Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 130
  1. #121
    Dobet!
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  2. #122

    Muhabet ushtrie

    Me kujtohet kur bleme televizor me teletekst. O cfare ndjesie, o c'fare ndryshimi. Mund te kete qene fund 91 a fillim 92. As e kishim idene c'qe teleteksti po shitesi na tha qe ish nje bonus, nje gje ekstra, nje gje e mire e ne s'leme gje te mire pa provuar (aq me teper kur na duken te paprovuara)...
    Cuku cuku une me me shume kuriozitet se vullnet arrita t'a mesoj cfare qe e si t'a perdorja. Une teletekstin arrita t'a perdor pavarsisht se disa vjet me vone mesova se e perdorja se prapthi e disa funksione qe une harxhoja kohe e stermundohesha t'i kryeja manualisht na u bekeshin per pune sekondash automatikisht...
    Nejse, e qe thoni ju qe s'dime c'thoni, na gjej nje faqe ku fliste per vlerat ushqimore te lakres. Carcaf qe, carcaf, aq shume material kishte. I marr, i shkruaj ne leter e i fus nje te perkthyer (nga Italishjja) . Ia jap dhe sime meje t'a lexoje.Oh sa vlera kish lakra. Betohem se po t'a lexonit do habiteshit me shumllojshmerine e vitaminave e vlerat ushqimore te lakres. T'a lexoje ate te dukej sikur po te haje laker nuk do vdisje kurre...
    M'u krijua nje ide fikse per lakren qe c'te them. Fillova te porosis time me te na bente vec gjellra me laker. Kur e haja ndihesha ne cast si Muji pasi kish pire qumesht zane. Nuk tallem (mbase egzagjeroj po nuk tallem).
    Hyj pas ca ditesh ne ate faqen e teleteksitit e zbulova qe cdo jave ata na vinin nga nje artikull mbi vlerat ushqimore te cdo fruti a perimeje me radhe. Kishin vene te portokallit kete radhe.
    Poooo sa vlera paskesh pasur dhe portokalli...
    E forta eshte se une ate te portokallit nuk e perktheva e t'ia jepja sime meje t'a lexonte sic bera me ate te lakres e keshtu qe edhe sot e kesaj dite ime me vazhdon te gatuaje laker me shumice.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 09-10-2003 më 02:59
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Duken vitaminat qe ke marre gjate kohes se lakres.Do kete dhe shume vitamina humori.lol.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #124
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    he he..

    C'ben "modernizimi" Dobet, shume dobet!

    Ata qe e kane ndjekur rregullisht kete temen (si puna ime), po ti shikonin gjerat ca me qarte, do te zbulonin tek libertarianizmi jot prirjet marksiste. Si puna e Marksit, edhe ti ngaterron faktet me vlerat.

    Puna e shkrimtarit eshte te jape nje ide rreth botes apo vlerave, aq te qarte sa te mundet, dhe asgje me teper. Ta pati thene Ornamenti qe vjet por kush ja vuri veshin. E, principin aristotelian ti duhet ta dish me mire se une: "jo dituri por aksion"

    Meqe i paske shpallur lufte determinizmit, do te me ish dukur me e zgjuar nese e kishe rradhitur veten me kompatibilistet me teper se me libertarianet
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #125
    Citim Postuar më parë nga korçar
    Duke bere hipotezen se teza "jeta eshte iluzion" eshte e vertete (gje qe smund te besh ne fakt) ti nuk mund te besh krahasimin me realen dhe te thuash se eshte dicka e jovertete, pasi realiteti yt eshte vete iluzioni. Ti nuk e njeh realen (mbase ajo nuk egziston fare) dhe pikerisht nuk mund te thuash se dicka eshte e jovertete ashtu sic nuk mund te thuash se dicka eshte e vertete. Qorrsokak!

    POR... duke qene se ti smund te dish asgje (as se eshte e vertete as se eshte e jovertete) i vetmi pohim qe ngelet eshte se JETA ESHTE ILUZION. Paradoks!

    Meqenese na eshte e pamundur te vertetojme (qofte ne menyre direkte apo edhe indirekte) se ajo qe dime eshte ajo qe eshte atehere nuk na mbet vecse te zgjedhim nese duam te besojme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 10-11-2004 më 03:32
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  6. #126
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    akoma ketu ju? akoma nuk e keni marre vesh qe sokoli korcari e une bashke mund te flasim deri sa te shuhet bota per vullnetin e lire, nderkohe qe bushi eshte akoma ne irak e une s'kam dokumenta te vete deri ne dublin? vullneti i lire ekziston. korcar, eshte budallallek t'a mohosh dhe te merresh me sufizma. por cmimi qe ka zbatimi i vullnetit te lire, arrin deri tek cmimi i naftes.
    ti sokol me thua qe vullneti i lire nuk eshte i varur nga instinkti i mbijeteses. sa me i pushtetshem te jete nje sistem ne krahasim me te tjeret te te njejtit lloji, aq me i fuqishem eshte instikti i mbijeteses te ketij sistemi (biologjik, sociologjik e ku di une cfare sistemesh), aq me i lire vullneti qe ky sistem ushtron. ketu ma kap pak po mos i ver kapak se nuk eshte me i lire.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  7. #127
    Citim Postuar më parë nga kulla
    sa me i pushtetshem te jete nje sistem ne krahasim me te tjeret te te njejtit lloji, aq me i fuqishem eshte instikti i mbijeteses te ketij sistemi (biologjik, sociologjik e ku di une cfare sistemesh), aq me i lire vullneti qe ky sistem ushtron.
    Fuqia eshte aftesia per te kontrolluar/ushtruar ndikim.
    Pushteti eshte fuqi e institucionalizuar.
    Vullneti i lire eshte aftesia per te marre dhe zbatuar vendime te cilat nuk varen nga pasojat.

    Nuk mund te themi se X organizem shoqeror ka instikt mbijetese. Perdorja e termit “instikt mbijetese” per organizmat shoqerore eshte krejtesisht ne kendveshtrim lirik dhe aspak logjik.
    Ekzistenca e vullnetit te lire nuk shkon paralel me instiktin e mbijeteses pasi ne te kundert vullnetin e lire do e kish cdo gjallese. Por qe masa/shkalla e vullnetit te lire te varet nga masa/shkalla e fuqise/pushtetit kjo me duket e gabuar pasi mendoj se vullneti i lire nuk eshte i shkallezuar, ai thjesht e qarte ekziston ose jo. Pra nuk mendoj se vullneti i lire shkon paralelisht me fuqine ose pushtetin. Vullneti i lire ka te beje me lirine. Ai vjen dhurate se bashku me te qenit qenie njerzore dhe ndoshta mund te kishte shkalle/mase vetem ne rastin kur midis dy njerezve njeri prej tyre eshte me shume njeri se tjetri (absurde) por kursesi me i fuqishem.
    Ndersa per sa i perket organizmave biologjike ekzistenca e vullnetit te lire vlen vetem per njeriun dhe askend tjeter. Njeriu eshte e vetmja gjallese qe mund te vrase veten per hir te shkences ose te haje frutin e ndaluar per hir te fese.


    p.s.
    Ka me per te thene mbi vullnetin e lire por kaq me duket boll.
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  8. #128
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    C'ben "modernizimi" Dobet, shume dobet!

    Ata qe e kane ndjekur rregullisht kete temen (si puna ime), po ti shikonin gjerat ca me qarte, do te zbulonin tek libertarianizmi jot prirjet marksiste. Si puna e Marksit, edhe ti ngaterron faktet me vlerat.

    Puna e shkrimtarit eshte te jape nje ide rreth botes apo vlerave, aq te qarte sa te mundet, dhe asgje me teper. Ta pati thene Ornamenti qe vjet por kush ja vuri veshin. E, principin aristotelian ti duhet ta dish me mire se une: "jo dituri por aksion"

    Meqe i paske shpallur lufte determinizmit, do te me ish dukur me e zgjuar nese e kishe rradhitur veten me kompatibilistet me teper se me libertarianet
    po ti qenke e vjeter ne ket forum...e une mendova se sapo na ardhe..eheh

    aty ku thua se "Puna e shkrimtarit eshte te jape nje ide rreth botes apo vlerave, aq te qarte sa te mundet, dhe asgje me teper. " ia ke fut kot, po hajt se e vogel ke qene athere
    shkrimtari i vertete i ben te gjitha kur shkruan, por seshte faji i tij qe njerezia e lexojne me b****, shtrire nepe shezlonge .. ai le leshte e kokes aty, hyn aq thelle sa per pak shkon andej nga ka dale, mirepo cfare ndodh... libri bie ne dore te ca "fillozofeve" ose "fashionisteve" dhe shume shume katandiset gjethe te fshehe hallatet e miletit nga syte e vetvetes...

    fol o gur, fol o mur...

    prandaj e kam qejf ate firmen e aniseles...shume e vertete!
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  9. #129
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    te them te drejten, vertet s'kam qene ne vidhat kur e kam thene kete. A e di pse? Se shkrimtaret bejne nje asgje ndersa ata qe kujtojne se shkrimtari i ben te gjitha, bejne nje asgje e gjysme.

    ps. korcari ishte shume modest kur tha qe shkrimtaret bejne "nje petull." Une nuk jam dhe aq e sjellshme, sidmos pas kaq vitesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 11-10-2005 më 10:16
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #130
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Duke iu referuar thjeshte titullit te temes dhe jo komenteve do te thoja :

    Shkrimtaret (dhe jo shkronjesit) e vertete kane armik te perbashket pikerisht ate qe ka ves te perbashket turma, pra HIPOKRIZINE.
    Turma sigurisht qe i di te gjitha ato qe guxon te shkruaje nje shkrimtar i vertete,por ne saje te atij vesit kolektiv te saj perpiqet ta varrose brenda vetes te verteten e shkrimtarit.
    Kur kjo e vertete behet publike nga dikush, pra kur shkrimtari e boton kete te vertete ne nje veper te tijen atehere turmes i del frika...behet e guximshme dhe e pranon me admirim shkrimin dhe shkrimtarin me shume se sa per ate qe ka shkruar, per guximin e tij.
    Dhe pikerisht ky eshte momenti qe ne gabimisht themi qe shkrimtaret mund te ndryshojne boten. Jo. Shkrimtaret e bejne boten me kurajoze ne pranimin e vetvetes ashtu sic eshte ne te vertete.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Ku ndodhet ARRIBANTIUMI
    Nga Kosovari-13450 në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 20:03
  2. Mbi priftërinë
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •