Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kleriket neper Burgjet e PPSH-se.

    Gazeta Shqiptare :

    ----

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon kujtimet e panjohura tė ish-tė dėnuarit politik Uran Kalakula, i cili vuajti pėr mė shumė se 21 vjet nė burgjet e diktaturės komuniste

    "Ja si qėndruan klerikėt nė burgjet e Enver Hoxhės"


    ----------

    Dashnor Kaloēi

    Intelektuali i njohur Uran Kalakula i cili vuajti pėr mė shumė se 21 vjet nė burgjet e diktaturės komuniste tė Enver Hoxhės, nė kujtimet e tij tė shkruara si gjatė kohės sė vuajtjes sė dėnimit, ashtu dhe pas daljes nga burgu, njė vėnd tė veēantė ia kushtoi klerikėve katolikė, orthodhoksė e myslimanė, tė cilėt gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist, u masakruan nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi nė fuqi. Lidhur me qėndrimin stoik tė kėtyre klerikėve nė burgjet enveriste, bėnė fjalė dhe shkrimi i mėposhtėm tė cilin ne e kemi shkėputur nga kujtimet e zotit Kalakula.

    Pse u ndalua feja nga komunistėt
    "E dinė tė gjithė qė, krahas intelektualėve (si truri i kombit), diktatura pėrndoqi me tėrbim edhe klerikėt,kėta pėrfaqėsues tė edukatės shpirtėrore. Kėshtu, duke u prerė kokėn kėtyre njerėzve, trupi i popullit mbetej pa drejtim dhe atėhere ishte Partia ajo qė do tė drejtonte drejt rrugės sė mallkuar, udhės sė djallit. E duke shembur mbret e Zot me dhunė, vendin e tė dyve do ta zinte "udhėheqėsi me brirė". E dinė tė gjithė se komunizmi, nė rrėnjėt e tij ideologjike ishte materialist, pra ateist. Teorikisht, ai nuk e pranonte "Njėshin", qoftė ky Zot, qoftė dhe mbret, nė botėn e vogėl materiale. A nuk fillonin vargjet e para tė Internacionales sė Parė tė Marksit, me mohimin e ēdo prijėsi, duke filluar nga Zoti e duke mbaruar tek heronjtė, dhe se "ēlirimin" do ta fitonin vetė proletarėt e bashkuar? Tė bashkuar, por pa bari? Kush do t'i printe? Do t'i printe Partia! Pra, asnjė kult pėr asnjė udhėheqės, i ēdo lloji qė tė ishte ky, por njė "Shtab Drejtues", me emrin Parti. Kėshtu, evitohej "njėshi" dhe na dilte nė shesh nocioni i njė udhėheqjeje kolektive. Nė vėshtrimin e parė ky nocion duket vėrtet demokratik, popullor, racional. Por nė tė vėrtetė nėn komunizėm apo mė mirė tė themi nė "socializmin real", pra nė teorinė e Gjithė jetėn time, qė kur "rashė nė mendtė e mi", siē thotė njė shprehje popullore e shqipes, jam mėsuar tė adhuroj korifejtė e dijes dhe tė artit. Jam mėsuar tė nderoj edhe figura tė tilla madhore tė udhėheqėsve tė shquar tė botės, si: njė Perikli athinjot, njė Katon, Ciceron, e Cincinat, njė Xheferson apo njė Kened, njė Uiston Ēurēill apo njė Audenahuer e Erhard, njė Gand apo njė De Gasper e Sandro Pertini e kėshtu edhe tė tjerė nė fushėn e demokracisė e humanitetit. Ndėrsa nė planin kombėtar: njė Skėnderbe, njė Ismail Qemal, Njė Fan Nol e njė Ahmet Zog dhe nė planin fetar, ku shpesh ushtrimi i fesė harmonizohej aq bukur me veprimtarinė kombėtare e kulturore: njė Papė Vojtila, njė Gjergj Fishtė, njė Shtjefėn Gjeēov, njė Ndre Mjedė, Vincenc Prenush, prapė Fan Nol, at Kisi e at Ireneu, njė Hafiz Ali Korēa e tė tjerė tė kėtij kalibri. Dhe, sido qė fetarisht, (qė nga lindja), mė takon tė jem mysliman (edhe pse nuk mė ka pyetur kurrkush pėr fenė qė duhej tė zgjidhja!), pėr klerikėt shqiptarė, sidomos ata tė urdhėrit franēeskan, kam pasur gjithmonė njė konsideratė madhore. Si rregull, ata nuk e ndanin kurrė fenė nga Atdheu dhe kanė vėnė bazat e kulturės sonė kombėtare qė nga origjina. Mjafton tė pėrmendim kėtu Buzukun, Bardhin, Veribobėn, Budin, Bardhin, Bogdanin etj. Pikėrisht kėtė themel tradite shembėn tė parėt komunistėt e Hoxhės. Dhe ky qe njė krim shekullor!

    Me dom Nikoll Mazrrekun
    Unė, pėr kohėn qė rashė nė burg, nuk kam pasur as rastin dhe as fatin tė njoh personalisht figura tė tilla tė ndritura, si: at Bernardin Palajn, dom Nikollė Gazulin, dom Lazėr Shantojėn, at Gjon Shllakun, at Pjetėr Mėshkallėn, dom Vinēens Prenushin e shokė tė tyre tė denjė si kėta. Por, kam njohur klerikė katolikė, si: at Konrad Volajn, dom Nikollė Mazrekun, at Gegė Lumėn, dom Ndoc Nikajn, dom Simon Jubanin e ndonjė tjetėr. Drapėri i pėrgjakur i diktaturės sė kuqe kishte kryer tashmė punėn e tij makabre mbi korifejtė e parė tė Kishės Katolike. Kujtojmė kėtu at Visarion Xhuvanin, at Ireneun, at Kisin tė Kishės Ortodokse apo Hafiz Ali Korēėn, Hafiz Durgutin, Hafiz Ali Tarin etj klerikė islamikė. At Konrad Voljan e kam njohur nė kamp-burgun e Elbasanit rreth viteve '67-'68. Ishte njė burrė me shtat mesatar, me njė fytyrė tė rregullt, me njė qėndrim gjithnjė serioz, pėrgjithėsisht disi i ngrysur, gjithnjė i heshtur dhe qė parapėlqente mė fort tė rrinte vetėm. Kisha me tė vetėm njė pėrshėndetje mirėsjelljeje, asgjė mė tepėr. Dhe ndaj nuk iu afrova (dhe as m'u afrua), duke dashur tė respektoj dėshirėn e tij pėr izolim vullnetar. Por, qėndrimi i tij mė bėnte pėrshtypje, sidomos fytyra e ngrysur, ku dukej qartė sa njė dėshpėrim i thellė, aq edhe njė zhgėnjim i madh. Pėrkundrazi, me dom Nikollė Mazrekun kam qenė disi mė afėr, jo dhe fort, se edhe ky parapėlqente tėrheqje nė vetvete. Me tė jam njohur nė burgun e Burrelit e ca kohė kemi qėlluar edhe nė njė dhomė (nė vitet e mia tė fundit tė burgut), madje kundrejt njėri-tjetrit. Gjithė ditėn e Zotit, ai rrinte pėrmbys mbi librat e dorėshkrimet e veta, astu siē bėja zakonisht edhe unė. Secili nė punėn e vet. Atėhere ai sapo kishte mbaruar romanin voluminoz mbi Skėnderbeun (tė cilin nuk ma dha ta lexoj), si dhe njė novelė me karakter bukolik. Kėtė tė fundit ma dha dhe unė i shfaqa mendimin tim, mbasi ma kėrkoi. Por, dom Nikolla ishte mė i hapėt se at Konradi ndaj shoqėrisė. Madje, ai dinte tė bėnte edhe shaka, shpesh me njė ironi fort tė hollė (sidomos) ndaj realitetit ku ndodheshim, me ca thimtha tipike tė tij. Dhe kaq. Duhej tė pohoj se pėr tė kisha respekt. Ishte burgu i dytė apo i tretė i tij, mes internimeve tė vazhdueshme. Ishte njė burrė qė synonte nga gjatėsia, trup lidhur dhe me duar tė fuqishme punėtori krahu, pasi nė internime kishte ushtruar, pėr tė jetuar, disa lloje zanatesh nė fushėn e ndėrtimit. Dukej qė ishte njeri me vullnet e kurajo tė hekurt. Por, ajo qė mė bėnte ta respektoja kėtė njeri mė fort, ishte fakti se ai i kishte dhėnė njė pėrgjigje tė merituar, nėpėrmjet njė broshure tė botuar para Luftės II Botėrore, njė misionari katolik Italian me veshjen e priftit, me mbiemrin Cordignano, i cili kishte punuar nė Shqipėri vite me radhė dhe prandaj e kishte mėsuar shqipen fort mirė, sa kishte bėrė edhe njė a dy fjalorė italisht- shqip dhe anasjelltas, tė cilėt ishin me vlerė nė fushėn e leksikografisė shqiptare. Veēse, me tė shkuar nė Itali, kishte botuar njė libėr a njė broshurė, ku fliste shumė keq pėr vendin tonė. Kishte shkuar deri atje sa i paraqiste shqiptarėt si njerėz me bisht, duke shkelur kėshtu bukėn e sofrės mikritėse shqiptare, e cila nuk I kishte munguar ngado qė kishte bredhur nėpėr Shqipėri. Kėshtu, djaloshi patriot Nikollė Mazreku (nuk di nė ishte ende seminarist apo ishte shuguruar prift), me broshurėn e tij pamfletiste i kishte punuar qindin kėtij bukėshkali tė huaj maskara! Madje, kam dėgjuar se kjo broshurė ishte edhe nė dorėn e demostruesve tė parė patriotė kundėr zaptimit fashist Italian tė vendit tonė, mes viteve 1939-1940.

    Kush ishte At Gegė Luma
    Nė burgun e Burrelit u njoha me at Gegė Lumėn. Them se ai do tė ishte nga Dukagjini dhe ishte bėrė meshtar po nė krahinėn e vet, duke jetuar kėshtu, gati gjithė jetėn, mes maleve dhe banorėve tė asaj ane. Pėr rrjedhojė, ai e njihte nė majė tė gishtave Kanunin e Lekė Dukagjinit, nė tė gjitha imtėsitė e tij, saqė ishte nė gjendje tė tė citonte nen pėr nen e paragraf pėr paragraf kėtė monument tė vjetėr tė sė drejtės sė maleve tona e, pse jo, edhe tė jetės qytetare pėr shumė kohė, sidomos nė pjesėn e Gegėrisė. At Gegė Luma ishte njė burrė kaluar tė shtatėdhjetave. Kishte njė trup tė shkurtėr e tė hajthėm me njė kokė sokratike, ku binte nė sy sidomos njė ball i madh, disi i kėrcyer. Kishte gjithashtu njė fytyrė tė mprehtė e tė rregullt, ku i spikatnin dy sy, tek tė cilėt bėnte dritė sa mirėsia e shpirit e menēuria, aq edhe serioziteti, vendosmėria e trimėria. At Gega, si malėsor e si klerik, kishte nė themel tė shpirtit tė tij dy elemente kryesore: adhurimin dhe bindjen e patundur te Zoti e mėsimet e Krishtit, nga njėra anė, si dhe qėndresėn e patundur, tipike pėr malėsorin klasik tė atyre anėve. Ai kishte kryer nė Itali dy fakultete njėherėsh, ēka ishte e zakonshme pėr meshtarėt e, pėrgjithėsisht, pėr priftėrinjtė katolikė: fakultetin e teologjisė, sė pari dhe, sė dyti, atė tė artit tė pikturės. Por, nė jetėn e vet tė maleve, pak ose aspak e kishte lėvruar fushėn e artit, pasi u kishte bėrė shėrbim mė tepėr mėsimet e fesė. Ku vinte puna pėr kėtė apo atė piktor tė madh klasik, sidomos nga ata tė Rilindjes sė madhe Italiane, ai nuk lodhej sė himnizuari Mikelanxhelon, Rafaelon apo Da Vinēin. Ndėrsa pėr pikturėn e mėvonshme, para e pas kubizmit, nuk kishte qejf tė fliste; a pse nuk e njihte fare, a pse edhe mund ta pėrbuzte. Kuptohet qė ai kishte edhe njė formim jo tė keq letrar. Sigurisht, njihte Danten, Petrarkėn, por Bokaēion nuk e pėlqente (duket pėr skenat liberale tė Dekameronit). Ndėrkaq, ai himnizonte ndonjė pasazh tė Tasos te "Jeruzalemi i ēliruar" se, domosdo, kishte tė bėnte me varrin e Krishtit. Por, mbi tė gjitha, dinte pėrmendėsh gjithė "Lahutėn e Malėsisė" dhe, atėhere, nisnim tė recitonim sė bashku, ndėrsa rrotulloheshim nėpėr oborin e burgut; herė Marash Ucin e herė Kerni Gilėn. E kėshtu me radhė. Por nė kėtė drejtim ai ma kalonte mua disa herė. Njė njeri i tillė nuk mund tė mos kishte njė botė morale solide. Tek ai nuk pashė asnjėherė shenjat e frikės, tė lėkundjes apo tė dėshpėrimit. Jeta pėr tė nuk ishte gjė tjetėr, veēse njė provė qė u ishte dhėnė njerėzve e pėr t'i provuar nėse e meritonin nė purgator jetėn e pėrjetshem, nė parajsė apo nė ferr. Kėshtu ēdo paudhėsi e jetės, ēdo rrezik, ēdo kthesė e paracaktuar, pėr ēdo njeri, nga vetė Perėndia. Ndaj njeriu duhet tė jetė i qetė, i durueshėm, i matur dhe tė mos u jepet tundimeve, qė janė nxitje e djallit e aq mė pak inateve, mėrive, hakmarrjes, keqbėrjes, por tė pėrpiqet tė bėjė gjithmonė mirė dhe vetėm mirė. Por, kur unė i thosha (tė them tė drejtėn, me njė farė djallėzie), nėse duhej t'ua lanim me tė mirė xhelatėve tanė pėr ēka na kishin punuar e qė vazhdonin tė na punonin, at Gega stepej njė ēast nė fytyrėn e ngrysur dhe vetėm pastaj ajo i ndriste pėrsėri, si nga njė frymėzim hyjnor dhe ma kthente me fjalėt e Krishtit mbi kryq:"Fali, o Zot, se s'dinė ē'ka bajnė!" Kėshtu, nė ato pak caste ngurimi pėr t'iu pėrgjigjur pyetjes sime ai, ishte sė brendshmi ishte nė njė luftė mes psikologjisė sė maleve e shpirit tė Kanunit dhe mėsimeve tė Krishtit. Atė plak tė imėt, ēuditėrisht fort tė gjallė nė lėvizje e nė ēdo veprim tė jetės sė pėrditshme, e donin dhe e nderonin tė gjithė tė burgosurit, tė mirė e tė kėqinj. Fjala e tij ishte si njė ligj qė duhej respektuar se s'bėn. E kam parė shumė herė mes dy grupeve grindavece, qė ishin gati tė kacafyteshin me njėri-tjetrin, jo vetėm duke i ndarė zemėrakėt, por duke bėrė gjyq".
    (vijon nesėr)

    ------gazeta shqiptare ------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vazhdimi

    DOSSIER II

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon kujtimet e intelektualit Uran Kalakula lidhur me jetėn e burgjeve tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės ku ai kaloi plot 21 vjet

    "Si e burgosėn vėllanė e Heroit tė Popullit Ndoc Mazi"


    -------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me kujtimet e ish tė burgosurit politik, intelektualit Uran Kalakula, i cili vuajti pėr mė shumė se 21 vjet nė burgjet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Kalakula u lind nė vitin 1928 nė qytetin e Tiranės nė njė familje me tradita intelektuale dhe babai i tij, Rasimi qė ishte diplomuar nė Stamboll pėr Shkencat Politike, gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, shėrbeu si Kryetar Bashkie dhe Prefekt nė disa rrethe tė vėndit. Uran Kalakula pasi pėrfundoi shkollėn e mesme, punoi si arsimtar nė disa fshatra tė Tiranės dhe nė vitin 1951 mbaroi me korespodencė fakultetin e Gjuhė-Letėrsisė. Po nė atė vit, ai u arrestua sė bashku me pesė persona tė tjerė, duke u akuzuar pėr krijimin e njė partie me prirje social-demokrate. Nė fillim ai u dėnua me vdekje , por mė pas iu fal jeta dhe iu kthye me 25 vjet burg, nga tė cilat ai vuajti plot 21 vjet dhe u lirua nė vitin 1982. Edhe pas daljes nga burgu, Urani vuajti pėrsėri nėpėr internime nga ku u lirua nė vitin 1987. Vetėm pas viteve '90, Uranit iu dha mundėsia qė tė bėnte realitet dėshirėn e tij tė vjetėr pėr tė botuar njė pjesė tė shkrimeve tė tij qė kishte shkruar qė nga koha e burgut e mė pas nė internim. Lidhur me periudhėn e gjatė tė dėnimit nė kampe dhe burgje, Urani pati mbajtur shėnime nė formė kujtimesh, pjesė nga tė cilat botuam nė numrin e djeshėm, ku ai pėrshkruante njohjen e tij me klerikėt myslymanė, katolikė dhe orthodhoksė qe vuanin bashke me tė nė burgjet komuniste.

    (vijon nga numri i kaluar)

    "Mes tyre pėr tė ndarė fajtorin nga i pafajshmi; tamam siē hynin dikur nė mallet tona pleqtė e kryepleqtė e njė fshati pėr tė vėnė paqen mes njerėzve, pėr tė dhėnė drejtėsi mes tyre. Dhe, nė kėtė rast, at Gega ishte pėrfaqėsuesi i vėrtetė dhe i saktė i Kanunit tė Lekė Dukagjinit. Megjithėse ishte i varfėr, se rrallė herė i dėrgonin ndonjė lek apo i vinte kush te dera e burgut, ai ishte shumė dorėdhėnės dhe e bėnte tė mirėn pa u marrė vesh, siē i takon njė fisniku tė vėrtetė tė shpirtit. At Gegė Luma ishte edhe njė patriot i madh. Dhe, kur kalonim sė bashku si nė njė paradė paudhėsitė qė na kishte bėrė Evropa, kjo "ku-rvė e motit" e Fishtės apo fqinjėt grabitqarė, fytyra e priftit plak pėrskuqej nga urrejtja ndaj kėtyre tė paudhėve, vegla qorre tė sė keqes dhe shejtanit dhe indinjata e tij shpėrthente hovshėm, duke harruar nė ato ēaste se ishte prift dhe shėrbėtor i fjalės sė Zotit. Atėhere unė kuptova mirėfilli se at Gegė Luma, para sė gjithash, ishte e do tė vdiste njė shqiptar i vėrtetė. Ai u lirua para meje. Kur u ndamė, ndjeva njė boshllėk tė madh nė shpirt. Dhe nuk u pamė mė kurrė. Por, nė themel tė zemrės, e ruaj ende tė gjallė imazhin e atij plaku tė mirė, qė kishte dy vlera shumė tė mėdha nė qėnien e vet, tė cilat kam dėshirė t'i theksoj edhe njė herė: njeri i Zotit dhe bir i denjė i kombit tonė tė shumėvuajtur.

    Me dom Ndoc Nojėn
    Nja dy a tre vjet para se tė mė vinte edhe mua lirimi, ndjenja nė njė dhomė edhe me njė klerik tjetėr katolik, po nga Shkodra: me plakun e mirė, gati ėngjėllor, dom Ndoc Ndojėn. Dom Ndoci kishte studiuar pėr teologji nė Gjenovė tė Italisė e, si at Gegė Luma, kishte bėrė edhe ai dy fakultete.
    Veē teologjisė, kishte studiuar edhe pėr gjeografi. Por, qyqtari, kishte harruar plotėsisht nga kjo disiplinė, sepse gjithė jetėn kishte qenė meshtar nė fshatin Bilaj tė Fushė-Krujės. Ē'ėshtė e vėrteta, nė universitet kishte dalė shkėlqyeshėm. Ndaj, nja dy prelatė katolikė amerikanė, i ishin qepur me kėmbėngulje qė t'ia mbushnin mendjen ta merrnin me vetė nė vendin e tyre si meshtar. Por, dom Ndoci nuk kishte pranuar nė asnjė mėnyrė. Duke pėrbuzur rehatllėkun e pasurinė e jetės nė Amerikė, u kishte thėnė amerikanėve se ai e kishte ndarė mendjen: "kishte lindur nė Shqipėri e donte tė vdiste nė Shqipėri, duke i ndihmuar qė tė ecnin nė rrugėn e Zotit vetėm bashkėkombasit e vet!", qė nga Gjenova e Bilaj dhe nė ēdo fshat tė vogėl e tė varfėr tė vendit tė vet. Prifti shqiptar ishte vėllai i njė prej pesė heronjve tė Vigut, Ndoc Mazit. E kishte vėlla nga nėna, por me babė tjetėr. Kėshtu, dy vėllezėr nė dy rrugė krejt tė ndryshme nga njėra-tjetra: Ndoc Mazi me komunizmin, Ndoc Ndoja me krishtėrimin! E, ndėrsa dom Ndoci jetonte nė thjeshtėsinė dhe varfėrinė e njė fshati si Bilaj, e ėma nė Shkodėr jetonte nė shtėpinė e vet, me njė pension tė mirė qė qeveria komuniste e Hoxhės ia kishte dhėnė si nėna e "Heroit tė Popullit". Kėshtu, kur u ndalua feja dhe u prishėn kishat e xhamitė, prifti i shkretė, tashmė pa asnjė burim jete, kishte marrė me vete librat e shenjtė, makinėn qė bėnte ostjet, kryqin e prarur tė kishės, kelshenjtėn me temjanin nė tė dhe ishte strehuar tek e ėma, qė ta ndanin bukėn bashkė.

    Arrestimi i dom Ndocit
    Por, a rrinte dom Ndoci pa ndjekur shartet e fesė? Nė asnjė mėnyrė! Kėshtu, fshehurazi, nė njė dhomė tė shtėpisė sė tė ėmės, sigurisht, me pėlqimin e plotė tė saj, prifti plak tashmė vazhdonte me "ēue meshė", me shoqet besnike tė nėnės sė tij. Por, natyrisht, edhe kjo punė e fshehtė ra nė vesh tė pushtetit, por dom Ndoci e kursyen sa kohė qė kishte tė ėmėn gjallė, sepse atė e kishte nxjerrė nė tribunė me raste festash vetė diktatori. Pra, sejmenėve tė tij shkodranė s'ua kishte mbajtur gjer atėhere t'ia preknin tė birin. Si vdiq e ėma, prifti plak mbeti keq. E, ndėrkaq, dikush fshehtas i ēonte diēka pėr tė ngrėnė. Ndonjė plakė guxonte tė shkonte tė rrėfehej pėr mėkatet e saj dhe i ēonte diēka nė bohēen e saj tė fshehur nėn xhaketė. Kėshtu vijonte tė rronte edhe prifti "sekret". Dhe, kur shkonte te varri i sė ėmės, sajonte diēka si kryq dhe ia vinte nė krye tė varrit. Aktivistėt e Frontit, qė nuk linin as tė vdekurit rehat, ia zhduknin kryqin. Atėhere dom Ndoci ia bėnte kryqin nėnės mbi varr me guralecė tė bardhė, mbedhur nė zallin e lumit Kir. Frontistėt e prishnin edhe kėtė lloj mozaiku, dom Ndoci e ndreqte pėrsėri, duke mos rreshtur nė tė njėjtėn kohė tė ēonte meshė e tė shpėrndante oste. Por, mė nė fund "zullumi" e mundi dhe sigurimi i vuri prangat. E dėnuan me burg dhe, nė njė ditė tė ftohtė dimri, e prunė nė burgun e Burrelit, drejt e nė dhomėn ku ndodhesha unė. Dom Ndoci ishte njė burrė i shkurtėr, fytyrėrrumbullakėt, flokėbardhė, me dy sy tė ėmbėl, ku dilte bukur nė shesh mirėsia e tij ėngjėllore. Nė asnjė rast nuk e pashė tė zemėrohej apo tė shfaqte shenjėn mė tė vogėl tė nervozizmit. Pėrkundrazi, ishte gjithmonė i butė, buzagaz dhe, kur fliste, nuk e ngrinte kurrė zėrin. Atij i pėlqente edhe shakaja dhe, kur fliste, nuk e ngrinte kurrė zėrin. Atij i pėlqente edhe shakaja dhe, kur ishte rasti pėr humor, ai qeshte me gjithė shpirt. Me sa duket, ai sikur ishte lindur enkas pėr t'u bėrė njeri i Zotit; i urtė, i bindur, fjalėpak, zėpak, i thjeshtė nė ēdo gjė, shumė i sjellshėm, mėshirėmadh, i gatshėm nė ēdo rast tė tė ndihmonte e tė shqetėsohej pėr hallet e tjetrit. Kam njohur nėpėr burgje e kampburgje shumė lloje njerėzish, por njė si ai nuk e kam ndeshur kurrė. Edhe ndėr klerikė. Siē kam thėnė mė parė, at Konradi ishte serioz dhe i ngrysur, gati si dhe dom Nikolla e at Gegė Luma, me njė trup si dom Ndoci; por ndėrsa ai e bėnte ferk hijen e malėsorit kokoroē, dom Ndoci ishte, nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, tamam "dele e Perėndisė". Jeta, pa ushtrimin e fesė, pėr tė nuk kishte fare kuptim. Ai vuante nė shpirt qė nuk e linin ta kryente kėtė, sepse e quante detyrėn e tij tė parė nė jetė. Ai jetonte, sikundėr mė rrėfehej, vetėm pėr t'i shėrbyer kishės, qė njerėzit tė afroheshin sa mė shumė me Zotin. Pėr tė, asgjė tjetėr nuk kishte as kuptim dhe as vlera. Dhe jetonte gjithnjė me shpresėn se do tė vinte prapė njė ditė, me gjalljen e tij, kur feja e Krishti do tė dilnin pėrsėri nė shesh, tė lirė nga ēdo pengesė, nga ēdo pėrndjekje. "Derisa feja e Zotit Krisht, qysh nė fillimet e saj, fitoi nė Romėn imperiale, qė ishte nė kohėn e vet njė superfuqi, si po thonė sot, nuk ka fije dyshimi se ajo prapė ka me fitue edhe mbi mbrapshtinė e sotme qė, si eklipsi i Diellit e ka errsue jetėn tonė. Eklipset vijnė e shkojnė, por kisha e Zotit mbetet e ka me mbetė deri sa t'jetė jeta e njerėzimi nė planetin tonė". Por edhe dom Ndoci, me gjithė shenjtninė e vet, domosdo, i kishte edhe ca dobėsi njerėzore, qė pėr ēdo qenie me mendje e shpirt janė tė kuptueshme. Kėshtu atij i pėlqenin gjellėt e mira, ndonjė qofte zgare, ndonjė copė proshutė ose ndonjė ėmbėlsirė. Dhe kur unė e ngacmoja nė kėtė drejtim ai pėrcillte pėshtymėn, mblidhte supet e buzėqeshte. S'kishte faj, i shkreti plak. Me atė lėtyrėn e burgut, kujt nuk i shkonte mendja te ndonjė kafshatė pėr tė qenė? Por posaēėrisht ai vdiste pėr kafe. Dhe kur qėllonte qė unė kisha,- o ma kishin sjellė shtėpia, o ma kishte huajtur ndonjė shok qė kishte bėrė takim me familjen,- ia bėja me sy dom Ndocit, nxirrja filxhanėt e xhevzen, bėja njė flakė me gazetėn "Zėri i Popullit", duke e kthyer kėtė nė njė si tub a pishtar tė ndezur dhe e zienim atė ēikė kafe, pėr tė cilėn na kishte marrė malli fort tė dyve: ai si qelfli i madh i saj, por edhe unė, pėr mė tepėr si duhanxhi i madh. Se, a nuk thotė turku:"Kafja pa duhan, si turku pa imam?"

    Ēfarė mė thoshte dom Ndoci
    E ngacmoja nga pak dom Ndocin pėr punė teologjike, sidomos pėr trininė e shenjtė. Apo pėr filozofinė e teoricienėve tė mėdhenj tė filozofisė kristiane, si kam theksuar mė lart, shėn Agostinin dhe shėn Tomėn. Por plaku i shenjtė kishte harruar shumė. Dhe duke mė dėgjuar pėr kėtė punė, ai ēuditej se si ishte e mundur qė i dija punėra tė tilla dhe kisha mbetur ende pa u bėrė i krishterė. Ishte qartė se ai e perceptonte botėn vetėm me njė ngjyrė, vetėm nėn njė flamur, atė tė kristianizmit. U ndamė me dom Ndocin kur unė u lirova dhe e lashė atė nė burg. Por ndryshe nga shumė pleq tė tjerė, me tė cilėn nuk pata fatin tė takohesha pėrsėri, tashmė jashtė burgut, pa shiko…! Me dom Ndocin u takuam prapė, nė cep tė njė lulishteje tė Shkodrės, fare rastėsisht. U pėrqafuam me mall e dashuri dhe ai mė porositi qė tė kem kujdes se "komunistat janė shumė tė poshtėr, ata tė fusin prapė nė burg, pa ba asnji faj!" Dhe vėrtetė mua mė internuan pas pak, me gjithė familje, pėr pesė vjet, dhe nuk e pashė mė atė plak tė mirė".

    (vijon nesėr)

    nga GSH.

    ------

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •