Histeria e non-grattës në fjalimin e tij në Bruksel para PPE ku shan e mallkon Shqipërinë duke e quajtur Narkoshtet , dhe grup të strukturuar kriminal pjestarët e shtetit shqiptar, e plot ndyrësi të tjera kundër qeverisë shqiptare dhe kryeministrit- nuk janë gjë tjetër vetëm një logore dhe llum fjalësh aspak dinjitoze për një drejtues partie, por janë anormalitet diplomatik të një personi që sikurse thuhet në Bibel -`i ka hyrë Shejtani në bark`.
Edhe ish përkrahësja e tij në fillimet e non-grattës, znj. Kokalari, po shikon më shqetëim dhe përbuzje se si ëhtë degraduar logjika e një Kryetari të Opozitës ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe shprehet: “Më vjen turp për këtë reputacion të keq që përhap ish-Kryeministri i vendit,” -shkruan Kokalari në një reagim publik, duke shtuar se të flasësh keq për Shqipërinë nuk dëmton Edi Ramën, por dinjitetin e kombit` ('Jam e shokuar', Evi Kokalari 'shpërthen' ndaj Berishës: Flet për narko-shtet, por harron që dëmton Shqipërinë, jo Ramën - Shqiptarja.com).
Çfarë po ndodh me non grattën e opozitës që nuk zbaton statutin e miratuar nga beniamini Basha në të cilin shkruhet…..se `nëse Kryetari I Parisë humbet zgjedhjet ai duhet automatikisht të japë dorëheqjen..`, që nuk pranon humbjen katastrofike të 11 majit, që vazhdon të përdorë shprehjen bajate kur humbet se `u vodh vota e lire`, apo nuk do të japë dorëheqjen për shkak të humbjes por thotë se ..unë jam misionar.. dhe nuk jap dorëheqje…`, që shan e batërdis këdo dhe kudo sa herë që nuk i plotësohen kërkesat e veta, që nuk respekton të paktën asnjë ligj etik kur kërkon të justifikojë vehten duke i a transferuar fajet dhe gabimet e veta kundërshtarëve? Kjo ngjan me `sindromin e rrotës së Dhëmbëzuar`për të cilën ka mjekime dhe jo hetuesira, ka nevojë për kujdes të shëndetit mendor dhe jo arreste shtëpiake, ka nevojë për qetësi dhe largim nga pozicione të rrezikshme drejtuese dhe jo paraqitje në prokurori.
Me pak fjalë problemi I Usta të Paudhit I ngjan historisë së Komedisë `Klubi I Selanikut ku Rilindasi I Madh A.Z. Çajupi ka përmëndur rastin e Mit`hat Frashërit tek Komedia Klubi I Selanikut kur vetë autori ka kritikuar dhe blasfemuar me të madhe tradhëtinë e Kryetarit të Klubit të Selanikut ndaj shqipëtarëve dhe Shqipërisë I cili pretendonte që ishte për të rregulluar Shqipërinë porn ë fakt bënte të kundërtën me vetëdije të plotë pikërisht për shkak të interesave të tij ordinere.
Shkrimi i Çajupit në këtë komedi I përshtatet më së miri non-grattës tonë ku tekstualisht shkruante:
``-T’u thaftë goja, more beu ynë, të plastë koka, more beu ynë. Të paskan lënë mënt, more beu ynë! Qënke veshgjatë, more beu ynë! Qenke tyrk, more beu ynë. Qenke xhonturk, more beu ynë. Në klub të shqiptarëvet na the si duhet të sillet Turqia që të shpëtojë nga rreziku i sotmë dhe të rrojë për jetë, pse s’fole një fjalë për Shqipërinë?
Pse? Apo s’keshe se ç’të thoshe? Apo të erthi frikë nga xhontyrkit që të dërguan mutesarif ndë Sere që të haç pilaf? Po aher, ç’të shtrëngojti që të lëvdoshë turiqt dhe të shaç kaurët? Pse s’t’u tha gjuha ndë gojë?!…Mos na thuani tjatër herë se ini ju shqiptarë, mos na çani kryet me gënjeshtra, se kemi kupëtuar mirë se ç’kini ndë zëmër tuaj. Ju punoni për Tyrqinë e jo për Shqipërinë. Fanatizma u ka verbuar. Duani t’u mbesojnë për shqiptarë? Dilni nga buk’ e turkut, hani bukën me djersë sin eve e jo duk’ e rrjepur Evropit që ndriçon botën, zbukuron mendjen, të mejtoni dhe të silli si perndimasit (evropasit), në dojni të rroni ndë mes të Evropësë[…] Rroftë Shqipëria e lirë, u shoftë klub i Selanikut, se qenka i xhonturqve e jo i shqiptarëve. U shofshin të tërë klubet e Shqipërisë në punojnë me xhonturqit dhe në kanë për qëllim çarje dhe armiqësi ndëmes të shqiptarëve mysliman’e të krishterë. Rroftë dashuria. Rroftë bashkimi!`` (Klubi i Selanikut - Konica.al).
Një shkrim i tillë i mrekullueshëm i përshtatet totalisht veprave anti-shqiptare të nongrattës së sotme mjafton që të ndryshosh emrin `Klubi i Selanikut` për të vënë- PD.
Shqipëria nuk ka nevojë as për halucinacione, Deliriume dhe Histerizma që ndotin Shqipërinë dhe shqiptarët përballë vetë shoqërisë shqiptare dhe asaj të BE, nuk ka nevojë për justifikime vjedhje votash kur vota personale mbetet komplet e lire për tu hedhur përballë kutisë së votimit pas asnjë presion apo ndërhyrje nga të tretët, nuk ka nevojë për një drejtues partie anti-shqiptar që për të shpëtuar vehten nga mëkatet e të kaluarës tenton të dëmtojë opozitën dhe Atdheun e tij , nuk ka nevojë të shitet e të blihet nga fqinjët për të mbajtur një opozitë e cila nuk funksionon kështu me njerëz servilë e pa dinjitet.
Opozita ka neovjë për një konfigurim pro-europian, paqedashës dhe prosperues për vëndin në raport me konfliktet brënda dhe jashtë partiake, të cilat nuk duhet të kenë vënd përballë bashkimit dHe dashurisë ndaj vëndit tonë të bekuar, siç përmënd edhe Rilindasi Çajupi.
Shqipëria ka nevojë për një Opozitë me njerëz me integritet, me eksperiencë dhe meritokratë. Shpresojmë që non gratta ka nevojë për qetësi larg politikës dhe nën një kujdes apolitik.

priftipirro2017@gmail.com