Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Shqiperia, besimi i nje fillimi te ri

    Revista me e madhe amerikane Business week, e dates 5 maj i ka kushtuar Shqiperise, nje suplement per thesaret e trashegimise kulturore dhe ambicet e Tiranes, per tu integruar ne strukturat Euro-Atlantike. Nje dritare ne raportin e Business eeek, ze edhe kreu i qeverise Fatos Nano, i cilesuar si nje figure komplekse dhe kyce ne historine e Shqiperise

    Elsa Demo

    Amfiteatri i qytetit antik te Butrintit dhe Tirana me Kullen e Sahatit e Xhamine e Ethem Beut, ne nje dite te shtruar me diell. Keto jane dy imazhet e zgjedhura nga revista ne ze amerikane Bussines Eeek, e dates 5 maj, per te ilustruar faqen e pare te Suplementit "Shqiperia: besimi i nje fillimi te ri". Lexuesi i huaj prezantohet qysh ne fillim me nje nga monumentet me te rendesishme te trashegimise sone kulturore, qytetin e Butrintit. Njihet shkurtimisht me historikun e rrenojave 3 mije vjecare deri ne kerkimet e fundit arkeologjike dhe vemendjen qe ka terhequr papritur ne bote ky qytet. Ne faqet e brendshme, rrefehet se si Shqiperia, nje vend i dale nga izolimi komunist, po tregon shpirtin e iniciatives fale nje sere privatizimesh ambicioze ne shkalle te larte. Ndersa perparesia e kryeqytetit Tirane eshte te integrohet ne strukturat Euro-Atlantike. Nje dritare ne kete hapesire infromative eshte edhe portreti i kreut te qeverise aktuale Fatos Nano, nje figure komplekse, per rolin e tij ne periudhen e veshtire te tranzicionit shqiptar.

    Zbulimi i nje thesari antik

    "Shqiperia, vendlindja e Homerit, mburret me nje nga qytetet me madheshtore antik te Evropes, Butrintin, Park Kombetar", shkruan Business Eeek. Ky vleresim simbolik "vendlindja e Homerit" lidhur me epiken qe u shkrua ne brigjet e lashta te Mesdheut, i referohet per me teper letres se poetit frencez te '900-es, Lamartine, drejtuar poetit te madh te Rilindje Shqiptare, Jeronim de Rada. I shkruan: "Kur lexova romanin tuaj (Lamartine e ka fjalen per "Kenget e Milosaos", qe ndryshe ne letersine shqipe quhet "roman ne vargje"), mendoj se nje dite poezia do te rikthehet ne brigjet e origjines". Lexuesit i flitet per Butrintin, i cili ndodhet ne skajin me jugor te Shqiperise, si per nje zbulim te sotem, te ri, me pak i njohuri, me pak i vizituari, me pak i perfoluri, nga gjithe qytetet e medha antike te Mesdheut, ku vizitori humbet ne mendime mes rrenojave te tij 3 mije vjecare. "I themeluar te pakten ne shekullit e 8-te p.e.s., Butrinti krenohet me zonat helene, ujesjellesit romane, pallatet bizantine, muret mbrojtes, kullat veneciane dhe fortesat otomane. Shkurt, eshte, "nje mikrokozmos i historise se Mesdheut. Nje kombinim unik i arkeologjise me natyren. Nje eksperience vertete magjike. Eshte e rendesishme te kuptohet se ruajtja e trashegimise sone kulturore nuk eshte vetem faktor i ruajtjes se identitetit tone, por ndihmon gjithashtu ne permiresimin e jetes se secilit nepermjet turizmit", sipas fjaleve elokuente te Auron Tares, Drejtor i Parkut Kombetar te Butrintit.

    Sfide per kete qytet tani mbetet arritje e nje balance ndermjet nevojes per te ndihmuar zhvillimin ekonomik te qytetit te Sarandes dhe domosdoshmerise per te mbajtur te pademtuara rrethinen natyrale, qe eshte nje nga pamjet me terheqese.

    Tirana politike

    Eshte nder te paktat vezhgime te te huajve, ky i Business eeek, ku vemendja ndaj poltikes zhvendoset vetem pasi ka ndalur se pari ne pasurine e trashegimise kulturore. Roli i presidentit aktual te Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu, vleresohet per vizionin e prioritetve te qarta qe duhet te ruaje vendi i tij, qe periudhen me te gjate te shekullit te 20-te ishte vendi me i izoluar i Evropes. Ne samitin e NATO-s ne Prage, nentorin e vitit te kaluar, presidenti i Shqiperise u takua me presidentet e Kroacise dhe Maqedonise per te hartuar nje strategji te perbashket per te ardhmen e interegimit ne NATO. Dhe ne shkurt 2003 Shqiperia fillon zyrtarisht negociatat per Marrdheveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian: hapi i pare, anetaresimi. Ky hap i madh pozitiv do te ndihmoje Shqiperine te terheqe me shume investitore te huaj dhe te permbushe privatizimin e aseteve kryesore shteterore. Per kete hap jane marre shembuj dy institucione te rendesishme Banka Shqiptare e Kursimeve dhe INSIG, qe pritet te privatizohet se shpejti sipas shpjegimeve qe kane dhene per Business eeek dy kreret e tyre drejtoret perkates Ardian Kamberi dhe Eduard Shalsi.

    Nano, figure komplekse

    "Shqiperia eshte nje amalgame religjioni, kulture, gjeografike. Gjithashtu dhe politika e ketij vendi ka qene me pak e tille. Nje nga figurat kryesore te kesaj periudhe ka qene Fatos Nano, kryeminister i vendit. Rizgjedhja e tij per te katerten here dhe zgjedhja President e Alfred Moisiut, iu dha fund sherreve nderpartiake, qe i kishin shkaktuar boll deme stabilitetit te brishte politik", shkruan Buseness eeek. Komenti vazhdon: levizja qe demostron mencurine politike e mbajtjes afer te rivaleve, ishte se kreu i qeverise Nano, fton ne kabinetin e tij dy ish kryeministrat Pandeli Majko e Ilir Meta. Nje klime e re politike ka lejuar disa progrese, per implementimin e disa rekomandimeve te Bashkimit Evropian per permiresimin e stabilitetit ekonomik dhe politik, por qe ende nuk mund te thuhet si arritje e reformave.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    brenda 10 vjetesh ,tirana do behet kryeqytet modern ,europian dhe shembull per te gjithe shqiptaret.

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Eshte pak e cuditshme kjo eufori e business week kur jo me larg se para disa ditesh Nato (nje insitucion jo fort i lidhur me ceshtje te tilla) ngrinte problemin e Trafikut te Droges,Qenieve Njerezore dhe Krimit te Organizuar ne Shqiperi. Disa muaj me pare nje raport i BE fliste per nje korrupsion dhe kontrabande qe na rendiste nder te paret ne Europe.

    Uroj qe ky artikull ashtu si dhe komentet qe e pasojne te jene te pakten vullnet dhe deshire per te thene nje fjale te mire qe gjithsesi eshte shume larg realitetit.

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •