Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 45 prej 171
  1. #31
    Heartless Maska e White_Angel
    Antarsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Faleminderit
    0
    4 falenderime n 4 postime
    Pasta ne akull.


    Pergatiten me pare pandispanja. Per kete ne ene porcelani rrihen vezet vezet me sheqer derisa te behet nje mase e fryre dhe e qendrueshme ne tel. Hidhet mielli , perzihet lehte qe te mos ulet brumi, hidhet ne tave te lyer me yndyre dhe piqet ne furre me temperaturen 150-170 grade. Ne nje ene tjeter jo alumini rrihen vezet me sheqerin, hidhet mielli , qumeshti i valuar dhe i ftohur pak. Vihet sa te marre vale dhe hiqet nga zjarri, si te ftohet pak pak hidhi vanilje , bajame te pjekura e te grira, ajke ose gjalpe dhe perzihet mire. Merret pandispanja e pergatitur , ndahet ne tre shtresa dhe shtrohet nje pjese ne tave ose forme.Hidhet nje pjese e kremit , hapet ne te gjithe peten. Siper vihet nje pete tjeter me pandespanje , qe laget me konjak ose liker, hidhet perseri krem. Vendoset peta tjeter, lyhet me krem te perzier me kakao duke bere persiper dhe zbukurime. Vendosen kokrra rreceli dhe vihet ne frigorifer ne ngrirje. Gjate servirjes pritet ne copa, vihet ne pjate ose mblidhet me leter celefoni. Pastaj gjithnje mbahet ne ngrirje qe te ruaje formen.

    Per 4-5 persona:
    Per pandispanjen
    :

    veze 3 kokrra dhe 1 te bardhe, sheqer 4-5 luge gjelle , miell 4-5 luge gjelle


    Per kremin:

    Miell 3 luge gjelle , sheqer 6 luge gjelle, veze 1 e plote dhe 1 e verdhe, qumesht dy gota uji, bajame te grira 2 luge gjelle, ajke ose gjalpe 1 luge gjelle, kakao 1 luge gjelle, recel per zbukurim disa kokrra , pak vanilje e liker.
    O Zot per vete sdua gj jo...por pr prindrit nje dhndr t bukur!

  2. #32
    Heartless Maska e White_Angel
    Antarsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Faleminderit
    0
    4 falenderime n 4 postime
    Xupat


    Pergatitet me pare pandespanja. Rrihen 2 veze derisa masa te fryhet , hidhen 2 luge sheqer, rrihet derisa te shkrije sheqeri. Hidhen 2 luge gjelle plot me miell , masa vihet ne kaush prej letre dhe ne forme disku nxirren ne tepsi te luer me pak gjalp ose ne leter, piqen dhe lihen ne nje ane. Valohet qumeshti dhe lihet te ftohet pak. Rrihen vezet me sheqer , hidhet miell , zihet derisa te dalin flluckat e para , hiqet nga zjarri dhe hidhet vanilje.
    Kremi ndahet ne dy pjese dhe lyhet sipas deshires, me kakao ose e le me vanilje. Copat e pandespanjes njomen me shurup te aromantizuar me limon ose portokall, liker ose konjak. Ne gota me fron ose tasa vendoset pak krem , sperkaten me arra , vendoset pandespanja, vihen arra e rrecel siper, hidhet shtrese kremi dhe zbukurohet me te mardhe veze marenge.Siper i hidhet arra te grira dhe lihet ne frigorifer. Gjate servisjes i hidhet konjak ose liker vishnje.



    Per 4-5 persona
    Per pandespanjen


    Veze 2 kokrra, sheqer e miell nga 2 luge gjelle, sheqer per shurup 3-4 luge gjelle, uje 2 filxjane kafeje.

    Per kremin:

    Qumesht 3 gota uji, sheqer 5 luge gjelle , miell 3 luge gjelle jo plot, veze 3 kokrra , 1 te bardhe veze per persiper. arra te shtypura 2 luge gjelle , recel dy luge gjelle , pak kakao , liker 1 luge gjelle per racion.
    O Zot per vete sdua gj jo...por pr prindrit nje dhndr t bukur!

  3. #33
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Antarsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dnde ustedes no me puede ver
    Mosha
    30
    Postime
    1,770
    Faleminderit
    0
    10 falenderime n 10 postime
    tironcja05 per ty po qis kadaifin :P

    Kadaif i htruar ne tepsi

    Per 4-5 veta: kadaif 500g, arra te qeruara 1 filxhan caji, gjalpe 200g, sheqer per shurupin 4 filxhan caji, uje per shurupin 3 filxhan caji.

    Kadaifin e shkriftojme qe mos te na mbetet topa-topa. (loool) Ne nje tepsi te lyer me gjalpe shtrojme gjysmen e kadaifit, hedhim arrat e therrmuara, dhtojme pjesen tjeter te kadaifit siper, i hedhim sasine e gjalpit te tretur. E pjekim ne furre mesatare. Ne fund i hidhet sherbeti, i cili dueht te jet pak i nxehte, dersa kadaifi i ftohte.

  4. #34
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Antarsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dnde ustedes no me puede ver
    Mosha
    30
    Postime
    1,770
    Faleminderit
    0
    10 falenderime n 10 postime
    Hasude

    Per 4-5 veta: sheqer 1 filxhan caji, niseshte 1 1/4 e filxhanit, gjalpe 6-7 lige gjelle, uje 2 filxhane.

    Tretim gjalpin ne nje tenxhere, i hedhim sasine e niseshtese dhe vazhdojme skuqjen derisa te marre ajo ngjyre te verdhe, Duhet te kemi parasysh qe gjate skuqjes te hedhim pak sheqer nga sasia e sheqerit qe kemi pergatitur shurupin, te cilin e hedhim kur ka mbaruar skuqja, duke e trazuar me luge druri. Hasuden e pergatitur e ndajme ne forma me luge.

  5. #35
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Antarsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dnde ustedes no me puede ver
    Mosha
    30
    Postime
    1,770
    Faleminderit
    0
    10 falenderime n 10 postime
    Oriz me qumesht (sultiash)

    Per 4-5 veta: oriz 1/2 filxhan caji, sheqer 1 filxhan caji, qumesht 2 filxhane caji, niseshte 2 luge gjelle, pak kanelle.

    Orizi i pastruar dhe i lare vihet te zieje me uje dhe pasi te ket marre vale, i hidhet qumesht i valuar duke e trazuar vazhdimisht me luge druri qe te mos ngjise. E ziejme ne zjarr te ngadalte derisa orizi te behet gati, pastaj hidhet sheqeri dhe trazohet qe te shkrije. Ne fund hedhim niseshte e tretur ne uje te ftohte dhe pasi te ket marre vale e heqim nga zjarri dhe e ndajme neper pjata. Kur te jete ftohur i hedhim persiper pak kanelle puder.

    ps. ket e kom konger me i restorant kinezz po se mora vesh sesi i thojshin ata. ene ta dija sdo dija me e shkrujt lool.

  6. #36
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Antarsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dnde ustedes no me puede ver
    Mosha
    30
    Postime
    1,770
    Faleminderit
    0
    10 falenderime n 10 postime
    Revani me pete (kompekai)

    Per 4-5 veta: miell 2 filxhane caji, sheqer 2 gota uji, veze 3 kokrra, gjalpe 1 filxhane kafeje, arra te qeruara 1/2 filxhan caji, pak kakao dhe kripe.

    Merret gjysma e sasise se miellit, uje, pak kripe dhe zihet brumi. Ndahet ne pjese te barabarta te punuara ne forme topi, nga te cilat pergatiten pete (keto hapen me dore ne tavoline ose me petes). Petet pasi jane hapur lihen te thahen pak, pastaj priten ne madhesi pak me te medha se madhesia e tepsise. Tepsia lyhet me yndyre. Shtrojme gjysmen e sasise se peteve, mbi te cilat hidhet mbushja nga brumi i pandispanjes me arra e kakao. Kthehen anet e petes, shtrohen petet e tjera duke i sperkatur me yndyre (anet e peteve mbeshtillen nga brenda). Mbushja pergatitet ne ket menyre:

    Ne nje ene, po jo alumini rrihen me tel te bardhat e vezeve derisa te behet nje mase e fryre dhe e qendrueshme. Nga ana tjeter rrihen te verdha e vezeve te perziera me sheqer, duke i lene pak ne ane te sobes, derisa edhe kjo te behet nje mase e fryre. Nderkohe, te bardhat e vezeve i bashkojme me te verdhat duke i perzier me kujdes, hidhet pak nga pak mielli i baskuar me arra dhe kakao, perzihet me kujdes qe te mos bjere brumi dhe hidhet ne tepsi.
    Kompekai piqet ne furre per 30-40 minuta ne nje temperature mesatare. PAsi te piqet ftohet dhe i hidhet shurup i nxehte.

    kaq per sot marova :P mos hani shummmm

  7. #37
    qytetare Maska e Arieta
    Antarsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    ne shqiptari
    Mosha
    50
    Postime
    28
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    ROLADE ME BANANE

    Merren
    /MASA 1/ 4 te kuq te vese dhe rrihen me 6 lug (gjelles)sheqer,dhe i shtohet nje qull i pregatitur prej 2 lug miell+pak uje.kjo mase hidhet ne 1/2l qumesht i cili eshte ne zjarre duke vluar.Lihet pak nja 2 min.E kjo do te behet si Buding,futet ne frigorifer.

    /MASA 2/ 4 te bardhe te vese rrihen me 6 lug sheqer + 1/2limoni shtrydhet sipri.(masa 2)sherben te lyhet embelsira sipri

    Tepsin katerkendeshe e lyjme pak me vaj dhe shtrojme nje leter,pastaj kemi brumin si me poshte
    Tani kemi 10 veze+10 lug sheqer(rrihen mire)+10 lug miell + 2 lug kakao(ose kafe)per te bere ngjyre kafe.Futet ne furre qe te piqet.

    Pasi eshte pjeke e rrotullojme brumin nga tepsia ne nje lecke te lagur paksa,dhe e largojme letren me kujdes.
    Kete revani tani e lyjme me masen e pare(te pregatitur me pare nga te kuqte e vese).
    Vendosim bananet nga dy ne anen e ngushte te revanise,pshtjellim pak shtojme dy tjera e keshtu merr formen e Rolades.d.m.th.gjithsejt 6 banane(hiqen pak majat).

    Sipri Rolada lyhet me masen qe kemi pregatite me pare prej te bardhve te vese dhe arra e ...........


    Ju befte mire,kush e provon le te tregoje

  8. #38
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Antarsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    37
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    24 falenderime n 24 postime

    Banana Split

    Бanana Split

    Produktet e nevojshme

    - 4 banane
    - 100 gr ara te bluara
    - 12 topa akullore
    - zhelatin ose zhele
    - 200 ml. hopla (apo whipped cream)

    Pergatitja:

    Ne nje tas per perzierje vendosim hopla dhe e perziejme me mikser. Ne pjaten per servim te banana splitit vendosim 3 topa akullore. Bananen e pastrojme dhe e presim per gjysem (ne gjatesi). Gjysmat e bananes i vendosim ne dy anet e akullores qe eshte vendosur ne mes te pjates per servim. Me hoplen e perzier mbushim nje "shpric" dhe e vendosim kremin mbi akulloren dhe bananet. Pastaj gjithe kesaj i hudhet zhele dhe arrat e bluara.


    E beni si e beni ne fund duhet te del dicka si ne foto me poshte

    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #39
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Antarsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    37
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    24 falenderime n 24 postime
    Kasato prej bananje

    E nevojshme:
    -3 banane
    -300 gr biskvita
    -3 qese puding cokollade
    -250 gr sheqer
    -1 liter qumesht
    -200 ml hopla (whipped cream=shllag)

    Pregatitja:

    Ne tenxhere e fusim gati gjithe qumeshtin. Pastaj tenxheren e fusim ne zjarr.
    E vendosim sheqerin dhe e perziejme mire. Ne qumeshtin e ngelur ne menzure e shtojme pudingun. E perziejme mire dhe kete dhe pastaj produktin nga kjo perzierje ia shtojme ne qumeshtin e nxehur ne tenxhere.
    Duke vazhduar se perzieri e vlojme ne zjarr perderisa pudingu te kete fituar viskozitetin e duhur dhe pasi te kemi mbaruar e nxjerrim tenxheren dhe e lejme dikund ne tavoline. Nje pjese te pudingut e fusim ne nje tas me te vogel.

    Ne nje tas me te gjere i thejme biskvitet dhe i shtojme pudingun e tenxheres.
    E perziejme me luge te drurit. Bananet i presim ne te katertat e gjatesise dhe pastaj ne pjese te vogla i shtojme ne tas. Pastaj e perziejme qe serish te bashkangjitet produkti. Masen e vendosim ne pjate dhe e formojme nje rollat.
    Rollatin e lyejme me pudingun qe kishte ngelur tek tasi me i vogel.

    Ne nje tas per perzierje e fusim hoplen (kremin). E perziejme me mikser kremin perderisa e fiton masen qe duhet. Me kremin e lyejme te gjithe kasato torten prej bananesh. Mbi torten e presim me cope te holla cokolladet. Me thike torten e presim ne kocka katrores. Secilen pjese e vendosim ne pjata

    Dhe pastaj e hajme, e bejme : Oh na befte mire dhe thuajme

    Falemnderit Kamarieri StormAngel
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #40
    bitter girl Maska e marsela
    Antarsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Faleminderit
    0
    7 falenderime n 6 postime
    Te paskan ndihmuar goxha shoqet me lart:-) megjithate po e jap edhe un kontributin tim modest.

    Si fillim, ne gjith kto vite konsum sheqerparesh( me pelqejn si embelsire) ne Shqiperi e Turqi, si ato qe bente turizmi ne kohen e xhaxhit skam ngrene me.

    Une masat si mbaj mend mire se mi ben mami gjithmone po procedura esht pak a shum kjo:

    -Tret ne nje ene gjalp mjaftueshem, per nje tepsi me tepr se nje gote uji duhet mbushur me sa kujtoj.
    -Pasi te tretet gjalpi hidh ne te sheqerin dhe vezet, qe fatkeqsisht si kujtoj sa.. e perzieji deri sa te tretet sheqeri.
    -Pataj shtoi miellin deri sa te behet brume i forte qe te punohet me dore.
    -Shtroje ne nje tepsi ose tavoline e me ato format, ne mungese te tyre me nje got rakie permbys priti ne copa dhe vendosi ne tepsine e lyer me pare me gjalp.
    -Tani te pjekja eshte sekreti me imadh, sdo i pjekesh shume..ne furre te nxehte( afersisht te 120 grad) do ti lesh sa te marrin nje kaf te lehte fare, ne te verdhe.
    Do iheqesh e sa te ftohen paksa do ihedhesh sherbetin qe do e kesh pergatitur gjithashtu njekohsisht..sherbeti duhet te jete i nxehte po jo iperveluar fare e ne te mund te shtosh pak vanilje per shije.

    Uroj te gatuash, apo te te gatuajne( nese ido per dike)sheqerpare te shijshme e te befshin mire!
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  11. #41
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Antarsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    598
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Per 25 copa duhen:

    Miell 3 gota uji
    Gjalp 1 gote,
    Veze 1 kokerr,
    Sode,1 maje luge kafeje
    Vanilje 1/2 luges kafese
    sheqer 1 gote uji.

    Rrihet gjalpi me sheqer , pastaj shton vezet pjese-pjese duke i rrahur vazhdimisht dhe ne fund hidhet mielli i perzier me soden. Pastaj e pret brumin ne copa sipas deshires tende.Me pas shtrohen ne tave te lyer me pak vaj.
    Lihen te piqen per 25 min , hiqe dhe pasi te ftohen u hidhet sherbeti i ftohur(te te mos qullosen) dhe i aromatizuar me vanilje...

    Sherbetin e ben 2 me 1, pra 2 gota sheqer dhe 1 gote uje!

    Shpresoj se do te te dalin te mira

  12. #42
    ...
    Antarsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,430
    Faleminderit
    0
    2 falenderime n 2 postime
    Ahhhh sa kam vujt i dite me kujtu emrin e Sheqerpares. Doja me i thon dikujt qe kjo omelsina me pelqe, edhe ne bot se me kujtohej emri. Jo jane te vogla me sherbet, jo si biskota, po emrin nbot.

    Se si bohen une nuk di, po amo me i honger e kam specialitet. Kush do behet zemergjere te boj ca sheqerpare e te na ftoj edhe ne te katit me poshte, s'do na mbetej hatri, hic.
    HOLLAND...

  13. #43
    Authentic Maska e DeuS
    Antarsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,321
    Faleminderit
    0
    17 falenderime n 15 postime
    Citim Postuar m par nga Del Monako
    . Doja me i thon dikujt qe kjo omelsina me pelqe...

    Gjithashtu, fort qejf i kam pas!

    U pa puna...neser o do beje sheqerpare, o divorc!

  14. #44
    bubbly
    Antarsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,737
    Faleminderit
    72
    260 falenderime n 226 postime
    Kesaj shendetlies mos i thonin dhe Revani gje ? lol .. se keshtu behej dhe revania me arra dhe sherbet ..nejse thx i got it
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  15. #45
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Antarsuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Faleminderit
    0
    2 falenderime n 2 postime
    Pink moj,na hutove tani.
    Revania eshte me niseshte,e pjekur.Dmth Hasude po e pjekur,Behet dhe me arra
    Po ne asnjemenyre me sherbet,se tu sulen plakat e jugut dhe te hodhen ne gjygj
    Dhe po i preke ato ke Gatimi ,s'ka avokat qe te mer persiper
    (shaka)

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Prgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 11:29
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 13:42
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nnshtetsin shqiptare
    Nga Arrnubi n forumin Toleranca fetare
    Prgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Prgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 13:08
  5. Beratasit dhe ifutt
    Nga Brari n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •