Nuk ka vdekje mes mjerimit a madhėshtisė
Sorollatjet e Lirisė
Jo gjithmonė mallkimi
i shmanget gjurmėve tė kuqe tė gjakut
mbi arkitraun e portės
Ajo stuhi e fortė, e pakthyeshme ndjek pikėrisht ata
qė besojnė se shkojnė drejt Tokės sė Premtuar
dhe i pėrēan rrugės.
Kujtoj endjet e mia tė ngazėllyera
endjet dhjetėvjeēare
si piruni rreth marengės sė bardhė
Pashė shpirtin tim tė firojė prej kurmit tė ngrohtė
si aroma prej luleve tė ēelura gjatė natės.
Nuk qe kjo liria.Liria nuk kishte qenė hapėsirė
Liria ishte ngjitje vertikale
hedhja e trastave me rėrė prej ballonit
pezulli e frikshme.
Me sa zell shkund trupin tim tani nga gjithė kėto
ashtu siē shkund qilimin nga pluhuri
dhe arabeskat zgjohen nga ky gjumė ėndrrimtar.
Tani ndihem e ēliruar prej iluzionit tė lirisė
Tashmė jam e lirė.
Njė degė e lulėzuar bajameje
Nuk dihet se kur mund tė mė shfaqet pėrsėri ajo -
Dashuria, qė tė ndjek me njė sy tė fortė e te pashmanshem deri thellė,
si ngjalėn Shqiponja e Detit.
Ajo mund tė vijė edhe atėherė
kur pleqėria tė na ketė vėnė poshtė,
kur tronditja mė e vogėl gati mund tė na shkėrmoqė
si njė varg i tharė, i zverdhur duhani.
Atėherė do tė jetė e dhimbshme
tė pėrballosh sidomos mengjesin
kohėn kur drita e fortė projekton
me gjithė madhėshtinė e vet
njė degė tė lulėzuar bajameje mbi murin e vjetėr.
Dhe dielli nuk ēohet mė kurrė nė zenit
por si kungulli rritet e rėndohet horizontalisht
e fshihet i pėrgjumur mes degėve tė blerta tė kopėshtit.
Tamam kėtu unė tė kam njohur ty
ishe njė zarf i bardhė, i dyllosur
Po tė afrohesha mė shumė
dylli mund tė ngjitej nė gjoksin tim
e mesazhi do tė mbetej pėrjetėsisht i hapur.
shihe atė dorė me gishta tė hollė delikatė mbi mur
atė rreze mengjesi
nuk ėshtė sfidė, ėshtė bujari.
Edhe rrugėt qė tė ēojnė nė Alaskė
aty-kėtu zgjohen.
Tabelat e mbetura buzė minierave tė mbyllura
pėrpiqen tė kujtojnė rrokjet e dėmtuara.
Pėrpiqen tė kujtojnė
vagonat me gur tė zinj qė dilnin nga nėntoka e ngrohtė.
Njė palė kėpucė tė reja
Prapė njė palė kėpucė tė reja pėr ty.
Kėtu vera ėshtė gjithė pluhur
dhe lagėshtira tė tėrheq skutave tė errėta
si miun njė paketė e mbetur biskotash.
Ka ndodhur ditė mė parė.
E ato vazhdojnė tė rrinė tė paprekura nė kuti
kurriz mė kurriz.
Eshtė mė se e bekuar rrezja qė bie mbi ne
si mbi njė "natura morte" -
syri i pėrqendruar i vizitorit;
njė pjatė me fruta gjithė lėng tė stinės.
Midis tyre njė thikė gjithė shkelqim,
qė e ka humbur kuptimin e rrezikut
njėsoj joshėse dhe paqėsore
O zot, ēfarė qe e gjitha kjo
ē'dorė e preu njėherėsh gjithė misterin rreth nesh
pa e zgjedhur, siē pritet bari pėr lepujt.
Njė palė kėpucė
qė ti t'i gėzoheshe njė mėnyre tė re ecjeje nė tokė.
Mbase po e mbaj peng fluturimin tėnd
duke ėndėrruar gjithmonė kėrcitjen e tyre nė darkė
kur i afrohen portės.
Luljeta Lleshanaku
Ruaj Lidhjet