Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Antarsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,417
    Faleminderit
    0
    16 falenderime n 16 postime

    Ëndrrën që s'e pata kurrë...

    ndersa qenia ime riperterihej e shnderrohej nen flaken e nje endrre te re, ndjeva te zgjohesha trishtueshem e mizorisht. Ma kishin vjedhur endrren...e mendoja timen por ne te vertete s'e pata kurre.

    C'fat pati endrra tende?!
    Ndryshuar pr her t fundit nga ChuChu : 11-05-2003 m 22:54

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e forever
    Antarsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    e kjo ishte hera e pare qe une humbja nje enderr qe asnjehere nuk e zoterova, qe asnje moment nuk e pata timen...si e para here, ishte edhe me e dhimbsura, me e helmeta, derrmuese deri ne palcen e shpirtit..

    padashur diku, pashte te fluturonte nje enderr identike me timen, si nje xixellonje ne mes te erresires, u deha nga ajo aq shume sa thashe se gjeta endrren e humbur, te premtuar, endrren qe hoqa dora ta enderroja...

    po kot nuk eshte endrra, enderr...eshte larg larg.. e paaritshme ne bukurine e saj, e paprekshme ti merr vetem mesazhe te vockela qe te mbarsin me iluzione per nje kohe kaq te gjate, aq sa kur e deshton te dhemb shume deri ne mbarsjen tjeter..

    e keshtu, rendohet sirtari i endrrave,dhe hapen dosjet e atyre te vjedhurave, te humburave, te harruara, ne pritje, ne shqyrtim, me sy hapur, etj etj


    kuqe, mos sa ne bere zemren cope me keto gjera...cheer up , "life is a journey, not a destination'
    Ndryshuar pr her t fundit nga forever : 11-05-2003 m 23:40
    Liebe! liebe, lass mich los!

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Antarsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,559
    Faleminderit
    0
    6 falenderime n 6 postime
    E hengra endrren time. Tasty.

    Pastaj u ringjall Lazarusi naten tjeter dhe me kishte kapur per supesh te merrja vendin e tij ne varr. Kur u zgjova pashe qe isha ngaterruar mes carcafeve king size si nje krimb mendafshi ne nje cocoon qe me kishte shtrenguar supet.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Antarsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Mosha
    37
    Postime
    324
    Faleminderit
    0
    6 falenderime n 6 postime
    Enderr me Cmimin Nobel

    Isha ne Elsinor te Danimarkes. U degjuan trumbetat dhe dyert e deres u hapen. Gjeja e pare qe me erdhi ndermend ishte "Dicka eshte e kalbet me mbreterine e Danimarkes". Sigurisht qe kjo nuk i pergjigjet realitetit te sotem, mendova.

    - Per pak fillon shfaqja, - me thane.
    - Me c'rast?- pyeta.
    - Me rastin e dhenies se Cmimit Nobel ne Letersi.
    - Po kjo behet ne Suedi? - pyeta.
    - Ka ndryshuar, - me thane.
    E tere shfaqja ishte dueli i Hamletit me Horatin.
    "Shpata eshte e helmuar" - thoshte njeri.
    "Dhe ti je i helmuar miku im".

    S'munda te kuptoj perfundimisht se kush luante rolin e Hamletit. Here me behej si Lorens Olivieri, here si Naim Frasheri.

    Pas shfaqjes, nje burre me paruke e frak, m'u afrua dhe, duke u perulur me thote:
    - Urdheroni, zoteri! Ketej!
    - Ku? - i thashe, i skuqur mos kisha shkelur rregullat ceremoniale.
    - Ne ceremoni, zoteri! - me tha.
    - Cilen ceremoni?
    - Te Cmimit Nobel, zoteri!
    - Kush laurohet?
    - Ju, zoteri!
    - Per c'vepra?!
    - Per ato qe do te beni, zoteri.

    Me coi ne skene, ku ishte presidiumi. Nuk me zuri syri ndonje fytyre te njohur.
    Ne nje tavoline, pjerrtas, midis presidiumit e salles, per befasine time, pashe Tolstoin, Barkesin, dhe Kadarene.
    -Jane kandidate per Nobel, - me thane.
    Pasi beri komunikimin solemn, Kryetari me ftoi te dilja ne foltore.
    Kur arrita ne foltore, hodha syte nga tavolina e pjerret, qe ishte perballe meje. Leon Tolstoi kishte hapur ne tavoline nje shami te bardhe dhe filloi te hante buke me djathe. Barkesi kruante koken. Kadareja pastronte syzet optike.
    Kryetari shtriu doren pellembe, si per te me thene:
    "Mund te filloni!"
    Une qerova zerin dhe fillova te recitoj:
    "Kjo bote u shthur, o prapesi, o dreq,
    qe une paskam lindur te te ndreq..."
    Nje shenje tjeter me dore e Kryetarit me beri te kuptoje se duhej te hyja ne teme.
    - Zoterinj akademike, - thashe. - Duke dale ketu, ndiej qortimin e mesuesve te mi te medhenj...
    - Nje Car s'ka nevoje per Nobel, - foli Kadareja me rreptesi, i ngritur ne kembe dhe me doren denoncuese drejtuar nga presidiumi. - Dhe... Tolstoi eshte me i madh se Cari.
    - Do ta kerkoni Kadarene, suedeze, - foli Tolstoi duke u mbllacitur, - Do ta kerkoni.
    - Jane te korruptuar, - degjova nje britme me nje ze shume te njohur.
    Ishte kryetari i opozites Sali Berisha, ne nje interviste televizive, qe s'me la ta shijoja endrren deri ne fund.

    (C) Courtesy to Ll K.
    Ndryshuar pr her t fundit nga Aragorn I : 16-09-2005 m 13:59
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjes past nna e shtrenjt..
    Sa shum vllezr paska patur!

  5. #5
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Antarsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,308
    Faleminderit
    0
    5 falenderime n 5 postime
    Endrren time e perpiu realiteti!

    Po perjetoja endrren time te disate lucide, e kjo ne pak muaj.Te mendosh qe psikologet ne shume raste i kane kerkuar 'me kembe te kalit' njerezit qe sinjalizojne endrra lucide gjate afateve te shkurtera per ti studiuar.
    Isha plotesisht koshiente per faktin qe po enderroja,por serish ajo enderr ishte aq e embel sa arrija ti krijoja vetes iluzionin qe ishte realitet ne ato pak sekonda.
    Kalova tere paraditen ne humor te mire,duke kujtuar e rikujtuar endrren time,kur papritur u ndesha me versionin real te endrres time...e vetmja fjale qe ngeli ne ajer ishte"venitje".
    Kam vetem nje limit: qiellin!

Tema t Ngjashme

  1. Paganizmi dhe monoteizmi
    Nga SuNRiSeR n forumin Agnosticizm dhe ateizm
    Prgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 04-09-2009, 06:46
  2. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  3. Te njihemi me profetin Muhammed.
    Nga INDRITI n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-02-2006, 13:27
  4. Origjinal dhe kopje...
    Nga Drita_Love n forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Prgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 17:21

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •