Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 172
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    CORAZON shume faleminderit qe me tregove .Sot pata kohe dhe vajta e bleva ,po e di c',me bere te bleja dhe nje buke italiane me feta, se gjithmone e kam pasur qef te lyeja buken me kete qumesht dhe ta haja ,vec keshtu e kam pelqyer shume .kam vendosur o ta mbaroj kutine sot se si teper qef i kam embelsirat une .Kur me pane keta te shtepise ,shiko cfar ha thane sikur ka ngel pa ngrene 1 jave .


    pershendetje

  2. #82
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Alnosa, kur te blesh prape(meqe kete e mbarove) mund te besh nje embelsire qe quhet
    TRE LECHE. Pergatit nje pandespanje me 6 kokrra veze, 10 luge gjelle sheqer dhe 6-7 luge miell. Pasi te piqet, hiqe nga tava te paprere dhe hidhi taves panna per embelsira(cream), vendose prape pandespanjen, derdhi persiper kete qumeshtin e kondensuar qe eshte si PANDA(e mira eshte ta vakesh pak ne menyre qe pandespanja ta absorboje) dhe ne fund dekoroje embelsiren me nje glazature ose shurup karameleje.
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  3. #83
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    TIRAMISU

    1 filxhan caji kafe espresso ose dy luge instant coffee te tretura ne 1 filxhan uje, 1 filxhan kafeje konjak, 5-6 luge gjelle sheqer pluhur, 4 te verdha dhe 2 te bardha veze, 2 kupa me djathe mascarpone(500 gr), biskota savajard (ladyfingers) ne varesi te formes, mjaftueshem per te krijuar dy shtresa, kakao, nje forme ose tave xhami jo me te madhe se 30X30. Nese doni nje torte me te madhe, ndryshoni sasite ne raport me sasite e mesiperme dhe deshires suaj.

    Perziejme kafen dhe konjakun dhe i leme menjane. Vendosim ne banjo-mari te verdhat e vezeve me sheqerin dhe nje luge gjelle nga konjaku dhe i perziejme derisa masa te filloje te lidhet(shihet me sy qe fillon te krijoje ca si fije kur e perzien). E heqim enen dhe e leme te ftohet. Rrahim te bardhat e vezeve derisa te krijojne nje marenge te qendrueshme. Hedhim ne masen e te verdhave djathin mascarpone(ose cream cheese) dhe i perziejme mire, pastaj e perziejme masen edhe me te bardhat e rrahura. Marrim formen ku do te vendosim torten(qe mund te jete edhe nje tave xhami drejtkendeshe ose katrore) ose forma te vogla individuale ose thjesht gota vere me fron dhe fillojme te shtrojme ne te gjysmen e sasise se biskotave savajar(ladyfingers)qe me pare i kemi zhytur nje nga nje ne perzierjen e kafes, por pa i lene te njomen, thjesht i zhyt per nje sekonde te vetme, ose i lyen me nje penel kuzhine. Shtrojme mbi biskotat nje shtrese me gjysmen e kremit qe kemi pergatitur dhe pastaj prape nje shtrese me biskota, dhe prape nje shtrese me krem. E vendosim formen ne frigorifer dhe nderkohe rrahim pannen, dhe kur te kete arritur nje konsistence te qendrueshme e shtrojme mbi siperfaqen e tortes duke e niveluar me nje spatul, ose perdorim qesen e pasticerise. Nuk duhet shtruar panna nese kremi eshte akoma sadopak i vaket. Kur te jete ftohur mire e pudrosim sieprfaqen e tortes me kakao me ndihmen e nje kullese te vogel ne forme site. Mund ta sherbeni sipas deshires duke e prere ne copa dhe mund te perdorni cokollate ose shurup cokollate ose kafeje per ta dekoruar ne pjate.

    P.S. Ne vend te biskotave mund te perdorni pandespanje ne dy ose tre shtresa, procedura eshte e njejte. Ne vend te taves ose formes mund te perdorni edhe tasa te vecante ose gota vere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga LAINA : 27-10-2007 më 06:35
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  4. #84
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga LAINA Lexo Postimin
    TIRAMISU

    1 filxhan caji kafe espresso ose dy luge instant coffee te tretura ne 1 filxhan uje, 1 filxhan kafeje konjak, 5-6 luge gjelle sheqer pluhur, 4 te verdha dhe 2 te bardha veze, 2 kupa me djathe mascarpone(500 gr), biskota savajard (ladyfingers) ne varesi te formes, mjaftueshem per te krijuar dy shtresa, kakao, nje forme ose tave xhami jo me te madhe se 30X30. Nese doni nje torte me te madhe, ndryshoni sasite ne raport me sasite e mesiperme dhe deshires suaj.

    Perziejme kafen dhe konjakun dhe i leme menjane. Vendosim ne banjo-mari te verdhat e vezeve me sheqerin dhe nje luge gjelle nga konjaku dhe i perziejme derisa masa te filloje te lidhet(shihet me sy qe fillon te krijoje ca si fije kur e perzien). E heqim enen dhe e leme te ftohet. Rrahim te bardhat e vezeve derisa te krijojne nje marenge te qendrueshme. Hedhim ne masen e te verdhave djathin mascarpone(ose cream cheese) dhe i perziejme mire, pastaj e perziejme masen edhe me te bardhat e rrahura. Marrim formen ku do te vendosim torten(qe mund te jete edhe nje tave xhami drejtkendeshe ose katrore) ose forma te vogla individuale ose thjesht gota vere me fron dhe fillojme te shtrojme ne te gjysmen e sasise se biskotave savajar(ladyfingers)qe me pare i kemi zhytur nje nga nje ne perzierjen e kafes, por pa i lene te njomen, thjesht i zhyt per nje sekonde te vetme, ose i lyen me nje penel kuzhine. Shtrojme mbi biskotat nje shtrese me gjysmen e kremit qe kemi pergatitur dhe pastaj prape nje shtrese me biskota, dhe prape nje shtrese me krem. E vendosim formen ne frigorifer dhe nderkohe rrahim pannen, dhe kur te kete arritur nje konsistence te qendrueshme e shtrojme mbi siperfaqen e tortes duke e niveluar me nje spatul, ose perdorim qesen e pasticerise. Nuk duhet shtruar panna nese kremi eshte akoma sadopak i vaket. Kur te jete ftohur mire e pudrosim sieprfaqen e tortes me kakao me ndihmen e nje kullese te vogel ne forme site. Mund ta sherbeni sipas deshires duke e prere ne copa dhe mund te perdorni cokollate ose shurup cokollate ose kafeje per ta dekoruar ne pjate.

    P.S. Ne vend te biskotave mund te perdorni pandespanje ne dy ose tre shtresa, procedura eshte e njejte. Ne vend te taves ose formes mund te perdorni edhe tasa te vecante ose gota vere.
    nji korigjim te vogel.te verdhat nuk rrihen ne banjomari por ne te ftohte derisa te zbardhen.(RECETA BAZE).

  5. #85
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Une i rrah ne banjomari qe te tretet lehtesisht sheqeri dhe te mpiksen disi, duke i shtuar pak konjak per arome.
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  6. #86
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga LAINA Lexo Postimin
    Une i rrah ne banjomari qe te tretet lehtesisht sheqeri dhe te mpiksen disi, duke i shtuar pak konjak per arome.
    vezet rrihen ne banjomari per te pregatitur parfe,crem pasticerie....etj.tiramisuja mund te behet me e lehte vetem me panna.(pa veze) dhe rron me shume.

  7. #87
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Kjo eshte pak a shume receta e vjeter dhe tradicionale e Tiramisu-se, me pak ndryshime te vogla, duke perfshire faktin qe ka panna brenda. Secili mund ti beje modifikimet e veta sipas gustos, por mua me pelqen me teper Tiramisu-ja tradicionale. Nuk besoj se panna mund ta beje me te lehte, ajo permban rreth 50% yndyre. E kam provuar kete recete duke i bere modifikime te ndryshme, duke e perzier mascarpone-n me panna te rrahur me dhe pa veze, dhe me ka pelqyer, por varianti i mesiperm i afrohet me teper recetes origjinale!
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  8. #88
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    laina e di po veza ka kolesterol ,prandaj thashe eshte me e lehte.

  9. #89
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Strudel me Molle

    Masat:
    2 filxhane caji miell
    1 kokerr veze
    2-3 luge gjelle gjalp
    3-4 kokrra molle
    2 filxhane fafeje sheqer
    1 luge gjelle buke te grire
    pak kanelle edhe karafil


    Mielli i situr hillet ne tryeze, hapim nje grope ku hillen ne mes vezet, gjalpi dhe sasia e ujit. Zihet brumi i forte edhe lihet te qendroje per 20-30 min. Pastaj hapen petat e holla. Peten e sperkasim me gjalpe, mbulohet me molle te grira holle dhe te sperkatura me sheqer te perziera me buke te bardhe te thare, e shtypur holle me kanelle pluhur. Mbeshtillet me forme roleje. Vendoset ne tepsi edhe lyhet me gjalpe. Shpohet ne disa vende me maje te thikes edhe vihet te piqet ne temp 200-250 (400) grade per 25-30 minuta. Pas pjekjes i hillet sheqeri puder.

    Mollet pergatiten keshtu: i qerojme, i pastrojme, i presim ne feta te holla, ne rast se jane te forte i kalojme ne tigan ose ne tepsi edhe futen ne furre per ti zbutur gati 20-30 min, duke i shtuar sheqer dhe pak gjalpe. Nqs mollet jane te buta trazohen me sheqer e kanelle.

    Per mbushje mund te perdoren: qershi, kajsi, vishnje etj. Gjithashtu mund te perdoren peta te gatshme nqs doni.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #90
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Embelsire me Molle

    Masat:
    3 kokrra veze
    4-5 kokrra molle
    1 gote uji sheqer
    3 1/2 gota miell
    4-5 luge gjelle arra te shtypura
    1 maje luge kafeje sode
    pak vanilje

    Per shurupin: 3 gota uje, 3 gota sheqer.

    Ne nje ene rreh vezet me sheqerin derisa te tretet sheqeri, hidhen mollat e grira ne rende, arrat e grira edhe mielli ku kemi hellur me perpara soden. E perzien lehte, derisa te behet brumi i shkrifte. E hedhim ne tave te lyer me yndyre dhe e pjekim ne furre. Pasi piqet, e ndajme ne copa ne forme rrombi, edhe i hedhim shurupin edhe pak kanelle siper.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  11. #91
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Me ka shkuar mendja te bej kurabie : ) po kam vite pa bere, ose pa pare njeri qe t'i beje dhe doja sikur te bazohesha diku para se te filloja ndonje aksion ne shtepi.

    Kerkova ne forum, por pervec nje recete ne anglisht këtu nuk gjeta gje.

    Me poshte po e kthej receten ne shqip, megjithate nq se ndonjeri nga ju di ndonje menyre me te mire per to jeni te mirepritur ta sillni ketu.

    ------------------------


    Kurabie

    Përbërësit :

    1 gotë kos
    3 vezë
    1 gotë sheqer
    1/2 gote qumësht
    1 lugë kafeje, sodë buke
    pak vanilje ose lëkurë limoni
    1 kg (rreth 35 ounces) miell


    Përgatitja

    Fillimisht përzieni sodën dhe kosin e më pas i shtoni përbërësit e mësipërm për të formuar brumin. Pasi brumi të jetë bërë i një trajtshëm, ndajeni në forma të ndryshme. Kini parasysh të lyeni tepsinë si dhe format me gjalpë të shkrirë që të mos ju ngjiten kur të piqen.

    Sipër kurabiet mund t'i lyeni me vezë të rahura, sheqer pluhur ose arra të coptuara (këto të fundit mund t'ja shtoni dhe brenda po të keni qejf ).

    Për të pjekur lërini në zjarr të ngadaltë që të piqen brënda dhe të mos digjen jashtë.


    ------------------------



    p.s. biligoa po te shikosh postimet nga faqja e pare e kesaj teme, recetat me lart jane permendur atje .

  12. #92
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kjo receta që kam vendosur më lart nga përkthimi i asaj në anglisht, çdo gjë mund të jetë veç për kurabije nuk është

    Provova ta gatuaja dje dhe gjëja e parë që më ra në sy para se të përzieja përbërësit ishte mungesa e gjalpit. Mbaj mënd kur i bënte mami gjalpi ishte përbërësi kryesor. Si përfundim i shtova pak gjalpë përbërësve të recetës dhe i përzieva. E në fund poqa ca biskota të mira që të kënaqin lol ...

    Për kurabijet më thanë nuk përdoret kos, nuk përdoren vezë, nuk përdoret kaq shumë miell si dhe nuk përdoret sodë buke. Por dhe recetën nuk ma saktësuan mirë që ta shkruaja këtu të plotë ndaj sa ta mbush frigoriferin me biskota që nuk do i ha, po pres ndonjë recetë më të mirë për kurabijet në forum.

  13. #93
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Ne princp receta eshte ok,se pa veze do dilnin petulla te pjekura.mund ti hidhen karota te grira ne vend te kosit.

  14. #94
    Kabuni me rrush te thate

    Për të përgatitur kabun me rrush të thatë për 4-5 persona nevojiten:
    Oriz - 1 gotë uji,
    Lëng mishi - 2 gota uji,
    Rrush i thatë - 1 filxhan kafeje,
    Sheqer - 1 filxhan caji,
    Gjalp - 3-4 lugë gjelle.

    Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë. Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e lemë në një vend të ngrohtë. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset. Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.

    Sheqerpare

    Për 25 copë duhen:
    Për brumin:
    Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote,
    vezë 1 kokërr ose 2 të verdha,
    sodë një majë luge kafeje, pak vanilje,
    sheqer 1 gotë uji.
    Për shërbetin duhen:
    2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë.

    Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen

    Krem Karamel
    Merret pak sheqer, hidhet në tigan dhe vihet në zjarr derisa të shkrihet dhe të marrë ngjyrë të errët, por jo të digjet. Sheqeri i karamelizuar hidhet nëpër forma ose në tavën me korent.
    Në një enë porcelani ose plastmasi (jo alumini) rrihen vezët me sheqer, pak e nga pak shtohet, qumësht i nxehtë, duke e përzier vazhdimisht derisa të shkrihet sheqeri. Në fund shtohet vanilje ose cipë limoni dhe sipas dëshirës mund të shtohet pak sheqer i djegur i shkrirë me ujë, për t'i dhënë aromë dhe ngjyrë. Masa e përgatitur hidhet nëpër forma që vendosen në tavë me ujë të vakët dhe vihen në furrë derisa të mpiksen dhe në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.
    Në mungesë të furrës krem karameli mund të përgatitet edhe mbi zjarr duke i vendosur format në një tenxhere të cekët. Hidhet ujë derisa të arrijnë përgjysmë, mbulohen me kapak dhe lihen sa të mpiksen. Në këtë rast në sipërfaqe nuk krijohet cipë e kuqe.
    Në qoftë se krem karameli përgatitet në tavë me korent, atëhere gjatë pjekjes ajo vendoset në një tavë tjetër me ujë të vakët. Kjo bëhet që ajo të mos piqet më tepër nga sa duhet dhe të mos lëshojë lëng. Në qoftë se nuk kemi kushte për ta vendosur tavën në ujë të vakët, atëherë shtohen vezë më tepër dhe piqet si zakonisht.
    Për 1 litër qumësht duhen:
    vezë 5-6 kokrra, sheqer 1 filxhan çaji, vanilje ose lëkurë limoni.

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Ju djem dhe vajza qe jetoni ne Tiron jane disa biskota me arra dhe mjalt.Po kan shume arra dhe jane ne forme te rrumbullaket disa i bejne edhe dyshe ne mes me recel dicka e tille kam pare ne nje si tip barake e madhe prane piramides edhe diku tjeter qe nuk ia mbaj mend emrin atij vendi tani por vetem ketu kam gjetur une.Nese jeni kujtuar per cfare biskotash e kam fjalen na jepni nese ka mundesi receten.Ne pritje dhe shpresoj ta kem shpjeguar sado pak dhe ndonjeri prej jush ti dije receten se nuk pres deri sa te shkoj ne shqipo

  16. #96
    po per kasata e ka njeri receten ?

  17. #97
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Fiori, po te jap nje recete per kurabie te verteta, por nuk me kujtohet dhe aq mire masa e miellit qe do perdoret, lol... keshtu qe duhet te gjykosh me sy...
    Merret nje sasi gjalpi, mundesisht i shkrire, nese eshte i fresket duhet ta shkrish vete dhe ta pastrosh. Pasi te kete valuar perzihet mire dhe lihet menjane te ftohet ca, pastaj nxehet prape dhe trazohet deri sa te ndahet gjalpi nga sasia e qumeshtit dhe te tjerat. Do perdoresh vetem gjalpin qe ka dale ne siperfaqe, pa pjesen e papastertive.
    E le pra gjalpin te ngrije, dhe kur te jete ngurtesuar, ne temperature ambjenti, e rreh ne mikser per rreth 10-15 minuta derisa te zbardhet dhe te fryhet. Per gjysme kg gjalpe do te te nevojiten 5-6 luge sheqer dhe nje filxhan me bajame te pjekura dhe te copetuara trashe. Pasi te kemi rrahur gjalpin, i shtojme sheqerin dhe vaxhdojme ti rrahim derisa te krijojne nje mase te fryre dhe disi shkumoze. Nderkohe fillojme te shtojme miell dhe e perziejme brumin me dore, aty nga fundi shtojme dhe 1 ose 2 te verdha vezesh si dhe bajamet e pjekura, dhe vetem nje maje luge sode(shume pak, sa kapin gishtat). Brumi i perftuar duhet te jete lehtesisht i shkerrmoqshem dhe jo i bute. Me kete brume mund te formosh me dore topa te rregullt ne madhesine e nje arre ose pak me te medhenj, ose i pret me forma te ndryshme dhe i vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre. I pjekim kurabiet ne temperature 180 grade per rreth 40 minuta por nuk duhet ti leme te skuqen shume ne siperfaqe. I nxjerrim, dhe ashtu sic jane, te nxehta, i shtrojme ne nje ene ku kemi hedhur me pare nje shtrese me sheqer puder, pastaj kurabie, prape sheqer puder e keshtu me rradhe dhe i leme te ftohen... Sorry per masat, por do shoh ti rigjej dhe ti postoj te sakta...

    P.S. Mos i mbaj ne frigorifer sepse marrin lageshti, me mire jashte, ne nje biskotiere me kapak...
    Ndryshuar për herë të fundit nga LAINA : 25-02-2008 më 10:07
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  18. #98
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ëmbëlsirë 'tiramisu' me fruta

    Përgatitja:

    * 1 kek i gatshëm me kakao i ndarë në dy pjesë, ose mund ta përgatisni vetë me 3 gota qumësht, 3,5 lugë miell, 3-4 lugë sheqer.
    * luleshtrydhe
    * kivi
    * 2 gota nga (200 gr) me nescafe me qumësht të ftohtë

    Së pari përgatisni kek-un, duke e përzier me qumështin, miellin dhe sheqerin në mënyrë të tillë që të mos krijohen toptha të miellit. Më pas lëreni të ftohet. Vendoseni gjysmën e poshtme të kekut në një pjatë të madhe dhe spërkateni atë mirë me një gotë me nescafe me qumësht të ftohtë.

    Më pas shtroni sipër saj gjysmën e fillit të ftohtë dhe më tutje shtoni kivi të prerë hollë në formë rrethi. Pas kësaj vini katin e dytë të kekut dhe spërkateni dhe atë me një gotë tjetër me nescafe dhe qumësht të ftohtë dhe shtroni fillin e mbetur. Më pas zbukurojeni atë me luleshtrydhe dhe kivi.

    Ndryshe, kivi në mes jep një aromë shumë interesante dhe të mirë, të krijon përshtypjen se është përdorur liker në të. Nëse do ta bëni pa fruta ju këshillojmë që fillit t’i shtoni vanilje për shtim arome dhe variacion si dhe në shtresën e dytë të mos vini fill, por ta mbyllni me kafe, kakao të spërkatur pasi të keni hedhur gotën me nescafe dhe qumësht të ftohtë. Po ashtu, mund të përdorni arra, lajthi, rrush të terur.

    Sui generis

  19. #99
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kek me karota

    * 380 gr miell
    * 100 gr gjalpë/margarinë
    * 100 gr bajame
    * arra të grira
    * 300 gr karota të grira
    * 3 kokrra vezë
    * 3 lugë gjelle sheqer sodë buke

    Në një tas të thellë përzihet mielli, soda, sheqeri, vezët dhe gjalpi i cili duhet të jetë i butë (në temperaturë dhome). Rrihen derisa të bëhet masa homogjene dhe pastaj duke vazhduar përzierjen i hidhni bajamet e grira dhe karotat e grira. Pastaj hidhet në tavë (të lyer me pak gjalpë dhe pak miell që të mos ketë ngjitje) dhe futet në furrë në 175-180 gradë për 40 minuta.

    Sui generis

  20. #100
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ëmbëlsirë me çokollatë

    Përbërësit:

    * 1 tas me çokollata të copëtuara ( rreth 9 copëza çokollate)
    * 1 lugë gjelle gjalpë, e shkrirë
    * 2 copa krem djathi i butë
    * 1 cope krem djathi me 1/3 më pak i butë
    * 1 gotë sheqer
    * 3 lugë gjelle miell
    * 1 lugë gjelle përbërje vanilje
    * 3 të bardha vezësh
    * 1 vezë
    * 30g çokollatë

    Përgatitja:

    1 - Ngroheni paraprakisht furrën në 325 gradë.
    2 - Vendosni copëzat e çokollatës në një tigan duke i ngrohur dhe duke i shkrirë me gjalpë. Përziejeni atë derisa të shkrihet. I fusni në 325 gradë për 8 minuta.
    Hidhni në një tas të madh kremin e djathit, përziejeni mirë, shtoni miellin, të bardhat e vezëve, vezën, përziejeni masën derisa të bëhet një përzierje e njëtrajt¬shme. Hidhni përzierjen e sapo bërë në tiganin me çokollatë.
    Vendosni çokollatën në një mikrovalë të vogël, në ‘High’1, 1/2 minuta, dhe e përziejmë për 45 sekonda (çokollata nuk duhet të shkrihet plotësisht). Përziejeni derisa të zbutet. Hidhni çokollatë të shkrirë në përzierjen e miellit për të formuar 9 pjesëza. Hidheni çokollatën sipër përzierjes së miellit dhe i piqni për 35 minuta në 325 gradë.
    Ftoheni duke e vendosur në një letër alumini dhe e lini për 2 orë, pastaj servireni.

    Sui generis

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •