Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Skandali Rama -"2K" fituese pa kritere ne tendera.

    Zbulohet skandali Rama - "2K"

    Si janė skualifikuar nga gara pėr fitimin e tenderave shumė kompani, dhe si janė shpallur fituese kompani tė tjera pa plotėsuar kriteret. Nė raportin e KLSH-sė pėrsa i takon kontrollit mbi tenderat kontestohen tenderat e fituara nga 2K nė rrugėt "Myslym Keta" faza e parė dhe e dytė, si dhe rruga "5 Maj"

    Raporti shprehet se nė shumė tendera janė shtuar pika qė duhet tė plotėsojnė firmat, pika tė cilat nuk parashikohen nė ligj, duke bėrė qė nė tenderat e organizuar tė ulet konkurenca

    Raporti i Kontrollit tė lartė tė Shtetit, i hartuar pas kontrollit tė ushtruar nė Bashkinė e Tiranės, nė kapitullin mbi prokurimet publike, rezulton qė nė mbi 90 pėrqind tė tenderave tė kontrolluar ekzistojnė parregullsi dhe pasaktėsi. Sipas raportit parregullsitė me tenderat fillojnė qė nga shtrimi i rrugėve, apo ndėrtimi dhe mobilimi i shtesės nė godinėn e Bashkisė dhe deri nė tenderat e zhvilluar pėrsa i takon kancelarive. Raporti i KLSH-sė pėrfshin nė kontrollin e tij pjesėn mė tė madhe tė tenderave tė organizuar nga Bashkia e Tiranės, ndėrsa kritika bazė pėr tė gjitha tenderat mbetet mungesa e preventivave, mungesa e njė plani pune, si dhe mosllogaritja e volumit tė punės, qė nxjerr tė pavlefshme edhe llogaritjen e vlerės sė fondit limit pėr njė tender tė caktuar. Sipas burimeve nga KLSH-sė gjatė vitit 2002, Bashkia e Tiranės ka organizuar mbi 30 tendera, njė pjesė e tė cilave pėrfshihet edhe nė raportin e hartuar nga institucioni qė drejtohet nga Kėrēuku. Raporti hedh dritė mbi mėnyrėn sesi janė pėrcaktuar firmat fituese tė tenderave, pėrsa i takon shtrimit tė rrugėve apo rikonstruksionin e tyre, nė njė kohė qė tė shpallurit si fitues nuk plotėsonin kriteret ligjore. Sipas raportit nė tendera janė shtuar pika, tė cilat nė bazė tė ligjit nuk ekzistojnė, duke shkaktuar nė kėtė mėnyrė uljen e konkurencės. Raporti shprehet se tenderat e zhvilluar nga Bashkia e Tiranės gjatė vitit 2002 kanė parregullsi, jo vetėm nė momentin e organizimit dhe shpalljes sė fituesit, por edhe pėrsa i takon respektimit tė kontratės mes institucionit tė Bashkisė dhe firmės, si dhe pėrsa i takon kontrollit tė punimeve. Vėrejtjet e pėrsėritura pėr ēdo tender tė organizuar nga Edi Rama pėr shtrimin apo rikonstruksionin e rrugėve janė mungesa e tabelave tė volumeve nė prerjet e profileve tėrthore, nuk janė parashikuar muret mbajtės dhe pritės, nuk janė parashikuar punimet pėr kanalizimet, si dhe pėr rrje tet e ujėsjellėsit. Pėrcaktimi i firmave fituese pa plotėsuar kushtet apo kriteret hedh dritė mbi favorizimet qė janė bėrė nga institucioni i Bashkisė ndaj kėtyre firmave, njėra prej tė cilave mbetet 2K. Raporti shprehet se nė shumė tendera janė shtuar pika qė duhet tė plotėsojnė firmat, pika tė cilat nuk parashikohen nė ligj, duke bėrė qė nė tenderat e organizuar tė ulet konkurenca. "Nė pikėn 10 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė "Shoqėria duhet tė ketė kryer punime tė njėjta ndėrtimi, rikonstruksione rrugėsh nė qytet tė kategorisė sė parė". Nė pikėn 11 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė volumet e pėrgjithshme tė punimeve tė ndėrtimit tė shoqėrisė nė secilin nga tre vitet e fundit (1999, 2000 dhe 2001) tė pasqyruara nė bilance duhet tė jetė minimumi 300 000 000 lekė. Nė rastin e partneritetit tė shoqėrive raporti i volumeve vjetore tė bilanceve duhet tė jetė sipas partneritetit tė lidhur. Vendosja e kėtyre kėrkesave bie nė kundėrshtim me nenin 1, tė Ligjit nr. 797 1, datė 26.07.1995, "Pėr prokurimin publik dhe ka sjellė uljen e konkurencės pasi nga 13 tė interesuar pėr tė blerė dokumenta tenderi, nė tender janė paraqitur 5 prej tyre", thuhet nė raportin e KLSH-sė.

    2K fituese pa kritere nė tendera

    Duke iu referuar raportit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit nė tenderin e zhvilluar me objekt Rehabilitimi i rrugės Myslym Keta- faza e parė fondi limit i pėrcaktuar nga Bashkia kap vlerėn e rreth 71 milion lekėve, ndėrsa fitues ėshtė shpallur kompania "2K + sh.a Asfaltim Rruga Vlorė. Nė raportin e KLSH-sė thuhet se parregullsitė fillojnė qė nė hartimin e dokumentave tė tenderit. Sipas raportit tė KLSH-sė oferta e shoqerise se perkoheshme "2K + sh.a Asfaltim Rruga Vlorė e cila ka fituar me vlerė 65 990 121 lekė", nuk plotėson kushtet. "Ofertuesi 2K pėr tė tre vitet e fundit nuk e ka tė ndarė nė bilanc volumet e punimeve tė ndėrtimit, nė kundėrshtim me kėrkesėn 11 tė kėrkesave pėr kualifikim", theksohet nė raportin e KLSH-sė. Sipas raportit sigurimi i kontratės nga ana e firmės fituese ėshtė bėrė tek shoqėria e sigurimeve Sigal mė datė 30.05.2002 me afat vlefshmėri deri mė datė 30.10.2002. "Ky sigurim bie nė ku ndėrshtim me Ligjin nr. 7971, datė 26.07.1995, ndryshuar me Ligjin nr. 8767, datė 05.04.2001, VKM nr. 335, datė 23.06.2000 Per rregullat e prokurimit publik, pika 6 e tij, si dhe vetė dokumentat e tenderit tė miratuara nga enti prokurues "Te dhėnat e ofertes , "Formulari i sigurimit tė kontrates- Garanci bankare", thuhet nė raport. Sipas raportit nė tenderin e zhvilluar me objekt "Rehabilitimin e rrugės , kanalizimeve dhe ujesjellesit nė rrugen 5 Maji, fitues ėshtė shpallur kompania 2K sh.p.k. Fondi limit i pėrcaktuar pėr kėtė tender me urdhėr prokurimi 382, datė 25 tetor 2002 ka qenė rreth 80 milion lekė. "Nga kontrolli i ofertave tė tyre rezultoi se ofertuesi 2K, i cili ėshtė shpallur fitues me vlerėn mė tė ulėt 75 282 228 lekė dhe qė ka nė objektin e veprimtarisė "studim, projektim, ndėrtime publike e private tė llojeve tė ndryshme dhe nė bilancet e tre viteve 1999, 2000, 2001, nuk plotėson pikėn 12 tė kėrkesave pėr kualifikim pasi nuk e ka tė ndarė vlerėn e volumit tė pė rgjithshėm tė shėrbimeve tė ndėrtimit", theksohet nė raportin e KLSH-sė. Sipas raportit edhe nė kėtė tender kontrata me ofertuesin fitues 2K, nr 7519 datė 16.02.2002 ėshte siguruar tek shoqėria e sigurimeve Sigal, nė kundėrshtim me Ligjin nr. 7971, datė 26.07.1995, ndryshuar me Ligjin nr. 8767, date 05.04.2001, VKM nr. 335, date 23.06.2000. Pėr rregullat e prokurimit publik, pika 6 e tij, si dhe me vetė dokumentat e tenderit tė miratuara nga enti prokurues Tė dhėnat e ofertės, Formulari i sigurimit tė kontratės- Garanci bankare", thuhet nė raportin e KLSH-sė . Sipas tij parregullsi vėrehen edhe nė dosjet e zbatimit, nė tė cilat mungojnė firmat e projektuesve. "Nė dosje mungon plani i organizimit tė punimeve, nė kundėrshtim me Udhėzimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 3 date 15.02.2001, kapitulli I, pika 4/d", thuhet nė raport. Duke iu referuar raportit tė KLSH-sė edhe nė tenderin "Rikonstruksioni i rrugės Myslym Keta, faza e dytė, fitues ėshtė shpallur kompania 2k. Fondi limit i pėrcaktuar pėr kėtė tender ėshtė rreth 75 milion lekė. Raporti thekson se nga kontrolli i dokumentave tė tenderit rezulton se projekti ėshtė i pafirmosur nga titullari i entit prokurues dhe pa vulėn e komisionit. "Volumet e vendosura nė kėtė preventiv, jo vetėm qė janė tė pasakta, por ėshtė e pamundur pėr t’u llogaritur, nė kundėrshtim me nenin 5 dhe 9/a,b,c tė Ligjit nr. 8402, datė 10.09.1998 dhe UKM nr. 3 datė 15.02.2001, pika 4/b/c", thuhet nė raport. "Ofertuesi "2K, i cili nė objektin e tij ka ndėrtim, studim projektim, ndėrtime publike e private tė llojeve tė ndryshme, pėr tė tre vitet e fundit e ka tė pandarė vlerėn e shėrbimit tė ndėrtimit. Nė pikėn 9 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė shoqėria duhet tė ketė kategorinė 2/a/c/f. Nga kontrolli rezultoi se kjo shoqėri nuk ka kategorine 2/f", shprehet raporti.

    Parregullsitė e tenderave tė Ramės sipas raportit tė KLSH

    a- Mungojne tabelat e volumeve nė prerjet e profileve tėrthore.

    b- Nė projekt nuk janė parashikuar muret mbajtės dhe pritės.

    c- Nė projekt nuk janė parashikuar punimet pėr ujėsjellėsin.

    d- Nuk janė parashikuar punimet pėr kanalizimet.

    e- Nuk janė parashikuar punimet pėr rrjetin elektrik.



    Si skualifikoheshin firmat nga konkurimi

    Nė pikėn 10 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė "Shoqėria duhet tė ketė kryer punime tė njėjta ndėrtimi, Rikonstruksione rrugėsh nė qytet tė kategorisė sė parė". Nė pikėn 11 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė volumet e pėrgjithshme tė punimeve tė ndėrtimit tė shoqėrisė nė secilin nga tre vitet e fundit (1999, 2000 dhe 2001) tė pasqyruara nė bilance duhet tė jetė minimumi 300 000 000 lekė. Nė rastin e partneritetit tė shoqėrive raporti i volumeve vjetore tė bilanceve duhet tė jetė sipas partneritetit tė lidhur. Vendosja e kėtyre kėrkesave bie nė kundėrshtim me nenin 1 , tė Ligjit nr. 7971, datė 26.07.1995, "Pėr prokurimin publik dhe ka sjellė uljen e konkurencės pasi nga 13 tė interesuar pėr tė blerė dokumenta tenderi nė tender janė paraqitur 5 prej tyre.

    Marre nga Gazeta Tema

    11Maj, 200

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Postime
    61
    vetem nje gje me intereson: ku jane te gjithe keto organe shteterore si kontrolli i larte i shtetit, ne kohen kur shpallen, fitohen dhe mbyllen keto tendere?

    sec me piku ne koke.

    shnet.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    NEW JERSEY
    Postime
    15
    A ka ortakeri tjeter,pasi mardheniet e 2K me Edushin dihen.Per mua pergjegjesia me e madhe eshte e organizmit shteteror qe kontrollon e mbyll tenderin apo shpall fituesin.C'te beje e shkreta opozite,edhe deren i a mbyllin kur vete te kontrolloje.
    BURRI KA QENE DIKUR
    SIMBOLI I TROJES
    POR TANI KA KATANDIS
    FSHESA E ZOJES!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Korrieri shkruan:


    Kushtetuesja fshikullon komisionin "Rama".


    Gjykata Kushtetuese vendos qe komisionet hetimore parlamentare duhet te veprojne vetem brenda hapesires kontrolluese te Kuvendit dhe per ceshtje te vecanta te lidhura ne menyre funksionale me pushtetin e ligjvenesit.
    Reagojne socialistet: "Nje vendim i persosur.
    Komisioni "Rama" te marre fund"

    Elton METAJ

    Gjykata Kushtetuese i dha dje nje goditje Komisionit Parlamentar Hetimor per Bashkine e Tiranes dhe Ministrine e Kultures, te mbiquajtur Komisioni "Rama".
    Duke percaktuar se "komisionet hetimore jane mjet efektiv kontrolli qe veprojne vetem brenda hapesires kontrolluese te Parlamentit, te cilat ngrihen per ceshtje te vecanta, te lidhura ne menyre funksionale me pushtetin e ligjvenesit", gjykatesit, te udhehequr nga Fehmi Abdiu, kane fshikulluar komisionin "Rama". Per ngritjen e se cilit ne Parlament u zhvilluan seancat me te nxehta te viteve te fundit, duke mos lene menjane as sherret apo grushtat. Nje kerkese e pare e opozites, ku kerkohej hetimi i veprimtarise se Edi Rames ne Ministrine e Kultures dhe Bashkine e Tiranes u hodh poshte nga socialistet. Por ata miratuan me pas nje variant te ndryshuar te objektit te hetimit, ku nuk permendej emri i kryebashkiakut, ndersa kembengulen disa here se Kuvendi nuk mund te hetonte per organe qe nuk jane ne varesine e tij direkte, si Bashkia e Tiranes.

    Nderkohe, Gjykata Kushtetuese, e vene ne levizje pas kerkeses se 32 deputeteve te udhehequr nga Kryeministri Nano, eshte shprehur se "objekti dhe fusha e veprimit te komisioneve hetimore, duhet te respektoje parimet kushtetuese dhe normat e gjithepranuara te se drejtes nderkombetare, duke mos cenuar pavaresine dhe duke mos penguar veprimtarine e organeve te pushteteve te tjera".
    "Parimet kushtetuese, vecanerisht, parimi i ndarjes e balancimit ndermjet pushteteve, i te drejtes per nje proces te rregullt ligjor, i prezumimit te pafajesise, i paanshmerise, i respektimit te jetes private te individit, perbejne standarte kushtetuese mbi te cilat ngrihen dhe funksionojne komisionet hetimore parlamentare", vleresojne gjykatesit.
    Ata kane bere ne vendimin e tyre edhe nje interpretim te togfjaleshit "ceshtje e vecante", qe perben edhe thelbin e objektit te hetimit. "Ceshtjet e vecanta, qe perbejne thelbin e objektit te veprimtarise se komisioneve hetimore parlamentare, te cilat permbajne ne vetvete interesin publik, jane ato qe hetohen ne aspektin e kontrollit e te zbatimit te ligjeve, te njohjes e verifikimit ne thellesi te nje fenomeni, ngjarjeje, a veprimtarie dhe qe nxisin iniciativat per propozime, amendime apo miratime ligjesh, me qellim parandalimin e fenomeneve negative per shoqerine e shtetin dhe nxjerrjen e pergjegjesive institucionale", u shpreh Gjykata ne vendimin e saj.
    Vendim qe duket te kete kenaqur plotesisht deputetet kerkues, te perfaqesuar nga kryetari i Komisionit parlamentar te Ligjeve, Spartak Braho.

    "Nje vendim te persorur", e ka cilesuar Braho ate te Gjykates Kushtetuese, vetem pak minuta pasi nente anetaret e trupit gjykues kishin lene sallen. Juristi i socialisteve ka kerkuar edhe nderprerjen e funksionimit te Komisionit Hetimor Parlamentar per veprimtarine e Bashkise se Tirane dhe Ministrise se Kultures. Komision, qe ndersa jepej vendimi i Kushtetueses vazhdonte punimet ne nje nga sallat e Kryesise se Kuvendit.

    ------------


    ....

    Natyrisht qe kenaqet BOSI i trafiqeve Tak Braho, feudali i Bregut te detit.

    Pra Edush Rama u bunkerizua dhe me nji armature tjeter hekur betoni qe te vjedhe i lire e ti mbushe me gjerdana diamantesh dashnoret e tija Rudinen, Mimin , Valin e sorrollopin..qe per sejcilen te bleje nga nje vile ne Paris e Majorka..

    Kte radhe ne ndihme te Super Hajdutit Rama u vu dhe inkuizitori i njohur Stalinist ish pushkatuesi i sprovuar, prokurori Fehmi Abdiu.

    E po ja vlen te mbrohet Vjedhja se kot nuku e ben revolucionin trimat e xha Jahos.


    Hajdute..qendroni me Koken lart sic tha Poeti Agolli e grusht Celiku rreth partise...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Postime
    61
    brari, ka faj socializmi qė i mėson se tė gjitha, dmth tė vjedhurat duhet t'i ndajnė sė bashku. kshu vepron mafia, ti mua votėn unė ty vilėn. t'i mė mbaj shpinėn fort, unė ty tė mbush xhepin. por ju vie fundi edhe kėtyre, se siē po shihet nuk kanė aq besim nė edin dhe e dėrguan rastin nė gjykatėn kushtetuese.

    "kur digjesh nga t'ambli i fryen edhe kosit" ka thėnė populli.

    he popull, he gjeni.

    shnet.

  6. #6
    Dihej kjo gje.
    Mjafton te besh lidhjen; Rama, Nano. Abdiu. Kryetar i Bashkise socialist, Kryeministri Socialit, Kryetari i Gjykates Kushtetuese Socialist.
    Atehere cfare mund te presesh nga Komisioni Parlamentar??

    Keta qe e konsiderojne veprimtarine e Komisionit si jashte veprimtarise se Kuvendit, jane po keta qe para disa viteve nderhy ne Institucionin e Drejtesise duke i tejkaluar Kompetencat e Pralamentit.

    Askush nuk kujtohet per thenien e Gjinushit kur ishte Kryetar Parlamenti: "O une o Gjata!" dhe derguan policine per te terhequr zvarre nga zyra Kryetarin e Gjykates se Kasacionit.

    Atehere Parlamenti nuk i tejkaloi Kompentencat ndersa tani PO.

Tema tė Ngjashme

  1. Skandali i ambasadorit shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  2. Zbulohet skandali nė ministrinė e Mbrojtjes
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 15:38
  3. Skandali i telit te bakrit: Turqit do te kene monopolin
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 20:02
  4. Skandali i grabitjes sė rėrės shqiptare
    Nga Tirana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-08-2004, 08:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •