Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 184

Tema: Pirro Ēako

  1. #1

    Pirro Ēako

    Kjo eshte nje nga duetet e albumit te Piro Cakos dhe Inva Mules. Cili eshte mendimi juaj per kenget e Piro Cakos?

    YLLI IM

    Koha iken shpejt, sa shpejt,
    E s’kthehet me
    Endrrat tona mbeten pas,
    Pergjithmone
    Te nje yll lart ne qiell,
    Une ty te pres
    Kur nata gjithesine mbulon
    Si nje enderr e pafund eshte dashuria
    Ne erresiren pa mbarim,
    Ku dal te gjej o ylli im
    Pertej kufijsh ne largesi,
    Kur syri s’mbrin
    Syri s’mbrin
    Sa here u ngrita une ne re
    Kerkoj ne terr, por dot s’te gjej
    Ne mos me shume
    Nje rreze con
    O ylli im, ylli im

    Qielli erret krejt nga rete,
    Kur ty s’te shoh
    Ankthi me pushton ne shpirt,
    Me mundon
    Une jam yll qe ndricoj vetem per ty
    Kur nata gjithesine mbulon
    Si nje enderr e pafund eshte dashuria
    Pertej kesaj jete do te mbrrij
    Ky malli im, kjo nostalgji
    Me vite drit, le pas nje yll
    Dhe po u fik
    Po u fik
    Se koha vitet qe jetojme
    Jane vec nje cast ne dashuri
    Ne mos me shume
    Nje rreze con
    O ylli im, ylli im

    Mund ta degjoni duke klikuar ketu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 11-08-2003 mė 15:38

  2. #2
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Se koha vitet qe jetojme
    Jane vec nje cast ne dashuri
    Ne mos me shume
    Nje rreze con
    O ylli im, ylli im


    sa tekst i bukur shigjeta ma ha mendja dhe melodin duhet ta ket te persosur...eshte ne internet?
    LuM i RrEmByEr

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240
    Rrėnqethem kur e dėgjoj kėtė kėngė...
    Tė falemnderit shumė Shqigjeta pėr temėn dhe tekstin e kėngės...

    Nė errėsirėn pa mbarim,
    Ku dal tė gjej o ylli im...

    Vargje tė mrekullueshme!

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    Te dyja kete kenge jane me te vertet te bukura sidomos "Per nje cast..." e cila per gjate kohe vjet ishte ne te gjitha top listat. Eshte nje bashkepunim i mrekullueshem
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  5. #5
    Ky eshte dueti qe Pirro Cako kendon me te jatin Gaqo Cakon. Duke qene se e kendon me te jatin dhe jane te dy te njohur ne fushen e muzikes, te ngjall me shume emocion kur e degjon kengen (tekstin)

    Romance

    Mbeta me zerin e tij, si ne enderr
    Enderr e tij, zeri im
    Piano e vjeter ku rrinim bashk
    Priste perseri

    Ti dashuron boten tende
    Ti i mungon botes sime
    Mbi nje rreze do te vish, e di
    Bashke me diellin
    Si nje rreze eja...

    Ref

    Une do te vij
    Do vij patjeter
    Me zerat tend do zgjoj kengen
    Dhe shpresen
    Do vish ti prap (une do te vij)
    Do vish patjeter
    Mbi pianon tone
    Do ngjallim jeten

    Mall

    Ca pika shiu rrane mbi qelq
    befas per ty une ndjeva mall
    jetojme te dy ne nje qytet
    dhe rralle shihemi sa rralle

    Dhe m'u duk pak e cuditshme
    si erdh kjo vjeshte dhe ky mengjes
    qiejt e ngrysur pa lejlek
    dhe shirat pa ylber ne mes

    Ne c'enderr kemi rene kaq keq
    qe dot s'po zgjohemi ne valle
    ca pika shiu rane mbi qelq
    befas per ty une ndjeva mall

    Kete kenge dhe kenge te tjera te ketij albumi "Ylli Im", tani mund t'i degjoni tek faqja e muzikes Albasoul.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-04-2006 mė 21:48
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Pirro Ēako

    Tregut muzikor do t’i shtohet edhe albumi i kantautorit Pirro Ēako, “Herėt a vonė”. Njė pėrmbledhje prej 15 kėngėsh, ku 11 janė krijime tė reja, mbėshtetur nė poezi tė Teodor Kekos e Timo Fllokos

    Pirro Ēako, “Herėt a vonė” njė album zemre


    Alma Mile

    Eshtė i bindur qė ndoshta nė kėtė album, ka shumė gjėra pėr t’u ndrequr, ndoshta nuk do tė pritet siē duhet, megjithatė pėr tė do tė jetė i papėrsėritshėm. “Ky ėshtė albumi im i zemrės. Aty kam thėnė shumė fjalė, qė ndoshta nuk do t’i them mė kurrė”, - thotė kantautori Pirro Ēako, i cili sė shpejti do tė nxjerrė albumin e tij tė parė, “Herėt a vonė”. Ndoshta do t’i kishte ardhur mė pėr shtat titulli “mė mirė vonė se kurrė”, megjithatė ai ka preferuar qė albumit tė tij, t’i vendosė emrin e njė kėnge. Nė tė vėrtetė ėshtė njė kėngė dashurie, por qė i pėrshtatet gjithė filozofisė qė pėrcjell kjo pėrmbledhje, por mbi tė gjitha, rikthimit ndryshe tė Ēakos, nga kompozitor nė kantautor. Karriera e tij si krijues ka nisur herėt. Ka fituar ēmimin e parė nė Festivalin e 27-tė tė Kėngės nė Radio Televizionin Publik Shqiptar, nė vitin 1988, me njė kėngė tė kėnduar nga Parashqevi Simaku dhe ėshtė rikthyer si fitues i Festivalit “Kėnga Magjike” nė vitin 2001. Ky rrugėtim shpjegon me pak fjalė deri-diku hapėsirėn qė pėrfshihet nė titullin “Herėt a vonė”.
    Nė kėtė album janė pėrmbledhur 15 kėngė, ndėr tė cilat 11 janė krijime tė reja, ndėrsa 4 janė kėngė tashmė tė njohura, si duetet me Rovena Dilon, Redon Makashin, kėnga e kėnduar sė fundmi tek “Kėnga magjike”, “Unė, ti, ai, ajo”, si dhe njė duet me bashkėshorten e tij, Inva Mula. “Pėr njė album janė mė se tė mjaftueshme 11 krijime, megjithatė unė mendova tė pėrfshija edhe kėto 4 kėngė, me qėllim qė nė kėtė pėrmbledhje tė pėrfshihen krijimet e mia mė tė mira”,- thotė Ēako. Pėrsa i pėrket teksteve tė kėngėve, ai ka preferuar tė bashkėpunojė me artistin Timo Flloko, por ka shfrytėzuar edhe disa poezi tė Teodor Kekos, ndėrkohė qė nė fillimet e tij si krijues ka bashkėpunuar me poetin Agim Doēi. “Ekzistojnė dy teknika pėr krijimin e njė kėnge, ajo e krijimit tė muzikės mbi njė poezi dhe e anasjellta, e tekstit mbi muzikėn. Ē’ėshtė e vėreta, teknika e dytė pėrdoret mė shpesh, sepse ėshtė edhe mė e favorshme, kjo pėr faktin se nuk gjenden shumė poezi tė bukura, tė cilat mund tė bėhen kėngė. Jeta ėshtė nė lėvizje tė vazhdueshme, krijohen raporte tė reja, madje edhe terminologjia ndryshon me kalimin e viteve, ndryshojnė emrat e bareve ku tė rinjtė mund tė takohen, kėshtu qė ėshtė e nevojshme qė kėngėt tė jenė sa mė aktuale dhe tė pėlqehen nga njė masė sa mė e madhe njerėzish”, - thotė Ēako, duke shtuar se nė kėtė teknikė ekziston edhe mundėsia e krijimit tė njė teksti mbi njė “skenar”, apo njė episodi qė tė ka ndodhur nė jetė, si nė rastin e kėngės sė parė tė albumit, e cila ėshtė frymėzuar prej njė mbrėmjeje vonė nė njė pub, diku jashtė. “Por ka edhe poezi qė i qėndrojnė tė gjitha kohėrave, qė janė “nė modė”, si nė rastin e tekstit tė kėngės “Unė, ti, ai, ajo”, i krijuar nė vitin 1983 nga Teodor Keko. Bėhet fjalė pėr dy tė rinj qė “prishen pėr hiē mos gjė”, por qė mbeten miq dhe nuk i mbajnė mėri njėri-tjetrit. E nė tė vėrtetė kjo ėshtė njė fabul qė ndodh gjithmonė”,- shton ai. Shumica e krijimeve tė reja janė tė tipit baladė, tė cilat janė mė tė preferuarat pėr kantautorin, por ka edhe 2-3 kėngė “tregu”, siē i quan Ēako, apo kėngė komerciale, tė cilat mund tė kapen mė lehtė prej dėgjuesit. Mes tyre ėshtė edhe njė tjetėr duet, i kėnduar me Mariza Ikonomin, e titulluar “Fajtori.com”, qė e ka zanafillėn tek bisedat “on line” nė internet. Gjithashtu, Ēako ka menduar qė tė realizojė edhe dy videoklipe, qė sipas tij tashmė janė kėrkesė e kohės dhe qė plotėson idenė e autorit pėr kėngėn. “Megjithatė mendoj se suksesi qėndron tek vetė kėnga, e jo tek videoklipi”,- thotė ai. Menjėherė sapo tė hedhė nė treg kėtė album, ai do tė nisė punėn pėr albumin tjetėr. “Tashmė kam nė duar shumė materiale dhe dėshiroj qė me albumin e ri, t’i “kundėrvihem” kėtij tė parit. Pėrveēse ka gjėra qė duhen pėrmirėsuar, mendoj qė me albumin e dytė, tė zbres sa mė shumė tek njerėzit, tė pėrfshij njė masė mė tė gjerė”,- thotė Ēako, duke shtuar se ėshtė e nevojshme t’i pėrshtatesh tregut dhe preferencave tė dėgjuesve, por pa dalė asnjėherė nga vetja.
    Kantautor, dikur njė shfaqje e huaj
    “Kur kam filluar tė shfaqem si krijues, tė ishe kantautor, ishte njė shfaqje e huaj dhe nė mendjen time nuk lėvizte kurrkund ideja qė tė kėndoja kėngėt e mia. Dhe deri nė vitin 1992, nuk kishte as albume dhe as kantautorė”,- thotė Pirro Ēako, pėr tė shpjeguar se pėrse u shfaq vonė edhe si kėngėtar. “Pas 7 vjet largimi nga Shqipėria, rikthehem dhe gjej njė tjetėr klimė, qė tė paktėn teorikisht ishte ajo qė duhej. Nė vitin 1999, mė bėhet njė ftesė nga Ardit Gjebrea, qė tė kėndoj njė duet me babain tim, nė edicionin e parė tė “Kėngės Magjike” dhe unė pranova. Pikėrisht kėtu nis kthesa. Jo sepse unė kam kėnduar bukur, pėrkundrazi, vura re qė diēka kisha trashėguar prej prindėrve tė mi. Por mbi tė gjitha kjo ka tė bėjė me pranimin psikologjik nga ana ime, si dhe me pranimin e publikut, i cili mė mirėpriti. Atėherė unė thashė “Pse jo?”. Tashmė kanė kaluar 5 vjet qė atėherė dhe unė dal me albumin tim tė parė”, - thotė Pirro Ēako, me shpresėn qė njerėzit ta pėlqejnė albumin e tij tė zemrės.

    Jeta ėshtė nė lėvizje tė vazhdueshme, krijohen raporte tė reja, madje edhe terminologjia ndryshon me kalimin e viteve, ndryshojnė emrat e bareve ku tė rinjtė mund tė takohen, kėshtu qė ėshtė e nevojshme qė kėngėt tė jenė sa mė aktuale dhe tė pėlqehen nga njė masė sa mė e madhe njerėzish”



    22/06/2004

    Poashtu lexova diku se klipin e kėngės promovuese tė albumit do ta bėj nė Prishtinė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Keto dite mora CD e fundit te Pirro Ēakos. Me pelqyen disa kenge te ketij albumi si edhe lirikat nga Teodor Keko dhe Timo Flloko. Me poshte po vendos tekstin e kenges "Heret a vone", titullin e se ciles mban edhe albumi.

    Herėt a vonė

    muzika - Pirro Ēako
    teksti - Timo Flloko


    Me flokėt e tu kur era loz, bėhem xheloz,
    parfumi qė leshon, mė deh, mė turbullon...
    Shtiza janė vėshtrimet e tua,
    finte e llastime pėr mua.
    Ėndrra me sy hapur pafund nis e fantazoj:
    Trupin tėnd tė brishtė femėror kur ledhatoj…

    Ti me zigzaget e tua gracka me ngre,
    mister dhe djallėzi ke nė shpirt, por magjike je...
    Ndalem tė puth hapat e tua,
    sa shumė tė marroska njė grua (!)
    Vetėm qėnia jote si rob mė gjunjėzon,
    sytė nga unė ti do t’i kthesh, herėt a vonė!

    Ref.
    Herėt ose vonė, unė e di,
    ti nė “kurth” do biesh,
    pre’ nga dashuria...
    Herėt ose vonė, unė e di,
    ti do tė “dorėzohesh”.
    Nė njė shtrat ne,
    etjen do ta shuajmė...
    Herėt ose vonė, unė e di,
    do tė robėrohesh,
    ti nga xhelozia...
    Herėt ose vonė, unė e di,
    ti do tė jesh e imja!...

    Ti me kapriciot e tua, sa mė tundon,
    ajri qė ti prek pėrreth... elektrizon...
    Unė i humbur jam pa ty,
    e humbur je dhe ti pa mua…
    Fjalėt i merr era, mė kot veten mundon,
    kokėn do ta vesh tek unė... herėt a vonė!

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    Pirro ka nxjerre edhe klipin e kenges "Heret a vone", kenga eshte e bukur ashtu sic eshte i gjithe albumi, vetem se klipi eshte i tmerrshem. Per mendimin tim ai klip nuk duhet te transmetohet, aty Pirro del si debil.... megjithese ne fakt eshte shume simpatik.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Pirro Ēako ėshtė njė kompozitor me ndjenjė dhe me krijimtari tė saktė. Kam patur bashkėpunim nė hapat e para tė Pirros, duke shkruar tekste qė arritėn tė bėhen Hite shqiptare dhe qė ishin Caku i Suksesit tė Pirros. Asokohe kur shkrova kėngėn "E DUAM LUMTURINĖ" qė e interpetoj mrekullisht parashqevi Simaku njė Yll i Kėngės Shqiptare, Pirro ngulmoj tė bashkėpunim dhe unė kisha kėnaqėsi tė punoja me tė. Bėmė sėbashku edhe 5 kėngė tė tjera - qė FITUAN ēmime tė pesta nė Festivalet e Kėngės nė Radio televizion. Kujtoj ēmimet me Morena Rekėn (dy herė ku morrėn pjesė tė talentuarit Redo Makashi dhe Bledar Sejko), me Irma Libohovėn, me Manjola Nallbanin etj.
    Sot Pirro del me albumin e ri "herėt a vonė" me dy autorė tė tjerė Kekon dhe Fllokon. Albumin e kam dėgjuar por dueti i mrekullueshėm me Rovena Dilon "Pėr njė ēast mė ndali zemra!..." them se ėshtė njė nga perlat e frymėzuara tė Pirros.
    Tani nuk bashkėpunojmė mė bashkė, sepse jemi larg nė mendim dhe frymėzim...Unė kam vazhduar tė bashkėpunoj me Edmond Zhulalin dhe sėbashku me Anjeze Shahinin pėrfaqsuam Shqipėrinė nė EUROSONG. Sivjet po me Zhulalin kemi nė Festival njė kėngė qė do e interpretoj e mrekullueshmja Mariza Ikoni - aktualisht njė ndėr Yjet e Kengės sonė. Mariza pėrveē vokalit instrument qė ka, zotėron njė interreptim mjeshtėror.
    Pirro me gjithė zemėr i uroj sukses dhe miqėsisht i kėshilloj tė zbaotj premtimin qė do futet mė shumė midis njerėzve dhe dashamirėsve tė kėngės. ai i ka tė gjitha standartet e njė kompozitori tė talentuar.
    Urime Ēako i vogėl - pinjoll i Ēakos sė Madh profesor Gaqos dhe zonjės Luiza.
    Agimi

  10. #10
    Ndjenjė e pathėnė

    Teksti - Teodor Keko

    Mė mundon kjo ndjenjė e pathėnė,
    fjalėt t'i mi ktheve nė harrim.
    Nė qiell ėshtė Hėna, s'i them dot Hėnė,
    s'tė flas dot pėr mjegullėn nė agim.
    Mė mundon kjo ndjenjė e pathėnė,
    nė gjoks ti vėr ēdo fjalė nė vend tė saj.
    Pastaj do tė pėrkund nė njė djep-kėngė,
    me Hėnėn flokėve si karficė e bardhė.

    Ref.
    Dhe nėse rrugėt pėr nė zemėr dot s'i gjen,
    mė thuaj tė t'i zgjas gishtėrinjtė e mi.
    Mbi ta mbėshtete kokėn,
    dhe pėr njė ēast ti pendė do tė kthehesh,
    brėnda meje do tė vėrtitesh, shpirt!

    Mė mundon kjo ndjenja e pathėnė,
    Kur ti je kaq pranė dhe kaq e thjeshtė.
    U kėput njė gjethe nga njė pemė,
    e verdhė si harresa... ishte vjeshtė.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #11
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Absolutisht e obsesionuar me albumin e Pirro Cakos.

    E dashur erdha me tekst te Teodor Kekos.


    E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
    Ti po mė prisje pėrsėri,
    mos u cudit, unė jam njė zog.

    Kur dashuroj bėhem si ajri,
    E ngre folenė aty ku dua!
    Do, s’do, tė futem nė kraharor,
    tė pushtoj si i marri.
    Po e mbylle ti derėn,
    une me forcė do ta hap,
    do ta copėtoj!

    Do bėsh sikur mė ke inat.
    Ndodhi e vjetėr, unė e di!
    S’jam buzėqumėsht, por esnaf,
    pėr dashuri di plot dredhi!
    Unė do tė puth, do tė pushtoj nė gji,
    dhe po ma mbylle deren ti.

    E dashur, erdha,nė prag ke dalė,
    ke hapur portėn dhe qesh nėn hundė.
    Sa pėrbetohesh me qindra fjalė,
    mė mire, eja, me puth!
    Kur dashuroj behem si ajri,
    e ngre folene aty ku dua!
    Do, s’do, tė futem nė kraharor,
    Tė pushtoj si i marri.
    Po e mbylle ti derėn,
    unė me forcė do ta hap,
    do ta copėtoj!

    E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
    Ti po mė prisje pėrsėri,
    Mos u cudit! Unė jam njė zog.
    Po e mbylle ti derėn,
    unė me forcė do ta hap,
    do ta copėtoj
    !


    Pa qene plotesisht ne dijeni nga kush ishte teksti kisha nje bindje qe ishte i Teodor Kekos. Karakteristike e shkrimeve te tij shpalosja e aftesive se miklimit.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  12. #12
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Unė "Ai", ti "Ajo" tekst te Teodor Kekos

    Ja, ra mbrėmja. Ti s'je mė.
    Ku ke shkuar? Unė s'e di.
    Ne u prishėm pėr hiēgjė,
    edhe gjatė do mbajmė mėri.

    Do harrohen telefonat,
    nėpėr pellgje sytė do na thahen.
    Si prelud do bjerė nga qielli,
    njė dėborė... kristal i bardhė.

    Dhe kėshtu, gjersa njė ditė,
    tė na thotė jeta ne: Harro!
    Do tė mbesim anonimė,
    do tė jemi ne pėremra,
    Unė "Ai" dhe ti "Ajo".

    Mbi ne ra ndarja si njė dėborė,
    mbuloi gjithēka: puthjet dhe fjalėt.
    Dhe vitet shkuan dalngadalė,
    ujrat u ndotėt, lumejtė u thanė.

    Por, qaramanė, jo, s'do tė bėhemi,
    se na u thye ėndrra ty dhe mua.
    Ndonjė ditė nėpėr botė,
    sytė tanė kur tė takohen,
    s'do tė ketė urrejtje brenda
    .
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  13. #13
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Kuturu tekst i Timo Fllokos... mgjth duhet te them qe kjo kenge i shkon shume me teper A.Gjokes.

    Eci rrugės kot, kuturł,
    dhe s'di ku shkoj...
    Xurxull jam prapė unė... se ajo,
    njė bohem nuk e do.
    Sa tė desha, shpirt,
    s'mund ta dish.
    Tė vodhėn ty pabesisht,
    me pije mbys dhimbjen pa fund.

    Sa e lumtur je, unė s'e di,
    me atė qė jeton.
    Mund ta blejė ai pėr ty dhe botėn,
    vetėm zemrėn, jo!
    Mbeti shkretė tani streha jonė,
    nė luks je ngrirė... nė kyē, trishton,
    si nė muze... si njė Xhokondė.

    Ref.
    Unė nė jetė i pasur s'jam vėrtet,
    por nė ėndėrr e shoh veten mbret (!)
    Nėpėr pub-e tok me miqtė harxhoj,
    unė Hėnėn si monedhė.
    Ti po fle tani, Xhokonda ime,
    shiu si det mbi mua zbrazet,
    as rrufetė s'mė ngasin dot,
    sa ka njė Zot...!

    Eci rrugėve kot, mori fund,
    ky fati im - kuturł.
    Ty s'tė kam tani dhe nė shi,
    dehja po mė shkund.
    Se nė dashuri, kur tė dhemb,
    jo dehja s'del dhe aq lehtė.Tė desha, Xhokondė, ty... njė bohemė...!


    Teper ritmike si kenge!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 29-10-2004 mė 14:58
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  14. #14
    Citim Postuar mė parė nga KaLTerSi
    Kuturu tekst i Timo Fllokos... mgjth duhet te them qe kjo kenge i shkon shume me teper A.Gjokes.
    Edhe mua me pelqen me shume ne interpretimin e Aleksander Gjokes, por nuk e di nese kjo eshte sepse A. Gjoka e kendon me mire, apo sepse e degjova kengen per here te pare nga ai
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  15. #15
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Taka Krak tekst i Timo Fllokos.

    S'mė merr gjumi...
    Prej sė largu
    vjen e shuhet ritmi i kėngės "Bailamos".
    Me sytė mbyllur si somnambul,
    hapat pak nga pak atje mė ēojnė

    Hyra brenda, syve s'ju besova,
    tė kish sjellė ty Zoti sonte veē pėr mua?
    Mikja ime, sa shumė tė kam kėrkuar,
    e vogėl ėshtė kjo botė pėr tu takuar.

    Ref.
    Kur ajo mė pa taka "krak", iu thye edhe ra,
    dhe ashtu e zbathur mu afrua.
    Sysh mė more! - tha...
    Unė nė gjumė rashė. Mė jep frymė i thashė,
    se jeta ėshtė vetėm njė ēast....
    Sikur tė ma falėsh trupin tėnd kėtė natė,
    ti s'bėn mėkat!

    Dot nuk pritėm,
    dritėn fikėm,
    ishim dy tė dashuruar, jo fajtorė...
    Rastėsi... je mbret i botės,
    vjen njė herė dhe ikėn pėrgjithmonė.

    Gjithė pasion m'u dha kur e pushtova,
    afshi i saj nė Qiell tė Shtatė mė ngjiti mua...
    Mikja ime, ti frymė mė dhe nga vetja,
    nė kėtė botė mė mbyt pa fund vetmia
    .


    Shigjeta - ne fakt une nga Cako e degjova per here te pare por Sandrit i shkon me teper me karakterin qe ka dhe zerin e tij natyrisht.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  16. #16
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750

    Pirro Cako

    Pirro Ēako lindi nė Tiranė nė njė familje artistėsh. Tė dy prindėrit e tij ishin kėngėtarė, Gaqo dhe Luiza Ēako, njėri tenor dhe tjetra soprano. Ambjenti artistik familjar krioji traditėn qė ndoqi mė pas dhe Pirro... Por ai kish vendosur ndryshe, ėndrra e tij ish tė bėhej kompozitor e tė shkruante muzikė pėr tė prekur zemrat e mijėra njerėzve, ti bėnte ata tė gjenin nė kėtė muzikė njė ngjarje apo episod tė jetės. Njohuritė e para muzikore i merr nė moshen 6-vjecare, duke ndjekur degėn e pianos pranė shkollės "Kongresi i Pėrmetit", me mesuese Lali Gabecin. Nė moshėn 9 vjeēare ndjek kursin e parė tė kompozicionit qė u hap nė Pallatin e Pionerėve ne Tiranė, me inisiativen e kritikut tė njohur tė muzikės Spiro Kalemi. Me pėrfundimin e shkollės 8 vjeēare nė degėn e pianos Pirro vazhdon studimet nė liceun artistik "Jordan Misja" nė Tiranė, nė degėn e kantos, pasi prindėrit aspironin qė tė bėhej njė pasardhės i tyre nė kėtė fushė. Studimet nė lice, tė cilat zgjatėn 4 vjet, ridimensionuan formimin e tij artistik tė deri atėhershėm.

    Pas njė pėrgatitje dy vjecare me kompozitorin Aritistin e Popullit Ēesk Zadeja pėr degėn e kompozicionit dhe nga ana tjetėr me Artistin e Popullit dirigjentin Rifat Tejqa nė degėn e dirigjimit, ju dha e drejta pėr tė ndjekur Akademinė e Arteve nė degėn e dirigjimit, tė cilėn Pirro e kreu me sukses. Me mbarimin e studimeve tė larta emėrohet nė Radio Tirana, ku pėr 5 vjet me rradhė punon si redaktor muzike nė programin e dytė. Por ėndrra e tij ishte tė shkruante muzikė, prandaj, duke pėrfituar edhe nga pozicioni i favorshėm ku punonte, fillon tė shkruajė kėngėt e para nė anketat muzikore tė festivaleve pėr pionierė. Puna e tij krijuese jep frytet e saj hap pas hapi derisa nė vitin ’88 Pirro Ēako merr pjesė pėr herė tė parė nė Festivalin e Kėngės nė RTSH dhe ėshtė fitues me kėngėn "E duam lumturinė". Do tė pasojnė me rradhė Fest ’89 me kėngėn "Jemi zemrat e ēdo moshe", si fitues i ēmimit tė dytė; Fest ’90 me kėngėn "Veē njė herė jetojmė", fituese e ēmimit tė tretė dhe Fest ’91 me kėngėn "Horoskop ’92", gjithashtu fituese e ēmimit tė tretė.

    Karriera e tij premtuese ndėrpritet nga erėrerat e forta tė tranzicionit dhe ai, si mijėra bashkėatdhetarė, largohet nga Shqipėria drejt perėndimit, pėr njė jetė aq tė ėndėrruar dhe tė panjohur, pėr tu vendosur nė Paris. Me kalimin e viteve fillon tė ndjejė mungesėn e publikut shqiptar dhe bėn njė tentativė tė parė pėr tu rikthyer nė Dhjetorin e vitin ’94 ku merr pjesė nė Festivalin e RTSH me kėngėn "Njė tren drejt lindjes". Por situata nė Shqipėri nuk premtonte, kėshtu qė, me pėrmbushjen e kėsaj dėshire qė kish munguar prej kohėsh, rikthehet nė Paris pa ndonjė ide tė qartė mbi tė ardhmen.

    Viti ’95 pėr Pirron nuk ishte si gjithė tė tjerėt. Pėr herė tė parė bėhet baba dhe dėshira pėr ti qėndruar afėr tė birit, Anthony, dhe Invės, e cila ndėrkohe kishte filluar tė hidhte hapa gjigandė ne karrierėn e saj, e detyrojnė pėr disa vite tė qendrojė larg jetės artistike shqiptare. Gjatė kėsaj kohe njihet mė mirė me muzikėn variete franceze dhe e finalizon atė me marrjen e diplomės nė "Ecole Normale de Musique de Paris / Alfred Cortot" nė degėn e kompozicionit pėr muzikė filmi. Kjo kurorėzon dhe pasionin e tij pėr kompozicionin.

    Ana tjetėr e pasionit mbetej muzika e bukur dhe publiku qė i mungonte gjithnjė e mė shumė. Pas njė periudhe 7 vjeēare, Pirro vendos tė rikthehet jo si turist, por kėsaj rradhe si kantautor, ėndrra qė e kishte tunduar gjatė gjithė jetės. Ideja se ishte djali i njė kėngėtari tė madh dhe bashkėshorti i njė sopranoje po aq tė talentuar e kishin vėnė pėrpara njė pėrgjegjėsie artistike. Do tė shfaqej dhe ai si kėngėtar njė ditė vallė?. Ėndrra u bė realitet nė Tetor tė vitit 2000, kur Pirro Ēako bashkė me Rovena Dilon fitojnė ēmimin e parė nė Festivalin e Kėnges Magjike nė interpretimin e kėngės "Pėr njė ēast mė ndali zemra". Kjo i dha besimin nė vetvete dhe hapi portat pėr tė vazhduar karrierėn si kantautor. Po atė vit ai fiton ēmimin e tretė nė Festivalin e 40 nė RTSH me kėngėn "Antinostradamus", por kėsaj rradhe vetėm si kompozitor.

    Njė vit mė vonė sė bashku me Redon Makashin ėshtė fitues i ēmimit tė tretė me kėngėn "Falja njėrit dashurinė" nė Festivalin e Kėnges Magjike, ndersa nė vitin 2003 kėnga "Unė ai, Ti ajo" fiton ēmimin e kantautorit mė tė mirė po nė kėtė festival.

    Nė Qershor 2004 publikon albumin e tij tė parė tė titulluar "Herėt a vonė". Brenda tij gjenden 15 kėngėt mė tė mira qė ka kompozuar e kėnduar qė nga pranvera e vitit 2000, ku pjesa mė e madhe e tyre do tė dėgjohen pėr herė tė parė nga publiku shqiptar. Nė projektet e tij pas albumit zė vend kompozimi i njė komedie muzikale qė do tė ishte njė eksperiencė e re si pėr autorin ashtu edhe per auditorin shqiptar.

  17. #17
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    keto vitet e fundit jam njofte me shume me kenget e tija, dhe te them te drejten
    eshte nder te preferuarit e muzikes shqiptare per mua.
    Gjithe kenget e tija si ne tekst dhe muzike jane te plota dhe mjaft tingelluese.
    Nder kenget me te bukura per mua jane :

    Taka Krak
    Falja njerit dashurine
    Per nje cast me ndali zemra
    Kuturu
    Heret a vone....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  18. #18
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Falja njėrit dashurinė
    Timo Flloko - P. Ēako

    Unė pėr ty i brodha rrugėt,
    pa fund nė Tiranė...
    Kujt ia fal, ti, pėrkėdheljet,
    dhe puthjet kėtė natė?!
    Dalngadalė po shuhen dritat,
    nė bulevard...
    Shirat nisėn prapė... zogjtė po ikin...
    dhe unė mbeta,
    si njė endacak!

    Sa ēudi kur ti mė thua:
    Nė zemėr tė kam...
    Unė e ndjej, ti e bėn enkas,
    me shpresė kot mė mban.
    Dhe pastaj sėrisht largohesh,
    nga syte mė humb,
    mallin tė ma shtosh.
    Pa ty, mbyllem thellė nė vete,
    Qytetit s'dal dot.

    Mos na bėj aq shumė tė vuajmė,
    hape zemrėn dhe na thuaj:
    Cilin do mė shumė nga ne?
    Me pang nė shpirt, ti, mos na lėr!
    Falja njėrit dashurinė,
    kurse tjetrit dėshpėrimin...
    Dhimbjen kush nuk e provon, zemra ime,
    nė kėtė botė!

    U bėnė netė qė s'po tė shohim,
    dhe blirėt janė tharė.
    Piano-baret, bulevardet,
    pa ty heshtin, qajnė...
    I mungon ti kėtij qyteti,
    nė ēdo skaj, nė ēdo sekondė...
    Hyri dimri pėrsėri,
    dhe zemra tu ftoh?!

    Pėr njė ēast mė ndali zemra
    Timo Flloko - P. Ēako

    Pėr njė ēast mė ndali zemra, s'ishe ti,
    shpirtin sonte ma trazove pėrsėri.
    Mė kujtohet sa shumė prisja,
    qė tė ndjeja erėn tėnde.
    Kthehu! Dhe njėherė unė tė Tė shihja.

    Ėndrra gjumin ma kėputi, e mė zgjoi,
    mbi nėnkresė tė ndjeva frymėn, ku je ti?
    Puthjet ende janė nxehta,
    s'na i ftoh dot largėsia.
    Eja, mos u fshih vetėm nė ėndrra!

    Ref.
    Unė dhe ti,
    lusnim natėn qė dhe pak tė zgjaste,
    tė mos kish agim.
    Edhe dielli fare tė mos lindte.
    Vetėm unė dhe ti,
    lusnim natėn qė pafund tė zgjaste,
    tė mos kish mbarim.
    Edhe dielli atė ditė tė shuhej,
    ndarje tė mos kish.
    Nėse mijėra kilometra sot na ndajnė,
    mos mė thuaj, humbi dashuria,
    mė tė madhe e bėn largėsia.
    Eja, zemėr, netėt t'i pėrcjellim si dikur.

    Dashuria nis me ty, mee ty mbaron.
    Je kuptimi qė merr dita sa fillon.
    Puthjet ende janė tė nxehta,
    s'na i ftoh dot largėsia.
    Eja, mos u fshih vetėm nė ėndrra!

    Eklipsi i dashurisė
    Timo Flloko - P. Ēako

    Nė Paris edhe pak po zbardh,
    nė New York mesnata bie...
    Dita mua sytė mi zgjon,
    nata ty qerpikėt t'i mbulon...

    Fletėt gris nė kalendar,
    ditėt, netėt, rrokullisen.
    Gjithė ky mall qė na mundon,
    pa mbarim e bėn kėtė pritjen tonė...

    Sa herė shohim lart nė qiell,
    vezullon pėr ne Ylli i Mėngjesit.
    Veē ai na sheh tė dy kur lind,
    ėshtė i fundit yll atje qė shuhet...!

    Pa ty nata ėshtė e gjatė,
    pa ty ditė nuk ka.
    Kur dielli lind tek unė,
    atje tek ty fillon tė perėndojė...
    Na ndan njė oqean.
    Sa larg... dhe pranė...

    Ky eklips dhe pak do zgjasė,
    kur errėsira tė largohet.
    Sytė e tu dhe sytė e mi,
    hėnėn, diellin pranė do ti afrojnė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-04-2006 mė 21:47 Arsyeja: bashkim postimesh

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Te lumte Lonce...

    tash ke reputacione nga kushuriri i Piros Berti qe osht ne Amerike...LOL

    Pershendetje Berto...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  20. #20
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Lol Xhuxho ta dinte Pirroja vete sa here degjohet ai ne shpine tone,
    do habitej dhe ai vete...

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •