Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13

Tema: Himara

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345

    Himara

    HIMARA ARKEOLOGJIKE

    Pėrgatitur nga M. Gjoka

    Homeri ishte njė mit deri sa arkeologu i famshėm Shliman gjeti Trojėn dhe e ktheu legjendėn nė njė realitet tė lashtėsisė. Qė nga kjo kohė Iliada dhe Odiseu do tė pėrbėjnė njė burim tė pashtershėm tė informacionit mbi atė epokė historike. Nė veprėn e Homerit pėrmendet dhe udhėtimi i Odiseut nė vendin e quajtur Chimera qė konsiderohet emri pararendės i Himarės sė sotme. Dhe analogjia e thjeshtė sugjeron qė gjersa Troja nuk ėshtė me legjendė, ka tė ngjarė qė pėrshkrimi i vendeve dhe popujve qė ndesh Odiseu nė rrugėn e kthimit tė tij t'i pėrgjigjet pėrshkrimeve reale. Duke u nisur nga kjo hipotezė shumė njerėz tė letrave (me kėtė emėrtim tė pėrgjithshėm pėrfshij jo vetėm historianėt por dhe mendimtarė, filosofė dhe studjues tė ndryshėm) e konsiderojnė si diēka normale ti referohen Homerit pėr tė mbėshtetur idetė e tyre. Por nuk mund mos tė vėme re se Shlimani nuk gėrmoi nė gjithė hapesirėn gjeografike qė pėrfshijnė poemat e Homerit, gėrmime qė do tė shtonin shkallėn e vėrtetėsisė sė tė thėnave nga Homeri pėr kėto vise. Pasardhės tė Shlimanit, kanė gėrmuar nė njė masė relativisht tė vogėl nė zonėn e bregdetit Kaonian (dmth himarjot), mė i studjuar si vend arkeologjik ėshtė Butrinti.

    Nė librat historikė tė kohėve tė fundit pėr Himarėn, mė tė plotat nga pikpamja bibliografike janė «Himara nė Stuhitė e Shekujve» e Spiro Rushės, nė gjuhėn shqipe i shtėpisė botuese Arbri, viti 2001, me rreth 50 burime bibliografike dhe «Himara to aparto kastro tou Boreiou Hpeirou» e Kostas Haxhiantoniou me 352 referenca nga 142 burime bibliografike, botim greqisht i shtėpisė botuese «Asterismos», viti 2002.
    Tė dy autorėt u referohen shpesh burimeve tė njėjta bibliografike kur ėshtė fjala pėr lashtėsinė e trevės sė gjerė tė banimit tė Kaonėve, para ardhėsve tė himarjotėve tė sotėm duke theksuar dhe burimet arkeologjike, gjetjet e sė cilės sjellin argumente bindėse pėr epokat historike. Veēojmė kėtu njė vėzhgim arkeologjik tė realizuar nga njė profesor i Universitetit Politeknik tė Athinės rreth viteve 1925, i cituar nė njė nga librat e mėsipėrm, i cili tregon pėr egzistencėn nė teritorin e brendshėm tė kalasė sė Himarės tė njė tempulli, i cili nė se nisemi nga njė pllakatė e madhe ku shkruhet «Apollon», hap diskutime pėrsa i pėrket emrit Himara.
    Sipas mitologjisė greke perėndia e luftės ėshtė Ari, perėndia e stuhive, e dimrit, e detit tė egėrsur dhe vetėtimave (dukuri tė shpeshta kėto qė pėrkojnė dhe me pėrmbajtjen e vargmaleve Akroqeravne) ėshtė Chimera e kėto dy perėndi i pėrkasin tė njėjtit «kabinet perėndish» (sipas mitologjisė helene egziston dhe perbindėshi Chimera). Ndėrkaq gjėndet nė akropolin e Himarės, brenda murit poligonik me origjinė homerike dhe pellazge, njė tempull me emrin e Apollonit.

    Sipas S. Rusha i cili citon studjusin gjerman Max Myler pėr prejardhjen e emrit tė Himarės, mbėshtet idenė se togu MAR vjen nga perėndia helene e luftės Aris, qė ashtu si perėndia latine e luftės Mars e kanė origjinėn nė fjalėn sanskrishte MARU. Ndėrkaq nuk gjendet ndonje tempull kushtuar perendisė Aris nė Himarė, por gjėndet tempulli kushtuar Apollonit. Konsiderimi i kėtij burimi arkeologjik ndoshta do ti jepte njė dimension tjetėr diskutimit tė studjuesit S. Rusha pėr emrin e Himarės qė do tė duhej tė shpjegonte lidhjen qė ka emri i perendisė Aris dhe Chimera me fjalėn sanskrishte MARU.
    (Aq mė tepėr qė emėrtimi i vjetėr Chimera ka pėr bazė grupin MER dhe jo MAR)

    Duke ju pėrgjigjur ftesės sė redaksisė sė gazetės Himara-Internet pėr tė kontribuar sado pak tek botimet e ardhėshme tė kėtyre autorėve ose autorėve tė tjerė qė kanė ambicjen pėr tė sjellė fakte historike nga Himara, dhe pėr tė ndihmuar lexuesit e kėtyre veprave sado pak nė gjykimet e tyre, po pėrpiqem tė evidentoj si hap tė parė njė listė tė gėrmimeve arkeologjike tė kryera nė vitet 75-90 prej Arkeologut Jano Kocit dhe punimet pėrkatėse tė botuar nė revistėn Iliria, qė pėr fat tė keq nuk janė cituar as nga disa botime historike shqipe rreth Himarės. Do tė doja ta krahėsoja punėn e palodhur tė z. Jano Koēi me gjigandin Shliman, pėr faktin se ka hulumtuar pikėrisht nė njė skaj tė hapėsirės gjeografike tė botės homerike dhe pikėrisht se muret e kalasė sė Himarės konsiderohen homerike. Gėrmimet nė fjalė janė rezultat i gėrmimeve shumėvjecare dhe harta e 22 fortifikimeve dhe qendrave tė banuara qė nė epokėn e bronxit, tė pėrpiluar nga z. Jano Koēi, do tė ishte mjaft ilustruese pėr cilindo historian qė merr pėrsipėr tė paraqesė fakte arkeologjike nė botimet historike. Nuk dua tė kritikoj ndokėnd me rradhėt qė po shkruaj, thjesht pėrpiqem tė bėj tė njohur informacione qė ndoshta mund ti intersojnė ndokujt.

    Nga artikulli i z. Koēi, botuar nė 1991 nė revistėn shkencore «Iliria» paraqitet mė poshtė:

    Harta e qėndrave historike pėrmbledhja dhe disa skica sipas artikullit tė autorit, nga ku janė zgjedhur informacione rreth Karosit, njė kodėr dominuese mbi Qeparo.

    Njė fotokopje e faqes sė parė tė artikullit nė fjalė

    Tė dhėna tė tjera vijojnė nė tė ardhmen.




    FORTIFIKIMET PREHISTORIKE NE BREGDETIN KAON (ILIRIA, NR. 1-2 1991)

    JANO KOĒI

    PERMBLEDHJE RESUME

    (Pėrkthyer nga frengjishtja sipas origjinalit tė botuar nė revistėn e lartpėrmendur- pėrkthyer nga M.Gjoka)

    Nė brigjet shqiptare tė detit Jon, nga Kepi i Gjuhėzės gjer nė Kapoqefal tė Sarandės, janė zbuluar 20 fortifikime pre-historike. Vetėm gjashtė prej tyre dhe qė pėrkojnė me tė njėjtin typ si atė tė Karosit janė studjuar. Nė kėtė artikull propozohet tė studjohen gjithė fortifikimet dhe tė paraqiten kėrkimet e reja tė kryera nė Karos ku dallohen dy faza ndėrtimi.

    Faza e parė e ashtuquajtura Karos I, ėshtė paraqitur nga njė mur i vijės se dytė, qė pėrfshin njė sipėrfaqe tė vogėl. Gjetjet qeramike dhe teknika e kostruksionit tė mureve konsiderohen ti pėrkasin epokės sė re tė Bronxit. Nė epokėn e vjetėr tė Hekurit ėshtė ndėrtuar nė Karos njė mur nė vijėn e tretė dhe dy mure tė tjera tė cilat formojnė kėshtu hapėsirėn e dytė tė fortifikuar Krosi II. Krahėsimi i rezultateve tė marra nga studimi i qeramikės, i teknikės sė mureve rrethuese dhe skemat e fortifikimeve prehistorike lejon tė dallohen tre faza evolucioni :
    -faza e parė: Kukumi I dhe II, Ngura I i takojnė Epokės sė Bronxit tė vjetėr dhe tė mesėm
    -faza e dytė- Badher, Karos I- Epoka e re e Bronxit.
    -faza e tretė- Karos II-Epoka e vjetėr e Hekurit Faza e parė pėrfshin fortifikime tė vendosura nė kodra tė vogla. Kėto janė ndėrtuar nga mure me gurė tė pa perpunuar. Kėto fortifikime janė pėrdorur pėr vendosjen e bagėtive. Banoret janė vendosur nė murin e brendshėm rrethues.
    E Kukumit I dhe II provon se ndėrtimet fillojnė nė epokėn e Bronxit tė vjetėr dhe pėrfundojnė nė epokėn e Bronxit tė ri.

    Faza e dytė (Badher-Karos) pėrfshin fortifikime tė ndėrtuara nė lartėsi tė kodrave. Muret janė 3.5 metra tė gjėrė dhe 2 m tė larta. Fortifikimi ėshtė pėrdorur si strehim pėr bagėtitė kurse shtėpitė janė vendosur jashtė mureve. Qeramikat e Karosit I, Himarės, Sopotit, Ngura II dhe Kukum III sugjerojnė si epokė atė tė Bronxit tė ri. Fortifikimet e kėsaj epoke janė vendosur unoformisht per gjate majave dhe kodrave qė dominojnė rrugėt dhe sigurojnė njė mbrojtje rajonale.

    Faza e tretė (Karosi), pėrfshin fortifikime tė formuara me disa rradhe muresh, ku cdo pjesė e fortifikuar komunikon me pjesėn e jashtme me derė tė vecantė. Konsiderimi si vazhdimesi pranė e pranė dhe nė epoka tė ndryshme tė disa hapėsirave te fortifikuara, si nė Kukum, lejon tė lejon tė interpretohen skemat e disa fortifikimeve qė deri tani janė konsideruar problematike pėr shkak tė strukturės sė nderlikuar, sic janė psh fortifikimet e Trsjsni, Mbplanit etj. Kukumi pėrbėn pjesėn mė tė vjetėr sipas shtresezimeve, qė tregon gjihashtu kohezgjatjen e perdorimit gjatė tri fazave. Epoka e bronzit tė ri e bregut Jonian dallohet nga zonat e tjera te vendit (Shqiperise-sh.p) nga numri i madh i fortifikimeve por nga ana tjeter ajo ngjason me zonat e tjera per faktin qė mjaft elemente tė qeramikės e kanė origjinėn e tyre nė periudhat e mėparėshme tė bronzit.
    Studimi i kulturės sė fortifikimeve nė raport me kulturėn e tė njėjtės epokė nė zonat e tjera nė Shkoder, Mat dhe nė Shqipėrinė Juglndore shtrojnė gjithashtu problemin e pėrkatėsisė sė tyre etnike.

    AKTIVITETI KERKUES ARKEOLOGJIK I JANO KOĒIT
    GERMIME ARKEOLOGJIKE 1971-1975:

    Gėrmime Arkeologjike nė Qeparo (Karos, Ngura) 1976-1983:
    Gėrmime Arkeologjike nė Borsh (Sopot) 1984
    Gėrmime Arkeologjike nė Himarė 1985-1986
    Gėrmime Arkeologjike nė bregun Kaonian (Kukum-Qeparo) 1989-1990
    Gėrmime Arkeologjike nė Borsh (Sopot)

    Botime:

    Artikuj:

    Qyteza e Karosit-Qeparo, Buletini Arkeologjik, Tiranė, 1971, 181-184
    Gėrmime Arkeologjike nė fshatin Qeparo, Buletini Arkeologjik, Tiranė, Nr. 5, 1975, 59-66
    Kalaja e Karosit , Iliria, Nr VI, 1976, f. 235-243
    Qyteti Antik nė Borsh, VII-VIII, 1077-78, f. 269-273
    Njoftime arkeologjike nga Bregdeti i Himarės, Iliria, Nr 2,1981, f. 265-277
    Kalatė e bregdetit dhe gjetje tė reja arkeologjike, Almanak, Saranda, 2, 1982, f 81-85
    Gėrmime Arkeologjike e nė Himarė, QKA Tirane, 1984
    Gėrmime Arkeologjike nė Borsh, Iliria, Nr 2 (1986) 261-262
    Varreza e qytetit Antik Borsh Iliria, Nr 1(1987) f 135-146
    Gėrmime *arkeologjike tė vitit 1990 nė Borsh, Iliria, Nr 2 (1990) 226
    Fortifikimet prehistorike nė bregdetin Kaon, Iliria, Nr 1-2 (1991) 39-64
    ************************************************** ******************* ********* *** ******** *** *******, ************ ******, *****, 1991

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Planimetria e murit rrethues te Kalase Parahistorike te Karosit ne Qeparo

    http://www.geocities.com/dosja2002/D...imares2JK.html

    Fasada e Hyrjes Kryesore-Veriore e Kalase se Karosit

    http://www.geocities.com/dosja2002/D...imares3JK.html

    Hyrja Nr. 4 e Kalase se Karosit

    http://www.geocities.com/dosja2002/D...imares4JK.html

    Muret rrethues te Kalase se Karosit

    http://www.geocities.com/dosja2002/D...imares5JK.html

    Foto e Kalase se Karosit ne Qeparo

    http://www.geocities.com/dosja2002/D...imares6JK.html

    Harta Arkeologjike e Himares pregatitur nga J. Koci

    http://www.geocities.com/dosja2002/D...imares7JK.html

    ZBATIMI I METODAVE TĖ AVANCUARA TĖ KARAKTERIZIMIT DHE LĖNDEVE HIBRIDE TĖ RIKTHYESHME PĖR RUAJTJEN E GJETJEVE PREHISTORIKE NĖ KAONI

    http://www.geocities.com/dosja2002/D...imares8JK.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 18-06-2014 mė 07:25

  3. #3
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Gjurmė tė 3 mijė viteve para Krishtit nė Himarė


    Ajo ka qenė objekt gėrmimi para Luftės sė Dytė Botėrore nga arkeologu italian Cardini Disa, gjurmė prehistorike qė datohen nė epokėn e Hekurit, Bronzit dhe Eneolitit (deri 3000 vjet para Krishtit), janė dokumentuar nė njė shpellė nė Himarė, nė Jug tė Shqipėrisė, gjatė njė ekspedite arkeologjike ku marrin pjesė arkeologė shqiptarė e anglezė, pohoi drejtuesi i palės shqiptare, dr.Ilir Gjipali. “Kemi zbuluar disa ashkla stralli dhe njė material tė mjaftueshėm nė qeramikė, qė dokumentojnė periudhėn prehistorike tė kėsaj shpelle”, thotė Gjipanli, ndėrsa shton se gjatė kėsaj ekspedite qė do tė pėrfundojė sot, ėshtė grumbulluar njė sasi e konsiderueshme kampionesh pėr tė kryer studime tė specializuara mbi mikrofaunėn dhe mikroflorėn e kėsaj shpelle, ku para Luftės sė Dytė Botėrore arkeologu italian, Luigi Cardini, i Misionit Arkeologjik Italian nė Shqipėri, zbuloi i pari gjurmė prehistorike. “Studimet pėr mikrofaunėn dhe mikroflorėn, qė do tė japin tė dhėna tė plota rreth shumėllojshmėrisė sė bimėve dhe kafshėve nė prehistori, do tė realizohen nė Britaninė e Madhe, pasi nė Shqipėri, ėshtė e pamundur realizimi i studimeve tė tilla”, u shpreh dr.Gjipali. Ai shpjegoi se gjatė kėsaj ekspedite arkeologėt zbuluan fillimisht shtresa kulturore qė datohen nė periudhėn antike e mė pas edhe nė atė arkaike.

    Shpella ka njė thellėsi prej 18 metrash dhe njė gjerėsi tė mjaftueshme, qė lejon hyrjen e dritės diellore. “Pėr periudhėn prehistorike, kjo shpellė konsiderohet njė vendbanim i pėrshtatshėm”. Ndėrsa gjatė antikitetit (deri rreth katėr shekuj pas Krishtit), shpella ėshtė banuar gjatė periudhave kohore tė shkurtra, pasi edhe materiali prej qeramike e ndonjėherė edhe prej metali i gjetur nė brendėsi tė saj, ėshtė shumė fragmentar.

    Shpella pozicionohet nė brendėsi tė Himarės dhe pranė saj gjenden disa shpella tė tjera, hyrja e tė cilave ėshtė zėnė nga ndėrtimet e viteve tė fundit. Ajo ėshtė e gjatė 7-8 metra, drejt brendėsisė ngushtohet. Studimet e specializuara do tė tregojnė edhe sasinė e lagėshtirės. Kur Misioni Arkeologjik Italian i kontit Luigi Ugolini, u vendos nė Butrint e nė rrethinat e tij, njė pjesė e projektit u zhvendos pėrgjatė bregdetit jugor tė Shqipėrisė, pėr tė studiuar terrenin arkeologjik.

    Cardini, arkeologu qė punoi pėr kėtė projekt realizoi disa vėzhgime, pjesė e tė cilave ishte edhe shpella e Himarės, pranė detit Jon. Ai ndėrmorri gėrmime tė shkurtra dhe tė pjesshme, duke zbuluar nė tė gjurmė prehistorike (epoka kur mungojnė dokumentet e shkruara). Shpella (Spile; greq. shpellė), ishte kėshtu e njohur pėr komunitetin e arkeologėve shqiptarė. Ajo bėn pjesė nė listėn e monumenteve tė mbrojtura nga Ministria e Kulturės, Rinisė e Sporteve, pohoi Gjipali, nėndrejtor i Institutit tė Arkeologjisė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 18-06-2014 mė 07:25
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  4. #4
    Peter Bartl: Ja kush ishin himarjotėt e Mesjetės

    Himara e mesjetės, nė njė Ballkan qė gjendej mes monarkisė spanjolle dhe Perandorisė Osmane, na vjen nė njė libėr. Peter Bartl gjatė kėrkimeve arkivore, qė u shtrinė ndėrmjet viteve 1965-1969, arriti tė gjente dokumente deri atėherė tė pazbuluara, veēanėrisht nė Vatikan, nė Madrid dhe nė Simankas, tė cilat flisnin pėr trazirat dhe planet kryengritėse nė Ballkanin Perėndimor, por edhe jepnin sqarime mbi ndikimin, pozitėn dhe synimet e monarkisė universale spanjolle, tek e cila ishin drejtuar sytė e popujve ballkanas qė kėrkonin ndihmė. Sipas parathėnies sė librit tė Bartlit nė shqip, dokumentet e botuara e tė pabotuara mund tė ndahen nė katėr grupe tė mėdha: 1. Letra, projekte dhe lutje tė tė krishterėve tė Ballkanit dhe “ndėrmjetėsve” tė tyre; 2. Letra dhe udhėzime tė princave tė krishterė; 3. – Dhe mė e rėndėsishmja, njoftimet e tė dėrguarve tė papės, tė tė dėrguarve spanjollė dhe venecianė si dhe tė mėkėmbėsve spanjollė nė Napoli e Sicili; 4. Protokolle tė marrjes nė pyetje tė komplotistėve tė burgosur, siē bėhen tė ditura para sė gjithash nga Venediku e Raguza. Vlera burimore e kėtyre dokumenteve ėshtė shumė e ndryshme. Sipas parathėnies, autori shqyrton planet anti-turke, pėrkatėsisht projektet ēlirimtare tė popujve ballkanas, tė mbretėrve katolikė e tė princave italianė. Nė kėtė periudhė spikatin pėrpjekjet shqiptare pėr ēlirimin nga turqit nė bashkėpunim me vendet europiane. Pėr gjendjen nė viset shqiptare, nga Veriu e deri nė Himarė, gjejmė mjaft fakte e dokumente tė paraqitura nė dinamikėn e ngjarjeve nė krejt Gadishullin Ballkanik e nė Europėn e kohės. Shtėpia botuese “Dituria” ka botuar, tė pėrkthyer nė shqip nga Pėllumb Xhufi librin “Ballkani perėndimor midis monarkisė spanjolle dhe Perandorisė Osmane”( Mbi ēėshtjet e luftės anti-turke nė kapėrcyell tė shek. XVI dhe XVII). Njė libėr mjaft interesant, ku, pėr tė ndriēuar historinė ende tė pastudiuar tė popujve nė hapėsirėn e Ballkanit Perėndimor, autorit i ėshtė dashur tė nxjerrė material tė panjohur e tė pavlerėsuar mė parė. Mė poshtė po botojmė njė ekstrakt pėr Himarėn sipas librit tė Bartlit.

    Himara
    Nė jug tė Vlorės shtrihet njė vargmal, majat mė tė larta tė tė cilit ngrihen mbi 2 mijė metra mbi detin Jon. Kjo krahinė malore e papėrshkueshme ishte atdheu i himarjotėve, njė fis i dėgjuar pėr virtytet luftarake, tė cilit i pėrkisnin ushtarėt mė tė mirė tė kontingjenteve shqiptare qė shėrbenin pėr Spanjėn e pėr Venedikun. Aty nuk mund tė ushtrohej bujqėsia, ndaj popullsia jetonte kryesisht me plaēkitjet qė ndėrmerrte nė viset e afėrta e tė largėta. Praktikisht, krahina nuk u pėrfshi nėn administratėn osmane. Trupat turke mėsynin aty vetėm me raste, pėr tė mbledhur taksat apo pėr tė ndėshkuar sulmet e himarjotėve. Pėr tė siguruar disi brigjet, nė vitin 1600 turqit ngritėn njė kėshtjellė tė re nė vendin e quajtur Riko (?). Pėr rrjedhojė, shumė shqiptarė pėrqafuan fenė islame. Tė tjerė kėrkuan lejen e autoriteteve veneciane pėr t’u vendosur nė Korfuz bashkė me familjet e tyre. Por venecianėt nuk kishin ndėrmend tė pranonin nė zotėrimet e tyre njė element aq tė pasigurt. Kjo thuhet qartė nė njė raport tė Joannes Cotovico, i cili nė vitin 1590, kur nė Himarė mbretėronin murtaja dhe uria, ndodhej nė Himarė, nga ku shkruante se autoritetet veneciane ua kishin ndaluar korfiotėve, kundrejt dėnimit me vdekje, qė tė pranonin himarjotė nė shtėpitė e tyre apo tė bėnin tregti me ta.
    Qėkurse Gadishulli Ballkanik u pushtua nga turqit, himarjotėt iu drejtuan nė mėnyrė sistematike fuqive tė ndryshme tė krishtera, me kėrkesė kryesore qė t’u dėrgoheshin armė dhe t’u jepej mbėshtetje kundėr ekspeditave ndėshkimore turke. Mė 1594, drejt Romės u nisėn dy emisarė, Kandius Paniperus dhe Dinus Zhupani. Por papa u ēoi pėrgjigje, duke kėrkuar qė ata tė kryenin fillimisht bashkimin me kishėn katolike; pastaj do tė shihej se si mund tė ndihmoheshin ata kundėr turqve. Ne e pamė edhe mė parė, se mė 1596 ata u ngritėn kundėr sundimit osman nėn udhėheqjen e patrikut tė Ohrit, Athanasit, njė pėrpjekje e cila nuk pati sukses dhe qė patrikut pėr pak i kushtoi jetėn.
    Mė 1603 himarjotėt iu drejtuan pėrsėri papės dhe dėrguan Strati Zaknėn si pėrfaqėsues tė tij nė Romė. Ata duket se treguan pėrpara papės njėfarė gatishmėrie pėr t’u bashkuar me kishėn katolike, sepse kėsaj radhe papa pranoi t’i rekomandonte ata te mbreti i Spanjės. Ai i kėrkoi Filipit III t’u jepte armė himarjotėve. Ai vetė, nė letėr-pėrgjigjen e tij pėr himarjotėt, bėri vetėm ndonjė aluzion tė mjegullt mbi njė ndihmė tė mundshme kundėr turqve dhe u kufizua t’i kėshillonte ata qė t’i qėndronin besnikė fesė katolike.
    Mė 1608 u bė njė pėrpjekje tjetėr pėr sigurimin e ndihmave. Kėsaj radhe himarjotėt iu drejtuan drejtpėrsėdrejti spanjollėve. Si negociatorė tė tyre u dėrguan nė Napoli Dhimitėr Basta nga Nivica (Nivicė Buban) dhe prifti Gjon Klosi nga Lukova, tė cilėt sollėn njė letėr tė peshkopit tė Himarės e tė Delvinės, Jeremisė dhe i deklaruan kontit tė Benaventes se ata dėshironin tė viheshin nėn sundimin e Spanjės.1 Por nėnmbreti e konsideroi ofertėn si pak tė bazuar dhe e kėshilloi mbretin mos ta pranonte2, gjė qė ky e bėri, pasi mė tej ne nuk dėgjojmė mė tė flitet pėr oferta e kėrkesa ndihmash nga ana e himarjotėve nė drejtim tė spanjollėve.

    Autori
    Peter Bartl u lind mė 1938 nė Cottbus, Gjermani. Studioi sllavistikė, turkologji dhe histori tė Europės Lindore nė Göttingen dhe Mynih. Qė nga viti 1980 ėshtė Profesor i Historisė sė Europės Lindore dhe Juglindore nė Universitetin e Mynihut. Kur vendosi tė shkruante kėtė libėr, autori i vuri detyrė vetes hulumtimin e lėvizjeve ēlirimtare tė Ballkanit Perėndimor nė fund tė shek. XVI. Shumė shpejt lindi nevoja pėr kėrkime arkivore nė Itali, Spanjė dhe Jugosllavi. Marrėdhėniet e tė krishterėve tė Ballkanit me Europėn Perėndimore, planet kryengritėse tė tyre dhe, nė anėn tjetėr, projektet pushtuese tė princėrve europianė nė Turqi nė fund tė shek. XVI e fillim tė shek. XVII, kishin qenė fare pak tė trajtuara. Tre janė autorėt qė e kanė bėrė kėtė temė objekt tė monografive tė tyre, por tė gjitha ato trajtojnė vetėm njė aspekt tė pjesshėm dhe mbėshteten, sipas autorit, “mbi njė bazė burimore tė mangėt e tė njėanshme”.

    Fatmira Nikolli - Gazeta Shqiptare
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Citim Postuar mė parė nga shendelli Lexo Postimin
    Planimetria e murit rrethues te Kalase Parahistorike te Karosit ne Qeparo

    http://www.geocities.com/dosja2002/D...imares2JK.html
    WooW,si me ka shpetuar pa pare keto foto?!
    A mundesh ti downlodosh edhe njehere..
    Kam teper nostalgji per Qeparoin!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Himara

    Murgjit italianė nė XVIII: Himariotėt s’ngjajnė me grekėt

    Murgjit italianė nė XVIII: Himariotėt s’ngjajnė me grekėt

    Njerėz kokėshkretė, qė nuk pranonin tė qeveriseshin nga askush, qė i trembeshin vetėm Zotit, qė nuk ngjanin aspak me grekėt, qė e donin lirinė, por zbatonin ligjet… Kėta ishin himarjotėt gjatė shek. XVI-XVIII. Nisur si njė homazh pėr murgjit bazilianė nė Shqipėri, por edhe dėshmi e misioneve ungjillėzuese nė Ballkan, libri “Murgjit bazilianė tė Italisė nė Shqipėri-Shėnime mbi misionet nė Himarė: shek. XVI-XVIII”, me autor arbėreshin Nilo Borgia, sjell dėshmi tė ēmuara pėr kėtė zonė tė shumėpėrfolur tė Shqipėrisė. Libri, botim i shtėpisė botuese “Naimi”, vjen nė gjuhėn shqipe falė pėrkthimit tė Mimoza Hysės, me mbėshtetjen financiare tė Ministrisė sė Kulturės dhe njė parathėnie nga studiuesi Matteo Mandala. Libri ėshtė i pasur me materiale dokumentare, me relacione tė paraardhėsve tė tij misionarė nė Shqipėri, tė cilėt u pėrshkruajnė superiorėve tė tyre vėshtirėsitė e misionit. Nė kėto dokumente ata flasin pėr vendasit, pėr mėnyrėn se si ata jetojnė, pėr mosbindjen ndaj ligjit, pėr vetėgjyqėsitė, pėr pėrplasjes mes klerikėve grekė dhe misionarėve italianė, pėr mėsymjet osmane etj. Sipas hartuesve tė kėtyre relacioneve, banorėt e Himarės, kėsaj krahine aq shumė tė pėrfolur dhe e pretenduar nga fqinjėt grekė, nuk u ngjajnė asfare kėtyre tė fundit dhe “ashtu si i gjithė brezi i anės perėndimore tė Shqipėrisė nuk duan t’i nėnshtrohen asnjė qeverie, por jetojnė nė liri tė plotė”. Materialeve dokumentare tė ofruara nga sivėllezėrit e misionit nė shekujt e mėparshėm, Borgia i shton edhe eksperiencat personale tė jetuara gjatė udhėtimit tė tij nė Shqipėri nė vitet ’20-’30 tė shekullit tė shkuar. “Dokumentacioni i pėrpunuar nga misionarėt dhe nga Nilo Borgia pėrbėn njė burim tė rėndėsishėm, qė i lejon historianėt dhe studiuesit tė rindėrtojnė, edhe pse me rezervat qė rrjedhin natyrshėm nga dėshmi tė tilla, dinamikėn e disa zhvillimeve nė trevat jugore tė Shqipėrisė, ku mė shumė se gjetkė ėshtė ndier pesha e konflikteve etnike, sociale dhe fetare. Nėse Himara e shek. XVIII gėzon privilegjin tė jetė pėrshkruar gjatė periudhės historike tė tranzicionit tė vėshtirė kulturor dhe fetar, kjo u detyrohet misionarėve bazilianė qė punuan aty, por edhe historianit qė disa shekuj mė vonė e ringjalli veprėn e tyre tė jashtėzakonshme”, shkruan nė parathėnien e librit Matteo Mandala. Prej kėsaj vepre prej 375 faqesh kemi shkėputur njė fragment tė shkurtėr mbi “gjendjen politike dhe morale tė Himarės”, sipas misionarėve. I cituar herė pas here nga Borgia ėshtė njė relacion i shek. XVII.

    Nga libri
    Gjendja politike dhe morale e Himarės
    Himara ėshtė kryeqendra e krahinės-kėshtu lexojmė nė relacionin e njė misionari, qė qėndroi aty pėr vite tė tėra. Nė kohėt e shkuara ishte fortesė dhe kryesonte tė gjitha qytetet e krahinės; por tashmė nuk i ka mbetur gjė tjetėr, pėrveē emrit, sepse, duke qenė njė komb qė kėrkon prej natyre liri tė skajshme, nuk duron mbi vete asnjė lloj zgjedhe sunduese, gjė e cila vėrehet, madje edhe nė fshatrat pėrreth, ku nuk ka gjė tjetėr veē maleve tė lartė, shkėmborė dhe tė thatė, prej nga banorėt pėrfitojnė njė ajėr tejet tė pastėr, falė tė cilit janė aq tė shėndetshėm dhe tė fuqishėm. Megjithėse ushqehen dhe vishen shumė keq, himarjotėt nuk duan t’ia dinė kurrė as pėr tė nxehtin, as pėr tė ftohtin e as pėr lodhjen, sado e rėndė qė tė jetė. Gjithashtu nuk sėmuren kollaj dhe, kur u ndodh ndonjėherė, shėrohen lehtė duke mbajtur pak dietė, pa ndihmėn e mjekėve e ilaēeve qė as gjenden atyre anėve. Kėshtu arrijnė tė jetojnė gjatė, nė mos ua marrtė jetėn ndonjė krismė pushke apo vdekje e dhunshme, gjė qė ndodh shpesh atyre anėve pėr shkak tė armiqėsive tė shumta qė kanė mes tyre.
    Meqenėse Zoti dėshiron qė nė kėtė botė tė ketė ekuilibėr mes tė mirave dhe tė kėqijave, fuqia e Tij, me madhėshtinė e pafundme qė e karakterizon, e bėri qė t’u falė atyre njerėzve, nga njėra anė, ajėr tejet tė shėndetshėm e tė pėrsosur e, nga ana tjetėr, t’u kufizojė tėrė ato mrekulli qė zakonisht fal natyra nė vende tė tjera, kėshtu, duke qenė se toka ėshtė aq shterpė, saqė prodhimet nuk u mjaftojnė as pėr gjysmėn e vitit dhe as nuk kanė ndonjė gjė tjetėr me shumicė qė tė mund ta shkėmbejnė pėr tė pėrballuar jetesėn, janė tė detyruar tė ushqehen tė gjithė me pak mel dhe ujė. Dhe shumė prej tyre qė nuk kanė as kėto, mbahen me ditė tė tėra me barishte tė egra, pa asgjė tjetėr shtesė.
    ***
    Ndėrsa sa i pėrket mėnyrės sė kėtyre njerėzve pėr tė qeverisur, nuk dyshoj aspak se do tė duket shumė e ēuditshme, duke qenė se ėshtė tėrėsisht e kundėrt nga ajo e kombeve tė tjera tė botės, e pėr mė tepėr prej mėnyrės greke, e cila, edhe pse e dėshiron shumė lirinė, nuk gjendet asnjėherė pa njė apo mė tepėr prijės nė krye, tė cilėt kanė qeverisur gjithnjė nėpėrmjet ligjeve tė shkruara, herė duke rrėmbyer shpatėn pėr tė vendosur drejtėsi ndaj keqbėrėsve, herė tjetėr duke ua shpėrblyer me bollėk atyre qė janė nė anėn e sė drejtės. Madje, shumė prej tyre, duke e ditur mirė se liria e vėrtetė mes popujve tė ndryshėm qėndron te ruajtja e njė ekuilibri tė drejtė tė siguruar nėpėrmjet mirėqeverisjes, u vunė tė hartonin ligje dhe t’i shpėrndanin ato nėpėr botė, tė bindur se kjo ėshtė njė nga gjėrat mė tė ēmuara qė politika mund tė bėjė.
    Kjo krahinė, duke u ndodhur nė mbarim tė Greqisė, nuk i pėrngjet aspak asaj. Pėrveē faktit qė kėta popuj paguajnė njė farė takse qė turku tė mos i ngacmojė, nuk njohin askėnd tjetėr mbi veten, pėrveē atyre qė i zgjedhin po ata vetė sipas gjykimit tė tyre, me qėllim qė nė periudha tė rėndėsishme tė vitit t’i kushtojnė njė farė kujdesi komunitetit. Gjykatės, gjyqtarė, oficerė dhe titullarė tė tjerė tė ngjashėm, qė janė tė nevojshėm pėr mirėqeverisjen e njė populli tė madh nė numėr, janė tėrėsisht jashtė loje ndėr ato vise, ku gjithsecili ėshtė zot i vetes dhe i shtėpisė sė tij, duke jetuar si t’i pėlqejė, pa pasur frikė prej askujt, veē Zotit dhe forcės sė shumicės. Nga ky parim aspak i mirė mund tė kuptohet se sa tė kėqija mund tė pasojnė: sa vrasje, sa grabitje, sa padrejtėsi mbeten pa u ndėshkuar, sa tė tjera kryhen ēdo ditė pikėrisht ngaqė nuk ndėshkohen dhe sa me vėshtirėsi ndreqen pasi janė kryer.
    Tė gjithė rrinė vazhdimisht me armė nė dorė, kush pėr tė cenuar tjetrin e kush pėr tė mbrojtur veten dhe familjarėt e vet. E duke qenė se tė gjitha fiset pėrndiqen si armiq mes tyre, nuk dalin kurrė nga shtėpia pa qenė tė armatosur mė sė miri dhe tė pėrgatitur pėr t’u ndeshur. Mė ka ndodhur edhe mua tė marr pjesė nė pėrleshjet qė himarjotėt patėn me fisin e danielėve, i cili nuk ndodhet as tri milje larg tyre, dhe ku, pėr shkak tė gjakderdhjes sė madhe qė pashė, duke ndier keqardhje pėr ata mjeranė qė po shuheshin nė atė mėnyrė, u pėrpoqa mjaft herė t’i pajtoja, por armiqėsitė kishin shtėnė rrėnjė aq tė thella nė zemrat e tyre nė tridhjetė vjet, saqė pėrveē sigurimit tė armėpushimeve tė pėrkohshme, nuk arrita t’i shuaja tėrėsisht.
    Mė e keqja ndėr tė gjitha ėshtė fakti qė, ndėrsa dikush kryen fajin, dėnimin nė shumicėn e rasteve e vuan dikush tjetėr. Pėr ta kuptuar mė mirė kėtė gjė, duhet ditur se nė ato vise nuk ka gjykatės apo epror tjetėr pėr tė ndėshkuar krimet qė kryhen. E, kėshtu, ēdonjėri, pėr tė mos u keqtrajtuar nga tjetri, pėrpiqet tė tregohet mė i fortė, duke bėrė pėr vete sa mė shumė tė afėrm, tė cilėt, ashtu sė bashku, formojnė grupime sipas larmisė sė farė e fiseve, siē thonė, dhe nė raste nevoje i vijnė nė ndihmė dhe nė mbrojtje njėri-tjetrit.
    Lidhja e gjakut mes tyre ėshtė kaq e fortė, saqė e kanė pėr gjynah tė lidhin krushqi edhe nė brez tė pestė, tė dhjetė apo qoftė dhe tė njėzetė. Dhe, kur ndodh qė njėri prej tyre vret dikė tė njė fisi tjetėr, tė gjithė futen nė gjak, pavarėsisht shkallės sė pėrfshirjes, qė ėshtė nė varėsi tė afėrsisė me vrasėsin. Edhe pse nuk janė aspak tė ndėrgjegjshėm pėr zhvillimin e ngjarjes, tė gjithė tė afėrmit e tė vrarit armatosen pėr t’iu kundėrvėnė vrasėsit dhe tė afėrmve tė tij, duke i dėbuar me forcė nga shtėpitė dhe tokat e tyre, pa marrė parasysh as seksin dhe as moshėn. Mė pas u rrafshojnė shtėpitė, u presin pemėt, u shkulin vreshtat, u vėnė zjarrin tė mbjellave, e ashtu tė varfėr e tė mjeruar i lėnė tė enden gjithkund pėr sa kohė t’u teket. Dhe, nėse ēėshtja nuk ndreqet sė fundmi nėpėrmjet parasė, vrasin vrasėsin ose, nė pamundėsi pėr tė gjetur atė, ndonjėrin prej tė afėrmve tė tij, e vetėm pas kėsaj bėjnė paqe.
    Njė zakon i tillė sigurisht qė duket njė ndėr mė tė egrit dhe mė tė padrejtėt qė mund tė haset, por atyre u duket kaq i zakonshėm, saqė nuk dallojnė gjurmė padrejtėsie. Ēdoherė qė pėrpiqesha t’i qortoja pėr tė tilla mizori, duke u thėnė se nuk mjaftonte afėrsia fisnore pėr ta bėrė njė person tė caktuar fajtor, pėrderisa nuk vepron me vullnetin e tij tė lirė, duke pasur parasysh se filius non portalit iniquitatem patris, neque pater filii (biri nuk mbart paudhėsitė e tė atit dhe ati ato tė tė birit), mė pėrgjigjeshin qė kjo ishte gjyqėsia dhe drejtėsia e tyre dhe se, po tė mos ishte kaq e rreptė sa pėr fajin e njė njeriu tė vetėm tė vuanin tė gjithė tė tjerėt, do tė kishte nga ata qė do tė kryenin vrasje ēdo ditė, do tė kishte shumė mė tepėr vdekje nga vrasjet sesa nga vetė natyra. Nė fakt, duke qenė se kėta njerėz janė prej natyre aq luftarakė dhe aq tė dhėnė ndaj armėve, saqė dhe mburren pėr njė gjė tė tillė e shpenzojnė gjithēka kanė, nuk do tė mund tė gjendej mėnyrė mė e mirė pėr t’i ndalur sesa ēka u tha mė sipėr, sepse atė qė nuk arrin ta bėjė frika pėr veten, e bėn dashuria pėr bijtė dhe tė afėrmit e tyre.
    Edhe pse kėta njerėz janė prej natyre tė prirė ndaj armėve, kjo nuk do tė thotė se me ta nuk mund tė merresh vesh. Madje, nėse do t’i analizojmė pėr zemėrgjerėsinė, duke anashkaluar shpėrthimet e tyre mburracake, mund tė themi se janė tepėr tė butė e tė afrueshėm, tė pajisur nga natyra me aftėsi tė tilla, saqė, po tė kishin dhe njė drejtim politik, si dhe njohuri mbi artet liberale, nuk do tė binin aspak mė poshtė se mjaft kombe tė tjera tė botės. Por, ashtu siē dergjen mjaft xhevahire me vlerė nė shpellat e atyre maleve, tė cilat nėse do tė binin nė duart e shkathėta tė njė argjendari do t’i pastronte e do t’i ndreqte pėr tė zbukuruar me to shumė mitra dhe kurora, kėshtu edhe nė ato male tė ashpra humbasin mjaft qenie bujare, tė cilat, po tė kishin pasur mundėsinė dhe fatin e shumė tė tjerėve, do tė shndrisnin edhe ata mes yjeve tė kėsaj kupe qiellore tė mistershme.
    Njė argument i gjetur qė vėrteton sa mė sipėr, ėshtė ēiltėrsia nė mėnyrėn e tyre tė jetesės, e tillė sa mes njėqind vetave qė rrėfeheshin tek unė nė krye tė vitit, nuk gjendeshin as njėzet veta qė tė fshihnin brenda vetes mėkate mortore; gjė qė ėshtė vėrtet pėr t’u habitur, sepse nė njė vend ku liria nuk ka kufi, ku nuk ka ligje qė tė drejtojnė, parime qė tė udhėheqin, gjykatės qė tė ndėshkojnė, mėsues dhe predikues qė tė kėshillojnė, vėshtirė qė tė gjendet njė pafajėsi e tillė (relacion i Giovanni de Camillis, 18 prill 1673).
    Citimi i mėsipėrm, edhe pse i zgjatur, na u duk i domosdoshėm pėr tė bėrė tė njohur mė mirė se nė ēfarė ambienti dhe vėshtirėsish, mungesash dhe sakrificash u zhvillua veprimtaria e misionarėve. Njė pėrshkrim i tillė pėrputhet mė sė miri me ēka na bėn me dije informatori ynė kryesor, imzot Stanila, pėr sa u pėrket kushteve tė paqes dhe tė pavarėsisė sė Himarės nė kohėt pėr tė cilat ai bėn fjalė, si dhe vullnetit tė vazhdueshėm tė himarjotėve, gjithnjė tė gatshėm pėr tė luftuar, me qėllim qė tė ēliroheshin njėherė e pėrgjithmonė nga sundimi turk, gjė krejt e natyrshme pėr t’u kuptuar e konfirmuar edhe nė dokumentet tona. Ai shkruan pikėrisht se banorėt e Himarės, ashtu si i gjithė brezi i anės perėndimore tė Shqipėrisė, nuk duan t’i nėnshtrohen asnjė qeverie, por tė jetojnė nė liri tė plotė. Qeveriseshin me ligjet e tyre tradicionale, pėr fat tė keq ende me gjurmė egėrsie dhe barbarizmi, por nė tėrėsi kishte gjithnjė rregull dhe disiplinė mes tyre e mbi tė gjitha njė unitet tepėr tė fortė kur paraqitej nevoja pėr tė luftuar armikun. Misionari ynė vė nė dukje me njė farė keqardhje: Ėshtė mė se e vėrtetė qė, nėse kryejnė ndonjė vrasje apo krim tjetėr, dėnohen sipas rregullave tė zakoneve tė tyre tė lashta, edhe pse ato janė barbare dhe kundėr ligjeve hyjnore dhe njerėzore, ndėrsa populli rri e kundron pa kurrfarė vrasje ndėrgjegjeje.

    (er.nu/panorama/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kultur%C3%A...et-189655.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Pėr: Himara

    I lexova shumicen e shkrimeve ketu me siper por nje gje nuk arrita te gjeja. Si shpjegohet qe himara dhe disa fshatra rreth saj flasin greqisht?Nese ka dicka qe te ben te kesh ndergjegje kombetare ajo eshte gjuha qe flet .
    Kete teme e kerkova sepse isha duke lexuar planin e qeverise per ndarjen teritoriale. Himara , me sa di une , nuk ka patur kurre asnje lloj lidhjeje me fshatrat pas malit, te zones se Laberise.Gjuha qe flet eshte nje tjeter tregues te kesaj difference .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Himara

    Himara nuk eshte greke...kane ardhur nga veriu sidomos nga Kruja pas renies se epokes se famshme te Skenderbeut...meqe konsideroheshin si paria e asaj kohe u zhvendosen ne Italine e Jugut, por disa ndenjen ne Himare dhe viset perreth. Po te shikosh karakteristikat e tyre jane si ato te malesoreve dhe jo si greket qe jane zeshkane, rrumbullak e te shkurter. Keto krahina me pas filluan te komunikonin me Greqine ku benin edhe tregti me ta, por duhej te mesonin gjuhen greke. Jane shume inteligjente dhe kur jua do puna dhe zgjuarsia pershtaten, njehere e quajne veten greke e njehere e quajne veten shqiptare, sipas qejfit dhe interesit. Nuk u jane perkulur asnjeriut dhe s'kane per t'a bere ndonjehere. Nje kusheriri im i larget qe ishte doktor ka vajtur e ka folur me vet Sulltanin qe u habit me zgjuarsine e tij dhe gjuhet qe zoteronte. Quhej Doktor Jani Rexho. Ka zagare te apasionuar qe hiqen edhe keta si voriopiluriote, por jane si ata militantet e fandaksur te partive. Mos i ngaterro keta te fundit me himariotet qe jane komplet tjeter buke. Une per shembull vij nga fisi me i njohur i Himares nga ana e mamase dhe e di shume mire qe nuk jane greke, pervec atyre qe kane bere krushqi me greke.

    p.s. gjyshi im kishte shkruar nje tufe me libra per Himaren qe ishin shume shume te rendesishem, por nuk e di se ku kane humbur...ishin thesar ku tregonte me fakte cdo gje.
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Pėr: Himara

    Citim Postuar mė parė nga Elian70 Lexo Postimin
    Himara nuk eshte greke... Keto krahina me pas filluan te komunikonin me Greqine ku benin edhe tregti me ta, por duhej te mesonin gjuhen greke. Jane shume inteligjente

    p.s. gjyshi im kishte shkruar nje tufe me libra per Himaren qe ishin shume shume te rendesishem, por nuk e di se ku kane humbur...ishin thesar ku tregonte me fakte cdo gje.



    Kjo i verteton ...???

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Himara

    Citim Postuar mė parė nga WesternBlot Lexo Postimin
    Kjo i verteton ...???
    kur gjerat jane te thjeshta pse kerkon ti komplikosh????
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Pėr: Himara

    Citim Postuar mė parė nga WesternBlot Lexo Postimin
    I lexova shumicen e shkrimeve ketu me siper por nje gje nuk arrita te gjeja. Si shpjegohet qe himara dhe disa fshatra rreth saj flasin greqisht?Nese ka dicka qe te ben te kesh ndergjegje kombetare ajo eshte gjuha qe flet .
    Kete teme e kerkova sepse isha duke lexuar planin e qeverise per ndarjen teritoriale. Himara , me sa di une , nuk ka patur kurre asnje lloj lidhjeje me fshatrat pas malit, te zones se Laberise.Gjuha qe flet eshte nje tjeter tregues te kesaj difference .

    Gjuha ashte elementi 3 , per identitetin



    1- raca

    2- kultura

    Leberit dhe Himariotet nuk kana asnji ndryshim (pervec gjuhes)

  12. #12
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Himara

    Jetoj ne Sarande dhe shpesh puna me ben te lidhem shpesh me Himaren,nga ana historike eshte truall Shqipetar,por njerezit JO
    Me rrogen qe marin dhe interesat e tyre qe kane nga shteti Greek,normale qe mbeshtesin komunitetin greek!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Pėr: Himara

    Aktualisht Himara eshte banuar neper kohera gjithashtu nga Shqiptare e Greke. Fjala Himare eshte fjale greke ne fakt ashtu si dhe Vlora.

Tema tė Ngjashme

  1. Himara, e vėrteta qė nuk duhet fshehur
    Nga ArberXYZ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 05:11
  2. Pamje nga Himara
    Nga militanti1980 nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 04-08-2007, 15:08
  3. Skandali i rradhes, Bollano: Himara ėshtė minoritet grek
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 18:00
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Himara: Princesha nė gjumė
    Nga Hyllien nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 18:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •