Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958

    Exclamation Problemet e Sex-it!!!

    Pershendetje!!!!
    Kjo teme e re qe po hapet do te permbaje materjale rreth mardhenjeve seksuale,keshilla,verejtje,idera,fantazira...etj
    Pra me nji fjale do te shkruani gjithshka qe ju dini per Sex-in ne menyre qe ti vini dikujte ne ndihme!!!
    Por ju lutem te gjitha materjalet qe do te parqisni,paraqitini me fjalore te pershtatshem brenda rregullores se Forumit,ne raste te kundert posti juaj do te fshihet brenda 24 oresh nga moderatoret(Redi)
    Ju falenderoje dhe ju uroj lexim te mbare!!!
    ....FERDINANDI

  2. #2
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    Per femrat
    Ej eshte e vetete qe femra ndonjehere nuk arrin ne orgazem njelloj si burri por thote qe"po" per t'i bere qejfin ketij te fundit?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 13-05-2003 mė 15:01

  3. #3
    Krenar i te qenit Shqipo
    Anėtarėsuar
    23-04-2003
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    9
    Mgjs per kete japin mendime me te mire femrat une do te thosha po eshte e vertete!
    i am the one after u

  4. #4
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    Per Femrat!!!

    LEKSIONE TĖ PĖRSHPEJTUARA SEKSI
    Pėrgjigje pėr pyetjet qė na bėjnė tė skuqemi


    11-Pėrse asaj i pėlqen mė shumė tė qėndrojė siper?
    Sepse keshtu mund te provoje ndijesi me te thella. Ne kete pozicion stimulohet ne fakt ne maksimum nervi pudendo, nje terminal nervor qe eshte i ndare ne tre dege: ne ate perienale (gjendet ne pjesen e poshtme te bacinit), ate kurrizor i klitoridit dhe ate anale. Vec kesaj, nese ajo qendron siper, eshte me i theksuar ferkimi i organve gjenitale te jashtme dhe shuma e ketyre stimulimeve i sjell kenaqesi shume me te madhe dhe perfshirese nga c'mund te kete kur siper eshte ai. Pa llogaritur pastaj qe ne kete pozicion gruaja ndjehet me e lirshme per te pasuar ritmet dhe ndjesite e saj. Avantazhe shume te cmuara per ate qe ka nje partner mbipeshe apo per ate qe vuan nga ankthi: disa gra, ne fakt, ne te ashtuquajturin pozicion te misionarit (ai siper dhe ajo poshte), ndjejne t'u merret fryma.

    12-Pėrse burrat nuk kanė nevojė per parapėrgatitje?
    Tashme shume studime shkencore kane treguar ate qe te gjithe burrat dhe grate e dine nga eksperienca: tek ai deshira rritet shume shpejt, ndersa eksitimi femeror rritet ne menyre te embel dhe graduale. Vec kesaj, burrat ndjehen me meshkuj nese "nuk humbin kohe" me puthje dhe perkedhelje (e ne fakt thuajse 50 perqind e grave ankohen per kete). Por problemi me kryesor eshte ky: Si t'ia bejme me ate 32,8 perqind te grave qe, duke iu permbajtur statistikave me te fundit, vuajne nga renia e deshires? Ka nje zgjidhje: psikologe dhe seksologe jane te nje mendjeje se per te rigjetur kenaqesine para se te arrihet ne depertim, do te ishte e nevojshme gjysme ore e mire puthjesh dhe perkedheljesh.

    13-Pėrse disa burra nuk arrijnė fare tė pėrmbahen?
    Nese ai nuk arrin ta mbaje orgazmen ne pergjithesi do te thote se ndjehet psikologjikisht nen trysni (shpesh eshte nje fakt i pavetedijshem, te cilin nuk e percepton plotesisht) dhe kjo shkakton nje tension ne bacin: zona plevike ngurtesohet dhe behet e paafte per te mbajtur ejakulacionin. Per kete arsye, kura ne rastet e ejakulacionit te parakohshem konsiston ne ndihmen qe duhet dhene per te gjetur nje qetesi emotive. Por nganjehere ai nuk arrin ta mbaje sepse kenaqesia eshte shume e thelle. Ne kete rast edhe ejakulacioni eshte shume i forte dhe i bollshem.

    14-Pėrse ai nuk ka qejf tė pėrdorė prezervativin?
    Sepse mund te pengoje kalimin natyral nga parapergatitjet ne depertim. Nese ai duhet te ndalet, te hape kutine dhe te vendose profilaktikun, eksitimi mund te ulet. Dhe duke u ndjere ne siklet, mund ta kete te veshtire te rifilloje nga e para. Vec kesaj eshte edhe paragjykimi qe e konsideron prezervativin nje pengese per ndjeshmerine e penisit. Por ai eshte aq i holle dhe puthites sa nuk e justifikon mungesen e ndjeshmerise. E nese prezervativi hyn natyrshem e zakonisht tek cifti, mund te kthehet ne nje moment intimiteti, pa u nderprere momenti erotik i vendosur mes te dyve.

    15-Pėrse disa burra, kur bėjne dashuri eksitohen duke thėnė fjalė tė ndyra?
    Per disa burra, thenia e fjaleve te ndyra ka nje efekt clirues. Eshte njesoj sikur thyerja e skemave te sjelljes se mire, t'i ndihmoje te jepen. Disa te tjere provojne nje kenaqesi per te ndaluaren, e ngjashme me ate te femijeve dhe kjo e shton deshiren e tyre. Dhe nuk eshte e thene, sic mund te mendohet, se grave nuk u pelqen aspak kjo sjellje. Disa gra, nese shahen arrijne me kollaj te largojne nga vetja bllokimin dhe turpin.

    16-Pėrse pas orgazmes burri ka nevojė pėr shumė kohė per t'u rikarikuar?
    Sepse orgazma e tij, me shume se ekstazes femerore i ngjan nje shkarkimi te mirefillte. Dhe menjehere niveli i testosteronit (hormoni mashkullor qe ndikon deshiren seskuale si tek burri ashtu edhe tek gruaja) tek ai ulet menjehere. Qe te rikthehet deshira per te bere dashuri, nje burri i duhet nje periudhe pushimi nga dhjete minuta tek te rinjte deri ne 48 ore tek me te vjetrit.

    17-Pėrse "mė pas" ai fle gjumė?
    50 perqind e grave thone se partneri, pas dashurise eshte indiferent ndaj perkedheljeve. Ai fle gjume menjehere, ose fillon te lexoje gazeten, te shohe TV apo te haje. Ka nje shpjegim dhe kete na e japin shkencetaret. Pas orgazmes, ai hyn ne nje faze relaksi. Kjo per shkak te endorfinave, te ashtuquajturat substanca te mireqenies qe organizmi yne prodhon edhe pas nje ore aktiviteti fizik dhe qe kane nje efekt te lehte ctensionues. Nese ai eshte i stresuar, ky relaks mund ta vere ne gjume. Por nganjehere edhe per grate seksi eshte nje moment relaksi qe mund te rreshkase me kenaqesi ne gjume.

    18-Pėrse burrave u pėlqen tė shikojnė?
    E dini qe meshkujt e vegjel te shimpanzeve shikojne amplekset e te rriturve dhe i riprodhojne duke luajtur? Dhe se femrat e disa kafsheve i kane gjenitalet e ngjyrosura per te terhequr veshtrimin e meshkujve? Syri ka shume rendesi ne takimin seksual dhe deshira, sidomos tek meshkujt, eshte e lidhur me shikimin. Tek burri pastaj kjo eshte theksuar me evolucionin: U pakesua sitmuli nga feromonet, aroma qe trupi nxjerr si joshje seksuale. Gruaja, per te joshur, i fsheh aromat e saj natyrore me parfum dhe trukohet apo vesh nje minifund.

    19-Pėrse nė krevat shumė gra kanė qejf qė t'u flitet?
    Sepse, ne pergjithesi, grate duan me shume komunikimin se sa veprimin e mirefillte. Nje karakteristike qe, natyrisht, shfaqet edhe ne seks. Nje hapje e mire me partnerin, para, gjate dhe pas raportit seksual, i ben te ndjehen te futura ne nje lidhje te pasur, te plote dhe shume me teper perfshirese se sa nje "takim seksi" i thjeshte. Dhe eshte edhe nje kenaqesi me e madhe fizike.

    20-Pėrse shumė burrave u duket eksituese tė shohin dy gra qė bėjnė dashuri?
    Deshira e shume burrave per te pare gra qe perkedhelen nuk lind vetem nga pasioni mashkullor per imazhet erotike. Ne fakt eshte fjala per nje "variant" njekohesisht eksitues dha pak kanoses. Shpesh ai, ne kete fantazi, nuk eshte i trembur nga ballafaqimi me burra te tjere. Dhe mund te perfytyroje te futet ne loje si protagonist i vetem e i padiskutueshem.

  5. #5
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    Postimi i mesiperm ishte postimi numer dy!!!

  6. #6
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    Gjithēka qė doni tė dini mbi seksin dhe qė askush nuk ka guxuar kurrė t'ua thotė. Shpjegime nga ekspertėt me tė njohur pėr 20 probleme kryesore qė kanė meshkujt e femrat pėr raportet intime mes tyre "Ėsht gjeja mė zbavitese qė kam bėrė pa qeshur", ka thėnė Woody Allen. Por nuk mund tė jetė plotėsisht e vėrtetė. Dhimbje dhe kėnaqėsi e ēdo historie dashurie, seksi ėshtė vėrtėt diēka serioze, por nuk ka arsye tė pėrjetohet me frikė apo ndruajtje. Pėrkundrazi, njė grimė ironi ndihmon pėr tė zgjidhur pasiguritė, pėr ta bėrė me mė shumė kėnaqėsi. Me pėrgjigjet pėr 20 pyetje qė lidhen me marrėdhėniet seksuale, ekspertėt zbulojnė gjithēka qė duhet ditur mbi seksin


    1-Pėrse gratė mund tė kenė orgazma tė shumfishta?
    Thuhet se grate e haremit arrin deri 50 orgazma njera pas tjetres. E pamundur? Jo. Sipas seksologeve, gruaja nuk e ka periudhen e ashtuquajtur refrektare (dmth ate gjendje ne te cilen trupi pushon dhe nuk reagon ndaj stimujve), ne te cilen hyn burri pas ejakulacionit. Ja pra perse ajo mund te arrije orgazma njera pas tjetres. Duke ndjere nje emocion shume me te thelle se burri. Eshte merite e klitoridit, organi i kenaqesise femerore, qe pershkohet nga 8.000 fibra nervore: dyfishin e penisit. Por kujdes ama. Shume gra pas nje orgazme jane te kenaqura dhe nuk duan te preken me.

    2-Pėrse pėr burrin pėrmasat janė kaq tė rėndėsishme?
    Shume burra e masin burrerine e tyre me centimetrat. Kjo ndodh sepse ne nivel simbolik, penisi perfaqeson fuqine, burrerine, energjine seksuale. Jo rastesisht femijet shikojne ne ekstaze ereksionet e para te tyre dhe djemte studiojne njeri- tjetrin dhe maten me moshataret ne dhomat e zhveshjeve apo te gjimnastikes. Kur rriten, nuk kane me nevoje per krahasime, por te ndodhen prane nje gruaje qe te komentoje me admirim permasat e penisit te tyre, jo vetem qe u ben qejfin, por i ben te ndjehen te forte, te fuqishen dhe te deshirueshem.

    3-Pėrse kulmi seksual femeror ėshtė rreth moshes 30 vjeē dhe ai mashkullor rreth moshės 18 vjeē?
    Ne fakt, si tek gruaja edhe tek burri, koncentrimi maksimal i testosteronit (hormoni i deshires seksuale) regjistrohet ne moshen 20 vjec. E nese grate kane nje pjekuri seksuale me te vonshme varet nga dy motive qe nuk kane te bejne me anatomine. I pari eshte kulturor, lidhet me tolerancen me te madhe shoqerore qe, edhe sot, ekziston ndaj seksit mashkullor: djemte i jetojne eksperiencat e tyre me me qetesi se vajzat. Arsyeja e dyte eshte e tipit psikologjik: per vajzen, seksi dhe ndjenja shkojne bashke. Ja pra pse thone se nje grua jep me shume ne seks rreth moshes 30- 40 vjec, dmth atehere kur jeton marredhenie dashurie te qendrueshme dhe te rendesishme. Te cilat e lejojne t'i jepet partnerit me besim, duke u shfaqur me e lirshme dhe e sigurte ne vetevete.

    4-Pėrse ai nuk do t'i thonė se ē'duhet tė bėjė nė shtrat?
    Sepse asnje burre nuk do te komandohet me shkop, sidomos ne dhomen e gjumit: kjo do ta bente te ndjehej qesharak si nje djale i vogel. Dhe meqe ereksionet jane thellesisht te kushtezuara nga mendja, nje burre i vene nen trysni, do te humbte entusiazmin. Gruaja ideale? Ajo qe eshte shume pjesemarrese, qe propozon dhe sugjeron ne vend qe te jape "leksione perdorimi". Sekreti qendron ne moskufizimin me komunikimin verbal. Por t'ua lesh edhe delikatesave dhe gjesteve detyren per t'u shprehur. Gjuha e trupit, ne fakt, mund te jete me e qarte se shume fjale dhe kultivimi i saj ndihmon per te krijuar nje klime shkembimi reciprok dhe jo mposhtjeje.

    5-Pėrse pėr disa gra, depėrtimi i penisit ėshtė i dhimbshem?
    Vaginizmi (dmth dhimbja gjate ampleksit) eshte nje problem me nje komponent te madh emotiv dhe jane te shume te pakta rastet kur depertimi shkakton dhembje per shkak te nje forme jo te zakonte te vagines. Ne pjesen me te madhe te rasteve, vaginizmi mund te varet nga nje traume e kaluar (raporti i pare i dhunshem dhe i dhimbshem, nje edukate e rrepte dhe shtypese), ose nga tensione dhe shqetesime te tipit psikologjik. Dhe te kembengulesh ne raste te tilla vetem sa i keqeson gjerat.

    6-Pėrse thuhet se pėr gruan dashuri dhe seks janė njė?
    Kjo thuhet, por nuk eshte nje rregull. Pyetjes: "A keni bere ndonjehere seks pa dashuri?", rreth 70% e grave i jane pergjigjur "po". Sigurisht ajo vazhdon te enderroje dashurine e madhe. Por, ne pritje, jepet edhe pas historive te bazuara vetem ne terheqjen fizike. Dhe nuk ka me nevoje t'i justifikoje si "dashuri". Nje tendence qe, sipas eksperteve, eshte e destinuar te rritet.

    7-Pėrse gratė eksitohen me shumė nga fantazia sesa duke parė figuren e njė burri lakuriq?
    Sipas disa sondazheve, fotoja e nje burri nudo u pelqen vetem kater grave ne njeqind. Me mire eshe imazhi i nje toraksi muskuloz (u pelqen 60 perqind te grave) apo i nje prapanice te bukur (qe u pelqen 12 perqind). Por maksimumi per gruan jane fantazite (43,5 perqind) dhe romanet erotike (25,3 perqind). Grate jane "frymore racionale" dhe me shume se muskujt lakuriq, shikojne nga sjellja dhe qendrimi. Qe i eksiton nese eshte pasional dhe romantik.

    8-Pėrse gratė thonė se dimensionet nuk kanė rėndesi?
    Sepse kjo eshte e vertete: permasat jane nje fiksim ekskluzivisht mashkullor. Vagina ka nje strukture elastike (mjaft te mendohet se sa zgjerohet ne lindje) dhe brenda disa kufijve mund te pershkohet njelloj nga nje penis i madh apo i vogel. E meqe ndjeshmeria e femres eshte me e madhe ne hyrje te vagines, gjatesia e penisit nuk e ndryshon intensitetin e ndjesive. Cdo grua e di se sa kenaqesia e saj varet edhe nga harmonia dhe intimiteti me partnerin. Se fundi, kujdes nga amplekset shume pasionante nese penisi eshte i madh: indet delikate te vagines mund te skuqen.

    9-Pėrse gratė eksitohen me mė vėshtirėsi se burrat?
    Mjeku kinez Tamba Yasoyti, ne shekullin X para Krishtit, keshillonte te ekplorohej trupi i partnerit (me duar dhe me goje) 63 here. Teper? E pra do te bente te lumtura ato 30 perqind te grave qe, sipas nje sondazhi, nuk arrijne asnjehere orgazmen (kundrejt 2 perqind te burrave). Grate, qe jane me ne kontakt se burrat me emocionet, per t'u eksituar duhet te jepen me besim. Per kete arsye deshirojne me shume kohe per puthje dhe perkedhekje (te ashtuquajturat paraprake).Ndersa burri seksualisht eshte me pak i nderlikuar dhe pergjigjet e trupit te tij mund te jene mekanike. Ja perse mund te futet menjehere "ne teme". Gjynah, sepse per te eksituar vertet nje grua duhet djersise me kuptimin e vertete te fjales. Pra, te nxjerre hormonet androgjene qe (eshte zbuluar tani) favorizojne eksitimin e organeve gjenitale femerore.


    10-Pėrse shumė gra preferojnė ta bėjnė nė errėsirė?
    Eresira apo gjysmerresira fshehin defekte te mundshme fizike, qe jane shqqetesim i shume grave. E nese celuliti apo rrudhat nuk shihen, atehere eshte me kollaj te jepesh. Por e verteta eshte se ne erresire (apo me sy te mbyllur) ajo mund t'ia lere veten lehte fantazise, qe eshte afrodiziaku me i fuqishem per gruan.

  7. #7
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    ORGAZMI


    „Gjatė marrdhėnies seksuale jam shumė e ndieshme (ndjenja kėnaqėsie), por nuk e di se a arrij me tė vėrtetė nė pikėn kulminante tė kėnaqėsisė. Si e njohim Orgazmin?

    Pėrgjegja e seksologut:
    Ekzistojnė kritere objektive dhe subjektive pėr t’a pėrshkruar orgazmin.
    Kulminacioni seksual mirret shpesh si njė ndjenjė, e cila ėshtė e shkurtė dhe paraqitet pas njė faze nė rritje e sipėr tė ndjenjave (kėnaqėsisė seksuale). Kjo ndjenjė subjektivisht pėrjetohet nė mėnyra tė ndryshme prandaj edhe nuk mund tė emėrtohet mė saktėsisht. Disa femra e pėrshkruajnė si njė ngjarje shumė tė shkurtė dhe tė ashpėr, gjersa pėr tė tjerat kjo ėshtė njė ndjenjė intenzive dhe mė tepėr e mbrendshme e cila nga jashtė nuk mund tė ndjehet, d.m.th. qė femra nuk e paraqet orgazmin me gjeste dhe psherėtime.

    Pas kėtij kulminacioni intenziv tė ndjenjave pason njė moment i kėnaqėsisė absolute dhe pajtimi i cili poashtu mund tė jetė shumė i shkurtėr. Secila grua, sa i pėrket predispozitave trupore, pak mbas njė orgazmi ėshtė prapė e ndieshme (ndjenja seksuale) dhe mund tė arrijė shumė herė nė pikėn kulminante tė kėnaqėsisė njė pas tjetrės. Dhe mu kjo ėshtė ajo tė cilėn meshkujt e lakmojnė nė seksualitetin e femrave..

  8. #8
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    MASTURBIMI


    Sipas statistikave, mastrubimin pas martesės e praktikojnė 70 pėrqind e meshkujve dhe 60 pėrqind tė femrave. Kėto janė tė dhėna tė cilat nuk duhej tė ēudisin askėnd, sepse vetėkėnaqėsia njėsoj u takon si tė pjekurve, si adoleshentėve. Ajo ndihmon qė meshkujt dhe femrat tė ēlirohen nga ankthet e grumbulluara ose, varėsisht nga rrethanat, tė krijojnė qetėsi dhe tė mbushen me energji tė re. Fakti pse jemi tė martuara nuk do tė thotė se partneri pėrherė ėshtė nė dispozicion tonė kur ta ndiejmė dėshirėn seksuale. Pėr kėtė shkak, nuk ėshtė gjė e pazakonshme as e pamoralshme nėse do ta nxisim ndonjė orgazėm pa partnerin!

    Si tė veprohet
    Po ta ndieni vetėn fajtor pėr shkak tė vetėkėnaqėsisė, pėr njė periudhė mė tė gjatė kjo mund tė ketė ndikim tė dėmshėm nė jetėn tuaj seksuale. Faji shkakton tendosje, kurse tendosja ėshtė burim i konfliktit te ēiftet. Masturbimi ėshtė i dėmshėm nėse ka zėvendėsuar tėrėsisht marėdhėnien seksuale me partnerin. Masturbimi ėshtė i shėndoshė kur pranohet si mjet spontaniteti, imagjinimi dhe pėrkushtimi ndaj vetėvetes.

    Pleqėria
    Nuk ka kufi tė moshės pas tė cilit nuk mund tė bėsh dashuri. Meshkujt dhe femrat, qė kanė ruajtur rininė shpirtėrore deri nė moshė tė shtyrė, mund tė ndiejnė kėnaqėsi seksuale edhe pas tė shtatėdhjetave.Ndryshimet fizike qė e pėrcjellin pleqėrinė tė thuash kurrė nuk janė pengesė e seksualitetit, pėrpos nėse ndokush pėr shkak tė tyre tė mos shpallet invalid. Ndėrpreja e aktivitetit seksual te personat e moēėm nė tė shumtėn ka tė bėjė me mospranimin e pamjes sė tyre tė ndryshuar, si dhe tė paaftėsisė pėr t`i pranuar ndryshimet e domosdoshme nė reagimet e veta erotike.

    Ē`ndryshim pėson ajo
    Pa marrė parasysh moshėn, te femra nuk ndryshon aftėsia pėr tė pėrjetuar orgazmin. Kuptohet, ndjenja ėshtė paksa mė e dobėt, kurse kulminacioni i kėnaqėsisė arrihet paksa mė vėshtirė.

    Si tė veprohet
    Njė sasi e vogėl e estrogjenit nė organizmin e femrės e pakėson lagėshtinė e vaginės, pas sė cilės gjė marrėdhėnia mund tė jetė e pakėndshme dhe e mundimshme, porse kundėr kėsaj mund tė luftohet lehtė: mjafton qė tė blehet lagėsi speciale, sipas udhėzimit tė mjekut. Problemi mund tė zgjidhet duke marrė preparatin mbi baza tė estrogjenit. Terapinė e caktuar hormonale femrat nuk bėn ta marrė sipas qejfit tė vet, por sipas kėshillės sė mjekut.

    Ē`ndryshim pėson ai
    Rreth tė gjashtėdhjetave te mashkulli vėrehen ndryshime sa i takon dėshirės seksuale, tė cilat, sado qė shumica mund t`i pėrjetojnė si negative, mund tė kenė edhe pėrparėsi. Ta zėmė, afatėsia e kontrollimit tė ejakulacionit. Mashkulli shumė mė ngadalė e arrin ereksionin dhe ka nevojė pėr njė stimulim tė drejtėpėrdrejtė. Pėrpos kėsaj, ekziston dallim pėrherė mė i madh ndėrmjet njėrit ereksion dhe ereksionit tjetėr, kėshtu qė shpeshtėsia e marrėdhėnieve doemos bėhet mė e rrallė. Por, meqė ejakulacioni bėhet mė ngadalė mashkulli mund ta vazhdojė marrėdhėnien seksuale, nė bazė tė kėnaqėsisė sė vet dhe tė partnerit. Duhet tė dihet se nė kėtė moshė ėshtė mirė tė bėhet dashuri nė mėngjes sesa nė mbrėmje, kur energjia ėshtė mė e dobėt.

  9. #9
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    XHELOZIA, BURON NGA DASHURIA APO PARALAJMĖRON FUNDIN E SAJ?


    Shumė prej nesh, kush mė shumė e kush mė pak, ėshtė ndier xheloz pėr partnerin kur ka kuptuar se ai ka kėrkuar tė krijojė njė marrėdhėnie, i ėshtė pėrgjigjur :’’ngacmimit’’ tė dikujt tjetėr ose ėshtė larguar prej nesh pėr tė patur njė lidhje tė re. Kur e dėshiron shumė njė person nuk do qė ta humbasėsh : dėshiron tė jetė pranė teje pėrgjithmonė. Pėr ta mbajtur pranė, pėr ta mbrojtur marrėdhėnien kontrollon sjelljen e partnerit, bėhesh xheloze. Nė disa raste xhelozia mund tė jetė e bazuar nė ‘’fakte’’ nė raste tė tjera ne mund tė jemi shkaku i saj.
    Xhelozia nuk ėshtė e njėanshme: Jo vetėm femra por edhe mashkulli ėshtė xheloz… Shpesh neve na ėshtė thėnė ose kemi dėgjuar t’i thuhet dikujt ….Nuk mė pėlqeu mėnyra sesi tė pa ai tipi… Mos e kthesh kokėn as majtas as djathtas… Je veshur kėshtu qė tė biesh nė sy: paske ndonjė variant sot… Duhet tė qėndrosh nė shtėpi dhe tė merresh me fėmijėt… Nuk mė pėlqen tė punosh aty sepse ka shumė meshkuj madje edhe …. Do tė tė vras nėse marr vesh gjė…. E vrava sepse mė tradhtonte…
    Pėrse mashkulli ėshtė xheloz nė marrėdhėnien me partneren?

    Nėse partneri nuk ėshtė i sigurt nė marrėdhėnien e tij me partneren ka shumė mundėsi qė tė ndihet i kėrcėnuar nga prania e meshkujve tė tjerė nė jetėn e saj. Pasiguria pėr tė ardhmen e lidhjes shkakton xhelozinė. Kjo formė e xhelozisė mund tė jetė njė ndėr treguesit e periudhės sė vėshtirė qė kalon marrėdhėnia. Nė kėto kushte xhelozia mjegullon pamjen dhe nuk tė lejon tė kuptosh atė qė po ngjet realisht me tė dy partnerėt.

    Xhelozia dhe pėrkushtimi i partneres
    Nėse pėrkushtimi ndaj partnerit ėshtė nė nivele tė ulėta, ka shumė mundėsi qė ai tė reagojė ndaj saj me xhelozi. Partneri cili merr pak vėmendje dhe dashuri do tė vihet nė kėrkim tė shkaqeve: pėrse ajo nuk mė do si mė parė? Pėrse ka ndryshuar? Dhe nė fakt mendja shkon pėr keq: Mund tė jetė dikush tjetėr ėshtė nė jetėn e saj. Njė mendim i tillė mund tė mjaftojė pėr tė ‘’minuar’’ paqen shpirtėrore dhe pėr t’i dhėnė goditjen e parė lidhjes.

    Xhelozia dhe tiparet e partneres
    Nėse partnerja ėshtė miqėsore, hyn shpejt nė komunikim, tėrheq vėmendjen e meshkujėve, partneri do tė ndihet i kėrcėnuar. Ai e interpreton sjelljen e partneres si provokim dhe i sheh meshkujt e tjerė si rivalė tė mundshėm tė cilėt mund tė paraqesin interes pėr partneren e tij. Pėr shkak tė frikės dhe inferioritetit, ai shfaq xhelozi pėr partneren nė marrėdhėniet qė ajo krijon dhe do tė fitojė sa mė shumė nga vėmendja e saj.

    Xhelozia dhe historitė e mėparshme tė partneres
    Nėse partnerja nuk ka qėnė e qėndrueshme nė lidhjet e mėparshme, partneri priret tė mendojė se ajo mund tė jetė e paqėndrueshme edhe me tė dhe mund ta lerė pėr dikė qė mund t’i pėrgjigjet mė mirė shijeve tė saj.
    Xhelozia dhe historitė e mėparshme tė partnerit
    Nėse edhe nė marrėdhėniet e mėparshme mashkulli ka qėnė xheloz ai do tė vazhdojė tė shfaqė xhelozi edhe nė lidhjen nė vazhdim. Nė disa raste xhelozia mund tė shkaktohet nga sjellja e partneres ose nga shkaqe tė jashtme ndėrsa nė raste tė tjera ajo ėshtė tipar i mashkullit dhe ka nevojė tė trajtohet.

    Xhelozia dhe dėshira pėr kontroll
    Nėse partneri kėrkon tė ketė kontroll nė jetėn e partneres dhe ajo ka thėnė “po” pėr ēdo vendim qė ai ka marrė pėr tė. Ai do tė tregohet xheloz nėse ai ka pak mundėsi tė kontrollojė atė qė partnerja bėn. Ai do tė bėhet xheloz pėr shkak tė mungesės sė kontrollit.

    Xhelozia dhe modelet nė familje
    Nėse partneri ėshtė rritur nė njė familje, ku babai ka reagur me xhelozi ndaj nėnės dhe ai do tė priret tė imitojė modelin e babait nė marrėdhėnien e tij me partneren. Ndikimi i modelit prindėror vazhdon tė jetė i pranishėm nė jetėn tonė edhe kur nuk jemi mė fėmijė. Gjithashtu edhe modelet e shokėve apo tė tė afėrmėve tė tjerė ndikojnė nė sjelljen tonė. Nėse miqtė e partnerit priren tė jenė xhelozė me partneret e tyre kjo do tė jetė njė arsye mė shumė qė ai tė jetė xheloz me partneren e tij.

    Xhelozia dhe pėrfundimi i lidhjes
    Nėse lidhja po shkon drejt fundit dhe partnerėt nuk kanė forcėn e duhur pėr t’i thėnė gjėrat nė sy, pėr tė qenė sa mė tė hapur dhe tė drejtpėrdrejtė ai do tė nisė t’i nxijė jetėn partneres me skena xhelozie, derisa ajo ose ai tė thotė fjalėn e fundit.

    Ti dhe xhelozia: Si mund ta zbutėsh xhelozinė?
    -Mbrojtja mė e mirė kundra xhelozisė ėshtė njė ruajtja e marrėdhėnies. Nėse dashuria mbahet gjallė, nėse partnerėt janė tė pėrkushtuar ndaj njėri-tjetrit, nėse e kanė njėri-tjetrin nė qendėr tė vėmendjes nė lidhjen e tyre nuk ka vend pėr xhelozinė e sėmurė.
    -Kontrollo mendimet dhe imagjinatėn: me kė ėshtė ai? Ēfarė ėshtė duke bėrė? Ti mund tė kuptosh qė nė disa raste disa “lojėra” mund tė luhen nga partneri pėr tė tė bėrė xheloze, qė partneri mund tė jetė shumė i dhėnė pas vetes dhe nė disa raste mund tė mos tregojė ndaj teje kujdesin e duhur. Njė episod, njė mendim i vetėm mund tė bėhet shkak pėr njė “telenovelė” tė njė jete tė dyfishtė tė partnerit. Nė kėtė mėnyrė ti i hedh benzinė zjarrit, shqetėson veten dhe partnerin.
    -Mos e “pėrdorni” xhelozinė si tregues tė dashurisė. Xhelozia e vazhdueshme nuk nėnkupton dashuri tė vazhdueshme. Xhelozia reflekton nevojat e tua, dėshirėn pėr tė ruajtur atė qė ti e dėshiron pėr momentin dhe kėrkesat pėr atė qė do tė sjellė e ardhmja. Xhelozia reflekton interesat personale dhe dashurinė pėr veten sesa dashurinė reciproke.
    -Hidh njė shikim pas nė marrėdhėniet e tua: ke qėnė xheloze edhe nė marrėdhėniet e mėparshme apo vetėm nė kėtė marrėdhėnie. Nėse pėr ēdo partner je ndier xheloze duhet tė jesh mė e kujdesshmė pėr akuzat qė bėn: je ti qė e paragjyon parnerin, je ti qė sheh nė sjelljen e tij e tij atė qė pret tė shohėsh duke mos i dhėnė rėndėsinė e duhur aspekteve tė tjera tė sjelljes sė tij.
    -Mos u hidh nė sulm nėse e sheh qė partneri yt ėshtė duke flirtuar me dikė: Tregoi sesi u ndieve, tregoi sesa i rėndėsishėm ėshtė ai pėr ty dhe qė dėshiron tė vazhdosh marrėdhėnien nė kohė. Mos u bė qaramane. Jo tė gjithė meshkujt janė nė gjendje t’i bėjnė ballė gruas nė njė situatė tė tillė. Dhe si vetėmbrojtje zgjedhin “ngritjen e zėrit” ose i kujtojnė asaj njė histori tė “vjetėr”. Nėse ju nuk sulmoni do ta keni mė tė lehtė tė komunikoni me partnerin tuaj. Ndėrshmėria shpesh ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pėrballuar xhelozinė.

    Tė rinjtė dhe xhelozia
    Cfarė ėshtė xhelozia pėr ju?
    Aulona
    Xhelozia ėshtė si tenxhere ku pėrzihen tė gjitha ndjenjat: pasioni i tepėrt jep mė shumė zjarr dhe i djeg tė gjitha.
    Enkeli
    Xhelozia ėshtė mungesė tolerance, moskomunikim, dyshim, dashuri, urrejtje, frikė, lumė qė gryen mendimet, zjarr qė djeg pėrbrenda dhe nuk shuhet. Xhelozia ėshtė njerėzore.
    Fleura
    Xhelozia ėshtė humbje kohe dhe energjie. Tė bėn tė vuash, tė torturon, tė turbullon mendimet dhe ndjenjat dhe shpirtin.
    Suela
    Xhelozia: ndjenjė qė herė ngjall dhe here e vdes dashurinė tek ēdo njeri; qė herė tė bėn tė vuash dhe herė tė bėn tė duash, qė edhe kur je i lodhur nuk tė lė tė vdesėsh.
    Serxho
    Xhelozia ėshtė sėmundje psikike.
    Anisa
    Xhelozia nuk ėshtė as mirė as e keqe kur nuk kalohet masa. Nė disa raste kam nevojė pėr pak xhelozi “tė ėmbėl”.

    Xhelozia e sėmurė
    Partneri i prekur nga xhelozia e sėmurė beson se partnerja ėshtė e pabesė dhe se e tradhton. Pėrse kjo xhelozi quhet e sėmurė? Sepse partneri dyshues nuk ka fakte reale pėr tė mbėshtetur dyshimin e tij. Nė fakt kjo xhelozi e ka burimin tek imagjinata e pakontrolluar: partneri fantazon rreth tradhtive tė partneres, kontrollon sjelljen e tij dhe dyshon pėr ēdo person tė cilin ai e sheh si rival tė mundshėm. Ai vendos se ēfarė mund dhe nuk mund tė bėjė partneri, se me cilat persona ai mund ose jo tė shoqėrohet. Xhelozia e sėmurė nė disa raste mund ta shtyjė partnerin drejt vrasjes sė partneres, tė fėmijės, atėsinė e sė cilit ai e dyshon apo tė burrit me tė cilin partnerja ka marrėdhėnie

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Ju lumt Ferdinandi ! Mrekulli ! Komplimente !
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-04-2003
    Vendndodhja
    londer-uk
    Postime
    17
    O Fredo nuk di ca te thme per ty vazhdone te me magjepsesh me keto tema te goditura je thjesht njshi i ketija forumit hallall ta befte zoti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 15-05-2003 mė 15:17
    Bota vrapon zbuloje ku shkon!

  12. #12
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    LEKSIONE TĖ PĖRSHPEJTUARA SEKSI-3
    Pėrgjigje pėr pyetjet qė na bėjnė tė skuqemi


    21-Pėrse pėr atė ėshtė me e lehtė tė bėjė dashuri nė mėngjes?
    Degjohet te thuhet shpesh, por eshte dicka e zakonshme. Nuk ekziston nje orar "seksi" ideal per te gjithe burrat. Ka tipa mengjesi, pasdreke dhe mbremjeje. Varet nga bioritmi individual. Por shpesh, kush ben pune shume te lodhshme apo stresuese, ka me shume fuqi seksuale pas pushimit te nates. Pastaj ne mengjes mund te kete nje tjeter avantazh. Cdo nate nje burre ka kater ereksione ne perputhje me endrrat (kjo ndodh e dhe tek gruaja: ne gjume klitori fryhet kater here). Nese i fundit nga keto ereksione te pavullnetshme ndodh rreth ores gjashte te mengjesit, mund te shkaktoje nje zgjim te shoqeruar me nje deshire te forte. Por nese orari eshte nje faktor subjektiv, per te gjithe ka shume rendesi stina.

    22-Pėrse shumė gra kur janė shtatzėna kanė mė shumė dėshirė pėr tė bėrė dashuri?
    Pas tre muajve te pare te shtatzanise, disa gra gra hyjne ne nje faze euforie erotike. Shkaku fizik eshte per t'u kerkuar ne shtimin e fluksit te gjakut ne zonat e poshte barkut, qe i shton stimujt seksuale. Por ka edhe nje arsye tjeter psikologjike. Ne kete periudhe ajo ka me shume nevoje per ledha: prej kohesh periudha e shtatzanise eshte konsideruar ne antiteze me joshjen. Dhe nje grua shtatzene, qe ka nje trup i cili i ndryshon perdite, do te ndjehet akoma e deshiruar nga partneri. Ne tremujorin e fundit, frika e demtimit te femijes, pesha dhe veshtiresite e mundshme te frymemarrjes dalin ne plan te pare. Dhe deshira mund te zvogelohet. Por nuk ka rregulla: cdo grua reagon ndaj shtatzanise ne menyre te ndryshme.

    23-Pėrse ai duhet tė besojė se udhėheq lojen?
    Sepse per arsye kulturore, pushteti seksual ka qene gjithmone pasuri e mashkullit. Ndersa gruaja aktive dhe eksperte ne seks konsiderohej "e rendomte". Keshtu, akoma edhe sot e kesaj dite, nuk eshte e lehte per nje burre t'i shpetoje rolit te vjeter si regjisor i madh i lojes erotike. Madje nje nga shkaqet e impotences mashkullore eshte pikerisht ankthi i formes ne seks.: perballe kerkesave te partneres, tek ai krijohet frika e mos qenies ne lartesine e duhur. Nje problem ky qe nuk eksziston tek ciftet sadomazokiste, tek te cilat ai zgjedh te luaje pasivin. Por ketu nuk eshte fjala per nje raport te barabarte, ne te cilin secili kerkon dhe merr ne te njejten kohe. Sigurisht, ne raportet ndermjet dy sekseve shume gjera kane ndryshuar por, per te luftuar perfunfimisht friken dhe paragjykimet, ndoshta duhet te pritet nje tjeter Mijevjecar.

    24-Pėrse ėshtė aq e vėshtirė tė flitet me partnerin pėr dėshirat seksuale tė secilit?
    Per dy arsye: turp dhe delikatese. Keshtu, me mire se t'i thuhet partnerit: "Nuk ndjej kenaqesi" duhet shkuar tek seksologu. Ndersa per delikatese, mbyllet nje sy per te metat e nje partneri te nxituar, egoist, apo te pastervitur. Frita se mos e fyesh tjetrin del mbi deshiren per te zgjidhur problemin. Por gabimi kryesor eshte te besosh se seksi eshte nje instinkt natyror dhe, per kete shkak, duhet te funksionoje mire vetvetiu, pa reflektuar. Seksualiteti si aspekte te tjera te jetes, duhet kultivuar me kujdes. Kush nuk kujdeset per te ka hequr dore qe ne fillim nga kenaqesia.

    25-Pėrse kur gruaja ėshtė shtatzėne ai ėshtė i bllokuar dhe e dėshiron mė pak?
    Ky nuk eshte nje rregull, por kjo ndodh nese gruaja shtatzene peson nje transformim te thelle, jo aq ne trup sesa ne identitet. Dhe per nje burre nuk eshte e lehte t'i pershtatet idese se nje gruaje qe nga dashnore behet mama. Nje figure qe, ne syte e tij, eshte krejt ndryshe nga ajo erotike. Shpesh ai refuzon te beje dashuri sepse, duke mos e pare se c'ndodh ne barkun e saj te madh, ka frike se mos demtoje femijen. E nganjehere eshte dhe frika parrefyeshme dhe irracionale se femija mund te shohe ndonje gje. Por keto jane tabu qe duhen mposhtur qe ne muajt e pare te shtatzanise. Nje seksualitet normal edhe ne ate periudhe eshte i rendesishem dhe e ndihmon gruan te mos ndjehet e vetmuar.

    26-Pėrse shumė grave nuk u pėlqen seksi oral?
    Kjo praktike ve ne kontakt direkt me gjenitalet e partnerit. Tek disa gra shkakton nje sens neverie per shkak te eres se spermes. Ne fakt, ne pergjithesi, jane vete grate qe nuk duan te bejne dashuri gjate mestruacioneve. Por pas refuzimit te nje raporti oral, mund te jete edhe frika e poshterimit ne syte e partnerit. Ne nje fare tradite popullore, kjo lloj praktike konsiderohet degraduese. Madje pikerisht burrat kane shpikur nje numer termash qe i cilesojne ne menyre fyese dhe vulgare vajzat qe praktikojne pa probleme seksin oral. Sidoqofte, nuk ka kuptim dhe nuk eshte e drejte te detyrosh partnerin te beje gjeste qe nuk i pelqejne.

    27-Pėrse edhe kur ekziston njė raport dashurie i pėrhershėm, nganjėherė dikush jepet pas masturbimit?
    Ne moshe te re e bejne te gjithe: 80 perqind e adoleshenteve (meshkuj dhe femra) masturbohen cdo dite. Ndersa ne moshe te rritur behet nga mos arritja e kenaqesise. Madje statistikat thone se 33,6 perqind e grave e arrijne orgazmen duke u masturbuar. Ne disa raste, masturbimi disa here ne dite eshte nje menyre per te njohur trupin, per te shkarkuar tensionet apo per t'u ngushelluar nga mungesa e partnerit. Kruesorja eshte qe kjo te mos zevendesoje raportin cift.

    28-Pėrse, nė shumė raste, nė krevat ajo ėshtė mė pak aktive se ai?
    Nuk ka vetem nje pergjigje per kete. Sot, ndryshe nga dikur, grate kane nje jete me aktive. Nevoja (e perse jo edhe deshira) per te angazhuar nje pjese te mire te energjive te tyre ne shume aktivitete, mund t'i shtyje, me momentet e intimitetit me partnerin, te deshirojne nje rol tjeter: ate qe tradicionalisht eshte cilesuar grua "pasive". Por ka situata ne te cilat, ajo vete e le veten te udhehiqet sepse ka frike se mos e ofendoje, sepse nuk arrin te kaperceje bllokimin e vet dhe nuk di t'i shfaqe deshirat. Ose eshte ai vete qe ta beje te ndjehet se preferon keshtu.

    29-Pėrse thuhet se gratė e bukura pėlqejnė tė shemtuarit?
    Duket se grate jane te terhequra para se gjithash nga sensi i sigurise qe transmeton nje burre. Bukuria nuk eshte pa rendesi, por nuk eshte kriteri i pare i zgjedhjes. Mendoni, per shembull, ate qe ka konstatuar psikologu vienez Karl Grammeer: grate, ne ditet pjellore, terhiqen nga burrat me fytyre simetrike, qe eshte tipike per ata qe kane nje sistem te mire imunitar. Keta, duke pasur me pak mundesi per t'u semurur, u pergjigjen me mire pyetjes se pavetedijshme te grave : "Mund te jete nje baba i mire?"

    30-Pėrse nė 90 pėrqind tė rasteve, ēifti i mbetet besnik tė njejtave pozicione?
    Per komoditet ose nga nevoja per te qene te sigurte. Statistikat thone se 75 perqind e cifteve bejne dashuri ne pozicionin e ashtuquajtur te misionarit, ku eshte burri qe rri siper. Nese ky normalitet eshte i kenaqshem, nuk ka arsye per ta ndryshuar. Shume shpesh mendohet se ekzistojne rregulla per te qene mire ne krevat, por rregulli i vetem eshte te ndjehesh i lire per te gjetur rrugen me te pershtatshme, pa u krahesuar shume me te tjeret. Por eshte edhe e vertete se ciftet me me shume fantazi, ato qe arrijne te futin gjithmone ndodnje te re ne menyren e tyre te te berit dashuri, jane me te qendrueshmet. Dhe fantazia behet shume me e rendesishme nese raporti zgjat me vite. Kjo edhe per faktin se ajo qe pelqehet ne moshen 20 vjec, nuk mund te kenaqe me ne moshen 50 vjec.



    vazhdon nė publikimin e ardhshėm

  13. #13
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    !!!!!Seksi si Spiralja!!!!!

    ''Kur mashkulli arrin piken pa kthim'', nuk i mbetet asgje tjeter vetem te harroje veteveten - dhe te kenaqet ''. Por ajo qe femra mund te beje para ketij momenti gjthsesi do te shtoje perjetimin e tij.
    ''Seksi eshte sikur spiralja ''thote Siler.Sa me fort ta perdredhni me gjate do te jeni ne gjendje te ndezjes seksuale , kurse ndjenja e lirimit me e fuqishme.
    Ekziston nje truk klasik .Provoni ta sillni afer , por jo shume afer pikes pa kthim , e pastaj nderpreni ēdo stimulim '' thote Levin .Kur mashkullin disa here pareshtur e sillni afer kulminacionit , ne fund kur teresisht dorezohet , do te perjetoje vertet orgazem te paharruar

  14. #14
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    A thua bejme gjithmone dashuri ne te njejten menyre?

    Disa femra e konsiderojne skandal nese bejne dashuri madje dhe me drite te ndezur.Harrojne ato se ndryshimet , sado te vogla , ne jeten intime gjithmone jane te mireseardhura .Kjo do te thote se eshte e deshirueshme qe te bejne dashuri edhe ne vende e ne kohe te pazakonshme .Ka femra qe jane te kaplur nga frika se mashkulli do ti perdori si objekt seksual dhe per kete arsye ia nxin jeten vetes dhe atij.Erotizmi i vertet perjetohet kur i jipni njeri - tjetrit ate qe deshiron.

  15. #15
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    Ec te vdeksha shume keshilla te lezeteshme!

  16. #16
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    PO TE TJERET APO JANE PROFESIONISTA!!!

  17. #17
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Seks
    Po ne krevat ēfare ndodh?Nje ēeshtje me qenesore , me mire tia nisim nga faktet fizike.Qendra cerebrale e kontrollit te seksit eshte lokalizuar te hipotalami.Testostironi stimulon hipotalamin dhe gjeneron deshiren seksuale .Pikerisht burrat kane nje sasi testosteronesh 10-20 here me te madhe se grate .Testosteroni stimulon hipotalimin e tyre 5 deri 7 here ne dite .Per kete fakt , ata mund te bejne seks ne ēdo moment dhe ne ēdo vend .Burrat jane te predispozuar te garantojne ne kete menyre vazhdimesine e species .Per arsye biologjike mashkulli eshte viktime e asaj qe quhet (efekti gjel) .Ai mundohet te ēifohet me sa me shume pula qe te jete e mundur , dhe rigjallerohet menjehere , sapo mberrin nje pule e re .Sigurisht qe ne te gjithe kete vihet ne pune sjellja kulturore , pasi nuk eshte e pamundur qe meshkujt te sillen ndryshe (te jene besnik etj) , por le te themi se natyra nuk i ndihmon edhe aq .
    Ndersa grate , qe jane predispozuara per te kunderten , te rrisin dhe te ruajne folene , e shohin seksin ne nje menyre tjeter (lexo dashurine) dhe situata komplikohet me shume.
    ciao

  18. #18
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    hem...mire mire

Tema tė Ngjashme

  1. Seksi dhe shėndeti
    Nga Estella nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 14:38
  2. Nė ēfarė moshe duhet tė fillojė edukata seksuale?
    Nga Estella nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 08-04-2012, 16:18
  3. Edukata seksuale
    Nga Vinjol nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-07-2005, 19:06
  4. Sondazhi: 60 % e adoleshenteve, ekseperienca e pare si homoseksuale
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 18:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •