqi i tillė do tė na bėnte tė shpenzonin lekė tė tepėta, pėrveē 30 milionė liretave qė kemi paguar pėr operacionin”. Kėshtu ka pėrfunduar kalvari i historisė sė Marinės.


    Ndėrhyrjet kirurgjikale qė bėjnė gratė

    Sytė 25.0 %
    Heqja e rrudhave tė fytyrės 20 %
    Zmadhim gjoksi 15 %
    Zvogėlim gjoksi 5 %
    Hunda 5.0 %
    Veshėt 3 %
    Celulitet 2 %
    Vithet dhe barku 25 %

    Nderhyrjet qe bejne Burrat

    Vithet dhe barku 20 %
    Hunda 20 %
    Sytė 15 %
    Veshėt 15 %
    Gjoksi 15 %
    Heqja e rrudhave 10 %
    Flokėt 5 %

    17/12/2003
    Gazeta Shekulli

  5. #45
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    personalisht preferoj NATYRALE, me ndonje perjashtim per dike qe mund ti kete gjokset shume shume te vogla dhe te shpifura
    Dikush pyeti pse juve cunat ju dalin jarge nga goja etc. kur shikoni silikone.
    Tani, silikonet etc., d.m.th. fallcot, shumica prej tyre ne pamje duken shume mire, perfekte, aq sa ju kursejne 'pronareve' te tyre lek per Vicoria Secret etc. (d.m.th. sytjena, lol). Gjithsesi mendoj se shumica e cunave preferojne natyrale, jo domosdoshmerisht per menyren se si duken (pamjen) por per shume arsye te tjera, si origjinaliteti, etc.
    Gjithashtu mendoj se shumica e cunave, si mua, nuk i vene shume rendesi te pasurit te shalqineve ne gjokse, sesa i vene rendesi kombinacioni forme-trajte-madhesi

    Dhe juve goca vdekje e keni kur shikoni dike me gjokse me te medhaja/bukura se tuajat, ose pamjen ne pergjithesi

  6. #46
    ...........
    Anėtarėsuar
    24-12-2002
    Vendndodhja
    home
    Postime
    678
    Ja bere operacion cte duhet ajo pjes trupi kur e din qe e ke fallco.
    Nganjeher ca femrave qe skan goks aq sa duan ose e kan te madh me sh se deshirojn mendoj se nuk kan pse bejn ndryshime sepse nuk do ti shkonin te gjithave.
    What we do does not define who we are. What defines who we are, is how we rise when we fall!!

  7. #47
    Paēe Maska e Ēufo_ Ēufo
    Anėtarėsuar
    14-01-2004
    Vendndodhja
    San Diego, CA
    Postime
    66
    natyralet s'janė keq por, per mendimin tim, goca po e kishte gjoksin mė te vogėl se C, i duhen ca silikona.

    Ēufoja i pelqen mollat e mbushura
    Ēufo Ēufo o Gjumash
    Shkon nė shkollė avash avash

  8. #48
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Quote:
    natyralet s'janė keq por, per mendimin tim, goca po e kishte gjoksin mė te vogėl se C, i duhen ca silikona.

    Ēufoja i pelqen mollat e mbushura

    ------------------------------------------------------------------------------
    hahahah
    Ore Cufo, po ti shume te "ekzagjeruar" e paske standartin e minimales ore
    Pervec asaj duhet te flesesh shqip ketu, keshtu qe mos thuaj C por thuaj numrin perkates te sistemit evropian; po ta dija do te te kisha ndihmuar.

    Shumica e gocave e kane me te vogel se C. Une per vete as qe preferoj me te medha; por ti si duket do kesh ndonje kontrate me ndonje doktor gjekundi qe perhap keto idera

  9. #49
    Super Girl Maska e dionea
    Anėtarėsuar
    21-11-2003
    Vendndodhja
    In my place
    Postime
    251
    Ai qe te pelqen te pelqen edhe me gjoksin e vogel.Pastaj nuk e kuptoj pse duhet ti japin kaq shume rendesi nje detaji te tille,te vogla/te medha.Te dyja nje pune bejne.
    I can love
    But I need his heart
    I am strong even on my own
    But from him I never want to part
    He's been there since the very start
    My angel Gabriel

  10. #50
    Paēe Maska e Ēufo_ Ēufo
    Anėtarėsuar
    14-01-2004
    Vendndodhja
    San Diego, CA
    Postime
    66
    Postuar mė parė nga dionea
    Ai qe te pelqen te pelqen edhe me gjoksin e vogel.Pastaj nuk e kuptoj pse duhet ti japin kaq shume rendesi nje detaji te tille,te vogla/te medha.Te dyja nje pune bejne.
    E po "detajet" e mėdhaja e bėjnė punėn mė tė kėndshme

    Ēufo trazovaē
    Ēufo Ēufo o Gjumash
    Shkon nė shkollė avash avash

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anėtarėsuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    ehu me kohen e sotme njerezit po arrijn te shnerrojne
    koken e vet e jo me gjoksin....megjithate gjoksi natyral eshte me i bukur, eshte ajo c'ka te ka falur zoti, por sjam kundra idese vetem n.q.s e ka derrase fare!
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  12. #52
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Kirurgjia plastike dhe shqiptarėt

    Me poshte do vendos nje artikull te marre nga Klan mbi pacientet shqiptare (kryesisht artiste) qe kane zbukuruar hundet me bisturi.

    Pasi te lexoni artikullin mendimet tuaja jane te mirepritura.Cfare mendime keni ju mbi kirurgjine plastike ne pergjithesi?! Gjokse, kofshe, hunde, stomak - me apo pa to ?! Interesante do ishin mendimet mjeksore, pra jo thjesht eshte e drejte apo jo kirurgjia plastike, por cfare dini ju mbi rreziqet/te mirat shendetsore qe mund te sjellin nderrhyrje te tilla mjeksore?!



    Ceshtje hunde

    Sekretet qe dalin nga klinikat e doktoreve te njohur te kirurgjise plastike. Kush jane pacientet VIP qe kane zbukuruar hundet me bisturi. Qe nga Ledina Celo, Bleona Qereti, Violeta Gjoka, Alketa Vjesiu e deri tek ata qe kane mbetur ende te pazbuluar: nje politikan e nje gazetare televizive

    Ledina Celo, pas operacionit plastik

    Ne mesditen e lagesht te se merkures, nje vajze e strukur nen nje lekure te zeze, me ca hapa te nxituar e me nje veshtrim disi te trembur, ecte neper koridoret e spitalit nr 1 Nene Tereza, ne kliniken ORL, drejt deres se drunjte mbi te cilen shkruhej: Prof. Dr. Pjerin Radovani. Me nje shkathtesi te cuditshme, mundohej te cante turmen qe priste para deres se doktorit. Mundohej po aq, qe asnjeri prej njerezve te rradhes se gjate, te mos e njihte.

    Nje mesogrua [ndoshta e ema e saj] po e ndihmonte me sa te mundej ne kete fshehje nga syte kureshtare. Por jo te gjitheve arriten tu hidhnin hi syve. Edhe pse e strukur pas supeve te gruas qe e shoqeronte, edhe pse pa syzet e zakonshme ne syte e saj, edhe pse me nje hunde disi me te rregullt, disa sy e njohen Alketa Vejsiun, vajzen e spektakleve televizive. Disa madje kishin lexuar diku, se ajo, pak dite me pare, i ishte nenshtruar nje operacioni plastik ne hunde dhe e kuptuan pse ajo ndodhej aty, krah tyre: te bente kontrollin e rekomanduar nga doktori. Ku nuk mundi ti shpetonte dot objektivit te aparatit fotografik te revistes Klan.

    Edhe Alketa Vejsiut, si dhe shume te tjereve, personazhe VIP, sekreti i hundes se rregulluar, nuk i rezistoi shume gjate. Ne fillim, ishin miqte ata qe moren vesh ndryshimet ne hunden e saj. Pastaj prej tyre lajmi mori dhene: Ne spektaklin e ri televiziv qe do te filloje se shpejti ne ekranin e TV Klanit, Alketa Vjesiu do te shfaqet ndryshe, ose me sakte, me nje hunde ndryshe.

    Vajza e kishte menduar, qe hunda do te komentohej pas shfaqjeve te para ne ekran. Por ndryshe nga te tjerat, Vejsiu nuk e pati kete shans. Ndoshta pse nuk diti ta ruaje sekretin deri ne fund. Sic kishin bere kohe me pare te tjerat qe i ishin nenshtruar te njejtit operacion. Madje shume vite me pare, qe nga vitet 90 kur historia e dores se arte qe bente mbrekullira mbi hunde, e doktoreshe Fitnete Shalarit sapo kishte nisur te rrefehej. E sapo kthyer ne ato kohe nga nje specializim nga Franca, Shalari nuk hezitoi te zbatonte mbi fytyren e shqiptareve, mesimet e marra jashte kufijve. Dhe specialiteti i saj ishin hundet. Sigurisht qe pacientet e saj te pare do te ishin njerez qe kishin probleme shendetesore. Pastaj pak e nga pak ne deren e saj nisen te afroheshin dhe personazhet VIP, qe kerkonin prej saj nje hunde me te bukur. E para qe do te shenohej ne regjistrin e doktoreshe Shalarit do te ishte spikerja e dikurshme simpatike e Televizionit Publik Shqiptar, Violeta Gjoka. E cila ne syte e te tjereve nuk do e pranonte asnjehere nderhyrjen kirugjikale qe kishte bere ne hunden e saj. Shume kohe me pas, Gjoka do te dorezohej duke zbuluar te verteten: kishte shkuar tek Shalari pse kishte probleme me mishin e huaj ne hunde, e me kete rast i kishte kerkuar ca rregullime estetike doktoreshes se saj. E jo vetem kaq. Doktoreshes i kishte kerkuar dhe ruajten e kesaj te fshehte, e cila u zbulua deshi apo sdeshi ajo. Dhe u komentua edhe me shume sec e kishte parashikuar.

    Edhe Ledina Celo do futej pas Gjokes, ne vorbullen e diskutimeve te gjata per ndryshimet jo vetem te gjoksit dhe buzeve te saj, por edhe per hunden e bukur me te cilen ajo u shfaq ne ekran, ketu e shtate vite me pare. Sa here Ledina do ngacmohej per operacionin plastik ne hunde, aq here ajo do e mohonte kete nderhyrje kirurgjikale. Ndersa e verteta eshte se shate vite me pare, Ledina Celo i eshte drejtuar doktor profesor Adnan Kellicit dhe i ka kerkuar atij ti beje nje hunde te bukur. Ka qene e shoqeruar nga nje burre i moshuar kur ka troktiru ne deren e doktorit. Nuk ka treguar asnje shenje ndrojtjeje dhe frike. Perkundrazi ka qene shume e sigurte ne ate qe kerkonte: mjaft qe te behej e bukur dhe pengesat fshiheshin para saj. Aq me shume kur per nje operacion te tille do te paguante shume me pak sesa shifrat marramendese qe kishte degjuar jashte Shqiperise, per te tilla operacione. Vetem me 4 mije leke te reja, Ledina Celo arriti te dale nga duart e prof. dr Kellicit me nje hunde perfekte, e cila tashme e ka humbur serish formen qe doktori i dha sepse pacientja nuk eshte treguar e rregullt ne takimet me doktorin. Madje pas operacionit nuk eshte paraqitur me kurre tek ai. Duke dashur, keshtu, te mbrohet nga syte kureshtare qe mund ta zene mat ne deren e doktorit. E qe mund ta vertetonin se ajo, qe eshte thene lart e poshte, eshte e vertete: pra Ledina Celo e ka rregulluar hunden e saj, dhe ka qene nder te parat qe i eshte nenshtruar nje operacioni plastik ne Tiranes, dhe jo jashte kufijve sic mund te jete thene ndonjehere.

    Edhe Bleona Qereti i eshte neshtruar nje operacioni plastik ne Tirane. Ka ndjekur shembullin e konkurentes se saj, ca kohe me pas. Nga te tjera duar specialisti, e nga nje tjeter spital [nga Spitali Ushtarak], Qereti ka dale me nje hunde pa defekte. Eshte perjekur te mos ia zbulojne kete te vertete por me kot, ka rene viktime e komenteve si gjithe te tjeret. Por nuk eshte dorezuar ende. Nuk ka pohuar asnjehere se i eshte nenshtruar operacionit ne hunden e saj. Dhe pse eshte komentuar per kete, nuk eshte merzitur asnjehere. Eshte treguar po aq e qete sac mund te shfaqen dhe ata paciente VIP qe nuk jane bere ende objekt thashethemesh per te tilla operacione, qe nuk jane tradhetuar ende nga doktoret e tyre. Doktor Kellici i ruan me shume fanatizem emrat e rinj qe i jane shtuar listes se pacienteve te tij ne keto kohet e fundit. Krahas shume te tjereve eshte shkruar dhe emri i nje politikani shume te njohur qe eshte anetar ne keshillin e ministrave. Eshte shkruar dhe emri i nje gazetareje shume te njohur televizive [e Top Channel-it], edhe i disa vajzave bukuroshe qe pasi jane operuar tek doktori kane marre pjese ne konkurset e bukurise. Por emrat e tyre doktori nuk deshiron ti beje te ditur, duke respketuar keshtu deri ne fund mareveshjen e nenshkruar me pacientet: te mos zbuloje pacientet dhe te verteten e hundes se tyre. Per hir te kesaj mareveshje, doktori mohon dhe operacionin qe i ka bere dikur bukuroshes Ilda Reka, e vertete kjo qe eshte zbuluar shume kohe pas kryerjes se ketij operacioni. Ashtu sic u zbuluan e shume te tjera.

    Por ekzistojne dhe shume raste qe nuk jane zbuluar ende, qe ruhen me shume fanatizem nga pacientet te cilet ende nuk e kane hedhur tutje tabune shumevjecare per operacionet plastike. Qe ende ngurojne te pranojne se ti neshtrohesh nje operacioni plastik nuk eshte turp dhe ta pranosh ate nuk eshte mekat.

    Doktor Radovani dhe Kellici, jane te bindur kur pohojne se shume pak ka ndryshuar mentaliteti i shqiptareve, nga vitet kur per here te pare nisen keto operacione. Tabuja ka mbetur po ajo e kohes se prof. dr Besim Zymes, i cili ishte i pari qe kreu ne Shqiperi operacionet e pergjithshme plastike. Ishin vitet 30

    kur ai merrej me kirurgjine rikostruktive te fytyres, duke perdorur metodat e nje profesori gjerman, Jozefit. Vit pas viti, profesoi filloi te bente dhe nderhyrje estetike ne hunde, por vetem ne ato qe quheshin ne forme shale. Por pasientet e tij ishin te pakte. Ne nje vit mund te regjistroheshin 10 deri ne 15 operacione, te cilat i perkisnin vetem qiellzes ose buzeve te cara. Me shume se kaq, as qe mund te mendohej atehere.

    Kohe me pas, ne prag te viteve 90, doktoresha Fitnete Shalari do te sillte prej Frances metoda te reja per nderhyrjet plastike te hundes, qe do te njihej me emrin: kirurgji rinoplastike. Koleget e saj sot tregojne [sepse ajo vete tani gjendet ne Kanada] se ne fillimet e saj Shalari e kishte shume te veshtire te terhiqte paciente qe e kishin te nevojshme nderhyrjen estetike ne hunde. Zbutjen e tyre, doktoresha e ndjeu pas vitit 1991, kur mesa duket hapja e kufijve dhe udhetimet e shumta i binden njerezit se te rregulloje defektet ne hunde nuk ishte cmenduri. Keshtu vit pas viti, numri i te tilla operacioneve erdhi gjithnje ne rritje, aq sa tashme brenda nje viti mund te numerohen 30 deri ne 50 operacione te te gjitha llojeve. Duke pare njeri-tjetrin njerezit filluan te besonin ne mrekullite e operacioneve plastike,-pohon dr Adnan Kellici,- Keshtu qe shume shpejt u ndje boom-i ne kirurgjine estetike te hundes me se shumti. Shume paciente u regjistruan ne listat tona, por duke kembengulur qe te mos zbuloheshin nga ne. Gjithnje me ka ardhur cudi me kete kembengulje te tyre. Dhe jam ndjere shpesh here keq pse ata vazhdojne te mbeten peng i nje tabuje qe mesa shohim nuk po zbutet. I te njejtin mendim eshte dhe Prof. Dr Pjerin Radovani, i cili ka vite te tera qe ka merret me kirurgjine plastike. Te interesuarit per nderhyrje plasitke jane te shumte, por terhiqen kur shohin kushtet ne spitalin e Tiranes. Ata qe i kane kushtet financiare u drejtohej klinikave jashte Shqqiperise, e me te shumtit nder ta, jane politikanet. Ndersa te tjeret e ruajne si nje deshire, rregullimin e defekteve ne hunde, pa e pasur mundesine per te paguar nje nderhyrje te tille kirurgjikale. E megjithate, e rendesishme per mjeket eshte se ne pergjithesi zhvillimi psikologjik dhe ai ekonomik i vendit ka sjelle ndryshime te dukshme ne drejtim te kirurgjise plastike. Shifrat e operacioneve nga viti ne vit kane rritje te ndjeshme. E me te kerkuarat vazhdojne te mbeten nderhyrjet e fshehta ne hunde. Per te cilat pacientet nuk duan kurresi te rrefehen, edhe kur e verteta del duan apo sduan ato.

    Sa kushton nje hunde mesdhetare

    Operacionet kryhen me amnestezi gjenerale ose te pjeshme. Pacienteve u intereson me shume e para, ndersa doktoreve me shume e dyta sepse ka me pak rrjedhje gjaku, dhe me lehtesi ne procedurat e nderhyrjes. Cmimet e nje operacioni variojne: ne qendren spitalore nje nderhyrje kirurgjikale ne hunde kushton 200-300 mije leke [te vjetra], ne klinikat private 500 mije deri ne 1 milion lekte [te vjetra], ndersa ne klinikat italiane qe eshte hapaur pak kohe me pare tek Shallvaret nje operacion i tille arrin deri dhe ne 5 mije euro.


    Modelet e hundeve percaktohen gjithnje nga syri i specialistit qe kryen nderhyrjen kirurgjikale. Doktor Radovani thekson se me se shumti perdoret forma e hundes mesdhetare sepse ajo u shkon me per shtat tipareve te shqiptareve. Vit pas viti, qe nga koha e doktoreshe Shalarit [kur karakteristike ishte hunda me majen perpjete, aq sa gjithe pacientet e atyre koheve kishin thuajse te njejten hunde, e kuptoheshin menjehere qe e kishin bere hunden operacion] specialistet kane synuar forma sa me te pranueshme per fytyren e pacientit, qe nderhyrjet te mos kuptohen menjehere, por vetem nga nje sy i vemendshem ose i nje specialisti. Sic shpjegojne dhe vete doktoret, tashme ne Shqiperi kryhen operacione septoplastike [ose thene ndryshe korrigjim i perdes se hundes, e cila eshte baza e mbeshtjetjes se nje hunde te drejte] dhe operacione rinoplastike [ose thene ndryshe korrigjime te formes se jashtme te hundes].

  13. #53
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Teks interesant.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  14. #54
    Naughty Girl Maska e Lolita Bonita
    Anėtarėsuar
    11-03-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    67
    NE PERGJITHESI FEMRAT QE BEJNE OPERACION PLASTIK
    JANE TE PASIGURTA NE VETVEHTE.
    UNE EDHE SIKUR MOS TE KISHA GJOKS FARE NUK DO BEJA OPERACION SEPSE NUK JA VLEN TE BESH PERACION VETEM PER

    TE TREHQUR VEMENDJEN E MESHKUJVE.
    Don’t wantcha for the weekend - don’t wantcha for a night
    I’m only interested if I can have you for life - yeah
    Uh, I know I sound serious - and baby I am
    You’re a fine piece of real estate, and I’m gonna get me some land

    Oh, yeah
    So, don’t try to run - honey, love can be fun
    There’s no need to be alone - when you find that someone

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262

    Re: Natyrale apo Silikone.

    Postuar mė parė nga malli
    Shume vajza te pakenaqura sepse kan lindur me nje gjoks jo te madh , zgjedhin nje operacion plastik (silikone) , ēfare mendoni ju vajza eshte nje ide e mire kjo? (natyrale apo silikone.)
    Jepni pergjigjen tuaj edhe ju djemte.
    Per mendimin tim do jet me mire ti kesh natyrale, por neqoftese nje vaze ska fare, dhe nuk eshte e kenaqur atehere mund te bej operacion plastik. Shume problema mund te dalin me vone though, prandaj sugjeroj me mire te jesh e gezuar me ca te ka dhen zoti

    dhe cufo... C cup? ... B cup eshte normale, po ku ta dish ti, ske gjokse A ose B cup ti apo jo? prandaj mendohu mire para se te thuash qe ato qe kan A ose B cup duhen te ken silikon...also duhet te dish qe kan dhe numra A, B, C, D cups, prandaj shko shpejt tek victoria secret... dhe shikoji mire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *~Rexhina~* : 14-03-2004 mė 19:56
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Postuar mė parė nga magjistari
    Un do e preferoja natural me selekon.
    looooooool ti te shkrin
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  17. #57
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Postuar mė parė nga Ēufo_ Ēufo
    natyralet s'janė keq por, per mendimin tim, goca po e kishte gjoksin mė te vogėl se C, i duhen ca silikona.

    Ēufoja i pelqen mollat e mbushura
    Keto mendime te tilla i shtyjne disa goca te hyne ne dhomen e operacionit per te marr me shume vemendje nga djemte. I dashke keshtu te qe te varen deri tek gjynjte... Per mendimin tim me mire natyrale, eshte budallallik te vendosesh mish te huaj ne trup.
    PS."It's not about what you want to have, it's about wanting what you got"
    Cuteness !

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    hmmm teme interesante....dhe si mund ta dish qe njera nuk i ka silikone?...e shkruan ne ball ajo qe shiko "une i kam natyrale"?..

  19. #59
    legally brunet Maska e maz
    Anėtarėsuar
    14-09-2002
    Vendndodhja
    ne planetin tim
    Postime
    194
    Postuar mė parė nga FierAlda143
    hmmm teme interesante....dhe si mund ta dish qe njera nuk i ka silikone?...e shkruan ne ball ajo qe shiko "une i kam natyrale"?..
    Dallohet gjoksi natyral ska nevoj ta shkruj ne ball sic dhe dallohet ai jo natyral apo silikon.
    SO CLOSE UR EYES AND LET ME KISS U & WHILE U SLEEP I WILL MISS U

  20. #60
    legally brunet Maska e maz
    Anėtarėsuar
    14-09-2002
    Vendndodhja
    ne planetin tim
    Postime
    194
    Postuar mė parė nga Ēufo_ Ēufo
    natyralet s'janė keq por, per mendimin tim, goca po e kishte gjoksin mė te vogėl se C, i duhen ca silikona.

    Ēufoja i pelqen mollat e mbushura
    Rofsh cufo per shprehjen e opinoneve te tuja. Dmth un qe i kam B duhet tu fus thiken ha? Me natyralet ke dicka te mir se ti dhe meshkujt e tjere mund ti shijojn po silikonet i dashur i shef me sy e plas me zemer se & bluza qe vesh i demton, ska te prekme me ato lal se te ngelen ne dor e hajt pagu £3000 ti bej prap goca. x x
    SO CLOSE UR EYES AND LET ME KISS U & WHILE U SLEEP I WILL MISS U

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. U hartua platforma e Shqipėrisė natyrale
    Nga lepurush nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 18:49
  2. Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 14:07
  3. Diqka natyrale pėr fėtyrė
    Nga auLoN. nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 14:06
  4. Disa foto natyrale, ne nje periferi te Italise, (TAGLIACOZZO).
    Nga [LoTi] nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 02-04-2009, 08:01
  5. Si mund t'i rrisim flokėt me produkte natyrale ?
    Nga DEA27 nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 14:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •