Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Besim Krasniqi mbi " Programin kombretar te LDK-s"

    12.05.2003 - Trepca.net


    Programi politik e kombėtar i Dr. Ibrahim Rugovės tė jetė themel i mendimit tonė politik !


    ----------------------------------------------------------------


    10 maj 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI

    Si njeri intelektual, si ish - i burgosur politik i viteve tė 90-ta, si krijues publicistik e analitik dhe i angazhuar politikisht nė mėnyrė publike pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, gjithnjė nė bazė tė pėrcaktimeve politike tė shumicės sė popullit shqiptar tė Kosovės, pa pretendime pėr ndonjė post politik nė ēfarėdo instance tė organizimit institucional tė shtetit tė Kosovės apo tė ndonjė subjekti politik, dhe duke qenė vazhdimisht i preokupuar me rrjedhat politike para, gjatė dhe pas luftės nė Kosovė, opinionit tonė tė brendshėm dhe tė jashtėm, nėpėrmes publikimeve tė mia, i kam ofruar pikėpamjet e mia politike, pėr t'i kontribuar drejtė organizimit politik tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi, pėr realizimin e njė qėllimi tė pėrbashkėt tė shqiptarėve tė Kosovės, qė siē dihet tashmė ėshtė Pavarėsia e Kosovės!

    Nė kėtė kontekst, tendencave tė ndryshme manipuluese me opinionin tonė tė brendshėm dhe tė jashtėm tė disa individėve tė specializuar pėr propagandė dhe agjitacion si dhe tė disa grupeve politiko-ushtarake rreth statusit politik tė Kosovės rrespektivisht rreth ardhmėrisė politike tė shqiptarėve nė trojet e veta etnike mendoj se atyre duhet:

    - (ri)pėrsėritur pozicionin politik tė dr.Ibrahim Rugovės dhe LDK-sė, emra kėto me tė cilat po shėrbehen keqas individė dhe grupe tė lartėpėrmendura pėr interesa tė ngushta vetiake dhe grupore, e qė nė fakt nuk kanė pėr qėllim mbėshtetjen e interesave politike tė qytetarėve shqiptarė tė Kosovės dhe trojeve tjera etnike;
    - (ri)kristalizuar shkaktarėt e armiqėsisė sė UĒK-sė me dr.Rugovėn dhe LDK-nė;

    - (ri)qartėsuar pozitėn e vėshtirė tė LDK-sė nė tė cilėn po e vejnė qarqe tė ndryshme individėsh dhe grupe ilegale ekstremiste nė rrugėn e saj drejt realizimit tė programit tė saj politik;

    - si dhe duhet shprehur interesat e armiqve tė Kosovės nė dėshtimin e filosofisė politike tė dr.Rugovės dhe LDK-sė drejt pavarėsisė sė Kosovės.


    LDK-ja i dha Kosovės identitet politik

    Themelimi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) dhe zgjedhja e njėrit ndėr intelektualėt e guximshėm tė kohės, dr.Ibrahim Rugovės pėr kryetar tė saj, pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės sė robėruar dhe tė shkelur ka qenė akti i parė historik drejt realizimit praktik tė programit politik tė shqiptarėve tė Kosovės pėr ēlirim dhe mėvetėsim tė Kosovės nga okupimi qindravjeēar serbosllav. Pra, ky akt historik ėshtė edhe i ashtuquajturi "fati historik", i cili i priu shqiptarėve tė Kosovės drejt faktorizimit politik tė shqiptarėve tė Kosovės nė instancat mė tė larta ndėrkombėtare dhe daljes sė emrit tė Kosovės nga anonimiteti i pafund, ku e kishte futur politika margjinalizuese e antishqiptare e jugoserbisė titiste e millosheviqjane!

    E veēanta e kėtij "fati historik" tė shqiptarėve tė Kosovės ėshtė se pėrkundėr ekzistimit tė shtetit zyrtar shqiptar "nėnės Shqipėri" dhe propagandės trilluese e trumbetuese pėr kinse interesimin e Tiranės zyrtare pėr vuajtjet e "vėllezėrve tė Kosovės", tragjedia, dezintegrimi dhe sakrifikimi i shqiptarėve tė Kosovės nuk kishte tė ndalur, prandaj edhe themelimi i LDK-sė gjeti mbėshtetjen e shqiptarėve anembanė Kosovės si njė lėvizje mė e rėndėsishme politike e shqiptarėve qė nga periudha e Lidhjes sė Prizrenit e kėndej.
    Nė anėn tjetėr, programi i prezentuar politik i LDK-sė nė kohėrat mė kritike, i pėrpiluar nga intelektualėt shqiptarė tė kohės, kuptohet nėn patronatin e dr.Ibrahim Rugovės, ishte program i tillė politik qė pėrputhej decidivisht me vullnetin e shqiptarėve tė Kosovės pėr ēlirim dhe ndarje pėrfundimtare nga shteti artificial jugoserb, dhe se ishte program kombėtar i cili pavarėsinė e Kosovės haptazi e vinte nė rend tė parė, si zgjidhje e cila do t'i kėnaqte synimet politike tė qytetarėve tė Kosovės pas mė se tetėdhjetė vite tė rėnda e plot sakrifica.

    Ky program politik e nacionalist ėshtė edhe themeli i mendimit politik tė shumicės sė shqiptarėve tė Kosovės, dhe kjo argumentohet me vetė faktin se tė gjitha subjektet politike shqiptare nė Kosovė pavarėsinė e Kosovės e proklamojnė si pika mė esenciale e programeve tė tyre partiako-politike, edhe pse shumė nga kėto subjekte politike opcionin pėr pavarėsinė e Kosovės e pėrdorin si "alibi" pėr tė mbijetuar nė skenėn e pluralizmit politik tė Kosovės.
    Nė fund tė fundit, cili shqiptar i Kosovės do tė pranonte tė anėtarėsohej nė ndonjė parti tjetėr politike, nėse ajo parti politike nuk e parasheh pavarėsinė e Kosovės si zgjidhje tė vetme e tė drejtė politike pėr Kosovėn!?

    Nuk do tė shfrytėzojmė kohėn kėtu duke i pėrmenduar meritat politike tė LDK-sė dhe tė dr.Ibrahim Rugovės (edhe pse ndoshta do tė duhej ripėrsėritur ato merita pėr hir tė disa "harrestarėve" tė taborreve tjera politike), por janė pikėrisht veprimtarėt e LDK-sė anembanė botės dhe kryetari i Kosovės dr.Ibrahim Rugova tė cilėt nė mėnyrėn mė dinjitoze artikuluan vullnetin tonė politik brenda kancelarive tė politikanėve mė tė njohur dhe mė tė fuqishėm tė politikės ndėrkombėtare, e qė nė fjalorin politik kjo quhet internacionalizim i ēėshtjes sė Kosovės, rėndėsinė e sė cilės po tentojnė ta zhvlerėsojnė kundėrshtarėt politik tė LDK-sė pėr hesape tė veta politike.
    Me internacionalizimin e ēėshtjes sė Kosovės fillon edhe njohja e bashkėsisė ndėrkombėtare me identitetin politik tė Kosovės, identitet ky i humbur nėpėr peirudha tė rėnda kohore pėr shqiptarėt.

    Dr.Ibrahim Rugova dhe LDK-ja mbetėn edhe sot e kėsaj dite sinonim i njė politike tė urtė, tė menēur, largpamėse dhe kombėtare, me tė cilėn i janė kundėrvėnė represionit dhe dhunės serbe, pa e pėrjashtuar asnjėherė mundėsinė pėr rezistencė aktive, por njė mundėsi e cila nuk ėshtė proklamuar asnjėherė publikisht, sepse vetė pėrcaktimi i LDK-sė ishte pėr njė politikė aktive nė kuadėr tė instancave tė larta tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe kjo politikė e "butė" apo siē kanė dėshirė ta quajnė kundėrshtarėt e LDK-sė "politikė pacifiste", afronte qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes politike pranė "ēėshtjes sė Kosovės"!

    Ndėrsa, sa i pėrket pėrgaditjeve dhe organizimit tė rezistencės sė armatosur nga ana e LDK-sė, do tė ishte mė e udhės tė flasin e tė shkruajnė publikisht ata qė ishin nė kuadėr tė kėtyre organizimeve siē ishin Bujar Bukoshi, Rexhep Gjergji, Anton Kolaj, Jonuz Tėrstena, Sheremet Ahmeti, Hajzer Hajzeri, Hafiz Gagica dhe shumė bashkėpuntorė dhe figura tjera politike tė LDK-sė, nė mėnyrė qė tė mos i jepet rasti propagandės majtiste tė kritikojė LDK-nė me terma bajate sikurse ky pėr "politikėn pacifiste" tė LDK-sė rreth zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės!


    Taborri LPK-ist armiqėsoi UĒK-nė me LDK-nė

    Kundėrshtari mė destruktiv i politikės sė dr.Ibrahim Rugovės dhe i LDK-sė gjatė tėrė periudhės sė ekzistimit tė LDK-sė si subjekt politik i shqiptarėve, brenda dhe jashtė Kosovės u tregua LPK-ja (Lėvizja Popullore e Kosovės), ish-LPRK (Lėvizja Popullore pėr Republikėn e Kosovės), e cila programin e saj politik e mbėshteste tek krijimi i Republikės sė Kosovės dhe bashkimi i saj me Shqipėrinė, por qė nė fakt, pėr shkak tė ideologjisė enveriste e staliniste tė cilėn e shprehnin me pankarta dhe fotografi tė postulateve tė kėsaj ideologjie antidemokratike, protestat e tyre nuk nėpėr rrugėt e shteteve tė perėndimit nuk gjetėn pėrkrahjen e qendrave tė vendosjes, kėshtu qė edhe efekti i kėsaj "veprimtarie" tė LPK-sė nė perėndim le qė nuk shkonte nė dobi por edhe i bėnte dėm ēėshtjes sė Kosovės, sepse diplomacia ndėrkombėtare nuk e dėshironte edhe njė "republikė komuniste" nė Ballkan.

    LPK-ja tashmė e margjinalizuar nga programi politik dhe veprimtaria aktive politike e LDK-sė, e cila vepronte politikisht nė Kosovė (mė vonė edhe jashtė Kosovės), sikur e harroi Serbinė si shkaktare e dhunės dhe terrorit kundėr shqiptarėve dhe iu kthye luftės politike kundėr LDK-sė dhe liderit tė saj dr.Rugovės, i cili ishte njėkohėsisht njihej edhe si lider i mbarė shqiptarėve tė Kosovės nga shqiptarėt e Kosovės dhe bashkėsia ndėrkombėtare.
    Loja e LPK-sė dhe simotrave tė saja me emrat e lavdishėm tė dėshmorėve tė Kosovės dhe keqpėrdorimi i emrave tė tyre pėr t'a pėrfocuar imazhin e partisė sė caktuar politike apo tė liderėve tė caktuar politik duhet tė marrin fund njėherė e pėrgjithmonė, sepse asnjė shqiptar nuk i beson mė atyre qė tentojnė tė ngrisin karrierėn e tyre politike shumė shpejt dhe nė mėnyrė jodinjitoze. Aty edhe filloi armiqėsia e imponuar e UĒK-sė me LDK-nė dhe kreun e saj politik, qėllim ky i paraparė me kohė nga LPK-ja e margjinalizuar.

    Pastaj, ambiciet e LPK-sė pėr monopol politik dhe pushtet absolut si dhe pėrfaqsimi i interesave antikombėtare tė zyrtarėve tė Tiranės nėpėrmes saj, janė faktorėt primar qė ndikuan nė armiqėsimin e LDK-sė dhe tė dr.Rugovės me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), njė pjesė e sė cilės fatkeqėsisht udhėhiqej nga eksponentė tė lartė tė LPK-sė, tė lidhur ngushtė me "Sigurimin" (anti)shqiptar. "Sigurimi" dhe politika e Tiranės zyrtare e 97-tės i dha pėrkrahje tė plotė LPK-sė nė reklamimin e saj para opinionit si "Shtab i UĒK-sė" dhe nė luftė kundėr politikės sė dr.Rugovės dhe LDK-sė, duke i eliminuar edhe fizikisht pikėrisht ato figura politiko-ushtarake tė UĒK-sė qė nuk i takonin LPK-sė dhe ideologjisė enveriste, por qė pėrfaqsonin interesat e popullit shqiptar tė Kosovės brenda UĒK-sė.

    Viktimė e kėsaj lufte politike plotėsisht absurde padyshim ėshtė edhe koloneli Ahmet Krasniqi, i emėruar nga Bujar Bukoshi si Komandant i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės, vrasje kjo akoma e pasqaruar nga ana e drejtėsisė shqiptare. Ndėrsa pallavrave majtiste se kinse "LDK nuk e pėrkrahu UĒK-nė dhe luftėn" duhet pėrkujtuar se sot na bie tė dėgjojmė dhe tė lexojmė se "UĒK-ja ka dalur nga gjiri i popullit", atėherė dihet se edhe shumica e popullit shqiptar tė Kosovės e ka votuar Lidhjen Demokratike tė Kosovės nė tė gjitha zgjedhjet e lira, andaj edhe mund tė shprehemi lirisht se LDK-ja e ka pėrkrahur mė sė shumti UĒK-nė dhe luftėn e saj ēlirimtare, por ishin struktura tė caktuara politike qė e futėn pėrēarjen nė mes!


    Dr.Rugova dhe LDK-ja si "fajtorė kujdestarė"

    Pas ēlirimit tė Kosovės, pėrveq goditjeve tė brendshme qė kishte LDK-ja, sikurse ishte rasti i largimit tė nxituar tė Bujar Bukoshit (ky edhe ashtu politikisht i harxhuar) nga kjo parti politike, LPK-ja "revolucionare" nėpėrmes "degėve" tė saja politike, tė cilat i formoi nė mbarė territorin e Kosovės, e qė sot ato "degė" politike njihen si "parti tė dala nga lufta", me njė intensitet mė tė shtuar vazhdon aktivitetin e saj anti-Rugovė dhe anti-LDK, duke i krijuar procesit tė pavarėsimit pengesė pas pengese.

    Si rezultat i kėtij aktiviteti antikombėtar, dr.Rugova dhe LDK-ja (edhe nė liri) i humbi aktivistėt e saj tė devotshėm pėr pavarėsinė e Kosovės sikurse qė ishin Haki Ymeri, Ismet Rraci, Ukė Bytyēi, Smajl Hajdaraj, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Tahir Zemaj, Hasan Zemaj, Azem Delia e shumė aktivistė tjerė politik, por edhe pėrkrahės tė sė djathtės shqiptare siē ishin Bekim Kastrati, Besim Dajaku etj. Ndėrsa, nė kuadėr tė veprimeve politike, LDK-ja po sfidohet me opsione politike qė janė nė kundėrshtim me tė gjitha aktet historike tė krijuara me gjak, sikurse janė "Ballkania", "Shpallja e pavarėsisė pėr herė tė dytė", "Unioni i Kosovė-Shqipėri", pastaj "Moratoriumi i Pavarėsisė sė Kosovės" etj. fenomene kėto qė zbulojnė para opinionit fytyrėn e vėrtetė "tė degėve" tė LPK-sė, degė kėto me emra tė modifikuar demagogjikė dhe qė tregojnė pėr faktin se disa parti politike nuk kanė "Program politik kombėtar" por veprojnė sipas sygjerimeve tė Tiranės zyrtare dhe sipas tekeve lideriste tė liderėve tė tyre partiak. Kjo tregon edhe mjerimin adoleshent tė liderėve partiak, pėr mossuksesin e tė cilėve dr.Rugova dhe LDK-ja janė "fajtorė kujdestarė"!

    Andaj, si pėrfundim, duhet theksuar se ėshtė mė se e qartė se duke i bėrė dr.Rugovės dhe LDK-sė "luftė tė pakompromis" politike nė emėr tė kinse "pluralizmit politik", pa zgjedhur forma dhe mjete dhe pa menduar fare mbi barrėn e pėrgjegjėsisė historike qė bart me vete kjo luftė e shpallur politike, e gjithė kjo shkon nė harmoni tė plotė me interesat e skenarėve antishqiptarė dhe kundėr homogjenizimit tė klasės politike tė Kosovės nė drejtimin politik nė tė cilin janė nisur, kush mė herėt e kush mė vonė.

    Kosova ka nevojė si kurrė pėr lirinė e mendimit, pėr shumėsi mendimesh, pėr platforma tė shumėllojshme politike, pėr pluralizmin politik, por asnjė nga ato nuk guxojnė tė bien ndesh me "Programin Kombėtar" tė filosofisė politike tė dr.Rugovės dhe LDK-sė, program ky i pėrgjakur me gjakun e ideatorėve tė tij si Fehmi Agani, Adem dhe Hamėz Jashari, Latif Berisha, Gazmend Zajmi, Bajram Kelmendit, Ismet Rracit, Haki Ymerit, Sali Ēekut, Ukė Bytyēit, Smajl Hajdarajt si dhe me sakrificat e pashembullta tė dr.Ibrahim Rugovės, Mark Krasniqit, Idriz Ajetit, Alush Gashit, Kolė Berishės, Eqrem Kryeziut, Nekibe Kelmendit, Sabri Hamitit, Fadil Kryeziut, Fadil Feratit, Faruk Spahisė, Adem Salihajt, Aqif Shehut, Hysen Gėrvallės, Hafiz Gagicės, Donika Gėrvallės etj., por secili program i ri politik do tė duhet t'a ndihmojė pėrshpejtimin e procesit tė pavarėsimit tė Kosovės, duke mos rėnė nė kundėrshtim me principet themelore tė kėtij synimi politik, nė mėnyrė qė nė momentin e duhur politik (kjo padyshim varet nga rrethanat e ndryshme politike) tė mos dėshton ky finalizimi i njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės mu pėr shkak tė karrierizmit, liderizmit, inateve partiake qė vijnė nga prapaskenat e organizuara antishqiptare.

    Nė kėtė kontekst, nga individė dhe grupe tė reja e tė vjetra politiko-ushtarake shpresojmė tė vetėdijėsohen sa mė parė dhe t'i bashkangjiten karvanit tė pandalshėm dhe tė pandėrprerė tė pavarėsisė sė Kosovės, sepse nomenklatura politike tė cilėn e pėrkrahin ata, ka mbetur peng i "baballarėve" ideologjik dhe i bindjeve tė stėrvjetruara e kontradiktore kundruall vullnetit tė lirė politik tė popullit shqiptar tė Kosovės.



    --------

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TĖ KOSOVĖS

    Miratuar nė Kuvendin Themelues mė 23 dhjetor 1989

    Kriza e thellė shoqėrore, ekonomike dhe politike, nė tė cilėn gjendemi tash sa kohė para bashkėsisė shumėkombėshe hapi shumė dilema qė kanė tė bėjnė me egzistencen e saj tė mėtejshme. Nė opcion tashmė janė shumė programe dhe projekte qė mtojnė tė fitojnėlegjimitet nė Jugosllavi. Kjo larmi idesh, propozimesh e deri te programet me profile tė qarta politike tregon mė sė miri se pėr fatin e Jugosllavisė janė tė brengosur dhe tė preokupuar tė gjithė, dhe se, e ardhmja e saj mund tė garantohet po qe se pėr tė angazhohen tė gjitha subjektet e saj, pa iu rezervuar askujt e drejta qė tė flasė apo tė vendosė nė emėr tė tė tjerėve. Pra, Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, (nga anetaret e LDK-se, vrejtje e imja) ngase ajo ėshtė themeluar me vullnetin e lirė tė tė gjithėve, edhe me vullnetin e popullatės sė Kosovės ( per LDK-ne edhe regjimi ushtark i 12 shkurtit 1945 ka qen vullnet i popullit te Kosoves, vrejtje e imja) dhe se pėr ēdo rregullim tė ri tė federatės ėshtė e drejtė imanente qė tė tė vendosin lirisht edhe qytetarėt e kosovės.
    Fakti qė kriza e thellė dhe e gjithanshme qė po e rėndon vendin dhe qė mė fuqimisht e me pasoja mė tė rėnda po shprehet nė Kosovė, kėrkon kthesa radikale nė fushėn ekonomike, shoqėrore e politike, se ajo mund tė pėrballohet e tė tejkalohet vetėm me angazhimin dhe veprimin e tė gjitha forcave subjektive e tė potencialeve krijuese dhe se ky angazhim nuk ėshtė i mundur nė kuadėr tė monizmit politik dhe tė monopolit njė partiak, ne tė nėnshkruarit morėm iniciativėn qė tė formojmė: Lidhjen Demokratike tė Kosovės si shoqatė pėr veprim shoqėror-politik e kulturor tė gjithė atyre qė miratojnė orientimet programore tė Lidhjes Demokratike dhe intencat e saj.

    1. Lidhja Demokratike e Kosovės (nė tekstin e mėtutjeshėm LDK) angazhohet pėr reformat ekonomike e shoqėrore qė synojnė daljen sa mė tė shpejtė nga kriza dhe zhvillimin mė tė shpejtė ekonomik tė vendit. Pėr kėtė qėllim LDK angazhohet pėr ekonomi tė tregut, forma tė ndryshme tė pronėsisė, pėr treg modern dhe pėr pėrjashtimin e ndėrhyrjes jokompetente tė politikės nė ēėshtjet ekonomike (nga orientimi i pakriter i investimeve e deri te caktimi i kuadrit drejtues nė ekonomi), gjė qė kishte dhe ka pasoja tė dėmshme.
    Kosova, pėrkundėr potencialeve njerėzore dhe natyrore, ėshtė krahina ekonomikisht mė e prapambetur dhe me papunėsi mė tė madhe. Prapambetja ekonomike dhe papunėsia janė forma permanente tė krizės. Lidhja Demokratike e Kosovės vlerėson se pikėrisht prapambetja ekonomike dhe papunėsia janė problemet kryesore tė Kosovės dhe pėrpiqet pėr pėrballimin dhe tejkalimin e tyre. LDK pėrpiqet pėr stimulimin e iniciativave dhe tė angazhimeveinvestive, pėr racionalizimin dhe modernizimin e prodhimit, pėr rekonstruksione e orientime prodhuese dhe jo pėr falimentime dhe shuarje tė nxituara tė organizatave ekonomike; angazhohet pėr tė drejtėn e barabartė tė secilit nė punė varėsisht nga aftėsitė, angazhohet kundėr privilegjeve nė kėtė lėmė nė baza regjionale, kombėtare ose tė tjera.
    Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėrshfrytėzimin e tė gjitha potencialeve dhe mundėsive tė brendshme pėr zhvillimin ekonomik tė Krahinės; angazhohet pėr politikė sociale, siē ndodh nė tė gjitha shtetet moderne dhe pėr solidaritet tė tė zhvilluarve ndaj tė pazhvilluarve.

    2. Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėr njė Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe pėr reformėn e sistemit politik nė kėtė drejtim.
    LDK angazhohet pėr demokrci, qė do tė sigurojė barazinė e plotė juridike e politike tė tė gjithė qytetarėve, tė individit, tė dinjitetit dhe tė pronės sė tij, pavarsisht nga pėrkatėsia kombėtare, gjinore apo fetare; angazhohet pėr shtetin juridik,qė respekton kushtetutėn dhe ligjin e pėrjashton arbitraritetin politik dhe pushtet mbajtės. Angazhohet pėr pluralizėm politik qė shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme e mundėson garėn e koncepcioneve dhe tė opcioneve politike tė ndryshme
    dhe pėr sistem shumėpartiak, angazhohet pėr mbrojtjen e plotė dhe zgjėrimin e lirive tė njeriut e tė qytetarit, pėr tė drejten e mendimit dhe tė shprehjes sė lirė, pėr lirinė e fjalės, tė shtypit e tė organizimit politik; angazhohet pėr gjyqet e pa varura dhe pėr pėrjashtimin e varėsisė sė individit, tė ndjekjes dhe tė ndėshkimit politik tė gjyqtarėve. Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėr zhvillimin e raporteve demokratike nė federatė, duke e kuptuar atė si bashkėsi tė subjekteve tė barabarta tė republikave dhe tė krahinave, si bashkėsi tė qytetarėve dhe tė nacionaliteteve tė barabarta. Pra, angazhohet pėr federatė moderne, e cila do tė mundėsojė barazinė e nacionaliteteve, tė republikave dhe tė krahinave, pėr sistemin parlamentar nė bazė tė sė drejtės sė votimit tė lirė, tė drejtpėrdrejtė e tė pėrgjithshėm, pėr Kuvend Federativ tė pėrbėrė nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarėve. Angazhohet pėr vendosjen me konsensus pėr tė gjitha ēėshtjet e rėndėsishme tė vendit.
    Lidhja Demokratike e Kosovės do tė angazhohet pėr zgjėrimin e kanaleve demokratike institucionale, nė drejtim tė riafirmimit dhe tė afirmimit tė mė tutjeshėm tė individualitetit tė Kosovės dhe tė poztės kushtetuese, duke e kuptuar Kosovėn gjithherė si bashkėsi tė qytetarėve dhe nacionaliteteve tė barabarta. Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėr afirmimin e subjektivitetit shoqėror politik e kulturor tė shqiptarėve dhe pėr tė drejtėn e tyre qė, varėsisht nga mundėsitė qė u ofrojnė numri, pėrqendrimi e shkalla e zhvillimit, nė mrrėveshje me popujt me tė cilėt jetojnė bashkėrisht, tė shfrytėzojn[ format e kontituimit politik e juridik qė do tė afirmonon barazinė e tyre.

    3. E vetėdijshme pėr faktin qė bashkėpunimi, mirėkuptimi, miqėsia dhe solidariteti i popujve janė rezultat dhe frytet mė tė rėndėsishme tė civilizimit, kurse grindjet dhe armiqėsitė janė ftkeqėsi e tyre e madhe, LDK do tė angazhohet vendosmėrisht pėr zhvillimin e miqėsisė dhe tė bashkėpunimit tė gjithanshėm tė tė gjithė popujve nė Kosovė, nė Jugosllavi dhe nė botė.
    Barazia e plotė pėrbėn edhe parakushtin qenėsor tė miqėsisė dhe tė bashkėpunimit tė popujve. Prandaj, LDK pėrpiqet pėr barazi tė plotė kombėtare nė Jugosllavi e nė Kosovė. Ajo do tė punojė pėr afirmimin e vetėdijes se Kosova ėshtė e gjithė atyre qė jetojnė nė tė:
    -se shqiptarėt, malazezėt, serbėt, turqit dhe tė tjerėt historikisht dhe aktualisht e kanė Kosovėn tė tyre dhe bashkėrisht duhet ta zhvillojnė dhe ta pėrparojnė;
    - sejeta nė miqėsi ėshtė bazė e mirėqenies dhe e lumturisė sė popujve;
    - se shumėsia e kulturave dhe traditave, e kuptuar drejt, ėshtė pasuri;
    - se bashkėpunimi dhe miqėsia e popujve janė tė pa mundshme pa njohjen, mirėkuptimin dhe respektimin e kulturave dhe tė traditave tė qenieve dhe tė interesave tė njėri-tjetrit.
    Lidhja Demokratike e Kosovėsdo tė luftojė kundėr ēdo qėndrimi ose pikėpamje tė pabarazisė. Ajo veēmas do tė angazhohet:
    - kundėr ēdo privilegji ose diskriminimi kombėtar;
    - kundėr koncepteve mbi popujt autoktonė e shtetformues dhe popujve tė prezencės sė rastėsishme e margjinale;
    - kundėr ēdo shovinizmi dhe hegjemonizmi;
    - kundėr manipulimeve nacionaliate e burokratike me ēėshtjen kombėtare. Lidhja Demokratike E Kosovės pėrpiqet pėr barazinė e plotė tė nacionaliteteve nė Jugosllavi. Ajo angazhohet pėr zhvillimin e gjthanshėm kulturor tė tė gjithėve, pėr arsimim tė plotė nė gjuėn amtare nė tė gjitha shkallėt e shkollimit; pėr ruajtjen e pozitės dhe tė dinjitetit moral e material tė shkollės; pėr kultivimin e gjuhės amtare dhe barazinė e saj nė komunikim publik dhe nė administratė; angazhohet pėr kultivimin e lirė e tė barabartė tė traditave kulturore e historike,pėr pėrdorimin e simboleve kombėtare dhe tė kremtimit me dinjitet tė festave kombėtare pėr tė drejtėn dhe mundėsinė qė ēdo popull tė shfrytėzojė rezultatet pozitive tė krijimtarisė sė vet kulturore dhe shpirtėrore kudo qė krijohen. nė kėtė drejtim duhen zhvilluar edhe mė tutje institucionet qė merren me studimin dhe kultivimin e kulturės, tė traditės dhe tė shprehjes sė lirė tė individualitetit kombėtar tė tė gjithėve nė Kosovė dhe Jugosllavi.
    4. Lidhja Demokratike e Kosovės pėrpiqet pėr tė vėrtetėn pėr Kosovėn, duke luftuar kundėr dezinformatave e shpifjeve, kundėr pėrpjekjeve q[ ēėshtjet e sotme tė Kosovės tė paraqiten e pėr to tė flitet vetėm me terma diskualifikuese, pa u parė ato nė tėrėsinė dhe kompleksitetin e tyre. Ajo ėshtė kundėr represioneve e rikonstruksioneve si zgjidhje tė problemeve, ėshtė kundėr imponimit tė pseudoproblemeve pėr t'u mbyllur problemet e vėrteta,ėshtė kundėr gjendjeve dhe masve tė jashtėzaknshme, kundėr izolimeve e kundėr proceseve politike si dhe angazhohet pėr lirimin e tė burgosurve politikė. Angazhohet, pra, pėr dialog kontruktiv e mirėkuptim tė ndėrsjellė dhe kundėr diskualifikimeve dhe etiketimeve tė ēdo mendimi ose kėrkese qė ndryshon nga ajo zyrtare e njė partie.
    5. Lidhja Demokratike e Kosovės do tė angazhohet pėr ruajtjen e mjedisit dhe tė burimeve natyrore. Asnjė brez nuk ka tė drejtė qė pa nikoqirllėk t'i shfrytėzojė ato qė duhet t'u takojnė brezave tė tjerė.


    Nė Prishtinė, mė 23 dhjetor 1989.

    Marrė nga libri Ē'THONĖ DHE Ē'KĖRKOJNĖ KOSOVARĖT faqe122 deri 126 botuar nė gusht 1990 Tiranė.


    **********************************************
    BRARI
    Pa lexoje ket programin e LDK-se perime e jo ata qfar duhet te jet siq ka dasht ta shof autori i keti shkrimi i gjori Besim!

    Vetem lexoje njinjiher se sa jan mundue te gjoret ta mbroin nji Jugosllavi te pshurrt me nder me than!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 13-05-2003 mė 07:18
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Llapi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ja psh.edhe disa pjes te programit te LDK-se


    Nė Programin e LDK-sė tė nėnshkruar
    nga Ibrahim Rugova, mė 4
    gusht 1990, nė fillim tė pikės se
    dytė shkruan: “Lidhja
    Demokratike e Kosovės
    angazhohet pėr Jugosllavi
    demokratike, federative ose
    konfederative dhe pėr reformėn
    e sistemit politik nė kėtė
    drejtim”.
    *************

    Ose shiqone se qfar teksti e pat pregadit LDK-ja per
    referendumin me 1991 per "Pamvarsi" qe aq shum thirret ne te!

    *************

    “A jeni pėr Rezolutėn e
    Kuvendit tė Republikės sė
    Kosovės pėr shpalljen e
    Kosovės si shtet Sovran dhe tė
    pavarur me tė drejtė pėr pjesėmarrje
    konstituive nė lidhjen e shteteve
    – republikave sovrane (nė
    Jugosllavi)?
    “PO” “JO”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 13-05-2003 mė 07:44
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Llapi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    LLapi.. programet e LDK ne 1989 kur Kosova ish nen tanket Serbe jane shume here ma te perparume e ma te guximshme se Moratoriumi qe ti Me Thaqin po na tregoni sot me 2003-shin.

    Pra 15 vjet ma pare LDK ka kerkue ate qe Populli e kish andrrue e athere ti mor LLAP me Komisaret e tu ishit dashuru ne Kolkozet Ruse.


    LLap a ti ka prue Njomza me Hashimin do EURO qe i paten teprue pi Hotellit Te Sllovenise me qense Lima shkoj ne Hag para kohe e me ato pare blej ti do gazeta Epoka e medicin..
    Llap nuk ka me shkue populli nen Serbi edhe pse ki qef ti me Thaqin e Jakupin...e ilir Meten.

  8. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BRARI
    Ka nis me te hup rruga per oborr krejt!
    Po a per me mbet nen serrbi paskum lufte ne ore burr !!
    Po a ta merr menja ty me te vertet qe ne qe luftuam kem qef me shkue populli nen serbi siq po thuati ore njeri!

    BRARI
    Kur nuk ke argumente e nuk din me mier eshte me hesht se me shkarravit qfar paske ber ti ore burr i botes.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Llapi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Postuar mė parė nga Llapi
    BRARI

    Po a per me mbet nen serrbi paskum lufte ne ore burr !!
    Po a ta merr menja ty me te vertet qe ne qe luftuam kem qef me shkue populli nen serbi siq po thuati ore njeri!

    Llapi,

    Nje thenje e popullit thote, "Aty ku ka tym, nuk ka zjarr."

    Kjo thenje me ben te besoj gjithnje qe e gjitha qe beni dhe keni bere eshte asgje me teper se tym.

    Jo vetem ti ketu ne Forum, por edhe kur ne jeten e perditshme takoj njerez te sojit tend, te gjithe jeni te njejte, vetem me "tymin' merreni.


    Ti Llapi, vazhdo e nderroje programin e LDK-se, program i cili ju prishi shume planet e juaja famekeqe.

    Tash te ka ardh koha te ulerosh, nderroje sido qe ta do mendja dhe te konvenon. Na keni gjete vertete te gjore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arb : 16-05-2003 mė 20:31
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Arb pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ARB

    Po qfar programi ndrrova une ore njeri?!
    Qe nuk ke dasht te dish se qfar programi ka LDK-ja une nuk te kam faj aspak!!!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Llapi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #8
    i/e regjistruar Maska e skajkingdom
    Anėtarėsuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    Dinoshė, Malėsi e Madhe, Shqipėri
    Postime
    41

    ???

    Unė mendoja se thėnia popullore ėshtė pikėrisht "Ku ka tym, ka edhe zjarr"...

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar skajkingdom pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja – emra historik qė u prijnė shqiptarėve drejt pavarėsisė sė Kosovės


    ----------------------------------------------

    25 maj 2003 / Shkruan : Besim KRASNIQI

    Edhe pėrkundėr asaj se faktet historike dhe ato mė tė reja mbi meritat politike tė dr.Rugovės dhe LDK-sė rreth zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjes sė Kosovės nuk do tė mund tė pėrfshiheshin nė njė artikull apo nė njė libėr tė vetėm, por meqė disa provokatorė, bile edhe mjeranė politikė e inatēorė tė cilėt kėrkojnė " qime nė vezė ", me qėllim jo pėr t'u marrė me ta, por me dėshirė qė lexuesit tonė t'i japim disa sqarime rreth reagimit tė z.Brahim Halimit nė shkrimin tim botuar nė gazetėn kombėtare "Bota sot" si dhe nė faqe elektronike tė "Trepēa.net" tė datės 20.05.2003 me titull: "Programi politik e kombėtar i Dr. Rugovės tė jetė themel i mendimit tonė politik", po i kthehemi temės nė fjalė pėr t'i pėrshkruar edhe njėherė faktet tona mbi atdhetarizmin dhe largpamėsinė e deritanishme politike tė dr.Rugovės dhe mbi rėndėsinė historike tė formimit dhe aktivitetit politik e kombėtar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė arritjen e cakut politik tė shqiptarėve - Pavarėsisė sė Kosovės. Andaj, pėr nxitjen e shtjellimit tė mėtejmė tė kėsaj teme, e "falėnderoj" reaguesin dhe tė gjithė ata qė qėndrojnė pas "reagimit" tė tij spekulativ dhe sipas tė gjitha gjasave qėllimkeq.


    Nė kohėn e represionit serbosllav nė Kosovė, i cili ishte nė rritje e sipėr, si dhe me anė tė eliminimit tė atyre pak tė drejtave kulturore dhe juridike qė i kishin shqiptarėt (suspendimi i dhunshėm i statusit federal tė Kosovės nga ana regjimit fashizoid tė Serbisė) shqiptarėve tė Kosovės do t'iu imponohet njė veprim i pashtyeshėm politik.

    Nė ato kushte tė rėnda robėrie, intelektualė tė njohur tė kohės inicuan dhe themeluan Lidhjen Demokratike tė Kosovės, qė sipas idesė sė atėhershme do tė shėrbente, ndėr tė tjera, edhe pėr mbajtjen e drejtpeshimit politik tė shqiptarėve, tė cilėt deri nė atė kohė vepronin mjaft tė pėrēarė nė grupe tė vogla (tė dashuruara marrėzisht nė diktatorin Enver Hoxha dhe "bashkim-vėllazėrimin" me jugosllavėt), por vazhdimisht tė dekonspiruara nga vetė anėtarėt e atyre grupeve, tė cilat veprime ishin pa ndonjė ndikim efektiv nė sferėn dhe rrjedhat e politikės vendore dhe asaj ndėrkombėtare kundrejtė ēėshtjes sė Kosovės. Identiteti politik i Kosovės i asaj kohe mund tė pėrshkruhet kėshtu: autonomia e shkatėrruar e Kosovės, veprimtaria e grupeve tė vogla marksiste-leniniste, veprimtaria e disa tė vetėquajturėve "liderė politikė", e qė nė tė vėrtetė ishin bijė tė komunistėve projugosllavė, tė cilėt pėrmes subjekteve tė tyre (UJDI-t, etj.) proklamonin akoma bashkim-vėllazėrimin si zgjidhje reale politike pėr shqiptarėt e Kosovės, gjė qė pėrputhej plotėsisht me politikėn antishqiptare tė Serbisė okupatore. Pra, mund tė themi lirshėm se Kosova ishte nė rrugė tė sigurtė drejt futjes sė plotė dhe pėrfundimtare tė saj brenda tutelės sė politikės gllabėruese serbosllave dhe sllavizimit tė saj pėrfundimtar!

    Duke qenė vazhdimisht nė rrjedhat politike qė vendosnin pėrfundimisht mbi fatin e ardhshėm politik tė Kosovės, intelektualėt e Kosovės nuk qėndruan pėr asnjė moment indiferentė, por pėrkundrazi iu qasen nismės sė lartėpėrmendur politike, duke e zgjedhur kolegun e tyre tė fushės sė letėrsisė dr.Ibrahim Rugovėn pėr kryetar tė Lėvizjes gjithėpopullore me emrin Lidhja Demokratike e Kosovės, edhe pse mė parė ky post udhėheqės iu kishte ofruar disa "akademikėve tė pavarur " tė cilėt pėr shkaqe "intelektuale" e kishin refuzuar kėtė post, por edhe pėr shkaqe tė ruajtjes sė privilegjeve qė i gėzonin nė shoqėrinė e atėherėshme kosovare.


    Kjo ėshtė njėra nga sakrificat personale tė dr.Rugovės i cili jo vetėm qė pranoi njė rol tė vėshtirė udhėheqės kur kihen parasysh rrethanat e rrezikshme tė kohės kur bėhėj rrėnimi me tankse tė autonomisė sė Kosovės (1989/90), por edhe mėtej u mbeti besnik parimeve, programit politik tė LDK-sė si dhe deklaratave tė tij pėr realizimin e aspiratės sė shqiptarėve tė Kosovės pėr shtet tė pavarur, fillimisht pėr Republikėn e Kosovės si shtet pėrbėrės i konfederatės asimetrike qė diskutohej nė atė kohė, e mėpastaj pas mbajtjes sė Referendumit tė vitit 1991 tė ndėrtimit tė opcionit pėr pavarėsinė e plotė tė Kosovės nga ato kombinime politike tė cilat pėr fat nuk u realizuan kurrė.

    Nėse i rilexojmė dhe rikujtojmė deklaratat e disa liderėve tė vetėquajtur politikė tė Kosovės, do tė hasim nė deklarata vazhdimisht konfuze, tė papėrgjegjshme, labile dhe tė ndryshueshme nga njėra-tjetra nga frika, sikurse thotė populli " nuk u rrahte kurrė sakica nė njė vend ", tė cilat jo vetėm qė i sillnin dėm proceseve politike nė vijim por me qasjet e tyre tė mbrapshta i ngrisnin tensionet politike brenda skenės politike tė Kosovės. Kėto devijime tė tyre politike dhe mospėrkrahja e tyre e opsionit tė LDK-sė e bėjnė dr.Rugovėn edhe mė tė pranueshėm politikisht pėr dallim nga kėta politikanė tė cilėt i ndėrronin mendimet dhe opcionet e tyre mė shpesh se kėmishat e veta.

    Nė kohėn e shtetrrethimit ushtarak tė Kosovės nga ana e Serbisė, filloi edhe pėrzėnia e shqiptarėve nga vendet e tyre tė punės; nga Radiotelevizioni i Kosovės, nga Rilindja, nga arsimi i fillorė, i mesėm dhe ai i lartė shkollor, nga fabrikat dhe uzinat e mėdha etj., ku vetėm brenda 6 muajve u hudhėn nė rrugė mbi 130 punėtorė , e ē'ėshtė mė e rėndėsishme pėr t'u theksuar ėshtė se me kėto pėrjashtime nga puna u arrit edhe shkatėrrimi i forcave policore tė Kosovės, ku shumica ishin shqiptarė tė Kosovės, qė konsideroheshin si mbrojtja e vetme e qytetarėve civilė tė Kosovės nė rast tė eskalimit tė dhunės me pėrmasa tė mėdha, sikurse edhe ndodhi nė vitin famėkeq tė 1998-tės.

    Nė anėn tjetėr shqiptarėt e Kosovės ballafaqoheshin me njė armatė policėsh dhe ushtarėsh tė armatosur deri nė dhėmbė, e pėrzier edhe me polici dhe ushtri sllovene, boshnjake, kroate e maqedonase, dhe me njė pėrkrahje minimale nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare rreth " ēėshtjes sė Kosovės ", gjė qė i ka shtyrė padyshim udhėheqėsit e LDK-sė (pėr shumė vite ishte Lėvizje gjithėpopullore) tė pėrcaktohen vendosmėrisht pėr rezistencė aktive, por pėr momentin vetėm me mjete politike paqėsore. Kjo ėshtė edhe filosofia e menēurisė sė madhe tė kreut tė LDK-sė, e cila skenarėt e pėrgatitura serbe pėr shkatėrrimin e Kosovės do t'i largojė nė drejtim tė pjesėve veriore tė ish-Jugosllavisė, duke iu shmangur kėshtu ballafaqimit ushtarak me njė ushtri kriminale shumė mė tė pėrgaditur se ajo nė anėn shqiptare.

    Tė gjithė ekspertėt politikė dhe ushtarakė janė unik nė qėndrimin se po tė fillonte nė ato vite lufta e hapur midis shqiptarėve dhe serbėve, Kosova sot nuk do tė numėronte mė shumė se 200 mijė shqiptarė, ngase pėr njė luftė tė tillė me armikun ata nuk ishin tė pėrgatitur pothuajse fare, por as rrethanat politike nė Shqipėri nuk ishin mė tė mira, pėr tė mos folur fare pėr ato nė arenėn ndėrkombėtare tė cilat ishin nė disfavor tė plotė pėr shaiptarėt.

    Pra, qė kėtu fillon zanafilla e largpamėsisė politike dhe ushtarake e Dr.Rugovės dhe udhėheqėsve politikė dhe kombėtarė shqiptarė tė atyre viteve, ngase detyrė mbi detyrat nė ato kohėra shumė tė vėshtirė okupuse ishte ruajtja fizike e qenjės shqiptare nė Kosovė. Nė aspektin politik, Dr.Rugova dhe LDK-ja vazhduan rrugėn tashmė tė nisur politike, duke ua pėrgaditur terrenin politik shpalljes sė akteve mė tė rėndėsishme politike siē ishin Deklarata Kushtetuese me 2 korrik dhe Kushtetuta e Kaēanikut me 7 shtator 1990, pastaj krijimi i sistemit paralel nė disa fusha shumė tė rėndėsishme; Qeveria e Kosovės me disa ministri tė saj, Kėshilli pėr arsim, Kėshilli pėr Financa, pėr Kulturė, Sport, Kėshilli ndėrpartiakė nė nivel tė hapėsirės etnike Kosovė-Maqedoni, kryetar i tė cilit ishte Dr. Rugova, etj.

    Mėpastaj, internacionalizimi i ēėshtjes sė Kosovės dhe format tjera tė organizimeve politike dhe administrative sė pari pėr tė mbijetuar, por edhe pėr tė krijuar shtetin e pavarur tė Kosovės nga politika okupuese serbe, gjė qė kėto veprime ishin themelet e para tė shtetit tė ri dhe tė pavarur tė Kosovės i cili ėshtė ende nė ndėrtim e sipėr. Nėn moton e vėrtetė (jo demagogjike) pėr lirinė, demokracinė dhe demokratizimin e Kosovės dr.Rugova dhe LDK-ja nxunė miq dhe pėrkrahės tė mėdhenjė tė politikės sė tyre paqėsore nga qendrat kryesore tė vendosjes (SHBA-tė dhe aleatet e saj) frutet e sė cilės politikė po i shijojnė edhe vetė kundėrshtarėt mė tė sėmurė politikė tė dr.Rugovės dhe tė politikės sė tij largpamėse, deshtėn apo nuk deshtėn t'i pranojnė kėto fakte tė gjalla. Nė vazhdėn e veprimtarisė politike tė dr.Rugovės dhe LDK-sė ishin edhe zgjedhjet politike tė 24 majit 1992 tė mbajtura nė bashkėpunim me subjektet tjera politike, me ē'rast qytetarėt shqiptarė tė Kosovės zgjodhėn pothuajse me aklamacion pėr president tė tyre Dr. Ibrahim Rugovėn si dhe institucionet e para tė shtetit tė Kosovės tė cilat mė vonė u njohėn edhe joformalisht nga ana e shumė subjekteve ndėrkombėtare.

    Padyshim se veprimtaria e institucioneve tė pavarura tė Kosovės ishte tejet e kufizuar pėr shkak tė dhunės dhe represionit serbosllav, mirėpo nė kuptimin politik karshi bashkėsisė ndėrkombėtare, ato institucione shprehnin vetėvetiu dėshirėn dhe vullnetin e madh pėr njė rend demokratik nė Kosovė (" Ishte me rėndėsi tė mbahen ato zgjedhje pėr tė pasur njė rend demokratik nė Kosovė… " - dr.Ibrahim Rugova), pėr ēka edhe u arrit tėrheqja e vėmendjes qė bashkėsia ndėrkombėtare tė merrej nė mėnyrė mė aktive me ēėshtjen e Kosovės si ēėshtje nė vete dhe jo si ēėshtje e "brendshme e Serbisė".

    Do tė kishim lėnė zbrazėtirė tė madhe kėtu nė qoftėse nuk do t'a kishim theksuar faktin se gjatė tėrė periudhės sė ekzistimit tė LDK-sė si parti politike shqiptare, represioni serbosllav ndaj aktivistėve tė LDK-sė veēanėrisht ndaj atyre qė kishin pėrgatitje tė lartė intelektuale nuk ka patur tė ndalur, duke filluar qė nga burgosjet, maltretimet, rrahjet e deri tek vrasjet fizike, fakt ky tani i harruar nga kundėrshtarėt e Dr.Rugovės dhe tė LDK-sė. Po tė bėnin politikė paqėsore "pasive", siē trillojnė tani me paturpėsi disa mohues tė kėsaj Lėvizjeje, a thua a do tė pėsonin aq shumė vuajtje dhe maltretime anėtarėt e LDK-sė nė atė kohė nga regjimi kriminal serbė, apo qėllimisht i harrojnė ata kėto fakte?!?!

    Falė simpatisė sė SHBA-ve ndaj politikės sė dr.Rugovės, nė Prishtinė u hap e para Zyra e SHBA-ve si dhe Zyra e Bashkimit Europian (1996), qė nė fjalorin diplomatik kjo nėnkuptonte vendosjen e parė tė kontakteve tė drejtėpėrdrejta tė shtetit tė Kosovės me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe kjo pa e pyetur Serbinė. Me kėtė shihej qartė se politika paqėsore aktive e Dr.Rugovės bėri qė qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes tė merren me ēėshtjen e Kosovės si njė ēėshtje politike qė kėrkon zgjidhje tė drejtė dhe nė dobi tė shqiptarėve tė Kosovės, dhe jo sipas kutit tė propagandės sė egėr serbosllave, ndėrsa atyre qė dėshirojnė tė njihen me ndonjė nga vendimet e dr.Rugovės dhe LDK-sė nė periudhat e viteve 1990-1991, po ua rikujtojmė " Deklaratėn me Tri Opcione " tė pėrgaditur nga Dr.Rugova dhe LDK-ja, e pėrkrahur pastaj edhe nga partitė tjera politike tė Kosovės, partitė politike tė shqiptarėve nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, dokument ky i cili parashihte tri opcionet e mundshme politike pėr statusin politik tė Kosovės, qė do tė zbatoheshin varėsisht situatave tė mėtejme politike nė Ballkan.

    Askush me mend tė shėndosha nė kokė nuk e mohon rolin dhe kontributin e luftėtarėve tė lirisė tė cilėt u rreshtuan nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), askush nuk mund tė luaj me gjakun dhe sakrificėn e atyre tė cilėt ranė dėshmorė dhe u flijuan pėr ēlirimin dhe pavarėsinė e Kosovės, askush nuk mund t'i mohojė meritat e luftės sonė ēlirimtare, vlerat dhe shejtėsinė e saj dhe shpirtėrave tė mijėra dėshmorėve tė kombit, nė njėrėn, por askush nuk mund dhe nuk guxon qė t'i pėrvetėsojė kėto rezultate dhe kėto vlera, askush nga tė gjallėt, pa marrė parasysh kontributin e tij individual nė luftė apo nė ndonjė formė tjetėr, nuk mund tė posedojė "tapinė" dhe monopol mbi kėto vlera dhe lirinė e Kosovės tė fituar me aq shumė vuajtje dhe sakrifica, askush nuk ka tė drejtė qė tė flasė nė emėr tė luftės dhe vlerave tė saj, pa marrė parasysh rolin qė ka luajtur para dhe gjatė luftės, nė anėn tjetėr, sepse atė e ka bėrė vetė populli, e kanė bėrė dhe udhėhequr bijtė mė tė ndritur tė kombit shqiptar, vetė burrat dhe trimat mė tė mirė tė Kosovės dhe trojeve tjera etnike me tė vetmin qėllim: ēlirimin dhe pavarėsinė e Kosovės.

    Asnjė nga heronjėt dhe dėshmorėt e kombit nuk kanė shkuar nė luftė qė ta luftojnė armikun nė emėr tė ideologjive partiake ose pėr interesa tjera politike, ngase qė tė gjithė kanė vdekur pėr idealet mė tė larta kombėtare siē ėshtė liria, pavarėsia dhe bashkimi i kombit, prandaj nuk jemi pajtuar dhe as kurrė nuk do tė pajtohemi me ata tė cilėt sot haptazi dhe me perfiditet po manipulojnė me ndjenjat dhe aspiratat e kombit shqiptar nė Kosovė, me ata tė cilėt nė mėnyrė tė paskrupullt pėrvetėsuan dhe vunė monopol tė egėr mbi vlerat e luftės dhe sakrificėn e mijėra dėshmorėve, amanetin e tė cilėve e kemi kuptuar si vlerė gjithėkombėtare, por edhe obligim intelektual qė tė mos heshtim ndaj porosive tė tyre atdhetare.

    Ata tė cilėt sot pa ia nda thirren nė kėto vlera vetėm sa pėr t'i luftuar kundėrshtarėt e tyre politikė janė sipas mendimit tonė provokatorė dhe pėrēarėsit mė tė mėdhenjė brenda politikės shqiptare tė cilėt pikėpamjet e veta politike i konsiderojnė si tė vetmet qė bėjnė zgjidhjen e kauzės sonė kombėtare pa e patur aftėsinė dhe guximin intelektual qė t'i pranojnė mė me urtėsi politike dhe intelektuale mendimet e tė tjerėve, qoftė edhe ato me tė cilat nuk pajtohesh. Mospajtimin e disa kundėrshtarėve tė mendimeve dhe shkrimeve tė mia e kam kuptuar dhe do ta marrė gjithnjė si vlerė e pluralizmit politikė, por vetėm deri nė atė masė sa ato mospajtime tė mos i tejkalojnė kufijtė e tolerancės njerėzore dhe kombėtare, ngase tė drejtėn pėr ta shfaqur publikisht mendimin rreth pikėpamjeve dhe bindjeve politike nuk dėshiroj t'ia mohoj askujt, por as qė pranoj qė dikush tjetėr tė m'i mohoj kėto tė drejta, mbase patriotizmi, atdhetarizmi dhe pėrkushtimi kombėtarė i secilit prej nesh, para se tė jenė obligime intelektuale, janė ndjenja shpirtėrore tė njeriut qė ai i ka ndaj kombit dhe atdheut me tė cilat nuk duhet lozur kohė e pa kohė dhe vend e pavend.

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #10
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    E te kisha me dit se ky llapi q'ka kish shkru e shkretu tish kon ne mundesi te formoj partin ne vitet 1989.Llapi po haron qe e vetmja parti politike shqipetare ne ate kohe ka qen LDK deri sa njerzit e llapit dhe te levizjes u shtyhshin ne rend me mar "Socialen" dhe duke kendu kanga patriotike neper hajma ne gjermani hahahaha

  19. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    E te kisha me dit se ky llapi q'ka kish shkru e shkretu tish kon ne mundesi te formoj partin ne vitet 1989.Llapi po haron qe e vetmja parti politike shqipetare ne ate kohe ka qen LDK deri sa njerzit e llapit dhe te levizjes u shtyhshin ne rend me mar "Socialen" dhe duke kendu kanga patriotike neper hajma ne gjermani hahahaha
    ik more pirdhu ti e ldk-ja e coftakut
    ju ka gjue historia ne burllog juve
    edhe vet i keni kontribue ju
    se nji parti e themeluar nga ish LKJ UDB-eja KOSi e OZNA
    eshte dasht ta dini qe nuk ka ardhmeri
    se jemi ne shekullin e 21 te balit
    e jo ne vitet e 50 te titos e rugovnes
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Llapi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #12
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anėtarėsuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Citim Postuar mė parė nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    E te kisha me dit se ky llapi q'ka kish shkru e shkretu tish kon ne mundesi te formoj partin ne vitet 1989.Llapi po haron qe e vetmja parti politike shqipetare ne ate kohe ka qen LDK deri sa njerzit e llapit dhe te levizjes u shtyhshin ne rend me mar "Socialen" dhe duke kendu kanga patriotike neper hajma ne gjermani hahahaha
    e vetmja qader qe i ka mbulue te gjith kopshtin zoo e dihet qe ne kopshte ka edhe ca njrz 1982 eshte formuar lpk pa serbi pa platform sllave e pa qadra te lakejve tito mutist qe per nje dite duke hyr ne ldk u bene patriot dhe ran ne bela pa vra njeri formuan deg e rrema ne diaspor me vjedhe popullin e kosoves po populli kur e kapi pushken ldk bluejshiime se e dinin rrenen e tyre ata e perqafuan levizjen perulese se ma leht pasuroheshin duke u ber vazal te shkaut dhe duke ia mbushur hamarin shkaut nuk kan qen te gjith ka pase edhe patriot ne mes tyre po patriotat i shkel paraja e hajdutve e sa per demaqin eshte nji njeri qe eshte ne historin e shqiptarve kembe kryq nese e mohoni keni plotesisht gabim se nese ka motor makina ateher kosova e kishte demaqin e jo titen e juej qe ua flliqi gjuhen

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shalja1 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  23. #13
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    po po lpk eshte formu, or ku eshte formu a!, neper barakat e puntorve nga kosova e gjermani.LDK-ja eshte formu ne kosove e jo neper barakat e gjermanis.LPK-ja, ka qen parti komuniste ne ilegalitet, e evropa atehere nuk ka deshte edhe nje shtet komunist ma shum ne gjirin e vete por ajo deshti atehere nje shtet demokratik...e ti Llapi u pirdhsh gon atje kah je dal...idiot.

  24. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar &Mitrovicalia& pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  25. #14
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anėtarėsuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    LLapi.. programet e LDK ne 1989 kur Kosova ish nen tanket Serbe jane shume here ma te perparume e ma te guximshme se Moratoriumi qe ti Me Thaqin po na tregoni sot me 2003-shin.

    Pra 15 vjet ma pare LDK ka kerkue ate qe Populli e kish andrrue e athere ti mor LLAP me Komisaret e tu ishit dashuru ne Kolkozet Ruse.


    LLap a ti ka prue Njomza me Hashimin do EURO qe i paten teprue pi Hotellit Te Sllovenise me qense Lima shkoj ne Hag para kohe e me ato pare blej ti do gazeta Epoka e medicin..
    Llap nuk ka me shkue populli nen Serbi edhe pse ki qef ti me Thaqin e Jakupin...e ilir Meten.
    Ju jemi mirnjohes juve dhe te gjith minoritarve per kontributin tuaj per politiken tuaj fjetur ne bark dhe prapanicen nga shkau keni punu per kosove qe ta shporrni serbin rate duke e nenshtruar dinjitetin dhe vlerat kombetare para nje shkaut te ndyr dhe duke perqafuar stoicizmin e labilshkavellve ... vrani bani qa doni preni se na rrime e promovuat frigen i dhat popullit dyert e azilit e tani u bete bashke me pdk qe deri dje e shajshi ju e doni vetem hyqymetin o sheherli apo minoriet gabel edhe aak me ardh ju prap me ta beheni edhe pacolli prap se ju jeni hijenat e ndyra minoritet mullat

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Nikė Gjeloshi vs Mark Krasniqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 11:07
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •