Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Leke Dukagjini

    Princi i perfolur Leke Dukagjini
    Keshtu ka thane Leka...

    Pse perseri per Kanunin e Lekes do shkruhet, do te ishte nje pyetje me se e zakonshme ne letrat shqipe?! Sepse, nese do te pyesesh shumicen e shqiptareve, shumekush do te thote se: Leke Dukagjini ka bere Kanunin e famshem dhe ka qene bashkekohes i Skenderbeut.

    Kete gje nuk e ka bere studiuesi Tonin Cobani, qe eshte munduar te na jape nje Leke, sa mitik, por dhe natyror, ne monografine e tij, e cila eshte ne momentin e fundit te botimit. U jam drejtuar dokumentave te shekullit te tij, por pse jo edhe gojedhenave per te dhene figuren e Princit aq te perfolur shqiptar, thote ai.

    Ne fakt, nje figure si Leke Dukagjini, eshte e veshtire qe ta trajtosh. Jo me shume per ate, qe ai ka na ka lene, sesa per kohen, kur ka jetuar. E cila, duhet thene se, vete eshte e eklipsuar disi, nga madheshtia e figures se Gjergj Kastriot Skenderbeut. "Princi i perfolur Leke Dukagjini" (me kete emer e ka titulluar monografine e tij Cobani) nuk ka qene vetem sundimtari i ketij vendi, por ne te njejten kohe edhe ligjberesi i tij. Sepse ashtu si thote Georg von Hani, ai ka bere "dispozitat, ne baze te te cilave jetojne deri ne ditet e sotme, jo vetem dukagjinasit, por edhe te gjithe malesoret qe banojne ne veri te Drinit... te cilet kete emer ia atribuojne heroit te tyre kombetar". Per ne, ka interes, qe botimi per here te pare synon, qe te jape nje Leke te prekshem per masen e gjere te lexuesve. Thjesht, nuk eshte e rastit, qe nje veper e permasave te Kanunit te kete mbijetuar me emrin e Lekes.

    "Kanuni i Leke Dukagjinit eshte vertete monumenti me i rendesishem i kultures shqiptare gjate periudhes se Rilindjes Evropiane, qe ka gjalluar prej gjashte shekujsh dhe ka luajtur nje rol te jashtezakonshem ne jeten e popullit, ne gjuhen e te cilit eshte krijuar", thote Fan Noli. Monografia, e cila del per publikun, pak dite me vone, eshte e ndare ne tete kapituj, te mjaftueshem per te dhene, Leken ne pozicione te ndryshme. "Keshtu ka thene Leka"; "Beteja homerike e Muzakines";"Nobiles Duchagini"; Teodora; Komploti i Krrabes; "Embetha!" ; Ligjtari: "Paste mbete si e tha Leka". Monografia eshte e pajisur me tregues, ka nje bibliografi shume te pasur si edhe elemente te tjere. Sipas autorit eshte nje perpjekje e kahershme per te dhene te gjalle, Leken njeri. Per te zbuluar, thjesht se kush ka qendruar pas personazhit, qe i atribuohej thenia "Keshtu ka thane Leka..." b.an

    Familja Dukagjini eshte nje nga familjet princerore me te vjetra ne Shqiperi. Permenden per here te pare, qe me Duke Gjin Tanushin (1281). Principata e Dukagjineve u shtri kryesisht ne Shqiperine Verilindore, ne krahinen e Dukagjinit, si edhe ne Dukagjinin e Ri. Qendra Politike dhe administrative e Dukagjineve u be Lezha, deri me 1398. Me pas, ajo u zhvendos ne Sarde (Shurdhahu). Me 1491, Sarda bie nen sundimin e osmaneve dhe me 1520(?) territoret e Principates se Dukagjinajve perfshihen kryesisht ne sanxhakun e Dukagjinit, me qender administrative ne Peje, ndersa territoret juglindore u perfshine ne sanxhakun e Prizrenit. Figurat me te shquara te kesaj familjeje jane: Nikolle dhe Pal Dukagjini, te cilet moren pjese ne Lidhjen e Lezhes.

    Armori i hershem i Dukagjineve eshte i kalter me nje shqipe te argjende flatreshpalosur. Blazoni, qe shoqeron kete pershkrim, u punua me 1933.

    ***

    Ne nje faze te dyte, armoret e Dukagjineve, i ndeshim ne nje miniature me ngjyra te shek XVII.

    Shqyti eshte i arte me nje shqipe te zeze, flatreshpalosur. Ai (shqyti) mbahet nga nje engjell. Perkrenarja eshte e kurorezuar, e ojnezuar, me pelhure koke te verdhe nga brenda dhe te zeze nga jashte, ngritur nga te dy anet dhe e lidhur me fjongo.

    Per kreshte, stema ka nje shqipe te arte flatreshpalosur dhe te kurorezuar.

    Figura me ne ze e familjes se Dukagjineve eshte Leke Dukagjini, vazhdues i rezistences shqiptare pas vdekjes se Skenderbeut (1468), si edhe perpilues i Kanunit Zakonor, qe ka hyre ne histori si Kanuni i Leke Dukagjinit.

    Armori i Leke Dukagjinit eshte i argjende me nje kulle te argjende te mbyllur dhe me tri kulleza persiper po te argjenda, me nje shqiponje te zeze, dykrenore e kurorezuar, krahehapur, e cila del mbi tre kullezat. Ky blazon u punua me 1933. Deri me sot nuk kemi ndonje paraqitje artistike te kohes se Leke Dukagjinit.

    Marre nga "Heraldika Shqiptare" e Gjin Varfit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Kush ishte arbereshi Leke Dukagjini
    Leke Dukagjini eshte figura e dyte arberore e shekullit te XV-te pas Skenderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luften edhe pas vdekjes se Heroit Kombetar. Per studjuesit, me trashegimine e tij te "Kanunit", ai gjykohet si nje figure e plotesuar e Arberise Mesjetare, qe ka luftuar per identitet

    Duhet thene se, deri me sot, nuk mjaftojne dokumentat per te treguar fytyren e vertete te Leke Dukagjinit. Ai ishte bashkekohes i Skenderbeut dhe si per nje koincidence dhe ai u be i njohur, si Skenderbeu, kur mori ne zoterim, principaten, qe i la trashegim i jati. Pal Dukagjini, i jati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qender ne Lezhe, Principata e Dukagjineve, perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot jane te mbytyra nga uji i Drinit dhe shtrihej me nje kryeqender te dyte, me qytetin e Ulpianes, dhe zoterimet ishin deri afer Prizrenit. Referuar autorit te monografise, Cobani, Leka kishte marre nje kulture te gjithanshme, qe ne ate kohe i shkonte per shtat frymes humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkoder.

    Duke iu kthyer kohes se tij, kontakti i pare me Skenderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhes me 1444 me Palin, te jatin e Lekes. Emri i familjes, qendron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se eshte e fokusuar vetem ne figuren e Skenderbeut, qe ne ate kohe, kishte nje kontakt shume te madh, me Oborret me ne ze te Evropes dhe emri i tij ishte teper i lakuar nga te gjithe.

    "Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas ketij viti, venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjinin", thote Tonin Cobani, ne nje nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri.

    Por, duhet thene se kronikanet e kohes kane shkruar per disa prej bemave te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e heroit (1468) dhe me pas ne krye te trupave shqiptare, perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj, historianet heshtin.

    Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te trimave te principates se tij derisa ishte gjalle. Ne fund te viteve '50 ne shekullln e XV, nga kronikat e kohes permendet se Principata e Dukagjineve nuk ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara. Lezha u eshte dorezuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqyteti i principates eshte shkaterruar me themele nga turqit e keshtu me rradhe.

    "Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt", shkruan studjuesi.

    Dhe, referuar dokumentave te kohes, ishin po keta malesore te Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre, qe jo vetem e ndihmuan per te ngritur fortesat e tij, por edhe te siguronte kuoten e ushtareve, qe duhej te sherbenin nen flamurin e Lidhjes se shqiptareve.

    Por, ne kete kohe eshte dukur edhe madheshtia e Lekes. Ai, duke iu pergjigjur besimit te ushtareve te tij, u siguroi ushtareve te tij shume mbrojtje dhe kur vdiq Skenderbeu edhe lirine e tyre, brenda organizimit fisnor. "Te cilen, ne kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta, te formuluara apo te rithena prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike".

    Duhet thene se per shekuj me rradhe, Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetem do te vinte koha e Shtjefen Gjecovit, qe filloi te grumbullonte, ate qe populli e kishte plazmuar ne mendjen e tij, per shekuj me rradhe.

    Ne ditet tona, lavdia e tij e prekshme, mund te ndjehet nga rrenojat e Shurdhahut, afer Vaut te Dejes, ish residenca e tij; ndersa ajo ligjvenese, mund te shijohet nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Gjecovi, ne fillim te shekullit te kaluar. B.an

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Pse e solla une Leke Dukagjinin
    "Princi i perfolur Leke Dukagjini" i Tonin Cobanit eshte nje veper ne fund te procesit te botimit, qe evokon kohen e periudhes paraosmane, nen figuren e Leke Dukagjinit. Autori ne kete interviste shpjegon qellimin, pse eshte marre me kete veper, autencitetin e Kanunit dhe teresine e figures se Leke Dukagjinit, te munguar prej kohesh

    Ben Andoni

    Eshte nga te paktat vepra, qe mundohet qe te hedhe drite mbi Leken-Njeri. Sepse Kanuni, edhe pa e ndjere autori i tij, ka kohe qe e ka tejkaluar ate, qe ka mbetur ne kujtesen historike popullore per Leke Dukagjinin. Ne ditet tona, Kanuni mbart ne vetvete te gjithe trashegimine, qe lidhet me emrin e Lekes, per shume nga njerezit. Kjo ka qene edhe perpjekja e autorit, per te fokusuar nje personazh me permasa te tilla, qe ka milituar aktivisht ne kohen e Skenderbeut. Dhe, sfida e Cobanit, ka qene e madhe kur kujton, se ne kohen kur ka jetuar heroi i tij, gjithshka ishte e fokusuar vetem per Skenderbeun. Per sa i perket, recenses, autori eshte i bindur se ate e ka besuar "ne doren e dy redaktore 'te rrepte', qe jane dr. Tefe Topalli dhe dr. Ndue Zef Toma". Tonin Cobani njihet si nje nga studiuesit me te apasionuar te Gjergj Fishtes ne vend, me ndihmen e te cilit eshte hartuar edhe Kolana e autorit. Por, njihet mire edhe si prozaist, eseist dhe studiues. Per, Monosgrafine "Princi i perfolur Leke Dukagjini", autori ka punuar shume vjet.

    Pse ia vlen qe te merresh me Leke Dukagjinin, per studiuesin Tonin Cobani?

    Ne historiografine e derisotme shqiptare, historia e shek.XV eshte identifikuar me historine e Skenderbeut apo, si thuhet, me Epoken e Skenderbeut. Ky personalizim i nje epoke aq sa eshte i drejte, eshte edhe i manget, sepse Skenderbeu nuk ka qene i vetmi princ shqiptar, qe ka mbrojtur trojet shqiptare kunder invazionit osman. Perreth tij ka pasur edhe te tjere princa te shquar, qe bene te njejten gje ose qe dhe e vazhduan vepren e Skenderbeut pas vdekjes se tij (1468), si ka ndodhur me Leke Dukagjinin(1410-1481), i cili rezistoi derisa vdiq. Kaq do te ishte e mjaftueshme per pyetjen tuaj "Pse ia vlen qe te merresh me Leke Dukagjinin". Por ka edhe me. Leke Dukagjini ishte nje nder princat iluministe shqiptare, me emrin e te cilit lidhet nje nga monumentet e rralla te kultures shqiptare, sic eshte Kanuni i shqiptareve. Edhe vetem per kete autoresi do t'ia vlente nje monografi per Leke Dukagjinin. Pastaj fakti, qe ky princi ka qene gjithmone i anashkaluar eshte nje arsye me shume per t'i kushtuar nje studim biografik, te munguar deri me sot per nje princ shqiptar, cuditerisht "te perfolur" nga te gjithe historianet e Skenderbeut, nga studiues te ndryshem qe jane marre me Kanunin e tij dhe, vecanerisht, nga politikane dhe sociologe te Pasluftes se Dyte Boterore.

    Per hartimin e monografise se Skendebeut, historiani Frasheri ka ecur permes dokumentave, te shekullit te XV. Ka qene nje rruge e hapur me pare nga Noli, por qe nuk mundi ta conte deri ne fund. Po, ju cfare rruge keni zgjedhur per monografine tuaj?

    Sigurisht edhe une kam ndjekur te njejten rruge si Noli, Gegaj dhe Frasheri, sepse jam munduar te bej nje jeteshkrim te bazuar shkencerisht ne fakte te shkruara dhe, ku kane munguar keto fakte, i jam drejtuar gojedhenave, folklorit, toponimeve etj. Burimet historike kane qene paresore. Jam mbeshtetur kryesisht te historianet dhe kronistet me te afert te periudhes se Skenderbeut, te cilet, gjithashtu, kane qene me afer edhe per Leke Dukagjinin, si Marin Barleti, Gjon Muzaka, Tivarasi\Biemmi dhe Dhimiter Frengu. Historiografia e derisotme, perfshire edhe Nolin dhe profesor Kriston, qe permendni ju, i ka vjelur keta autore per figuren e Skenderbeut dhe nuk eshte kujtuar ndonjehere te kerkoje prej tyre dicka me teper per princer te tjere shqiptare, sic eshte ne rastin tone Leke Dukagjini, i cili dokumentohet se ka luftuar perkrah Skenderbeut dhe, pas vdekjes se Skenderbeut (1468), se ka qene ne krye te trupave shqiptare deri me 1479, kur venedikasit firmosen traktatin e pushtimit te trojeve ballkanike nga Perandoria Osmane. Por, sipas gojedhenave, Leke Dukagjini e ka vazhduar luften ne trojet e principates se tij te Dukagjineve derisa vdiq me 1881. Dhe Principata e Dukagjineve nuk eshte Dukagjini i sotem ne Shqiperine e Veriut apo Rrafshi i Dukagjinit ne territoret e Kosoves. Principata e Dukagjineve, qe kishte si kryeqendra Lezhen dhe Ulpianen, perfshinte gjithe Shqiperine e Veriut, nga thellesia e trojeve te sotme te Malit te Zi deri ne thellesi te Serbise, qe Barleti e quan Mesia. Dukagjini dhe Rrafshi i Dukagjinit jane dy makrotoponime, qe kane mbetur si relike te kesaj principate qe edhe ne kohen e Skenderbeut kishte nje shtrirje me te madhe se ajo e Kastrioteve.

    Si keni mundur qe te dokumentoni autencitetin e Kanunit, i perfolur si i krijuar nga fqinjet, apo thjesht nje kod i transplatuar ne rruge te tjera?

    Eshte nje aradhe e tere studiuesish, me ne krye Pupovcin, qe me argumente te rafinuara e mohojne autoresine e Leke Dukagjinit, vetem per faktin se ai Kanun deri sot nuk eshte gjetur i shkruar. Por me thoni ju Iliada e Odisea te Homerit jane gjetur te shkruara nga Homeri? Po jua them une: Iliada dhe Odisea jane mbledhur nga goja e rapsodeve shetites disa shekuj pas vdekjes se Homerit, por sot askush nuk e ve me ne dyshim autoresine e tyre, ashtu si nuk vihet ne dyshim autoresia e Konfucit per vepren e tij filozofike, e Muhametit per Kuranin etj. Kanuni i Leke Dukagjinit eshte nje veper unikale me fryme humaniste e periudhes se Rilindjes Evropiane ne gjuhen shqipe, e cila, megjithese u perfol dhe vazhdon te perflitet edhe sot e kesaj dite, eshte vleresuar nga studiues serioze, vendas dhe te huaj, si nje "veper monumentale" (A.Buda), "kontribut ne thesarin e kultures boterore" (Scheerin) dhe autori i saj, Leke Dukagjini, eshte cilesuar "nje personalitet imponues" (Durham) e "Hero Kombetar" (Hahn) i popullit te vet. Cuditerisht edhe profesor Frasheri vazhdon te mbroje nje teze te sajuar per nje Kanun jo te Leke Dukagjinit, por te Skenderbeut.

    Kanuni i Leke Dukagjinit eshte Kanuni i Maleve, pra, trashegimia kulturore e shqiptareve qysh para pushtimit osman. Kanuni i Skenderbeut dhe kanune te tjera jane derivate te tij ne kushtet e pushtimit osman dhe te islamizimit te nje pjese te popullsise se atyre aneve. Gjecovi, qe vete ishte bartes i Kanunit te Leke Dukagjinit, e ka fiksuar ate taman ne kohen kur vazhdonte te ishte aktiv. Ne monografine time argumentohet koha kur eshte ngjizur Kanuni dhe autoresia kaq e perfolur qe lidhet me emrin e Leke Dukagjinit, si krijues i Kanunit.

    Kuintesenca e Kanunit te Leke Dukagjinit jane kodet e krijuara si fjale te urta popullore, te cilat Gjecovi i ka vene ne thojza. Si fjale te urta ato jane te formesuara edhe ritmikisht, shpesh here edhe rimojne ose jane si formula me nje ngarkese te mbyllur figurative. Ne kapitullin per Kanunin, une jam marre vetem me keto fjale te urta te dala nga goja e Leke Dukagjinit, si formulime origjinale te tij ose te bartura nga tradita e deriatehershme, por qe kane marre vlere juridike nder kuvende te drejtuara prej Leke Dukagjinit. Dhe keshtu, besoj une se kane mbetur, pasi, ato, shpesh here, jane te shoqeruara edhe me gojedhena interesante persa i perket kuptimshmerise se tyre nder kuvendet popullore te pleqesive. Ne nuk duhet te harrojme se Leke Dukagjini nuk ishte nje feudal oriental, si jemi mesuar t'i njohim deri sot feudalet shqiptare. Ai ndryshonte edhe prej Skenderbeut, i cili ishte nje nder ushtaraket me te suksesshem te kohes se tij, pasi kishte marre mesime ne oborret e sulltaneve te nje prej perandorive feudo-ushtarake me te fuqishme ne Azi dhe Evrope. Leke Dukagjini ishte nje princ me kulture evropiano-perendimore, nje humanist i krahasueshem me princerit e Firences dhe te Venecias, ku mendohet te kete kryer studimet se bashku me shume femije te princerve te atehershem shqiptare. Per shkak te pushtimit te eger osman, ne nuk trashegojme thuajse asgje nga ajo kulture humaniste, pervec Kanunit, vepres se krijuar prej Leke Dukagjinit.

    A keni qene i hapur per recensat e historianeve tane dhe a keni bashkepunuar me ta per hartimin e nje figure si Leka?

    Ideja e bashkepunimit varet se si kuptohet. Monografia ime "Princi i perfolur Leke Dukagjini"ka kaluar ne doren e dy redaktore "te rrepte", qe jane dr. Tefe Topalli dhe dr. Ndue Zef Toma. Disa kapituj jane botuar ne gazeten "Koha jone", ne revistat "Pajtimi"(Tirane), "Pheniks"(Shkoder), "Ekskluzive"(Prishtine), "Kuvendi"(Detroit) dhe ne nje Vebsite ku kapitullit permbledhes eshte ne variantet shqip dhe anglisht. Vleresimet kane qene teper pozitive. Une kete e quaj bashkepunim. Sigurisht, kur te botohet libri, do te mirepres edhe verejtje.-

    Nje pyetje me e hapur, a do te mundim, nepermjet monografise suaj, qe te marrim njoftime reale te dokumentuara, se kush eshte figura e vertete fizike e Lekes, apo karakteri i tij real, nepermjet pershkrimeve te dokumentuara?

    Po te pergjigjem edhe une hapur. Ne monografine per Leke Dukagjinin ka shume gjera te munguara, por une jam perpjekur te sjell edhe 16 faqe ilustrime me stema, harta, portrete (apokrife), kompozime figurative, qe, besoj, do ta plotesojne edhe nje kersheri te tille.

    Cfare metode, keni ndjekur per perzgjedhjen e materalit qe keni pasur ne dore dhe per sa vjet keni punuar?

    Si te them, kam dy vjet qe nuk e heq nga dora, ndersa grumbullimin e materialit (jane pasqyruar mbi 170 referenca) kam nisur ta bej nje dekade me pare, per te mos thene se ideja per nje monografi per Leke Dukagjinin ka qene nje grishje qe lidhet me fillimet e angazhimeve te mia shkencore. Sa per kureshtjen e lexuesve te gazetes suaj, mund te shtoj se monografia "Princi i perfolur Leke Dukagjini" do te jete rreth 200 faqesh, perfshire edhe nje ressume ne anglisht.

    Dicka per bibliografine tuaj?

    Nje bibliografi e zgjedhur eshte perfshire si pjese me vete e librit. Nese pyetja juaj kerkon dicka te vecnte ndaj saj, mund te them se nuk jam kufizuar vetem ne botime historike, sepse i jam referuar shume edhe nje " biblioteke kulturore ", nese do te mund ta quaja keshtu, nje bibliografi me te pergjithshme qe me ka ndihmuar te interpretoj mendesite e kohes, shijet dhe ne pergjithesi organizimin e shoqerise shqiptare te peridhes paraosmane.

    A mendoni se ia keni arritur qellimit?

    - Nuk do ta botoja librin, nese do te kisha sadopak dyshim se ia kam arritur qellimit apo jo. Dhe, qellimi im ka qene te struktoj jeteshkrimin e nje princi te shquar te epokes se iluminizmit shqiptar, veper deri me sot e munguar ne kulturen tone. Por, nuk do te isha i sinqerte deri ne fund, nese do te thoja se monografia ime eshte gjithcka mund te thuhej per Leke Dukagjinin. Lexuesi dhe specialistet mediaveliste do ta thone fjalen e tyre, verejtjet e te cileve do te plotesojne qellimin tim.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Kronologjia e jetes se tij


    Shek.VII Permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.

    1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.

    1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.

    1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.

    1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.

    1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.

    1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.

    1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.

    1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.

    1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.

    1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Zakarine per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.

    1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.

    1447 Vriten ne pusi Leke Zakaria se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.

    1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.

    1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.

    1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.

    1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

    1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

    1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.

    1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.

    1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.

    1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.

    1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.

    1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.

    1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.

    1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.

    1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.

    1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.

    1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.

    1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.

    1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.

    1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.

    1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.

    1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.

    1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Marr nga historia zyrtare e shqiperise.

    Dukagjinėt dhe shtrirja e tyre
    Burimet historike, ndonėse japin tė dhėna fragmentare, tregojnė se gjatė mesjetės Dukagjinėt kanė qenė njė familje fisnike e rėndėsishme, prandaj emrin familjar tė tyre e trashėguan ndėr shekuj rajone tė gjera fushore e malore tė Shqipėrisė sė Epėrme, si edhe e drejta dokesore shqiptare e kėtyre viseve. Pėr ta kanė qarkulluar edhe gojėdhėna mesjetare, tė cilat, pavarėsisht nga sfondi fantazist i tyre dhe kronologjia e gabuar qė kanė, dėshmojnė se Dukagjinėt kanė qenė njė familje e vjetėr fisnike, e cila ka ndikuar nė jetėn politike shqiptare, madje edhe mė tej.
    Nė njė kronikė raguzane ėshtė dhėnė njė gojėdhėnė, sipas sė cilės nė shek. VII Dukagjinėt kishin shkaktuar kryengritje nė Bosnjė dhe dy herė kishin ndėrhyrė nė Raguzė. Njė gojėdhėnė e dytė gjendet nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės. Sipas saj Dukagjinėt rridhnin nga njė njeri me prejardhje trojane i vendosur nė Francė, qė quhej Dukagjin. Ky ishte nisur me kryqtarė tė tjerė nga Franca pėr tė ēliruar Jeruzalemin, por, me tė arritur nė Shqipėri, Dukagjini pushtoi Zadrimėn, krahinat rreth saj dhe u bė sundimtar i tyre. Gojėdhėna vijon me vrasjen e Dukagjinit prej vasalėve tė vet dhe tregon se si djali i tij i mitur u fsheh pėr tė rimarrė mė pas zotėrimet atėrore.
    Mbiemri Dukagjin pėrbėhet nga dy emra vetjakė: Dukė dhe Gjin. Kėta emra gjatė mesjetės kanė qenė shumė tė pėrhapur te shqiptarėt si emra vetjakė e familjarė, gjithandej ku ata banonin. Ka studiues qė mbiemrin Dukagjin e lidhin me titullin e lartė fisnik dukė dhe me emrin vetjak Gjin. Sipas tyre mbiemri Dukagjin lidhet me njė personazh historik, me “dukėn arbėr Gjin Tanushin” (dux Ginius Tanuschius Albanensis), i cili nė njė dokument tė vitit 1281 pėrmendet si kundėrshtar dhe i burgosur politik i pushtetit anzhuin nė Shqipėri. Vetėm pas njė shekulli shfaqet pėr herė tė parė emri familjar Dukagjini. Kėtė mbiemėr (llagap) e kanė mbajtur gjatė shek. XV njė varg njerėzish tė rėndėsishėm tė historisė sonė kombėtare. Dukagjinėt kanė pasur edhe njė mbiemėr tė dytė, Perlati, qė ėshtė pėrdorur vetėm njė herė, nė njė dokument tė vitit 1402.
    Nėpėrmjet shqyrtimit tė burimeve historike njihen dy degė fillestare tė pemės gjenealogjike tė Dukagjinėve, tė cilave ende nuk u dihet prindi i pėrbashkėt.
    Emri familjar Dukagjini del pėr herė tė parė nė njė dokument raguzan tė vitit 1377 pėr njė njeri me disa mbiemra “Nikollė Stefan Tuderoviē Dukagjini” (Nicolaus Stephani Tuderovich Ducaghin). Ky mund tė jetė paraardhėsi i njėrės degė fillestare tė Dukagjinėve. Pėrfaqėsuesi i sigurt i njėrės degė ėshtė Gjergji, qė pėrmendet nė vitin 1403 si proniar i dy fshatrave pranė Lezhės (Balldre dhe Kakarriq) dhe si komandant i njė trupe prej 40 kalorėsish dhe njėqind kėmbėsorėsh. Gjergji ka vdekur para vitit 1409 dhe, sipas Gjon Muzakės, ka pasur tre djem (Gjergjin, Tanushin dhe Nikollėn). Dokumentet e kohės japin vetėm njėrin prej tyre, Nikollėn. Emri i Nikollės del nė vitin 1409. Ai nė fillim tė viteve 30 u ngrit nė luftė kundėr serbėve dhe osmanėve dhe i dėboi ata nga Deja. Mė pas mori pjesė nė kryengritjen ēlirimtare tė vitit 1443 dhe nė Kuvendin e Lezhės, ku u bė personazh politik i rėndėsishėm i vendit. Nikollė Dukagjini ka vdekur gjatė viteve 1452-1454. Djemtė e tij, Draga dhe Gjergji, nuk arritėn tė kishin veprimtari politike, sepse nė vitin 1462 u vranė. Si pasardhės i vetėm i tyre mbeti djali i mitur i Gjergjit, Nikolla, i cili hyri nė shėrbim tė Venedikut.
    Emrat e paraardhėsve tė degės tjetėr tė Dukagjinėve janė shkruar nė njė dokument raguzan tė vitit 1387. Nė tė ėshtė treguar se vėllezėrit Lekė e Pal Dukagjini ishin zotėr tė Lezhės dhe se ata u siguronin raguzanėve kalimin nėpėr trevat e tyre shqiptare.
    Pal Dukagjini ka vdekur para vitit 1393 dhe la pesė djem: Tanushin e Vogėl, Progonin, Palin, Andrean dhe Gjonin. Pali pėrmendet vetėm nė njė dokument tė vitit 1402, ku dėshmohet se gjatė kthimit nga Venediku, ai ėshtė vrarė nė Dalmaci. Kurse emrat e Progonit dhe tė Tanushit tė Vogėl janė shėnuar pėr herė tė parė nė tė njėjtin dokument (1393). Progoni ka vdekur nė vitin 1394, kurse Tanushi i Vogėl para vitit 1433. Ky ka qenė sė bashku me Gojēin Gjurashin dhe Kojė Zaharinė pėr tė mbrojtur tokat shqiptare nga pushtimi serb i Despotatit tė Rashės. Andrea del nė vitin 1406, kur Venediku i riktheu njė dajlan nė Shkodėr, qė e kishte marrė me ankand. Po me koncesion tė Venedikut ai kishte edhe prona tokėsore nė rrethinat e Shkodrės. Nė fillim tė vitit 1416 Andrea pėrmendet si i vdekur, kurse vėllai i tij, Gjoni, ishte prift dhe kishte prona tokėsore nė rrethinat e Shkodrės. Emri i Gjonit pėrmendet pėr herė tė fundit mė 1446. Koncesionet e Venedikut pėr pronat zakonisht trashėgoheshin. Prandaj Andrea duhet tė ketė pasur djalė sipėrmarrėsin Budomir, i cili nė vitet 20 tė shek. XV ishte qiramarrės i dajlaneve tė Shkodrės dhe, krahas tregtimit tė peshkut, merrej edhe me tregtinė e metaleve qė prodhoheshin nė Kosovė dhe qė pėrdoreshin gjerė nė jetėn e pėrditshme. Kėshtu, me argjendin e Kosovės, krahas monedhave dhe zbukurimeve, bėheshin edhe objekte tė tryezės sė ngrėnies, si lugė, kupa, poēe, tasa etj. Njė pasardhės i tyre, Budomiri, mori pjesė nė luftėn pėr mbrojtjen e Shkodrės mė 1478. Pas rėnies sė qytetit gruaja dhe tre fėmijėt e tij u strehuan nė Venedik.
    Tė dhėnat burimore tė drejtpėrdrejta pėr degėt gjenealogjike tė Dukagjinėve, mund tė plotėsohen edhe me tė dhėna tė tėrthorta. Gjatė viteve 30 tė shek. XV shfaqet Vukė Dukagjini si figurė e rėndėsishme e qytetit tė Shkodrės, tė cilit iu bėnė dhurata nga administrata shtetėrore e Raguzės nė vitin 1433. Veē kėtij, dalin edhe banorė tė tjerė tė qytetit tė Shkodrės me mbiemrin Dukagjini, qė janė dėrguar herė pas here nė Venedik si pėrfaqėsues e mbrojtės tė interesave tė bashkėsisė shkodrane pranė autoriteteve shtetėrore veneciane. Njėri pėrmendet nė vitin 1431 vetėm me emrin familjar Dukagjini, njė tjetėr, Teodor Dukagjini, nė vitin 1458 ėshtė dėrguar nė Venedik etj. Ngarkimi i Dukagjinėve me misione tė tilla tė rėndėsishme nga bashkėqytetarėt tregon se ata respektoheshin shumė prej tyre dhe se ishin tė arsimuar dhe njohės tė mirė tė gjuhėve tė huaja. Dy Dukagjinėt e parė (qė mund tė jenė i njėjti njeri, Vuku), duhet tė jenė djem tė Budomirit. Pėr Teodorin nuk dihen lidhjet familjare; ai mund t`i pėrkiste edhe degės sė mėsipėrme ose njė dege tjetėr, sepse mund tė ishte nip i Tanushit tė Madh. Teodori ėshtė vrarė nė luftė pėr mbrojtjen e Shkodrės gjatė vitit 1478.
    Dega gjenealogjike e Lekė Dukagjinit ka lėnė shumė gjurmė nė jetėn politike tė Shqipėrisė gjatė shek. XV. Vetė Leka ka tė njėjtin vend nė burimet historike sa edhe vėllai i vogėl i tij, Pali. Tė dy kėta pėrmenden bashkė si zotėr tė Lezhės (1387) dhe si tė vdekur (1393). Leka la pas dy djem dhe njė vajzė: Progonin, Tanushin e Madh dhe Boksėn, e cila u martua me zotin e Dejės, Kojė Zaharinė.
    Progoni dhe Tanushi i Madh, nė emėr tė tyre dhe tė dy djemve tė xhaxhait tė vdekur, Palit (djem tė tė cilit ishin Tanushi i Vogėl dhe Progoni), i dorėzuan Lezhėn Venedikut nė vitin 1393. Progoni u martua me vajzėn e Karl Topisė, Gojsllavėn, dhe u vu nė shėrbim tė Venedikut si kėshtjellar i Shasit, ku mbeti i vrarė para vitit 1402. Tanushi i Madh u vendos familjarisht nė Shkodėr, u emėrua vojvodė i rrethinave tė saj dhe mė pas pati mosmarrėveshje me autoritetet veneciane tė qytetit. Pėr kėtė shkak dhe me akuza tė trilluara pėr bashkėpunim me osmanėt, edhe pse ishte njė personalitet qė gėzonte autoritet nė Shqipėri, Tanushi i Madh u burgos, u torturua, u dėrgua si i dėnuar nė Venedik dhe, pėr mungesė provash fajėsie, iu rikthyen pasuritė e konfiskuara. Megjithatė, mė 1438, ai u internua nė Padovė dhe pas kėtij viti nuk ka tė dhėna pėr jetėn e tij.
    Tanushi i Madh ka pasur nė vitin 1435 katėr fėmijė, dy djem dhe dy vajza: Palin, Lekėn, Kalen dhe njė vajzė tė vogėl 14-vjeēare, emrin e sė cilės nuk e pėrmend. Dy djemtė e tij, edhe pse ishin fėmijė tė ligjshėm, janė cilėsuar nga Gjon Muzaka si Dukagjinė “jo tė vėrtetė” pėr shkak tė kundėrshtive qė lindėn nė gjirin e Dukagjinėve. Mė i vogli i djemve, Leka, nuk del si figurė politike e rėndėsishme. Ai ka lindur nė vitin 1420 dhe pėr herė tė fundit pėrmendet nė vitin 1451 si kundėrshtar i Venedikut. Nuk dihet nėse ka lėnė pasardhės. Vėllai i tij, Pali (1411-1458), pėr tė cilin Gjon Muzaka rrėfen se ėshtė edukuar pranė Gjon Kastriotit, ka qenė aktiv nė jetėn politike. Ai ka marrė pjesė nė Kuvendin e Lezhės dhe qė nė fillim ėshtė bashkuar me Skėnderbeun. Pali ka pasur katėr djem: Lekėn, Nikollėn, Progonin dhe Gjergjin. Emri i Gjergjit del vetėm nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės. Progoni pėrmendet nė vitin 1471 si i vdekur. Leka u bė personazh i rėndėsishėm i jetės politike tė Shqipėrisė. Nė vitin 1456 ai i dėboi qeveritarėt venecianė nga Deja e nga Shasi, u bė bashkėpunėtor i Skėnderbeut dhe vijoi luftėn kundėr osmanėve edhe nė vitet 70. Pas pushtimit tė Shkodrės nga osmanėt (1479), Leka dhe vėllai i tij, Nikolla, mėrguan nė Itali dhe u rikthyen nė vitin 1481 pėr tė ēliruar zotėrimet e Dukagjinėve nga pushtuesit osmanė. Leka ka pasur ndikim tė madh te banorėt e Shqipėrisė sė Epėrme. E drejta dokesore shqiptare lidhet me emrin e tij. Njė pasardhės i vėllezėrve Dukagjini, qė jetonte nė Itali, Progoni, nė vitin 1501 ėshtė kthyer nė atdhe pėr tė udhėhequr kryengritjen antiosmane qė shpėrtheu nė Shqipėrinė e Epėrme. Mė pas ai bėri marrėveshje me osmanėt dhe mori prej tyre titullin e pashait, si edhe qeverisjen e njė pjese tė zotėrimeve tė Dukagjinėve.
    Krahas Dukagjinėve tė mėsipėrm, tė cilėve drejtpėrdrejt ose tėrthorazi u njihen degėt gjenealogjike, nė dokumentet e shek. XV dalin edhe njerėz tė tjerė me mbiemrin Dukagjini. Nė Durrės jetonte Rask Dukagjini, pėr tė cilin dokumente tė vitit 1408 dhe 1410 tregojnė se ishte rrogėtar i Venedikut dhe me njė trupė kalorėsish tė vet ruante dhe mbronte Durrėsin. Nė Raguzė ka banuar Stipan Dukagjini, i cili nė vitin 1408 ka lėnė testamentin e vet. Stipani duhet tė ketė qenė pronar kopshtiesh nė Raguzė, sepse nė vitin 1406 pėrmendet njė pronar i tillė vetėm me mbiemrin Dukagjini, qė mbante shėrbyese nė shtėpi. Nė letra tė papės pėrmenden gjatė vitit 1492 Luka dhe Stefan Dukagjini, kurse nė vitin 1499 del njė tjetėr Dukagjin si pronar i njė anijeje qė transportonte drithė nga Pirgu nė Kotorr.
    Vetėm njė herė fjala Dukagjin ėshtė gjetur si emėr vetjak nė njė dokument tė vitit 1446 pėr njė banor tė fshatit Mogulsi, Dukagjin Mogulsi. Gjatė shekujve qė pasuan emri familjar Dukagjini vijoi tė pėrdorej te shqiptarėt e besimeve tė ndryshme fetare.
    Disa anėtarė tė familjes sė madhe fisnike Dukagjini u islamizuan dhe nė shek. XV ata arritėn tė zinin poste shumė tė larta nė administratėn osmane. Gjatė shek. XVI nė tėrė Perandorinė Osmane shkėlqyen edhe dy poetė, Jahja Beu dhe Ali Beu, qė i shkruan veprat e tyre osmanisht. Nė kėto vepra ata kanė shėnuar edhe emrin familjar tė tyre, Dukagjini, qė dėshmon edhe pėrkatėsinė e tyre kombėtare shqiptare.
    Dukagjinėt kanė pasur si stemė tė tyre njė shqiponjė tė bardhė njėkrenore. Ata kanė gėzuar vend parėsor nė radhėt e fisnikėrisė vendase dhe janė respektuar nga elita drejtuese shqiptare gjatė shekujve tė mesjetės. Kėtė e dėshmojnė lidhjet martesore, edhe pse njihen pak prej tyre.
    Djali i Lekė Dukagjinit, Progoni, ishte martuar me vajzėn e Karl Topisė, Gojsllavėn, ndėrsa vajza e Lekės, Boksa, ishte martuar me zotin e Dejės, Kojė Zaharinė. Nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės pėrmenden disa lidhje martesore tė Dukagjinėve me Muzakajt dhe me Arianitėt. Gjon Muzaka ka shkruar se kishte pėr grua Marie Dukagjinin, por nuk ka treguar atėsinė e saj. Motra e tij, qė ishte martuar tek Arianitėt, Suina, e ka martuar vajzėn e saj, Jelėn, me “Lekė Dukagjinin, tė quajtur Kolė Dukagjini”, pa treguar atėsinė e kėtij. Po sipas Gjon Muzakės, tri vajza tė Gjergj Arianitit, Kiarina, Elena dhe Dhespina, ishin martuar pėrkatėsisht me Nikollė Dukagjinin, Gjergj Dukagjinin dhe Tanush Dukagjinin. Njė motėr e tij ishte martuar me Pal Dukagjinin.
    Trojet e Dukagjinėve shtriheshin nė Shqipėrinė e Epėrme. Ato kanė ndryshuar duke u zgjeruar ose duke u ngushtuar, nė varėsi tė jetės sė trazuar politike tė shek. XIV-XV. Dukagjinėt kanė qenė njė familje e madhe fisnike. Nė krye tė tyre kanė qėndruar njė ose dy persona, tė cilėt janė zėvendėsuar nga pinjollė tė tjerė mė energjikė. Trojet e tyre Dukagjinėt i kanė administruar herė si zotėr tė pavarur dhe herė si vasalė tė sundimtarėve mė tė fuqishėm.
    Pėr sa kohė qė nė shtetin e Balshajve janė pėrfshirė trojet e Dukagjinėve, kėta nuk pėrmenden nė dokumentet e kohės. Pas betejės sė Savrės tė vitit 1385, qė ēoi nė rrudhjen e shtetit tė Balshajve, Dukagjinėt dalin si zotėr tė pavarur nė Lezhė dhe zhduket anonimiteti i tyre. Nė vitin 1387 ata kanė ftuar tregtarėt raguzanė tė kalonin nėpėr trojet e tyre. Kjo dėshmon se nėn pushtetin e Dukagjinėve ishin krahinat pėrgjatė rrugės sė rėndėsishme Lezhė-Prizren, si edhe tė dy kėto qytete. Praninė e pushtetit tė tyre nė Prizren e dėshmon, sipas rrėfimit tė Marin Barlecit, pėrmendorja e ngritur nė kėtė qytet nė pėrkujtim tė Nikollė Dukagjinit. Nė veri tė trojeve tė Dukagjinėve kanė qenė trojet e dhėndrit tė tyre, Kojė Zaharisė. Kėshtu Dukagjinėt kanė zotėruar pėr njė periudhė kohe, ndonėse me ndėrprerje, rrugėn qė kalonte nga Deja, pėrpjetė rrjedhjes sė Drinit pėr nė Rrafshin e Dukagjinit e mė tutje. Ata duhet tė kenė zotėruar edhe Pejėn.
    Vėrshimi i ushtrive osmane nė Shqipėrinė e Epėrme dhe pushtimi pėrkohėsisht prej tyre nė vitin 1393 i Krujės, i Ulqinit, i Shkodrės dhe i Dejės, ndonėse Dukagjinėt arritėn ta mbronin Lezhėn dhe dolėn kėshtu si forcė antiosmane, i dobėsoi pozitat e tyre si zotėr tė pavarur. Prandaj Lezhėn ata ia dorėzuan Venedikut nė vitin 1393 dhe bashkė me tė Dukagjinėt humbėn kontrollin e rrugės Lezhė - Prizren, por jo ndikimin e tyre nė kėtė rajon.
    Rruga e mėsipėrme dhe krahinat pėrgjatė saj, me miratimin e pushtuesve osmanė, kaluan nė duart e Dhimitėr Jonimės, i cili i kishte ndihmuar ata pėr pushtimin e Shkodrės. Jonimėt ishin njė familje e vjetėr fisnike. Njė pinjoll i saj pėrmendet pėr herė tė parė nė fillim tė shek. XIII si vasal i princit Dhimitėr tė Arbrit dhe njė Jonimė i dytė shfaqet nė fund tė atij shekulli si sebast qė, bashkė me disa fisnikė tė tjerė shqiptarė, kishte nėnshkruar njė marrėveshje (1274) me mbretin e Sicilisė, Karlin I Anzhu. Pas njė shekulli, nė vitin 1394, burimet historike na japin fisnikun e fuqishėm me emrin Dhimitėr Jonima. Ky kishte dy kėshtjella, emrat e tė cilave nuk njihen, portin dhe qendrėn doganore tė Shufadasė nė grykėderdhjen e Matit dhe njė forcė ushtarake prej dyqind kalorėsish e katėrqind e mė shumė kėmbėsorėsh. Nė veri zotėrimet e Dhimitrit ishin nė kufi me trojet e Kojė Zaharisė. Duke njohur ndikimin qė kishin Dukagjinėt nė kėtė rajon, Dhimitėr Jonima krijoi marrėdhėnie tė mira me ta dhe u bė shprehės edhe i kėrkesave tė tyre pranė kancelarive tė huaja, sidomos ndaj Venedikut. Gjithashtu ai kishte marrėdhėnie tė mira edhe me fqinjin e tij tė fuqishėm, Gjon Kastriotin. Pėr herė tė fundit, Dh. Jonima pėrmendet si zot i Shufadasė mė 1409, vit kur ai duhet tė ketė vdekur. Paskėtaj Shufadaja dhe krahinat pėrgjatė rrugės Lezhė-Prizren janė pėrfshirė tėrėsisht nė shtetin e Gjon Kastriotit. Ky e ruajti bashkėpunimin me ata anėtarė tė familjes Jonima qė mbetėn nė zonėn e Lezhės, sepse shumica e tyre jetonin nė rajonin e Shkodrės. Dhimitėr Jonima ėshtė pėrmendur edhe pas vdekjes. Njė pjesė e zotėrimeve tė tij janė regjistruar nė kadastrat osmane tė mėvonshme me emrin vilajeti i Dhimitėr Jonimės.
    Njė vit pas vdekjes sė Dhimitėr Jonimės, mė 1410, janė bėrė pėrpjekje tė pasuksesshme qė Lezha tė kalonte nė duart e Tanush Dukagjinit. Pas kėsaj veprimtaria politike dhe ekonomike e Dukagjinėve ėshtė pėrqendruar kryesisht nė rajonin e Shkodrės, ku gjendeshin edhe familje tė tjera fisnike, si Spanėt, Jonimėt, Zahariajt etj.
    Nė veprimtarinė politike tė Zahariajve ka pasur njė peshė tė veēantė Boksa Dukagjini, gruaja e Kojė Zaharisė. Pėr herė tė parė emri i familjes fisnike Zaharia del nė vitet 1318-1320 te peshkopi i Shasit. Pas peshkopit, burimet historike na njohin nė fund tė shek. XIV me Kojė Zaharinė. Veprimtaria politike e Kojės ėshtė e ngjashme me atė tė Dhimitėr Jonimės dhe tė dy kėta kanė bashkėpunuar me njėri-tjetrin. Koja pėrmendet nė vitin 1396 si zot i kėshtjellės sė Shasit, dhe, mė pas, si zot i Dejės e i ngushticave tė rrugės pėrgjatė Drinit. Zotėrimet e Kojė Zaharisė kufizoheshin nė lindje me viset e pushtuara nga osmanėt. Koja ka qenė vasal i tyre dhe kundėrshtar i despotėve serbė tė Rashės. Koja ka pasur njė djalė, Lekėn.
    Nė kėto treva shqiptare janė ndėrthurur interesat e Zahariajve me ato tė Dukagjinėve, qė kufizoheshin me njėri-tjetrin. Ndėrmjet kėtyre dy familjeve fisnike, qė jo rastėsisht kanė qenė nė krushqi, pėrgjithėsisht ka pasur marrėdhėnie bashkėpunimi tė ngushtė. Pas vdekjes sė Lekė Zaharisė nė vitin 1444, meqenėse djali i tij, Koja, ishte i mitur, gjyshja e kėtij, Boksa, doli nė krye tė familjes. Ajo kėrkoi mbėshtetjen e Venedikut, duke i dorėzuar Republikės sė Shėn Markut Dejėn, Shasin etj. Zotėrimet qė mbetėn nga trashėgimia e Lekė Zaharisė kaluan nė duart e Dukagjinėve. Kėta morėn nė zotėrim rrugėn tregtare dhe krahinat pėrgjatė luginės sė lumit Drin, si edhe njė pjesė tė konsiderueshme tė Rrafshit tė Dukagjinit. Pėrkohėsisht kėto krahina ishin pushtuar nga Despotati i Rashės dhe, pas shembjes sė tij mė 1439, u rimorėn nga Zahariajt e Dukagjinėt.
    Nė veri tė Dukagjinėve dhe tė Zahariajve shtriheshin trojet shqiptare tė Spanėve, qė kanė qenė familje fisnike shumė e madhe. Emri familjar i tyre shfaqet pėr herė tė parė nė vitin 1322 te njė shkodran. Nė radhėt e Spanėve kishte pronarė tokash, tregtarė, klerikė etj. Mbiemrin e tyre e mbanin edhe njė varg familjesh tė thjeshta. Si veēori e pėrbashkėt e familjeve Spani, krahas mbiemrit, ishte se thuajse qė tė gjitha ato banonin nė krahinat pranė Rrugės sė Gentės. Spanėt kanė jetuar nė qytetet dhe nė krahinat e Shkodrės, Drishtit, Pultit, Pejės, Trepēės etj. Njė trevė nė veri tė lumit Drin del nė dokumentet e fundit tė shek. XV me emrin e pėrfaqėsuesit mė nė zė tė kėsaj familjeje, Pjetėr Spanit (nahija e Pjetėr Spanit), i cili ka qenė pjesėmarrės nė Kuvendin e Lezhės.
    Krahas Balshajve, Kastriotėve, Dukagjinėve, Jonimėve, Zahariajve e Spanėve, nė Shqipėrinė e Epėrme ka pasur edhe njė numėr familjesh tė tjera me peshė nė jetėn politike shqiptare, veēanėrisht gjatė shek. XV. Kėto familje kanė qenė Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), Dushmanėt e Drishtit, Hotėt, Shestanėt etj.
    Tė gjitha kėto familje shqiptare kanė dalė nė skenėn politike nė njė periudhė shumė tė trazuar, tė shkaktuar prej ndėrhyrjeve e pushtimeve tė shteteve tė huaja. Gjatė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek. XV, pėr jetėn politike tė Shqipėrisė sė Epėrme kanė qenė si mė rrėnimtare dy shtete: Perandoria Osmane dhe Despotati i Rashės, qė ishte shtet vasal i tė parit, madje njė nga gratė e sulltan Muratit II ka qenė edhe vajza e despotit serb. Pas vdekjes sė Balshės III (1421), sundimtarėt serbė, deri mė 1439 kur u shkatėrrua Despotati i Rashės, i zhvendosėn kufijtė dhe dolėn nė bregdetin shqiptar, nga Kotorri deri nė Tivar, si edhe nė rrethinat e Shkodrės, ku pushtuan Drishtin. Pėrballė fuqisė ushtarake tė papėrballueshme osmane njė pjesė e fisnikėve shqiptarė ngurruan nė fillim tė rrėmbenin armėt, kurse kundėr pushtuesve serbė ata u ngritėn tė gjithė, Gjurashėt nė radhė tė parė (zotėrimet e tė cilėve shtriheshin nė rrethinat e Grykės sė Kotorrit dhe nė tė gjithė Gentėn), Zahariajt, Dukagjinėt, Kastriotėt etj.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    At Gjergj Fishta

    PARATHĀNE

    1. Randsija e Folklores komtare.

    Kushdo nieri i leters e i kalemit, e qi tė jetė i zoti me perftue nė mende tė vet idén «Atdhé», kupton mirfillit randsķn e madhe qi per kóm kį nė vedvedi tė mbledhunt e «folklorės» sė tij komtare.

    «Folklora» āsht pasqyra e kthjelltė e psihes sė komit; āsht rrasa mermerit, mė tė cillen historija zgavrron t’endunt e tė shendunt e popujvet; asht cehja e pashterrshme e gjuhsķs e e letersķs komtare. «Folkloren», po, do tė skjyrtojsh, po deshte me shkrue historķn e komit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qi edhč pa tź komi jetė nuk kį; «folklores» do t’i siellesh, po deshte me shtue pasunķn e gjūhės me fjalė tė permvehtsueme, me frazeologķ shprehsore, me shembulltyra tė gjalla, dramatike; nė «folklorė» prap ké me ndeshė mė type mā tė nalta, mė karaktere mā tė forta, e mė motive mā t’ardhuna e tė perkueshme per zhvillimin e leteratyrės komtare. – Epopét mā tė mdhį e mā tė bukura tė botės: si nji «Iliade», nji «Shah-Name», nji «Niebelungen», nji «Fingal» etr. etr. kan ngallitė e janė zhvillue mbķ bazen e «folklorės» komtare.

    Mjerisht disa nder atą tė bij tė fisit shqyptar, qi mbahen per intelektuala e udhėhjeksa tė fatit e tė shartevet tė komit, por qi shkolla, neper tė cillen paten kźnė pershkrue, nuk mrrījti me u a qirue shpirtin krejt prej zdramit tė do parimeve sterelizuese e shkatrrimtare, e as me u a hjekė at lmashk pedantizmi e kulimlleku vagabond-modern, qi ata quejn «kultur», perbuzin njomsķn e vallevet popullore, bājn n’asgja bukurķn gjithmonė tė njethtė e tė kerthnestė tė rapsodijavet kreshnike, kerveshin buzen mbķ randsķ tė vendimevet tė kanunit doketar – droit coutumier – mbķ fjeshtsķn e artė tė mytologķs, tė prrallavet, e mbķ marė «folkloren» t’onė komtare. E pra, sa bukurija thānjesh, sa njomsija e naltsija mendimesh nuk āsht strukė permbrenda ksajė «folklore», mė tė cillen kį punue psihja heroike e komit marė e i kan rį mė limė kavaljetet e gjata, tė palodhshme! Per shembull: kū m’a ké – s’po tham nė leteratyrė shqype: se mā kjo e shkreta hecė faqet per dhé, sie grami; por edhč nder leteratyra tė reja tė komevet tė gjytetnueme – nji pershkrim, prū me njyre mā tė gjalla, me shembulltyra mā tė pershtatuna, e me nji burrnķ mā bujare, mā fisnike e te njerzishme mbķ hijeshķn e nji vashe, se, pershkrimin, me tė cillin fatosi i rapsodķs «Martesa e Halilit», botue ne «Hżll tė Dritės» (1924, f. 261) paraqet hijeshķn e Tanushės, sė bijs sė krajlit:

    "...E un Tanushen vetė e ko’ pa,
    Kśr kem pasė besė me krajlķ:
    Gjā mā tė mirė s’shef njeri nen ket diell?
    Vetulla e sajė ndrejt, si fiskaja 1);
    Shteku i ballit, si shteku i malit,
    Kśr merr hana me prendue;
    Syni i sajė, si kokėrra e qershķs;
    E kį qerpikun, si krahi i dallndyshės;
    Ftyra e sajė, si kuqet molla m’degė:
    Hunda ndrejt, si kalemi i Tushes 2);
    Goja e vogel, si lulja qi shperthen;
    Dhāmėt e bardhė, si gurzit e lśmit,
    Fķll mbas shiut, kśr po i shndritte dielli;
    Qafa e sajė, si qafa e pllumit;
    Shtati i sajė, si ‘i shtat ēetine;
    Misht e dores, porsi rremi i shemshirit".
    Kū e kį Petrarka – mbreti i vjerrshės sė bukurķs e tė dashtnķs – nji pershkrim tė hijeshķs sė grues mā tė bukur se ky? Petrarka, mshilė prej mbramjet n’odė tė vet, hupė – tė thuesh – krejt nder libra e karta tė vjetra, nė dritė tė zbetė e tė marrėt tė nji flake kandili vojit, e cilla herė trashet e herė tėhollohet – thue se po fiket m’ilik tė vetin tė shkrūmuem: grumullue nė magazinė tė fantazķs sė vet allabastra, fildisha, ixhķ, zadefa, perle etr. qi kį mūjtė me pį kund nė ndonji kishė, nė ndonji salon, a duqan sendesh tė rralla e tė kushtueshme: si edhč kroje e gurra te hartueme, lule e lulishta, kodra e suka tė blera, ograja e senjore zotnķsh etr. edhč me nji cenė, me nji duresė pernjimend monakale, vźhet e pershkruen nė poezķ idealin e vet tė bukurķs – Lauren, tue peshue ē’do mendim, tue matė ē’do fjalė, tue limue ē’do germė, e gjithmonė tue fshā, tue rektue mbas sajė, si qi edhč sod – mbas gjashtqind-shtatėqind vjetsh – tė bāhet se po i ndīen ato tė fshāme e tė dihame tė tijat. Ndersa rapsodi i malevet t’ona neper biga e hije blinit –atjé kū ktheter-rrėmysja shqype murrojė bān ēerdhen neper gallushtra tė stźnavet t’ashklatisuna, ēį neper duhme tė ndonji rrfeje zharritse, dermuese – gjithkah āsht rrethue me madhnķ te pamatne tė natyrės e me at bukurķ dermore tė luginavet tė karmatisuna e tė grykavet t’errta hijet tė qarravet e tė lisavet disa herėsh shekullorė. Ktej nji mal i blertė, me vithna, thana, e stane; andej nji bjeshkė e naltė e rryeshme, randė ngarkue me borė; pertej nji humnere mija metrash shpatit tė malit thikė n’teposhtė zgavrrue; nė fund t’asajė humnerje nji lum tue gjimue zallit; nji ēuterr m’at anė, krejtė bardh prej shkumet, tue u dikue nper krepa: e gurgullo gurra tė cemta, e vallzo bylbyla neper brej, aha e ēetina: edhč huti tue hukue, edhč ujku tue ulrue, ēakalli tue lehė: prap tingllo koēana e capit, blegro kingji i delmes, thuja bariu kangės «terthorēe» e «maje krahit», ēurliko fżll e zanamare: kce blegreshat hijevet, porsģ Zanat mrizevet: e rrethon, po, nji jetė, nji gjallnķ, nji galldim, nji gaz, si gazi i prendverės sė rruzullimit! Edhč ky, rapsodi, a se nė zheg tė ditės te mrizi i ahit, a se nė mbramet mbas darke urė voters sė vet mirėpritse, kapė lahuten nė dorė, e plot menden e zźmren me Zot e Shen Nkollė, me Orė e me Zana, me drangoj e kulshedra, me fatosa, kreshnikė, pleq, krén, bajraktarė, pansira, heshta, armė tė ngrījta, tagana, kual mejdanash, besė e burrnķ shqyptare, pa matė vjerrshė, pa lmue fjalė, e rrmye mendjet nė naltsķ e bukurķ t’argumentit, lshue krejt vedin m’flatra tė fantazķs sė vet t’entuzjazmueme – si thote Ovidi:

    Est deus in nobis; agitante calescimus illo,
    Sedibus ętheriis spiritas iste venit. 3)
    (Fast., VI, 6-7)

    tue perkue zanin me tingell tė lahutės, i a hīn me pershkrue bukurķn e Tanushės, sė bijs sė krajlit, e tue e ndigjue nji qiell e kaltert, do bjeshkė tė nalta, ulkoja e bylbyli, e shokėt e vet zźmret bujare, kudon: «E un Tanushen vet e ko’ pį – Gjā mā tė mirė s’shef nieri nen ket diell» ! E pse s’din shka janė allabastrat, fildishat, ixhķt, zadefat, perlet, mergjanet, rubinat e tjera kso ēikrrķsh salonash e duqanesh, per me pershkrue nji bukurķ jo grueje, jo fźmne – e cilla e hiejshme mund tė ndollė edhč nė mal, nė fushė, ne stan e nder shpija tė nderit tė dyshimtė – por bukurķn e nji vashe fisnike, e tė nji typi grueje bujare, ky – Titan i rķ – me fuqķ tė fjalės sė vet rrmyese, tė pushtetshme, perkulė madhnķn e natyrės nen lėmaje tė harkut tė lahutės sė vajtueshme, edhe merr ktū nji shtek malit, kū prendon hana: atjč nji ēetinė: pertej molla, qershija; nji qafė pllumi, nji krah dallndyshe: gurzit e lumit, fķll mbas shiut kśr po i shndritte dielli, lulet qi shperthejn: prap kalemin e Tushės, rremin prej shemshirit, edhč kta, kaq me nji forcė e gjallnķ shembulltyrash, naltsķ mendimesh, pershtatsķ e permvehtsķ fjalėsh, sa me tė vojtė mendja, se jé tue ndigjue kund ndonji thermķ te «Titanomakķs» s’Eziodit. Posė dįmit tė Hektorit prej Andromaket, pershkrue prej Homerit n’Iliade, nuk mė bjen nder mend, se kam lexue kund ndonji pershkrim mā tė frymzuem me fisnikķ e me burrnķ, e kū titanizmi e njomsija e shembulltyravet tė perkojn mā ambel me naltsķn e idévet, se ket pershkrimin e rapsodit malsuer mbķ bukurķn e Tanushės, sė bijs sė krajlit. Prandej, mund tė jét, ndoshta, se «Laura» e Petrarkės āsht nji «Venus», mbrū m’shkumė tė detit; por sugurisht se «Tanusha» e rapsodit tė Dukagjinit āsht e bardha ajo «Athenaja», shperthye e armatisne prej rrashtet tė Zeusit rruféflakrues.

    Prej ktyne fjalve shifet kjartas randsija e madhe, qi per kóm mund tė ketė tė mbledhunt e «folklores» komtare. E do vū n’oroe, se ktū, perj ngushticet tė vendit, kjo randsķ u prū vetem nė pikpame estetike-letrare e tue skjyrtue vetem nji degė tė «folklorės»: poezķn popullore. Po t’ishte vendi, po t’a lypte puna me e peshue ket randsķ nder tė gjitha pikpamet shkencore e letrare, kishte me ū pį fort mā kjartė detyra, qi kį Qeverija e intelektualt shqyptarė, mendjet tė kthjelltė e vullndeset tė mirė, me u perkujdesė per tė mbledhunt e tė bashkuemt e ktij visari komtįr, qi āsht «folklora».



    2. – Randsia e tė mledhunit tė ligjvet dokesore.

    Franēeskājt shqyptarė kjenė njatą, qi nder mā tė parėt nė Shqypnķ pįn randsķn e madhe e ndīen nevojen e tė mledhunit tė «folklorės» komtare; e nder kta mā i pari kje – dritė pasėt! – Įt Shtjefen Konst. Gjeēov, qi me zéll, entuzjazm e duresė i u vū ksajė pune.

    Tė kryemen kndimet e veta e tė marrmen qi muer Urdhnat e Meshtarķs, ky franēeskan i shkelqyeshem me nji herė i a nisi me mbledhė kangė e valle popullore, prralla, bestytnķ mitologike, thānje, fjale e kashė-tė lashta, lojna, lojė fjalėsh, fjalė synonime etr. tė popullit t’onė. Edhč mbas pak vjetsh bashkoi nji materjal folkloristik mjaft tė madh. Franēeskājt, at herė, ndertuen mbrenda rrethit tė vet vepren «Visari komtar», per tė mbledhunt e tė botuemt e «folklorės», nė tė cillen vepėr mueren pjesė edhč do djelm civila, atdhetarė entuzjastė shkodranė. Edhč kshtū vjetin 1910 botuen tė parin blź tė ktij kolekcjoni folkloristik, nen titullin «Visari Komtar» tė perbām prej kangėsh, vallesh popullore e rojmesh fmijsh, tė mledhuna – sidomos prej A. Shtjefen Gjeēov – n’anė tė Gegnķs. – Kjo vepėr do tė kishte vijue botimet e veta metodikisht, por erdhen kryengritjet, luftat, kohėt e vshtira e jo veē se nuk u botue mā ndoni tjeter blź, mu hupi shumica e materjalit tė bashkuem.

    Gjatė ksajė kohe A. Sh. Gjeēov, tue vijue gjithnji me nji cenė e duresė tė pa shoqe nder rmime tė veta folkloristike, kishte bashkue shum materjal mbķ Kanunin e Lekė Dukagjinit: e kśr Franēeskājt (1913) ndertuen tė perkohshmen «Hylli i Dritės», nisi me botue m’tź numer per numer shinimet e pikzimet e veta mbķ kanūn. Botimi i ktij studjimi tė tij mbķ kanūn kje pritė me entuzjazm prej Shqyptarėsh e prej dijetarėsh jashta Shqypnijet. – Disį profesora Akademķsh e Universitetesh: nder tė cillėt edhč Thallņczy: me inzistenca tė mdhį lypen prej drejtimit tė sė perkohshmes autorizimin, qi me mūjtė e me perdorue ato studjime nder vepra tė veta. – Nderkaq A. Shtjefni vijote pa i a dį kurr nder rmime e studjime mbķ kanūn, edhč pat shtue materjal tjeter tė rķ kshtū, qi botimi definitiv i kanunit do tė kishte dalė, nen ē’do pikpame, nji veper pernjimend fort e interesantshme. Veē shka se u vrį mizorisht nė Jugoslavķ, e i hupen edhč dorshkrimet, posė qi vepra i mbet pa krye. Tash, Franēeskājt i kan bā bashkė kto studjime t’A. Shtjefnit Konst. Gjeēov, tė botueme rresht mbas rreshti nė «Hżll tė Dritės», e po botojn tok nė nji liber: tė sugurtė se me ket veper i ngrefim nji pomendore tė padekshme źmnit t’Autktorit, e nji sherbim tė pelqyeshem marė komit shqyptįr.

    Me tė vertetė se neper botim tė «Kanūnit tė Lekė Dukagjinit» i bāhet komit nji sherbim i dobishem, mbasģ per ē’do Shtet, qi thotė, se do me jetue e me zhvillue mbas parimeve t’arsyes e tė hullķs sė gjytetnķs sė vertetė, ligjėt gojdhānse e qi permblidhen nė kanunin doketar tė komit, kan nji randsķ tė madhe fort nė vetvedi: e se prandej duhen pasė para sżsh prej gjith njatyne, qi presin e zbatojn ligjėt e Shtetit.

    Te bashkuemt e shum njerzve nuk mund tė quhet – shoqnķ, po s’paten tė gjith nji qellim tė perbashktė. – Qellimi i perbashktė paracakton natyren ase esencen e shoqnķs civile tė Shtetit.

    Nieri ndollė nė shoqnķ nė nji mėndyrė tė domosdoshme: prandej nieri āsht i detyruem me bashkveprue me tjerė shokė, per pranimin e qeltimit tė perbashktė. – Veprimi i perbashktė konsolidon ekzistencen e Shtetit.

    Per me veprue mbas nji qellimit, nierit i duhet me kqyrė neper arsye, qi mjetet tė jenė tė perkueshme me pronim tė qellimit: neper vullndesė me nzitė fuqķt shpirtnore e fizike per pronim tė ktij qellimi. Prandej, per me bashkveprue nieri me shokė tjerė, per nji qellim tė perbashktė, lypet arsyeja e vullndesa. – Arsyeja e vullndesa zhvillojn perparimin moral e materjal tė Shtetit.

    Por arsyeja e vullndesa, qi do tė bājn me veprue kolektivitetin nė hullķ me pronimin e qellimit, per arsye qi gjithkush i shef e i kupton, nuk mund tė jenė individuale, por kolektive, – tė perbashkta. Ligja āsht arsyeja e perbashktė; Auktoriteti vullndesa e perbashktė. – Nė tė pershtatunt me ligjė e me auktoritet ngallitė lumnija e mjerimi i Shtetit: i gjytetasvet marrė kolektivisht e individualisht.

    Tash, mā se pari ligja, per me detyrue gjytetast, do tė jét e drejtė ase e ndershme: pse ligja e padrejtė e jo e ndershme nuk mund tė krijojė detyrė.

    Sė dyti, ligja do tė jét e dobishme, e preme per tė sjellė njimend tė miren e posaēme: mbasģ shī prej ksajė tė mire ngallitė tė kźnunt e karakteri i ē’do shoqnije tė konkretueme e i ē’do auktoriteti qi e qeverisė.

    Por nė ēė mndyrė mund do tė reshet kjo e mirė dobije tė perbashktė? Mjetet do tė jenė tė pershtatuna subjektit, qi do tė lvitet, do tė veprojė: ligjėt prį do tė jenė tė pershtatuna popullit, qi do t’i qesė nė punė e jo vetem nė pikapame t’idés shoqnķ, por edhč tė rrethānavet individualizuese tė tija (Tapparelli). Prandej nji ligjė mund tė jét e mirė per nji vend e e keqe per nji tjeter (Beutham). Nji ligjė e preme, po zāmė, per ingilz, aleman e tjerė popuj tė shtruem e tė gjytetnuem, sugurisht nuk bān – sado e drejtė e e ndershme tė jčt – per rrebela tė Ballkanit, fatalista tė Azķs, kanibal t’Afrikės etr. Por edhč kodi penal, per arsye qi ndeshkimi do tė jét i pershtatun me vehtjen qi ndeshkohet, si thotė Tapparelli, ndryshon mbas kohve, vendit e komevet; pse shekuj e popuj tė ndryshem duen tė mira tė ndryshme. – Lodra, fjala vjen, dikśr edhč naten permallote gjinden nė Shypnķ; por sod merzitė gjithkendin edhč diten. Kohėt ndrrojn, e na me to! Shifet kjartas, pra, se ligjėt, per me kźnė vertč tė dobishme, posė se tė drejta e tė ndershme, do tė jenė edhč tė gjashme, due me thānė: tė préme mbas psihes e mbas nevojve tė njimendta tė popullit, qi do t’i majė; e se prandej fuqija ligjdhānse e nji Shteti, para se tė presė nji ligjė tė ré, duhet t’a njofė mirė shpirtin e popullit e t’i peshojė sa duhet nevojėt e kohvet e tė vendit, per tė cillat ajo ligjė pritet. Per ndryshe ligja del dhūnė e jo hullķ jete. Prandej nji filozof i madh thotė, se ligja, para se me kenė ligjė, āsht nji fakt – nji doke, zakon, "adet" e se ligja e drejtė āsht tė shprehunt e nji faktit tė vertetė – ligjė e kanuni populluer. Kta nuk do me thāne, se dokja, zakoni, "adeti" – kanuni tė bāhet ligjė, pa kenė sankcjonue prej auktoritetit; por do me thānė, se nji auktoritet i drejtė do tė presė ligjėt, tue pasė gjithmonė para sżsh doket, zakonet – kanunin e vendit.

    Por kū mā mirė e mā kjarėt se nder ligjė doketare tė nji kanuni ligjdhansėt e Shtetit kan pėr tė njoftė shpirtin, karakterin e nevojėt e verteta tė popullit? Fuqija ktyne ligjve, mā fort se prej sankcjonit tė ligjdhānsve, u vjen prej faktit se janė bā doke e prej vedit kan hī shī nė jetė tė popullit; e prandej janė mā tė gjashme, pse edhe influencen e kan mā tė madhe mbķ masat, qi merr seicilli nder ato interesat e veta. Ligjėt neper kohė e rrethāna ndrrojn: prandej edhe ligjėt e kanunint do tė ndrrojn; por, para se tė ndrrohen, jurista tė specjalizuem do tė studiojn kohen, mndyren se si me i ndrrue, tue ruejtė gjithmonė frymzimin karakteristik tė tyne edhč nder ligjė tė reja, neper tė cillat tė zevendsohen. Kshtū kan punue tė gjitha kombet e gjytetnueme, e dér dikū edhč Turkija vetė. – Prane Mehqemes Turkija mbate nė Shqypnķ edhč Xhibalin, i cilli nder do ēashtje gjykote mbas ligjvet gojdhānse tė kanunit.

    Prandaj me gjith arsye tham, se botimi i «Kanunit tė Lekė Dukagjinit», perpilue prej A. Shtjefnit Konst. Gjeēov, O.F.M. – dritė pasėt! – i sjell komit nji sherbim tė dobishem, tė pelqyeshem.



    3. – Kanuni i Lekė Dukagjinit.

    Fjala kanūn s’kį dyshim, se etimologisht rrjedhė prej fjalet greqishte «kanón», qi don me thānė : mastįr – njajo vegel drunit a e ndonji brumit tjeter, qi vien me terhjekė viza tė ndrejta. Metaforikisht shenjon shtillin e ligjvet gojdhānse e tė pa kodifikueme, mbas tė cillave hecte dikśr hullija e jetės e e veprimit tė popullit shqyptįr.

    Por pse i thonė: i Lekė Dukagjinit? qe nji ēashtje e cilla enč nuk āsht zhvillue krejt mirė e me sugurķ tė plotė. Nji palė thonė, se quhet i Lekė Dukagjinit, per arsye qi ky Leka e paska mledhė e kodifikue i pari. Ktij mendimi duket se kį kźne edhč Dr. Milan Šufflay, i cilli ne librin e vet «Serbtė edhč Shqyptarėt» (perkthye prej slavishtes) thotė nė faqe 90 – «Gojdhāna, mbas sė cillės kėto zakone ligjare tė quejtuna me źmnin «Kanuni i Lekės», āsht nė lidhje me Lekėn III. Dukagjinin» (1459-1479). E vertetė se Auktori i famshem, nuk thotė, se ky Lekė Dukagjini III. kį permbledhė e kodifikue Kanunin nė fjalė; por prej do vendeve tjera tė librit tė tij tė sypripermendun mund tė thohet edhč, se pernjimend Kanuni kį mūjtė me kźnė kodifikue prej Lekės III.

    Prej vepret tė citueme tė Dr. Šufflay theksohen do fakte, qi mund tė kenė tė perpjekun me kodifikim tė ligjvet nė Shqypnķ. Qe nji herė Auktori thotė, (f. 23 et seq.) se qė prej sė tė tremdhetes qindvjete nder do gjytete tė Shqypnķs gjindeshin zyre noterjale, kū u shkruejshin e prej kahė u perhapshin lajmet gjygjtare tė vendit. «Prej trajtės e prej mbrendsķs sė lajmevet noterjale shqiptare – dukljane, shkruen mandej (f. 25 et seq.) mund tė xjerrim ndonji gjā mbķ faret e statutevet tė gjytetevet...»

    Nė nji tjeter vend mandej shton (f. 27) «...qytetasit e Durrsit kishin qenė tė shternguem t’i mshehshin statutet e veta. Nė fillimin e periudhės sė Venedikut (1398) u gjet vetem nder Franciskājt e atjeshem neni i 35 i nji Statuti, i shkruem mbķ papķr». Paska pasė pra aso kohe statute tė shkrueme nė Shqypnķ.

    Mā teper (op. cit. f. 87 et seq.) Dr. Šufflay kallxon, se si rreth sė tė tremdhetės qindvjetė filluen me u trajtue nė Shqypnķ si do republika tė vogla tė permbāme prej disį fshatesh a bajrakėsh, «tue marrė me vedi dż elemente tė reja: nji ushtarak e nji ligjuer» Kshtū (1414 «e mā tutjč») bāhet jashtzaonisht i fortė fisi i Hotit, kryetari i tė cillit quhej: Kapetan (Capitaneus montanae Hottorum), e rreth vjetit 1415 trajtohet lidhja e barjakvet tė Mirditės, e cilla aso kohe mund tė dyndte nji ushtrķ 12,000 luftarėsh. – Se do tė ketė pasė dikśr kso republikash tė vogla nė Shqypnķ, na difton – mbas mendimit t’źm – fakti, qi ktū ka vise, qi quhen me dy źmna pllojcė. Per shembull: Shalė e Shosh, Pukė e Iballe, Shllak e Temal, Mat e Ēidhen etr. Tash, tue kźnė se Auktori thotė, se edhe Drishti n’interland tė verit tė Shqypnķs – kį pasė Statutin e vet tė kodifikuem (op. c. f. 25) nuk āsht krejt fjalė e pa vend, me thāne, se edhč kto republika kan mūjtė me pasė tė kodifikueme ligjėt e veta – mos seecilla m’vedi, nji kanūn tė perbashktė tė gjitha.

    Masandej Auktori shkruen, (f. 91 e 180 op. c.) se disį nder kryetarė fisesh nė Shqypnķ u naltsuen nė dinast tė pamvarun. T’a merr mendja prį, se kta dukė e princa, qi drejt per sė drejti e n’źmen tė vet lidhshin besė e merrshin e epshin me Shtete tė mdhį t’Europės, s’do tė kenė lānė mbas dore kodifikimin e ligjvet per vise tė veta: mbasģ aso kohe u gjindshin kso ligjėsh e kso statutesh tė kodifikueme. Prandej āsht tė gjith gjasa se «Kanuni i Lekė Dukagjinit» dikśr kį kźnė i kodifikuem. Ket punė e dishmojn edhč analogķt e shumta, qi ligjėt e Kanunit te sodshem kan me ligjė tė Romės, tė Byzantit, tė Serbvet. – Merret vesht prej vedit, se, mbas tė hīmit tė Turqvet nė Shqypnķ, «Kanuni i Lekės» kį hupė si formė kodi, e āsht perdhosė si landė drejtsije.

    E po nder cillat vise tė Shqypnķs qitej nė punė, a – si thonė sot – zbatohej «Kanuni i Lekė Dukagjinit»? Qe nji tjeter pvetje, sė cilles nuk mund t’i pergjegjet me sugurķ; pse mjerisht per shum do arsye mungojn shenime pozitive mbķ ket ēashtje. Por, per me folė pergjithsisht, mund tė thohet se kį pasė vlerė legale nder Lekė (Malsorė tė Mbķshkoders) e nė Dukagjin. – Dukagjini nder kohė tė kalueme perfshīte Shalė e Shosh, Pukė e Iballe, Mirditė, Kthellė e Selitė e Zhuben (Malsķn) e Lezhės. – Per ket punė thonė nji palė, se Kanuni quhet i Lekė Dukagjinit, jo pse kį kźnė kodifikue prej Lekė Dukagjinit, por pse kį kźn zbatue nder «Lekė» e «Dukagjin»; pra: «Kanuni Lekė-Dukagjin», e jo i «Lekė Dukagjinit». Kto ēashtje tash i zhvillon me kohė historija.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    LIBER I PARĖ.

    KISHA.

    Artikull i parė.

    PJESA QYTETNORE.

    KRYE I PARĖ.


    --------------------------------------------------------------------------------

    NYE I PARĖ.

    Hija e Kishės.



    §.1. Kuptimi i Hijes sė Kishės.

    Per hije kishet xźhet rrethi mje kū mrrīn kufīni i tokės, nė tė cillen āsht ndertue:

    a) Kisha, b) bāna (qela) e famullitarit.



    §.2. Tagri i Kishės.
    "Kisha bān tym nė famullķ."

    – Kisha kį tager pasunijet si per gjā, si per tokė e shpija mbrendė e jashta famullijet.
    – Kisha kį pjesė nė mal, nė vrrī, nd’ujė e nė mullī tė kujrķs sė famullķs.
    – Kishės i duhet bā pjesė nė gionė tė famullķs.
    – Kisha kį tager me blé e me shitė, si edhč me mārrė e me mbajtė tė falunat, qi i vīnė prej bujarķs sė bāmirve e me vendue si t’a shofė vetė me udhė.
    §.3. Paperlimsķja e Kishės.
    "Kisha nuk giobitet."
    "Kisha s’kį pčng me kend."

    – Kisha gjindet e vendosne nen sundim tė tė Parit tė Fés e jo nen ligjė tė Kanunit: prandej Kanuni s’mund t’i vźjė kurrnji barrė kishės, veē se kį detyrė me i dalė zot, kśr kjo hupė ndihmen e tij.
    – Me bģjtė ndonji kundershtim ndermjet kishės e famullķs, famullija s’mund t’i lypė pźng kishės; veē do tė bājė vįj te i Pari i Fés – te Ipeshkvi – e gjygjit tė kėtij, si kisha si famullija, do t’i rrījn pį fjalė.
    – Per ēdo mungesė, qi kisha mundet me bā nė sy tė famullķs, kishės s’mund t’i mirret gioba, vetun i vźhet me lį damet, qi t’jenė bā per shkak tė saj.
    – Kisha s’ep pagesa, as del n’ushtrķ, as u qet buken djelmve tė Bajrakut, as shkon angarķ nder pūnė tė famullķs. Veē se kśr famullija dįn me bā ndo’i pūnė per me mbajtė a per me shtue pasunķn e kujrķs sė vendit, nė tė cillen kisha tė két pjesė, kjo, atėherė, āsht nė detyrė me lį pare, me qitė buken e me ēue pūntorin nė pūnė, mbas mndyret qi famullija t’i a u ketė dį tė gjithve per tym.
    §.4. Ndera e Kishės.
    "Kisha shpatė e konop s’kį."
    "Kush dhūnon Kishen, dhūnon Famullķn."
    "Nderen e Kishės e lypė Famullija."
    "Kishės, mullģnit, farkės e tregtores nuk i pritet kush mik."

    – Kush dhūnon kishen, kį detyrė gioben a) kishės, b) famullķs, c) Flamurit (Bajrakut). – Dhūnon kishen njaj, qi fjaliset, shįn a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend nė Hije tė kishės.
    – Gioben e fajtorit i a mźrr famullija e jo kisha; pse kisha shpatė e konop s’kį.
    – Kush vritet a rrihet a nė ēė farė-do mndyre koritet prej kuej, tuj hī a tuj dalė prej Hijes sė kishės, marre kishės nuk i lźn; pse kishės s’i pritet kush mik.
    – Por, me pasė me krisė pushka jashta Hijes sė kishės a me i rį kush ndore kishės, atėherė aj njifet miku i kishės, famullija āsht nė detyrė me e ēue nderen e saj nė vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) introierit, solvit necessum est. – Gellius, b. 10. C. 15. –)


    NYE I DYTĖ.

    Vorret.

    §.5. – 1. – Nė vorre tė njij vllaznije a tė njij fisi s’hīn i dekuni a i vrami i vllaznķs a i fisit tjeter. – Po e bāni kush ket pūnė pį lźje tė vllaznķs a tė fisit, tė cillit jānė vorret, Kanuni i vźn detyrė me xjerrė tė deknin prej vorrit tė huej.

    – Me ardhė me ngulė nė katund nji shpķ, qi s’kį vllaznķ as fis, mbas tė pelqyemit tė katundit, i caktohet vendi i vorreve nder vorre tė famullķs, tuj i a vū detyrė me lį si ’i vjetė nji vjetė, nji ēmim kishės per me blé qira a ndo’i send tjeter per ltér.
    – Kush fjaliset, a hįn e i kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen nė giobė si per Hije tė kishės.


    NYE I TRETĖ.

    Pronet e Pasunķt e Kishės.

    §.6. Pronet e pasunija e kishės jānė tė paprekshme.

    – Pronet e pasunija e kishės jānė tė paprekshme e s’mundet kush me vū dorė mė’to.
    – Pronet e pasunija e kishės jānė nen rojė tė Meshtarit tė kishės e tė famullķs.
    – Atź, qi guxon me u shty kah pronet e pasunija e kishės, e bjen nė mend famullija, tuj e bā, mbas Kanunit, me hjekė dorė prej sosh.
    – Kśr ndokush t’i bājė dām kishės kah pronet e pasunija, famullija ēmon dāmin, qi do t’a lajė dāmēori.
    – Kush vjedhė gjānė e kishės, posė se do t’a kthejė at gjā mbas Kanunit tė vźndit, kū gjindet kisha, kį edhč detyrė me i lį gioben kishės per nderė tė mārrme, e gioben famullķs per ndore tė ēartne, pse kisha āsht ndorja e famullķs.
    – Kśr cubi e njef gabimin e vet e, pį u mārrė vesht dhūna, qi i kį bā kishės, i bjen nė dorė Meshtarit tė Famullķs, tuj i a kthye gjānė e vjedhme, s’kį detyrė kurrfarė giobet: Meshtari kį tager me e falė.
    – Me pasė me i rį cubi nė dorė Meshtarit mbasi ky t’a két leēitė vjedhsin nė famullķ, famullija kį tager me i a mārrė gioben si per vedi si per kishė, edhč pse famullitari t’i két falė gabimin, me gjith gjā tė vjedhne.


    §.7. Rregullimi i pasunķs sė Kishės.

    – Pronet e pasunķn e kishės e rregullon Famullitari, e famullija nuk kį tager me i lypė arsye Famullitarit per perdorim tė frytit tė xjerrun prej pasunķs sė kishės.


    NYE I KATERT.

    Meshtari i Famullķs, ase Famullitari.

    §.8. T’źmnuemt e Famullitarit.

    – Famullitarin e vźn Ipeshkvi nė Famullķ, edhč Ipeshkvi vetun kį tager me e hjekė prej Famullije.


    §.9. Tagri e detyrėt e Famullitarit.

    – Famullitari kį tager me mėsue e me qortue Famullķn e me i krye zyret e Fés gjithsi t’a lypė pūna e shpirtit, e kurrkush i famullķs s’kį pushtet me i u perzie nder detyrė tė Meshtarķs.
    Famullitari, per sherbim, qi i bān Famullķs, kį tager me mārrė tė dhettat e kishės, mbas Kanunit tė vendit kū gjindet kisha.
    – Famullija nuk kį detyrė me i a ēue famullitarit tė dhettat te dera; por Famullitari o t’i xjerrė e do t’i bajė me pūntorė tė vet.
    – Famullitari kį tager me mārrė frytin e pasunķs sė kishės si tė tokve, ashtu edhč gjāve tė gjalla, e kurrkush per tź s’mund t’i lypė arsye perposė tė Parit tė vet.
    – Famullitari kį detyrė me i bā Famullķs gjith at sherbim shpirtit e Fejet, qi atij i a vźn barrė Kanuni i kishės; e mā teper edhč do sherbime tjera tė posaēme nder do ditė tė shźnjueme, si me thānė: me bekue shpijat, me thānė Meshė ndo’i herė nė motmot nder vorre tė largta prej kishės sė Famullķs etj.
    §.10. Vehtja e Famullitarit āsht e paprekshme.
    "Prifti āsht ndorja e Famullķs."
    "Prifti s’bjen mė gjak."
    "Prifti s’ēohet nė bé."

    – Kush vźn gojė nė Famullitįr, a e shįn e i germushet, e vźn dorė mė tź e e rreh, ase e vret aj do t’i perligjet Famullķs nė mėndyrė tė Kanunit tė vendit. Famullija āsht nė detyrė me e lypė nderen e Famullitarit tė vet.
    – Me vrį kush Famullitarin, gjaksin e ndjekė Famullija, Bajraku e shpija e tė vramit.
    – Me u vrį dorėrasi prej Famullije a prej Bajrakut, shpija e Meshtarit nuk mund tė vrasė tjeterkend prej shpķs sė gjaksit; pse ndryshej e ēon gjak te shpija.
    – Me vrį kend Meshtari, as kisha as Meshtari s’giobiten, edhč Meshtari nuk bjen nė gjak: gjakun e bįn shpija e Meshtarit.
    – Rrallė e gadi kurr s’ēohet Meshtari nė bé1 e vetun per pūnė tė madhe fort.
    – Me ndollė qi Meshtari ēohet nė bé, a per me dlirė vedin a per Poronik, ky vetem do tė njehet e do tė zźhet per njizet-e-kater vetė.
    – Kśr Meshtari bān bé, tuj kźnė se xźhet per nieri i drejtė e i kushtuem sė Drejtės sė pasosme, nuk lypet qi aj tė perkasė Unjillin me dorė; por mjafton qi tė shqyptojė fjalėt e bés para Unjillit.
    – Me rį Famullitari nen giobė s’e kapė Kanuni: āsht pūna e tė Parit tė vet.
    – Po kje teper i randė faji i Meshtarit ndaj Famullķn, Meshtari do t’i shtrohet gjygjit tė Kanunit. I Pari dergon nji Meshtįr tjeter me shtrue pengun nė Kanū n’źmen tė Famullitarit.
    – Meshtari i Famullķs mundet me i u mātė edhč me i rį ndokuej e me gjith kėta s’i lshon marre as tė rrahunit as vetė nuk bjen nė faj para Kanūnit.2


    NYE I PŹSĖT.

    Rrogtari i Kishės.

    §.11. – 1. – Rrogtari i kishės āsht lirė me pūnue nė shtek tė vet.

    – Rrogtari i kishės kūdo tė shkojė e per ēė do fjalė qi do t’i trokllojė kuej te dera mbas urdhnit tė zotnķs sė vet, aj shkon e tregon n’źmen tė Famullitarit.
    – Me e tundue kush rrogtarin e kishės me fjalė a me pūnė, zźhet se tundon Famullitarin, e bjen nė giobė tė kishės mbas Kanunit.
    – Gioba, qi mirret per pūnė tė rrogtarit tė kishės, nuk i perket rrogtarit por kishės e katundit.
    – Me vrį kush rrogtarin e kishės, dorėrasi per nė kjofėt i Famullķs sė vendit, ndiqet vetem prej shpķs sė tė vramit; por, nė kjoftė se āsht i katundit tė huej, atėherė e ndjekė edhč Famullija, nė tė cillen rrogtari kje vrį.


    NYE I GJASHTĖT.

    Pūntorija e Kishės.

    §.12. –1. – Me ngį kush pūntorėt e kishės, bjen nė giobė tė Famullķs.

    – Sado pūntorė me pasė per tė kźnė nė pūnė tė kishės gergasi lįn vetem nji giobė, por mā tė randė.
    – Gioba, qi mźrret per ngase tė pūntorķs sė kishės, dahet ndermjet kishės e pūntorve.



    --------------------------------------------------------------------------------

    Artikull i dytė

    PJESA NDESHKIMTARE.

    NYE I SHTATĖT.

    Amtyra e ndeshkimeve.

    §.13. Kuptimi i Ndeshkimit.

    Per ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit tė ligjshem i pertrīhet kuej per faj tė bām.



    §.14. Tė caktuemt e Ndeshkimeve.

    Vetem Bajraktari me krenė, e ndo’i herė edhč me tė Parė tė kishės, kį tager me i a caktue ndeshkimin fajit tė bām kundra kishės.



    §.15. Tė dhānunt e ndeshkimit.

    Fajtorit, qi kį fye kishen, ndeshkimi i epet prej krenve e prej vogjlijet.



    §.16. Cilltija e Ndeshkimeve kundra fajtorve tė kishės.

    Ndeshkimet, qi nepen per faje kundra kishės, jānė njikėto:

    tė gjykuemt per dekė;
    tė xjerrunt prej Bajrakut me rob e robķ;
    tė djegunt e shpķs;
    tė lānunt e tokės djerr a tė prémt e pźmve;
    gioba me gjā tė gjalla;
    gioba me pare.
    V.O. Mbas Kanunit gioba me pare mundet me u lį me do gjā, tuj dhānė oken e drithit 1 grosh, oken e rakķs 5 grosh, e kįn e hullķs 400 grosh.



    NYE I TETĖT.

    Caktimi i Ndeshkimit mbas cillsķs sė fajit.3

    §.17. – 1. – Kush then kishen, āsht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robķ jashta Bajrakut. Fajtori – dorėrasi – bāhet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupės. Vllaznija a fisi mā i aferm i bākeqit e blén token e tij, e ēmimi i saj i shkon kishės sė thyeme.

    – Kush vjedhė gjān e huej, e shkon e e mshehė nė kishė, pį dije tė Famullitarit, i kį detyrė kishės 1000 grosh giobė per nderė tė mārrme, e 100 desh e 1 kį giobė Bajrakut, posė gjāsė, qi do t’i a kthejė tė zot’t nė mėndyrė tė Kanunit.
    – Kush tė vjedhė gjānė e gjallė tė kishės, mė rreth kū pershīn Kanūni, kį me lį dż per nji, si gjithkuej.4
    – Kush tė vjedhė nė qelė a bāne tė Famullitarit, do tė lajė dż per nji gjān e vjedhne, 100 grosh kishės per nderė tė mārrme, e 100 desh e 1 kį giobė Bajrakut.
    – Aj, qi shįn a vźn gojė mė Meshtįr tė Famullķs perpara popullit, kį 100 grosh giobė kishės, e 100 desh e 1 kį giobė Bajrakut.5
    – Aj, qi i kercnohet a i germūshet Famullitarit, do tė lįj 10 desh giobė.
    – Kush t’i shpifet Meshtarit nė pūnė tė randė kah ndera, kį shpķn e djegun e 100 desh e 1 kį giobė Bajrakut.
    – Me vū kush dorė mė Meshtįr, me e rrahė, me e shty a se me e pshty, i a lānė tokėn bįr (djerr) per disį vjetė.
    – Aj, qi vret Meshtarin, bāhet batare prej Bajrakut e gjaku i hupė. Mā teter i digjet shpija, toka i līhet bįr, pźmėt, vneshta e kopshtījet i priten e i rrźnohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishė; por vllaznija munden me i shperblye me pare.
    – Me i folė ndokush keq, a me ngį rrogtarin e kishės, aj do t’apė 10 desh giobė Bajrakut, a se edhč mā, mbas randsķs sė fajit.
    – Aj qi vret Rrogtarin e kishės, po kje dorėrasi i katundit, i digjet shpija e i mirren 100 desh e 1 kį per giobė.
    – Me ngį kush me fjalė a me pūnė puntorėt e kishės, fajtori do tė lajė gioben e 10 deshve.
    – Aj, qi s’i vźhet ndeshkimit tė kishės e tė Kanūnit, Bajraku do tė mblidhet tok te shpija e tij e do t’i mārrė gjithshka tė két nė vathė.



    1 Flamini Diali non licebat jurare … Sacerdotem Vestalem et Flaminen Dialem in omni mea jurisdictione jurare non cogam. – Gellius. Noct. Atti, X. 15.
    2 Ceterum neque animadvertere, neque vincire, ne verberare quidem nisi Sacerdotibus permissum; non quasi in poenam, nec ducis jussu, sed velut Deo imperante quem adresse bellantibus credunt (C. Tacit., Germania VII.)
    3 Kėto ndeshkime jąnė xjerrė sidomos prej Kanunit tė perdoruem nė Mirditė e nė 7 Bajrakėt e Pukės.
    4 Si adorat furto quod nec manifestum escit, nec manifesti furti per legem XII. Tabelarum dupli irrogatur. (Tabula VIII. – Festus, V. Nec Gajus, III. §. 190.) "Olim apud Romanus fures condemnabatur in duplum…" Ch. Cato, apud Cic. Lib. 3 de offic.
    5 "Se un’uomo della classe bassa si compiace nel molestar Bramini, il re lo punisca con vari castighi corporali, atti ad inspirare il terrore. – Manava Dharmasastre. Codici di Manu Leggi civili e criminali Nr. 248. – Cantł, Documentali.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    LIBER I SHTATĖT.

    FJALA E GOJĖS.

    NYJE I TETĖDHETEGJASHTĖT.

    Fjala.
    "Fjala mort s’bān". – "Shtriga nė gjak nuk bjen". – "Goja s’qet kend nė gjak".



    § 520. Giūha āsht tulit e gjithshka bluen.

    § 521. Fjala e gojės s’źme hīn nė vesh tė tjetrit, e i treti e perdoron pėr rrźnim tė kuej, un rrī e tallem.

    § 522. Fjala e źme nė shkaktofėt vrasė tė pėrgjegjme un rrī e zgerdhīhem; nuk mund tė mė kapė kush pėr pūnė tė liga, qi shkaktoi goja e źme.

    § 523. Aj, qi shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«. As e thrret kush nė pūnė, as i nep kush rrogė.

    § 524. A fola a s’fola, goja nuk vulosė gjā. - Fjalėt e sterkqive kanūja s’i mźrr para sysh.

    Oroe: Shźnjimin e fuqķn e fjalės sė folun nė hov tė vrasės e shka don me thānė »Fjala peng«, me kohė do tė zhvillohen.



    NYE I TETĖDHETESHTATĖT

    Mohi.

    § 525. Mohues thirret aj, i cilli nuk i vźhet zhgarkimit as shpifjes, kje per ndo’i dām, per vjedhnķ aper ndo’i vrasė, etj.

    § 526. Tė germushunat e kercnimet prej njij hamendje kanūja s’i bįn. - Mohuesit nuk mund t’i hypet nė qafė qi tė lajė, pasė e pį pasė, per ēdo zhgarkim e shpifje.

    § 527. Mohuesi vetem atbotė bjen nė faj, kśr ky mos tė duej me ardhė n’arsye.

    § 528. Zhgarkuesi e shpifsi e bjen n’arsye mohuesin me pleq e me peng.



    NYE I TETĖDHETETETĖT.

    Beja.
    "Pertč bén nuk shtżhet mllefi"1
    "Bé, e s’ka pėrtej".
    "Beja lįn gjaqe".
    "Gjānė e djerrun e gjaqet e hupuna i včn per udhė beja".
    "A bén, a gjān".2

    § 529. Beja āsht nji sjellje besimtare, per mjet sė cillės nieri, tuj dashtė me dalė sė keq prej njij zhgarkimi tė dhūnshem, do tė perkasė me dorė nji shźj besimi, tuj e grishė źmnin e Perendķs nė dishmķ tė sė vertetės.

    § 530. Kjo dorė beje āsht e pelqyeme prej kanunit tė Malevet tė Shqypnķs si per tė dlirun prej zhgarkimesh, si edhč per tė lidhun besė.

    § 531. Bén nėgojėsh kanūja as s’e pelqen, as s’e tumirė; e per tė dlirun prej zhgarkimesh lypet doemņs qi tė bāhet beja mbė nji shźj besimi e tė perkitet me dorė.

    § 532. Beja e Shqyptarit kį dż pūnė para sżsh: a) thrret Perendķn nė dishmķ tė sė vertetės; b) i nenshtrohet randimit tė ndeshkimevet tė perjetshme e giobės sė kohshme kah kanūja.



    NYE I TETĖDHETENANDĖT.

    Beja mbė "Gśr" e beja mbė Kryq e mb’Ungjķll.



    § 533. Beja e Malevet tė Shqypnķs āsht dż mndyrėsh:

    a) beja mbė »gśr«, me Kanū;3
    b) beja mbė Kryq a mb’Ungjķll.
    § 534. Beja mbė »gśr« kah kanūja āsht nder mā tė randat e mā tė mndershmet bé, qi njef Shqyptari i Malevet.

    § 535. Kanū āsht qi, po desht me u dlirė prej njij zhgarkimi mohuesi, do tė bājė bé a mbė »gśr«, a mbė Kryq e Ungjķll.

    § 536. Betarė a Poronikė njehen disį »dorė bejet«, qi do tė perkasin Ungjillin, e disį tjerė lźhen per me ndigiue bén nė Kishė. (Dukagjini)

    § 537. Bét mbė »gśr« bāhen:

    a) per me u dlirė prej njij zhgarkimi;
    b) per me u lidhė me besė kundra hjeksive e trathtive tė vendit;
    c) per me ndźjė gati me u bā bįll kercnimeve e rreziqeve tė perbashkta.


    NYE I NANDĖDHETĖT.

    Kush do t’a bājė bén.

    § 538. «Bān e hup, thotė kanūja e jo bān e mźrr».

    § 539. Bén do t’a bājė aj, i cilli i bjen moh zhgarkimit.

    § 540. «Mohi kį bén,». – «Mohuesit i bjen beja».

    § 541. Zhgarkuesit s’i epet beja e nuk i bjen beja, edhepsč ndoshta e kį pį me sż bākeqin a tuj vjedhė a tuj vrį.

    § 542. Arsyeja e kanunit āsht tė mos t‘i epet beja atij, qi kjahet, pse, ke s’i a priton zhgarkimit, s’kishte me i a pritue as bés, veē t’i dalė me mārrė.

    § 543. Tė parit i lźhet tė shofė bén e tė dytit tė bājė bén.

    § 544. Kanuni thotė: «Beja nuk mźrr» e «Mārrsit s’i bjen beja».

    § 545. Porsč, tuj kźnė se, mbas parimit tė kanunit: «Cubi āsht me bé mbė krah», si per me i a shndoshė zźmren tė zot’t tė gjās sė hupun, si per me i a mbledhė pźjt tė pandehunit, kanuja kį lānė qi t’i njifet beja me Poronikė.

    § 546. S’i epet as s’i gjegjet beja atij, qi don me lį vedin pį Poronikė, sepsč «Uku e lpin misht e vet, por tė huejin e han».

    § 547. Parimi i kanunit āsht: «Vedin me e lį me bé e s’i gjegjesh kuej». –



    NYE I NANDĖDHETEPARĖ.

    "Beja mźrr gjān e vet".

    § 548. Pak rasė jānė, nder tė cillat kanūja e kį pį me udhė me lānė qi tė «mārrė beja».

    § 549. Per gjā nė shźj tė hupun prej atij, nė dorė tė cillit u gjet e qi mund tė dishmojn edhč tjerėt, se āsht e atij, qi e lypė.

    § 550. Edhč n’i rafėt moh aj, tė cillit i u gjet nė dorė gjāja me shźj, kanūja s’i a xźn e beja s’i epet.

    § 551. Po s’u gjegj me i dhānė gjānė tė zot’t, i zoti do tė bājė bén se āsht gjāja e tij e gjāja do t’i epet.

    § 552. Po kjau kush ndo’i detyrė a uhį mbė tė dekunin, pėr tė cillat s’din a don me i hupė prindja e tė dekunit, tuj i rį moh, parimi i kanunit āsht: «Mohin pėr tė dekun kanuja s’e xźn».

    § 553. Edhč nė ket rasė «Beja mźrr», d.m.th. se zhgarkuesi do tė bājė bé.

    § 554. Per ēdo ankesė, qi tė bāhet mbķ tė dekun, beja do tė bāhet mbķ vorr tė tij.

    § 555. Nė ditė tė dame si zhgarkuesi si prindja e tė dekunit do tė gjinden te vorri i tė dekunit, mbķ tė cillin kjahet uhaja a detyra.

    § 556. Zhgarkuesi do tė mārrė gurė e dhé prej vorrit tė tė dekunit, do t’i vźjė mbė cup tė krahit e do tė siellet trķ heresh rreth vorrit tė tė dekunit, tuj folė kėto fjalė tė caktueme per kėso bésh:

    «Un .... kaq e kaq uhį a detyrė kjįj mbķ ket tė dekun e, nė kjosha tuj i u zhgarkue, e bajsha nė ket e n’at jetė me gśr edhč gjithkah kah kį shkelė kamba e tij sį kje gjallė.»

    § 557. Si tė bājė ket bé zhgarkuesi, uhįn a detyren, qi kjįn mbė tė dekunin, do t’a lajn prindja e tij.



    NYE I NANDĖDHETEDYTĖ.

    Beja per derė.

    § 558. Kanūja e kį lānė shtegun tė lķr qi t’epet beja edhč per derė.

    § 559. Nė bé per derė do tė betohet i zoti i shpķs n’źmen tė vet e n’źmen tė gjindes sė shpķs.

    § 560. Me bé per derė i zoti i gjās sė hupun nuk kį tager me vū nė bé edhč gjinden shpķs, si t’i bājė bén i zoti i shpķs n’źmen tė tyne.

    § 561. Prej ēdo beje granija e fmija jānė tė jashtuem prej kanunit.

    § 562. Aj, qi ep bé per derė, kį tager me lānė per bé me Porotė at shpķ, mbė tė cillen i kjįn zźmra mā fort.

    § 563. Po e veēoi nji shpķ i zoti i gjās sė hupun, per me i dhānė bé me Porotė, do tė veēojė edhč sį shpi tjera nė katund, qi kan me i u dashtė per Poronikė, se nė dż bé nuk mund tė ēojė kend.

    § 564. Edhč nė bé, qi epet per derė, do tė bāhet beja per vedi, per gjinden e shpķs e per «S e d i j e».



    NYE I NANDĖDHETETRETĖ.

    Beja nė krye tė djelmvet.

    § 565. Beja, qi bāhet nė krye tė djelmvet, njehet nder bé tė randa, edhč āsht e ligjshme kah kanūja.

    § 566. Po i u lyp kuej beja nė krye tė djelmvet, do t’a bājė e do t’i ashndoshė zźmren zhgarkuesit.

    § 567. Si t’a dajn diten e bés, zhgarkuesi do tė shkojė te shpija e tė pandehunit, e ky, sį djelm mashkuj tė két nen kulm, i mbledhė tubė, u afron krenat, i pshtetė duert mbķ krenat e tyne e bān bén: «Pasha kryet e djelmvet, nuk t’a kam bā at rreng, per tė cillin mė jé beditė e as nuk e diej se kush t’a kį bā!»

    § 568. Pertč ksaj beje shgarkuesi nuk kį tager me rrekė tė pandehunin me bé tjera.



    NYE I NANDĖDHETEKATERT.

    Beja me "Sedije".4

    § 569. «Maja e bés āsht «sedija» (s’e dija).

    § 570. «Beja t’a njef edhč «sedijen».

    § 571. «Beja s’kį skāj por s’bān perbishtnime».

    § 572. Sedija āsht nji mjet, qi kanūja e ka vū per parim, per me i a rrudhė pźjt katundit, qi mos tė bāhet kush hjekės i gjās sė shoqnķs a tė kuejdo.

    § 573. Sedija lypet pį ndryshim nė ēdo bé.

    § 574. Edhepsč s’vodh as vrau aj, qi bān bé, por ndoshta kį ndie a edhč din se vodh a vrau i vllaj a kushrīni a kush tjeter.

    § 575. Kśr tė bāhet beja, do tė thohet: «as vetė, as kush i shpķs s’źme e s’diej se kush tė vodh a tė vrau».

    § 576. Prandej kį vū Poroten kanūja, qi, tuj shkue nė bé gjith aj nieri, mos njani, tjetri e i treti mund tė diej ndo’i send kū prej tė ndiemit a prej tė pamit tė njij shźji, e se nuk do t’a shesin shpirtin, tuj e lį me bé tė rrźjshme nji nieri.

    § 578. Si tė bāhet beja me «sedije», s’kį tager kush me i u beditė mā per at vjedhni a gjak tė hupun as tė pandehunit e as Porotės. Do tė shkojė njeti me bā hetime per gjā a gjak tė hupun. «Bé mbķ bé kanūja s’bān».

    § 578. Po s’muejt kush me bā bén me «sedije», s’do tė shkojė nė bé, tuj mendue se gjindet nė peshim para Perendķs e se beja e rrźjshme, posė qi kį rrfén kah shpirti, ajo kį ndeshkimin e faqen e zezė permbrapa, po u hetue.5

    § 579. Do tė flasė me ndonjanin prej Pleqsh, qi t’a ndalė Poroten, tė mos shkojė nė bé; do t’u kallxojė bākeqin, qi t’a vźjė per udhė tė zo’n e gjāsė a tė gjakut tė hupun.

    § 580. I zoti i gjās a i gjakut, permbas hetimevet tė pertejme, do t’u lypė arsye si mbas kanunit.

    § 581. Po s’i u vū, i zoti i gjās a i gjakut kį tager me e vū nė bé, a, po i duel Kapucari, do t’i pergjegjet detyrės edhč kapucarķs.

    § 582. «A bén me «sedije», a gjān, a cubin».

    § 583. Dedejen nė bé s’e bān kanūja; po s’u gjegj kush me bā bé me «sedije», kanūja e mban per fajtuer; prį, a bén me «sedije», a me lį gjān, a me kallxue bākeqin, nė mos pasėt ky gisht n’at vjedhnķ a vrasė.

    § 584. Parimi i kanunit s’luen: «Maja e bés āsht sedija», e «Sedija xjerrė gjān».

    § 585. «Shka tė mirret me bé, i jet atij, qi e muer». – «Permbas bejet t’i vźjė kumbonė (berrit); permbas bejet t’a ngasė n’arė (kįn)».

    § 586. Janė fjalėt e kanunit, jo pse i pelqen, por pse s’kį si me i a njitė grrźmēin, si tė lahet me bé.

    § 587. Kanūja jet dalė nė kėto rasė e prandej kį mbetė fjala: «Mos tė ndeshėt Zoti nė bérrźjshmin!»

    § 588. Per tė shmangun tė ēdo dyshimit tė bés sė rrźjshme Pleqt e gjygjit do tė ēilini sżt, tuj zgiedhė njerz tė ndershem per Poronikė tė njehun, mbė tė cillt varet beja e drejtė.



    NYE I NANDĖDHETEPŹSĖT.

    Gioba e bés sė rrźjshme.

    § 589. Po duel kush ndo’i burrė zźmrak, edhč i prīn tė zot’t nė gjā tė vet permbas bés sė rrźjshme, aj do t’a lajė gjān tė dyfishueme e gioben e bés sė rrźjshme, e mbķ kėta kanūja i a njet vulen e shnjerzimit brźz mbas brźzit mje nė shtatė faqe.

    § 590. Po duel kapucari mbas bejet, Pleqt do t’a shqyrtojn mirė e do t’a rmojn pį tė ngutun.

    § 591. Si tė dalė kapucari i mirė, i drejtė e me shźjė tė sigurta, cubit a gjaksit i brumbullakzohen nė derė Pleqt, Katundi, Poronikėt e Kapucari, edhč i zbatojnė kanunin atij bérrźjshmit.

    § 592. – Ndeshkimet mbé bérrźjshmin janė:

    do t’i lajė tė zot’t tė gjās dy per nji;6
    do tė lajė kpucėt e Kapucarit;
    do tė lajė 100 desh e nji kį po kje beja mė 24 Poronikė, e 500 grosh Derės sė Gjomarkut. – Po kje beja nen 24 Poronikė, gioben e mźrr katundi.
    do tė shkojė te Kisha me u zgidhė prej bés sė rrźjshme me gjith Poronikė;
    do tė lajė ka 500 grosh per krye Poroniku, pse u prīni nė bé tė rrźjshme, tuj dhūnue Kishen. – Kėto tė holla cubi do t’i lājė mbi eltér per Kishė.


    1 Omnis controversiae finis est juramentum. (Shė Pali Hebrejve. VI.)
    2 Eum, a quo jusjurandum petetur, solvere aut jurare cogam (A. Gell. Noct. Att. X.15.)
    3 Beja "nė gśr" kį mbetė qyshė motit. Per "gśr" kėtū mirret vesht njaj gśr trekindsh me tri bira, qi mbate nji terezķ, me tė cillen peshojshin dyllin e qirave, qi kishin menden me ēue te Kisha.
    4 Non fur solum, sed et ille reus tenetur, qui furti conscius, quaerente possessore non indicat. (Glos. Ord. C. 29. Col.17).
    5 Perjurii poena divina exitium; humana dedecus. (Cicero, de Legib. C. IX)
    6 Per gjak s’ka dypernjāhe, por ēmim gjaku simbas Kanunit

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  2. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga Darius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 11:16
  3. Lekė Dukagjini (1410-1481)
    Nga Rina_87 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-04-2007, 17:47
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 20:53
  5. Lekė Dukagjini
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 17:34

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •