Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Luljeta Lleshanaku

    Ēmimi Evropian i Poetit tė Lirisė ndahet mes Shqipėrisė dhe Ukrainės

    Luljeta Lleshanaku befason me ‘Ujė dhe karbon’ - Juria: Poetja erudite ka shkruar njė kryevepėr


    Me vėllimin “Ujė dhe karbon”, poetja Luljeta Lleshanaku dhe ukrainasja Marianna Kiyanovska marrin ēmimin Letrar Evropian tė Poetit tė Lirisė pėr 2022. I pėrkthyer nė gjuhėn polake, vėllimi u vlerėsua si kryevepėr e plotė dhe e pėrfunduar nga 7 anėtarėt e jurisė.

    Ēmimi Letrar Evropian i Poetit tė Lirisė pėr vitin 2022 i qytetit Gdańsk tė Polonisė, ndahet pėr herė tė parė nė histori mes dy fituesesh, nga Shqipėria dhe Ukraina. Vlerėsimi mban zyrtarisht emrin e Luljeta Lleshanakut dhe poetes ukrainase Marianna Kiyanovska...

    “Njė kryevepėr tė plotė dhe tė pėrfunduar”, kėshtu e konsiderojnė 7 anėtarėt e jurisė veprėn “Ujė dhe karbon” tė Luljeta Lleshanakut, teksa vlerėsojnė “poeten erudite, qė u fal lexuesve nė tė gjithė botėn njė poezi tė kristaltė e tė pametė”. Ndėrsa shtojnė mė tej se “Tema e poezive tė Lleshanakut ėshtė njė pėrshkrim emocionues i gjetjes sė lirisė nė botėn e skllavėrisė ku ajo lindi dhe u rrit”.

    “Argumenti i jurisė mė lumturon barabar me ēmimin. Nė njėfarė mėnyre boshti i librit ėshtė poezia “Ujė dhe karbon” qė ėshtė ndėr tė pakta poezi tė mija tė drejtėpėrdrejta pėr vuajtjet nė diktaturė. Por mendoj se kanė vlerėsuar edhe nuancat e shprehjes sė lirisė nė poezitė e tjera. Pra nėse kjo ėshtė taam liri politike, poezitė e tjera kanė tė bėjnė me iluzionin e lirisė, me lirinė dhe identitetin, pra t’i gjen perceptime tė ndryshme tė lirisė nė kohėn tonė”, thotė poetja Lleshanaku.

    “Ujė dhe karbon” i pėrkthyer me mjeshtėri nga Dorota Horodyska, ėshtė libri i dytė i Lleshanakut nė polonisht. Kjo poezi, siē thuhet nė motivacion krijon pėrshtypjen e pėrsosmėrisė.

    “E vlerėsoj nė veēcanti faktin se kjo poezi qė flet pėr mungesėn e lirisė nė diktaturė ka tė bėjė me njė realitet tė cilin polakėt e njohin mirė. Pra ėshtė shumė e vėshtirė t’i habisėsh, pėr mė tepėr qė anėtarėt e jurisė i pėrkasin njė brezi qė e njohin mirė epokėn komuniste, edhe pse nuk mund tė bėhen tė bėhen krahasime midis komunizmit nė Poloni dhe komunizmit stalinist nė Shqipėri. Pra, nėse ja kam arritur tė realizojė njė poezi tė tillė dhe nė njė farė mėnyre t’i impresionoj anėtarėt e jurisė do tė thotė qė kam mundur tė tregoj njė histori autentike, por e sjellė nė njė kėndvėshtrim filozofik, tė marrdhėnies midis filozofisė materialiste tė epokės komuniste dhe vlerave morale tė shoqėrisė”, shton mė tej poetja.

    Lleshanaku, po me pėrkthimin e Horodyskas, ka qenė finaliste e Poetit EUropian tė Lirisė njė dekadė mė parė me vėllimin “Fėmijėt e natyrės”, kur pėr pėrshtatjen e saj Dorota, u vlerėsua me ēmimin prestigjioz tė revistės Literatura na Śėiecie.

    “Kur dėgjuam pėr hapjen e garės nė kėtė edicion tė 7-tė menduam Dorota mendoi tė provonim dhe u interesua pranė jurisė nėse mund tė konkuronim sėrish me poezinė e Lleshanakut, dhe ata i thanė: “Mezi po e presim!” Kėshtu qė morėm pjesė”, tregon poetja.

    Poetja ukrainase Kiyanovska u pėrzgjodh si fituese me “Zėrat e Babyn Yar” njė poemė vajtuese pėr Luftėn. Ky vlerėsim, shpėrblen edhe pėrkthyesit e vėllimeve tė pėrzgjedhura dhe jepet njėherė nė dy vjet. Ceremonia zyrtare e ndarjes sė ēmimeve do tė zhvillohet nė Gdańsk mė 10 qershor gjatė Festivalit Evropian tė Poetit tė Lirisė qė mbahet nė datat 9-11 qershor.

    Por, pas pėrzgjedhjes nga Akademia Gjermane e Gjuhės dhe e Poezisė, ndėr poetėt e rekomanduar pėr kėtė vit e vlerėsimit nė Poloni… pėr Lleshanakun propozimi i radhės vjen nga Franca.

    “Mė ėshtė bėrė njė ftesė nga njė botues francez pėr botimin e njė vepre nė frėngjisht. Ky ėshtė nė proces, tė shohim si do tė shkojė sepse fati i botimeve ėshtė njė aventurė nė vete”, thotė poetja…

    Pas njė shkėputje tė imponuar nga rrethanat, Lleshanaku rrėfen se kėto kohė ka rinisė tė shkruajė. Poetja ka qenė pjesė e njė programi tė Fondacionit Landis & Gyr, qė u ka mundėsuar disa artistėve tė krijojnė njė rezidencė nė Zug tė Zvicrės.

    “Kam shkruar gjatė qėndrimit atje, ėshtė ēka mė bėn mė shumė tė lumtur”, tregon Lleshanaku.

    Kėto ditė poetja shqiptare ėshtė e ftuar nė edicionin e 44- ėt, tė “Solothurn Literature” nė Zvicėr qė mbahet nga 27-29 maj.


    Gazeta Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/cmimi-ev...-nje-kryeveper

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Luljeta Lleshanaku



    Personale - Luljeta Lleshanaku

    Maj 2019
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 19-11-2022 mė 00:28

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Luljeta Lleshanaku

    Luljeta Lleshanaku shpallet ‘Poete Laureate’: Pse ka qenė e vėshtirė pėrballja me lexuesin shqiptar

    Luljeta Lleshanaku u shpall “Poete Laureate” pėr dyvjeēarin 2023-2025. Poetes iu dha titulli “Poeti Laureat” me motivacionin “Pėr vargun e saj modern, larg metaforės sė automatizuar duke e ndėrtuar me ritėm e krahasim domethėnien e frazės poetike, si dhe pėr krijimin e njė brezi tė ri poetėsh”.

    Nisma e iniciuar, nga Ministria e Kulturės dhe Qendra Kombėtare e Librit dhe Leximit pėr kėtė vit pati nė garė edhe 9 autorė tė tjerė tė poezisė shqipe (Flutura Aēka, Sadik Bejko, Ervin Hatibi, Rita Petro, Preē Zogaj, Natasha Lako, Ilirian Zhupa, Entela Tabaku dhe Arian Leka).

    “Poetėt kanė misionin e njė profeti, pėr ta pėrēuar letėrsinė, poezinė edhe tek brezat e tjerė. Kur bėhet fjalė pėr njė grua, pėrgjegjėsia ėshtė e dyfishtė”, tha ministrja e Kulturės, Elva Margariti, duke nėnvizuar se poezia ėshtė njė mjet mė shumė jo vetėm komunikimi, por edhe bashkimi mes njerėzish.

    Nė fjalėn e saj, poetja Lleshanaku u ndal te vėshtirėsia, pėr njė autor shqiptar, pėr t’u bėrė i pėlqyer pėr lexuesit vendės, nga botimi, tek promovimi nė media, deri te pėrfshirja nė tekstet shkollore, duke shprehur mirėnjohjen ndaj lexuesve tė saj.

    “Njė nga pjesėt mė tė vėshtira pėr mua ka qenė pėrballja me lexuesin shqiptar. Pas botimit nė vendin tėnd, fillon njė periudhė ankthi, sepse ėshtė e shumė e vėshtirė tė impresionosh lexuesin shqiptar, pasi pikėrisht me tė ti ndan tė njėjtėn histori, pėrditshmėri, dhe nė tė tilla rrethana nuk ėshtė e lehtė ta habitėsh. Aq mė tepėr nė njė kohė qė lexuesi ėshtė i rrahur me autorėt mė tė mirė tė letėrsisė botėrore. Nė tė tilla kushte, nėse ai tė zgjedh ty ėshtė me tė vėrtetė pėr t’u vlerėsuar”, u shpreh poetja Luljeta Lleshanaku gjatė ceremonisė pėr marrjen e titullit qė iu dorėzua nga ministrja e Kulturės, Elva Margariti.

    Juria e drejtuar nga poetja nga Kosova Sibel Halimi kishte si anėtarė tė tjerė shkrimtarin Ylljet Aliēka, gazetaren Arta Marku dhe botuesen Arlinda Dudaj dhe pedagogen e letėrsisė, Dhurata Shehri.

    Pas mbajtjes sė kurorės si “Poet Laureat” nga autori Rudolf Marku gjatė viteve 2020-2022, Lleshanaku ėshtė e dyta Poete Laureate pėr Shqipėrinė.

    Gjatė kėtij 2-vjeēari mbajtėsi i titullit “Poeti Laureat” ka pėrgjegjėsinė e ndėrtimit tė njė strategjie personale pėr promovimin e vlerave tė poezisė si dhe tė hartojė njė antologji me poezi, duke e zgjedhur ai vetė tematikėn.

    Poetja Luljeta Lleshanaku renditet mes emrave mė tė mirė tė poezisė bashkėkohore nė botė.

    Disa nga vėllimet poetike tė saj janė “Fėmija i natyrės”, “Hapėsirė negative”, “Pothuajse dje”, “Homo antarcticus” etj.

    Ajo ka njė kontribut tė ēmuar edhe si pėrkthyese, ka sjellė nė shqip gjithashtu disa vepra nga gjuha angleze si “E bija e varrmihėsit” i Joyce Carol Oates, pėrmbledhja “Kur shpirti flet” i Helen Vendler, cikli poetik i Anne Swir dhe Denise Levertov etj.


    Gazeta Tema

    https://www.gazetatema.net/kulture/l...perbal-i413307

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Fėmijėria e Humbur:
    Nga Kryeplaku nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 13-07-2012, 08:40
  2. Kėrkoj Luljeta Hoxha e emigruar nė Zelandėn e re !
    Nga Fatjeta nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-08-2009, 04:37
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 17:32
  4. Luljeta Kuraja - Don't Let Kosovo Cry!!!
    Nga ILovePejaa nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-12-2002, 19:31
  5. poete ne NY: BARNES NOBLE
    Nga liliella nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 15:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •