Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Vujanovic, presidenti i ri i Malit te Zi

    Kush eshte Vujanovic, Presidenti i ri i Malit te Zi
    Nga Bozo Milicic/ PODGORICE - Filip Vujanovic, i cili sipas vleresimeve te para zyrtare, u zgjodh President i Malit te Zi gjate zgjedhjeve te zhvilluara te dielen, eshte nje perkrahes besnik i Milo Gjukanovicit, personaliteti me i rendesishem i kesaj republike te vogel gjate brigjeve te Adriatikut dhe aleat i Serbise.

    Ky malazez, me origjine nga Niksic, lindur ne vitin 1954 ne Beograd, e ka lidhur gjithnje karrieren e tij politike me ate te Gjukanovic dhe me Partine Demokratike te socialisteve (DPS), ne te cilen ai eshte dhe zevendeskryetar. Pasi kreu studimet e tij per drejtesi ne Beograd, Vujanovic ka punuar si avokat perpara se te vendosej ne Podgorice. Ai hyri ne politike ne vitin 1993, ne fillim si Minister i Drejtesise ne vitet 1993-1995, pastaj si Minister i Brendshem ne

    vitet 1996-1998 ne qeverine qe drejtonte atehere Gjukanovic. Ne vitin 1997, kur DPS u perca ne dy fraksione, nje fraksion i kryesuar nga Momir Bulatovic, nje i afert i ish-Presidentit jugosllav, Sllobodan Milloshevic dhe fraksioni tjeter i drejtuar nga Gjukanovic, Filip Vujanovic u rreshtua perkrah ketij te fundit. Ne vitin 1998 besnikeria e tij u shperblye: atij i propozohet posti i Kryeministrit, post te cilin do ta mbante deri ne zgjedhjet legjislative te tetorit, ku fitoi me shumice votash DPS.

    Gjukanovic, nje proeuropian, ne vitin 1997 i dha fund aleances se tij me Sllobodan Milloshevicin dhe pati, pak kohe pas zgjedhjes se tij ne Kryesine e Malit te Zi ne vitin 1998, konflikte me njeriun me te forte te asaj kohe ne Jugosllavi (RFJ/Serbi dhe Mali i Zi). Ai qe atehere mbeshteti hapur idene per nje Mal te Zi te pavarur. Vujanovic zbatoi ne besnikeri ne terren kete orientim politik dhe drejtoi zbatimin e reformave politike dhe ekonomike. Megjithate, Gjukanovic dhe Vujanovic, te ndodhur perballe presioneve te Bashkimit Europian, qe ishte plotesisht kunder pavaresise se Malit te Zi, u detyruan te nenshkruanin nje marreveshje ne Beograd, ne mars te vitit 2002 lidhur me transformimin e RFJ-se.Nenshkrimi i kesaj marreveshjeje kishte si qellim krijimin me 4 Shkurt te Shtetit te ri Serbi-Mali i Zi, me nje Keshill Ministrash, nje Parlament, nje ushtri dhe nje politike te jashtme te perbashket. Presidenti i Shtetit te ri eshte Svetozar Marovic, i cili eshte, gjithashtu, zevendeskryetar i DPS dhe aleat i Vujanovic dhe Gjukanovic.

    Megjithate, krijimi i shtetit te ri krijon mundesi dhe per nje ndarje mes Serbise dhe Malit te Zi pas nje periudhe tre vjecare, nje perspektive se ciles Vujanovic i eshte referuar vazhdimisht gjate fushates se tij elektorale. Sipas tij, "qytetaret e Malit te Zi do te shprehen ne nje referendum pas kesaj periudhe nese ata duan te jene te pavarur", nenvizoi Vujanovic. Perpara zgjedhjeve presidenciale, Vujanovic ishte Kryetari i Parlamentit.

    AFP
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    ~NiGoTo~
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Vendndodhja
    Durresi jone Qytet bregdetar
    Postime
    221
    Atehere do ishte me mire qe presidenti i Malit te Zi Vujanovic te mos ishte zgjedhur pasi eshte ne mbeshtetje te serbise.
    Serbin nuk e kemi pasur asnjehere mik po gjithmone armik.
    Megjithate sa lexova me lart presidenti paska pas nje te mire per te futur ne nje rruge qe do shum pune per ne Bashkimin Eropjan ( BE )
    Ishalla eshte me mendim drejt hyrjes ne BE

    Me gjthe se nuk kemi gje ne dore per vendosje dhe heqje nga posti i presidences te Malit te Zi, ky eshte thjesht mendimi im

    I uroj fat presidentit te Malit te Zi Vujanovic
    Dashuri te hedh ne LUM
    E te thote nuk te hodha UNE
    ______________________
    Nje lule celi ne zemren time
    nje trup u shtri mbi mua
    nje dor me perkedheli embel
    dhe nje zemer me tha te dua
    ______________________
    Te dashurosh eshte VEPER
    Te mos ta tregosh eshte KRYEVEPER

    Me Rrespekt NIKU-DR

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •