Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332

    Gervishtjet e nje kohe te marre.

    PARATHENIE
    Duke rremuar neper sirtaret mbushur plot shkresurina te mbledhura vitesh, duart me zune nje fletore te vogel te cilen kisha mbi pese vjet pa e pare. Nuk e di si u ndodh aty, por ja qe u ndodh. Ishte nje fletore me poezi e dhuruar nga nje shoqja ime e ngushte, ne pamundesi per te me dhuruar nje liber. Poezite jane te shkruara nga fundi i viteve '90 dhe titulli i shkruar mbi kete fletore thoshte: "Gervishtjet e nje kohe te marre". Si per ironi te fatit nje muaj pasi kjo fletore mu dhurua mua, une i humba kontaktet me autoren per te mos u pare me qysh atehere. Po i botoj ketu poezite qe jane shkruar aty me shpresen se syri i saj do t'i lexoje dikur e do te mund te takohemi serish. Gjithashtu jeni te mirepritur te jepni mendimet tuaja nese ju pelqejne apo jo ato cfare jane shkruar.
    Faleminderit


    Te dish te harrosh

    Eshte koha kur
    buzeqeshja me ka merguar
    diku prane nje prendim dielli
    kur mendimet mundohen
    te shqyejne njera-tjetren.
    Eshte koha kur
    hici duket me teper se asgje.
    Eshte koha kur
    koha s'ekziston.
    Eshte koha kur
    njeriu duhet te dije te harroje!

    Pjeseza pa titull

    ****
    Me duar shtyj kembet
    te ikin,zvarriten tutje
    aty ku kafja e erret te shkrihet
    me blune e larget
    derisa te formohet peltja e ngrire
    e akullt gjer ne dhembje.

    ****
    Me mungon e dashur
    si jeta jetes
    ofshama shpirtit
    me mungon aq shume
    brenda mungese absurde
    Me mungon si gjithnje
    kur je teper gri.

    ****
    Iken te gjithe
    edhe ti
    ne nje pjese te vdekur te trurit
    mundohem te te riperterij!

    ****
    Me vjen ere kalbesire
    ketu,atje,nje hap me tej
    anash, shikoj si e marre
    kjo ere frymen po ma merr
    Ah, po kalbet njerezimi
    njerezimi po mban ere!

    ****
    Dje gabove perseri.
    Po sot?
    Ah, ate do ta gjykoj neser.
    Po neser?
    Te lutem...jeto deri neser.

    ****
    Fryn ere
    koha ne xhama vjell
    une rri me sy te vrare
    nuk mundem te mbledh
    te vjellat e kohes se marre.


    Per veten

    Po iki,
    e humbur mes lotesh
    mes mallit qe s'u shlye.
    Po iki,
    zvogeluar,
    mbledhur sa nje grusht.
    Po iki,
    me enderr te vrare,
    nga nje deshire qe s'u permbush.
    Po iki,
    me duar te leshuara,
    qe rendojne prej vetes se vet.
    Po iki,
    me syte e zgurdulluar,
    a thua kane pare ndonje lanet.
    Po iki,
    me floke te pakrehe,
    qe si ferra nde lekure me jane mbeshtjelle.
    Po iki,
    pa bere ze, pa kundershtim,
    vetveten s'po e nxjerr dot nga vedi im.
    Po iki,
    me kembe te ngrira, te bera dru,
    a thua s'jane njeriu, po klloun.
    Po iki,
    me t'vetmen gje te gjalle,
    me nje te shqyer kujtese.
    Po iki,
    e le pas shejtan e dreq,
    per mire e per keq.
    Po iki,
    ikone e lodhur, e zhytur,
    ne te erretin zhgenjim.
    Po iki,
    me shpirt te cjerre,
    nga thonjte e kohes se mjere.
    Po iki,
    e vala e bregut do t'me dhembe.
    Po iki,
    me do guraleca ne xhep.
    Po iki,
    me heshtjen mbi supe,
    te vetmin pushtetar.
    Po iki,
    me ndjenjen e kryqezuar,
    ne te fundmin perendim.
    Po iki,
    e kengen e laureshes,
    e le ne vajtim.
    Po iki,
    besimin po ua le,
    relike te cmuar.
    Po iki,
    me marrezine e fshikulluar.
    Po iki,
    e ftohte,
    me fjale teke hena.
    Po iki,
    ngjyra gri,
    me gerryen perbrenda.
    Po iki,
    mengjeset,
    jane shperfytyruar krejtesisht.
    Po iki,
    me hapin ,
    e tradhetuar pabesisht.
    Po iki,
    koha me rreh pas si xhandar.
    Po iki,
    me veshtrimin tim mekatar.
    Po iki,
    aty ku s'e di,
    ku s'me pret njeri.
    Po iki,
    e le pas nje mal te thate.
    Po iki,
    dhe le nje material te ri,
    per thashethemexhinjte e vjeter, per thashethemexhinjte e rinj.
    Po iki,
    rruget me kryqezohen per ne diell.
    Po iki,
    ditet ka filluar,
    t'i zere skleroza.
    Po iki,
    indiferenca rritet,
    per gjurmet qe le koha.
    Po iki,
    sekondat jane me shume se ferr.
    Po iki,
    buzeqeshja,
    terthoraz eshte prere.
    Po iki,
    lamtumira u var ne gryke.
    Po iki,
    nete e trishta,
    si ogur i bardhe.
    Po iki,
    duar te shtrira,
    mbajne radhe.
    Po iki,
    zbathur,
    me thembra te cara.
    Po iki,
    moti i ashper,
    vite te marra.
    Po iki,
    inkoshienca,
    ka arritur kulmin.
    Po iki,
    fundshekulli,
    po bie fundin.
    Po iki,
    si dikur,
    si atehere.
    Po iki,
    si nje topth i leshuar ne terr.
    Po iki,
    dashuria vdiq gjate lindjes.
    Po iki,
    njerezit i binden,
    antibindjes.
    Po iki,
    me brenge te brengosur.
    Po iki,
    ne skajet,
    e nje bote irreale.
    Po iki,
    e ta dini,
    se iki pa deshire fare.

    -Ina-

    to be continued....
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  2. #2
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    To be continued...e ke fjalen per ate PO IKI....apo do sjellesh poezi te tjera...

    po me terheqin urime asaj goces...
    LuM i RrEmByEr

  3. #3
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332

    Vazhdimi

    VJOSA. e kisha fjalen per poezite, dhe ja ku po vazhdoj tani. Keto poezi jane nga cikli "Kambanat e zgjimit" i te njejtes autore.

    Kontur

    Ekziston edhe per mua dicka
    ekziston nje meter ngjyre shprese,
    ku mund te shkruaj,
    te qaj dhe te qesh.
    Ekziston edhe per mua dicka,
    e, kur shkrihem me te, jam brenda saj.
    Bote shkatarraqe,
    kur rastesisht gjendem jashte orbites,
    karbonizohem,
    shkermoqem
    e vdes.
    Me zonjen me djallezore ne bote,
    me ironine e fatit
    serisht qaj dhe qesh.

    Viktime e vetvetes

    Buzembremje
    Koha u therr.
    Damaret e gjakut rubin
    rreshqasin mbi xham,
    koha ngriu
    mes nje gote bosh
    ne nje moshe brilante.

    Optimizem i heshtur

    Ne erresiren e bardhe
    lundron optimizmi i shpirtit tim.
    Atje tej.
    Aty perballe.
    Mosperfilles ne madhestine e tij,
    lufton,
    humbet,
    FENIKS qe ringjallet prape
    nga hiri i vet.


    Ti, bota ime

    Ah, ti bota ime.
    Ah, ti gogel e vogel
    qe digjesh ne cibukun mitik qe
    thithin perendite.
    Ah, ti planet i gjere lotesh,
    ti ritem i ngadalte dhimbjesh,
    ti glob i genjeshtert,
    ku genjeshtra me e madhe
    jane njerezit e tu te perbaltur.

    Pertej qelqeve

    Qelqet u thyen.
    Zhurma e thyerjes se tyre u ndie kudo.
    Ajo tringellin dhe beri jehone.
    Tashme pas ketyre qelqeve nuk fshihet
    me e verteta,
    ajo duket e paster tashme,
    duket si nje kristal i rene nga keto qelqe.
    Qelqet e thyera tani treguan
    kaltersine qe ndodhej pas tyre.
    Pertej qelqeve te thyera
    endrra e parealizuar u be realitet,
    pertej qelqeve te thyera...

    Ankth

    Dritat e nates
    duken si yje te vegjel
    mes qiellit te ngrysur.
    Fryma xhamin vesh
    dhe ne bardhesine e qelqte
    shkruhen dhe fshihen
    dy emra me shpejtesi.
    Gishterinjte dridhen
    dhe gjuha troket lehte,
    pastaj peshperit lutjen:
    "Falme dashuri".

    Lamtumire

    Ika, ashtu heshtur,
    kur agu ende s'kish dale.
    Me supet rrudhur,
    me koken ulur,
    a thua kisha bere krim,
    a thua kisha bere faj.
    Ika. Me syte e ngrire ne horizont,
    me ngjyren pa jete,
    kur ne thundra mamuthesh
    shkermoqej shteti...

    E pakapshme

    U mundova perseri
    te kapja buzeqeshjen tende
    ne venitjen e endrrave te mia.

    Por sa keq.
    Ajo u zhduk
    si konturet e sendeve
    kur mbi to bie hija.

    ******

    Ngushellohem
    se iku dita

    Me vret mendimi

    se iku jeta.


    --------O-----------
    Kaq per sonte.Vazhdimi nje here tjeter...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jonian : 14-05-2003 mė 22:55
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jonush djali...


    Mirseerdhe vet i dyte..

    Poetja qe ke sjelle eshte vertet e mrekullueshme..

    Urime asaj ne POEZI dhe juve ne miqesine tuaj me ate..

    Shume bukur..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    Urime autores vecaneisht me pelqeu poezia KONTUR
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  6. #6
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332

    Vazhdimi

    OK, provimet i mbarova keshtu qe tani kam kohe te mbaroj ate qe nisa. Po vazhdoj me ca poezi te tjera:

    Iluzion 2000

    Pema i dha lamtumiren gjethit
    dhe e dergoi te puthe rete,
    ndersa ne litaret e kullt te shiut
    njerez zvarriten per te kapur qiejt.

    Kur tymi mori kthesen per ne toke,
    hijet u mbyten ne oqean
    ndersa demonet e ngritur nga varri,
    -Jemi te gjithepushtetshem!-thane.

    Pas nje jave

    I njejti minute
    e njejta ore
    e njejta dite.
    Te njejtat fytyra,
    i njejti vend,
    i njejti pozicion;
    gjithcka si nje jave me pare.
    me te vetmin ndryshim:
    Kesaj radhe per t'u ndare.

    UNE
    Limanet e shpirtit jane bosh

    anijet kane shtegtuar diku larg.

    Hija bredh e vetmuar

    brigjet

    PRITJA i lag.

    Kristal dashurie
    Ngrica e eger e vetmise
    ka kthyer ne akull
    gjithe qenien time:
    dhe syte
    dhe buzet,
    dhe duart.
    Kam frike...
    kam frike se mos rrezohem dhe thyhem.

    Vetem per ty
    Sonte dua te mendoj vetem per ty,
    per buzet e tua,
    per buzet ,
    per puthjen qe kaq kohe me ka munguar
    si dritehena
    qiellit te trishtuar.

    E padobishme
    Kur dita te veteshqyhet nga uria
    e deti te kerkoje malit uje,
    e mali t'i kerkje qiellit kaltersi,
    e kaltersia t'i kerkoje shpirtit pafajesi,
    atehere do te vraposh drejt faljes,
    por dielli do te jete ne perendim.

    Dialog
    Nata: - Une i bej te lumtur njerezit

    Dita: - Sa keq. Tek une gjejne vec zhgenjim.

    Nata: - Ne endrrat e mia ata realizoojne gjithcka.

    Dita: - Ah. Ti qenke rrenja e zhgenjimit.

    Romance trishtimi

    Peme e lotit jetonte buze detit,
    kenaqej vec nga nje puthje e eger,
    por ne qelizat e brishta te saj,
    e ardhmja ishte krejt tjeter.

    Nje dite deti u tregua i pabese,
    se gjethet e kaltra ia rrembeu.Dhe pastaj
    trungun ia hodhi teja pa meshire...
    sic duket s'e preknin me lotet e saj.
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  7. #7
    ~* rrapatushja *~ Maska e Pretty Devil
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Londer, Angli
    Postime
    61
    me eplqyen shum eketo poezi. Uroj qe autorja e tyre te jete sa mire dhe ti kete shku sa ma mbare ne jeten e saj

    me respekt x
    [size=0.5]You may shoot me with your words,
    You may cut me with your eyes,
    You may kill me with your hatefulness,
    But still, like air, I`ll rise.

    Leaving behind nights of terror and fear --- I rise
    Into a daybreak that`s wondrously clear --- I rise
    Bringing the gifts that my ancestors gave,
    I am the dream and the hope of the slave.[/size]

  8. #8
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Kembanat e zgjimit

    Ne qelizat e qenies sime
    degjoj kembanat e zgjimit,
    bien me force,
    me force.

    Kembanat e zgjimit
    shkundin vetveten dhe rrenojat
    e gjumit gjysmeshekullor,
    mberthyer ne ritmin e harrimit.

    Gjithe kurmi im gjemon
    prej kembanave te zgjimit.


    Te gjithe, po une?

    Ne syte e tu pashe gjithcka:
    Pashe detin blu dhe qiellin e kalter,
    pashe njerez te zvogeluar sa me s'ka,
    pashe diellin qe shkelqente sa desh
    me verboi,
    pashe planetet, galaktikat...
    pashe kohet moderne te aferta shume,
    pashe kohet e lashta te largeta shume,
    pashe gjithcka ne syte e tu, gjithcka,
    vetem dicka s'pashe:
    Une,
    ku isha Une???


    Ndjenje

    Kur gishtat humbasin ne floke
    dhe syte treten ne veshtrim,
    gjaku me vershon ne buze,
    ne castin me intim.

    Dhe s'dua qe era te hyje mes nesh,
    kam frike nga shtjella e fjaleve-ciklon,
    dua qe nata te bjere sa me shpejt,
    se dita, oh dita
    buzet ndeshkon.

    Akuze e drejtperdrejte

    Imorale.
    Dje ne oren 10 e 25 minuta ishe duke qeshur.
    Per c'arsye?
    Me ke?
    Perse?
    Imorale
    Dje mbasdite me nje djale dole.
    Kush ishte?
    C'e kishe?
    Leje a more?
    Imorale
    Pardje syte dhe buzet kishe lyer:
    Per ke?
    Me se?
    Perse je ngjyer?
    Imorale.
    Dje,
    sot,
    dhe neser,
    perjete.
    Imorale.
    C'me vjen te qesh
    me fosilet e moralit te shkrete.

    Urdhri

    Mos qeshni,
    dhe ngerdheshja e tyre e neveritshme
    jehon nga cdo ane.
    Mos kendoni,
    dhe muzika e tyre mortore rruget shurdhon.
    Mos dilni,
    dhe per vete kilometrat si krimbat pershkojne.
    Mos dashuroni,
    dhe seksi i tyre i lakuriqte
    neverine tmerron.

    Parathenie e nje viti

    Tre akrepat bashkohen
    dy gota perplasen nje moment
    dhe gezuar thuhet mekanikisht nga buzet
    e yndyrta;
    ndersa une,
    une jam mbytur ne kete gote vere
    dhe kam frike te dal prej saj,
    kam frike se do te kem nje rrudhe me teper,
    jeta do te me jape nje shuplake me te forte
    kam frike se kur te dal
    fytyra ime do te jete e pergjakur,
    kam frike se mos i tremb njerezit
    me paratheniet e mia te zymta.
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  9. #9
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Keto poezi qenkan madheshtore.
    "Ikja" me pelqeu me teper, por qe te gjitha jane kryevepra.

  10. #10
    rrotull asgjekundi
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    61
    ajo eshte e bukur
    eshte teper e vertete
    dhe tmerresisht e thjeshte

    ehhh. Gabim qe kto poezi jane ketu. ne nuk jemi te denje per to

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cruel gabon qe mendon ashtu.
    ajo per njerzit i ka bere poezite.

    shume mire qe joniani na dha rast te lexojme poezite e asaj ketu se neper librari spo shkon me njeri.

  12. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Jonian,

    eshte gjynah qe ti nuk tregon emrin e shoqes tende, shpirtit qe ka shkruar keto mrekulli.
    Nese ajo i ka botuar keto poezi ne nje vellim, te lutem sille ketu titullin e tij.



    Vecoj DIALOG, se me preku me permendjen e DITEs


    Dialog
    Nata: - Une i bej te lumtur njerezit

    Dita: - Sa keq. Tek une gjejne vec zhgenjim.

    Nata: - Ne endrrat e mia ata realizoojne gjithcka.

    Dita: - Ah. Ti qenke rrenja e zhgenjimit

  13. #13
    rrotull asgjekundi
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    61
    Oh jo Brar, vetem kjo goce qe nuk shkruan per njerezit. Poezite behen per tu lexuar, keto poezi jane per tu shikuar. E shikoj ate me tere lakuriqsine e saj dhe dua ti nxjerr syte e mij njesoj si Edipi
    Pse njerezit kujtojne se bukuria e tjetrit mund te jete dhe e tyrja. Epitet "e mrekullueshme, fantastike" jane thjesht primitive.

  14. #14
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    E kisha harruar kete teme fare. Megjithate tani qe e kujtova po vazhdoj me disa poezi te tjera. Fati e solli qe te bie prape ne kontakt me autoren para disa kohesh, megjithese jo nga forumi shqiptar. Emrin e ka Ina, dhe me sa di vazhdon te shkruaje akoma. Faleminderit te gjitheve per konsideratat si atyre qe i kane pelqyer poezite ashtu dhe atyre qe jane kritike ndaj tyre. Poezite qe jane shkruar ne postimin e pare jane marre nga nje fletore me poezi te cilen autorja ma kishte dhuruar para se te mbaronim shkollen e mesme. Ndersa poezite e tjera jane marre nga vellimi "Kembanat e zgjimit" i cili eshte pjese e librit "Diell Jonik", nje bashkepunim i fondacionit SOROS me shkollen e mesme ekonomike "Antoni Athanas" ne Sarande.

    Per antonimin e jetes sime
    Te shoh, por s'te ndiej.
    Te degjoj, por s'te flas.
    E di qe je kudo ku jam une:
    ne cdo rruge, ne cdo kthine,
    ne cdo rast te jetes sime,
    me ke paralajmeruar, me ke thene:
    Kujdes!
    Por une s'njoh frike,
    nese me do ne mbreterine tende
    merrme sa me pare,
    te iki nga kjo bote
    me engjej hipokrite;
    tek ti do te jem
    tek djalli real.


    *******

    Koha ime ka mbetur.
    Pranga te egra kujtimesh
    e kane zene robinje.
    E akuzojne per vrasje,
    per gjakra te nxehte,
    per gurre varresh te ftohte.

    Pse?
    Pse linda te jetoj ketu,
    ne kete bote mjerane,
    ku gjethi i trembet pemes,
    dhe loti rreshqet mbi faqe.
    Pse linda ketu?
    Ku me epsh te paturpshem
    njerezit te shohin ne sy,
    dhe kur syte s'ua kthen,
    te veshin mantelin e fjaleve,
    mantelin e zi.

    Dashuri ne infinit
    e shtriva dashurine ne nje drejtez
    deri ne infinit.
    Pastaj,
    Pastaj pluhuri i bardhe ra shtruar
    Ne dysheme,
    ne kujtim te saj.

    Ketu
    Une jetoj ketu
    ne qytetin e fjaleve.
    Here mbytem ne detin e tij
    e here permendem prej nje dallge.
    Une jetoj ketu,
    ne boten e MOS-it,
    ku njeriu vetekenaqet
    me moralin idiot
    prane pjates se kosit.

    Kontradikte me veten
    Zemra e degjoi dhe tha:
    "Erdhi".
    Syte e kerkuan dhe thane:
    "Ku eshte ai?".
    Truri urdheroi:
    "S'duhet ta shihni!".

    Do te jete...
    Do te jete e hene kur njerezit
    do te nisen per week-end.
    Do te jete muaji i trembedhjete i vitit,
    kur dielli te rrotullohet rreth tokes.
    Do te jete mesdita e mesnates,
    kur Antarktida do te shkrije me nje qiri.

    Dhe te gjitha keto do te ndodhin,
    kur bishen e urrejtjes
    te mos e ushqeje asnjeri.

    * * * * *

    Era e mori lotin e gjethit
    e shpuri kaltersive,

    vala e mori kujtimin e bregut
    e shpuri s'di se ku

    harresa e mori puthjen e fundit,
    e prishi folezen tek une.

    Enderr e perhumbur
    Fytyra jote,
    -hije qe lodron ne humnerat e syve te mi,
    e qeshura jote,
    -jehon ende ne labirinthet e shpirtit tim.
    Puthja jote,
    njom kujtesen mbi buzet e thara;
    ti, gjysme qiri i fikur shprese
    perbri trupit tim.

    Prag vjeshte
    Ne trotuarin e mendimeve te mia

    kujtimi yt si gjethe e zverdhur ra.

    Valle kujt i erdhi vjeshta,

    ty apo mua?

    * * * * *

    Dy sy.

    Nje e qeshur

    diku...

    ra termet ne germadhat


    e nje dashurie te vjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jonian : 15-07-2003 mė 01:20
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  15. #15
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Atje
    Lotet e thare i lashe atje
    dhe ndjenjat e rreshkura prej kohes.
    Floket prere nxitimthi
    i lashe atje serish.
    Fjalet e lashta, te bukura,
    i varrosa pergjithnje,
    atje, ne token e bute,
    ku per mua kishin rilindur,
    ku per mua qajne pa ze.

    Do te te pres
    Do te te pres...
    derisa era te shkunde shpresen prej pemeve
    do te te pres...
    derisa vala te njesohet me bregun,
    do te te pres...
    derisa dielli te keputet si portokall
    i pjekur.

    E ndjej
    Do te mbytem ne detin e syve te tu,

    do te mbytem ne aromen e kraharorit tend,

    do te mbytem ne endrrat per veten dhe per ty,

    do te mbytem ende pa arritur tek ty.

    Miqve te mi
    Ju humbas te gjitheve,
    sic humbet dita
    oret pa kthim.

    Ju lashe aty,
    Ju lashe atje,
    mes gjuhezash te bardha flakesh,
    mes gezhoja akujsh,
    qe te vrasin ne shpirt.
    Ju humba.
    Sa do te doja te ishit me mua,
    sa do te doja te isha mes jush.

    * * * * *

    Kam ftohte
    Ndoshta nga nata e lagesht,
    nga ndjenja e harruar,
    se larg ju kam lene.
    Kam ftohte
    e hena e lakuriqte qesh me mua:
    "Ke ftohte ti,
    ti, veshur me gezof
    dhe dorashka ne duar?"

    Larg apo afer
    S'e di nese dua te me qendrosh larg
    a te me qendrosh afer, s'e di.

    Cmenduri te te kem larg
    te te kem prane- dyfish cmenduri.

    Kaq shpejt
    Qenkam plakur.
    Kaq shpejt, kaq pa kuptuar,
    megjithese syte i kam ende te bukur,
    por fatkeqesisht pa jete.
    Qenkam plakur.
    Kjo plakje me vret.
    Ndonese ondet ne floke
    ende s'jane shuar.
    Erdhi kjo e mallkuar pleqeri,
    kjo pleqeri e mallkuar.

    Oh jo, qenkam plake ne shpirt.
    Krisur, therrmuar...


    Dashuria ime
    Qerpiket puthen lehte,
    ti vjen e bukur,
    fluide si zane.
    Zgjas duart te te marr
    e brenda meje lekundem si vale.

    Por befas agimi ty te tremb,
    e ti shkrihesh, behesh lot;
    neper trup nis me rreshqet,
    rend te te kap e s'te kap dot.

    Kete nate
    Heshtja m'i ka vjedhur fjalet
    dhe, erresira syte m'i ka rrembyer,
    teksa nje vale me njom kembet nga pas
    dhe, heneza me pikon mbi floket e gjate.

    Sonte paskam shume shoqe e shoke,
    e mbyllur ne vetmine e shpirtit kerkoj,
    kerkoj persosmerine e yjeve,
    kur nje degez ulliri behet hi e lot.

    Vere e lagur
    Rete e kryqezuan diellin
    dhe ai filloi te qaje.
    Lotet e tij te kalter
    toka i piu egersisht
    dhe shtirej
    si femije i pafaj.

    Do te vij...
    E putha valen dhe e dergova tek ti,
    por s'arriti: U mbyt.
    E putha eren dhe e dergova tek ti.
    por s'arriti; U tret.
    E putha endrren dhe e dergova tek ti,
    por s'arriti; U be dite.
    Prandaj u nisa vete.
    Do te vij...
    Gjer ne zbardhje, me prit.

    --------------------------------------------------------------------------
    Keto ishin poezite e fundit te vellimit "Kembanat e zgjimit".
    Trimi i mirė me shoqe shumė

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •