Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    Postuar mė parė nga cybertronic
    faktikisht ku rri ti vetem SOT 7 merr
    hahah kujdes ti!po do ta dish mua sma ze Sot7 se sja vlen FARE! vetem kopjojne!pfff...keni dhe ju me se te mburreni!!!!!!
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

  2. #22
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Asnje TV, vec nje emision: "Fiks fare" i Top Channel, Sajmir & Doctor & 2 valletaret (zeshkanja eshte me e bukur).
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #23
    une nuk shoh TV...............por per aq sa me kap syri.....

    jam me Tahox-in

    por dhe Vizion Plus me komedite qe po jep , te kenaq.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    kanalet televizive nga kosova i kam pare ne internet dhe me ka pelqyer rtk.u cudita pak ne menyren se si flitej shqipja,pa theks fare.dukej sikur ishte kanal nga shqiperia.kjo tregon perparimin qe ka bere kosova keto 4 vitet e fundit.top chanel eshte i vetmi kanal i pavarur ne shqiperi bashke me vizion plusin.klani dhe tvsh mbajne anen e qeverise ndersa shijaku dhe telenorba mbajne anen e opozites.edhe mua me pelqen jasht mase emisioni fiks fare ,sepse trajton problemet qe po has vendi yne ne keto kohera .te dyja ato vajzat jane yll fare ,sidomos aida ,ajo brunetja .edhe ajo biondja eva si shpirt eshte.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    pikes i re o edi72.tvsh eshte stacion shteteror dhe mban gjithmone anen e qeverise.shikoje kush eshte presidenti i saj,artur zheji ,dhelpra e fatos nanos.kur ra komunizmi ata mbanin anen e sales.mora vesh se ne fund te vitit do na dali tvsh2 ,pasi kanali i pare nuk jep mjaft pallavra dhe doktrina politike.

  6. #26
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Mbi televizionet ne Shqiperi

    Shkrimi i meposhtem, i marre nga gazeta "koha Jone", eshte nje shkrim realist, qe tregon rrumpallen qe mbizoteron sot ne median vizive ne Shqiperi. Ashtu si ne cdo fushe tjeter ne Shqiperi edhe televizionet nuk bejne perjashtim, duke u nisur qe nga parlamenti e qeveria qe perbehet nga ajka "intelektualeve" injorante, duke perfunduar tek bizneset. Nuk kane idene me te vogel te etikes e miresjelljes, te edukates dhe kultures, ndjenjes e krenarise kombetare. Boll qe te zhvatin miletin.


    TELEVIZIONET NE KERKIM TE FORMATIT

    Nga Kliton Nesturi

    Programacioni i varfer. Shqiperia me tre milion e gjysem banore ka gati dyfishin e numrit te kanaleve televizive te Rusise me njeqind e dyzet e pese milion banore. Dicka paradoksale, por ja qe eshte e vertete. Gjate gjashte viteve te fundit, televizionet jane zhvilluar shume per nga sasia dhe shume pak per nga cilesia e prodhimit, aq sa me nje perllogaritje te vogel del se me shume eshte prodhuar kur ka qene vetem nje televizion (TVSH) se sa tani. Po te shohim me vemendje, skemat programore te televizioneve, jane te mbushura me telenovela te huaja pa fund, ku secila prej tyre i prezantohet publikut si "me e ndjekura ne bote"(?).

    Ne vend te dyte, ne keto skema programore jane emisionet ne studio, dhe pastaj vijne edicionet e lajmeve. Ne pergjithesi, shihet se televizionet tona, (me perjashtim te "Telesport", "Calvin", "Nees 24" dhe "Alsat", te cilat kane nje specifike) nuk kane nje format te caktuar. Keshtu, tek "Top Chanal", bien ne sy emisionet "Fiks fare", "Shqip" dhe ndonje tjeter, tek "Vizion Plus" bien ne sy cikli dokumentar "Tuneli" dhe disa reportazhe, tek "Klan" "Maratona e kenges", emisioni "Opinion" dhe ndonje spektakel tjeter, etj. Por, a mjaftojne keto emisione po te kemi parasysh shtate dite dhe njeqind e gjashtedhjeteetete ore transmetime ne jave? Ne raport me zhvillimet e shoqerise dhe etjen e publikut, kaq emisione sa u permenden me lart jane shume pak. Po t'i shohim me vemendje emisionet e realizuara ne studio ne format e debateve dhe diskutimeve, ne vetvete, pergjithesisht nuk sjellin asgje. Ato me shume po sherbejne per te mbushur oret e programit, se sa per te percjelle nje shqetesim, apo dicka tjeter. Ndodh qe i njejti politikan apo "analist" mund te shfaqet brenda pak diteve ne disa ekrane televizive. Madje ne te njejtin emision javor, mund te ndodh qe te njejtet njerez mund te dalin deri ne dy here ne jave. Kjo te jep pershtypjen se Shqiperia ka kater-pese analiste dhe tete ose nente politikane. Prodhimet "origjinale" te televizioneve apo kanaleve televizive sot per sot jane emisionet ne studio. Por, deri kur keshtu? Kur do te mund te themi se nje filan televizion eshte solid, ka vizionin dhe prodhimin e tij, me te cilin konkuron jo vetem ne tregun vendas, por edhe ne ate te huaj? Kur do te themi se televizonet tona, nje pjese te mire te te ardhurave e sigurojne nga shitja e programeve te tyre, ashtu sic sot po funksionojne krahas televizioneve perendimore, edhe mjaft kanale televizive ne Evropen Lindore? Me keqardhje, duket se jemi ende larg ketyre pergjigjeve. Asnjera prej tyre nuk ka nje prodhimreal i cili perbehet nga, koncerte, filma, telefilma, reportazhe dhe dokumetare, me te cilat do te konkurronte jashte Shqiperise. Kush nga televizionet shqiptare, vec TVSH-se, ka marre pjese me prodhimet e saj ne ndonje festival boteror, apo europian? Te gjitha televizionet tona kane rene ne gracken e lajmit. Ato bejne gare me njera-tjetren se kush e kush ta japi lajmin e para, pavaresisht se shpesh mund te ndodhe qe ai mund te jete jo i sakte. Po pastaj? A mund te mburren keto televizione se, lajmet qe ato transmetojne jane me te shpejta se te BBC, CNN, ARD, FOX, apo ndonje tjetri ne Perendim? Cilat jane raportet e tyre me keto televizione? Telvizionet shqiptare japin informacione vetem per publikun shqiptar. A eshte ky publik me i madh se numri i banoreve te Berlinit? Kjo eshte njesoj sikur te shohesh vazhdimisht pallton qe mban veshur ne trup dhe te kenaqesh me te. Jo vetem televizionet ne Shqiperi, por asnje televizion ne Ballkan, nuk mund te mburret dhe te pretendoje se zoteron tregun e informacionit, gje e cila i ben ato konkurente te denja me gjigande te tille se BBC, ARD, FOX, N24, RTL, apo me pak te fuqishme se keto. Ky fakt, i cili eshte konstatuar edhe nga eksperte te ndryshem nderkombetar, e ben teresisht te pavlefshshem mentalitetin e mjaft prej drejtuesve te televizioneve shqiptare, te cilet e mbeshtesin punen e tyre tek informacionet e lajmeve. Koncepti se puna dhe te ardhurat e nje televizioni mbeshteten mbi edicionet e lajmeve, se sa te forta dhe te shikueshme jane ato, eshte nje koncept i vjeter, qe tashme nuk i perket shekullit ku jetojme.

    Ekrani ne beteje me politiken

    Sot flitet shume per nje ndikim te fuqishem te politikes vecanerisht ndaj televizioneve, gje e cila eshte normale ne te gjithe boten. Me shume se kjo teme, e cila eshte normale ne te gjithe boten, opinionin aktualisht e shqeteson nje teme tjeter; sa te pregatitura jane keto stafe, te cilat jo vetem percjellin lajmin, por pasqyrojne ne teresi zhvillimet e shoqerise shqiptare dhe me gjere? Kjo eshte ceshtja, tek e cila duhet te ndalen te gjithe. Pjesa me e madhe e reportereve dhe redaktoreve vijne nga media e shkruar, pa permendur ketu ata qe ne televizion hyjne nga hici. Te mesuar me praktiken e punes ne gazete, ata e kane teper te veshtire te pershtaten ne televizion.

    Vec ketyre sheh se edicionet informative jane te njejta. I njejti lajm, i cili jepet ne dreke, jepet edhe ne pasdite, ne mbremje dhe ne mesnate, me te njejtin stil. Ai nuk ndryshon as permbajtjen ne tekst dhe as ne figure. Dikur eshte kritikuar TVSH se te njejtat lajme i jepte ne edicionet e lajmeve te ores 16.00, te ores 20.00, dhe te ores 22.30. Tani thuajse te gjitha televizionet punojne keshtu. Ku ndryshojne ato na njera-tjetra dhe cila eshte e reja qe i jepet publikut gjate dites?

    Mentaliteti i hapesires se cunguar

    Nje dicka tjeter: Ne shumicen e televizioneve Kosova shihet me nje sy, si te ishte nje vend i huaj, diku prane Azerbajxhanit apo Kongos. Lajmet qe percillen prej tyre rreth Kosoves, shpesh jane percim i sakte i lajmeve te agjensive te huaja, prej te cilave ato furnizohen. Madje ne disa prej tyre, Kosova hyn ne bllokun e lajmeve nga bota(?!) Informacionet mbi Kosoven shpesh jane te thata, dhe ne lidhje me ngjarjet qe ndodhin ne kete pjese te kombit, s'para behet ndonje koment apo analize, por mjaftohet te percillet vetem opinioni zyrtar. Valle, kjo ben pjese ne moton"Nje komb, nje qendrim!"?...

    Qe televizioni ka rregullat e tij, kjo eshte e pamohueshme. Dikur ne RTSH nuk mund te punoje si gazetar apo redaktor ne se nuk kishe mbaruar nje dege te arsimit te larte. Ky rregull ka ekzistuar jo pa te drejte deri kohet e fundit. Kjo nuk eshte aspak nje norme komuniste, apo e vjeter, sic degjon te thuhet shpesh, por nje norme e cila eshte e vendosur dhe praktikohet ne te gjitha televizionet kryesore te Europes, e me gjere. Madje, ne disa prej tyre ekziston edhe kufiri ndares; nje reporter nuk mund te behet shef ne se ai nuk kalon nje periudhe te gjate pune, e cila shkon deri ne pesembedhjet vjet, si dhe gjate kesaj kohe te kete treguar aftesi organizative; nje reporteri te ri, nuk i lejohen interpretime, etj.. Ne Shqiperi keto parametra jane thyer ne menyren me te thjeshte, dhe sot ka plot gazetare apo redaktore te cilet ende nuk e kane mbaruar shkollen e larte, e qe mund te kene lexuar ndonje liber njehere ne kater vjet. Keta jane ata qe informojne publikun, qe kane ne dore fatet e tij. Sasia qe ata i sjellin publikut, shpesh eshte nje pune e percipte; nuk thote asgje, ose arrin te sjell dicka ne menyre te percipte, apo te kopjuar keq. Kjo ndodh me se shumti tek reporteret qe vijne nga hici dhe qe ende nuk e kane mbaruar shkollen e larte.

    Garderoba e munguar

    Nje rregull tjeter ne televizion eshte edhe veshja. Ajo ka normat e saj, te cilat nuk mund t'i mohosh. Ne rradhe te pare ajo duhet te percoje kulture dhe seriozitet, respekt per shikuesin dhe bashkebiseduesin. Por duket se ne Shqiperi as kjo gje nuk ka vlere. Gazetaret e informacionit, vajza te reja dhe plot energji, i sheh neper konfernca shtypi, apo edhe duke ndjekur politikanet, (pa permendur temat e tjera) me funde te shkurtra dhe me bluza sportive(?!). Si do te dukej nje gazetare ne oborrin e Shtepise se Bardhe, apo ne ambientet e Parlamentit Europian, me kete lloj veshjeje? Kjo, veshje, per fat te keq, eshte bere veshje pune. Keto nuk ndodhin ne asnje televizion te botes. Madje, per te tilla gjera ka sanksione te forta.

    Kriza e identitetit te pakerkuar

    Me shume se ne zhvillim, televizionet ndodhen ne kaos. E ke te veshtire te dallosh se kush eshte televizion publik dhe kush privat, kush kombetar dhe kush lokal. Po te shohim me kujdes, veme re se shume pak prej tyre luajne brenda disa rregullave te caktuara, ndersa te tjeret. me mire te mos e thuash. Po ndodh ajo qe quhet "lodhje e publikut". Nuk mjaftojne vetem lajmet, por edhe struktura programore. Ende vazhdon te ndodhe, qe nje film, te cilin e sheh ekskluziv ne mbremje ne nje stacion, ta shohesh te nesermen ne dreke tek nje stacion tjeter. Madje, shume nga keto stacione televizive po thyejne edhe rregullat e tregut, dhe mund te mos jete aspak cudi qe nje dite ato mund te paditen nga prodhuesit per pirateri. Keshtu, mjaft filma amerikane te shfaqur tek "televizionet lokale", jane te dubluar ne italisht dhe cilesia e transmetimit te tyre mjaft e keqe. Edhe sa kohe keshtu? Sa per krahasim, me gjithe veshtiresite dhe periudhen e shkurter kater vjecare, te tre televizionet kryesore ne Kosove RTK, RTV21 dhe KTV, transmetojne vetem filma dhe koncerte te cilat i kane blere nga prodhuesit, apo jane dhurate ne nje forme tjeter, pa cenuar te drejtat e autorit.

    Per shume televizione shqiptare tashme eshte periudha e lumturise. Po neser? Televizionet shqiptare tasme ndodhen para sfidave konkrete. Tre jane ceshtjet me te cilat ato do te duhet te perballen, identiteti dhe skemat e qarta programore, profilizimi i stafeve dhe hyrja ne tregun e huaj. Pa keto te treja, veshtire se do te kemi televizone te verteta ne Shqiperi.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e DuRResaK_PlaKo
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    41
    mire e ka, por ca do te behet?
    Ishalla me mire ky eshte nje proces, megjithse proceset sikur ngecin ne shqiperi.
    Kush kėrkon gėzon!

  8. #28
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Koment mbi verejtjet e "Koha Jone" ne lidhje me tv shqiptar

    Gazeta Koha Jone shkruan:
    "Ne raport me zhvillimet e shoqerise dhe etjen e publikut, kaq emisione sa u permenden me lart jane shume pak. Po t'i shohim me vemendje emisionet e realizuara ne studio ne format e debateve dhe diskutimeve, ne vetvete, pergjithesisht nuk sjellin asgje. Ato me shume po sherbejne per te mbushur oret e programit, se sa per te percjelle nje shqetesim, apo dicka tjeter. Ndodh qe i njejti politikan apo "analist" mund te shfaqet brenda pak "

    Te nderuar gazetare pse me kaq nota denigruese per stacionet televizive shqiptare.
    Jam emigrant shqiptar ne Gjermani dhe kam mundesi te ndjek shume stacione televizive (digital) shqiptar,amerikan,francez,italian,spanjoll,rumun gjerman etj.
    Per hir te se vertetes duhet thene se televizioni shqiptar ka pesuar sipas mendimit tim nje hop te madh pozitiv ne lidhje me shkallen e informimit te publikut dhe angazhimin e tij ne proceset e zhvillimit ne Shqiperi.
    Personalisht shoh me kenaqesi stacionin televiziv Top Channel,TV Shqiptar,TV Kosova.
    Dua ketu te shpreh komplimentat e mija per gazetaret teper te guximshem te emisionit "Fiks Fare" te Top Channel,per Alban Dudushin ne Top Show,si dhe ne pergjithesi per informimin objektiv qe ky stacion televiziv i bene publikut.
    Me duhet te them ketu se sa here shoh "Fiks Fare" ne mbremje shqetesohem per
    shendetin dhe fatin e gazetareve te atij emisioni te cilet vene jeten e tyre ne rrezik dhe ngrene zerin e tyre lart,i kthejne kamerat nga realiteti,pjeserisht i felliqur,duke u ndeshur keshtu balle per balle me guxim me mafian shqiptare ne pushtet ose jashte pushtetit.Komplimenta Saimir & Doctor!
    Shoh me kenaqesi edhe televizionin zyrtar shqiptar tek i cili vleresoj theksin qe ve tek tradita kulturorore,dhe qe perpiqet te mbaj gjalle kujtesen historike te popullit tone.
    Me duket se ne kete drejtim keto dy stacione televizive plotesojne njeri tjetrin fare mire.
    Pasi i kemi thene keto mund te themi me plot goje se te pakten te dyja stacionet televizive qe permenda me lart jane padyshim ne nje nivel bashkekohor,si nga permbajtja ,ashtu dhe nga forma.
    Mjafton te permend se ne Gjermani psh,nje vend me shume stacione televizive
    emisione te tilla si "Fiks Fare " i sheh vetem nje here ne jave.
    Mjafton te permend se ndersa Top Channel ka dhene Top Show te vecanta per minoritetet ne Shqiperi ,me pjesemarrjen ne to kryesisht te atyre minoriteteve(Per Romet psh.) ne Gjermani ku ka miliona turq asnjehere ,e theksoj asnjehere nuk eshte bere ndonje emision ku minoriteti turk ketu te vihet ne qender te vemendjes,me pjesemarrjen e plote te tij ne ndonje show qe ti kushtohet vetem turqve(psh) mos flasim per shqiptaret apo te tjere.
    Edhe njehere komplimentat e mija per Top Channel!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Mbi Televizionin ne Shqiperi

    Ethet e klikimeve qė po varrosin televizionin

    Lutfi Dervishi | Janar, 2023


    Pėr t’i shpėtuar plakjes, televizioni duket se ka nisur tė germojė ku tė mundė pėr tė gjeneruar burime tė reja energjie qė mund tė rindezin llampėn e interesit. E kėtė jo domosdoshmėrisht e bėn nė emėr tė vlerave por mjafton qė tė arkėtojė tė ardhura. E rėndė tė thuhet por nė kėtė mekanizėm s’ka mė vijė tė kuqe, madje as duke pėrdorur plehra pėr tė prodhuar elektricitetin e nevojshėm tė mbijetesės.

    Nė tė shumtėn e rasteve kjo ėshtė mė e preferuara pasi ka kosto mė tė ulėt televizive dhe rezultati i pėrftuar ėshtė njė lloj energjie bėrthamore qė pėrpos anės pozitive mbart edhe atė shkatėrruese.

    Pra, mund tė prodhosh vlera dhe tė pėrēosh kulturė, por mund tė prodhosh edhe antilvera e tė pėrēosh banalitet.
    Njė program i mirė mund tė shkaktojė ndjenjėn e tė qenit i qetė, i lumtur, i gėzuar, sikundėr mund tė prodhojė apati, mund tė zgjojė instiktet e dhunės ose thjesht tė bjerrėsh kohėn me tė.

    Nga njė program i mirė mund tė dalin talente, sikundėr nga njė program i keq mund tė dalin “VIP”-a.

    Nuk ėshtė nevoja tė shtroj pyetjen se ēfarė ndjesie ju pėrshkron nėse ju shikoni ose dėgjoni pėr Anjeza Shahinin, Kamela Islamajn, Rona Nishliun, Teuta Kurtin, Flaka Krelanin, Elvana Gjatėn, Rosela Gjylbergun, Kejsi Tolėn, Vesa Lumėn, etj…

    Me shumė gjasė keni njė ndjesi tė mirė, e kjo jo vetėm pėr hir tė nostalgjisė sė kultivuar prej brezash, por edhe sepse i ndjeni ende kėta personazhe “krijesa” tė televizionit tė mire pėr atė ēka i kanė dhuruar skenės.
    Dikur, para dy dekadash ishin tė rinj qė plot ideale pėr tė nesėrmen artistike konkurroni me kėngė live pėr tė dalė tė parėt dhe pėr tė mbretėruar nė skenat e njė Shqipėrie tė varfėr qė mėtonte pėr tė kapėrcyer shkallėt e tranzicionit, e sigurisht edhe atė kulturor.

    E njėjta ndjesi e mirė, duke shtuar edhe respektin qė e imponon kopetenca profesionale, besoj se e ndjeni kur dėgjoni pėr Adi Krastėn, Pali Kuken, Alfred Kaēinarin, Shpėtim Saraēin, Zhani Cikon, Zerina Kuken, Elton Dedėn, Kristi Popėn?
    Kjo bashkėsi vlerash e profesionistėve tė “vjetėr” pėrputhej me grupin e tė rinjve qė konkurronin me kėngė live nė programin: “Ethet e sė Premtes mbrėma dhe Krasta show”. Ky program u realizua vetėm nė katėr vite nė katėr televizione. (Telesport nė bashkėpunim me RTSH, Vizion + dhe Top Channel.)

    “Ethet”, pėrmes profesionistėve tė dorės sė parė dhanė njė leksion pėr kohėn: Rinovuan skenėn e kėngės, bėnė njė garė tė hapur e tė ndershme pėr kėdo qė mendonte se dinte tė kėndonte, prodhuan talente qė i rezistuan kohės dhe pėrfaqėsuan denjėsisht vendin nė Eurovizion.

    Por mė shumė se pėr fillimin e viteve 2000, leksionet e “Etheve” vlejnė pėr kohėn e youtube, Instagramit dhe TikTok-ut qė po njohin veē gjuhėn e klikimeve.

    Leksioni i madh i “Etheve”, nė kushtet e zhvillimit tė teknologjisė dhe etheve tė rrjeteve sociale, ėshtė se nuk ka pse tė ketė kontradiktė mes njė programi shumė popullor dhe njė programi cilėsor. Pėr ata qė e kanė harruar dhe brezin qė nuk ka patur mundėsi ta shohė kėtė spektakėl duhet kujtuar se nė qytetet ku shkonin Ethet, mbyllej ēdo aktivitet pėr tė shijuar spektaklin.
    Leksioni aktual ėshtė se ndonėse fituesit e garės sė “Etheve” nuk shpėrbleheshin financiarisht me asnjė qindarkė, u bėnė njerėz jo vetėm tė famshėm, por artistė tė vėrtetė dhe pėrēues tė vlerave nė shoqėrinė shqiptare qė me vitet akoma edhe mė tė vyer u bėnė.

    Leksioni i ēmueshėm i “Etheve” tė para 20 viteve ėshtė se Shqipėrisė nuk i mungojnė talentet, por pėr t’i zbuluar ata duhen jo vetėm profesionistė tė mirė, por edhe shumė mund. Pėr tė fituar artistėt e pėrmendur mė lart janė situr me seriozitet dhe profesionalizėm afro 10 mijė konkurrentė, e ndėrsa sot dembelizmi mediatik ka kultivuar gradualisht njė audience qė adhuron shthurjen. (E kjo natyrisht ka nevojė pėr studime tė thelluara sociologjike)

    Leksioni qė vlen pėr ēdo kohė i “Etheve” ėshtė se kur punėn e marrin nė dorė profesionistėt, meritokracia dhe suksesi ėshtė i garantuar. Ata qė mbajnė mend kėtė program, kujtojnė se vendimet merreshin me transparancė tė plotė dhe nė sinkron me ndjesinė qė kishte publiku. Vetė karriera e atyre qė mundėn tė trimfojnė, ėshtė vėrtetim pėr integritetin profesional.

    Ai produkt televiziv mbetet leksion pėr kėtė kohė tė ēartur klikimesh duke na kujtuar se si mund tė bėsh program popullor, pa kaluar nė banalitet.

    Ai produkt televiziv mbetet leksion pėr ekranet e shumta qė kemi sot tė cilat teorinė e evolucionit e kanė kuptuar anasjelltas, jo nga kafsha tek njeriu por nga njeriu tek kafsha. Pra, jo Teoria e Darvinit, por teoria e “Ujkut tė Cėrrikut”.

    E vėrtetė qė ekrani pėrpos informimit duhet tė argėtojė por ama kėtė mund ta bėjė paralelisht me prodhimin e vlerave pėr shoqėrinė. Vlera qė nė rastin konkret pėrfaqėsuan denjėsisht Shqipėrinė. Anjeza Shahini, Luis Ejlli, Rona Nishliu, Kejsi Tola dolėn nga dyert e “Etheve” dhe pėrfaqėsuan vendin nė Eurovizion.

    Leksioni universal nga “Ethet” ėshtė se dalja e yjeve tė rinj nuk errėsoi yjet me tė cilėt ishte mėsuar publiku pasi qielli i kėngės vetėm sa u pasurua.

    “Ethet” janė pasuar edhe nga programe tė tjera mjaft popullore me kėngė, pa rėnė nė banalitet dhe pa bjerrur nė cilėsi si produksionet e Pandi dhe Bledi Laēos.

    Njė justfikim qė dėgjon rėndom pėr produktet banale qė ndesh sot nė ekran ėshtė justifikimi kėshtu “e do ky milet”. Ky justifikim vulgar tė kujtojmė thėnien e famshme tė Henry Ford, prodhuesit tė automobilave. “Po tė pyesja njerėzit se ēfarė donin ata, me siguri do tė mė kėrkonin kuaj mė tė shpejtė”.


    Ballkanweb

    https://www.balkanweb.com/ethet-e-kl...-televizionin/

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •