Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime

    Lasgushi , te Bijat dhe miqte.

    Skjarim..

    Gazeta dje ka pasur nje shkrim qe flet per Lasgushin , shkruar nga nje mikeshe e tije dhe ky shkrim sot eshte reagim i bijes se Lagushit per Shkrimin e mikeshes.
    Une e postova kte shkrim jo per debate por per te njohur jeten private te Lasgushit si njeri dhe POET.

    Nga gazeta Shqiptare

    ........

    DOSSIER II

    Pėr herė tė parė, Maria Gusho, bėnė publike marrėdhėniet e babait tė saj, Lasgush Poradecit, me zonjat Meri Lalaj e Ana Jovani si dhe Kadarenė e Bashkim Shehun

    "Ja e vėrteta e lidhjeve tė babait tim, Lasgushit, me dy mikeshat e tij"


    ..............

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me ditarin e zonjės Meri Lalaj, nė tė cilin bėhej fjalė pėr lidhjet e saj intime me poetin e famshėm Lasgush Poradeci, nė vitet 1980-1984, kohė kur ajo punonte si mėsuese e anglishtes nė qytetin e Pogradecit. Ditarin e saj, ajo e botoi pas viteve '90, fillimisht nė Shtėpinė Botuese "Onufri" dhe mė pas, kohėt e fundit ajo e ribotoi nė Shtėpinė Botuese "Omska". Sipas ditarit tė zonjės Lalaj, aty jo vetėm qė lihet pėr t'u kuptuar mbi lidhjet e saj tė ngushta me poetin e famshėm, por aty thuhet qartė se ēfarė marrėdhėniesh kanė ekzistuar midis tyre. Mirpo, atė e gjė, pra marrėdhėniet e Lalajt me Lasgushin, i kundėrshton e bija e Lasgush Poradecit, Maria Gusho, e cila shprehet se aty nė atė ditar, shumė gjėra janė tė trilluara nga zonja Lalaj dhe nuk i pėrgjigjen fare sė vėrtetės. Lidhur me kėtė, bėnė fjalė dhe intervista ekskluzive e Maria Gushose, tė cilėn po e botojmė nė shkrimin e mėposhtėm.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Zonjusha Maria, nė ē' rrethana e keni njohur ju zonjėn Meri Lalaj dhe ēfarė e ka lidhur atė me familjen tuaj?
    "Meri Lalaj ka jetuar shumė vjet nė qytetin e Pogradecit, ku kemi banuar edhe ne familjarisht. Njohja e familjes sonė me kėtė person, ka ardhur nė njė mėnyrė krejt tė ēuditėshme, nė ato vite qė ajo punonte si mėsuese e anglishtes nė njė shkollė 8-vjeēare nė qytetin e Pogradecit. Duke qenė se Meri ishte kolege pune me motėrn time mė tė madhe, Kostandinėn, ajo filloi tė vinte nė shtėpinė tonė si shoqe e motrės. Duke qenė se njerzit qė mund tė shkelnin nė shtėpinė tonė nė Pogradec ishin mjaft tė rrallė, ne e pranuam Meri Lalajn pėr disa arsye tė cilat kishin tė bėnin me gjėndjen e saj sociale dhe shoqėrore. Nė atė kohė ne na vinte shumė keq pėr tė, pasi para se tė vinte nė Pogradec, ajo kishte jetuar disa kohė nė Minierėn e Manzės sė bashku me bashkėshortin e saj dhe mė pas ishte e divorcuar nga ai pasi atė e kishin dėnuar me burg pėr motive politike dhe ajo kishte mbetur e vetme me njė vajzė tė vogėl nėpėr kėmbė. Pra me pak fjalė, nė atė kohė ajo jetonte nė njė gjendje tė mjeruar ekonomike, gjė e cila midis tė tjerash na shtynte ta mėshironim dhe ajo shpesh ushqehej nė shtėpinė tonė".

    Pėr nė ē' kohė bėhet fjalė, pra kur ka ardhur ajo pėr herė tė parė nė shtėpinė tuaj?
    "Fillimet e njohjes sonė me kėtė person, i pėrkasin vitit 1979-80 kur motra ime, Kostandina, u emėrua si mėsuese nė qytetin e Pogradecit, por miqėsia jonė me tė, vazhdoi edhe disa vjet tė tjera dhe ajo ishte ndėr tė paktėt njerėz qė shkelnin nė shtėpinė tonė, pasi babai ynė, Lasgushi ishte mjaft i mbyllur dhe pėr shumė rrethana tė tjera, miqtė e tij qė mund tė vinin pėr ta vizituar atė, siē thashė mė lart, ishin mjaft tė pakėt".

    Me qė dolėt nė kėtė pikė, mund tė na tregoni se kush ishin miqtė mė tė ngushtė tė babait tuaj nė ato vite, pra kush ishin ata qė e vizitonin atė nė shtėpinė tuaj?
    "Nė parantezė desha tė them se ne kemi pasur dy shtėpi, njė nė Tiranė dhe njė nė Pogradec. Babai me nėnėn, Nafien, dhe ne dy gocat, (unė dhe Kostnadina) shkonim nga Tirana nė Pogradec, nė periudhėn qė mbaronim shkollat dhe kishim pushimet verore. Nė atė periudhė qė ne qėndronim nė Pogradec, babain vinin pėr ta vizituar miq shumė tė rrallė. Ndėr ata kujtoj shkrimtarin e njohur Ismail Kadare me bashkėshorten e tij, Elenėn, Bashkim Shehun, djalin e Mehmet Shehut, si dhe Skėnder Luarasin. Kishte dhe persona tė tjetėr nga Pogradeci qė akoma dhe sot ne nuk i dimė arsyet se pėrse vinin nė shtėpinė tonė. Por babai si miq mė tė ngushtė tė tij, konsideronte Kadarenė dhe Bashkim Shehun, tė cilėt vinin mė shpesh pėr tė vizituar si nė Pogradec ashtu dhe nė Tiranė".
    U shprehėt se babai juaj Lasgushi, i vlerėsonte shumė Kadarenė dhe Bashkim Shehun, nė ē'aspekt e keni fjalėn.
    "Pėrveē anės intelektuale dhe profesionale, pra nė fushėn e letrave, babai fliste me superlativa pėr Ismailin e Bashkim Shehun, sepse vetėm ata tė dy i ishin gjendur nė momentet mė tė vėshtira qė kalonte ai nė atė kohė dhe babai thoshte gjithnjė: "Mik ėshtė ai qė tė gjendet nė tė keq e nė rrezik", duke pėrmėndur Ismailin e Bashkimin".

    Mė konkretisht, ku i ishin gjendur ata Lasgushit dhe pėr ēfarė e kishin ndihmuar?
    "Unė po marr vetėm njė aspekt. Kur unė dhe motra, Nina, mbaruam shkollat e mesme, Ismaili me Bashkimin ndėrhynė qė ne tė na jepej e drejta e studimit pėr tė vazhduar shkollat e larta, nė Ekonomi e Letėrsi qė mbaruam unė dhe Nina. Nė atė kohė, pra kur unė dhe Nina mbaruam shkollat e mesme, babai u kėrkoi ndihmė Ismailit dhe Bashkimit, sepse ai e kishte shumė problem qė ne tė vazhdonim universitetin, jo thjesht pėr tė marrė njė diplomė, por tė shkelje bankat e shkollės sė lartė, ai e quante gjėnė mė tė shėnjtė. Kjo ishte edukata me tė cilėn ishte brymosur ai nė shkollat europiane ku kishte studjuar. Pra qė ne tė mbeteshim pa u shkolluar, ishte plaga mė e madhe qė mund t'i hapje Lasgushit dhe qė tė shkolloheshim ne, do tė thoshte t'i plotėsoje atij njė dėshirė tė madhe shpirtėrore. Kjo gjė vinte nga qė ai e vuante shumė atė fakt, pra se ne mund tė mbeteshim pa shkollė, pėr faj tė karakterit tė tij jo konformist me regjimin nė fuqi. U zgjata pak nė kėtė pikė, por desha tė them qė si babai ashtu dhe ne, u jemi mjaft mirėnjohės, Ismailit dhe Bashkim Shehut, pėr tė gjitha ato qė bėnė pėr ne. Njė nga personat e tjerė qė na ka ndihmuar, ka qenė edhe Llazar Siliqi e Isuf Kamba, tė cilėt na ndihmuan nė emėrimin Ninės nė Pogradec. Mirėnjohjen ndaj tyre babai e ka shprehur dhe nė ditarin e tij dhe nė shumė letra dėrguar atyre tė cilat ne mund t'ua vėmė nė dispozicion".

    Tė kthehemi pėrsėri tek ēėshtja e zonjės Meri Lalaj, sa kohė dhe si vazhdoi miqėsia e saj me Lasgushin dhe familjen tuaj?
    "Miqėsia e jonė me Meri Lalajn, e cila hynte dhe dilte nė shtėpinė tonė fare normalisht, vazhdoi deri aty nga viti 1982, kur babait tonė i ra njė ishemi cerebrlale, aq sa me porosi tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, u ngarkua Llazar Siliqi pėr t'i bėrė nekrologjinė. Por ashtu si Llazari i Biblės qė u ngjall nga Krishti, edhe babai ynė Llazari, pėr fat tė mirė nuk vdiq, por jetoi edhe shumė vjet tė tjera. Nė atė kohė me interesimin e nuk e di se kujt, nė shtėpinė tonė nė Pogradec, erdhi mjeku specialist Kadri Baboēi nga Tirana, i cili u kujdes gjatė pėr mjekimin e Lasgushit. Nisur nga ky fakt, nė shtėpinė tonė filluan tė hynin e dilnin shumė njerėz, tė cilėt pyesnin pėr shėndetin e babait. Njė nga ata persona, ishte dhe Nuēi Tira, (krushk i familjes sonė, motra e tij ishte martuar me djalin e motrės sė Lasgushit) ish'kuadėr i vjetėr i Sigurimit tė Shtetit, i cili nė atė kohė punonte nė degėn e Brendėshme tė Pogradecit. Nuēi Tira me shumė dashamirėsi na tha se ne duhet qė tė kishim shumė kujdes nga Meri Lalaj dhe tė ruheshim nga ajo. Ne e vlerėsuam kėshillėn miqėsore qė na dha Nuēi, e cila na korespodonte me njė fakt, se nė atė kohė disa biseda familjare tonat, kishin filluar tė pėshpėriteshin nėpėr qytet dhe dyshimet tona normalisht ranė mbi Merin, pasi vetėm ajo kishte dijeni pėr ato gjėra. Qė nga ajo kohė, pra pas kėshillės sė Nuēi Tirės, ne filluam qė tė ruheshim nga Meri, por pa i rėnė nė sy asaj. Njė nga arsyet e tjera qė na shtynė tė hapnim sytė nė marrėdhėniet qė kishim me tė, ishte dhe fakti se nė atė kohė ajo kishte shumė miqėsi me njė person tė quajtur Ll. A. i cili njihej si njeri i Sigurimit. Kėtė gjė ne e kishim mėsuar nga burime tė tjera shumė tė sigurta".
    Pėrveē zonjės Meri Lalaj, ėshtė folur qė kullėn e Lasgush Poradecit, e ka pas frekuentuar edhe njė femėr tjetėr. Ky fakt ėshtė bėrė i njohur publikisht, edhe nga ditari i babait tuaj i botuar pjesėrisht para pak vitesh nga njė revistė shqiptare, por dhe nga kujtimet e zonjės Lalaj nė librin e saj: "Lasgushi nė Poradec".
    "Kjo gjė ėshtė mė se e vėrtetė. Pėrveē Meri Lalajt, nė atė kohė nė shtėpinė tonė filloi tė vinte dhe njė zonjė tjetėr e quajtur Ana Jovani, qė kishte mbetur vejushė e nė mos gabohem ishte rreth 37 vjeēe. Ana ishte mėsuese letėrsie dhe duke qenė e pasionuar pas letėrsisė dhe poezisė, ajo gjeti mėnyrėn pėr tė hyrė nė shtėpinė tonė. Po kėshtu sa herė vinte zonja Ana nė shtėpinė tonė, aty vinte dhe njė piktor i quajtur T.M dhe tė tre bashkė me Lasgushin, diskutonin pėr artet dhe letėrsinė. Lasgushit i bėri pėrshtypje dhe i hyri nė zėmėr ajo grua, sepse fliste me plot passion pėr artet dhe poezinė, e duke qenė se babai ishte njeri me zėmėr tė madhe dhe shumė kavalier, pėr ta sajdisur, i lėshoi zonjės Ana studjon e tij qė ajo tė jetonte aty dy muajt e verės, nė periudhėn e pushimeve shkollore. Nė ato dy muaj qė Ana qėndroi aty, vinte shpesh pėr vizitė dhe T.M".

    Nė ē'periudhė bėhet fjalė?
    "Nė mos gaboj duhet tė ketė qenė viti 1979".

    A ju bėnin pėrshtypje familjes suaj, kėto miqėsira dhe veprime tė babait, Lasgushit?
    "Pėr tė qenė e sinqertė deri nė fund, duke e njohur mirė karakterin dhe temperamentin e ndjeshėm tė babait tonė, ne nuk na bėnin ndonjė pėrshtypje tė madhe miqėsitė e tija. Por edhe po tė kishim ndonjė rezervė nė kėtė aspekt,nuk mund t'i ndėrhynim kurrė babait nė punėt e tija, pasi ashtu na kishte edukuar ai dhe ne ishim aq tė emancipuara sa nuk mund ta gjykonim atė".

    Si rrodhi mė pas miqėisa me zonjėn Ana Jovani?
    "Ato dy muaj qė Ana qėndroi nė shtėpinė tonė, ne filluam tė dyshonim tek ajo, pasi shpesh herė ajo dilte nga shtėpia me ēantat plot me libra. Kėtė gjė, pėrveēse e kishim pikasur vetė, na e kishin thėnė edhe disa miq tė afėrm tė familjes sonė. Pas kėsaj, ne me shumė delikatesė, filluam qė t'ja thoshim babait kėtė gjė, i cili heshtėte, por nė veten e tij nxirrte konkluzionet e duhura. Kur mbaroi vera, mbas njė sherri tė paparė me njerzit e burrit nėpėr gjyqe, zonja Ana u largua nga qyteti ynė dhe u vendos nė vėndėlindjen e saj, nė Shkodėr. Kėtu mori fund dhe miqėsia e familjes sonė me zonjėn Ana".

    Po me zonjėn Meri Lalaj, deri kur e vazhduat miqėsinė?
    "Aty nga viti 1983, mbas vdekjes sė mamasė sonė, (Nafijes) motra ime, Kostandina, erdhi me punė nė Tiranė dhe bashkė me tė erdhėm dhe unė e babai, Lasgushi. Kėshtu mori fund miqėsia jonė me Meri Lalajn, e cila vinte shumė rrallė nė Tiranė dhe nė kėto rrethana u shkėputėn lidhjet me tė. Por ndonėse ato dy zonja i shkėputėn fizikisht lidhjet me familjen tonė, familja jonė si tė thuash mbeti peng i tyre, pėr shkak tė shumė librave, dokumenteve e dorėshkrimeve qė ato patėn rastin tė vidhnin nė shtėpinė tonė. Njė nga kėto, ka qenė edhe ditari i babait, tė cilin e vodhi zonja Meri Lalaj".

    (vijon nesėr)

    --------------------nga GSH-------




    ----

    DOSSIER III

    Pėr herė tė parė, Maria Gusho, bėn publike vjedhjet qė i bėnė babait tė saj, Lasgushit, zonjat Lalaj e Jovani si dhe falsifikimet e shpifjet e Merit nė librin"Lasgushi nė Poradec"

    "Ja si ia vodhėn dorėshkrimet Lasgushit, dy mikeshat e tij"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e dytė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet intervistės ekskluzive tė Maria Gushos, u njohėm me historinė e plotė tė lidhjeve tė babait tė saj, Lasgushit, me dy mikeshat e tij, zonjat Lalaj dhe Jovani. Sipas dėshmisė sė saj, zonja Meri Lalaj e cila ka botuar sė fundi librin: "Lasgushi nė Poradec", hyri fillimisht nė shtėpinė e tyre rreth vitit 1979, si shoqe e kolege e motrės sė saj, Kostandina Gushos, pasi nė atė kohė ato tė dyja punonin sė bashku si mėsuese nė shkollėn 8-vjeēare tė Pogradecit. Miqėsia e zonjės Lalaj me familjen Gusho e Lasgushin, zgjati deri aty nga viti 1983-84, sepse pas asaj kohe, me vdekjen e nėnės sė tyre, Nafijes, Kostandina u transferua pėr nė Tiranė, e bashkė me tė pėr nė kryeqytet, u zhvendosėn edhe Maria me Lasgushin. Pikėrisht nė kėtė kohė mbaron dhe shoqėria e tyre me zonjėn Lalaj, e cila nė shtėpinė e tyre nė Tiranė shkonte shumė rrallė. Ndėrsa zonja tjetėr, Ana Jovani, hyri nė shtėpinė dhe shoqėrinė e Lasgushit, po nė atė kohė dhe shkak pėr atė lidhje miqėsore, u bė pasioni qė kishte ajo pėr Letėrsinė. Por sipas Maria Gushos, tė dyja zonjat nė fjalė, pėrfituan nga zemėrgjėrėsia e Lasgushit dhe e shpėrdoruan besimin e tij, duke i vjedhur shumė dokumente, dorėshkrime, e libra tė ndryshėm, ku ndėr to bėnte pjesė edhe ditari i poetit, tė cilin pas kėrkesės sė vajzave tė Lasgushit, zonja Lalaj ia ktheu atyre nė fillimin e viteve '90.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Znj. Maria, si e mėsuat ju se ditarin e e babait tuaj, Lasgushit, ua kishte vjedhur zonja Meri Lalaj?
    "Aty nga vjeshta e vitit 1990, njė miku im, mė erdhi njė ditė nė zyrė dhe mė mė tha se nė njė libėr qė Ismail Kadareja kishte dorėzuar pėr shtyp, kishte njė kapitull shumė tė bukur tė titulluar "Portreti i Lasgush Poradecit". Nisur nga dėshira ime e madhe pėr ta lexuar sa mė shpejtė atė pjesė dhe gjithė librin e Kadaresė, miku im u detyrua dhe mė solli bocat e librit qė me shumė mundime mundi t'i merrte nga shtypėshkronja. Pasi nisa ta lexoja me njė frymė, gjithė kėnaqėsinė pėr ēka ishte shkruar aty, ma prishi pjesa e fundit ku unė shtanga kur e lexova".

    Ēfarė ishte shkruar aty?
    "Nė faqen 223 tė librit "Ftesė nė studio", (botim i vitit 1990 i Shtėpisė Botuese "8 Nėntori") shkrimtari i njohur Kadare, shkruante: "Shumė fletore tė tij u zhdukėn gjatė stinėve, kur ai e braktiste "kullėn" e Pogradecit, pėr tė kaluar dimrin nė Tiranė. Njė prej humbjeve ėshtė proza "Vizita e zonjėshės Ana X nė kullėn time". Njė person qė nuk e di nė ē' rrethana kishte arritur ta merrte, ma dha mua pėr ta lexuar vetėm pėr njė natė. Mė pas, kur pas vdekjes sė tij e pyeta pėr fatin e dorėshkrimit, ma mohoi. "nuk ju kam dhėnė kurrė njė dorėshkrim tė tillė dhe as e kam patur kurrė nė dorė" mė tha duke mė vėshtruar si tė mė thoshte: ndoshta e keni parė nė gjumė". Kėshtu shkruhej nė librin e Kadaresė".

    Ju a e kishit lexuar ndonjėherė nė dorėshkrim "Vizitat e zonjės Ana X nė kullėn time"?
    "Unė e kisha lexuar disa herė atė prozė, por nė ato momente qė lexova bocat e librit, mėsova se atė prozė na e paskėrka njė person, qė ia kishte dhėnė pėr ta lexuar pėr njė natė edhe Ismail Kadaresė. Por ajo qė na mundonte mė shumė, ishte mendimi nė se atė shkrim e kishte lexuar vetėm Ismail Kadareja, miku i ngushtė i babait tonė, apo personi nė fjalė, mund t'ua kishte dhėnė dhe personave tė tjerė pėr ta lexuar".

    A ju shkoi ndėr mėnd se kush mund tė ishte ai person qė ia kishte dhėnė prozėn nė fjalė Kadaresė?
    "Menjėherė sapo unė mėsova nėpėrmjet bocave tė librit tė Kadaresė, pėr atė fakt, bashkė me motrėn time, Kostandinėn, biseduam gjėrė e gjatė dhe filluam qė tė ēonim nėpėrmėnd tė gjithė ata pak njerėz qė kishin hyrė e dalė nė shtėpinė tonė nė atė kohė qė jetonim nė Pogradec dhe babai ynė ishte ende gjallė. Nė mėndjen tonė sillej enigma e madhe se kush mund tė ishte ai person qė e njihte edhe Ismail Kadareja dhe cilat ishin arsyet qė vetė Ismaili e denoncoi vetė nė shkrimin e tij "Portreti i Lasgush Poradecit". Menjėherė ne u kthjelluam dhe i vumė gishtin, duke i thėnė njera tjetrės, se i vetmi person qė mund ta kishte bėrė atė gjė, ishte zonja Meri Lalaj. Duke bėrė lidhjet llogjike me ato fjalė qė na kishte thėnė pėr tė, Nuēi Tira, ne nuk kishim mė asnjė dyshim se ajo ishte autorja e vjedhjes sė ditarit tė babait tonė".

    Pasi krijuat bindjen pėr atė gjė a e takuat zonjėn Lalaj?
    "Po, vetėm disa ditė mė pas, aty nga fundi i tetorit 1990, motra ime Kostandina, shkoi nė Pogradec dhe u takua me Merin, sė cilės i tha: "Meri, ma jep ditarin "Vizita e zonjushės Anė" tė cilėn na e ke marrė". Ajo e befasur iu pėrgjigj: "Nga e di ti se atė e kam unė?". Kostandina i tha me vendosmėri: "Nuk po tė them e ke apo nuk e ke ti, por tė mendohesh mirė, po nuk ma dhe". Pas kėtyre fjalėve disi kėrcėnuese tė Ninės, zonja Lalaj duke u drithėruar, kishte belbėzuar dhe i ishte pėrgjigjur: "Mirė, do ta sjell nė Tiranė, pasi s'e kam kėtu". Motra ime Kostnadina nė fakt nuk i kishte besuar fjalėt e saj, por sidoqoftė ishte tėrhequr duke e pritur nė se do ta mbante fjalėn qė i tha".

    A e mbajti fjalėn zonja Lalaj?
    "Po, pas disa ditėsh, mė datė 12 nėntor 1990, e cila korespondonte mė tre vjetorin e vdekjes sė Lasgushit, Meri erdhi nė shtėpinė tonė nė Tiranė dhe solli fletoren origjinale ku ishte shkruar ditari. Ne u gėzuam pa masė, sepse pas dhjetė vjetėsh tė padijes sonė pėr ditarin e babait, ai na ra pėrsėri nė dorė. Gėzimi ynė ishte aq i madh,sa ne duke harruar ēdo tė keqe qė na kishte bėrė zonja Lalaj, e mbajtėm atė nė drekėn pėrkujtimore tė babait. Po kėshtu gjatė asaj dreke ne filluam t'i shfaqnim asaj tė njėjtat marrėdhėnie tė dikurėshme kortezie".

    Po si rrodhėn ngjarjet mė pas me zonjėn Lalaj dhe si u bė i mundur botimi i "Vizitat e zonjushės Ana nė kullėn time" nė njė revistė shqiptare?
    "Nė parantezė, desha tė sqaroj se pėrpara botimit nė atė revistė, gazeta juaj (Gazeta Shqiptare) nė vjeshtėn e vitit 1995, kishte nxjerrė njė lajmėrim, tip reklame, ku thuhej se sė shpėjti, Shtėpia Botuese "Onufri" do tė publikonte tė ashtuquajturin "Vizitat e zonjushės Ana X nė kullėn time".

    Pėrse thoni "tė ashtuquajturin"?
    "Them tė ashtuquajturin, sepse babai ynė, Lasgushi, nė ditarin origjinal, e kishte vėnė dhe mbiemėrin e zonjės, Ana, gjė e cila provonte mė sė miri, qė marrėdhėniet midis tyre, nuk ishin "konspirative" dhe "kompromentuese". Pas kėtij njoftimi ne normalisht u tronditėm, duke menduar se kush ishte ai njeri qė kėrkonte tė bėnte atė plagjiaturė tė shtrėmbėruar, kur ishim gjallė ne dy vajzat e Lasgushit. Menjėherė na vajti mėndja tek Meri Lalaj, por pėrsėri nuk donim ta besonim se si ajo grua guxonte vallė ta keqėpėrdorte faljen tonė. Pėr ta vėrtetuar atė gjė, u lidhėm menjėherė me botuesin e "Onufrit" zotin Bujar Hudhri, i cili erdhi nė shtėpinė tonė dhe na konfirmoi se vėrtet gruaja e quajtur Meri Lalaj, kishte bėrė njė libėr nė formė ditari qė e kishte titulluar "Lasgushi nė Poradec", ku pėrfshihej ditari i tim eti "Vizitat e zonjushės Anė, nė kullėn time", dhe na tregoi ditarin e poetit qė e kishte bėrė gati pėr botim nė njė letėr bojėqielli, si ngjyra e liqenit".

    Ju i kėrkuat zotit Hurdhri qė ta ndalonte botimin e atij libri?
    "Normalisht, me mirėsjelleje, unė i thashė zotit Hudhėri qė nė bazė tė ligjeve nė fuqi pėr tė drejtėn e autorit, ai nuk duhet ta botonte atė libėr, pasi nuk kishte marrė lejen tonė dhe kjo gjė tė paktėn nga njė shtėpi botuese tepėr serioze si "Onufri" duhej respektuar, sepse ajo nuk ishte gjė tjetėr veēse njė vjedhje e hapur. Pas kėsaj zoti Hudhri me ēiltėrsinė e tij ma zbuti pak zemėrimin duke thėnė: "S'mė vajti mėndja, por zemra ma donte qė tė botoja edhe unė diēka pėr poetin e madh".

    Si vendosėt pas kėsaj, a ia dhatė lejen zotit Hudhri pėr ta botuar librin e zonjės Lalaj?
    "Pėr hir tė mirėkuptimit me zotin Bujar Hudhri qė na e fitoi zemrėn me fjalėt e sjelljen e tij korrekte, ramė dakort edhe me Meri Lalajn, qė ta botonte librin e saj, "Lasgushi nė Poradec", por pa ditarin "Vizitat e zonjushės Ana X nė kullėn time". Si kompromis ne i dhamė fjalėn Merit qė tė mos e bėnim publike faktin e vjedhjes sė ditarit nga ana e saj. Por peripecitė tona me zonjėn Lalaj, nuk ishte e thėnė tė kishin tė sosur, sepse ditari "Vizitat e zonjushės Ana X nė kullėn time", filloi qė tė shpėrndahej si trakt anė e kėnd Shqipėrisė. Ai ditar u dėrgua edhe nė redaksinė e njė reviste prestigjoze, e cila normalisht e botoi atė sipas asaj qė u kishte dorėzuar zonja Lalaj. Ne e hodhėm nė gjyq revistėn nė fjalė dhe e fituam gjyqin duke marrė dėmshpėrblimin, pėr shpifje dhe shkelje tė sė drejtės sė autorit, pasi Meri e kishte falsifikuar ditarin duke shtuar gjėra nga fantazia e saj. Po kėshtu zonja Lalaj arrinte deri atje sa qė shumė sende tė blear tek tregu i Gabit, i servirte nėpėr miqtė e saj, si suvenire qė ja kishte dhuruar Lasgushi. Kėto fjalė na vinin edhe ne nė vesh dhe ramė nė pozitė tė vėshtirė, pasi s'kishim si t'ua mbushnim mėndjen njerėzve se ēfarė e lidhte atė kreaturė me babanė tonė, Lasgushin. Kėshtu pėrfunduan peripecitė tona me zonjėn Lalaj, e cila nuk i ndahet spekullimeve tė saj, gjė tė cilėn e tregoi edhe me ribotimin sė fundmi tė librit tė saj "Lasgushi nė Poradec", ku ajo pėrsėri ka vazhduar avazin e shpifjeve monstruoze tė saj, gjė pėr tė cilėn ne do i drejtohemi gjyqit".

    Konkretisht, me pak fjalė mund tė na thoni se ēfarė shpifjesh e falsifikimesh ka bėrė zonja Lalaj nė librin e saj "Lasgushi nė Poradec"?
    "Nė faqen 63 tė atij libri shkruhet: "Lasgushi tha: Gruaja duhet tė jetė skllave dhe ėshtė skllave, duhet tė bėjė siē i thotė burri! Kurse unė nė mėndjen time: Mirė e ke o Lasgush, mirė, por harron kur na ulen burrat nė gjunjė e na luten me lot nė sy duke na thėnė plot marrėzira pėrkėdhelėse". Ja pra se ku shkon marrėzia e Meri Lalajt, kur dihet shumė mirė se si i ka kėnduar Lasgushi emanicipimit tė femrės shqiptare. Po kėshtu nė faqe 109, ajo thotė se "ndodhet njė faqe e shkruar pėr qėllimin final tė Lasgushit dhe mban datėn 12 shtator 1978, gjė e cila nė gjyq u provua se ishte fallsifikim. Po kėshtu aty ajo ka shkruar sikur, babai ynė i ka thėnė zonjės Ana Jovani: "Ti do bėhesh Ana Lasgush Poradeci, por ajo nuk pranoi duke i thėnė : ti je i martuar". Tė gjitha kėto janė fantazira dhe sajime tė paskrupullta tė Meri Lalajt, ashtu siē ėshtė i mbushur i gjithė libri i saj".

    Si e shpjegoni kėtė fakt, pėrse i ka bėrė ajo kėto gjėra?
    "Meri Lalaj kėrkon tė mbahet fort pas emrit tė Lasgush Poradecit, pėr tė mbuluar mėkatet e veta".

    Po me zonjėn Ana Jovani a keni pasur tė tilla probleme?
    "Zonja Ana Jovani, ndryshonte nga Meri Lalaj, sepse Ana ato qė kishte vjedhur nuk i botoi".

    Pse ēfarė pati vjedhur ajo tek ju?
    "Me rastin e 80-vjetorit tė lindjes sė babait, ajo ishte nė shtėpinė tonė dhe fshehtas futi nė ēantėn e saj, librin "Histori tė Literaturės Franceze" dhe "Visaret e Kombit". Ne i thamė babait, i cili i bėri telegram asaj, por ajo nuk i solli. Nė qershorin e vitit 1980 kur unė kisha marrė rrogėn e parė dhe po qerasja babain, Lasgushin, nė "Arbana", Ana na erdhi nė tavolinė, pasi atė ditė ajo kishtė sjellė fėmijėt e klasės sė saj nė ekskursion nė Tiranė. Babai menjėherė i tha: "Tė lutem tė mė kthesh tė gjitha qė mė ke marrė". Ajo u pėrgjigj: "Unė nuk kam marrė asgjė pa dijeninė tuaj". Babai akoma mė i zėmėruar ia ktheu: "Unė nuk po tė them me leje apo pa leje, por po tė them mė kthe ēfarė mė ke marrė". Kėshtu u detyrua Nina dhe shkoi nė shtėpinė e saj nė Shkodėr pėr t'i marrė ato dhe aty ajo pa tė varura nė mur, disa kartolina me pamje nga Shqipėria, riprodhime tė piktorit kroat, Paja Ivanoviē, tė cilat Lasgushit, ia kishte sjellė nga Ohri njė shok shkolle i Rumanisė. Ana u shfajėsua duke i thėnė Niniės se ato ia kishte dhuruar vetė Lasgushi dhe nė fund nuk ia dorzoi e i mbajti pėr vete

    ----

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    50 falenderime nė 46 postime
    Mire qe vajzat e Lasgushit jane gjalle e po sjellin te verteten.

    Cfare poshtersish paskan perhapur deri me sot!
    Sa te ulet arrijne te behen njerezit.


    Falemnderit Brari qe i solle te dy pjeset ne forum.

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,499
    Faleminderit
    0
    103 falenderime nė 94 postime
    Nje gje me ēudit..."babai ynė, Lasgushi ishte mjaft i mbyllur dhe pėr shumė rrethana tė tjera, miqtė e tij qė mund tė vinin pėr ta vizituar atė, siē thashė mė lart, ishin mjaft tė pakėt".
    E ne kete rreth te ngushte miqsh benin pjese Skender Luarasi , Ismail Kadare , Bashkim Shehu ...( dhe dy hajdute?).
    Per mua , kjo pike mbetet e erret..
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #4
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Shume e cuditshme e gjithe kjo qe lexova tani. Kam lexuar dy here librin : "Lasgushi ne Pogradec" te Meri Lalajt. Megjithese ka formen e nje ditari tradicional, me dite, muaj dhe vite te percaktuar eshte shume , shume terheqes, interesant dhe ka shume episode qe te mbeten gjate ne mendje. Kujtoj psh kur Lasgushi komenton vetvrasjen e Mehmet Shehut: Vetem trimat dine te vrasin veten... Ose poezite e kendshme qe i thurte miqesise se tij me Rinush Idrizin dhe gruan e tij Friden. Ose kur dilte rrugeve te Pogradecit me nje ore tavoline futur ne xhep, ose kur fliste per ore te tera per gjera qe atij i dukeshin te rendesishme dhe i torturonte kastile njerezit qe i rrinin prane. Ose kur recitonte per ore te tera vjershat e tij per Kosoven, kur diskutonte me nje elokuence te pashoqe mbi letersine boterore, kur tregonte dashuroret e tij, sidomos aventuren 50-vjecare me Niqken, (piktoren Androniqi Zengon)
    Kujtoj qe Meri Lalaj pershkruante me ngjyra varferie te tejskajshme "kullen" e Lasgushit, kushtet mizerabile ku ai ngrysej dhe gdhihej.

    Tani del qe Meri eshte hajdute. Ndoshta. Por nje hajdute shume e talentuar. Per kete e vleresoj. Me lart lihet te kuptohet qe Lasgushi edhe mund tua kete falur vete shume gjera qofte Merit , qofte Anes. Kujtoj sesi nje pedagogu im i letersise qe tani nuk jeton me , Tomorr Domi , thoshte: Vjedhja e librave nuk eshte vjedhje...

    Ajo qe me la shije te keqe kur lexova shkrimin me lart eshte fakti qe vajzat e Lasgushit duket sikur kerkojne ta rehabilitojne moralisht te atin, ne kuptimin e nje morali teper te ngushte, qe te ngjall meshire. Sikur duan te thone qe babai i tyre ishte nje baba dhe burre i zakonshem, kur ne fakt s'ka qene aspak i tille.

    Lasgushi i kishte kapercyer njemije here kufijte e moralit tradicional, notonte prej vitesh ne te tjera ujera, ishte albatrosi qe kishte ngecur perfundimisht dhe tragjikisht ne balten dhe llucen e nje fataliteti te dyfishte: atij politik dhe moralist. Njerez si Lasgushi nuk i nxe asnje lloj kostumi, sado modern te jete ky i fundit.

    Akoma me teper me vjen ne mendje i gjalle episodi kur Kadareja tregon per prozen"Vizitat e zonjushes Ana ne kullen time" Ai thote qe eshte nje proze e mrekullueshme, e jashtzakonshme. Si ka mundesi qe Kadareja te kete lajthitur dhe te mos dalloje dot nje ditar te thjeshte nga nje tregim i mirefillte? Viktor Hygoi ne moshen 80 vjecare bie ne dashuri me nje 18 vjecare dhe martohet, perse Lasgushi te ishte i imunizuar nga nje histori e tille dashurie? Mos valle vajzat e tij mendojne se kjo gje do e demtoje publikisht figuren e te atit? Sa te vogla me duken...Me vjen sinqerisht keq...


    P.s Brar, flmn qe e solle ketu.
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    [QUOTE]Postuar mė parė nga dikeafajtore

    ...qe vajzat e Lasgushit duket sikur kerkojne ta rehabilitojne moralisht te atin, ne kuptimin e nje morali teper te ngushte, qe te ngjall meshire. Sikur duan te thone qe babai i tyre ishte nje baba dhe burre i zakonshem, kur ne fakt s'ka qene aspak i tille.

    ... Njerez si Lasgushi nuk i nxe asnje lloj kostumi, sado modern te jete ky i fundit...


    Me teper se e drejte.
    Me sa duket e vetmja gje qe na ben te kthejme koken ndaj cupkave te poetit eshte vetem atesia e tyre.

    (Dikea mos me thuaj qe nuk eshte Lasgushi idhulli yt.)
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  6. #6
    thinking Maska e Sokoli
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    929
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Oh pazari se ē’u mbush
    Ejani tė privatizojm Lasgushė!
    Ca ne djep e ca nė varr
    Gushon i pari kush t’a marrė.
    Dhe Lasgushi bėn sehir.

    Njėri “Gushos se ē'i thashė”,
    tjetri “Gushua mė ka thėnė”
    duallė dhe varjant i ri
    “Mua Gushua ma ka vėnė”.
    Dhe Lasgushi ben ēudi.


    p.s.

    Thua nė tė hyftė poeti
    u zmadhoke si njeri.
    Thua nė tė hyftė poeti
    tė lė brėnda poezi
    Dhe Lasgushi se ē’po qesh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 12-05-2003 mė 00:27
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    50 falenderime nė 46 postime
    Postuar me pare nga pelin

    Me teper se e drejte.
    Me sa duket e vetmja gje qe na ben te kthejme koken ndaj cupkave te poetit eshte vetem atesia e tyre.



    Ashtu sic e vetmja gje qe i ben njerezit te kthejne koken nga Meri Lalaj jane marredheniet (te cilesdo forme pacin qene ato) e saj me Lasgushin.


    Te verteten e ka marre Lasgushi me vete ne qiell e spekulimet besoj se vetem do t'i japin buke botuesve te librave, gazetave, avokateve mbrojtes te seciles nga palet. E besoj se para spekulimeve apo nje versioni te vertete, kane te drejte edhe vajzat te sjellin versionin e tyre.







    Postuar me par nga Sokoli

    Oh pazari se ē’u mbush
    Ejani tė privatizojm Lasgushė!
    Ca ne djep e ca nė varr
    Gushon i pari kush t’a marrė.
    Dhe Lasgushi bėn sehir.

    Njėri “Gushos se ē'i thashė”,
    tjetri “Gushua mė ka thėnė”
    duallė dhe varjant i ri
    “Mua Gushua ma ka vėnė”.
    Dhe Lasgushi bėn sehir.


    p.s.

    Thua nė tė hyftė poeti
    u zmadhoke si njeri.
    Thua nė tė hyftė poeti
    tė lė brėnda poezi
    Dhe Lasgushi se ē’po qesh.




    Bukur e ke thene Sokol.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    Vazhdon GSH me Lasgushin...


    DOSSIER

    Ish-nėnkryetari i Degės sė Brendėshme tė Pogradecit, Vladimir Meēe, dėshmon pėr herė tė parė mbi vizitėn e bėrė nė shtėpinė e poetit tė famshėm dhe vjedhjen e arkivit tė tij

    Shefi i Sigurimit: "Ja pse shkova me Kadarenė tek Lasgushi"


    --------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Para tre ditėve nė faqet speciale tė rubrikės Dossier tė gazetės sonė, ne botuam disa pjesė nga ditari i zonjės Meri Lalaj tė shkėputura prej librit tė saj "Lasgushi nė Poradec". Ndėr pjesėt e atij libri qė ne nuk i pėrzgjodhėm pėr t'i botuar, ndėr tė tjera bėhej fjalė edhe pėr vizitėn e shkrimtarit tė njohur Ismail Kadare, nė shtėpinė e poetit tė famshėm, ku ai sipas zonjės Lalaj, shoqėrohej nga ish-nėnkryetari i Degės sė Brendėshme tė Pogradecit, Vladimir Meēe. Pas botimit tė atij shkrimi, zoti Meēe reagoi nė adresė tė gazetės sonė, ndaj aluzioneve qė ka bėrė Meri Lalaj nė librin e saj lidhur me atė vizitė qė ai dhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare, kishin bėrė nė shtėpinė e Lasgush Poradecit. Duke qenė e hapur pėr lexuesin e gjėrė dhe pėr tė hedhur sadopak dritė rreth sė vėrtės mbi vjedhjen e arkivit tė Lasgush Poradecit, ne i ofruam mundėsinė zotit Meēe pėr tė dhėnė dėshmitė e tij nė kuadrin e debatit tė hapur kėto ditė nė gazetėn tonė midis kujtimeve tė marra nga ditari i zonjės Lalaj dhe vajzės sė Lasgushit, Maria Gushos.

    Zoti Meēe, nė njė libėr tė botuar sė fundmi, tė titulluar "Lasgushi nė Poradec" tė autores Meri Lalaj, thuhet se nė vitin 1984 kur ju keni qenė nėnkryetar i Degės sė Brendėshme tė Pogradecit, bashkė me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, keni qenė pėr vizitė tek shtėpia e Lasgush Poradecit?
    "Po kjo ėshtė mė se e vėrtetė".

    Nė ēfarė rrethanash njiheshit ju me Kadarenė?
    "Me Ismail Kadarenė unė isha njohur qė nė vitet 1967-71 kur isha student nė Fakultetin e Gjuhė-Letėrsisė, sepse ai nė atė kohė na jepte njė cikėl leksionesh mbi letėrsinė bashkohore perendimore. Natyrisht, dėshira ime si ēdo student tjetėr, ishte pėr njė njohje tė afėrt me tė, aq mė tepėr qė nė "garėn" se cili nga shkrimtarėt ishte mė i madh, Agolli apo Kadareja, unė bėja pjesė nė grupin e kadareistėve. Nisur nga sa thashė mė lart, ishte dėshira ime pėr tė gjetur mundėsitė dhe pėr t'u afruar e pėr t'u njohur me Ismailin. Dhe ai ndonėse nga natyra nė dukje ishte pak i ftohtė, gjente kohėn dhe mėnyrat, pėr tė mos na prekur nė dėshirat tona. Por dėshira, pra njohja nga afėr me Kadarenė, m'u realizua pas vitit 1971 kur unė mbarova fakultetin dhe u emėrova me punė si redaktor nė shtypin ushtarak. Nė atė kohė mua m'u dha mundėsia pėr t'u njohur nga afėr me Ismailin, duke i kėrkuar pėr tė botuar ndonjė tregim, kritikė letrare etj.".

    Ju njiheni si njeri qė keni punuar nė Shėrbimet Sekrete, apo siē njihet ndryshe nė Sigurimin e Shtetit, kurse nė fakt thoni qė jeni diplomuar nė Gjuhė-Letėrsi e keni punuar nė gazetari?
    "Po kjo ėshtė mė se e vertetė, unė jam diplomuar nė Gjuhė-Letėrsi dhe nė tė gjithė karrierėn time kam punuar vetėm shtatė vjet nė Shėrbimet Sekrete, periudhėn tjetėr jam marrė me gazetari. Pra ėshtė rasti tė them lidhur me njohjen time nga afėr me Kadarenė. Kur isha nė shtypin ushtarak, pas disa kėrkesave qė i bėra Ismailit, ai mė dha dhe ma besoi mua pėr t'ja botuar prozėn e mrekullueshme "Baladė pėr vrasjen e Jusuf Gėrvallės". Pra desha tė them, se njohja ime me Kadarenė, ishte shumė kohė mė pėrpara se unė tė filloja punė nė Shėrbimet Sekrete dhe dua tė shtoj se nė atė kohė kur unė fillova punė nė ato organe, nuk mė ishte shuar aspak pasioni pėr Letėrsinė, ashtu sukurse edhe sot. Pra nė atė kohė unė kisha tė botuara njė libėr me tregime, skenarė pėr filma artistik e novela, pėr tė mos pėrmėndur me dhjetra artikuj publicistikė, reportazhe tė ndryshme etj. U zgjata pak pėr t'u pėrgjigjur pyetjes suaj, por me kėtė desha tė sqaroj se pėrse u ndodha unė nėn shoqėrinė e Kadaresė nė shtėpinė e Lasgush Poradecit, nė gushtin e vitit 1983".

    Me ē'rast ju dhe Kadareja shkuat pėr vizitė tek Lasgushi?
    "Nė parantezė desha tė them, se nė atė kohė, pra nė gushtin e vitit 1984, unė nuk kisha veēse njė muaj qė isha transferuar nga Tirana pėr nė Pogradec, me detyrėn e Shefit tė Sigurimit tė atij rrethi, apo thėnė ndryshe nė detyrėn e nėnkryetarit tė Degės sė Brendėshme. Nė atė periudhė, pra nė gusht 1984, Ismaili ndodhej me pushime nė Pogradec dhe teksa ishim duke pirė kafenė e mėngjezit, ai mė tha: "Duhet ta njohėsh Lasgushin". Kėtė gjė Ismaili ma tha, pasi e dinte pasionin tim tė madh pėr Letėrsinė dhe pėr mua ajo gjė pėrbėnte vėrtet njė rast shumė tė mirė pėr tė shkuar pėr vizitė nė shtėpinė e tij, sepse nė atė kohė atij i kishte vdekur bashkėshortja, Nafija. Kėshtu atė pasdite unė me Ismailin e bashkėshorten e tij, Elenėn, shkuam pėr vizitė tek shtėpia e Lasgushit".

    Kė gjetėt dhe kush iu priti atje?
    "Nė shtėpinė e tij, ishte vetė Lasgushi sė bashku me dy vajzat, Kostandina e Maria. Asnjė njeri tjetėr nuk ishte nė atė shtėpi".

    Sa qėndruat nė shtėpinė e Lasgushit dhe gjatė asaj kohe a erdhėn njerėz tė tjerė aty?
    "Me sa mbaj mėnd, ne aty kemi qėndruar rreth dy orė dhe gjatė asaj kohe nuk na shqetėsoi asnjė njeri tjetėr".

    Por Meri Lalaj, nė librin e saj "Lasgushi nė Poradec", shkruan se ka qenė edhe ajo prezent gjatė vizitės suaj aty?
    "Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė, aty nė atė shtėpi pėrveēse sa thashė mė lart, nuk ka pasur dhe nu ka ardhur asnjė njeri tjetėr".

    Po Meri Lalajn, a e keni njohur ju?
    "Kėtė emėr e kam dėgjuar vite mė vonė, mbasi nė atė kohė dhe gjatė gjithė qėndrimit tim nė Pogradec, nuk kisha dėgjuar kurrė pėr kėtė njeri dhe kėtė e pohoj duke pasur parasysh jo vetėm detyrėn time funksionale, por edhe dėshirat e mija pėr t'u shoqėruar e qėndruar me krijuesit pogradecarė, me tė cilėt si atėherė edhe sot kam njė miqėsi tė pastėr dhe respekt tė ndėrsjelltė".

    "Ēfarė bisedash bėtė gjatė qėndrimit tuaj nė shtėpinė e Lasgushit?
    "Nė parantezė desha tė them se qė pėrpara se tė hynim nė shtėpinė e Lasgushit, mua m'u rikujtua njė vizitė qė pata bėrė nė Shtėpinė Botuese "Rilindja" tė Prishtinės nė vitin 1979, ku vėllezėrit kosovarė na dhuruan serinė e plotė tė veprave tė rilindasve tanė nė njė botim luksoz, e midis tyre njė vėllim me poezitė e Lasgushit, tė titulluar "Vdekja e Nositit". Pėrveē tė tjerave mua mė kishte tėrhequr vėmėndjen edhe njė fotografi e Lasgushit qė ishte botuar nė atė libėr, ku ai kishte dalė nė moshė tė re dhe me flokėt e gjata, qė mua ēuditėrisht mė ngjasonte me njėrin nga kėngėtarėt e mdhenj anglezė tė njė prej grupeve mė tė famshėm tė asaj kohe. Ajo fotografi mė shoqėronte sė bashku me pyetjen: nėse Lasgushi ishte mė tepėr fenomen artistik, apo shoqėror. Ndėrsa pamja qė mė doli pėrpara syve kur e takuam Lasgushin, ma hoqi pėrfytyrimin e fotografisė pėrfundimisht dhe mė futi nė botėn e rilindasve tanė, jo vetėm pėr flokėt borė tė bardha dhe veshjen me jelek e qostek, ndonėse ishte vapė gushti. Ndėrsa pas bisedės me tė, dilemėn time midis fenomenit artistik e shoqėror, e zgjidha nė favor tė tė dyjave".

    Si ju prezantoi Ismaili tek Lasgushi?
    "Ismaili me prezantoi si mikun e tij, duke i theksuar Lasgushit, qė ai (Lasgushi) mund tė mė drejtohej nė ēdo kohė dhe ēdo moment, pėr ēdo problem apo hall qė tė kishte ai dhe dy vajzat e tij, Maria e Kostandina, duke i nėnvizuar dhe detyrėn funksionale qė kisha unė nė Pogradec".

    Si reagoi Lasgushi pas kėsaj?
    "Ndėrsa Lasgushi mė falenderoi pėr vizitėn e ngushėllimin qė i bėmė, Ismaili i tha qė edhe unė isha i pasionuar pas Letėrsisė dhe qė shkruaja prozė e pėlqeja poezinė. Nė kėtė moment, Lasgushi ndėrhyri me vrull duke thėnė: "Ismail, njeriu qė lexon dhe pėlqen poezinė, doemos, ėshtė njeri i mirė". Pas kėsaj Lasgushi pati njė monolog tė gjatė mbi raportet e poetit me atdheun dhe nė substancė mė kujtohet qė u shpreh: "Ne poetėt, Ismail, drejtojmė atdheun, ne mbajmė gjallė Kombin, ne i zgjedhim djemtė tė bėjnė ekonominė, tė ruajnė kufijnė", dhe fraza tė kėsaj natyre gati gati qiellore, mbi rolin e poetit nė kėtė gjithėsi, ishin tė pafundme. Ju mė pyetėt nė fillim qė a na shqetėsoi njeri gjatė asaj bisede. Mė kujtohet se herė pas here, konja e bardhė qė i rrinte nė prehėr, lėvizte, ndėrsa Lasgushi e pėrkėdheltė dhe nė njė moment duke na u drejtuar ne tha: "Emrin e ka qen, por nė tė vėrtetė punėn e bėn tė madh se ėshtė besnik".

    A mund tė na thoni gjė rreth arkivit personal tė Lasgushit, a kishit tė dhėna se ai po vidhej?
    "Po ne ishim nė dijeni se Lasgushi kishte njė arkiv personal mjaft tė pasur, veēanėrisht me dokumente e dorėshkrime origjinale autentike, jo vetėm tė tijat por edhe tė shumė personaliteteve shqiptarė e tė huaj me tė cilėt ai kishte pasur korespodencė. Ato pėrbėnin njė pasuri tė paēmuar kombėtare dhe pėr kėtė arsye ne ishim vėnė nė dijeni si organ dhe kishim informacione se disa elementė me prirje negative, i ofroheshin herė pas here, gjoja duke i ofruar miqėsi, pėr t'ia pėrvetėsuar kėto dokumenta. Nuk e di nėse ky element e realizoi vjedhjen e arkivit dhe deri nė ē'masė, por di tė them se ne e kishin sinjalizuar familjen e Lasgushit qė tė ruhej prej tyre. Kujtoj se ishte njė informacion pėr njė grua e cila i shėrbente herė pas here nė shtėpi, nė disa punė tė rėndomta shtėpiake, ku Lasgushi, si aristokrat i lindur qė ishte, nuk i lejonte gruan dhe dy vajzat qė t'i bėnin".

    Mos bėhet fjalė pėr zonjėn Meri Lalaj?
    "Thashė se ne kishim informacione, por unė nuk mund tė konfirmoj nėse ishte ky person apo jo. Kjo lidhet me dy arsye: e para sepse me ato probleme tė rėndomta merrej vetėm policia e nuk ishin objekt i punės sonė dhe e dyta nė informacionet qė kishim flitej pėr mė shumė se nje person qė vidhte arkivin e Lasgushit".

    Thatė qė i keni lexuar shkrimet e fundit tė gazetės sonė mbi ditarin e Meri Lalajt e marrėdhėniet intime tė saj e zonjėės Ana Jovani me Lasgushin, a keni pasur ju informacione si organ, pėr ato lidhje?
    "Lasgushi kishte shije tė holla dhe mrekullohej vetėm para sė bukurės. Besoj se me kėtė ua dhashė pėrgjigjien e pyetjes suaj".

    ---------------




    ..Ne si Forumiste lexojme c'fare thone ata qe njohen Lasgushin por neve natyrisht nuk na intereson te mbajme ane..andej ose ketej..
    Pak rendesi ka se cberi Meri ose Ana..
    Meri derisa i ka qendruar afer Lasgushit do te thote se e ka respektuar dhe mire eshte qe ajo dhe te bijat e Poetit te mirkuptohen..
    Ne lexojme dhe sejcili meson dicka..e ben vet konkluzione..

    Psh.. cfare eshte interesante nga keto qe lexojme..per mua..

    Qe PRISHTINA edhe pse ne Tirane mbahej heshtje per Lasgushin ja botoi Poetit veprat e tije dhe Poeti e meritonte sepse megjithse "ortodoks pe Poradeci" ai ishte dhe nji Dashamir i madh i Kosoves.
    Prishtina e asaj kohe jo vetem Lasgushin por dhe gjithe Shkrimtaret e tjere Shqiptare i lartesoi dhe nderoi pa marre parasysh "Kandarin" e PPSH-se per Letersine..
    Kjo i nderon intelektualet e Prishtines dhe "Kombinatin" e LIBRIT RILINDJA.

    ......

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Po ju sjell edhe une nje pjese libri te shkruar nga Tomi Mato, per jeten e lasgushit.

    Libri titullohet. "te verteta e te pathena per Lasgushin" Ja tek e keni.

    Kapitulli titullohet "Valixhja" ku flet edhe per ate qe Brari e ka sjelle me lart .

    Poeti kishte nje valixhe, te cilen s'e ndante nga vetja kurre. Kur udhetonte, e vendoste nen kembe, ndersa kur nisej per rruge te gjate, konen e merrte ne doren e majte se bashku me bostune, kurse valixhen ne doren e djathte. Kur shkonte per ndonej vizite, valixhen e mbyllte me celez "Elzet"? Valixhja kishte forme ovale, ngjyre kafe e celur, e gervishtur dhe dukej disi e vjeter, por qe sigurohej gjithnje me celes.
    Bashkeqytetaret, sa here e shikonin Llazare me kete valixhe ne dore, thoshin: -Flori ka ky Lasgushi ne kete valixhe qe s'e ndan nga dora?!
    -Por kurioz, c'eshte e drejta isha bere edhe une, ndaj shpesh here pyesja veten se c'do te kete ky njeri ne te.
    Nje dite vajta per vizite ne shtepine e tij. Per cudi dera e jashtme e tij ishte e hapur. Mendova se do te kete dale, por mu pergjigj Ciou-Ariu.
    Zbriti me te shpejte ne und te shkalleve per t'y ndeshur me mua, por i shkoit kot se me shofu menjehere dhe m'u hodh tere qef duke me pergezuar. Ai para dhe une pas u ngjitem perpjete shkalleve. llazari hapi deren e "kulles" dhe mes befasise dhe gezimit u justifikua: -Me fal basho, qe s'te prita. Urdhero lart, por kujdes se mos biesh nga shkallet se une jam mesuar me to. Nema doren mua, ashtu!
    Qeshem te dy dhe hyme brenda ne "Kulle". Valixhen e kishte vene mbi tavoline dhe shkruante. S'durova dhe i thashe: Zoti Llazar, me besoni, po sa here te shikoj me kete valixhe ne dore, mendja me shkon tek Harpagoni i Moljerit qe shtrengonte qypin me flori. Edhe ju, flori kini ne kete valixhe te shekullit te kaluar?!
    Ai buzeqeshi. E shtrengoi midis dy kraheve, vuri mjekren mbi dorezen e saj dhe belbezoi: - ketu brenda eshte thesari im, nje pjese e jetes sime. Ka gure xhevairi, perla. Mos i shiko formen, por permbajtjen, sic thote ajo e famshmja metode e Realizmit Socialist, ironizoi Lasgushi, duke qeshur. Natyrisht kete ironi e shijuam se bashku.
    Kete vizite ne shtepine e Lasgushit e bera aty nga viti 1979. Ne fillin e geshtenjave qe shtrihet mbi qytet, kendoi edhe tre vjet me radhe qyqja. te jem i sinqerte, nuk e vizitoja shpesh. Nje mbasdite me troket ne dere nje komshi. Si pershendetemi, me zgjat doren dhe me jep nje cope leter. - Ma dha cupa e Lllazarit, me tha, -me porositi qe te ta jepja sonte.
    -E lexova siper:. Zoti Kozma! Jepja babit ne dore urgjentisht! Faleminderit 1 Amrija. (ishte e bija e Llazarit)

    Vijon

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    50 falenderime nė 46 postime
    Ai buzeqeshi. E shtrengoi midis dy kraheve, vuri mjekren mbi dorezen e saj dhe belbezoi: - ketu brenda eshte thesari im, nje pjese e jetes sime. Ka gure xhevairi, perla. Mos i shiko formen, por permbajtjen, sic thote ajo e famshmja metode e Realizmit Socialist, ironizoi Lasgushi, duke qeshur. Natyrisht kete ironi e shijuam se bashku.




    Estella, falemnderit qe po sjell pjese prej librit.




    ----------------





    Shikoni se c'gjeta ne internet....Artikull i muajit shkurt ne gazeten Shekulli.






    Ėshtė bėrė gati albumi me pikturat dhe vizatimet e Lasgush Poradecit, i cili do tė promovohet nė njė ekspozitė


    Pikturat e Poradecit mblidhen nė njė album


    Atė kohė Lasgush Poradeci jetonte nė Gras. Ndėrsa miku i tij i afėrt, Dhimitėr Pasko ( Mitrush Kuteli) jetonte nė Pogradec. Ishte viti 1931. Pikėrisht ky vit shėnohej nė njė prej letrave qė Poradeci i niste mikut tė tij shkrimtarit Mitrush Kuteli. E nė atė letėr tė 21 dhjetorit tė viti 1931 ai shkruan pėr pasionin e tij, pikturėn. Ndėr tė tjera ai rrėfen pėr disa piktura me ngjyra dhe disa vizatime. Tė cilėve ai iu pėrmend edhe emrat. Kjo letėr ishte grishėsja e parė drejt Poradecit piktor. Tashmė, ato piktura do tė pėrmblidhen nė njė album, i cili do tė publikohet ditėn qė do tė ēelet ekspozita me pikturat e Poradecit. Pėrgatitjen e kėtij albumi e ka marrė pėrsipėr studiuesi Moikom Zeqo, i cili i ka futur tashmė dokumentet dhe letrat ku Poradeci flet pėr pikturėn nė fondin e Arkivit nė Muzeun Kombėtar. Vetė Zeqo pohon se nė kėrkimet pas vdekjes sė Lasgush Poradecit rezultoi se ka shumė punime tė tij. Vizatimet e tij janė hasur edhe tek dy librat e tij “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i zemrės”, ku ka disa gravura tė vogla si ilustrime tė librave si dhe disa vizatime tė realizuara nga vetė Lasgushi”,- thotė ai, duke rrėfyer se pas vdekjes sė poetit dy vajzat e tij gjetėn disa telajo tė mbledhura tub, tė cilat ato i hapėn dhe i vendosėn nėpėr korniza. “Tashmė kemi 5 piktura tė tij nė vaj, midis tė cilave pikas portreti i Bethovenit, dhe disa portrete femrash tė nėnshkruara nga Lasgush Poradeci dhe bėhet fjalė edhe pėr 25 vizatime , kryesisht portrete njerėzish tė shquar, i Eqerem Ēabejt, Azdrenit, personazhe qė i ka njohur ai vetė drejtpėrdrejt, etj, thotė Zeqo, duke shtuar se ka disa vizatime qė i pėrkasin kohės sė rinisė sė tij, kur ai ishte i shtruar nė sanatorium nė Greqi. Tė gjitha kėto nuk bėjnė mė shumė se dyzet punime”,- thotė Zeqo, duke shtuar se kėto punime duke u mbėshtetur edhe mbi dokumentacionin nxjerrin tė plotė kuadrin e Lasgush Poradecit edhe si piktor.
    Letra pėr pikturėn
    Nė njė nga letrat qė ai i ka dėrguar Mitrush Kutelit, Poradeci flet edhe pėr disa piktura. “Konkretisht ai flet pėr tre piktura. Njė prej tyre titullohet “Maria Madalena nė shpellėn e shenjtė”, njė pikturė tjetėr me ngjyra titullohet “Zgjimi i dashurisė”, ndėrsa njė tablo tjetėr mė e vogėl ka titullin “Miq tė mirė”. Kėto tre piktura ai i pėrmend nė njė letėr drejtuar Mitrush Kutelit, dėrguar nga Grasi me 21 dhjetor 1931, ku flet pėr to dhe njėkohėsisht edhe pėr njė baule me libra qė ka qenė pronė e Lasgushit. Por edhe nė disa letra tė tjera ai tregon pėr kėto piktura, madje rrėfen se ka bėrė edhe piktura me porosi, kryesisht portrete. Nė tė gjithė kėto dokumente, ( janė gjithsej rreth 20 dokumente qė i janė dhuruar Muzeut historik kombėtar), Moikom Zeqo, thotė se ėshtė mbėshtetur pėr tė realizuar tekstin e kėtij albumi me pikturat e Poradecit. Albumi do tė ketė me ngjyra vetėm pesė punime, ndėrsa pjesa tjetėr do tė jetė vetėm bardhė e zi si dhe edhe teksti i shkruar nga Moikom Zeqo, i cili thotė se ndėr kėto 20 dokumente qė ai do t’i pėrmbledhė nė kėtė album, janė rreth 5 letra qė kryesisht i dėrgohen Dhimitėr Paskos. Kėto janė letra ku ai flet kryesisht pėr pikturėn, por edhe pėr lexime tė librave tė ndryshme, tė marrėdhėnieve qė ka me njerėzit, vėshtirėsitė ekonomike, etj. E ndėrsa albumi tashmė ėshtė gati dhe ka mbetur vetėm shtypja e tij, aktiviteti, qė pėrmbledh ekspozitėn e Poradecit si dhe promovimi i kėtij albumi, do tė mbėshtetet edhe nga presidenti i Republikės.

    A.Peēi


    --------------



    A keni degjuar gje te jete bere promovimi i ketij albumi?

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    U vesh dhe dola te mbaroja porosine. Ula dorezen, mbyllur. Trokita; m'u pergjigj Cuc_ariu. Mbas pak doli ne dritare Llazari, i cili foli: Kush eshte?
    -Une llazar.
    -U gezua. Duke mbyllur dritaren, tha: Erdha, erdha!
    -Sa celi dren. Cuci mu hodh ne qafe. E perkedhela, i dhashe edhe nje sheqerke, te cilen e perlau sapo i hoqa letren.
    E ke mesuar keq me sheqerin dhe me llokume Zoti Llazar.
    Duke ngjitur shkallet i ngazellyer, fliste:- Une te vi shpesh per vizite, kurse ti vjen rralle. Edhe une e kam nje gote raki o Basho!
    -Verejtja ishte e drejte. U mendova dhe i thashe: Jo vetem vetemune por edhe femijet te presin me padurim. Sa erret, me pyesnin se a do te vinte sonte xhaxhi Llazari? te degjojne dhe kenaqen. Me futi ne dhomen e ndenjes. Si u ula, vendosa te mos ia hap letren. Nderkohe Llazari nxitoi dhe me pyeti per shendetin tim e te familjes sime. Po ti, O lasgush i dashur, si em je me shendet? - e pyeta une.
    -Rrudhi buzet. _ U shqetesova dhe i thashe se mos te shqeteson shendeti qe te shkoj te therras Miston. Beri me dore te mos luaja nga vendi. Po c'fare te shqeteson, koka, tensioni apo??
    -Sikur te nxilte nje gulc, qe i rendonte ne shpirt, shpertheu:
    -Shyqyr zotit nga shendeti jam mire, jam top, por me shqeteson dhe mi ngre nervat dicka tjeter, dicka qe eshte me e keqe se semundja.
    - E degjova me vemendje por nuk thitha dot ne cast nentekstin. Kersherira me shtyu qe te mesoj te verteten e hidhur.
    -C'kini, Zoti llazar? Flisni, jam gati tju ndihmoj!
    _basho kur trokite ne dre, e di se c'fare po beja, e di mo?
    -Forma se si ma beri pyetjen me krijoi per pak momente bindjen se po fliste percart. I cuditut zura koken me te dyja dhe heshtja.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Dita pyetjen tende nuk mund ti pergjigjem ne cast. Do te pyes disa miq te tij dhe do te te tregoj.



    -Po germoja ne valizhe.
    _shyqyr, thashe me vete, qenka ne rregull nga mendja dhe u clirova sakaq.
    Iku lart ne "Kullen", mori valizhen dhe erdhi duke e shtrenguar posi Gobesku qypin me flori dhe bertiti: - Ketu ka vjersha me te medhaja se qypi i Gosekut. Ai kishte flori por ketu ka diamante, visare. Vetem une ja dij vleren ketij thesari, vleren historike dhe artistike. Mos ma merr per keq, o Basho, por e di qe te ka ngelur hatri.
    Mbaj mend se dy here me le lutur te te tregoj sekretet e kesaj valixheje, s'ta kam shuajtur kureshtjen. Me fal!
    -S'ka gje!
    -Ka Basho, ka. Ty sta tregova, por qe ta dish, me kane pergeruar. Me kane hapur valizhen.
    -Sikur te ma kishte shpuar njeri me gjilpere, u ngrita nag vedni dhe i shqetesuar e pyeta: -po kush?
    -Mblodhi buzet, rrudhi fytyren, ngriti te dyja duart lart dhe ecte neper dhome si nje njeri qe ka provuar gjilperen. Ngriu ne vend dhe pastaj thashe se po i pushonte zemra. Iu afrova dhe i thasheos kane hyre hajdute naten kur ti ishe ne spital;
    O llazar?
    -Ai shpertheu nje mllef te brendsheme ka pergeruar njeri i brendshem. Ai eshte i rrezikshem. Ai te vjen si mik dhe ti i beson, ai te gjen momentin dhe te fut gishtin mbrapa. E vure re, Basho se kush vertiteshe me shume kur une e semura nga ishemja celebrale? I kam shuem inat ata qe merren me fjale prapakraheve.
    -Hezitove ti pergjigjem. Vendosa ti shkas pyetjes se tij. Zoti llazar, ka mundesi te me tregoni se c'fare ju mundon nga thesari juaj?
    I irrituar nguli kembe: - Te lutem , Basho, pergjigjmu pyetjes se kush nga miqte e mi hynte dhe dilte ne shtepi kur une isha ne agoni? Nuk dua te shpifesh, thuama te verteten!

    -rashe ne dileme. Ne merdhenie me Llazarin kurre nuk i kisha pare veten kaq ngushte. Mbasi gerreva pak caste kujtese, i radhita disa emra nga miqte e tij:
    Todi, Qaniu, Nuci, Meri Lavdija, Une, Thomaqi, Mistoja? etj. Ne se harrova, Tomi ishte i ngarkuar nga qeveria te ruante?
    -Te ruante se mos vdisja? -nderhyri duke me nderprere Llazari.
    -Si shume i kontraktuar je, O basho, mos me mbaj rezerva mua, hapu thuaj te verteten, perse ruante regjizori?
    -Po, ja, mos hypte njeri ne "kulle". Mori urdher nga dega e brendshme se ne rast, larg qofte, te gjitha dokumentat te coheshin atje.
    -I tensionuar, i ndezur ne prush, tufan a c'qe bere ashtu ne ato caste filloi te me cbriroje duke me pyetur se nga emrat qe i permenda une, kush mund ta kishte pergerur?
    -I zene ngushte, i prekur i thashe se nuk mund te vecoj njeri. Ne vinim prisnim ne cardhakun tend ose dy ore ashtu kokeulur dhe iknim. Nuk me ra njeri ne sy per te dyshuar, ndaj nuk akuzoj dot njeri.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    -Po naten kush rrinte ketu?
    -Burrat, sa binte mugetira, largoheshin, kurse grate e gedhinin. Pyete Merin dhe Lavdijen, ose me mire pyet vajzat e tua Marijen dhe Ninen.
    Pastaj juve ja keni dhene celsin e "kulles" edhe Todit, zoti Llazar, me tha vete Todi nje dite.
    -I zhytur ne trishtim filloi ti bjere kokes me grushta. U ngrit dhe duke ardhur rrotull neper dhome thoshte: Kjo koke mi ka fajet mua. Celsin e "kulles", vec Todit ia besova edh Merit, edhe Anes. JAne tre. Njeri nga keta eshte hajduti, Ke te akuzoj une i varferi?
    -S'ke fakte. Ligjet gjyqesore thone se cdo dyshim shkon ne favor te te pandehurit. Shiko mire edhe nje here ne valizhe se mos i ke ngaterruar ato qe te mungojne.
    -Me inat e mori valizhen. E hapi dhe nxorri nje fletore qe ma derejtoi mua.
    -Ja shikoja, i kam inventarizuat te tera. Di c'kam, di c'me mungon. Basho, me kane pergeruar me bene gjemen.
    -Kurioz e pyeta: Cfare te mungon zoti llazar?
    -Gulcoi njehere se te ishte i plagosur dhe mi hodhi syte duke me thene: Me mungojen krijimet e mia te para. Ishin te bukura, do t'i botoja. Tjeter, dy letra me vlere te Jokilit, por edhe nje dokument qe e mbaja sekret, shume sekret, me teper se nje sekret ushtarak. Ditari "Vizitat e zonjushes Ana ne kullen X, As sa i shtrenjte ishte ky ditar! Kisha kujtimet me te bukura te pleqerise. Kur merzitesha, i lexoja dhe kenaqesha. Ai ose ajo qe me vodhi kete ditar qenka kriminel, mizerabel, kafshe me fytyre njeriu. tani ne pleqeri te me pergerin, tani qe une po i jap lamtumiren kesaj bote jallane?!
    -Ta dish Basho, me beso sikur me kane shqyer nje cope mish nga kockat qe kane filluar te me skermoqen. Basho me beso, sikur ta di se kush m'i ka marre, ( dhe te hapi dy cepiroket e durave) do t'ia vija keta thonj ne gryke, do ja mbaja firomen me keto duar qe me dridhen si purteke ne valet e liqenit.


    Vazhdojme ne darke........

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Mbas ketij momenti trondites per te, vendosa t'ia tregoj letren i bindur qe do te ngazellehet. E pyeta: Zoti llazar! Para nje muaji sikur me the qe te pres te me vije nafija dhe Marija. Ke marre ndonje lajm te ri?
    Nxorri me te shpejte nje leter dhe ma tregoi duke filluar te lexoje:
    _Shpirti i Nafkes! Me ka marre malli shume. Pritme se se shpejti do te vij
    -E pres me padurim o Basho! Cudi, sa me shume u plakerka aq me shume te zaptuaka malli i dashurise. I pres. U thashe te me dergojne telegram nje dite me pare se dua t'u be nje surprize. Cope te behet; do t'ia bej nje darke. Lajmerova Ucin e Zagorkes te me zere nje koran. Ai i ka ne vathe koranet. E porosita sot, ta sjelle neser. Nafka vdes per koran Pogradeci. Ty Bashua i vogel te lutem te me huash nje shishe vere, i pelqen vera jote. Dua t'ia turullos mendjen Nafke. Kur vjen ne qef, fillon kendon kenget e Tefta tashkos.
    -Qeshem te dy. Me qene se e zure ne goje dhe pret pergjigje nga Tirana, ja ku ta solla une pergjigjen, i dashur Llazar! Dhe i dhashe letren.
    -U ngazellye aq shume, sa u ngrit ne kembe dhe me perqafoi. I riguan lote gezimi nga syte. E mori letren, e ngriti lart dhe thirri. Kete sihariq do ta festojme sonte me ate qe me ndodhet. Kam dy kernacka per darke, do ti hame bashke me nej gote raki te holluar, prej tendes e ekam. Nderkohe hapi letren dhe vura re se fytyra e tij po verenjtej sa vjen me shume. Ndali leximin, mori karrigen dhe po rrinte i heshtur: U shqetesova dhe une dhe e pyeta shpejt? C'kini zoti Llazar?

    Vijon.....

  15. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    50 falenderime nė 46 postime
    He me te lumshin gishtat moj vajze e mbare

    Une pres per vazhdimin.

  16. #16
    thinking Maska e Sokoli
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    929
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Sa qef i kam poradecaret
    qe me Gushon shume kenaqen
    nuk e dine se kush ish Gushua
    po me Gushon gjoksin rrahin.

    Edhe do qe deshne Gushon
    as nuk ditne pse e deshne
    Gushone motiv rumunin
    Goje-mjaltin dhimbjeshumin

    Po ben ftohte a erdhi lata?
    Kam do miq nje kile mish
    hyr ne radhe dil nga radha
    Vate Gushua shkoi e vdiq.

    Ky milet debil katil
    te varros ne dhe te gjalle
    kur s'te hyn me gje ne pune
    kush i pari te te ngjalle.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 12-05-2003 mė 00:26
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dita,

    nese nuk jemi keqkuptuar, ketu nuk ka rendesi as e drejta e cupkave ,as e drejta e dashnoreve(sic) per te shprehur versionin e tyre. Ato jane thjesht kuriozitete qe nuk zgjasin me teper se dy dite.
    Rendesi ka fenomeni "Lasgush" si poet i madh, konceptimi jetesor i tij per te kuptuar poezine e tij,mesazhin e tij.Te pakten kjo me intereson mua.Prandaj nenvizova konstatimin e holle te Dikeas se morali i nje poeti te madh nuk mund te gjykohet nga morali i zakonshem i turmave.Poete si Lasgushi nuk jane lindur ti binden moralit te kohes,perkundrazi ata e bejne moralin.Sepse morali eshte thjesht nje konvencion,nje interpretim.Interpretimi me njerezor ( edhe ne kete rast) eshte ai i Lasgushit, i poeteve. Ne kete kuptim perpjekja e cupkave per te 'mbrojtur' babane eshte ne dem te poetit Lasgush.Pse duhet ta bejme te zakonshem kur nuk eshte aspak i tille?
    Ja, pra,pse jam me Dikean.
    Ja dhe pse i lexoj me shume vemendje edhe poetet e vertete te ketij forumi.Nuk eshte vetem nje kenaqesi estetike.Eshte te mesosh.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Postuar mė parė nga dikeafajtore
    ... Sikur duan te thone qe babai i tyre ishte nje baba dhe burre i zakonshem, kur ne fakt s'ka qene aspak i tille.

    Lasgushi i kishte kapercyer njemije here kufijte e moralit tradicional, notonte prej vitesh ne te tjera ujera, ishte albatrosi qe kishte ngecur perfundimisht dhe tragjikisht ne balten dhe llucen e nje fataliteti te dyfishte: atij politik dhe moralist. Njerez si Lasgushi nuk i nxe asnje lloj kostumi, sado modern te jete ky i fundit. ...........

    mos i luaj as nje presje dikea...ke folur per konceptin e poetit, artistit, dhe lasgushit..
    thx te gjithe atyre qe kane prure pjeseza te tij..eshte kenaqesi gjimone te lexosh nga burimi i paqete i qetsise
    Liebe! liebe, lass mich los!

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Ashtu i nemitur me dha letren duke nxjerre disa fjale te ngrena qe si mora dot vesh, por lexova ne leter se: "Nafija eshte shume e semure. Merre Ninen dhe hajdeni. Ju kerkon!
    -llazari filloi te dridhet. U trondita dhe fillova t'i ferkoj duart. Lotet filluan t'i rrjedhin neper faqen e rrudhur, por qe edhe rrudhat nuk i fshinin dot, ato dilnin thelle nga shpirti i poetit. Mes lotesh e grisi ate cast heshtje me fjalet prekese"-Shpirti im i semure! Poc'ke o xhan?
    -vaxhdonte e dridhej i teri. Pastaj e mblodhi veten dhe me tha? -basho, me fal por me duhet te dal te gje cupen se me duhet te nisemi qe sonte. Te gjej thua maqine ne kete ore?!
    -Veshtire, me mire lere per neser, i them une.
    Mbylli dren dhe dolem bashke, ai duke u mbajtur ne shkopin e pleqerise. Sa dolem ne rruge, ngriti koken lart dhe u fal duke i kerkuar ndihme perendise, qe e besonte aq shume. I urova rruge te mbare dhe te gjente shendoshe nafijen, e t'i bente te fala. -Do t'i bie ne qafe Llazar Cekicit, O basho. Me ka thene, kur te kesh nevoje, trokitem ne dere. Shpresoj se do te me ndihmoje. U ndame. Kishte rene mugetira. Po shikoja lajmet ne televizor. Gruaja me thote:
    _kush eshte?-pyes.
    -Basho jam une Llazari.
    -U tremba se mendja me shkoi per keq. Nje ankth me zaptoi te terin dhe s'di se si e hapa deren. M'u shfaq Llazari me valixhen ne dore. Kishte valixhen e kartonit. E ftova te hynte brenda.
    -Me beso jam i keputur, s'e mbaj dot. Kam frike se mos e harroj gjekundi.
    -Menjehere me erdhen ato caste kur ai nuk te tregonte se c'kishte brenda ajo valixhe, e tani ma dorzon ate te teren ne doren time. Me erdhi keq. E dija qe ishte edhe nopran, ndaj i thashe: Mbylle me celes!
    E mbylli dhe celsin ma zgjati mua. E shikoja celesin dhe Llazarin i hutuar.
    -Pershperti: Ketu thesari im eshte me i sigurte se ne "kullen" time. Kam besim te madh. -Faleminderit qe me beson, por celsin merre, po s'e more celsin , mere edhe valixhen me mire, i thashe.
    -Do ta humbas, s'kam tjeter, ja ketu mbi valixhe lere.
    -Me uroi naten e mire dhe uen atij udhe te mbare!
    E mora valixhen dhe e vura nen shkalle. Kur e shikoj mire, ajo qe e hapur. E mbylla me celes dhe bashke me ate mbylla edhe dhomen ku e futa me celes, sepse amanetin s'e tret dheri. Prisja me padurim ndonej lajm, por edhe se c'lajm do qe i uruari?! Mbas dy ditesh ne mbremje troket perseri dera. Ime shoqe e nervozuar, shfryn: po c'eshte keshtu me keta njerez, po edhe naten nuk na lene rehat?
    -Dola i shqetesuar dhe pyes; Kush eshte/
    -Jam Lasgushi.
    -Nxitova me te shpejte, mora celsin e deres e desh rashe nga nxitimi sepse ku nuk me shkonte mendja. Hoqa llozin e deres, dhe e pyeta menjehere: He si ishte nafija?
    -Qeshte ne erresiren e nates se m'u duk sikur kishte lajthitur mendsh.
    -Basho, tha, Nafija ishte si molle e kuqe.
    -Po perse te thirri, e pyes perseri.
    -E kishte marre malli per mua. Dashurija ne pleqeri qenka c'qenka. Kur te plakesh do te me kujtosh.


    Ja edhe fundi i kapitullit "Valixhja".
    Shpreoj tju kete pelqyer.
    Eshte teper i gjate ta shtypja te gjithin ketu.

  20. #20
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    50 falenderime nė 46 postime
    Postuar me pare nga pelin

    Dita,

    nese nuk jemi keqkuptuar, ketu nuk ka rendesi as e drejta e cupkave ,as e drejta e dashnoreve(sic) per te shprehur versionin e tyre. Ato jane thjesht kuriozitete qe nuk zgjasin me teper se dy dite.


    pelin,

    nuk jemi keqkuptuar.

    I qendroj asaj qe kam shprehur edhe ne postimin e meparshem. Te verteten e ka marre me vete Lasgushi ne qiell. Spekulimet shkojne VETEM ne favor te perfitimeve materiale te njeres pale apo tjetres.

    Megjithate ne paraqitjen e dickaje si nje e vertete, ka nevoje per fakte, te cilat mund te shoqerohen dhe me kunderfakte. Faktet i ka sjelle zonja Lalaj vite me pare, vajzat sjellin tani kunderfaktet. Dhe loja vazhdon....Nese ajo qe po kerkojne vajzat tani rrezohet ne nivelin e nje demshperblimi material, atehere jane ato qe do te dalin te humbura moralisht.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vleresime per Lasgush Poradecin
    Nga Dita nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 02:07
  2. Lasgushi me ka thene
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-01-2004, 18:46
  3. Lasgush Poradeci, ky shpikės harmonish
    Nga shigjeta nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 14:04
  4. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 16:08

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •