Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Albanistan: 3 ditë pas zgjedhjeve, KQZ nuk e di sa shqiptarë votuan në 11 maj, vjedhja s'ka mbaruar

    ‘Mungon raportimi i pjesëmarrjes në 2200 QV’/ Avokati: Celibashi nuk ka rakorduar ende sa vota kanë shtuar në kuti...

    Emri:  auto_5fdg5fdg51747158092.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  44.5 KB

    Avokati Altin Goxhaj, njëherazi dhe kandidat i koalicionit PD-ASHM, ka denoncuar KQZ-në se edhe pas 2 ditësh nga mbyllja e votimeve, ende mungon raportimi i pjesëmarrjes në 2200 Qendra Votimi në të gjithë Shqipërinë.

    ‘Celibashi nuk ka rakorduar ende sa vota kanë shtuar në kuti dhe ende nuk del nr i votave!’, shkruan Goxhaj, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të drejtuesit të KQZ-së, Ilirian Celibashi.

    E kuptoni? ENDE MUNGON RAPORTIMI I PJESMARRJES NË 2200 QENDRA VOTIMI!!! Celibashi nuk ka rakorduar ende sa vota kanë shtuar në kuti dhe ende nuk del nr i votave! JU RROFSHIN PAJISJET SMARTMATIK TË SOROS!! 13 Maj 2025

    Emri:  auto_496314318_4063941230560398_3111538000166888711_n1747157677.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  21.7 KB

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: 3 ditë pas zgjedhjeve, KQZ nuk e di sa shqiptarë votuan në 11 maj, vjedhja s'ka mba

    Ka hajdutë ordinerë votash, ka edhe hajdutë profesionistë votash. Njëri prej tyre është edhe kreu i KQZ-së, Çelibashi.

    Në çdo vend të botës demokratike, sapo përfundon votimi dhe pa filluar ende numërimi, organi përkatës për menaxhimin e zgjedhjeve, është në gjendje të raportojë shifrën e pjesmarrjes në zgjedhje. Sa votues dolën të votojnë, dhe sa vota u hodhën në kuti në mbarë vendin, dhe përqindjen e pjesmarrjes në rang vendi, bazuar në listat zyrtare të zgjedhësve. Kjo nuk ndodh në Shqipëri, edhe pse "investohen" miliona dollarë për teknologji elektronike zgjedhore.

    Dikush mund të dali e thotë, kjo është thjeshtë inkompetencë e burokratëve shqiptarë. Nëse do të kish ndodhur vetëm në një palë zgjedhje, do të bija dakord me këtë përfundim. Por kjo ndodh në çdo zgjedhje, dhe ka të bëjë jo me inkompetencën por me djallëzinë e njerëzve që kanë detyrën kushtetuese të mbrojtjes së votës së shqiptarëve dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Këta njerëz, nuk raportojnë këto shifra pasi gjatë numërimit të votave bëhen manipulime e vjedhje. Shtohen vota në kuti në aq numra sa u duhen për të marrë mandate. Dhe për këtë arsye, Çelibashi me shokë, nuk mundet dot të raportojë se sa vota u hodhën në 11 maj, derisa proçesi i numërimit të ketë përfunduar, dhe pasi ustallarët e Edi Ramës, ti kenë "numëruar e rregulluar kutitë e votimit".

    E përdorin këtë skemë nga zgjedhja në zgjedhje, dhe kujtojnë se nuk e merr vesh njeri...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-05-2025 më 11:04

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Albanistan: 3 ditë pas zgjedhjeve, KQZ nuk e di sa shqiptarë votuan në 11 maj, vjedhja s'ka mba

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ka hajdutë ordinerë votash, ka edhe hajdutë profesionistë votash. Njëri prej tyre është edhe kreu i KQZ-së, Çelibashi.

    Në çdo vend të botës demokratike, sapo përfundon votimi dhe pa filluar ende numërimi, organi përkatës për menaxhimin e zgjedhjeve, është në gjendje të raportojë shifrën e pjesmarrjes në zgjedhje. Sa votues dolën të votojnë, dhe sa vota u hodhën në kuti në mbarë vendin, dhe përqindjen e pjesmarrjes në rang vendi, bazuar në listat zyrtare të zgjedhësve. Kjo nuk ndodh në Shqipëri, edhe pse "investohen" miliona dollarë për teknologji elektronike zgjedhore.

    Dikush mund të dali e thotë, kjo është thjeshtë inkompetencë e burokratëve shqiptarë. Nëse do të kish ndodhur vetëm në një palë zgjedhje, do të bija dakord me këtë përfundim. Por kjo ndodh në çdo zgjedhje, dhe ka të bëjë jo me inkompetencën por me djallëzinë e njerëzve që kanë detyrën kushtetuese të mbrojtjes së votës së shqiptarëve dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Këta njerëz, nuk raportojnë këto shifra pasi gjatë numërimit të votave bëhen manipulime e vjedhje. Shtohen vota në kuti në aq numra sa u duhen për të marrë mandate. Dhe për këtë arsye, Çelibashi me shokë, nuk mundet dot të raportojë se sa vota u hodhën në 11 maj, derisa proçesi i numërimit të ketë përfunduar, dhe pasi ustallarët e Edi Ramës, ti kenë "numëruar e rregulluar kutitë e votimit".

    E përdorin këtë skemë nga zgjedhja në zgjedhje, dhe kujtojnë se nuk e merr vesh njeri...
    Z. Albo!
    Mesa di vetem ne Shqiperi numerimi behet ne qendra qarqesh, por qe ne qendrat e votimit, sic beheshe dikur, dhe rezultatet dilnin ne mes te nates se pare, por kur filluan manipulimet e votave u vendosen keto rregulla, kur rezultati del minimumi pas nje jave, por edhe me shume, ....
    lere celibashin, se nje eshte e c`te beje, numeruesit punojne me turne 24 ore rresht per te perfunduar sa me pare, e nuk ja dalin nga mbilodhja
    mundesia e manipulimit sot eshte pothuajse zero, ne keto qendra BB, te vezhguara nga 10 sy
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 14-05-2025 më 11:14
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: 3 ditë pas zgjedhjeve, KQZ nuk e di sa shqiptarë votuan në 11 maj, vjedhja s'ka mba

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Z. Albo!
    Mesa di vetem ne Shqiperi numerimi behet ne qendra qarqesh, por qe ne qendrat e votimit, sic beheshe dikur, dhe rezultatet dilnin ne mes te nates se pare, por kur filluan manipulimet e votave u vendosen keto rregulla, kur rezultati del minimumi pas nje jave, por edhe me shume, ....
    lere celibashin, se nje eshte e c`te beje, numeruesit punojne me turne 24 ore rresht per te perfunduar sa me pare, e nuk ja dalin nga mbilodhja
    mundesia e manipulimit sot eshte pothuajse zero, ne keto qendra BB, te vezhguara nga 10 sy
    Ilia, a e di nga dallon Albanistani nga Afganistani?

    Afganistani nuk pretendon të jëtë një shtet demokratik, e nuk bën zgjedhje fare. Kurse shqiptarët pretendojnë se janë një shtet demokratik, dhe çdo katër vjet, sa herë mbahen zgjedhjet, bëhet një maskaradë e vërtetë.

    Si është ajo thënia shqiptare: "A bëhet stan me lepuj?" Ka ardhur koha të nxjerrim një thënie të re: "A bëhet demokraci me bagëti?"

    Lëri të ma vjedhin votën, thotë Ilia.

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: 3 ditë pas zgjedhjeve, KQZ nuk e di sa shqiptarë votuan në 11 maj, vjedhja s'ka mba

    Më shumë vota të numëruara se sa vota në total! Celibashi sqaron fotografitë virale



    Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta Topjana lidhur me mospërputhjen e shifrave për votën e diasporës në faqen zyrtare të KQZ, e cila ka ngjallur reagime.

    Sipas shifrave ka më shumë vota të numëruara, se sa vota janë në total.

    Celibashi tha se të dyja shifrat janë të sakta, por sipas tij shifra më e ulët tregon shifrën e zarfave të skanuar, ku mungon zarfi B.

    “Numrat që janë aty janë shifra të vërteta, por pasqyrojnë të dhëna që nuk janë në kontradiktë me njëra tjetrën. Numri i fletëve të votimit të vlerësuara, me shifrën që rezulton si më e ulët në faqen e internetit të KQZ, kjo e fundit ka të bëjë me ato zarfa që janë të administruar në sistemin elektronik të KQZ në mënyrë automatike.

    Por ka jo pak dërgesa të votuesve shqiptarë në KQZ që nuk janë bërë në mënyrën e duhur. E kanë dërguar fletën e votimit të futur në zarfin A dhe jo në zarfin B, por si votë ka mbërritur në KQZ”,-tha Celibashi.

    Euronews

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: 3 ditë pas zgjedhjeve, KQZ nuk e di sa shqiptarë votuan në 11 maj, vjedhja s'ka mba

    SYRI TV/ Skandal/ KQZ ligjëron mbushjen e kutisë në Prrenjas, 24 vota më shumë se votues

    VIDEO

    Nga Syri Tv

    Një tjetër akt i rëndë është shënuar nga KQZ duke ligjëruar mbushjen e kutisë së votimit në Prrenjas. Kutia u bllokuar nga komisionerët pasi rezultoi se kishte 24 vota më shumë se sa ishte numëri i votuesve. Por pasi kutia u rinumërua dhe fletët tepër u konfirmuan sërish, KQZ e ka justifikuar me faktin se qytetarët kanë refuzuar që të identifikohen me pajisjen PEI, e në këtë formë ka ligjëruar votat tepër.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ligjëroi sot mbushjen e kutisë së votimit në Prrenjas, duke shënuar kështu një tjetër akt të rëndë në procesin zgjedhor të 11 majit.

    Kutia e votimit me nr. 2777/00 në KZAZ nr. 54 u dërgua në KQZ për rinumërim për shkak se komisonerët evidentuan se ajo ishte e parregulltë.

    Pasi kutia që i takon Prrenjasit u numërua në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezultoi se janë identifikuar 286 votues, ndërsa kanë dalë 310 fletë votimi në kuti, 24 më shumë.

    KQZ e ka justifikuar me faktin se qytetarët kanë refuzuar që të identifikohen me pajisjen PEI, e në këtë formë ka ligjëruar votat që kanë qenë tepër në kuti.

    Por Pajisja Elektronike e Identifikimit që është implentuar gjatë zgjedhjeve të zhvilluara vitet e fundit, ka kushtuar miliona euro dhe shërben për të parandaluar votimin e shumfishte dhe votimin për llogari të personave të tjerë.

    Këto fenomene nuk janë ndaluar, pasi rasti në Prrenjas tregon se mosfunksionimi i pajisjes PEI i hap rrugë votuesëve që të votojnë disa herë ose të votojnë me kartë të ndryshme identiteti.

    Syri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: 3 ditë pas zgjedhjeve, KQZ nuk e di sa shqiptarë votuan në 11 maj, vjedhja s'ka mba

    Deklarata e gazetarit Bledian Koka: Ilirian Celibashi duhet marrë i pandehur

    Emri:  Screenshot-2025-05-29-184240.png

Shikime: 23

Madhësia:  229.7 KB

    Deklarata e gazetarit Bledian Koka:

    Sa i takon votës së diasporës, e cila është një turp i madh, problemi qëndron në faktin se ka dy diskutime: a e ndikoi vota e diasporës rezultatin përfundimtar apo jo? Unë mendoj që po. Në pamje të parë, mund të duket se në fundore vota e diasporës prodhoi vetëm një apo dy deputetë, por në të vërtetë ajo ka pasur një ndikim shumë më të madh.

    Ne kemi të bëjmë me një kod zgjedhor, i cili, për shkak të mënyrës se si llogaritet përqindja e forcave politike, ka në vetvete një prim të pashpallur. Kjo do të thotë se 51% që ka PS nuk është pasqyrim real, por më shumë është rezultat i një shumatorjeje që është ndikuar edhe nga vota e diasporës.

    Po e nis nga ai që mendoj se është fajtori kryesor. Dhe fajtori kryesor për administrimin e procesit është ai që është “kryeministri i zgjedhjeve”, domethënë kryetari i KQZ-së. Pavarësisht gjithçkaje, “kryeministri i zgjedhjeve” është Ilirjan Celibashi. Unë mendoj se nëse do të kishim një shtet funksional dhe ligjor, sot Ilirjan Celibashi duhej të ishte marrë nën hetim për shpërdorim të procesit zgjedhor një nga proceset më të rëndësishme që përfaqëson një shtet demokratik.

    Të shohësh një njeri që justifikon gjithçka i cili në fakt është përgjegjës për të garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe që arsyeton çdo lloj shkeljeje, qoftë në administrimin e brendshëm të procesit zgjedhor apo, edhe më keq, në dështimin total të procesit paraprak të votimit, tregon se kemi pasur cenime serioze që duhet të rishikohen.

    Në lidhje me zbatimin e kontratave, problemi është evident. Nëse në Kodin Zgjedhor shkruhet qartë se zgjedhjet duhet të administrohen nga një kompani e caktuar, dhe nuk lejohen nënkontraktime të tjera, atëherë çfarë ndodh kur ky proces dështon? Jo vetëm që nuk merren masa, por injorohet edhe kërkesa e PD-së për të ndaluar numërimin e votave në Greqi, me argumentin se ato nuk kanë ardhur përmes rrugëve të nënkontraktuara ligjërisht. Jo vetëm që nuk bëhet asgjë, por madje certifikohet edhe numërimi dhe rezultati!

    Për mua, kjo është një shpërdorim i madh detyre. Në një vend normal, kjo duhej hetuar. Përgjegjësi kryesor në këtë pikë për administrimin e procesit është Ilirjan Celibashi.

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: 3 ditë pas zgjedhjeve, KQZ nuk e di sa shqiptarë votuan në 11 maj, vjedhja s'ka mba

    PD i kërkon KQZ-së 130 mijë fletët e munguara/ Kaso: Kërkesa jonë bazohet tek procesverbalet e tyre

    Emri:  auto_Screenshot_161748896125.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  26.3 KB

    Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso i ftuar në “Log.” për të diskutuar mbi kërkesën e PD për nisjen e hetimit administrativ nga KQZ për humbjen e 130 mijë fletëve të votimit, tha se kjo kërkesë bazohet në të dhënat zyrtare nga procesverbalet e KQZ-së.

    Sipas Kasos, nëse fletët nuk dalin, duhet të jepet llogari ku janë pasi teprica e fletëve që kanë ngelur janë më pak se teprica që duhet të mbetej. Ka disa fletë që as janë të përdorura as të pa përdorura.

    “Nuk dihet se ca ka ndodhur por logjika më e thjeshtë është se ato fletë mund të jenë zëvendësuar. Kemi provën se kemi vendimin e KQZ që janë prodhuar 3 milionë e 534 mijë e 792.

    Janë gjetur 1 milion 463 mije e 204 në kutitë e votimit, janë deklaruar të papërdorura 1 milion e 935 mijë e 834, 5 mijë janë të dëmtuara mungojnë 130 mijë e 754. Ne nuk akuzojmë por themi nga procesverbalet që na keni dhënë gjejeni ju ku janë”.

    Syri

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: 3 ditë pas zgjedhjeve, KQZ nuk e di sa shqiptarë votuan në 11 maj, vjedhja s'ka mba

    ‘Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi brenda vendit’/ PD-ASHM kërkon hetim urgjent nga KQZ

    Emri:  auto_brbdhdhdhdhdh1748885685.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  40.2 KB

    Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) i ka kërkuar KQZ-së për verifikim të menjëhershëm, pasi koalicionit opozitar mungojnë 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit.

    Nisur nga kjo, PD-ASHM kërkon nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e KQZ-së dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang vendi (5.225 QV), në përputhje me nenin 160 dhe vijues të Kodit Zgjedhor.

    Gjithashtu, PD kërkon sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, për të treguar qartë vendndodhjen dhe trajtimin e mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhet numri total i fletëve të prodhuara me shumën e atyre të përdorura + të papërdorura + të dëmtuara.

    KËRKESA E PD-ASHM

    Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

    Lënda: Kërkesë për verifikim të menjëhershëm

    Baza ligjore: Kushtetuta e RSH; nenet 19, 97, 99, 123/1, 160 e vijues të Kodit Zgjedhor.

    Nga: Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM)

    I nderuar z. Komisioner,

    Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me informacionet dhe të dhënat zyrtare që na janë përcjellë nga KQZ ditën e djeshme, si rezultat i kërkesave tona të përsëritura gjatë procesit të ankimimeve të PD-ASHM në KAS.

    Shqetësimi ynë lidhet me faktin se, për zgjedhjet e 11 majit 2025, mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit.

    Më datë 04.04.2025, me vendimin tuaj nr. 407, “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhësit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”, në faqen nr. 138 të materialit specifikohet qartë se në rang vendi janë miratuar:

    5.225 Qendra Votimi (QV)

    3.467.962 zgjedhës

    66.830 fletë votimi rezervë (që përfaqësojnë 2% rezervë)

    dhe në total: 3.534.792 Fletë Votimi (FV)

    Por, sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit që ju drejtoni, rezulton:

    3.534.792 fletë votimi të prodhuara

    1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit

    1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura

    5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara

    Pra, diferenca tregon qartë se mungojnë saktësisht 130.754 fletë votimi të papërdorura!

    Në vijim të sa më sipër, kërkojmë:

    Nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e KQZ-së dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang vendi (5.225 QV), në përputhje me nenin 160 dhe vijues të Kodit Zgjedhor.

    Sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, për të treguar qartë vendndodhjen dhe trajtimin e mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhet numri total i fletëve të prodhuara me shumën e atyre të përdorura + të papërdorura + të dëmtuara.

    Me respekt,

    Përfaqësuesi i PD-ASHM në KQZ

    Franci Nuri

    Emri:  auto_1-11748884676.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  47.1 KB

    Emri:  auto_3-11748884686.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  33.8 KB

    Emri:  auto_2-11748884690.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  28.3 KB

    Emri:  auto_41748884693.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  45.8 KB

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2024, 23:21
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-11-2023, 13:01
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2021, 12:44
  4. Faqet e shtypit shqiptar një ditë pas zgjedhjeve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2021, 20:52
  5. Mitingu i PS, tension dy dite para zgjedhjeve
    Nga Kaoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 27-06-2009, 06:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •