Në pritje
Errësirë
Qetësi
Dëgjoj këngën e zogjve,
makinat që kalojnë më shqetësojnë tmerrësisht,
ndërsa rrahjet e zemrës shtohen,
mezi marr frymë,
duket sikur gjithshka ka pushuar,
vetë jeta rreth meje
ndalon,
përgjon,
dhe pret bashkë me mua.
Presim për ty.
Mijëra mendime
vegime
ëndrra të vogla pa kuptim
çaste të përjetuara dhe fantazie
vërshojnë në trurin tim
ndërsa pres..
dhe shpresat e mia gjithashtu
por ti nuk do të kthehesh kurrë më.
Ruaj Lidhjet