Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 55 prej 55
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Citim Postuar mė parė nga ALBA Lexo Postimin
    Nė vitin 1997, nė varrezat e Strugės ėshtė zbuluar se prehen eshtrat e njė prej bijve tė Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora. Pak kohė mė parė, pranė varrit tė tij ėshtė vėnė njė pllakė pėrkujtimore

    Djali i Ismail Qemalit, i harruari nga historia

    Bardhyl Berberi
    Nė qytetin e Strugės ka jetuar djali i Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora. Ai ka jetuar nė Strugė nga viti 1936 deri nė dimrin e vitit 1953, kur ndėrroi jetė dhe prehet nė varrezat e Strugės. Sipas dėshmive historike, Qazim Bej Vlora ka qenė djali i parafundit i Ismail Qemalit dhe siē ka deklaruar nė kujtimet e tij, nė tė gjitha ecejakjet diplomatike qė ka patur ėshtė shoqėruar nga Qazimi dhe siē shprehet vetė Qemali pėr djalin e tij Qazimin, ai ka qėnė kujtesa e tij nė tėrė aktivitetet. Mėsohet se Qazim Bej Vlora ka lindur nė vitin 1870. Nė vitin 1919 ai ėshtė helmuar sė bashku me tė atin, duke ngrenė darkė nė Itali. Ismail Qemali gjeti vdekjen, ndėrsa Qazimi mundi ta pėrballojė dhe tė jetojė. Nė vitin 1936 Qazimi vjen nė Strugė me njė dokumentacion tė pasur tė qeverisė sė Ismail Qemalit. Nė moshėn 66- vjeēare martohet me Behije Sherif Masllafin, e veja e Inajet bej Ohrit, motra e tė cilit ishte martuar me njė tjetėr djalė tė Ismail Qemalit. Nė vitin 1949 kur u prishėn marrėdhėniet midis qeverisė shqiptare dhe asaj tė Jugosllavisė, Qazimi ngeli i izoluar nė Strugė. Shėrbimet e fshehta tė policisė jugosllave i bėnė kontroll, duke i marrė dokumente tė rėndėsishme tė shtetit shqiptar, tė qeverisė sė Ismail Qemalit, ndėrsa njė pjesė tjetėr Qazimi e kishte ēuar nėpėr miqtė e tij dhe ende nuk dihet se ku ndodhen ato

    Vdes nė Strugė nė njė anonimitet tė plotė nė dimrin e vitit 1953, duke lėnė pas njė dokumentacion tė pasur dhe njė bibliotekė shumė tė madhe dhe pėrveē dokumenteve tė qeverisė sė Vlorės qė ka konfiskuar policia e fshehtė maqedonase, fati i dokumenteve tė tjera nuk dihet. Nė vitin 1997 shoqata e historianėve zbuloi vendin ku ishte varrosur Qazim Bej Vlora dhe vetėm para pak kohėsh, mė 28 nėntor 2004, forumi i intelektualve tė Strugės arriti tė rregullojė varrin dhe tė vendosė njė pllakė pėrkujtimore, duke e nderuar atė pėr aktivitetin e tij patriotik. Kryetari i forumit intelektual tė Strugės, Xhemil Hajredini ka theksuar se “me kėtė akt pastruam ndėrgjegjen tonė prej shqiptari, qė pėr shumė vjet, pėr arsye objektive, nuk e kemi ditur se nė varrezat tona tė Strugės prehen, jo vetėm eshtrat e njėrit nga djemtė mė tė mire tė Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora, por bashkė me to edhe njė pjesė e ndritur e historisė tonė kombėtare, pėr tė cilėn ne jemi krenarė”.


    shekulli
    - Disa nga shkrimet dhe FLAMURI i ngritur ne vitin 1912, familja e Qazimit ia ka dorezuar familjes se Males.
    Me sa dijme kjo eshte familja e plitikanit dhe diplomatit Denko Maleski.
    Flamurin dhe disa fletushka i ka pase ne arken e saj, gjyshja e Denko Maleskit.
    urtėsia

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    do te benj nje pietje o kapsi..

    zėre se ke marr mikrofonin e zė nje qoshe te sheshi flamurit..ne Vlore..
    ne dore mban dhe librin ne fjale.. "kujtime te Eqerem bej Vlores..
    dhe fillon i piet kalimtaret .. qe rastesisht kalojn aty..
    mosha te ndryshme e profesione te ndryshme jan mileti..
    ti u ben pietjen..
    na mo.. e kini cfletuar apo lexuar kte liber?
    e zėm se piete 1000 vet..

    e zem se pergjigjen sinqerisht..
    Si ta ha mendja tyjan..

    Sa nga keta 1000 thon ..oj te lexuar..uj fare e kemi bėrė..

    ??

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Por,
    si shume familje te tjera edhe kjo familje per te ruajt karieren politike ne Jugosllavine e Titos i fshehen keto fakte njesoj sikur qe fshehin edhe identitetin e tyre kombetar.
    Republika artificiale e maqedonise se titos u be me pjesetar te kombit serb, bullgar , shqipetar dhe vlleh. me vone hibridet te formojne nje gjuhe dhe komb te ri te quajtur maqedon.

    Ket e dine e gjithe bota pervec shqipetareve.
    sepse shqipetaret jane ata qe njohin gjuhen dhe kombin maqedonas duke i lene anash shqipetaret e asimiluar.

    U bene mbi 100 e sa vite, qe asnje delegacion i ministrise se arsimit, institutit te albanologjise, kryetar ose kryeminister shqipetar qe nuk vizitoi shtepine akfabetit ne Manastir.
    Te pakten te pije nje kafe per nder te atyre burave qe na dhane germat shqipe.
    e pastaj,
    te tjeret na paskan faj, ... !!!
    urtėsia

  4. #44

    per Ismail Qemalin

    Paskal Milo: Intrigat dhe pėrgjimet e politikanėve ndaj Ismail Qemalit, njėlloj si manipulimet e Berishės ndaj rivalėve politikė



    Intrigat e politikanėve shqiptarė kundėr Ismail Qemalit, tė kujtojnė realitetin e sotėm politik, ku intrigat e Berishės ndaj kundėrshtarėve politikė, nuk kanė tė sosur”. Kėshtu u shpreh dje, historiani i njohur dhe kreu i PDS-sė, Paskal Milo i cili nėnvizoi se midis kėtyre kundėrshtarėve politikė tė Plakut tė Vlorės, renditeshin edhe Konica, Noli, apo motrat Qirjazi. Ndėrsa nė realitetin e sotėm, politika ėshtė plot me prapaskena, pėrgjime, vrasje, letra anonime, mesazhe kėrcėnuese, apo shpėrblime tenderash. Sipas tij, Berisha ėshtė vetėm njėri prej aktorėve politikė, ku duket se tė gjithė kanė pėrgjegjėsitė e tyre, pėr mjedisin politik qė ėshtė shumė i ndotur.



    Zoti Milo, nė lidhje me zhvillimet politiko-shoqėrore tė 100 viteve tė fundit,ne shqiptarėt duhet tė ndjehemi krenarė, fatkeqė, apo tė mashtruar?

    Unė nuk i takoj njerėzve, apo historianėve qė e kanė parė dhe e shohin historinė si njė mit, apo si njė pėrrallė qė u duhet treguar brezave tė ardhshėm nė mėnyrė tė zbukuruar dhe me njė fund tė lumtur. Kjo ndodh vetėm nė tregimet qė bėjnė prindėrit kur vendosin fėmijėt nė gjumė, por jo nė historinė tonė 100 vjeēare. Historia shqiptare e kėtyre 100 viteve tė fundit, pra qė nga periudha kur u krijua shteti shqiptar, ka qenė njė histori e trazuar. Njė histori me ulje-ngritjet e saj. Kėshtu qė progresi ka ardhur mė tepėr si rrjedhojė e kalimit tė viteve, se sa nga mirėqeverisja e politikanėve. Gjithsesi, nuk duhet tė harrojmė se sot kemi njė shtet 100 vjeēar. Prandaj, 100 vjetorin e Pavarėsisė duhet ta festojmė me krenari pėr rrugėn tonė historike. Kjo pėr faktin se nė kėtė rast, ky vit pėrbėn njė jubile ku mė shumė marrin rėndėsi anėt emotive dhe pozitive, se sa traumat. Ne jemi tashmė tė konsoliduar nga pikėpamja e formimit shtetėror dhe askush nuk vė nė dyshim ekzistencėn e shtetit siē mund tė bėhej 100 vjet mė parė. Por kjo nuk mjafton qė nė 100 vjetorin e Pavarėsisė, ne tė shkojmė duke harruar dhe duke mos analizuar tė gjithė atė rrugė tė mundimshme me njė klasė politike po kaq tė mundimshme sa ē’e kemi edhe sot e kėsaj dite. Unė jam duke shkruar njė libėr pikėrisht, pėr 100 vitet e politikės sė jashtme tė shtetit shqiptar tė cilin do ta botojmė rastin e jubileut. Dhe jam duke shikuar me lupė, veprimtarinė e personaliteteve kryesore politike tė gjithė kėtyre viteve, sidomos tė atyre qė kam njohur mė pak deri tani. Bėhet fjalė pėr politikanėt e 20 viteve tė para tė shtetit tė pavarur shqiptar, duke filluar nga Ismail Qemali, Eesat Pashė Toptani, Fan Noli, Ahmet Zogu, Faik Konica, e shumė emra tė tjerė tė politikės shqiptare tė asaj kohe.

    Si dalin kėto figura nė radioskopinė e historianit?

    Do ju them, me bindje tė plotė se pavarėsisht, nga respekti qė kam pėr mjaft nga kėto figura tė shquara, duke lexuar se ēfarė ata kanė thėnė pėr njėri –tjetrin ndjehem disi i trishtuar.

    Pėrse e thoni kėtė?

    Sepse ashtu siē janė sharė dhe akuzuar me njeri-tjetrin, mė ėshtė krijuar bindja qė kjo racė shqiptare politikanėsh nuk paska pėsuar asnjė ndryshim nė kėto 100 vjet. Duke lexuar akuzat e rėnda tė Faik Konicės apo Fan Nolit kundėr Ismail Qemalit, apo duke lexuar vlerėsimet negative tė Kristo Dakos, pėr qeverisjen ndjej njė lloj pezmi.
    Gjithashtu, ka sharje kundėr Nolit, fyerje, denigrime. Ka edhe pėrgjime dhe spiunime qė i bėnin Nolit nė Amerikė, motrat Qirjazi. Duke lexuar kėto gjėra, mė vjen menjėherė ndėr mend, krahasimi me videopėrgjimet dhe fyerjet e rėnda ndaj njėri - tjetrit tė politikanėve tė sotėm shqiptarė. Mė vijnė ndėr mend intrigat e Berishės kundėr kundėrshtarėve dhe rivalėve, por mė vjen ndėr mend i gjithė realiteti i sotėm politik. Dhe tė dy kohėt mė duken si dy tablo binjake tė njė piktori tė vetėm.


    Cilat janė pikat kryesore, ku Noli dhe Konica shajnė Ismail Qemalin?

    Noli dhe Konica nuk kursehen asnjėherė pėr ta sharė Ismail Qemalin, madje ata pėrdorin shpesh edhe njė fjalor vulgar, tė palejueshėm pėr kulturėn e tyre. Pėrpos sharjeve pėr qeverinė e tij, apo pėr aftėsitė e kufizuara tė tij, ata pėrdorin edhe njė zhargon tė rėnduar ndaj plakut tė Vlorės.

    Cila ishte arsyeja e keqkuptimeve tė tyre me Ismail Qemalin?

    Atyre u kish mbetur hatri me Ismail Qemalin sepse kur erdhėn nė Shqipėri, nė vitin 1913 ndofta kėrkonin diēka mė tepėr nga Ismail Qemali, gjė qė ai nuk pati mundėsinė t’ua japė. Dhe kur u kthyen nga Evropa, nė SHBA, por edhe mė vonė, ata nė faqet e gazetės, “Dielli” i janė vėrsulur Ismail Qemalit me njė gjuhė tepėr agresive dhe armiqėsore.

    Pėrse bėhej ky sulm mbi Ismail Qemalin?

    Sepse nė atė kohė, njė pjesė tjetėr, me pėrfaqėsues Kristo Dakon, e propozuan Ismail Qemalin si delegat nė Konferencėn e Paqes sė Parisit, nė vitet 19-20. Ismail Qemali u vu nė qendėr tė kritikave nga Noli sepse ky i fundit nuk donte qė Ismail Qemali tė ishte delegat. Noli kėrkonte tė shkonte vetė. Por edhe Noli u pengua tė shkonte nė Konferencėn e Parisit, sepse ai akuzohej si spiun grek dhe austriak nga Kristo Dako dhe nga dy motrat Qirjazi, tė cilat dėrgonin nė Departamentin e Drejtėsisė raporte kundėr tij. Po kėshtu Faik Konica ka shkruajtur nė Departamentin e Shtetit njė letėr tė ashpėr, kundėr Nolit. Pra shqiptarėt luftonin kundėr njėri-tjetrit edhe nė njė vend tė huaj. Pėr tė mos folur kėtu pėr personazhe tė tjerė tė jetės politike qė kanė pasur si synim kryesor t’i hanė kokėn njeri-tjetrit. Kėtu pėrjashtohet natyrisht, Esat Pashė Toptani qė ishte modeli i njeriut antikomb dhe qė ēdo gjė e bėnte nė funksion tė pushtetit dhe parave.

    Sa kohė vazhdoi qeverisja e Ismail Qemalit nė krye tė shtetit shqiptar?

    Ismail Qemali qeverisi Shqipėrinė nga 28 nėntori i vitit 1912, deri nė 22 janar tė vitit 1914. Pra, gati njė vit e dy muaj. Dhe gjatė gjithė kėsaj periudhe, rreth tre muaj ka qenė nė Evropė, pėr tė shkuar edhe nė Konferencėn e Londrės. Pra, me pak fjalė Ismail Qemali nuk kishte asnjė mundėsi qė tė bėnte mė tepėr se ē‘bėri pėr shkak tė rrethanave. Madje, duhet t’i jemi shumė mirėnjohės pėr atė qė bėri dhe qė ka vlera historike tė mėdha. Ndėrkaq, sharjet e Konicės, Nolit, Dervish Himės, a Mithat Frashėrit, etj,

    Zoti Milo, a nuk ju duket se politikanėt shqiptarė kanė bėrė mė shumė intriga, ndaj njėri-tjetrit, se sa punė tė dobishme?

    Ka qenė njė situatė intrigash dhe sulmesh, prapa shpine apo pėrballė. Ka qenė njė konfuzion, por fragmente tė tij vazhdojnė edhe sot. Kėta njerėz kanė bėrė shpesh veprime qė nuk i bėnin nder veprės sė tyre tė mėvonshme politiko-letrare. Pra, ndaj Ismail Qemalit janė thurur me qindra intriga nga vetė shqiptarėt, pa llogaritur kėtu prapaskenat e tė huajve.

    A ka bėrė gabime Ismail Qemali?

    Po. Ai ka bėrė njė sėrė gabimesh. Nė radhė tė parė ai gaboi nė momentet e fundit, kur nė vend qė tė mbėshteste ardhjen e princ Vidit, u bashkua me rrymėn pro turke, pėr njė princ mysliman. Njė gabim tjetėr ishte propozimi i tij pėr tė bėrė njė organizim kantonal tė Shqipėrisė nė momentin kur po dėshtonte edhe princ Vidi. Dhe kjo pėrbėnte rrezik pėr ndarjen e Shqipėrisė, sipas pretendimeve tė vendeve fqinje. Por, ai ka qenė konseguent nė vitet e fundit tė jetės sė tij, nė ēėshtjen e krijimit tė rrethanave pėr tė shpėtuar atė ēfarė mund tė shpėtohej nga Shqipėria dhe pėr tė pasur njė program kombėtar nė pėrfundim tė konfliktit. Ai ka shkuar nė Austri, ku nuk e kanė pėrfillur sa duhet. Madje e kanė larguar austriakėt. Pastaj shkoi nė Francė, ku nuk gjeti mbėshtetje, pastaj shkoi nė Itali dhe aty e kanė pėrgjuar e ndjekur shėrbimet sekrete italiane. Nė muajt e fundit pėrfundoi nė Spanjė, pastaj u rikthye nė Itali, ku edhe vdiq.
    Zoti Milo meqė tradita e mėvonshme e drejtimit tė shtetit shqiptar u mbush me drejtues qė vrisnin, vidhnin, ose bėnin afera korruptive, a ka qenė Ismail Qemali njė kryeministėr i tillė? Pra, a ka fillesė nga Ismail Qemali kjo traditė kryeministrore?

    Jo, Ismail Qemali ishte njė intelektual i shquar dhe diplomat i zoti. Kishte kulturė dhe sjellje tė pėrsosur ndaj miqve dhe kundėrshtarėve politikė dhe pėr kėto gjėra nuk ėshtė pėrmendur kurrė. Kėshtu qė kryeministri i parė i shtetit tė parė tė Shqipėrisė nė kėto drejtime krijoi traditėn e parė tė korrektėsisė. Mė vonė, ju e dini vetė se ēfarė ka ndodhur. E vetmja gjė qė i pėrflitet Ismail Qemalit nė vitet e vonshme ishte se kėrkonte para nė qeveritė evropiane pėr tė mbijetuar. Ai kishte shtatė fėmijė dhe unė mendoj se pėrpiqej shumė, ngaqė nuk kishte mjete jetese.

    Thuhet se Ismail Qemali ka pasur lidhje me shumė gra, a ėshtė e vėrtetė?

    Nuk e di. Pjesa e historisė qė studioj unė, nuk e pėrfshin jetėn intime tė objektit. Kjo ėshtė pėr kamerat e fshehta. Ismail Qemali ka qenė dy herė i martuar. Gruaja e parė i ka vdekur dhe gruaja e dytė ishte me origjinė greke. Me tė u njoh nė Bullgari.

    Si e mendoni politikėn e qeverisė sė sotme ndaj Ismail Qemalit?

    Unė do ta gjykoja veprimtarinė e qeverisė, jo si politikan, por si historian. Pėr mėnyrėn se si po perceptohet 100 vjetori i Pavarėsisė. Sė pari, kam qenė dhe jam kundėr ndėrhyrjes sė politikės nė mėnyrėn se si duhet trajtuar historia e kombit. Ka qenė njė mėnyrė tė sjelluri antihistorike e Enver Hoxhės qė diktonte se si duhet tė shkruhej historia. Pėr fat tė keq ka rreth dy vjet qė tema e rishkrimit tė historisė ėshtė shumė e dashur pėr zotin Berisha. Dhe nė njė mėnyrė apo njė tjetėr, ai u ka dhėnė mesazhin e qartė historianėve dhe shkruesve qė tė vendosin nė qendėr tė vėmendjes sė tyre rishikimin e plotė tė historisė sė Ahmet Zogut.

    Ēfarė mund tė thoni pėr Ahmet Zogun?

    Unė pretendoj qė e njoh mirė periudhėn kur Ahmet Zogu ka marrė pjesė aktive nė politikėn shqiptare, deri sa ėshtė larguar nga Shqipėria nė vitin 1939. Apo edhe nė vitet e mėvonshme tė periudhės sė luftės. Sigurisht, qė ai ėshtė pjesė e historisė shqiptare nė kėto 100 vjet. Ka kontributet e tij nė momente tė caktuara duke filluar nga Kongresi i Lushnjes nė vitin 1920, e deri nė vitin 1939. Por nuk duhet t’i rikthehemi njė metodologjie komuniste nė vlerėsimin e figurave historike qė dikur i shikonim bardhė e zi. Ahmet Zogu, pėrveē se ka bėrė pėrpjekje, sė bashku me tė tjerė, pėr konsolidimin e shtetit shqiptar, nė vitet 1920-34, ka edhe difekte. Gjatė kėsaj kohe ka bėrė edhe politika tė gabuara. Ai ka bėrė njė luftė tė pandershme agresive, ndaj kundėrshtarėve tė vet. Ka manipuluar edhe zgjedhjet pėr t’u bėrė kryeministėr. Atij i njihet merita nė Kongresin e Lushnjes dhe kėtė e bėri sepse Myfit Bej Libohova kėrkonte qė ta sabotonte mbajtjen e Kongresit tė Lushnjes. Nuk duhet tė harrojmė vrasjet e shumta tė patriotėve e shqiptarėve. Ai ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Hasan Prishtinės, apo pėr njėrin prej vėllezėrve Toto. Por edhe pėr dėnimin me 101 vite burg ndaj dhjetėra e dhjetėra shqiptarėve. Dhe nuk duhet harruar qė ėshtė pėrgjegjės edhe pėr vendosjen e Shqipėrisė nėn tutelėn italiane, qė ēoi edhe nė pushtimin e vendit. Ai iku pa hedhur njė pushkė dhe i la shqiptarėt nėn pushtim. Tė paktėt tė kishte bėrė atė qė bėnė tė gjithė mbretėrit e tjerė, tė qėndronte nė krye tė ushtrisė pėr tė luftuar bashkė me ta. Nuk duhet tė harrojmė se edhe xhandarmėrinė e paguante me paratė qė merrte nga shqiptarėt e varfėr, apo nga huat qė merrte nga Italia.

    Po ēėshtja e Shėn Naumit, si qėndron?

    Ahmet Zogu e ka shitur tek jugosllavėt Shėn Naumin. Kjo ēėshtje ėshtė vulosur me marrėveshjen qė ka bėrė me Nikola Pashiēin, nė gushtin e vitit 1924. Ėshtė tėrėsisht e dokumentuar dhe kėtu duken qesharake pėrpjekjet e atyre qė duan tė justifikojnė kėtė akt tė turpshėm tė tij. Marrėveshja nė fjalė ka edhe klauzola tė tjera shumė tė turpshme qė e shndėrrojnė Shqipėrinė, nė njė pjesė tė shtetit jugosllav, ku Zogu do tė shėrbente si guvernator. Madje edhe kisha ortodokse autoqefale do vihej nėn autoritetin e kishės serbe. Pra, nė dokumentin e shitjes sė Shėn Naumit janė edhe 15-16 klauzola tė tjera tė turpshme.
    Sipas jush, pėrse Berisha po kėrkon me ngulm rishkrimin e historisė, e cila nė pamjen e parė duket si njė kėrkesė normale?Berisha ėshtė njė politikan qė di tė shfrytėzojė momentin. Dhe pėr kėtė duhet t’i njihet merita. Pra, ai kėrkon tė shfrytėzojė 100 vjetorin e Pavarėsisė sė shtetit shqiptar, jo thjesht se ai gjendet nė detyrėn e kryeministrit, por edhe pėr shkak tė zgjedhjeve parlamentare qė na presin. Apo pėr njė arsye qė bėhet organike pėr njerėzit qė qėndrojnė gjatė nė pushtet. Qė fillojnė tė mendojnė pėr sė gjalli se ē’vend do tė kenė nesėr nė histori. Prandaj, ai shikon tek Ahmet Zogu, pasqyrėn e tij. Dhe nė kėtė mėnyrė ai kėrkon tė ndėrtojė nė historinė e kombit shqiptar, katėr shtylla.

    Cilat janė kėto shtylla?

    Skėnderbeu, Ismail Qemali, Ahmet Zogu dhe Sali Berisha. Sipas tij, tė tjerėt, ose janė shumėzuar me zero, ose janė figurantė nė kėtė shėtitore tė historisė kombėtare.
    Mos vallė egėrsia e Berishės buron nga tradita e mėparshme kryeministrore?
    Berisha ėshtė njė model qeveritari autokrat, qė ka vendosmėri dhe vullnet politik pėr t’i shkuar objektivave deri nė fund. Pak, ose aspak tė tjerė prej politikanėve shqiptarė, e kanė kėtė cilėsi. Nė njė kontekst shqiptaro-ballkanik ėshtė shumė e nevojshme. Prejardhja dhe kultura e Berishės janė tė tilla qė ai dorėzohet nė mėnyrė tepėr tė natyrshme para instikteve tė pushtetit dhe nė emėr tė tyre ai shkon deri nė veprime ekstreme dhe tė pakontrolluara, siē ishte rasti i 21 janarit. Por edhe nė shumė raste tė tjera.

    Kur ka vdekur Ismail Qemali?

    Ismail Qemali ka vdekur nė Peruxhia, nė hotelin Prufani, qė ekziston edhe sot e kėsaj dite. Atje, ai ishte me dy djemtė e tij ku do priste njoftimin nga qeveria italiane, kryeministrit tė tė cilit, nė atė kohė Vitorio Orlando i kishte dėrguar njė letėr, ku i kėrkonte mbėshtetje pėr kauzėn e paqes nė Paris. Aty i ra hemorragjia cerebrale. U vizitua nga disa mjekė tė njohur tė Peruxhias tė cilėt e kanė pasur nėn kujdes derisa mbylli sytė. Pastaj ėshtė transportuar nė Vlorė dhe nė Kaninė. Eshtrat pastaj kanė ardhur pėrsėri nė Vlorė dhe janė rivarrosur nė monumentin e Pavarėsisė, mė 1932 me rastin e 20 vjetorit tė Pavarėsisė.
    Zoti Milo, si i parashikoni zhvillimet e politikė sė sotme nė Shqipėri?

    Tanimė gjithēka ėshtė e qartė pėr shqiptarėt. Nga njėra anė kemi njė maxhorancė tė korruptuar dhe tė inkriminuar nė vrasje, siē ėshtė ajo e 21 janarit tė kaluar. Ndėrsa nga ana tjetėr kemi njė opozitė qė po shtohet dhe po forcohet ēdo ditė e mė shumė. Kėshtu qė nė zgjedhjet e ardhshme fitorja e opozitės nuk diskutohet.

    Intervistoi Ilir Bushi

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    "Ju rrėfej stėrgjyshin tim Ismail Qemali sipas kujtimeve tė familjes"

    Darling Vlora ėshtė njė prej stėrnipave tė Ismail Qemalit. Jeton nė Itali dhe ka organizuar dy ekspozita fotografike pėr Ismail Qemalin, tė parėn nė vitin 2009 nė ambientet e shtėpisė sė tij me rastin e 165 vjetorit tė lindjes sė Qemalit dhe tė dytėn nė Parma nė nėntor tė 2010-ės nė bashkėpunim me Shoqatėn ‘Scanderbeg’.

    “Ismail Qemal bej Vlora, ėshtė paraardhėsi im. Gjyshi im, Qamil bej Vlora (babai i babait tim) ishte njėri nga djemtė e Ismail Qemalit. Pra, nė vijė mashkullore, jam stėrnip i tij...” – e prezanton Darlingu veten.

    Ismail Qemali ka qenė nė shėrbim tė Perandorisė Osmane pėr 50 vjet. Ėshtė ndėr liberalėt e parė osmanė dhe nė 1909 edhe themelues e Kryetar i Partisė Liberale. Angazhimi i tij nė forcat reformatore tė Perandorisė ėshtė mė i hershėm sesa ai nė Rilindjen Kombėtare. Ē’e shtynte Ismail Qemalin tė ishte liberal: autonomia mė e madhe pėr vilajetet shqiptare apo ndėrgjegjja e tij si shtetar osman?

    Kohėt e fundit e kam ndeshur si njė farė kritike faktin qė Ismail Qemali i shėrbeu Perandorisė Osmane. Ky kėndvėshtrim, jo vetėm pėr mendimin tim, ėshtė krejtėsisht i gabuar. Shėrbimi i tij nė Perandorinė Osmane pėrkon pikėrisht nė njė kohė kur Shqipėria ishte pjesė e Perandorisė ndaj ai nuk i shėrbeu asaj por vendit tė tij. Gjatė gjithė veprimtarisė sė tij nė administratėn shtetėrore Ismail Qemali u shqua si njeri me ide liberale dhe reformatore.

    Ai hyri nė administratė nė moshėn 16-vjeēare, kur kjo drejtohej nga burra tė shquar e pėrparimtar si Mit'hat Pasha, Fuad Pasha e Ali Pasha. Megjithatė veprimtaria e tij duhet parė gjithmonė paralel dhe e lidhur ngushtė me pėrpjekjet e tij nė dobi tė Shqipėrisė. Qė nė vitin 1864 atė e gjejmė nė mbledhjet e organizuara nė Stamboll pėr tė formuar njė shoqėri kulturore kombėtare pėr hapjen e shkollave shqipe dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Ka qenė njeri largpamės. E ka deklaruar gjithmonė bindjen se me forcimin e Perandorisė i shėrbente edhe vendit tė tij. Ai bashkėpunoi me Mit'hat Pashėn nė hartimin e Kushtetutės sė parė osmane, shpallur mė 1876 dhe neni 108 i saj pranonte qė «administrata e krahinave do tė kishte si themel parimin e decentralizimit». Njė nga idetė e Mit'hat Pashės e sugjeruar nga Ismail Qemali, ishte krijimi i njė Vilajeti shqiptar. Dhe kėtu jemi dy vjet pėrpara Lidhjes sė Prizrenit dhe gati 40 vjet pėrpara Pavarėsisė.

    Fatkeqėsisht Mit'hat Pasha u arrestua; Kushtetuta mbeti e pazbatuar deri mė 1908 dhe vetė Ismail Qemali u internua. Pasi u lejua tė kthehej nė Stamboll, duke parė qėndrimin e pandryshuar tė Sulltanit, Ismail Qemali vendosi tė largohej pėrfundimisht nga Turqia, veprim qė e kreu mė 1900, duke iu kushtuar mė pas tėrėsisht ēėshtjes kombėtare shqiptare. Nė letrėn qė i drejtonte Sulltanit, nga bordi i anijes angleze qė do ta nxirrte nė Europė shkruante: «Krimi im ndaj atdheut ėshtė dashuria ndaj tij».

    Sami Frashėri ose Shemshedin Sami, konsiderohet nga historiografitė shqiptare e turke si nja nga themeluesit e nacionalizmave tė kėtyre dy kombeve. Si shihet Ismail Qemali nga historiografia turke?

    Siē del edhe vetė nė pyetjen tuaj, pjesa mė e madhe (pėr mos thėnė gati tė gjithė) e rilindėsve tanė, kush mė shumė e kush mė pak, shėrbyen nė administratėn shtetėrore turke por pa e harruar vendlindjen e tyre. Ashtu si edhe Sami Frashėri, i cili me punėn e tij i shėrbeu dijes dhe kulturės sė mbarė kombėsive qė jetonin nė Perandorinė Osmane, edhe Ismail Qemali, kudo qė shėrbeu, u dallua si mbėshtetės i dijes dhe pėrparimit.

    Akoma edhe sot, nėpėr vendet ku ai mbuloi postin e guvernatorit, kujtohet me respekt pėr veprat e tij, nė hapjen e shkollave, kundėr diskriminimit racor e fetar, etj. Po ashtu ai kujtohet me respekt si njė figurė liberale, ndėr tė parėt liberal tė Perandorisė. Sė fundi «Kujtimet» e tij janė botuar edhe nė gjuhėn turke, pėrveē njė punimi me disa fjalime tė tij nė Parlament qė ėshtė botuar shumė vite mė parė.

    Nė dallim nga figura tė tjera, Ismail Qemali duket shumė aktiv nė Rilindjen Kombėtare vetėm nė vitet qė paraprijnė Revolucionin e Xhonturqve. Si mund tė shpjegohet kjo “vonesė”?

    E drejtė. Duket sikur ėshtė aktiv nė lėvizjen kombėtare mė tepėr nė prag tė Revolucionit, por nuk ėshtė ashtu. Gjithė veprimtaria e Ismail Qemalit ėshtė e lidhur ngushtė me origjinėn e tij, me atdhedashurinė, me historinė e vendit dhe familjes sė tij. Ishin kėto faktorė qė, bashkė me inteligjencėn dhe pėrgatitjen e tij tė rrallė, krijuan burrin e shtetit liberal i cili, ashtu siē e ka deklaruar gjithmonė, kėrkonte qė nėpėrmjet forcimit tė Perandorisė t'i shėrbente gjithė kombėsive qė bėnin pjesė nė tė, pėrfshirė kėtu edhe Shqipėrinė, pra ai dilte pėrtej pėrmasave kombėtare. Por, nėse kemi njė "ritardo" tė tij nė lėvizjen kombėtare shqiptare tė para 1900-ės nuk duhet tė harrojmė edhe faktin se ai ishte i internuar pėr 7 vjet rresht (1877-1884) dhe mė pas, ashtu siē ka qenė edhe mendimi i historianėve si Luarasi, Xoxi, Naska, etj, ai u mbajt nga Sulltani qėllimisht larg Stambollit, pikėrisht pėr tė qenė larg veprimtarive kombėtare.

    Nė ekspozitėn e fundit qė ke organizuar nė Parma mbi Ismail Qemalin, nė bashkėpunim me Shoqatėn Scanderbeg, mė bėri pėrshtypjen njė foto e 1908-ės, kur Qemali kthehet nė Shqipėri e zgjidhet deputet nė Parlamentin Osman. Karroca e tij mbahet nė krahė nga vlonjatėt nga moli nė qendėr tė qytetit. E donin kaq shumė nė Vlorė?

    Ismail Qemali kishte lindur nė Vlorė. Familja e tij drejtonte Sanxhakun e Vlorės qė nga viti 1480. Pavarėsisht se ai ishte larguar i ri nga Vlora asnjėherė nuk i kishte ndėrprerė lidhjet me vendlindjen. Tė gjithė shqiptarėt qė shkonin nė Stamboll gjenin gjithmonė mbėshtetjen e tij.

    Ai konsiderohej si pėrfaqėsuesi mė i shquar i familjes Vlora. Menjėherė pas shpalljes sė Kushtetutės populli i Vlorės, me anė tė njė telegrami, iu lut tė kthehej nė vendlindje. Ardhja e tij u kthye nė njė manifestim popullor. Njė delegacion prej 39 vetave kishin shkuar ta prisnin nė Korfuz. Nė skelė kishte dalė ta priste gjithė populli i Vlorės. U mbajtėn fjalime tė ndryshme patriotike nė nderim tė tij; u zbrazėn tė shtėna topi, si nė skelė ashtu edhe nė qytet. Pėr tė shprehur dashurinė dhe respektin e madh, karrocės sė Ismail Qemalit ia hoqėn kuajt dhe e morėn nė krahė pėrgjatė gjithė rrugės prej afro 2 km, deri nė qendėr tė qytetit.

    Shqiptarėt e fituan pavarėsinė? Apo kjo ishte rezultat i politikės sė ‘800-ės e cila bazohej nė ekuilibrin midis fuqive tė mėdha dhe kompensimin e fituesve?

    Pėr mendimin tim, njėkohėsisht bazuar edhe nė «Kujtimet» e Ismail Qemalit dhe vlorajve tė tjerė, shqiptarėt e fituan dhe merituan krejtėsisht Pavarėsinė. 28 nėntori 1912 ishte kurorėzimi i luftėrave shekullore tė popullit tonė. Ata qė hera herės e paraqesin Pavarėsinė si njė «dhuratė» tė politikės evropiane apo njė zgjidhje tė saj, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse denigrojnė veprėn dhe sakrificat e patriotėve tanė dhe pėrpjekjet shekullore tė shqiptarėve pėr pavarėsi.

    Sigurisht gjatė Luftės I-rė Ballkanike, kur shqiptarėt Shpallėn Pavarėsinė, ekzistonin kontradikta midis Fuqive tė Mėdha tė kohės tė cilat, pėr tė ruajtur ekuilibrin e tyre menduan jo tė krijojnė por tė mbėshtesin Pavarėsinė e Shqipėrisė. Pra kėtu ėshtė njė diferencė e madhe.

    Ismail Qemali, gjatė lėvizjeve tė tij nė kryeqytetet europiane (tetor-nėntor 1912) nė mbrojtje tė ēėshtjes kombėtare, arriti t'i bindė Fuqitė e Mėdha tė mbėshtesnin aksionin e shqiptarėve dhe pėrfitimi qė ai nxori nga kontradiktat dhe interesat e Fuqive duhet konsideruar padyshim si njė arritje gjeniale. Pra a s'ėshtė edhe kjo njė fitore mė vete?

    Ismail Qemali udhėtonte shpesh nė Itali. Qė nė fillim tė 1900-ės, disa tė pėrditshme italiane i dedikonin faqen e parė. Pse vallė? Cilat ishin lidhjet e tij me Italinė?

    Pavarėsisht se lidhjet dhe miqėsitė mė tė forta ai i kishte me burrat e shtetit anglez, pėr sa i pėrket tė ardhmes sė Shqipėrisė ai kėrkoi qė tė gjente mbėshtetjen kryesore tek Italia. Deri nė fund tė jetės Ismail Qemali shpresoj tek ndihma e sinqertė italiane dhe bėri tė pamundurėn qė tė tėrhiqte vėmendjen si tė qeverisė ashtu edhe tė industrialistėve italianė pėr tė bashkėpunuar me Shqipėrinė.

    Udhėtonte shpesh nė Itali, shpeshherė duke qėndruar gjatė nėpėr qytetet italiane si Roma, Milano, Napoli, San Remo, etj. dhe kishte krijuar lidhje personale me mjaft personalitete italiane tė kohės, midis tė cilėve Markezin San Giuliano i cili mė pas, pikėrisht nė prag dhe gjatė viteve tė para tė pavarėsisė, ishte Ministėr i Jashtėm i Italisė. Idetė e Ismail Qemalit, si nė lidhje me tė ardhmen e Shqipėrisė si nė lidhje me raportet italo-shqiptare, dalin qartė nė intervista tė ndryshme qė ai ka lėshuar nė shtypin italian, shumė herė publikuar nga periodikė prestigjiozė dhe nė faqet e para tė tyre, siē ju e kini vėnė re.

    Italia ėshtė edhe vendi ku Ismail Qemali vdiq nė 24 janar 1919, siē thuhet “nė rrethana jo tė qarta”. Pse gjendej nė atė periudhė aty?

    Ishte aty sepse nė pėrfundim tė Luftės I-rė Botėrore ēėshtja e kufijve tė Shqipėrisė sigurisht do tė shqyrtohej pėrsėri. Interesat e Italisė kishin qenė dhe ishin akoma tė mėdha nė lidhje me ēėshtjen shqiptare ndaj, pėr tė bashkėrenduar veprimet qeveria italiane e ftoi Ismail Qemalin nė Romė. Nė atė kohė ai ndodhej nė Spanjė. Udhėtonte sepse ishte zgjedhur nga shqiptarėt e Amerikės si pėrfaqėsues i tyre nė Europė, nė mbrojtje tė ēėshtjes kombėtare. Mė 23 janar 1919 ndėrsa priste nė Peruxhia pėsoi njė hemorragji cerebrale dhe megjithė kurimet e mundshme vdiq mė 24 janar.

    Ėshtė folur edhe se mund tė ketė pasur njė komplot kundėr tij...

    Saktėsisht Ismail Qemali erdhi nė Itali, nga Genova, mė 9 dhjetor 1918 dhe mbylli jetėn pikėrisht nė qytetin e Peruxhias, mė 24 janar 1919.

    Ka patur mendime tė ndryshme mbi vdekjen e tij, e cila pėrkoi nė njė moment mjaft delikat pėr ēėshtjen kombėtare dhe kur ndihma qė pritej prej tij ishte e mjaft e rėndėsishme. Sigurisht, si pėrfaqėsues i ēėshtjes kombėtare ai kishte edhe armiq, armiq tė betuar tė Shqipėrisė. Ekziston mundėsia qė tė ketė patur edhe njė komplot ndaj tij pikėrisht nga kėto qarqe antikombėtare.

    Ke qenė i pari qė ka bėrė njė ekspozitė fotografike pėr Ismail Qemalin si nė Shqipėri ashtu dhe jashtė saj. Bile tė parėn e ekspozove nė ambientet e shtėpisė tėnde nė Sirtori. Duket sikur kujtesa historike e njė burri shteti si Ismail Qemali nė Shqipėri konsiderohet ēėshtje familjare....

    Unė nuk mendoj qė "kujtesa historike" e njė burri shteti, e aq mė tepėr e Ismail Qemalit, tė mbetet apo kthehet njė ēėshtje familjare. Padyshim qė ėshtė detyra e historianėve tė shkruajnė historinė e vendit dhe figurave kombėtare dhe, nė kėtė rast, detyrė e familjarėve pėr t'i ndihmuar ata.

    Por, kur historianėt bėjnė politikė, shkruajnė historinė nė shėrbim tė saj ose heshtin (dhe ky fenomen fatkeqėsisht ka ndodhur, ndodh dhe ka pėr tė ndodhur) atėherė detyra e trashėgimtarėve ėshtė qė ta tregojnė ata historinė e paraardhėsve tė tyre. Nė kėtė rast unė kam dhėnė kontributin tim, aq sa kam mundur dhe do pėrpiqem ta jap edhe mė pas.

    Fati i varrezės familjare tė Vlorajve

    Qė nga viti 1500, kur pranė kalasė sė Kaninės u varros Sinan Pasha, ish-Vezir i Madh i Perandorisė Osmane, njohur edhe si themeluesi i Familjes Vlora, edhe pjesėtarėt e tjerė tė familjes u varrosėn gjithmonė aty duke u kthyer pak nga pak nė njė varrezė madhėshtore familjare. Nė tė, midis shumė familjarėve tė shquar, ishte edhe varri i njė tjetėr Veziri tė Madh tė Perandorisė, Ferid Pasha Vlora. Varreza u shkatėrrua pas vitit 1945. Sot veē vendvarrimit tė Sinan Pashait, nuk ka mbetur asgjė dhe ajo madhėshti ekziston vetėm nėpėr foto.

    Ē’kanė thėnė firmėtarėt e Aktit tė Pavarėsisė pėr Ismail Qemalin

    1 - Dhimitėr Zografi, njė ndėr delegatėt e Kuvendit tė Vlorės, i cili e shoqėroi Ismail Qemalin nga Trieste deri nė Vlorė: “Ē’ka bėrė Ismail Qemali pėr Shqipėrinė, ē’nder i do bėrė dhe ku duhet ngritur emri i tij, atė mund ta gjykojė vetėm ai njeri qė i di dhe i pa veprat e tij”.

    2 - Qazim Kokoshi, njė tjetėr firmė nė Aktin e Pavarėsisė, mė 12 shkurt 1919, pėrpara trupit pa jetė tė Ismail Qemalit, Babait tė Kombit, siē e quante ai, do i drejtohej popullit tė pranishėm: “Juve qė ishit nė vitin 1912, o atdhetarė tė dashur, juve jini edhe sot, mė 28 tė vjeshtės sė tretė t'atij viti patė, bėtė dhe gėzuatė, patė luftėn ballkanike me rrezik pėr ju, bėtė pėrpjekje tė shpėtoni tokėn t'uaj dhe u gėzuatė me fitimin e plotėsimin e idealit. Ju, pra, jeni njė histori e gjallė e Shqipėrisė sė re, por krijonjėsi dhe heroji i parė i kėsaj historie ėshtė Ismail Qemali”.

    3 - Ferit Vokopola, njė tjetėr firmė nė Aktin e Pavarėsisė do shkruante nė 100-vjetorin e lindjes sė Ismail Qemalit: “Ismail Qemali, si biri i vetėm i Shqipėrisė, rrėmbeu Flamurin, dolli nė ballkon dhe e ngriti me dorėn e vet, duke iu drejtuar popullit me fjalėn e madhe patriotike, me tė cilėn i bėri tė dijtur Shqipėrisė dhe Botės mbarė se nė kėtė ēast vendimtar, nėn rradhėt e Mbretėrive tė Mėdha e tė vogla shtohej dhe njė shtet i ri, qė populli i vetė ishte njė nga trashėgimtarėt mė tė vjetėr tė Ballkanit. Atė unė e njoha dhe e pashė nėr kėto ēaste vendimtare shumė mė tė ndryshuar se herė tė tjera... Ishte mė parė njė Yll e tani njė Diell i botės shqiptare; ishte mė parė njė Luftėtar i Lirisė, njė shėrbėtor besnik i Kombit e tani njė shpėtimtarė i Popullit”.

    Si e pėrshkruanin gazetat italiane Ismail Qemalin

    Ka artikuj tė shumtė tė shkruar nė vite tė ndryshme. Pėr shembull, menjėherė pas pavarėsisė sė Shqipėrisė, e pėrditshmja “La Stampa” nė faqe tė dytė shkruan kėshtu:

    “Nė pritje tė ngjarjeve qė pashmangshmėrisht do tė ndjekin shpalljen e pavarėsisė shqiptare, kurioziteti pėrqendrohet tek njeriu qė ėshtė vėnė nė krye tė lėvizjes qė arriti qėllimin e saj, Kryetarin e Qeverisė sė Pėrkohshme, Ismail Qemalin. Qemali nuk ėshtė i panjohur nė Europė e sidomos nė Itali. Dashurinė pėr vendlindjen e tij e pagoi me persekutimet nga ana e Abdul Hamitit dhe mė pas me internimin. Revolucioni i Xhonturqve e nxorri nga vendqėndrimi i tij nė Paris. Ai besoi nė njė shndėrrim tė Turqisė nė njė Konfederatė kombėsish me tė drejta tė barabarta si Zvicra apo Austria. Historia e tre viteve te fundit, i dha te drejtė Ismail Qemalit. Por, para se tė vėrehej shpėrbėrja e Turqisė, duke parashikuar fatin e rrezikuar tė vendit tė tij, vrapoi ne Romė e Vienė nė mbrojtje tė tė drejtave tė shqiptarėve, mė pas shkoi nė Durrės e Vlorė, ku Kuvendi i shqiptarėve e zgjodhi Kryetar tė Qeverisė sė Pėrkohshme.

    Ismail Qemali ėshtė njė plak simpatik, i gjatė, i kuq nė fytyrė, me sy tė ēelėt e tė gjallė e me mjekėr tė bardhė. Figurė e shquar, vishet alla europianēe, kryesisht me njė “redingote” tė pakapshme. Mendje e ndritur, flet rrjedhshėm 5 gjuhė, kupton italisht por e flet me pak vėshtirėsi. Ėshtė i informuar pėr ēėshtjet ndėrkombėtare dhe njeh personalisht politikanėt europianė kryesore”.

    Pavarėsia e shqiptarėve ishte edhe nė interes tė vetė Europės. Nė 2 prill 1913, nė njė artikull tė gjatė nė faqe tė parė tė prestigjozes «Il giornale d'Italia», gazetari italian Benedetti shkruan: “Kauza e paqes i detyrohet shumė kėtij njeriu qė pati detyrėn historike mė tė vėshtirė nė betejat diplomatike mė tė cilėn iu desh tė pėrballej. Do kish qenė mė e lehtė pėr tė, tė zhbėnte Europėn”.

    16 vjeē

    ka qenė Ismail Qemali kur hyri fillimisht nė administratėn osmane. Ishte koha kur kjo drejtohej nga Mit'hat Pasha, Fuad Pasha e Ali Pasha, tė cilėt historiografia i rendit si qeveritarė liberalė

    1876

    Ishte viti kur Mit'hat Pasha nė hartimin e Kushtetutės sė parė osmane futi nenin 108 sipas tė cilit «administrata e krahinave do tė kishte si themel parimin e decentralizimit». Njė nga idetė e Mit'hat Pashės e sugjeruar nga Ismail Qemali, ishte krijimi i njė Vilajeti shqiptar. Dhe kėtu jemi dy vjet pėrpara Lidhjes sė Prizrenit dhe gati 40 vjet pėrpara Pavarėsisė.

    “Anija e Ismail Qemalit” nė njė monedhė austriake

    Anija e Lloyd-it austriak ‘Brünn’, qė shoqėroi Ismail Qemalin dhe 14 patriotėt e tjerė, nga Trieste nė Durrės, pėr tė shpallur Pavarėsinė, ėshtė vėnė nė njė monedhė argjendi austriake. Ajo ėshtė stampuar nė vitin 2006 ekzaktėsisht mė 7 qershor. Vlera e saj ėshtė 20 euro, me diametėr 34,00 mm dhe peshė 20.00 g. Mėsohet se ka nė treg 50 mijė tė tilla. Nga njėra anė e monedhės ėshtė pikėrisht “anija e Ismail Qemalit” (pėr austriakėt ajo ėshtė njė prej anijeve mė tė rėndėsishėm tė marinės sė tyre tregtare), ndėrsa nga ana tjetėr shihet njė pamje e portit tė Triestes. Pėr sa i pėrket udhėtimit tė Ismail Qemalit dhe 14 patriotėve, qė e shoqėruan nga Trieste (atėherė port i Perandorisė Austro-Hungareze) deri nė Durrės, ėshtė folur shumė pak apo mė saktė, ėshtė pėrmendur vetėm fakti se ai erdhi nė Durrės nga Trieste. Aty kėtu, nėpėr kujtime apo edhe studime tė mėvonshme, ėshtė pėrmendur se anija qė shoqėroi Ismail Qemalin nė Durrės ishte e shoqėrisė sė lundrimit tė Lloyd-it Austriak.

    Renzo Falaschi, shkruan se Ismail Qemali hipi nė anijen ‘Brünn’, e cila e shoqėroi nė Durrės, duke bėrė njė ndalesė jashtė programi, ndėrsa Safa Vlora shkruan se ‘Vjena i vuri Ismail beut nė dispozicion njė anije lufte pėr ta ēuar nė Shqipėri qė tė mos pengohej nga bllokada greke’.

    Si qėndron e vėrteta e kėtij udhėtimi? Darling Vlora na thotė se nė ndihmė na vjen shtypi europian i kohės: ‘Le Temps’, ‘Le Figaro’, ‘La Croix’ dhe ‘L’Ouest-Eclair’. Sipas tyre, mė 18 nėntor 1912 Ismail Qemali u nis nga Budapesti dhe mėngjesin e 19 nėntorit arriti nė Trieste. Pas njė ndalese tė shkurtėr, nė ‘Excelsior Palace-Hotel’, nė orėn 14:00, shoqėruar nga 14 patriotė, midis tė cilėve: i biri i tij Qazim Vlora, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Dhimitėr Berati, Dhimitėr Mborja, Dhimitėr Zografi, Spiridon Ilo, etj, u nis nga Trieste pėr nė Durrės. Nė bordin e ‘Brünn’, u pėrhap menjėherė fjala se midis pasagjerėve ndodhej “princi shqiptar Ismail Qemali” me shoqėrues.

    Bisedoi Alban Trungu

    Shekulli

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Jeta e panjohur e Ismail Qemalit, pa ditėlindje dhe pa mbiemrin Vlora. Grekja Surmeli, gruaja e Ismail Qemalit, zonja e parė e Shqipėrisė.

    Lindi mė 16 tetor 1846 nė shtėpinė ku ngriti flamurin mė 1912.

    Dokumentari, zbardhen tė pathėnat e biografisė sė themeluesit tė shtetit shqiptar.

    Gruaja e parė, Nasipe Hanėmi, vdiq njė vit pas martesės me Ismail Qemalin.

    Grekja Kleoniqi Surmeli, zonja e parė e shtetit shqiptar.
    Eshtrat e bashkėshortes sė Ismail beut prehen nė Spanjė.

    Ismail Qemali qė nuk kemi njohur! Tė tjera fakte e dėshmi mbi jetėn dhe veprėn e themeluesit tė shtetit shqiptar bėhen publike nė vigjilje tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė. Kėtė radhė ėshtė gazetari Roland Qafoku, i cili pas njė hulumtimi tė gjatė na sjell njė biografi tė kompletuar tė Ismail Qemal bej Vlorės, duke ndriēuar aspekte tė panjohura tė jetės dhe veprės sė tij. Dokumentari “Jeta e panjohur e Ismail Qemalit”, qė u promovua mbrėmė nė sallėn “Black Box” tė Universitetit tė Arteve nė Tiranė, zbulon pėr herė tė parė profilin e plotė tė familjes sė krijuesit tė shtetit shqiptar, raportet e tij me fisin dhe qytetin e lindjes, pronat dhe sarajet e Vlorajve, ku lindi dhe u rrit kryeministri i parė i Shqipėrisė, karrierėn e Ismail beut nė administratėn osmane, celebrimin me greken Kleoniqi Surmeli me tė cilėn pati 10 fėmijė etj. Investigimi i gazetarit i jep zgjidhje dilemės pėr ditėn e lindjes sė Ismail Qemalit qė pėrkon ēuditėrisht me atė tė diktatorit Hoxha dhe rrethanave si u shmang nga gjeneralitetet e tij mbiemri Vlora. Filmi pėrshkruan me mjeshtėri ēast pas ēasti ditėn e fundit tė Ismail Beut nė Peruxha tė Italisė dhe momentet kur ndėrroi jetė i helmuar nė hotel “Brufani”. Po si e pėrshkruan historinė e Ismail Qemalit gazetari Qafoku…

    DITĖLINDJA DHE MBIEMRI I HARRUAR

    Gjatė 50 viteve tė regjmit komunist, nė tė gjitha tekstet e historisė shkruhej se Ismail Qemali lindi nė vitin 1846, pa pėrmendur ditėn dhe muajin. Pa datė e muaj rezultonte edhe nė tė gjitha tekstet shkollore. Sakaq historiani turk me origjinė shqiptare, Nexhip Alpan, nė librin e tij “Shqiptarėt nė Perandorinė Osmane”, duke iu referuar arkivave tė Perandorisė, shkruan se Ismail Qemali ka lindur mė 16.10.1846. Pra, nė 16 tetorin e famshėm, ku pėr gjysmė shekulli festohej me madhėshti ditėlindja e Enver Hoxhės. Nė logjikėn e mbrapshtė tė regjimit kjo datė nuk mund tė ndahej me tjetėrkėnd, qoftė edhe me themeluesin e shtetit shqiptar, se ndryshe eklipsonte figurėn e Zeusit. Zgjidhja ishte gjetur: pėr ditėlindjen e Hoxhės do tundeshim malet nga festa, pėr Ismail Qemalin bėhej sikur nuk i dihej data e saktė. E vėrteta ėshtė se ditėlindja e tij asnjėherė nuk u festua. Njė rast pa precedent ky nė historinė e burrave tė shtetit. Andralla tjetėr, tipike komuniste, kishte tė bėnte me emrin e themeluesit tė shtetit shqiptar. Nuk ka njė rast tė dytė nė historinė e Shqipėrisė qė t’i ndėrrohej mbiemri. Babai dhe themeluesi i kombit quhej Ismail Qemal bej Vlora, ndėrkohė edhe sot shqiptarėt vazhdojnė ta quajnė thjesht Ismail Qemali. Ndryshimi nė fakt ka nisur qė nė kohėn e mbretėrimit tė Ahmet Zogut dhe ka vazhduar edhe nė regjimin komunist. E ndėrsa nė vitet ’30 ai quhej pa ndonjė arsye Ismail Qemal, komunistėt gjetėn arsyen pėr ta zhdukur fare mbiemrin Vlora. Kėshtu, pas vitit 1944, historiografėt komunistė e zyrtarizuan zėvendėsimin e mbiemrit Vlora me titullin turk Qemal, qė Ismaili e pėrdorte prej kohės si hierarki e Perandorisė Osmane. Nė asnjė rast nuk pėrmendet Ismail Qemal bej Vlora, por vetėm Ismail Qemali. Pėr ironi, duke e justifikuar me famėn qė kishte marrė tashmė emri i tij, nė shumė raste nė tekst shkruhet I.Qemali. Komunizmit nuk i shkonte pėr shtat as titulli bej e as fama e familjes Vlora. Njė familje me identitet tė qartė shqiptar, e sėrės mė tė lartė tė bejlerėve, por qė komunistėt pėr 50 vjet i pėrndoqėn tė gjithė pasardhėsit e atij qė e quanin themeluesin e shtetit shqiptar. Pėr 50 vjet mbiemri Vlora nuk kishte lidhje me Ismailin qė themeloi shtetin. Nė tė njėjtėn kohė, ironikisht, mbiemri Qemali nuk ekzistonte nė asnjė regjistėr tė gjendjes civile, rrjedhimisht kėshtu, njeriu qė ngriti flamurin dhe shpalli pavarėsinė nuk mund t’i bėnte hije kultit tė Enver Hoxhės. Ismail Qemali ishte njė i vetėm, pa asnjė lidhje, pa asnjė famė e vlerėsim paraardhės dhe pasardhės.

    SARAJET E PANJOHURA

    Ismail Qemal bej Vlora ka lindur pikėrisht nė tė njėjtin vend ku pas 70 vjetėsh do tė shpallte pavarėsinė. Deri nė vitin 1930, aty ngriheshin sarajet e Vlorajve, me njė sipėrfaqe 40 mijė metra katrorė, tė cilat pėr afro njė shekull ishin bėrė simboli i familjes mė tė rėndėsishme nė Vlorė e mė gjerė.(Nė kadastrėn e shtetit italian janė regjistruar nė vitin 1860). Ato janė ndėrtuar nga dy vėllezėrit Ismail bej Vlora dhe Beqir bej Vlora. Nga Ismail bej Vlora rrjedh edhe dega e Ismail Qemalit, i cili ėshtė nipi i tij, pra djali i djalit. Sarajet ose konaku i Vlorajve, siē njiheshin, ishte rrethuar me mure 8 metra tė lartė dhe kishin dy porta. Nė hapėsirėn e sipėrfaqes sė madhe ishin ngritur dy godina tė mėdha: haremi, banesa e grave dhe selamllėku, banesa e burrave. Brenda sarajeve nuk jetuan thjesht bejlerė, por korifenj qė do bėnin Shqipėrinė.
    Nė morinė e krimeve ndaj familjes Vlora, prishja e sarajeve ėshtė nga mė tė rėndat. Ishte njė vulė e thatė dhe njė lajmėrim qė kjo familje dhe mbiemri Vlora jo thjesht nuk do pėrmendej, por nuk do zihej fare me gojė. Jo thjesht se aty u pėrkund njeriu qė themeloi shtetin shqiptar, jo se aty lindėn e u rritėn figura tė rėndėsishme tė historisė shqiptare, porse pikėrisht aty u ngrit flamuri qė simbolizoi shpalljen e Pavarėsisė. Tri janė versionet qė shpjegojnė arsyet e prishjes sė sarajeve: i pari ėshtė ai i njė tėrmeti qė ndodhi nė Vlorė dhe i shkatėrroi plotėsisht sarajet. Nė fakt, tėrmeti i 21 nėntorit tė vitit 1930 me epiqendėr nė Vlorė shėnohet si nga mė tė fuqishmit nė historinė e tėrmeteve nė Shqipėri. Sipas tė dhėnave tė kohės, ai shkaktoi 30 tė vdekur dhe afro 100 tė plagosur dhe po ky tėrmet shkatėrroi gjithēka nga sarajet. Versioni i dytė pėrmban njė emėr tė pėrveēėm si autor tė kėsaj prishjeje. Pėr Ago Agajn, njė studiues nga Vlora, qė ka botuar librin “Lufta e Vlorės”, autori dhe urdhėruesi i prishjes sė sarajeve tė Vlorajve ėshtė kryetari i Bashkisė sė Vlorės, Qazim Kokoshi. Ago Agaj nė librin e tij shkruan: “Sarajet e Vlorajave u prishėn nga Qazim Kokoshi, pasi kishte njė urrejtje pėr bejlerėt e familjes Vlora, pėrjashto vetėm Ismail Qemalin”. Por sa e besueshme ėshtė kjo, kur ky kryetar Bashkie ishte njėkohėsisht edhe njė nga firmėtarėt e Aktit tė Pavarėsisė? A mundet qė firmėtari tė shkatėrronte vendin ku u ngrit flamuri dhe qė ai hodhi atė firmė? A janė tė justifikuara gjashtė muaj burg qė Kokoshi bėri pas instalimit tė komunizimit, i akuzuar pėr prishjen e godinės ku u ngrit flamuri? Tė gjitha kėto janė pyetje qė ende nuk kanė njė pėrgjigje. Varianti i tretė vjen nga njė personazh i rrallė. Quhet Hana Kėlcyra, e bija e Ali bej Kėlcyrės, vajzė e tezes sė Eqrem bej Vlorės, e cila pohon se Eqerem bej Vlora i prishi vetė sarajet e Vlorajve. Po a ishte arsye e madhe kjo qė Eqrem bej Vlora prishi sarajet, qė duhet thėnė se herė banoheshin e herė jo? Herė rikonstruktoheshin e herė liheshin nė mėshirėn e fatit. Sidoqoftė, Hėna Kėlcyra shprehet se tezja i ka treguar qė prishja e sarajeve solli mallkimin e familjes Vlora. Pavarėsisht rrethanave si u shkatėrruan sarajet e Vlorajve, shkatėrrimi i tyre solli mallkimin pėr gjithēka qė kishte lidhje me pasardhėsit e Ismail Qemalit dhe gjithkėnd qė kishte mbiemrin Vlora. Dhe nė fakt, pėrveē lavdisė sė ngritjes sė flamurit nga Ismail beu, nė gjithēka tjetėr kėtė familje e ndoqi mallkimi.
    SHKOLLA
    Ishte vetėm 12 vjeē kur Ismail Qemal bej Vlora u fut nė gjimnazin “Zosimea”, njė shkollė e rrallė qė ka nxjerrė ajkėn e rilindjes shqiptare, por edhe figura greke nga mė tė rėndėsishmet. Kėtė shkollė e kishin themeluar katėr tė krishterė me emėr qė kishin bėrė pasuri nė Rusi dhe, pasi vendosėn tė mos martohen, e shkrinė tė gjithė pasurinė pėr kėtė shkollė. Ēudia ishte se djaloshi me zell tė tepruar me emrin Ismail Vlora ishte i vetmi mysliman nė shkollė, pėrballė tė gjithė tė tjerėve qė ishin ortodoksė. Ishte kthyer nė ritual qė njė prift njė herė nė muaj futej nė shkollė dhe bekonte godinėn dhe nxėnėsit. Shkaktonte tė qeshura momenti kur prifti i tundte Ismail Vlorės kryqin pėrpara fytyrės dhe Ismaili sprapsej. Profesor Omer Efendi dhe profesor Cimas dalluan tek Ismail Vlora njė talent tė vėrtetė. Pasi kishte dalė shkėlqyer nė lėndėt klasike greqishten e vjetėr dhe latinishten, kishte marrė njohuri tė shkėlqyera pėr fizikėn dhe matematikėn. Miqėsia e babait tė Ismail Vlorės me Fuad Pashėn, ministėr i Punėve tė Jashtme tė Perandorisė, bėnė qė Ismaili 16 vjeē tė shkonte nė kryeqytetin e Perandorisė. Fati e deshi qė tė niste punė si pėrkthyes nė Ministrinė e Jashtme dhe njėkohėsisht tė niste studimet pėr jurist nė Stamboll, ku edhe u diplomua. Ismail Qemali njihte shumė mirė kėto gjuhė tė mėsuara nė programet mėsimore: shqip, turqisht, greqisht, frėngjisht, anglisht.

    GRUAJA DHE FAMILJA

    Ato qė janė shkruar deri tani, veēanėrisht pėr jetėn familjare tė Ismail Qemal Vlorės, janė nė fakt shumė pak. Ismail Qemal Vlora u martua dy herė nė jetėn e vet. Pėr herė tė parė u martua me njė vejushė tė re. Nasipe Hanėmi ishte njė nga gratė e fisit Vlora, kushėrirė jo e afėrt, njė traditė pėr martesė nga e njėjta sėrė qė ruhej prej shekujsh. Nasipe Hanėmi ishte vetėm 19 vjeē dhe kjo martesė u shoqėrua me njė fat tė keq. Vetėm njė vit mė pas, gruaja bashkė me vajzėn qė po lindte vdiqėn dhe pėr Ismail Qemalin kjo ishte njė humbje e madhe. Por nuk vonoi shumė dhe Ismail beu u martua me njė vajzė tė re greke. Guvernatori i Danubit tė Poshtėm ra nė dashuri me Kleoniqi Surmelin, vajzėn e Antonit nga Ederneja. Ishte njė dashuri me shikim tė parė, shumė e rrallė pėr kohėn dhe pėr njė shqiptar tė atyre viteve. Por, jo pėr Ismail beun, jeta e tė cilit ishte e mbushur me tė mira. Nuk janė tė paktė ata bashkėkohės tė Ismail beut qė tregojnė se ai ra nė dashuri me Kleoniqin falė bukurisė sė saj, por qė mė pas ishte bukuria e shpirtit tė kėsaj gruaje qė e shoqėroi Ismail beun deri nė fund tė jetės (Fotografia e Kleoniqi Surmelit qė botojmė sot, publikohet pėr herė tė parė). Nė gjuhėn e sotme, kjo ėshtė zonja e parė e Shqipėrisė. Dhe nėse bėhet njė listė me zonjat e para nė kėta 100 vjet, grekja Kleoniqi ėshtė e para fare. Ajo lindi nė Bullgari dhe aty kaloi fėmijėrinė dhe rininė, derisa u martua me Ismail Vlorėn. Ajo i dhuroi Ismail beut 10 fėmijė, gjashtė djem dhe katėr vajza. Ismail beu, duke kujtuar lidhjen dhe martesėn me gruan e bukur Kleoniqi, shkruan: “Nė fillim ndryshimi nė besim fetar qe bėrė pengesė pėr bashkimin tim me kėtė zonjushė tė re qė kisha rėnė nė dashuri, ēka u kundėrshtua fort nga njerka e saj. Mirėpo u morėm vesh me vajzėn, si dhe me pėlqimin e heshtur tė vjehrrit tim tė ardhshėm, qė ta rrėmbeja dhe kėshtu bėra njė natė. Shtėpitė tona ishin fqinje me njėra-tjetrėn dhe sapo e kisha futur vajzėn nė shtėpinė time, thirra dėshmitarė nga tė dyja palėt, njė prej tė cilėve ishte konsulli belg, dhe akti i martesės u hartua e nėnshkrua nė prani tė tyre”. Sidoqoftė, martesa e myslimanit qė themeloi shtetin shqiptar dhe vuri kurorė me ortodoksen e bukur nga Greqia, “armike” e shqiptarėve, nuk mund tė kalonte pa u pėrmendur nė librat historikė tė Ballkanit. Historiani Mark Mazower, nė librin e tij “Ballkani, njė histori e shkurtėr”, spikat kėto tri raste unikale pėr tė nė Ballkanin e pushtuar nga osmanėt: Dhespoti serb George Brankoviē e martoi vajzėn e tij Mara me Sulltan Muratin e Dytė mė 1435. Ali Pashė Tepelena u martua me njė ortodokse greke, Vasiliqia, pėr tė cilėn ndėrtoi edhe njė kishė. Ismail Qemal bej Vlora hodhi kurorė me njė greke duke e rrėmbyer, vetėm e vetėm pėr tė hequr paragjykimet qė njerka e saj kishte kundėr myslimanėve. Hėna Kėlcyra shkruan se Kleoniqi nuk erdhi asnjėherė nė Shqipėri. Por grekja e bukur nga Adrianopoja, e bija e njė fisniku, ėshtė bėrė shpeshherė motiv pėr tė sulmuar Ismail Qemalin. Akuzat pėr lidhjen e Ismail beut me Greqinė dhe grekėrit nisi nga Kleoniqi e pėrfundojnė po te Kleoniqi. Aq i thellė ishte ky motiv, sa njė studiues i njohur shkruante: “Ėshtė e habitshme se si dy antigrekėt mė tė mėdhenj nė historinė e Shqipėrisė, Ismail Qemali dhe Andon Zako Ccajupi, i morėn gratė greke”.


    ANDRALLAT E GRUAS ME ORIGJINĖ GREKE

    Grekja me tė cilėn Ismail beu bėri 10 fėmijė, i solli edhe ca andrralla nė tė gjallė e nė tė vdekur, por sidomos kur as ajo e as ai nuk jetuan. Te Kleoniqi kundėrsharėt gjetėn tabelėn e qitjes pėr ta akuzur themeluesin e kombit si antishqiptar, grekofil nė rastin modern dhe grek nė rastin e drejtėpėrdrejtė. Por gruas sė bukur askush nuk ia pa fytyrėn. As nė familjen Vlora e as jashtė saj. Ajo bėri njė jetė nė heshtje, larg vėmendjes sė njerėzve, aq sa regjimet e tė gjitha kohėrave nuk ia zunė as emrin nė gojė. Ajo rriti me pėrkushtim dhjetė fėmijėt e saj nė heshtje pa u bėrė protagoniste dhe ndėrroi jetė nė njė nga stacionet e qėndrimit tė familjes, nė Spanjė. Vdiq nė vitin 1918, pra njė vit para Ismailit. Edhe sot varri i saj ndodhet atje, i braktisur nė dhe’ tė huaj. Aq ėshtė harruar kjo grua, sa edhe pasardhėsit nuk kanė mundur t’i vėnė njė tufė lule nė varrin e saj. Sot ka ardhur koha qė krahas burrit qė themeloi shtetin shqiptar, t’i japim nderin qė i takon edhe zonjės sė tij, Kleoniqi Surmelit, qė nė fund tė fundit ėshtė edhe zonja e parė e shtetit shqiptar. Paradoksalisht nė Spanjė nuk ndodhen vetėm eshtrat e bashkėshortes sė Ismail Qemalit, por edhe ato tė bashkėshortes sė Skėnderbeut, Donika Kastrioti. Trupat e tyre tė tretur nė dheun e largėt janė dėshmi e qartė se ē’bėjmė ne shqiptarėt me historinė dhe me protagonistėt e saj. Dokumentat konfirmojnė qė Ismail beu e shfrytėzoi pėr bukuri krushqinė me greken Kleoniqi nė tė mirėn e marrdhėnive dypalėshe. Nė vizitėn e tij historke nė Greqi, mė 1 maj 1900, ku pati takime me autoritetet e larta tė Athinės dhe u prit me madhėshti, ai shkruante: “Jam i sigurt se herėt a vonė dashuria e pėrbashkėt pėr liri e shqiptarėve dhe e grekėrve do t’i shpjerė ata drejt njė mirėkuptimi e drejt krijimit tė njė ekuilibri nė Gadishullin Ballkanik pėr tė mirėn e tė gjithėve”. Me Kleoniqi Surmelin Ismail Beu pati “lumturinė”, siē do shprehej edhe vetė, tė kishte 10 fėmijė, njė fakt ky i lėnė nė harresė. Shumė tė paktė kanė qenė ata qė e kanė ditur se themeluesi i shtetit shqiptar kishte dhjetė fėmijė, gjashtė djem dhe katėr vajza.

    vijon...

    Promovohet filmi “Ismail Qemali qė nuk kemi njohur”
    Njė rrėfim ndryshe pėr biografinė e themeluesit tė shtetit shqiptar. Pėrtej kėtij konstatimi, pjesėmarrėsit nė ceremoninė e promovimit tė filmit “Ismail Qemali qė nuk kemi njohur”, zhvilluar mbrėmė nė sallėn “Black Box” tė Universitetit tė Arteve nė Tiranė, veēuan pėrpjekjet e autorėve tė tij pėr tė ndriēuar jetėn e panjohur tė babait tė pavarėsisė. Dokumentari i gazetarit Roland Qafoku bazohet nė fakte, dėshmi dhe rrėfime tė historianėve apo studiuesėve mė nė zė. Ndonėse ėshtė njė zhanėr i vjetėr i aplikuar nė gazetarinė televizive, dokumentari pėr Ismail beun, me mėnyrėn si operon dhe kėndvėshtrimin mbi tė vėrtetat historike, pėrbėn njė risi interesante. Pėr tė mbėrritur deri kėtu, shprehet autori Qafoku, janė shfletuar mbi 200 libra vendės dhe tė huaj, janė zbuluar me qindra fotografi e dokumenta tė rralla tė pabotuara mė parė dhe janė siguruar dėshmi unikale si ajo e Hėna Kėlcyrės, vajzės sė tezes sė Eqrem bej Vlorės. Sakaq nė dokumentar shfaqen pamje qė vijnė pėr herė tė parė tė Luigj Gurakuqit dhe tė Esat pashė Toptanit. Pėr realizimin e tij janė kryer xhirime nė Vlorė, nė mjediset e sarajeve tė Eqerem Vlorės, nė stendat e Muzeut Historik, nė Kuzum Baba dhe nė Tiranė. Dokumentari qė zgjat dy orė e gjysmė, ka si konsulent historianin e njohur, profesor doktor Bardhosh Gaēe dhe ėshtė realizim i TV Planet, nė kujdesin e producentit Shpėtim Spahiu.

    Panorama


    Shenim: Ne fotot me poshte do te shikoni:

    1. Ismail Qemali me fėmijėt

    2. Pamje e brendshme e sarajeve tė Ismail Qemalit. (Botohen pėr herė tė parė)

    3. Kleoniqi Surmeli, gruaja e Ismail Qemalit. (Botohen pėr herė tė parė)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-11-2012 mė 19:40

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Nata e fundit e Ismail Qemalit nė Peruxhia, dyshimet pėr helmim. Rrėfimi i tė birit: I hodhėn helm nė kafe

    Dokumentari pėr tė pathėnat e biografisė sė themeluesit tė shtetit shqiptar.

    Rrethanat e panjohura tė tragjedisė gjatė udhėtimit pėr nė Konferencėn e Paqes nė Paris.

    Et’hem Vlora, i biri i Ismail Qemalit: I hodhėn helm nė kafe.

    Fjalėt e fundit tė Ismail Beut: Mė hėngėr me tė pabesė.

    Ēastet fatale gjatė konferencės sė shtypit nė hotel “Brufani”

    Nė episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit tė shtetit shqiptar nė dokumentarin e gazetarit Roland Qafoku “Ismail Qemali qė nuk kemi njohur”, ajo e ēasteve fatale nė Peruxhia tė Italisė, ėshtė ndėr mė interesantet. Ismail Vlora, qė pas shpalljes sė pavarėsisė mori rrugėn tė pėrmbushte pjesėn tjetėr tė sfidės, njohjen e shtetit shqiptar nga Fuqitė e Mėdha nė Konferencės e Paqes, nė rrethana misterioze ndėrroi jetė nė hotel “Brufani”. Dilemave tė shumta pėr vdekjen e papritur tė babait tė kombit, nė dokumentar u jep njė farė zgjidhjeje dėshmia e Et’hem Vlorės, djalit tė Ismail Beut, i cili ka qenė i pranishėm nė ēastin e vdekjes. Sipas tij, nuk bėhet fjalė pėr vdekje natyrale, por pėr njė helmim tė qėllimshėm. Nė kėtė argument bashkohen pak a shumė edhe studiuesit e ekspertėt e thirrur nga gazetari pėr tė shkuar tek e vėrteta. Pėrtej kėtij momenti kulmor, dokumentari i Qafokut ndriēon tė tjera fakte e ngjarje tė panjohura nga jeta e Ismail Qemalit. Ndėr to tėrheqin vėmendjen tė pathėnat e pėrplasjeve nė kabinetin e tij qeveritar, konflikti me ministrin e Brendshėm Libohova, marrėdhėniet problematike me Konicėn e Nolin, mosmarrėveshjet me pjesėtarėt e tjerė tė fisit Vlora etj.


    KARRIERA NE PERANDORINE OSMANE

    Nė vlerėsim tė punės sė Ismail Qemalit, nė dosjen personale tė administratės turke shkruhet: “Vali i denjė, diplomat, deputet, udhėheqės shteti, mendimtar dhe kryetar i parė i shtetit shqiptar”. Ja cilat janė detyrat qė Ismail Vlora mbajti nė administratėn e Perandorisė Osmane: Pėrkthyes nė zyrėn speciale nė Ministrinė e Jashtme, guvernator i Pėrgjithshėm i Talcea, Bullgari, guvernator i Danubit tė Poshtėm, kryetar i Komisionit Europian tė Danubit, sekretar i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, guvernator nė Bolu dhe nė Galipoli (Turqi), anėtar i Kėshillit tė Shtetit, guvernator i Pėrgjithshėm nė Bejrut (Liban), guvernator (ad interim) i Sirisė, deputet nė Parlament, i zgjedhur nga Berati dhe Vlora, kryetar i Parlamentit turk, kryetar i partisė turke, bashkėhartues i Kushtetutės sė parė osmane 1876. Nė dokumente bėhet e ditur se Ismail Qemali ka refuzuar detyrėn e ambasadorit tė Perandorisė nė Angli, si dhe atė tė ministrit tė Brendshėm e tė Jashtėm. Kulmi profesional i Ismail Vlorės arrin nė pjesėmarrjen e tij nė hartimin e Kushtetutės sė Perandorisė Osmane. Artikulli 108 i kėsaj Kushtetute pranonte qė “Administrata e krahinave do tė kishte si themel parimin e decentralizimit”(17). Njė nga idetė e Mit’hat Pashės, emėruar pėr tė dytėn herė Vezir i Madh, nė 1876-n, ishte krijimi i njė vilajeti shqiptar. Fatkeqėsisht, pak muaj pas emėrimit, reformatori i madh turk u arrestua, u dėbua nga Turqia dhe mė vonė u vra. Kushtetuta, e cila kishte pėr qėllim forcimin e Perandorisė, mbeti e pazbatuar deri nė 1908-n. Pėr idetė e tij liberale dhe bashkėpunimin me Mit’hat Pashėn, qė binin ndesh me regjimin absolutist tė Abdul Hamid-it II, Ismail Qemali vuajti 7 vite internim (1877-1884).


    UDHETIMI DREJT VLORES

    Vapori “Baroni Beck”, nė tė cilin udhėtonte Ismail Qemali drejt Shqipėrisė pėr tė shpallur pavarėsinė, ndoqi rrugėn Stamboll, Bukuresht, Budapest, Durrės, Vlorė. Mbėrritja nė Durrės u shoqėrua me njė situatė tė pakėndshme e tė papritur. Ismail Qemali, duke iu kthyer kėtyre ēasteve kujton: “Me tė vėnė kėmbė nė qytet, moskuptimi i durrsakėve pėr Aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė na dha tė kuptonim se njė punė e tillė nuk mund tė bėhej atje. Ne u thoshim tė pėrpiqemi pėr shpėtimin e atdheut, ata na thanė tradhtarė. Turqia nuk ka humbur dhe nuk humbet. Qysh mundeshim ne tua mbushnim kokėn kėtyre njerėzve? Kėshtu u shtrėnguam t’u thoshim tė mirėmbetėshin, Zoti u dhėntė mend dhe u nismė pėr nė Vlorė”.
    Nė pėrpjekjen pėr tė shpallur pavarėsinė nė Durrės, Ismail Qemali u pėrball me tentativėn e njė arrestimi. Ja si e kujton Mehmet Ndroqi, sekretar i Hamid Toptanit, mbėrritjen e Ismailit nė Durrės. “Kur doli Ismail Qemali nė Durrės, ra nė hotel ‘Konstandinople’ qė gjindej nė breg tė detit. Dhespoti Jakovi nė bashkėpunim me turkomanėt, thanė se i kishin qenė besnikė flamurit turk nė 500 vjet dhe ashtu do tė vdisnin. Autoritet turke menduan ta arrestojnė Ismail Benė, por Hamid Toptani, qė ishte komandanti i rezervistėve, gjithsej 800 veta, e ndaloi kėtė punė. Pėr tė shmangur arrestimin e Ismail Beut, Hamid Toptani mblodhi njė tufė me kuaj dhe ia vuri nė dispozicion pėr udhėtimin qė nisi mė 23 nėntor dhe e shoqėroi atė deri nė Kavajė. Karvani me nė krye Ismail Beun, 27 delegatė nga zonat pėrreth dhe njė shpurė shoqėruesish ndėrmorėn kėshtu udhėtimin e gjatė, tė vėshtirė, tė rrezikshėm, por mė tė rėndėsishmin, njė udhėtim qė kishte si finale ngritjen e njė shteti tė ri nė Ballkan, Europė e nė botė. Njė repart turk ua preu rrugėn dhe shefi i Xhandarmėrisė, i hipur nė kalė, i tundte nė ajėr njė urdhėr. Aty shkruhej se Ismail bej Vlora duhet tė arrestohej. Fati e deshi tė mbėrrinte edhe njė urdhėr i dytė, sipas tė cilit Ismail Beu duhet tė lihej i lirė. Karvani mori sėrish rrugė, por andrallat nuk kishin tė mbaruar. Njė stuhi e fuqishme me shi tė rrėmbyeshėm pėrmbyti tokat rreth e qark dhe lumi i Vjosės dhe Semanit doli nga shtrati. Karroca ku Ismail Beu udhėtonte u prish dhe udhėtimi nuk ishte mė i mundur. Sakaq, koha nuk priste, serbėt tanimė nė Durrės, grekėt po afroheshin drejt Vlorės, njė tjetėr ushtri serbe po afrohej nga Ohri nė Tiranė dhe nėse vazhdonte kjo situatė, historia do tė shkruhej ndryshe. Megjithatė, plaku i Vlorės, falė edhe ndihmės sė fshatarėve tė zonės, pas tri ditė e tri netėsh udhėtim, nė mbrėmjen e 26 nėntorit mbėrriti nė Vlorė. Tė lodhur, tė rraskapitur, tė dėrrmuar nga ajo rrugė e gjatė, por me njė gėzim dhe dėshirė tė zjarrtė pėr tė pėrligjur ėndrrėn shekullore tė shqiptarėve, pėr tė shpallur pavarėsinė. Gazeta “Dielli” e datės 5 dhjetor 1912, nė editorialin e saj shkruante: Historia e Shqipėrisė do tė pėrmendė me ngashėrim ditėn e bukur qė Ismail Qemali u nis nga Durrėsi me shokėt e tij pėr tė mbaruar nė Vlorė “misionin e madh”. Ka njė hije politike tė rrallė ky udhėtim i njė grushti shqiptarėsh pėr tė shpėtuar Shqipėrinė, pėr tė bėrė tė vdekurin tė gjallė, dhe pėr tė shėruar trupin e asaj nėne fisnike, e cila po humbet gjakun nga njė mijė plagė.

    SHPALLJA E PAVARESISE

    Aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė plaku i urtė i Vlorės e kishte paralajmėruar mė herėt. Mė 19 nėntor 1912, Ismail Qemali, pėrpara nisjes pėr nė Durrės, i deklaronte gazetės italiane “Piēolo”: “Shpallja e pavarėsisė ėshtė e pashmangshme. Ne duam t’i paraqesim Europės faktin e kryer. Do tė krijohet njė qeveri e pėrkohshme dhe ndoshta, unė do tė jem kryetar. Ju siguroj se pėr idenė e pavarėsisė jemi tė gjithė nė njė mendje”. Ndėrkaq, duke pėrshkruar momentin e Shpalljes sė Pavarėsisė, Ismail Qemali kujton: “28 NĖNTOR 1912, ORA 14:00. Ky ėshtė moment mė i rėndėsishėm nė tė gjithė historinė e Shqipėrisė. Oh, sa tė lumtur e ndjej vehten sot qė shoh kėtu nė Vlorė kaq burra shqiptarė tė mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim pėrfundimin e kėsaj mbledhjeje historike pėr fatin e atdheut tonė tė dashur. Plot me gaz e me lot ndėr sy nga mallėngjimi, pra po dal kėtu para jush qė t’ju gėzoj me sihariqin e madh se sot edhe kėtė minutė Kongresi ēpalli mėvehtėsinė e Shqipėrisė, duke lajmėruar gjithė botėn mbarė pėr kėtė punė e duke mė ngarkuar mua kryesinė e qeverisė sė pėrkohshme tė Shqipėrisė sė lirė”. Atė ēast fatlum pėr Shqipėrinė e kemi tė pėrshkruar aq mjeshtėrisht nga Luigj Gurakuqi: “Nė krye tė tavolinės rrinte Ismail Qemali, kurrė s’ishte dukur mė i ri. Fytyra e tij e ėmbėl fiton me tė parė zemrat dhe nderimin”. Ky ishte plaku i urtė i Vlorės, babai i kombit, themelues i shtetit shqiptar, njeriu qė ngriti flamurin, duke u dhuruar shqiptarėve shtetin e tyre.

    PĖRPLASJA ME MYFIT LIBOHOVĖN

    Studiuesit e shumtė e vlerėsojnė Ismail Qemalin njė produkt mė tė madh se statuja e popullit qė e pėrfaqėsonte. Ai ishte njė personalitet qė spikaste pėr maturi dhe i besonte mė shumė diplomacisė dhe zgjuarsisė, sesa forcės kur pėrballej nė debate tė tilla si ai me Myfit Libohovėn, qė zbulohet pėr herė tė parė pas 100 vjetėsh. Aty nga mesi i vitit 1913, kur Kryeministri shqiptar ballafaqohej me ēėshtje nga mė kritiket pėr fatet e vendit, i del hapur njė tjetėr kundėrshtar, madje nga radhėt e kabinetit qeveritar. Myfit bej Libohova, asokohe ministėr i Punėve tė Brendshme, nė njė letėr denoncuese i drejtohej Ismail Qemalit: Ju njoftoj naltėsia tuaj tė ndiqni rrugėn e ndėrgjegjes e tė njerėzillikut dhe tė na paguani borxhet qė na detyroheni me dėftesė e pa dėftesė.” As mė shumė dhe as mė pak: Ministri Brendshėm i kėrkon Kryeministrit t’i kthejė ato pare qė ia dha pėr tė shkuar delegacion nė Europė pėr njohjen e shtetit shqiptar! Sidoqoftė, ankesa e Libohovės nuk ishte fare pa arsye. Sipas tė dhėnave tė kohės, pakėnaqėsia e tij paska qenė pėrse Kryeministri Ismail Qemali nuk e caktoi atė, por Luigj Gurakuqin nė Komisionin Ndėrkombėtar tė Kontrollit(!). Njė natyrė sjelljeje kjo si e politikanėve tė sotėm qė e kanė trashėguar nga njė takėm paraardhėsish si Libohova, qė paratė e vėna nė shėrbim tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė ia kėrkonte mė pas Ismail Qemalit nė formė borxhi.

    QEVERISJA

    Akti i Shpalljes sė Pavarėsisė ėshtė simbolik dhe me ide vizionare, sepse pėr qeverisje tė Ismail Qemalit ėshtė shumė pak tė thuash. Kjo qeveri kishte nėn kontroll vetėm pesėkėndėshin Vlorė-Gjirokastėr-Tepelenė-Fier-Berat. Por, edhe nė kėtė zonė nuk kishim tė bėnim me njė administratė solide. Aq e theksuar ishte kjo, sa mjafton tė sjellim njė telegram urgjent tė datės 13 mars tė vitit 1913 nga Selman Shehu, nėnprefekti i Tepelenės pėr Kryeministrin Ismail Qemali, i cili thotė: “Pėr shkak tė kushteve tė kėqija, janė arratisur nga detyra tė gjithė xhandarėt dhe nuk ka ndonjė fuqi pėr tė siguruar rendin dhe qetėsinė e vendit”. Tė tilla detaje janė shumė kuptimplote kur flasim pėr madhėshtinė e Ismail Qemal bej Vlorės. Plaku i Vlorės ngriti njė shtet ku nuk ekzistonte asgjė. Ndėrkohė qė rrethohet nga tė gjitha anėt nga shtete qė donin t’i merrnin ē’tė mundin. Duke iu referuar kėtij fakti, mbesa e Kryeministrit anglez Gerorge Lloyd, Margaret Macmillan, nė librin e saj “Paris 1919″, shkuan: “E gjora Shqipėri, sa e vogėl, por me sa shumė armiq tė mėdhenj!”

    TENTATIVA PER VRASJE

    Tentativa e parė pėr eliminimin e Ismail Vlorės ndodhi mė 7 shtator 1901. Gazeta greke “Sotiria” shkruan: “Me tre fėmijėt e vegjėl shkoi nė njė anije anglezė, ku Ismail Vlora i dorėzoi ambasadorit anglez N.O.Konor letrėn: “I lutem shkėlqesisė tuaj qė tė kini mirėsinė tė mė ofroni mbrojtjen tuaj tė lartė duke i dhėnė kapitenit tė anijes udhėzimet e duhura qė tė mė nxjerrė jashtė atdheut tim, tė cilin po e braktis pėr arsye tė patriotizmit tė tepruar”. Ishte koha e pėrndjekjes sė Sulltanit ndaj Ismail Vlorės pėr shkak tė bashkėpunimit tė tij me Vezirin e Madh, Mit’hat Pashėn, njė reformator qė pasi u dėnua, u vra. Kjo solli edhe pėrndjekjen ndaj Ismail Vlorės.
    Tentativa e dytė kishte tė bėnte me Gani Toptanin, vėllain e Esat Pashė Toptanit. Sipas dokumenteve tė kohės, Ganiu ishte njė agjent direkt i Sulltanit tė Perandorisė Osmane dhe nuk ishin tė pakta rastet qė Ganiu kishte kryer vrasje me porosi direkte tė tij. Ngjarja mori pėrmasa reale, kur dy miqtė e Ismail Vlorės i thonė qė Sulltani kishte urdhėruar Gani Toptanin pėr ta vrarė. Duhet kujtuar qė dy vėllezėrit Gani dhe Esat Toptani kishin pėr motėr nėnėn e Eqrem bej Vlorės, djalin e kushėririt tė Ismail Vlorės, tė cilin e quante nip. Nė bisedė e sipėr, miqtė i kishin thėnė Ismail Qemal Vlorės se Ganiu i kishte garantuar se edhe pse sulltani i kishte dhėnė urdhėr, ai nuk do ta vriste Ismail Vlorėn, nė tė kundėrt, do tė arratisej ose do tė vriste veten. Nuk ndodhi as e para, as e dyta, por ndodhi kjo e treta. Pėr fatin e Ismail Vlorės, Ganiu vrau veten aksidentalisht, duke luajtur me njė mikun e tij.

    NJE VDEKJE PLOT DYSHIME

    Akti i Shpalljes sė Pavarėsisė pėr Ismail Qemalin, sado i rėndėsishėm, ishte vetėm njė pjesė e sfidės. Pjesa tjetėr e aktit final kishte tė bėnte me konfirmimin e saj nga Fuqitė e Mėdha. Rasti dukej se po vinte nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Viti 1919 sapo kishte hyrė dhe themeluesi i shtetit shqiptar po kėrkonte mundėsinė pėr tė qenė aty i pranishėm. Me premtimin e liderėve tė Italisė deri te Kryeministri Vittorio Emenuale Orlando, Ismail Vlora u bė gati tė shkonte nė kryeqytetin e Francės, ku do tė mbronte ēėshtjen e Shqipėrisė. Por aty nuk do arrinte kurrė. “Ēėshtjen e cilės Shqipėri?, pyet Ismail Vlorėn gazetari William Fullerton i gazetės “Times” dhe po aty pėrgjigjet vetė: “Plaku i gjorė ishte simbol i zhgėnjimit qė i priste 50 popuj tė ardhur me vrap nė Paris, sikur po vinin nė Mekė”. Vetėm katėr ditė para vdekjes, Ismail Vlora shkruan nė njė letėr: “Sot ėshtė dita vendimtare e Shqipėrisė, do tė ngjallemi apo do tė vdesim. Unė e dua Shqipėrinė nėn regjimin demokrat e federal pėr popullin shqiptar”. Por teksa priste nė Peruxhia tė Italisė, nė hotel “Brufani” lajmin pėr tė takuar politikanėt italianė, vdiq papritur. Njė vdekje shokuese dhe plot mister, pėr tė cilėn ėshtė folur nė vite. Sidoqoftė, ata qė kanė qenė pranė tij nė momentet fatale kanė regjistruar fjalėt e fundit tė babait tė Pavarėsisė: “Mė hėngėr me tė pabesė”.

    Et’hem Beu, djali i Ismail Vlorės, qė ka qenė i pranishėm nė ēastet kur ka ndėrruar jetė i ati, duke i treguar kryetarit tė Bashkisė Ali Asllani situatat gjatė qėndrimit tė tyre nė Peruxhia, shpjegon: “Njė ditė i pėrgatitėn babait njė konferencė pėr gazetarėt. Pas buke ai hyri nė sallon ku e prisnin korrespodentėt. Qė nė fjalitė e para tė bisedės, i zverdhur e i lėkundur nisi tė belbėzojė e tė mos lidhte dot fjalėt. Kėrkoi ta ēonin nė banjė. Atje e mbyti shkuma dhe tė vjellėt. Dyshimet e para pėrafronin idenė se diēka ishte hedhur nė tė dy filxhanėt e kafesė qė kishin pirė at e bir nė barin e hotelit, pak minuta para konferencės sė shtypit. Gazeta “L’Unione Liberale” e datės 27 janar 1919, shkruan: “Dje nė mbrėmje, nė orėn 23:30, pushoi sė jetuari nė hotel “Brufani” miku i shquar i qytetit, Ismail Qemal bej Vlora”. Gjithēka nga ai moment e deri mė sot nuk ėshtė sqaruar plotėsisht. Njė sėrė dilemash vazhdojnė tė preokupojnė studiuesit e shumtė: Nė ēfarė rrethanash u izolua Ismail Vlora nė Peruxhia? Ēfarė fshihej pas konferencės sė shtypit qė u lajmėrua jashtė axhendės? Pse u vonua ndihma mjekėsore dhe pse nuk iu krye autopsia kufomės? Kush ishin shqiptarėt qė atė ditė udhėtuan nė Peruxhia dhe qėndruan vetėm pesė orė? Pėrse djali i pronarit tė hotelit ku vdiq Ismail Beu ka thėnė se i ati e kishte pengun e jetės vdekjen e tij? Cili ishte rrethi i njerėzve qė i interesonte eliminimi i Ismail Qemalit dhe kush pėrfitonte nga vdekja e tij? Kujt i hapej rruga pėr karrierė politike dhe sundim tė Shqipėrisė pas kėsaj? Kishin kaluar pak mė shumė se shtatė vjet nga Akti suprem pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ēdokush qė njihet sadopak me rrethanat si ndėrroi jetė Ismail Vlora dhe mėnyrėn e papritur tė vdekjes, nė mendje i vijnė fjalėt e fundit nė fjalimin e tij kur ngriti flamurin shqiptar nė ballkonin mė tė famshėm nė Shqipėri:…Tė pranoj qė kėtej e tutje tė jem unė dėshmori i parė i atdheut, ashtu siē pata nderin dhe fatin qė tė jem i pari ta puth e ta bėj tė valėvitet i lirė flamuri ynė nė atdhenė tonė tė lirė. Dhe ndodhi vėrtet qė Ismail Qemali u bė dėshmori i parė i shtetit shqiptar.

    Tre dokumentarė pėr pavarėsinė
    Pėrveē dokumentarit “Ismail Qemali qė nuk e kemi njohur”, gazetari Roland Qafoku ka pėrgatitur edhe dy tė tjerė. Njėri syresh pėr 100 personalitetet mė tė rėndėsishme nė 100 vitet e shtetit shqiptar, qė ka nė fokus njė aradhė shumė interesante figurash, tė cilėt kanė bėrė realisht historinė e Shqipėrisė, me tė mirat dhe tė kėqijat e tyre. Dokumentari i dytė u kushtohet delegatėve dhe firmėtarėve tė Pavarėsisė, atyre qė shpallėn aktin mė sublim tė shtetit shqiptar, duke sjellė pėr herė tė parė pa asnjė censurė profilin e plotė tė tyre, me identitetet dhe jetėshkrimet pėrkatėse, me kontributet e gjithsecilit, pėrtej vėshtrimit bardhė e zi. Filmi pėr Ismail Qemalin, pėr autorin vlerėsohet mė i rėndėsishmi. Pėr realizimin e tij, Qafokut i janė dashur disa vite pėr tė hulumtuar nė kėrkim tė jetės sė panjohur tė themeluesit tė shtetit shqiptar.

    Panorama

    Shenim: Ne foto eshte Ismail Qemali dhe protagonistė tė tjerė tė Aktit tė Pavarėsisė, nė 1-vjetorin e shpalljes sė saj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Nderohen firmėtarėt e Pavarėsisė

    Kuvendi u dorėzon aktet e themelimit tė shtetit shqiptar pasardhėsve tė patriotėve.

    Topalli: Pėrjetė mirėnjohės Ismail Qemalit pėr flamurin.


    Kuvendi i Shqipėrisė nderoi dje familjet e 40 firmėtarėve e Aktit tė themelimit tė shtetit shqiptar, familjet e figurave tė shquara tė qeverisė sė Lushnjės, pasardhėsit e udhėheqėsve tė kryengritjeve nė trevat shqiptare me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli nė ēelje tė ceremonisė uroi tė gjithė shqiptarėt pėr Pavarėsinė, pėr datėlindjen e kombit, pėr kryefestėn e tė gjithė shqiptarėve. Topalli i dorėzoi botimin special tė Kuvendit tė Akteve tė Themelimit tė Shtetit Shqiptar familjarėve tė baballarėve tė kombit, duke nisur nga Ismail Qemali. “Ai ngriti flamurin, flamur qė nuk sulmoi kurrė tė tjerėt. Ismail Qemal Vlora ngriti flamurin e Skėnderbeut, flamurin tonė, flamurin mė tė vjetėr, flamurin mė tė drejtin, flamurin mė tė bukur nė botė. Faleminderit Ismail Qemal Vlorės. Pėrjetė mirėnjohės. Pėrjetė mirėnjohės tė gjithė firmėtarėve’, tha Topalli”. Kryetarja e Kuvendit nderoi pasardhėsit e baballarėve tė kombit si, Dom Nikollė Kaēorri, Jorgji Karbunara, Lef Nosi, Mit’hat Frashėri, Elmas Boce, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Rexhep Mitrovica, Dhimitėr Tutulani etj. Po ashtu, aktet e themelimit tė shtetit iu dorėzuan dhe ish-kryeministrave dhe ministrat e qeverisė sė Lushnjės, duke nisur nga Sulejman Delvina, Eshref Frashėri, Mehmet Konica dhe Mbreti Zogu i Parė Ahmet Zogu, Spiro Koleka etj. Njė nderim i veēantė u bė dhe pėr dy heronjtė Hasan Prishtina dhe Isa Boletini. Gjithashtu u nderuan dhe pasardhėsit e Naim Frashėrit, Sami Frashėrit, Abdyl dhe Mehdi Frashėrit. Po ashtu dhe familjet e Dedė Gjo Lulit, Imzot Luigji Bumēit dhe Elez Isuf Ndreut.

    Rishkrimi i historisė
    Kryeparlamentarja Jozefina Topalli mori pjesė dje nė Konferencėn Ndėrkombėtare “100 Vjet Pavarėsi”, ku apeloi qė historianėt tė shkruajnė tė vėrtetat e kombit tonė. “Shkruajeni historinė, thoni tė vėrtetat. Kjo ėshtė detyra e ēdo historiani. Mjafton tė shohim vetėm Deklaratėn e Pavarėsisė, vetėm emrat e firmėtarėve tė Pavarėsisė. Nė cilin vend tė botės gjysma e firmėtarėve u detyrua tė arratisej, ose tė burgosej, ose tė pushkatohej?”, tha Topalli.

    Tė ftuar
    Nė ceremoninė e organizuar nė ambientet e Kuvendit ishin dje tė ftuar nderi Presidenti i Republikės Bujar Nishani, Presidentja e Kosovės Atifete Jahjaga, Kryeministri Sali Berisha, kryetari i Kuvendit tė Kosovės Jakup Krasniqi, familjarė dhe pasardhės tė firmėtarėve tė Aktit tė Pavarėsisė, anėtarėve tė qeverisė sė Lushnjės, patriotėve, udhėheqėsve tė kryengritjeve dhe rilindėsve tė shquar. Tė pranishėm ishin edhe pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Shqipėri.

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Zbulohet nė Tiranė shtatorja e Ismail Qemalit

    Pas ekzekutimit tė himnit tė flamurit, kryeministri Sali Berisha ka zbuluar shtatoren e Ismail Qemalit.

    Shtatorja e arkitektit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė u zbulua nė prani tė shumė qytetarėve. Ne ceremoni merrnin pjesė edhe ministri i Kulturės, Aldo Bumci si dhe kryeparlamentarja, Jozefina Topalli.

    Tė pranishėm ishin edhe krerėt e disa prej komunave kryesorė nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare.

    Shtatorja e Ismail Qemalit ėshtė punuar nga Odise Paskali dhe ėshtė vendosur nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, ne lulishten prane godines se Kuvendit te Shqiperise.

    Kryeministri Berisha vlerėsoi maksimalisht figurėn e Ismail Qemalit, kur e cilėsoi atė reformator te permasave te medha, si njėrin prej burrave mė tė mėdhenj, mė tė shquar, mė tė guximshėm dhe mė vizionar tė historisė sė kombit tonė.

    “Ai kuptoi se xhonturqit ishin kryekėput antishqiptarė. Nė kėto kushte Ismail Qemal Vlora merr pėrsipėr sė bashku me njė grup bashkėpunėtorėsh, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Dedė Gjo Lulin dhe burra tė tjerė tė punojnė me vendosmėri pėr pavarėsinė e Shqipėrisė.”- tha Berisha.

    Sipas tij, Ismail Qneal Vlora kuptoi se aleanca ballkanike ishte aleancė kryekėput antishqiptare, aleancė nė tė cilėn fqinjėt ballkanik kishin vendosur tė ndanin trojet e kombit shqiptar.

    Panorama
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #50
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Pėr: Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]

    Ismail Qemali, zbulohet promemoria e panjohur drejtuar Garibaldit


    Fatmira Nikolli

    Ėshtė zbuluar sė fundmi nė Arkivat italiane njė promemorie e vitit 1903, shkruar nga Ismail Qemali, drejtuar pasardhėsit tė Garibalidit, Ricciotit. Ka qenė Darling Vlora, pinjolli i plakut tė Vlorės, qė ka rėnė nė gjurmėt e saj. I shkruar nė frėngjisht, teksti i promemories shkon rreth 12 faqe format dhe ėshtė shtypur me makinė shkrimi. Vende-vende ka shėnime me dorė, nga vetė Ismail Qemali. “Dokumenti ėshtė gjetur me shumė vėshtirėsi, pasi nuk ėshtė i kataloguar veēmas”, thotė Darling Vlora, teksa falenderon pėrgjegjėsin e Arkivit z. Fabrizio Alberti. Promemoria ruhet nė Museo Centrale del Risorgimento (MCRR), nė: “Carte Ricciotti Garibaldi”, tė grupuara nė: “Carte varie riguardi i soccorsi all’Albania, 1902-1905". Ismail Qemali krijoi shumė herėt lidhje me R. Garibaldin pėr t’i ruajtur deri nė fund tė jetės sė tij. “Promemoria nuk ka datė, ndoshta ajo ka qenė shoqėruar me ndonjė tekst tjetėr, por nga pėrmbajtja e saj kupton se ėshtė shkruar nė vitin 1903”, thotė Vlora. Pjesė tė kėsaj promemorieje, Ismail Qemali i publikoi nė njė intervistė pėr gazetėn italiane “Il Giornale d’Italia” dhėnė Vittorio Vettorit, mė 16 gusht 1903. Nė fillim tė promemories, nė paragrafin e tretė tė saj, duke iu referuar vitit 1878, kohė kur u mbajt Kongresi i Berlinit, I. Qemali shėnon ‘historia e 25 viteve tė fundit’. Pak rreshta mė tutje kur ai flet pėr vitin 1880, shėnon ‘shqiptarėt dhe popullsia e tyre shpresuan pėr 23 vjet rresht’. Tė dyja shėnimet e mėsipėrme e bėjnė tė sigurt vitin e hartimit tė promemories. Nga frėngjishtja, dokumenti ėshtė pėrkthyer nga Thomas Frashėri dhe ėshtė redaktuar nga Darling Vlora, ndėrsa sqarimet nė dokument janė bėrė nga Ledia Dushku, historiane pranė Institutit tė Historisė nė Tiranė. Mė poshtė po publikojmė tė plotė promemorien e Ismail beut, qė flet pėr njė pėrkushtim mė tė hershėm se pavarėsia pėr Shqipėrinė.


    Promemoria, shkruar mė 1903

    Ngjarjet qė po zhvillohen nė kėtė moment nė Gadishullin Ballkanik janė shumė mė tepėr serioze sesa lėvizjet revolucionare nė Lindje, qė ndjekin njėra tjetrėn prej njė shekulli dhe janė bėrė pėr publikun si lajme tė zakonshme pėr shkak tė periodicitetit tė tyre.
    Nė fakt, nuk bėhet mė fjalė pėr njė provincė turke qė ngre krye pėr tė shkundur zgjedhėn e vjetėr; nuk bėhet mė fjalė pėr njė popull tė Lindjes qė lufton pėr emancipimin e tij; nė tė vėrtetė nėn sytė tanė po ndodh njė fenomen pa precedent nė analet e Lindjes. Nga njėra anė po vėrejmė agresionin e ndėrmarrė nga njė racė me instinkte gllabėruese, e cila duke patur pėr qėllim sundimin e saj mbi kombėsitė e tjera, instrumentalizon civilizimin jo pėr tė zbatuar rregulla tė moralit dhe tė drejtėsisė, por pėr tė legjitimuar forcėn brutale. Nga ana tjetėr vėrejmė pėrlindjen e njė tjetėr race, e cila e dėshpėruar dhe e frikėsuar nga perspektiva e humbjes sė tėrėsisė territoriale dhe qenėsisė sė saj kombėtare ėshtė pėrhumbur nė njė luftim pėr jetė a vdekje. Pėr tė mbrojtur ēėshtjen e vet qė pėrkon bash me atė tė drejtėsisė dhe tė kombėsive tė tjera, ekzistenca e tė cilave ėshtė gjithashtu e kėrcėnuar nė tė njėjtėn shkallė dhe nga i njėjti agresor, ajo ėshtė pėrbetuar ta ēojė vetėmohimin e saj deri nė flijim.
    Historia e njėzet e pesė viteve tė fundit na zbulon gjenezėn dhe na shpjegon arsyet e grishjes sė bullgarėve dhe tė dėshpėrimit tė shqiptarėve. Tė parėt, tė favorizuar nga fati, tė llastuar nga dashamirėsia e mirėbėrėsve tė tyre, qė i falnin deri edhe mosmirėnjohjen e pacipėsinė dhe tė mbajtur me pekule nga Evropa, patėn kryeneēėsinė tė mendonin se ishin tė ēliruar nga ēdo detyrim moral a politik dhe tė ndjehen tė aftė t’i japin duar krejt tė lira ambicieve dhe kapriēove tė tyre.
    Rusia, si shpėrblim tė fitores sė saj, nėpėrmjet Traktatit tė Shėn Stefanit arriti tė krijonte Bullgarinė e Madhe; i kėputi Trakisė tė gjithė pjesėn me rėndėsi nė jug tė maleve Ballkan, qė shtrihet nga Lindja deri nė Detin e Zi, ndėrsa nė Jug nė vijėn e pėrshkuar nga lumi Arda deri nė derdhjen e tij nė det; Maqedonisė, tėrėsinė e territorit tė saj me pėrjashtim tė qytetit tė Selanikut dhe tė gadishullit tė Kalkidikės; Shqipėrisė, njė pjesė tė territorit tė saj lindor, i cili formonte njė trekėndėsh, qė kishte pėr bazė vijėn midis malit Gramoz nė jug dhe qytetit tė Vranjės nė veri dhe pėr kulm bėrrylin qė lumi Devoll krijon duke ndėrruar rrjedhjen e tij nga Lindja nė Perėndim drejt Veriut.
    Veēse, ky krijim doli se qe njė ėndėrr; para se boja e tė famshmit Traktat tė Shėn Stefanit tė thahej, Evropa e indinjuar dhe e hutuar nga situata e vėshtirė ku ndodhej Perandoria Osmane dhe popujt e saj etnikisht jo sllavė, ndėrhyri pėr tė shfuqizuar Traktatin e Shėn Stefanit duke miratuar atė tė Berlinit, i cili duke i dhėnė Bullgarisė si kufij vargmalet Ballkan, la shteg nė Jug pėr krijimin e provincės autonome tė Rumelisė Lindore, me tagėr pėr sulltanin qė tė pushtonte ushtarakisht grykat e Ballkanit. Ky Traktat vendosi gjithashtu angazhimin formal tė Fuqive [tė Mėdha] pėr pajisjen e provincave tė tjera tė Turqisė Evropiane me institucione administrative, tė afta pėr t’i garantuar banorėve tė tyre ushtrimin e lirshėm tė tė drejtave politike dhe civile, pa dallim race apo feje...
    Sulltani edhe pse gjithmonė i kujdesshėm pėr interesat e Perandorisė sė tij dhe pėr dinjitetin e njė sovrani firmėtar tė njė akti ndėrkombėtar, i braktisi nė mėnyrė krejt tė paimagjinueshme dhe tė pashpjegueshme tė drejtat e tij absolute pėr tė pushtuar grykat e Ballkanit dhe pėr t’i imponuar Bullgarisė detyrimet e vasalitetit tė parashkruar nga Traktati (i Berlinit). Ai varrosi kėshtu Ligjin Organik, zbatimi i tė cilit do t’i kishte siguruar popujve tė tij mirėbėrjet e njė administrate tė rregullt dhe do tė kishte ruajtur unitetin dhe autoritetin e Perandorisė. Tė gjithė vėmendjen dhe rreptėsinė e tij ai e pėrqendroi mbi shqiptarėt, tė cilėve u imponoi nėn dhunėn e armėve, sakrifikimin e territoreve tė tyre dhe u shtypi ēdo tentativė reforme dhe ēdo shprehje lirie...
    Shqiptarėt, pasi pėrjetuan pikėllimin e copėtimit tė pjesshėm qė Europės ju duk me vend t’u impononte trojeve tė tyre nė emėr tė paqes sė pėrgjithshme dhe tė ekuilibrit ballkanik dhe pasi u pėrkundėn me shpresat e gėnjeshtėrta qė Komisioni [Evropian] shprehte nėpėrmjet deklaratave dhe vendimeve tė tij formale, pėsojnė sot njė zhgėnjim tė ashpėr, duke menduar pėr fatin qė ju rezervon dispozita e re e adoptuar nga dy prej Fuqive firmėtare tė Traktatit tė Berlinit, me aprovimin e Sulltanit.
    Pėrpara se t’i hyjmė shtjellimit tė pėrmbajtjes sė ankesave tė shqiptarėve, le tė na lejohet shkurtimisht tė kumtojmė historikun e Ligjit Organik tė parashikuar nga neni 23 i Traktatit tė Berlinit.
    Turqia, pasi e pat pėrpunuar projektin e kėtij ligji mbi pėrmbajtjen e tė cilit komisionet lokale kishin shprehur nė mėnyrė tė rregullt opinionin e tyre, Ministria e Jashtme, nėpėrmjet qarkores sė 20 prillit 1880, ftoi Fuqitė firmėtare tė Traktatit tė Berlinit t’u jepnin udhėzimet e nevojshme delegatėve tė tyre qė tė binin dakord me Portėn e Lartė dhe kolegėt osmanė pėr t’u takuar sa mė shpejt pėr tė dhėnė mendimin mbi kėtė ligj, qė veē kaq priste pėr tė hyrė nė fuqi...
    Delegati anglez [Lordi Fitzmaurice], i udhėhequr nga shpirti praktik qė karakterizon racėn e tij, u bė zėdhėnėsi i kolegėve tė tjerė mbi kėtė pikė. Duke dhėnė si shembull trojet shqiptare, doket dhe nevojat e tė cilave kishin nevojė pėr njė administrim krejt tė ndryshėm nga provincat e tjera, ai ngriti ēėshtjen shqiptare, e cila u bė ēėshtja kyē nė bisedimet e Komisionit. Veēantia kombėtare e kėsaj race, uniteti i saj territorial, e kaluara dhe e ardhmja e saj si dhe kushtet qė do t’i siguronin njė tė ardhme mė tė mirė, qenė ēėshtje qė u shtruan dhe u diskutuan me interesin mė tė madh.

    Lordi anglez

    Lord Fitzmaurice u bė avokati mė i zjarrtė i tė drejtave dhe ēėshtjes sė shqiptarėve. Qė gjatė takimit tė parė qė pati me Savas Pashėn, ministrin e Jashtėm turk me origjinė greke, ai insistoi mbi nevojėn dhe avantazhin qė do tė kishte pėr Perandorinė [Osmane] pasja parasysh e kėtyre tė drejtave. Ai shtoi se Shqipėria nuk ishte vetėm [ajo] ēka nėnkuptohej me kėtė shprehje gjeografike, pra dy vilajetet e Shkodrės dhe tė Janinės, por edhe territoret drejt Lindjes deri nė vijėn e maleve qė ndajnė ujdhesat qė pėrfundojnė nė Adriatik dhe nė detin Egje dhe qė pėrmbledhin pjesėn mė tė madhe tė vilajetit tė Manastirit dhe atė tė Prishtinės nė Kosovė drejt Verilindjes deri nė Prishtinė dhe qytetin e Vranjės, siē tregohet nė hartėn e Kipertit, qė konsiderohet nė pėrgjithėsi si favorizuese ndaj sllavėve dhe nė hartėn e Stanfordit, e pėrpiluar nė favor tė grekėve.
    Mė 22 korrik 1880, me anė tė njė letre dėrguar Foreign Office, Lord Fitzmaurice nguli kėmbė nė opinionet e tij juridike dhe hodhi poshtė pretendimet e ngritura nga serbėt mbi origjinėn e banorėve tė Mitrovicės dhe tė Kosovės. Ai pėrsėriti se tė gjitha hartat qė kishte konsultuar dėshmonin pėr origjinėn shqiptare dhe jo sllave tė kėtyre rajoneve, edhe pse kėto zona nė shek. XVII ishin banuar nga serbė dhe ishin integruar nė Mbretėrinė serbe, popullsia autoktone indigjene, siē e vėrteton edhe Hahn, kishte qenė e pėrbėrė nga shqiptarėt, tė shpronėsuar prej serbėve gjatė sundimit tė kėtyre tė fundit.
    Pas pėrkufizimit tė qartė dhe kategorik tė territoreve shqiptarė, ēėshtja e qenėsisė sė tyre politike u diskutua jo me mė pak vendosmėri dhe kthjelltėsi. Lord Fitzmaurice, i mbėshtetur nga qeveria e tij dhe i asistuar nga Lordi Goschen, asokohe ambasador i Jashtėzakonshėm pranė Sulltanit, nguli kėmbė pranė kolegėve tė tij qė tė njihej si i nevojshėm krijimi i njė province tė madhe tė Shqipėrisė, e ndarė nė katėr vilajete apo sanxhakė: tė Shkodrės, tė Janinės, tė Kosovės dhe tė Manastirit.
    Kabineti i Saint James e aprovoi plotėsisht mėnyrėn e tė vepruarit tė Lordit Fitzmaurice dhe pikėpamjet largpamėse tė Lordit Goschen, tė cilat janė paraqitur nė mėnyrė shumė kuptimplote nė letrėn qė ky i fundit i dėrgoi Lordit Granville, mė 26 korrik 1880.
    Pasi shprehu mirėkuptim tė plotė ndaj mėrisė sė shqiptarėve tė rebeluar, Zotėria e tij [Lordi Goschen] u shpreh me kėto terma: «Kjo racė e moēme dhe e fisme po sheh sesi kombėsia e racave tė tjera fqinje gėzon mbrojtjen e Fuqive tė ndryshme evropiane dhe sesi aspiratat e tyre po realizohen nė kuadrin e ekzistencės sė pavarur. Pa sesi bullgarėt u emancipuan plotėsisht nė Bullgari dhe pjesėrisht nė Rumelinė Lindore. U ndėrgjegjėsua mbi dėshirėn e zjarrtė tė Europės pėr tė ēliruar nga zgjedha turke territoret e banuara nga grekėt. Po sheh sesi sllavėt nė Mal tė Zi po mbrohen me shumė kėmbėngulje dhe entuziazėm nga perandoria e madhe sllave e Veriut*. Po kupton qė Ēėshtja Lindore po zgjidhet nėpėrmjet parimit tė kombėsisė dhe qė Gadishulli Ballkanik po ndahet gradualisht nė disa raca mbi tė njėjtin parim. Nė kėto kondita, ajo po kupton se ėshtė e vetmja qė nuk po pėrfiton njė trajtim tė ngjashėm. Kombėsia e saj nuk njihet dhe territoret e banuar nga shqiptarėt nė Veri mbahen nė dispozicion tė malazezėve, nėn patronazhin e Rusisė, ndėrsa ato nė Jug nė dispozicion tė grekėve, nėn patronazhin e Anglisė dhe tė Francės».
    Pas kėsaj mbrojtjeje kaq tė paanshme dhe tė sinqertė, Lord Goschen shtjelloi avantazhet politike qė njė Shqipėri e fortė do t’i sillte sė ardhmes dhe shtoi: «Nėse arrihet krijimi i njė Shqipėrie tė fortė, nė rast shpėrbėrjeje tė Perandorisė Osmane nuk do tė kishte mė asnjė motiv pushtimi nga ana e njė fuqie tė huaj. Njė Shqipėri e bashkuar do tė pengonte kalimin nga veriu [tė sllavėve] dhe do ta mbante Ballkanin nė duart dhe autoritetin e popujve tė tij. Nė tė kundėrt, fuqia e shqiptarėve pėrbėn njė vėshtirėsi tė pakapėrcyeshme nė rast turbullirash. Njė popullsi me shumicė myslimane do tė ishte burim vėshtirėsish tė mėdha pėr rajonet sllave apo greke qė e rrethojnė. Ēmoj se mundėsia e njė ndėrhyrjeje evropiane nė Gadishullin Ballkanik do tė zvogėlohej proporcionalisht me afirmimin e njė kombėsie shqiptare».
    Me gjithė reagimin e rezervuar tė delegatit rus dhe oponencėn e delegatėve osmanė, opinioni i delegatit anglez u duk se i bindi komisarėt e tjerė dhe Lord Fitzmaurice i dėrgoi njė njoftim Foreign Office, pa fshehur, megjithatė, dyshimet mbi qėndrimin e ardhshėm tė Fuqive.
    Nė fakt, Austro-Hungaria ishte e para qė i paraqiti ambasadorit anglez nė Vjenė kundėrshtitė e saj ndaj formimit tė njė Shqipėrie tė Madhe, e cila do tė linte pakicėn e popullsisė nėn thonjtė e tiranisė sė shumicės, qė nė kėtė rast do tė ishin myslimanėt. Ajo shprehu dėshirėn qė Malėsisė sė Shkodrės, me njė fjalė katolikėve, t’u jepej njė administratė e veēantė dhe t’u garantohej mbajtja e privilegjeve ekzistuese. Franca, si mbrojtėse e katolicizmit mbėshteti pikėpamjet austriake. Pėr pasojė, Komisioni u mjaftua me njė rekomandim adresuar Portės, pėr tė vėnė nė jetė njė organizim tė veēantė pėr pjesėn e malėsisė katolike, rekomandim qė u redaktua nga delegatėt e Austro-Hungarisė dhe tė Francės...
    Pasi firmosėn projektin e Ligjit Organik, komisarėt lėshuan dy deklarata, njėra prej tė cilave kishte tė bėnte me Shqipėrinė, deklaratė mbi tė cilėn delegati rus refuzoi tė vinte firmėn. Nėnshkruesit e kėtij dokumenti deklaronin se pranonin memorandumin e delegatėve tė Austro-Hungarisė dhe tė Francės mbi sanxhakun e Shkodrės dhe se shprehnin dėshirėn qė qeveria perandorake tė kishte parasysh imunitetet e malėsorėve, kur tė zbatonte Rregulloren e re nė territoret e tjera shqiptare. Ata shtonin se nuk do t’i kundėrviheshin bashkimit tė territoreve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm, nėse Perandoria Osmane do ta konsideronte tė dobishme njė gjė tė tillė.
    Komisari anglez duke pėrfituar nga objeksionet e komisarit rus mbi Shqipėrinė shprehu dėshirėn qė kur tė rifillonte punimet Komisioni i pajisur me detaje tė tjera, tė merrej mė seriozisht me Ēėshtjen Shqiptare. Ai bėri tė ditur se kėtė deklaratė e lėshonte me qėllim qė shqiptarėt tė kuptonin se Fuqitė shfaqnin tė njėjtin interes pėr ta si edhe pėr popullsitė e tjera dhe se ata nuk ishin indiferentė karshi fatit tė Shqipėrisė. Tė gjithė delegatėt e tjerė, pėrfshi edhe atė rus, deklaruan se ndanin tė njėjtat ndjenja nė raport me shqiptarėt...

    Shqiptarėt

    Veēse mė kot shqiptarėt dhe popullsitė e tjera shpresuan pėr 23 vjet rresht. E drejta i la vendin nazeve dhe zėri i ndėrgjegjes publike heshti pėrballė mynxyrave tė njė personi. Pikėrisht, mbėshtetur nė kapriēot e njė race [nėnkupto atė bullgare] rrezik qė Evropa liberale donte tė evitonte me ēdo ēmim, dy Fuqi (nga gjashtė tė implikuara) u morėn vesh midis tyre pėr t’i imponuar Sulltanit formimin e njė shteti, qė i shkėpuste shqiptarėve treēerekun e territorit tė tyre. Ata i fshihnin tė gjithė popujve lindorė shpresėn qė kishin ushqyer ndaj fjalės sė nderit dhe dashamirėsisė sė Evropės liberale.
    Duke ndarė provincat perėndimore tė Shqipėrisė me kryeqytetin, ky formim shkėputi pėrfundimisht ēdo lidhje dhe komunikim midis tyre. Duke i shkėputur Shqipėrisė mė shumė se gjysmėn e popullsisė sė saj dhe tre tė katėrtat e territorit dhe duke e rrudhur atė nė njė vend tė vogėl bregdetar me njė kryeqendėr midis Durrėsit dhe Vlorės, qė konsiston nė njė rrip toke prej vetėm 10 km tė gjerė, qenėsia kombėtare e Shqipėrisė bėhet e pamundur. Kėto janė faktet qė revoltojnė shqiptarėt...
    Atė qė shqiptarėt po vėrejnė me tmerr ėshtė se njė fuqi e errėt (sllave, gjermanike ose tjetėr, pak rėndėsi ka) po kėrkon njė rrugėdalje pėr ekspansionin e saj. Pėr t’u shtrirė deri nė Egje dhe Adriatik, kjo Fuqi e konsideron tė domosdoshme tė kalojė mbi kufomėn e Shqipėrisė.
    Shqiptarėt nuk i kundėrvihen vendosjes sė njė administrate tė rregullt, mungesa e sė cilės i rėndon atyre mė shumė se kujtdo populli tjetėr; Ata nuk i kundėrvihen as reformave pa tė cilat ekzistenca e tyre kombėtare nuk mund tė sigurohet; ca mė pak dėshirojnė zhdukjen e Perandorisė ndaj sė cilės ndihen tė lidhur pėr shumė arsye. Por, ata parapėlqejnė vdekjen mė shumė se skllavėrinė dhe nė kėtė kontekst janė gati tė vdesin tė gjithė pėr lirinė dhe kombėsinė e tyre.
    Me besim nė drejtėsinė e popujve tė qytetėruar, vėllezėr tė parėlindur tė tė cilėve me krenari e mbajnė veten, ata kėrkojnė ndihmėn dhe mbėshtetjen e Fuqive tė Mėdha, tė cilave nė bazė tė parimeve tė drejtėsisė, tė shpallura nga Traktati i Berlinit, me mbledhjen e Komisionit Ndėrkombėtar, azhornuar pas pėrpunimit tė Ligjit Organik, u jepet tashmė mundėsia tė rivendosin drejtėsinė dhe paqen nė Lindje.

    ballkanweb
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDLIN : 30-12-2012 mė 18:12
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]

    DOKUMENTAR KUSHTUAR ATDHETARIT ISMAIL QEMALI

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Pėr: Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]



    Historia e panjohur e ISMAIL QEMALIT. Cilėt ishin tė parėt e tij? - Gjurmė Shqiptare
    •16 maj 2020

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]



    ISMAIL QEMALI - Profili i Babait tė Pavarėsisė

    " Opinion " - 22 Nėntor, 2012. / RTV Klan Arkiv .

  14. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]

    Ismail Qemali, njė portret i pambaruar

    Nga Alda Bardhyli

    “Themeluesi, lidershipi i Ismail Qemalit” quhet libri qė studiuesi i ri Evarist Beqiri, botoi nė vigjilje tė 110-tė, vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Gjithnjė mė ka pėlqyer tė lexoj biografi tė personazheve tė njohur tė historisė botėrore, pėr tė kuptuar mė mirė jo vetėm thelbin e qėndrimeve tė tyre politike, ideore por dhe pėr tė hulumtuar kohėn. Shpesh, biografitė pėrshfaqin biografi tė tjera brenda tyre, po aq interesante, e kjo i bėn ato tė mbartin kureshtje pėr lexuesin, por dhe tė jenė burim frymėzimi. Jetėt e tė tjerėve shpesh orientojė jetė tona.

    Memuaristika dhe historia shqiptare nuk kane hyrė ende plotėsisht, nė zona ku ka rėnė mjegulla e historisė, ndaj ky studim, mbart vlerėn e njė ēlirimi tė kėsaj mjegulle, ndaj njė personazhi qė krijoi hartėn shpirtėrore e politike, tė njė Shqipėrie gjithnjė nė konflikt me tė shkuarėn, dhe ndėrton jetėn e arkitektit tonė tė lirisė.

    I pėrfshirė herėt nė politikė, pas studimeve pėr shkenca juridike nė Stamboll, Ismail Qemali ishte vetėm 20 vjeē, kur mori pjesė nė mbledhjet qė u bėnė me nismėn e Kostandin Kristoforidhit, mė 1864 nė Stamboll, pėr themelimin e njė shoqėrie kulturore shqiptare.

    Porta e Lartė kėrkonte tė impononte njė alfabet arab pėr gjuhėn shqipe, ndėrkohė komisioni i ngritur me patriotė shqiptarė, ndėr tė cilėt dhe Ismail Qemali kėrkonin alfabet latin ose njė alfabet tė vecantė pėr gjuhėn shqipe. Hasan Tahsini krijoi njė alfabet tė veēantė pėr gjuhėn shqipe. Pashko Vasa, Ismail Qemali, dhe Kostandin Kristoforidhi ishin nė favor tė pėrdorimit tė alfabetit latin.

    Nė moshėn 23 vjeēare ai dashurohet me vajzėn e njė fisniku nga krahina e Endėrnesė, Greqi, me tė cilėn martohet mė 1867. Ajo quhej Kleoniqi, dhe kjo njohje do tė hapte zemrėn e djaloshit tė ri, pas vdekjes sė gruas sė parė. Nėse e shohim kėtė dashuri nėn kontekstin e kohės, ajo ishte gati e pamundur pėr tė riun shqiptar, pėr shkak tė besimit fetar.

    Por nėn pasionin e dashurisė sė vėrtetė, Ismail Qemali do ta rrėmbente atė. Ai thirri dėshmitarė nė shtėpinė e tij dhe nėnshkroi “kontratėn e martesės” njė prej tė cilėve ishte konsulli belg.

    Akti i martesės ishte hartuar nė mėnyrė tė tillė qė pėrjashtonte pėrgjithmonė ēdo mundėsi pėr njė martesė tė dytė nga ana e bashkėshortit. Kjo martesė me gjithė bujėn qė shkaktoi do tė kthehej nė njė simpati pėr Ismail Qemalin, duke sfiduar mjedisin, i cili kundėrshtonte martesėn mes tė krishterėve dhe myslimanėve.

    Interesante nėse shohim profilin e tij sot, ėshtė raporti i tij me lirinė. Ka njė moment nė jetėn e tij kur kėrkon tė heqė dorė nga jeta politike aktive dhe tė merret me kėrkimin e jetės. Ai nuk pranon detyrėn e Kryetarit tė Gjykatės sė Krimeve Penale nė Pera, pėr tė cilėn ngulte kėmbė Mid’hat Pasha, mentori i tij dhe as detyrėn nė Legatėn nė Uashington. Ai kalon njė pjesė tė kohės nė Itali, Francė dhe Angli. Lexon, takon miq dhe shijon vende qė e frymėzojnė. Nė Londėr ai u prit nga Ministri i Jashtėm i atėhershėm dhe tri herė kryeministri konservator Lordi Derby.

    Njė personazh me njė kulturė tė thellė filozofike e politike, me vizionin e tij perėndimor, pėrcaktoi imazhin e njė Shqipėrie qė sheh drejt modernitetit herėt.

    Mes ideve dhe tablove lirike tė formimit tė lidershipit, tė njė tė riu qė parapėlqente ngjyrėn e zezė pėr tė kuruar imazhin e tij, si njė ngjyrė pėrmes sė cilės tregonte nevojėn pėr njė reflektim e ndryshim tė brendshėm, lexuesi do tė arrijė tė njohė me mirė, themeluesin e Shqiperisė europiane, njė figurė qe e kuptoi herėt rėndėsinė e lidhjeve perendimore tė Shqiperisė.

    Ai ėshtė kritikuar shpesh sepse i kushtoi mė tepėr vėmendje ēėshtjes sė politikės sė jashtme sesa ndikimit tė faktorit tė brendshėm. Por Ismail Qemali ishte i ndėrgjegjshėm se roli i faktorit ndėrkombėtar ishte vendimtar pėr tė ardhmen e shtetit tė pavarur shqiptar, prandaj e pėrqendroi shumicėn e energjive tė tij nė kėtė betejė. “Pėr ēėshtjen e Shqipėrisė nuk mund tė luftohet nė Vlorė, por diku gjetiu sidomos nė Londėr , ku po zhvillohen bisedime rreth fateve tona tė ardhshme”, shprehej ai pėr gazetėn Giornale d’Italia mė 2 prill 1913. Qė nė fillim tė karrierės sē tij, Ismail Qemali mban lidhje tė ngushta diplomatike me botėn anglofone. Nė njė Ballkan nėn pushtetin e orientalizmit, Ismail Qemali, qė vinte nga njė e shkuar si nėpunės civil i perandorisė deri nė nivelet mė tė larta, njė nga hartuesit e kushtetueses osmane, pėrcolli njė fryme e imazh tėrėsisht liberal, nė qasjen drejt njė shteti tė ri.

    Koncepti i tij pėr shtetin ishte njė koncept vizionar, sipas modeleve tė vendeve europiane qė kishte pasur mundėsi t’i vizitonte nė rininė e tij si njė student drejtėsie, si Anglia apo Franca. Por pėrtej rėndėsisė se njė koncepti tė qartė mbi shtetin e ri, pėr historinė politike dhe historike tė vendit, ky libėr na njeh me jetėn e tij nėn pushtetin e pasionit, diturisė dhe detyrės, tė njė lideri ‘tė vetmuar”, nė tablonė politike te kohės. Ky libėr na njeh me mendimet, teoritė, aspiratat e tij pėr shtetin, diskutimet, polemikat, duke pasuruar njohjen me kėtė personazh kaq tė fuqishėm tė historisė sonė, tė cilin studimet nuk kanė arritur ta zbėrthejnė nė pėrmasėn e tij tė vėrtetė. Kjo ndodhi, sidomos gjatė periudhės sė komunizmit, ku deformimet historike, personazhet, faktet, u nėnshtroheshin skemave tė kohės. Ky libėr na shpalos njė tablo tė jashtėzakonshme tė kohės nė tė cilėn Ismail Qemali hodhi themelet e ndėrtimit tė institucioneve tė shtetit modern shqiptar dhe konceptoi vijėn politike mbi tė cilėn do tė ecte shteti modern shqiptar. Trashėgimia e tij janė themelet e shtetit dhe modeli qė udhėheq politikėn e jashtme shqiptare nė kėto 110 vite. Doktrina politike e Ismail Qemalit e konceptoi Shqipėrinė si njė faktor ekuilibri, stabiliteti dhe paqeje nė Gadishullin e Ballkanit, njė rol qė Shqipėria e pėrshfaq ende nė gadishullin ilirik.

    Panorama

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]



    UNE JAM ISMAIL QEMALI - Documentary 1998

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Festimi i 94 vjetorit tė pavarsisė
    Nga Fiori nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 16:25
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Udhetimi i panjohur i flamurit
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 06:02

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •