Princi i perfolur Leke Dukagjini
Keshtu ka thane Leka...
Pse perseri per Kanunin e Lekes do shkruhet, do te ishte nje pyetje me se e zakonshme ne letrat shqipe?! Sepse, nese do te pyesesh shumicen e shqiptareve, shumekush do te thote se: Leke Dukagjini ka bere Kanunin e famshem dhe ka qene bashkekohes i Skenderbeut.
Kete gje nuk e ka bere studiuesi Tonin Cobani, qe eshte munduar te na jape nje Leke, sa mitik, por dhe natyror, ne monografine e tij, e cila eshte ne momentin e fundit te botimit. U jam drejtuar dokumentave te shekullit te tij, por pse jo edhe gojedhenave per te dhene figuren e Princit aq te perfolur shqiptar, thote ai.
Ne fakt, nje figure si Leke Dukagjini, eshte e veshtire qe ta trajtosh. Jo me shume per ate, qe ai ka na ka lene, sesa per kohen, kur ka jetuar. E cila, duhet thene se, vete eshte e eklipsuar disi, nga madheshtia e figures se Gjergj Kastriot Skenderbeut. "Princi i perfolur Leke Dukagjini" (me kete emer e ka titulluar monografine e tij Cobani) nuk ka qene vetem sundimtari i ketij vendi, por ne te njejten kohe edhe ligjberesi i tij. Sepse ashtu si thote Georg von Hani, ai ka bere "dispozitat, ne baze te te cilave jetojne deri ne ditet e sotme, jo vetem dukagjinasit, por edhe te gjithe malesoret qe banojne ne veri te Drinit... te cilet kete emer ia atribuojne heroit te tyre kombetar". Per ne, ka interes, qe botimi per here te pare synon, qe te jape nje Leke te prekshem per masen e gjere te lexuesve. Thjesht, nuk eshte e rastit, qe nje veper e permasave te Kanunit te kete mbijetuar me emrin e Lekes.
"Kanuni i Leke Dukagjinit eshte vertete monumenti me i rendesishem i kultures shqiptare gjate periudhes se Rilindjes Evropiane, qe ka gjalluar prej gjashte shekujsh dhe ka luajtur nje rol te jashtezakonshem ne jeten e popullit, ne gjuhen e te cilit eshte krijuar", thote Fan Noli. Monografia, e cila del per publikun, pak dite me vone, eshte e ndare ne tete kapituj, te mjaftueshem per te dhene, Leken ne pozicione te ndryshme. "Keshtu ka thene Leka"; "Beteja homerike e Muzakines";"Nobiles Duchagini"; Teodora; Komploti i Krrabes; "Embetha!" ; Ligjtari: "Paste mbete si e tha Leka". Monografia eshte e pajisur me tregues, ka nje bibliografi shume te pasur si edhe elemente te tjere. Sipas autorit eshte nje perpjekje e kahershme per te dhene te gjalle, Leken njeri. Per te zbuluar, thjesht se kush ka qendruar pas personazhit, qe i atribuohej thenia "Keshtu ka thane Leka..." b.an
Familja Dukagjini eshte nje nga familjet princerore me te vjetra ne Shqiperi. Permenden per here te pare, qe me Duke Gjin Tanushin (1281). Principata e Dukagjineve u shtri kryesisht ne Shqiperine Verilindore, ne krahinen e Dukagjinit, si edhe ne Dukagjinin e Ri. Qendra Politike dhe administrative e Dukagjineve u be Lezha, deri me 1398. Me pas, ajo u zhvendos ne Sarde (Shurdhahu). Me 1491, Sarda bie nen sundimin e osmaneve dhe me 1520(?) territoret e Principates se Dukagjinajve perfshihen kryesisht ne sanxhakun e Dukagjinit, me qender administrative ne Peje, ndersa territoret juglindore u perfshine ne sanxhakun e Prizrenit. Figurat me te shquara te kesaj familjeje jane: Nikolle dhe Pal Dukagjini, te cilet moren pjese ne Lidhjen e Lezhes.
Armori i hershem i Dukagjineve eshte i kalter me nje shqipe te argjende flatreshpalosur. Blazoni, qe shoqeron kete pershkrim, u punua me 1933.
***
Ne nje faze te dyte, armoret e Dukagjineve, i ndeshim ne nje miniature me ngjyra te shek XVII.
Shqyti eshte i arte me nje shqipe te zeze, flatreshpalosur. Ai (shqyti) mbahet nga nje engjell. Perkrenarja eshte e kurorezuar, e ojnezuar, me pelhure koke te verdhe nga brenda dhe te zeze nga jashte, ngritur nga te dy anet dhe e lidhur me fjongo.
Per kreshte, stema ka nje shqipe te arte flatreshpalosur dhe te kurorezuar.
Figura me ne ze e familjes se Dukagjineve eshte Leke Dukagjini, vazhdues i rezistences shqiptare pas vdekjes se Skenderbeut (1468), si edhe perpilues i Kanunit Zakonor, qe ka hyre ne histori si Kanuni i Leke Dukagjinit.
Armori i Leke Dukagjinit eshte i argjende me nje kulle te argjende te mbyllur dhe me tri kulleza persiper po te argjenda, me nje shqiponje te zeze, dykrenore e kurorezuar, krahehapur, e cila del mbi tre kullezat. Ky blazon u punua me 1933. Deri me sot nuk kemi ndonje paraqitje artistike te kohes se Leke Dukagjinit.
Marre nga "Heraldika Shqiptare" e Gjin Varfit
Ruaj Lidhjet