Nga Michael Broers
Lektor i Historise ne Universitetin e Lidsit
Autori pershkruan shtetin policor eficent te Napoleonit dhe tregon sesi ky sistem u be nje model per te gjithe sunduesit ne te gjithe Evropen. Si e krijoi ai dhe si arriti qe ta pershtaste per te gjithe Evropen, forcen e tij policore, me te cilen arriti qe te qetesonte rendin e prishur pas Revolucioneve
Napoleoni duhet thene se nuk e beri reputacionin e tij politik si nje luftenxites. Te pakten mes francezeve. Ne vend te kesaj ai beri te kunderten. Ai mendoi per lehtesimin e rruges, ne drejtim te despotizimit qe ne vitet e para te sundimit te tij, qe kur ka marre fuqine ne vitin 1799. Napoleoni tregoi se ishte i pari sundues, qe dinte qe te vinte si duhet rendin, ne nje shoqeri qe ishte krejtesisht e perfshire nga krimi, dhuna dhe mungesa e sinqeritetit.
Lufta, ku ai luftoi si konsull i pare, ne vitin 1800-1801 kishte per qellim, qe te sillte paqe, dhe te mundesonte pushtetin e tij ne France. Dhe, kur qellimi i tij eshte arritur me ane te Paqes se Amienit me Britanine ne vitin 1801, ai iu kthye si duhet vendosjes se rendit. Kjo u be, pas dekades se kaosit, qe shoqeroi vendin e tij nga Revolucioni ne vitet 1789-1799.
Ishte koha kur Napoleoni, qe ne e njohim gjithmone si "komandanti mbi kale" u be "miti i shpetimit". Ai ishte njeriu qe diti te sillte rendin dhe sigurine, jashte kaosit qe ishte krijuar prej lirise se madhe. Qellimi i tij i madh ishte qe te shpetohej Franca nga vetevetja, pas eksesit te natyrshem te Revolucionit. Dhe rruga kryesore qe zgjodhi ishte qe te bindeshin qe te gjithe: qe ai ishte i afte, qe te kthente kohen e lirise se revolucionit, por me nje shoqeri krejtesisht te stabilizuar.
Qellimi kryesor ishte realizimi i politikes se tij te policise, qe e lejonte ate qe te rivendoste rendin, ne nje menyre profesionale, e cila ishte ndoshta aspekti me i neglizhuar i ketij regjimi. Duhet thene se ne kete kohe, ai kishte krijuar kaosin ne kufij, nepermjet luftrave te pafundme me fuqite rivale ne Evrope.
Napoleoni i kishte vene shume pjese te Evropes nen kontrollin e tij dhe pervec kesaj u kishte dhene atyre standartet me te larta te ligjit dhe rendit, qe nuk ishin pare ndonjehere ne kontinent. Napoleoni kishte trasheguar dy forca te gatshme policie nga qeverite e Revolucionit. Por, atij i dilte si detyre ti pershtaste ato, me rregjimin e tij: Xhandarmerine, qe u be nje model per te gjithe forcat e policise ne te gjithe Evropen ne shekullin e nentembedhjete; dhe nje tjeter, qe ishte me e famshme por me pak e njohur "policine administrative", nje force civile, qe sherbente pjeserisht, fatmiresisht jo plotesisht, si nje polici sekrete e e ministrave te tij famekeqe Jozef Fushe (nga viti 1810-1814) dhe Zhan Mari Savari (nga viti 1810-1814). Te dy forcat ishin te kunderta ne karakter dhe shpesh perplaseshin me njera-tjetren, por gjithsesi formuan sistemin me efektiv te policise, qe ishte pare ndonjehere ne ndonje vend evropian.
Xhandarmeria ishte nje force paramilitare, qe ishte e perkushtuar ne vendosjen e rendit. Ishte Napoleoni, qe vuri rregullat e anetaresise ne xhandarmari, me qellimin per ta bere nje force elitare, ne te cilin duhej qe te kishte vend ndeshmeria dhe rehabilitimi i rendit publik, qe do kishte keshtu besueshmerine e tij te plote.
Ne menyre ideale, xhandaret duhet qe te ishin njerez te afte per tu pershtatur ne nje force te armatosur, me shume vjet pervoje dhe nje disipline shume te mire. Ata duhet qe te kishin permasa "jo te zakonshme" krahasuar me njerezit e tjere.
Megjithate ishte e pamundur qe te mblidheshin te gjitha keto gjera dhe te mbaje kete force te perhershme me keto parametra kaq te larte. Per fatin e Napoleonit, luftrat e shumta kishin prodhuar disa veterane, qe kishin parametra te tilla te mira. Ai i sakrifikoi keta, duke i hequr nga ushtria per te forcuar policine. Pas kesaj, qellimet e tjera ishin me te lehta. Ai i perhapi ata, ne cdo cep te Frances, ne brigada te vogla, me njesi me gjashte deri dhjete njerez. Keta ishin me shume te vendosur afer zonave rurale, ndersa nje pjese tjeter te ashtequajturit "Marechaussee", kishin per detyre vetem, qe te patrullonin ne rruget perandorake. Keshtu xhandarmaria u be nje force e vertete kombetare, nje dore per te qene me afer njerezve te zakonshem. Qe ata te mos korruptoheshin, Napoleoni ndoqi tre rruge. Te cilat rezultuan edhe keto te suksesshme. Xhandaret dhe familjet e tyre qendronin ne barraka dhe ishin larg njerezve, qe duhej te mbikqyrnin. Xhandaret nuk ishin nga zonat e tyre dhe e treta nuk vareshin nga autoritetet civile, por direkt nga Ministri i Luftes.
Nga ana tjeter, Napoleoni vendosi qe ata te ndryshonin qe ne paraqitjen e tyre. Ata nga ana fizike, ata duhej qe te kishin shume paraqitje, para bashkeatdhetareve te tyre. Ata duhej te ishin shume te gjate, qe te dalloheshin kudo, duhej te ishin elegante dhe shteti i tij duhet qe t'i armatoste mire. Pavaresisht se ne disa vende, ata ishin me pak te armatosur se fshataret, qe kishin rembyer arme te ndryshme. Gjithsesi, xhandarmeria e tij u be nje force solide, ne jeten rurale dhe provinciale te Frances dhe vendeve te tjera te Evropes ku Napoleoni kishte sundimin e tij. Shume zona nga Italia dhe Gjermania, pjesa perendimore dhe vendet e Ulta u drejtua nga kjo force.
Policia civile, "policia administrative" ne terminologjine e shtetit napoleonik ishte me pak e rinovuar brenda dhe jashte Frances. Dhe, cdo qytet me me shume se 5000 banore duhej te kishte nje komisariat policie, nje komisioner, qe duhej te ishte i emeruar direkt nga Ministri i Policise se Pergjithshme ne Paris. Ai ishte pergjegjes direkt para prefektit e Departamentit te tij, ku ky i fundit ishte vete nje zyrtar civil, qe ishte i emeruar nga Ministri i Brendshem.
Roli i rendesishem i xhandarmerise u duk ne perendim te Frances, ne rastin e nje revolte te madhe kunder Revolucionit katolik. Ketu francezet mesuan mesimin e veshtire e nevojes per nje prezence te tille ushtarake, plotesisht te afte per mbledhjen e taksave dhe problemeve te tjera.
***
Shume vjet me vone, trashegimi i rendesishem i policise se Napoleonit, ishte krejt ndryshe. Ne shume pjese te Evropes, vecanerisht ne vendet e zhvilluara ekonomike dhe kulturale, si ne qytetet gjermane ne Detin e Veriut, Xhandarmeria ka lene kujtime shume te hidhura. Ne keto mjedise urbane te sofistikuara, kjo force policore per kontrollin e civileve kishte imazhin si njesi shume e ashper, shtypese dhe e panevojshme. Kur qytetaret e Hamburgut kane riorganizuar policine e tyre ata kane zgjedhur modelin e Metropolitaneve te Londres dhe jo xhandarmerine e Napoleonit. Por, vete anglezet perdoren modelin francez per te vene ne kontroll rebelimin e Irlandes. Perfundimisht duhet thene se ky model pati edhe limitet e veta. Nuk vazhdoi me ne vendet e zhvilluara dhe vazhdoi te perhapet pamase ne vendet e prapambetura.
(Mbeshtetur ne studimin e historianit anglez)
Krijoni Kontakt